e diel, 31 korrik 2011

Marrëdhëniet me Europën Perëndimore dhe rajone e tjera.

POLITIKA E JASHTME E SHQIPËRISË NË VITET 92-97, MARRË NGA LIBRI "SHQIPËRIA NË TRAZICION" I ELEZ BIBERAJ


Marrëdhëniet me Europën Perëndimore dhe rajone e tjera.
Me gjithë përpjekjet e shqiptarëve për të krijuar marrëdhënie të posaçme me SHBA, Tirana gjithashtu vazhdoi me ngulm të ndiqte synimin e integrimit europian dhe për këtë ju drejtua Italisë, Gjermanisë, Francës, Britanisë dhe vendeve të tjera perëndimore. Midis viteve 92-96 Bashkimi Europian dha rreth 650 milionë $ amerikanë ndihmë humanitare dhe ekonomike Shqipërisë. Në  këtë periudhë marrëdhëniet më të ngushta dypalëshe Shqipëria i kishte me Italinë dhe Gjermaninë. Italia ishte dhuruesja kryesore e Shqipërisë në Europën Perëndimore duke i dhënë fqinjës së varfër 420 milionë $.

Përballë dallgës së refugjateve shqiptarë me 91-92, Roma ishte e detyruar të mbante një qëndrim aktiv në marrëdhëniet me Shqipërinë. Italianët filluan një program ndihme humanitare për Shqipërinë dhe me pëlqimin e Tiranës vendosën një kontingjent prej rreth 900 ushtaresh në Durrës për të shpërndarë me emrin e koduar “Pelikan” ndihma humanitare ndërkombëtare. Ndihma e madhe që siguroi Italia gjatë viteve 91-92 pati rëndësi vendimtare për Shqipërinë. Mirëpo trajtimi i ashpër i refugjatëve shqiptarë dhe sjellja e ushtarëve italiane në Shqipëri u bënë shkak për shtimin e ndjenjave anti-italiane dhe të shqetësimeve lidhur me ndikimin përherë e më të madh të Romës në Shqipëri. Shumëkush kishte frikë se mos Shqipëria do të detyrohej siç kishte ndodhur në vitet 1920 dhe 1930 të kishte marrëdhënie klient-patron me Italinë, me pasoja të rënda për pavarësinë e vendit. Përveç kësaj gjatë fushatës zgjedhore të vitit 92 italianët iu përgjigjën dyshimeve që kishin lidhur me marrëdhëniet e ngushta të Partisë Demokratike me ShBA duke mbështetur botërisht socialistët. Ndërsa ndihmën financiare Italia e shihte si vendimtare për rimëkëmbjen ekonomike të Shqipërisë. Berisha dëshironte që t’i jepte fund sa më parë që të ishte e mundur bashkëpunimit ushtarak në formën e operacionit “Pelikan”. Shumë shqiptarë duke kujtuar aneksimin e vendit më 1939 shikonin me dyshim qëllimet afatgjate të Romës dhe mendonin se vendosja e ushtareve italiane në Shqipëri përbënte shkelje të sovranitetit të vendit. Nga ana tjetër pala italiane ankohej në atë kohë për atë qe e quante mungesë vlerësimi të Shqipërisë për ndihmën qe merrte nga Italia.

Bashkëpunimi me Italinë filloi të ngecte pasi qeveria shqiptare hodhi poshtë  kërkesën e Romës për të zgjatur afatin e operacionit “Pelikan”. Në dhjetor 1993 në një takim që pati me ministrin e Mbrojtjes të Italisë  Fabio Fabbri, i cili kishte ardhur për vizitë në Tiranë, Berisha tha se: “Shqipëria ishte gati të zgjeronte bashkëpunimin ushtarak me Romën po se ajo do te ruante “njëjtësinë dhe sovranitetin e vet”.
Më tutje pas ndërrimit të qeverisë në Romë marrëdhëniet dypalëshe u përmirësuan. Italia u bë partnerja më e madhe tregtare e Shqipërisë dhe zuri vendin e parë në sasinë përgjithshme të investimeve të huaja. Vizita e Berishës në Romë më 1995 ishte një hap i rëndësishëm për të rregulluar marrëdhëniet. Në këtë rast u nënshkruan disa marrëveshje duke përfshirë Traktatin e Miqësisë dhe marrëveshje bashkëpunimi ekonomik dhe ushtarak. Pastaj më 1996 presidenti Oscar Luigi Scalfaro vizitoi Tiranën dhe premtoi se Italia do të vazhdonte të mbështeste rimëkëmbjen ekonomike të Shqipërisë. Mirëpo dyndja e vazhdueshme e refugjateve të paligjshëm shqiptare krijonte probleme për të dyja palët. Ndërsa Shqipëria i kërkonte Italisë që të nënshkruanin një marrëveshje për rregullimin e integrimit stinor të punëtorëve shqiptarë, Roma i bënte presion fqinjës që të merrte masa të rrepta për të ndaluar ose të paktën për të kufizuar sa me shumë emigrimin e paligjshëm.

Një vend tjetër Perëndimor që i dha Shqipërisë ndihmë të konsiderueshme ishte Gjermania. Boni siguroi ndihmë për rindërtimin e sistemimin të furnizimit me ujë dhe me energji elektrike për zhvillimin e ndërmarrjeve të vogla dhe të mesme dhe për zhvillimin e bujqësisë të transportit dhe industrisë së lehtë.
Gjithashtu gjermanët ndihmonin për rindërtimin e aeroportit të Rinasit që është i vetmi aeroport ndërkombëtar i Shqipërisë. Me gjithë thellimin e marrëdhënieve me Gjermaninë, zyrtarët gjermanë shprehnin zhgënjimin që Gjermania nuk ishte më e gatshme për të dhënë ndihmë politike dhe ekonomike. Shqiptarët kishin varur shpresa të mëdha tek Gjermania pasi ata gjithmonë e shikonin Gjermaninë, si më të prirur për realizimin e çështjes së tyre kombëtare sesa fuqitë e tjera europiane. Përveç kësaj me gjithë pranimin në Këshillin e Europës në qershor 1995 objektivi afatgjatë i Shqipërisë mbetej integrimi i plotë në bashkimin Europian dhe anëtarësimi në Nato.

Shqipëria gjithashtu u tregua e interesuar për zhvillimin e marrëdhënieve me Rusinë me qëllim që të zgjeronte bashkëpunimin ekonomik dhe me shpresën se do të ulte mbështetjen që Moska i jepte Beogradit në çështjen e Kosovës. Dy vendet disa here shkëmbyen delegacione të nivelit të lartë dhe kryeministri Meksi vizitoi Moskën ne prill te 1995. Meksi dhe kryeministri rus Viktor Cernomerdin nënshkruan një serë marrëveshjesh për bashkëpunim ekonomik shkencor dhe teknik dhe biseduan një traktat miqësie dhe bashkëpunimi.

Mirëpo nuk kishte të ngjare që marrëdhëniet të merrnin ndonjë zhvillim të madh si për arsye politike ashtu edhe për ekonomike. Rusia mbështeste vazhdimisht serbët dhe ishte hapur kundër shkëputjes së Kosovës nga Serbia. Rusia nuk kishte ndonjë përfitim të madh në zgjerimin e marrëdhënieve ekonomike me Shqipërinë e largët.

Marrëdhëniet e Tiranës me ish-aleatët e Europës Lindore ishin të përzemërta por ndërveprimet mbeten të kufizuara pasi të gjitha vendet e Europës Lindore ishin më shumë të interesuara me krijimin e lidhjeve të ngushta me anëtarët e Bashkimit Europian. Megjithatë  Shqipëria u përpoq të zhvillonte marrëdhënie të mira me Bulgarinë, Kroacinë dhe Slloveninë. Në 1993 Berisha dhe presidenti bullgar Zhelju Zhelev nënshkruan një traktat miqësie dhe bashkëpunimi, Tirana e cila i trembej krijimit të një boshti midis Serbisë-Greqisë-Bullgarisë bënte çmos për të qenë në marrëdhënie të mira me Sofjen. Gjatë vizitës që beri në Bullgari në 1994, Berisha lavdëroi Zhelevin që nuk kishte pranuar ftesën e kryeministrit grek Micotaqis për një mbledhje të fshehtë me Greqinë dhe Serbinë në 1991. Sipas Berishës ishte planifikuar krijimi i boshtit Greqi-Bullgari-Serbi në këtë mbledhje që parashikohej të rishikonte fatin e Maqedonisë dhe që mund te kishte pasur si rezultat copëzimin e Maqedonisë midis fqinjëve ballkanas.

Shqipëria nënshkroi edhe një serë marrëveshjes bashkëpunimi me Kroacinë dhe me Slloveninë mirëpo me gjithë marrëdhëniet shumë të mira me ish republikat  jugosllave zbatimi i marrëveshjeve ekonomike nuk qe ndonjë gjë e madhe. Megjithatë me afat të gjatë ka perspektiva të mira që kompanitë sllovene dhe kroate të investojnë në Shqipëri sidomos në turizëm, ndërtim,  bujqësi dhe industri ushqimore.

Pas ardhjes në pushtet të demokratëve Shqipëria u mundua të krijonte marrëdhënie të posaçme me Turqinë. Dy vendet nënshkruan një traktat miqësie dhe bashkëpunimi dhe një traktat bashkëpunimi në fushën e mbrojtjes. Qindra ushtarakë shqiptarë shkuan për t’u shkolluar në shkollat ushtarake të Turqisë. Turqia mbështeti ndërtimin e një rruge automobilistike ndërkombëtare që do të lidhe portin e Durrësit me Stambollin duke kaluar nëpër Shkup dhe Sofje. Në tetor 1993 në një mbledhje të organizuar në Kombet e Bashkuara me rastin e 50 vjetorit të themelimit të organizatës botërore, presidenti Demirel u takua me presidentet e Shqipërisë, Bullgarisë e të Maqedonisë dhe arriti me ta një marrëveshje për këtë projekt katër vjeçar. Thuhej se Banka Botërore, ajo Europiane për zhvillim dhe Rindërtim, SHBA kishin pranuar të financonin këtë projekt prej 2 miliardë $.

Në fund të vitit 1992 Shqipëria u bë anëtare e Organizatës së Vendeve Islamike duke u nisur siç duket nga shpresa se do të përfitonte edhe nga ndihma ekonomike e këtij grupi. Në 1993 Banka Islamike e Zhvillimit premtoi të krijonte një fond 100 milionë $ për të inkurajuar investimet në Shqipëri. Ndonëse vendimi i Shqipërisë për të hyre në organizatën e Vendeve islamike nisej nga motive ekonomike e jo fetare, Berisha u sulmua ashpër nga opozita për këtë hap.

PS pretendonte se njëjtësimi i ngushtë i Tiranës me boten islamike do të bënte që Europa të rishikonte politikën ndaj Shqipërisë, siç mundej të merret me mend, socialistët nuk donin të dinin se politika e Berishës i kishte rrënjët në politiken e qeverisë se mëparshme, kur në 1991 parlamenti miratoi statusin e Shqipërisë si vëzhguese në  këtë organizatë. Këtë kritikë e mbështeti edhe Aleanca Demokratike. Duke përmendur rrezikun e shfaqjes së fundamentalizmit islamik në Shqipëri udhëheqësit e Aleancës Demokratike paralajmëronin se anëtarësia në aleancën islamike vinte në rrezik ekzistencën e Shqipërisë duke e veçuar atë nga pjesa tjetër e Europës. Këtyre kritikave Berisha u përgjigjej duke theksuar dobitë e ndihmës së mundshme ekonomike nga vendet islamike dhe duke shprehur besimin se anëtarësia e Shqipërisë në konferencën islamike nuk do të kishte pasoja të dëmshme për marrëdhëniet e saj me perëndimin.

Është e drejtë të thuhet se ata që kritikonin Berishën për këtë çështje niseshin për motive politike dhe jo nga shqetësimi i mirëfilltë lidhur me ndonjë rrezik që mund të paraqiste fundamentalizmi islamik për Shqipërinë. Një anketë e Agjencisë së informacionit të SHBA, e zhvilluar në mars të 1996 vërtetonte se shumica e shqiptarëve ishin të prirur të njëjtësoheshin me Perëndimin. 88%, pra një shumicë shumë e madhe thoshin se e shihnin vetën më fort si pjesë bashkësisë europiane,  kurse vetëm 8 % thoshin se e ndjenin vetën më fort si pjesë të bashkësisë islamike.
Ata që kritikonin Berishën nuk ishin në gjendje të thoshin se integrimi i Shqipërisë do të kishte qenë me i shpejtë po të mos kishte hyrë Shqipëria në Organizatën e vendeve Islamike. Në të vërtetë kishte pak mundësi që të dilnin organizata ose grupe fundamentaliste islamike që të kërkonin kthimin në zakonet, besimet dhe praktikat tradicionale të myslimanëve. Myslimanët shqiptarë nuk kanë zbatuar kurrë në mënyrë të rreptë rregullat e Kuranit. Megjithatë duke marrë parasysh ndjeshmërinë Perëndimore ndaj fundamentalistëve myslimanë, opozita shpresonte të fitonte pikë propagandistike dhe të krijonte dyshime në Europën Perëndimore dhe në SHBA lidhur me drejtimin e politikës së jashtme të Berishës.

e martë, 26 korrik 2011

POLITIKA E JASHTME E SHQIPËRISË NË VITET 92-97, MARRË NGA LIBRI "SHQIPËRIA NË TRAZICION" I ELEZ BIBERAJ

POLITIKA E JASHTME E SHQIPËRISË NË VITET 92-97, MARRË NGA LIBRI "SHQIPËRIA NË TRAZICION" I ELEZ BIBERAJ

Politika e jashtme dhe çështja kombëtare.

Pasi kishte qenë pothuajse gjithmonë e lënë mënjanë nga politika europiane, Shqipëria e Sali Berishës ndoqi tre objektiva në fushën e politikës së jashtme : Të zgjeronte ndërveprimin me fuqitë Perëndimore për të ushtruar sigurinë vendit dhe për të mos lënë që lufta e pavarësisë që kishte shpërthyer në Jugosllavi të kalonte territoret e banuara nga Shqiptarët; Të kërkonte ndihmë ekonomike ndërkombëtare për zbatimin e reformave rrënjësore; Të arrinte me anën e bisedimeve me vendet fqinje një modus vivendi, që në të njëjtën kohë të mbronte edhe të drejtat e shqiptareve në këto vende.



Problemet e sigurisë dhe reformat në ushtri.

Me gjithë përfundimin e Luftës së Ftohtë dhe gjithë ndërrimin e regjimit, Shqipëria e vogël dhe e dobët përballej me një problem sigurimi : me rrezikun që i vinte nga fqinjët që në të kaluarën kishin përlarë territore të gjera të banuara në mënyrë kompakte nga shqiptarët dhe që vazhdonin të mbanin qëndrime të paqarta lidhur me ekzistencën e Shqipërisë si shtet i pavarur. Shpërbërja e dhunshme e Jugosllavisë e ndryshoi në mënyrë dramatike panoramën politike të Ballkanit duke krijuar probleme të tjera për Politikë e Jashtme të Tiranës. E rrahur nga dallgët e presioneve nga fqinjët e Jugut dhe të Veriut, Shqipëria u gjet në vorbullën e stuhisë ballkanike. Si shtet në vijën e frontit dhe me një pozitë gjeopolitike shumë të vështire, Shqipëria ishte në rrezik të vazhdueshëm të një konfrontimi ushtarak të drejtpërdrejtë me Serbinë në të cilën ka dy milion shqiptarë.

Duke mos pasur aftësi ushtarake të mjaftueshme për të trembur agresionin serb, Shqipëria kërkoi mbrojtje në aleanca të një sigurimi më të gjerë duke vendosur lidhje të ngushta me USA, Turqinë dhe shtetet anëtare të tjera të Nato-s. Në dhjetor 1995, Shqipëria qe i pari vend ish anëtar i traktatit të Varshavës që kërkoi të anëtarësohej në Nato. Në shkurt 1994 Berisha shkoi në Bruksel për të nënshkruar personalisht pranimin e Shqipërisë për të marre pjesë në Programin e Partnershipit për Paqen të Natos (PPN). Në janar 1995 u nënshkrua një marrëveshje e veçantë bashkëpunimi me Naton në bazë të programit të PPN. Ndonëse programi nuk përfshin ndonjë angazhim sigurimi, Berisha deklaroi se në rast lufte me Jugosllavinë “ne do të mbështetemi në Nato dhe USA”. Ai theksonte se forcimi i lidhjeve dhe me tej integrimi në strukturat ushtarake Perëndimore ishin mundësitë më të mira të sigurimit të Shqipërisë.

Në të njëjtën kohë, Berisha nënvizonte rëndësinë e modernizimit te ushtrisë shqiptare. Forcat e armatosura u ristrukturuan duke kaluar nga struktura e divizionit në atë të korpusit dhe qindra oficerë u dërguan për shkollim në USA, Turqi, Gjermani, France, dhe vende të tjera anëtare të Nato-s. Shqiptarët adoptuan një doktrine të re ushtarake të hartuar me ndihmën e këshilltarëve ushtarake perëndimore. Kjo doktrine theksonte funksionet mbrojtëse të ushtrisë dhe shikonte përdorimin e forcës ushtarake si një nga anët e strategjisë së sigurimit kombëtar të Shqipërisë.
Ajo theksonte se Shqipëria nuk shikonte asnjë shtet si armik ushtarak nuk kishte pretendime tokësore ndaj shteteve të tjera dhe ishte kundër ndryshimit të kufijve me dhune.
Doktrina e re ushtarake e titulluar “ Politika e sigurimit dhe mbrojtës së Republikës së Shqipërisë” u paraqit zyrtarisht në gusht të 1995. Megjithatë udhëheqësit shqiptarë e pohonin realitetin se forcat e armatosura nuk ishin në gjendje të trembnin asnjë kundërshtar të mundshëm pa le të prapsin një agresion të drejtpërdrejtë. Nga ana tjetër u bënë përpjekje për të modernizuar ushtrinë po blerja e armëve të reja moderne ishin sipër mundësive financiare të Shqipërisë.

Shqipëria luajti një rol të rëndësishëm në strategjinë e Nato-s për parandalimin e përhapjes së konfliktit në Jugosllavi duke vënë portet dhe aeroportet e veta në dispozicion të Nato-s. Forcat detare te Shqipërisë bashkëpunonin ngushtë me flotën e Gjashtë të USA dhe me forcat e tjera të Natos. Louis Bouvard kryetar i asamblesë së Atlantikut të Veriut i forumit të Nato-s dhe të ish vendeve anëtare të paktit të Varshavës e quante Shqipërinë “partnere besnike të Nato-s.” Në mbledhjen e qershorit të Nato-s dhe të katërmbëdhjetë vendeve anëtare të PNN, ministri i mbrojtjes Safet Zhulali përsëriti ofertën e Shqipërisë për të vënë portet dhe aeroportet e veta në dispozicion të Natos për misionet e saj paqeruajtëse në ish Jugosllavi. Në këtë kontekst udhëheqësit shqiptarë vazhdonin t’u rikujtonin partnerëve Perëndimore se synimi i fundit i vendit të bëhej anëtarësimi i plotë në Nato.

Duke ditur se vendi i tyre nuk i ishte në listën e anëtarësimit afatshkurtër në Nato shqiptarë zgjeruan marrëdhëniet ushtarake dypalëshe me USA, Turqinë, Gjermaninë për të përballuar problemet e ngutshme të sigurimit të vendit. Shqipëria nënshkroi marrëveshje bashkëpunimi ushtarak me Turqinë, Gjermaninë, Italinë dhe Francën. Këto marrëveshje parashikonin shkollimin e oficerëve shqiptarë, shkëmbimin e programeve, manovra të përbashkëta dhe ndihmë për ushtrinë shqiptare. Marrëveshje ushtarake dypalëshe u nënshkruan edhe me Bullgarinë dhe me Maqedoninë. Në mars-prill të 1996 Shqipëria ishte vendi që u zhvillua mbledhja e ministrave te Mbrojtjes të rajonit që kishte si qëllim forcimin e bashkëpunimit dhe të sigurimit në Ballkan. Në këtë mbledhje morën pjesë ministrat e mbrojtjes së Bullgarisë, Maqedonisë, Turqisë, Italisë si dhe sekretari amerikan i mbrojtjes William Perry. Në fjalën e mirëseardhjes Berisha bëri thirrje “për një vizion të ri të sigurimit dhe të mirëkuptimit në Ballkan” Dhe ne korrik 1996 në Shqipëri u zhvilluan në shkallë të gjerë manovra ushtarake me emërtimin, “Shqiponja paqësore 96”. Sipas një vëzhgimi të angjensisë së informacionit të Shteteve të Bashkuara populli shqiptar mbështeste me vendosmëri pjesëmarrjen në PPN për paqen dhe kishte më shumë dëshirë të hynte në Nato sesa shumica e popujve të tjerë të Europës Lindore. 84% e shqiptarëve ishin për anëtarësim të plot në aleancën ushtarake Perëndimore dhe 70% për vendosjen e trupave të Nato-s në Shqipëri.


Marrëdhëniet me USA.

Që në fillim të qeverisjes së Berishës kishte shumë shenja të qarta se politika e jashtme e Shqipërisë anonte shume nga SHBA, të cilat kishin mbështetur shumë demokratizimin e Shqipërisë. Në fillim të viteve 90 nuk kishte ndoshta vend në Europë në të cilin të kishte kaq shumë simpati për SHBA se sa në Shqipëri. Kjo u duk në qershor të 1991 gjatë vizitës së sekretarit të Shtetit të SHBA, James Backer. Gjatë viteve 1991 dhe 1992 ambasadori i SHBA William Rayerson dhe z/kryetari i misionit Chris Hill luajtën një rol vendimtar në inkurajimin e procesit demokratik në Shqipëri duke ushtruar presion të dukshëm dhe të ndjeshëm ndaj komunistëve që procesi i tranzicionit të zhvillohej në mënyrë paqësore dhe pa pengesa.

Me të marre pushtetin demokratët bënë çmos për të vendosur lidhje të forta me SHBA. Ndër udhëtimet e para te Berishës në SHBA si president ishte vizita që i bëri në Shtëpinë e Bardhë në qershor të 1992 për të biseduar me Presidentin Bush. Qëllimi i Berishës ishte të siguronte mbështetjen e SHBA për zbatimin e reformave rrënjësore politike dhe ekonomike dhe për të parandaluar shtrirjen e luftës në Kosove. Berisha theksonte se Shqipëria ishte vend mik dhe aleat që mund të shërbente për realizimin e interesave të rëndësishme të SHBA në Ballkan. Dhe vërtet të dy vendet vendosen lidhje të gjera politike dhe ushtarake. Shqipëria arriti të luante një rol shumë të rëndësishëm në strategjinë e përgjithshme të Shteteve te Bashkuara që përpiqeshin të përmbanin konfliktin në Jugosllavi dhe të krijonin një atmosferë paqeje dhe stabiliteti në rajonin e Ballkanit. Midis 1992-1996 SHBA kishin dhënë me shume se 200 milionë usd amerikane për të plotësuar nevojat humanitare të Shqipërisë për të ndihmuar transformimin e saj politik dhe ekonomik.

Qëndrimin pro-amerikan të Berishës e sulmonin zëdhënësit e PS të cilët thoshin se Berisha ishte më optimist nga ç’duhej, kur përpiqej për vendosjen e marrëdhënieve të ngushta me SHBA duke e bërë vendin e tij peng të interesave amerikane në Ballkan. Deklaratat e PS dëshmonin se ajo vazhdonte të shikonte me qellim dyshimet e SHBA ndaj Shqipërisë dhe se kërkonte që Shqipëria të mbështetej më shume tek Italia, e cila gjatë fushatës elektorale zgjedhore të 1992 kishte përkrahur vendosmërisht ish komunistët. Temë që përsëritej shpesh në analizat që të Majtët i bënin politikës se jashtme ishte, se Italia e jo SHBA ishte “aleate e natyrshme” e Shqipërisë. Vizitës së Berishës në Uashington në 1992 mediat komuniste u përgjigjen me sulme përherë e më të ashpra kundër SHBA. Artikuj të njëpasnjëshëm të në të përditshmen socialiste “Zëri I Popullit” përmbanin një varg ankesash lidhur me ndihmën e paketës të SHBA, që të rikujtonin reagimin e socialistëve ndaj vizitës së Bekerit në 1991. “Gjashtë milionë dollar për tre milionë shqiptarë” Berishën e akuzonin se u jepte tepër rëndësi marrëdhënieve të Tiranës me Uashingtonin në dëm të interesave kombëtare të Shqipërisë, e cila duhej të kishte lidhje të ngushta me Europën. Sidomos socialistët ishin kundër zhvillimit të marrëdhënieve ushtarake midis Shqipërisë dhe SHBA dhe paralajmëronin se këto marrëveshje do të kishin pasoja të rënda negative për interesat e sigurimit të Shqipërisë.

Megjithatë ata që ishin kundër marrëdhënieve të ngushta me SHBA nuk ushtruan ndonjë ndikim në politikën e jashtme të Berishës. Marrëdhëniet midis Tiranës dhe Uashingtonit u bënë dhe më të ngushta me administratën e Presidentit Clinton. Në tetor 1993 SHBA dhe Shqipëria nënshkruan një memorandum ushtarak. Këshilltarët ushtarakë amerikane qëndronin pranë shtabit të përgjithshëm të ushtrisë Shqiptare, kurse shumë oficerë shqiptarë shkolloheshin në SHBA.

Ndërkaq zyrtarë të lartë amerikanë të mbrojtjes theksonin rolin shumë të rëndësishëm të Shqipërisë për qëndrueshmërinë në Ballkan. Gjatë vizitës që bëri në 1994 në Tiranë sekretari i mbrojtjes William Perry lavdëroi Shqipërinë për rolin e saj konstruktiv në ndalimin e përhapjes së luftës nga Bosnja në Kosove, Perry shprehu përkrahjen e fortë të SHBA për pavarësinë dhe përpjekjet e Shqipërisë për reforma. Forca amerikane dhe shqiptare zhvilluan manovra të përbashkëta ushtarake në Shqipëri. Në korrik 1995 Shtetet e Bashkuara dërguan 2 avionë spiunë të tipit Predator në Gjader për të zhvilluar misione zbulimi mbi Bosnje duke mbledhur për paqeruajtësit e Kombeve të Bashkuara të dhëna zbulimi me rreze infratkuqe dhe të dhëna të tjera për veprimtarinë ushtarake në këtë zonë. Rreth njëqind ushtarakë dhe civilë amerikane kishin shkuar në Shqipëri për të telekomanduar avionët pa pilotë.

Mirëpo këto marrëdhënie të shkëlqyera dypalëshe u prekën keq nga grindja që lindi midis Shqipërisë dhe Greqisë. Athina dhe lobi grek në Amerike ushtruan presion të fortë mbi Shtëpinë e Bardhë për të bindur Berishën që të lironte pesë etnike greke anëtarë të shoqatës “Omonia”, të cilët ishin arrestuar dhe gjykuar për spiunazh. Berisha i qëndroi presonit te forte te amerikaneve për të liruar pesë greket. Ndonëse Uashingtoni dërgoi emisar në dy kryeqytet dhe Presidenti Clinton i bëri thirrje botërisht Greqisë që të bënte një dialog të drejtpërdrejtë dhe të pakushtëzuar me Shqipërinë për të zgjidhur mosmarrëveshjet dypalëshe, në Tiranë ishte krijuar përshtypja se në këtë rast politika amerikane ishte ndikuar shume nga bashkësia greke në SHBA dhe se Uashingtoni mbante më fort anën e Athinës sesa të Tiranës. Zyrtarët e lartë shqiptarë vinin në dukje ironinë që SHBA, të cilat po bënin gjithë ato përpjekje për të ndihmuar vendosjen e shtetit ligjor në Shqipëri, tani po i kërkonin Berishës që të anashkalonte procesin dhe t’i lironte greket.

Duke mos pasur bazën e forte zgjedhore që kishte Athina në SHBA dhe duke mos qenë në gjendje të jepte një shpjegim të pranueshëm të rastit të pesë anëtarëve të “Omonias” Tirana nuk të shihte se ç’pasoja kishte këmbëngulja e saj në këtë çështje. Uashingtoni kushtëzoi vizitën që Berisha kishte planifikuar të bënte në SHBA me zgjidhjen e kënaqshme të kësaj çështje dhe pezulloi planet për krijimin e një ndërmarrje shqiptaro-amerikane me një fond prej 30 milionë USD. Ndërsa marrëdhëniet midis Greqisë dhe Shqipërisë sa vinin dhe bëheshin më të ndera, filloi të shtohej edhe presioni ndaj Shtëpisë së Bardhë për të zëvendësuar ambasadorin Ëilliam Rayerson të cilin e kritikonin se ishte njëjtësuar më tepër se ç’duhej me Berishën dhe se nuk kishte bërë sa s’duhej për përmisimin e gjendjes së bashkësisë greke etnike në Shqipëri. Në nëntor 1994 para se të përfundonte afati i emërimit të tij trevjeçar, Rayersoni, të cilin James Backer e kishte quajtur “funksionar i jashtëzakonshëm i shërbimit të jashtëm” u zëvendësua nga Joseph Lake, një funksionar i karrierës i shërbimit të jashtëm që kishte qenë ambasador në Mongoli dhe që nuk kishte ndonjë përvojë të mëparshme të politikës së jashtme. Para se të largohej ambasadori Ryarson mori dekoratën më të lartë të Shqipërisë “Urdhrin e Flamurit”. Në ceremoninë e lamtumirës Berisha tha : “ Mbështetja e madhe e SHBA dhe interesimi direkt i Presidentit Xhorxh Bush për fitoren e demokracisë në Shqipëri, kanë qenë tejet të rëndësishme dhe kanë merituar mirënjohjen më të thellë të Shqipërisë dhe të shqiptarëve në tërësi dhe do ta gëzojnë atë përjetë. Ata kanë qenë dhe mbeten një kontribut historik në miqësinë e ngushtë që lidh dy vendet tona”
Nga ana tjetër socialistët e mirëpriten zëvendësimin e Rayersonit. Një funksionar i lartë i partisë socialiste e akuzoi Rayeronin se “kontribuoi në destabilizimin e qeverisë së fundit komuniste shqiptare dhe për gjunjëzimin e ish-komunisteve”

Pasi ne fillim te 1995 Gjykata e Kasacionit te Shqipërisë vendosi të lironte me kusht të pandehurit e ‘Omonias”, marrëdhëniet midis Tiranës dhe Uashingtonit sikur ranë prapë në brazdë dhe në shtator Berishën e ftuan në Shtëpinë e Bardhë për të biseduar për çështje rajonale për bashkëpunim ekonomik dhe ushtarak dhe për përparimin e Shqipërisë në rrugën e demokracisë. Zëdhënësit amerikanë e quajtën takimin midis Berishës dhe Clintonit si “shumë pozitiv”. Sipas një deklaratë të Shtëpisë së Bardhë, Clinton e vlerësoi “rolin e përgjegjshëm të Shqipërisë në rajonet e ish Jugosllavisë me popullsi të madhe shqiptare” dhe e siguroi Berishën se “Shtetet e Bashkuara mbështesin fort autonominë e popullit të Kosovës dhe do të vazhdonin të punonin në këtë drejtim”. Udhëheqësi shqiptar theksoi se vizita e tij në Shtetet e Bashkuara i kishte dhënë mundësi të ritheksonte lidhjet e ngushta mes Tiranës dhe Uashingtonit dhe rolin e rëndësishëm të Shqipërisë në çështjet e rajonit të Ballkanit. Gjatë kësaj vizite Berisha bëri një vizitë në Pentagon dhe u ofroi Shteteve te Bashkuara shfrytëzimin e bazave në Shqipëri. Udhëheqësi socialist Sërvet Pellumbi u ngrit menjëherë për të kritikuar ofertën e bazave që kishte bërë Berisha duke “te papërgjegjshme”. Zyrtarët qeveritarë u përgjigjën duke i akuzuar socialistët se nuk bënin dot dallonin midis grindjeve të vogla të brendshme dhe interesave të larta kombëtare.

Berisha shprehu kënaqësi të thellë për rezultatet e vizitës, kurse shtypi pro-qeveritar e përshëndeti vizitën e Presidentit si ngritje të mëtejshme të statusit ndërkombëtar te Shqipërisë. Komentet e vizitës ishin të ndryshme, disa thoshin, se vizita ishte një plus për Shqipërinë dhe Berishës, kurse disa të tjerë e quajtën të papërfillshme. Disa gazeta si “Koha Jone” dhe “Aleanca” që i kishin dërguar disa korrespondente në Uashington i dhanë vizitës një ngjyrim tepër negativ dhe i interpretuan në mënyrë ogurzeze bisedimet e Berishës me Clintonin dhe me zyrtarët e tjerë amerikanë. Politikanët e krahut të djathtë e kritikonin Berishën se u kishte bërë tepër lëshime SHBA dhe se nuk kishte qenë shumë këmbëngulës në mbrojtjen e interesave të shqiptare në Kosovë dhe Maqedoni.

Në pragun e zgjedhjeve parlamentare të majit 1996 SHBA i thanë qeverisë shqiptare që të bënte çmos që votimet të ishin të lira dhe të drejta. Pas këtyre zgjedhjeve siç do vihet re marrëdhëniet dypalëshe pësuan një ftohje mjaft të rendë, kur SHBA e quajtën të parregullt procesin elektoral. Vendet europiane, të cilat merren zakonisht me pak me te drejtat e njeriut si faktor të politikës së jashtme nuk i vazhduan më gjatë vërejtjet për zgjedhjet duke ia lënë Uashingtoni, i cili në të kaluarën kishte mbështetur me të madhe Berishën, rolin e kritikut të huaj më të ashpër.

e hënë, 25 korrik 2011

Duhet të mendojmë ndryshe

Dr. Alba Daci

Shumë gjëra në Shqipëri nuk shkojnë ashtu si duhet, duke u nisur që nga mënyra e të menduarit dhe të bërit politik deri tek mënyra e të jetuarit. Megjithatë, ajo që më shumë më shqetëson dhe që ndoshta është më e vështirë të ndryshojë është mënyra se si mendojnë shqiptarët dhe si i shohin ata gjërat. Në Shqipëri është krejt normale nëse jep para për të zënë një vend punë; nëse merr një diplomë universitare pa frekuentuar qoftë edhe një ditë leksionet, pa mësuar edhe një faqe; në Shqipëri është normale nëse jep para në dorë mjekut për t’u kuruar; në Shqipëri është krejt normale nëse politikanët çdo ditë e më shumë vetëm pasurohen dhe qytetarët e thjeshtë diskutojnë bukën e gojës; në Shqipëri është krejt normale nëse faturat e energjisë elektrike janë të çmendura për nga shuma që duhet të paguhet në raport me atë që është konsumuar; në Shqipëri është krejt normale që politika të bëj ç’të dojë me jetën e qytetarëve dhe këta të fundit të mos reagojnë; në Shqipëri është krejt normale nëse të drejtat të shkelen dhe nuk ke mundësi të mbrohesh; në Shqipëri është krejt normale nëse je militant politik dhe në të njëjtën kohë injorant në profesion, të bësh një karrierë të mrekullueshme; në Shqipëri është krejt normale që politika të merret me çdo gjë, por jo me hallet dhe problemet e njerëzve të thjeshtë; në Shqipëri është krejt normale që edhe pse je i shkolluar me rezultate të shkëlqyera të Perëndim, të mbetesh pa punë, vetëm për faktin se nuk je pjese e sistemit.
Disa ditë më parë Pandeli Majko dha një intervistë të gjatë për një të përditshme shqiptare brenda të cilës ishte përpjekur me shpjeguar situatën politike në vend. Ndër të tjera ai thoshte, se njerëzit e kanë humbur besimin tek politika. Kjo është e vërtetë dhe është për të ardhur keq në të njëjtën kohë. Në 20 vitet e fundit politika shqiptare, nuk ka bërë asgjë tjetër veçse se i ka trajtuar qytetarët si numër votash. Gjithashtu, Majko nënvizonte edhe për fenomenin e blerjes së votës nëpër fshatra. Ajo që viret re është fakti, se politika shqiptare jo vetëm nuk bën asgjë konkrete për të përmisuar jetën e qytetarëve, i cili duhet të jetë dhe misioni kryesor i saj, por përdor situatën e tyre të vështirë në formën e shantazhit për të përfituar një votë më shumë. Politika shfrytëzon “injorancën politike” të qytetarëve dhe mbi të gjitha situatën e vështirë ekonomike. Shume herë politika bën presion mbi qytetarin e thjeshtë për t’i marr votën pa i afruar asnjë alternativë konkrete për të ardhmen.
Jo rrallë herë vota i blihet qytetarit, për faktin e thjeshtë, se politika i premton atij një vend punë. Në të vërtetë vendi i punës atij duhet t’i sigurohet pavarësisht votës ose bindjeve politike që ai ka që duhet t’i shpreh lirshëm pa u ndëshkuar, sepse pretendojmë se jemi vend demokratik, ku secili mund të mendojë lirshëm dhe në të njëjtën kohë mund të shprehet lirshëm. Sot, për ta mbajtur vendin e punës, është çështje jo eksperience ose profesionalizmi, por është çështje e mirëfilltë politike.
Vendi i punës varet nga numri i votave që ke arritur të sigurosh në zgjedhjet e fundit dhe nga fakti nëse vota që ti ke siguruar janë për subjektin politik që merr statusin e Pozitës. Nëse ti me angazhimin tënd nuk ke arritur të sigurosh aq vota sa i ke premtuar “shefit”, e humb automatikisht atë dhe në të njëjtën kohë ndjehesh edhe i poshtëruar nga klasa politike që të rrethon, sepse sipas mendimit të përgjithshëm ti nuk di të bësh politikë.
Të bësh politikë, do të thotë të paraqesësh vizione dhe të kesh një ndjesë të madhe kolektiviteti. Votat duhet t’i fitosh nëse arrin me artin tënd korrekt politik t’i bindësh qytetarët se je një alternativë e besueshme dhe se në qendër të aksioneve do të kesh pikërisht jetën dhe të ardhmen e tyre.
Në Shqipëri, është ndryshe, sepse vota e qytetarit fitohet mbi bazën e shantazhit, sepse atij i jepet vetëm një alternative: o me ne, ose në kundërt je kundër nesh dhe merr statusin e armikut. Politika shqiptare është shumë larg qytetarit dhe botës së tij. Politika dhe qytetari janë dy botë krejt të ndryshme që rrinë larg njëra-tjetrës. Në Shqipëri ka qytetarë të varfër, por kurrë nuk ka politikanë të varfër; ka qytetarë të ndershëm, ndërsa është e vështirë të gjesh politikanë të thjeshtë; ka qytetarë të pa mbrojtur, por është e vështirë të gjesh politikan të tillë. Politikanët vetëm pasurohen dhe sistemojnë farefisin në të gjitha instancat shtetërore, ndërsa qytetarët e ndershëm dhe të talentuar, por pa mbështetje, sillen rrugëve në kërkim të të ardhmes të pasigurt.
Shqipëria është një vend, ku ulëritët shumë, bërtitet shumë, por asnjëherë një gjë e tillë nuk ndodh për të mbrojtur interesat e qytetarit, por thjeshtë për beteja të mirëfillta politike, për pushtet politik. Në 20 vitet e fundit kam vënë re thuajse gjithmonë që janë qytetarët që bërtas in në “tym” për politikanët dhe pushtetin e tyre. Nuk kam gjetur qoftë edhe një rast të vetëm, ku politika shqiptare të ketë ngritur zërin për qytetarin. Në Parlamentin shqiptar, i cili në të vërtetë duhet të jetë tempulli i demokracisë, ku duhet të jehoj zëri i qytetarëve, ka deputet që nuk u është dëgjuar zëri asnjëherë. Aty, ka persona të cilët statusin e deputetit e kanë jo për faktin, se me të vërtetë kanë pasion bërjen e politikës ose kanë dëshirën e madhe për të bërë vepra të mëdha humanitare, por thjeshtë për të mbrojtur interesat e tyre. Pra, jo rrallë herë ndodh në Shqipëri, që dikush edhe pse ka një injorancë të mirëfilltë, të bëhet deputetet, thjeshtë për të pasur edhe një çik “tangërllik politik”. Pra, të bëhesh deputetin tashmë është një lloj mode: “I kam të gjitha përse të mos jem edhe deputet”!
Regjimet totalitare kishin ushtritë e tyre personale, të cilat ishin të doktrinuara aq shumë sa ishin të gatshme të flijoheshin. Për shembull në Italinë fashiste ishin “kamishat e zeza” dhe në Gjermani ishin “SS”. Ndërsa në Shqipëri, secila forcë politike ka ushtrinë e saj të militantëve, të cilët janë të gatshëm edhe të flijohen edhe pa e ditur përse, nëse Partia ua kërkon një gjë të tillë. Pas, hijes së politikanëve, pronarët e vendit tonë , janë militantët partiak, të cilët janë në gjendje të bëjnë gjithçka dhe të kenë në dorë çdo gjë. Një militant i zotë, i besueshëm dhe i vendosur vlen në Shqipëri sa 100 qytetarë, sepse ai në çdo fushatë elektorale arrin të siguroi mbi bazën e shantazhin të paktën 100 vota. Një militant në Shqipëri, vlen sa shumë diploma, master dhe doktoratura, sepse ai për shkak të militancë së tij qorre arrin në pak kohë të kap majat e karrierës, të jetë zot i gjithçka dhe të mos ketë përgjegjësi për asgjë. 300 militantë në Shqipëri janë si 300 spartanët, sepse janë në gjendje të përmbysin një regjim ose ta mbajnë atë. Janë në gjendje ta bëjnë Shqipërinë nëse politika ua kërkon, ose ta shkatërrojnë nëse përsëri politika ua kërkon një gjë të tillë.
Është pikërisht kjo ushtri militantësh, të paaftësh që më në krye klasën politike po e pengojnë Shqipërinë të shkoi përpara. Ata, janë kundër çdo lloj reforme që bëhet në vend duke përmbushur standardet europiane. Ata, janë kundër çdo reformimi administrativ mbi bazën e meritokracisë, se atëherë automakisht ato do të ndjeheshin të përjashtuar. Prandaj, pavarësisht nëse është e Majta ose e Djathta në pushtet, për sa kohë do të ketë një lidhje trekëndore politikan-militant-votë, që përkthehet në politikan-paaftësi-pushtet, zor se do bëhet jo vetëm kjo reformë, por edhe reforma të tjera që janë të rëndësishme për modernizimin e vendit. Përsa kohë do të jetë kjo lidhje trekëndore, zor se Shqipëria do të jetë pjesë e Bashkimit Europian. Të këqijat e Shqipërisë vijnë pikërisht nga kjo lidhje trekëndore dhe nga forma e të menduarit me të cilën saldohet kjo lidhje.

e shtunë, 23 korrik 2011

SHQIPTARËT LUFTOJNË PËR IDENTITETIN E TYRE QË NGA EPOKA E LAVDISHME E SKËNDERBEUT, E, EDHE SOT, NË FILLIMSHEKULLIN XXI!

Prof. Dr. Mehdi Hyseni

Kështu flet tragjika e hidhur dhe historia e dhimbshme e derisotme kombëtare shqiptare, pavarësisht se çfarë deklaron “jerëm” kryeministri i qeverisë së Republikës së Shqipërisë, Sali Berisha në disfavor të mbrojtjes së identitetti kombëtar shqiptar.

Sipas Sali Berishës, “nuk është në rrezik identiteti kombëtar”, edhe pse brenda njëzetëvjeçarit të fundmë (1990-2011) në Shqipëri, duke falënderuar ligjeve të brishta të pushtetit të Sali Berishës etj., me qindra e mijëra shqiptarë e kanë ndërrruar kombësinë e tyre në kombësinë greke(!) – Çudi, për Sali Berishën, ky fenomen i shëmtuar antikombëtar “nuk është kurrfarë kërcënimi për identitetin kombëtar”!!!


Ky nuk është vetëm kërcënim, por edhe krizë ciklike permanente dhe, erozion i pandalshëm i shthurjes së identitetit kombëtar shqiptar! Këtë dukuri negative, pikësëpari do të duhej ta denonconte qeveria e Sali Berishës së bashku me institucioente e tjera përkatëse shtetërore të Shqipërisë, jo vetëm presidenti Bamir Topi dhe Kreshnik Spahiu!

Eshka antikombëtare, rrezik për identitetin kombëtar!

Siç bëjnë të ditur masmediat shqiptare të Tiranës, dje, më 20 korrik 2011 “ Në mbledhjen e qeverisë, kryeministri Sali Berisha (edhe pse nuk i apostrofoi me emër dhe me mbiemër) i kritikoi ashpër presidentin e Republikës së Shqipërisë, Bamir Topi dhe nënkryetarin e KLD-së, Kreshnik Spahiu, duke i quajtur “mjeranë, pa identitet, dhe atesitë, që kanë frikë Zotin ndaj dhe kërkojnë që të mos bëhet regjistrimi sipas fesë. Ata shfrytëzojnë karriget e larta shtetërore për këtë gjë, i përdhosin këto karrige dhe Kushtetutën, dhe janë më të mjerë se çakejtë e tyre, sepse çakejtë fshihen dhe kanë frikë të dalin në skenë. Ata janë të shpërbërë si njerëz dhe nuk mund të na thonë ne se do të shpërbëhet kombi.” (Shih: |//ttp://www.gazetatema.net/web/20/korrik/2011//).

Përkundrazi, Sali Berisha, “Mjeranë”, tradhtarë dhe antikombëtarë, janë ata që nuk e mbrojnë identitetin kombëtar, territorial dhe shtetëror të Shqipërisë Etnike (jo vetëm të gjysmë Shqipërisë së vitit 1912) dhe, nuk i dalin Zot Kombit dhe Atdheut, kur e lyp nevoja! A të kujtohet Sali Berisha se si e pate lënë Kosovën në zjarrin dhe në flakën e gjenocidit të Serbisë agresore dhe pushtuese gjatë viteve (1989-1999)?

Mjeranë dhe të shkretë, janë ata që po e kundërshtojnë dhe mohojnë ribashkimin kombëtar shqiptar dhe të Shqipërisë Etnike.

Mirëpo, kjo e vërtetë e pakundërshtueshme, kryeministrit aktual të Republikës së Shqipërisë, Sali Berisha, nuk i intereson por vetëm kolltuku i butë, leku, euro dhe dollari. Kjo është arsyeja kryesore pse ai thirret rrejshëm në emër të Zotit, të fesë, të kombitl të atdheut dhe të demokracisë. Ndryshe, as në ëndërr, nuk do t’i atakonte dhe kritikonte në mënyrë aq të ulët, aq primitive, aq të ashpër, aq ofenduese dhe të pakontrolluar presidentin Bamir Topi dhe nënkryetarin Këshllit të Lartë të Drejtësisë (KLD), Kreshnik Spahiu, pse ata me plotë të drejtë dhe, në mënyrë krejt ligjore dhe demokratike, janë dalë në anën e mbrojtjes së interesave të identitetit kombëtar shqiptar, duke kërkuar që shqiptarët të mos manipulohen dhe të mos mashtrohen (me para dhe pa para) nga politika ditore dhe, ajo greke, që të mos e humbasin identietin e tyre kombëtar shqiptar, duke u konvertuar në grekë etj.

Në vendet e civilizuara dhe demokratike (aty ku sundon ligji, e drejta dhe demokracia), një angazhim i këtillë i guximshëm, i urtë, madhor, vizionar, kombëtar dhe atdhetar i presidentit Bamir Topi dhe Krshnik Spahiu, do të shpërblehej me urdhërin më të lartë kombëtar dhe shtetëror. E, jo të vihet në thumb të kritikës naive, subjektive dhe të njëanshme politike dhe propagandistike nga ana kryeministrit Sali Berisha, që të fitojë poena politikë dhe fetarë nga ana e peshkopit, Anastas Janullatos, si dhe nga qeveria e tij greke.

Ata që e luftojnë ribashkimin e shqiptarëve dhe të Shqipërisë Etnike, ashtu sikurse kryeministri Sali Berisha me disa haxhinasto të tjerë të Gjysmë Shqipërisë, ata vërtetë, janë kundër Zotit, kundër Kombit shqiptar, kundër Shqipërisë Etnike, kundër historisë, kundër Kushtetutës, (në Preambulën e së cilës flitet për bashkimin kombëtar shqiptar), të cilën populli e ka miratuar me Referendum, por kryeministri Sali Berisha, së bashku me ministrin e tij të Jashtëm, Edmond Haxhinasto, e kanë shkelur dhe, po e shkein me të dy këmbët atë, sepse disa herë radhazi, para gjithë botës, kanë deklaruar se janë kundër ribashkimit kombëtar shqiptar dhe Shqipërisë Etnike në Ballkan), kundër ligjeve, kundër demokracisë dhe kundër paqes.

Së fundi, duhet ta përkujtojmë kryeministrin e gabuar Sali Berisha se, akuzat e tij në adresa të gabuara, kundër mbrojtjes së identitetit kombëtar, nuk do t’i ndihmojnë, që të fitojë grada të reja nga Janullatosi, nga Greqia dhe nga “selektorët” e BE-së.

Sali Brisha, do të duhej ta mbante parasysh faktin se, nuk ka fenomen më absurd, më tragjiko-komik, më paradoksal dhe më amoral se kur një ish-komunist, një ish-socialist dhe një ish-atesit konvertohet në demorkat të “sëmurë” dhe, në fetar e besimtar të rremë, duke menduar se e gjithë bota demokratike, i beson atij!

Që fatkeqësia të jetë më e madhe dhe më drastike, shmebull i një fenomeni të këtillë të çoroditur dhe të pakuptimtë, nuk është vetëm Sali Berisha, por ka shumë të tillë në hapësirat e Shqipërisë Etnike, të cilët, në njëzet vitet e fundit (1990-2011), kinëse janë konvertuar në “fetarë” e “besimtarë” të vërtetë, edhe pse për 50 vjet rresht në kohën e socializmit-komunizmit, ata së bashku me kryeministrin Sali Berisha, nuk e kanë parë, as nuk e kanë shkelur pragun dhe, nuk e kanë puthur derën e kishës, as të xhamisë e as të teqes.

Thjesht, ky soj i të vetëquajturëve fetarë, besimtarë të Zotit, demokratë dhe patriotë me “bateria”, janë falsifikati më i shemtuar i Zotit, i xhamisë, i kishës dhe i teqes, sepse praktikisht 50 vjet nuk e kanë njohur as Zotin, as hoxhën, as priftin e as shehun, por si ateistë i kanë përçmuar, injoruar dhe denoncuar në forma të ndryshme ideologjniko-propagandistike. “Sipas motit, ktheje gëzofin”!!!

Sa më sipër, të gjithë ata, që konsiderojnë se “nuk është në rrezik identiteti kombëtar”, por feja, janë në gabim të papërmirësueshëm, sepse është e kundërta-KOMBI ËSHTË I KËRCËNUAR DHE NË RREZIK, JO FEJA, AS EUROJA E AS DOLLARI i Sali Berishës.

Këtë e dëshmon edhe çështja e pazgjidhur kombëtare shqiptare në Ballkan (Kosova, Çamëria, Ilirida, Anamorava dhe Malësia e Madhe). Këtë e provon edhe formimi i “kombit kosovar” në Kosovën e Shqipërisë Etnike, si dhe shumë shmebuj të tjerë të negativë, që me të madhe po rrezikojnë dhe po e dëmtojnë substancën e identitetit dhe të vlerave kombëtare shqiptare dhe të Shqipërisë Etnike.

e premte, 22 korrik 2011

Plani Marshall dhe Europa

Dr. Alban Daci

Europianët u bindën të moderonin kërkesat e tyre dhe të prezantojnë një raport të konsideruar të përkohshëm, ashtu siç i kishte sugjeruar Kennan. Me datë 22 shtator teksti i rishqyrtuar nga CEEC, me një kërkesë pre 22 milion $ u firmos nga ministrat e jashtëm europian, dhe i nënshtruar në një votim të kujdesshëm të SHBA.
Presidenti Truman i kërkon Kongresit më datë 12 nëntor, të autorizojë dhënien e fondeve për ndihmë për një periudhë të shkurtër kohore: me datë 15 dhjetor përcaktohet fondi prej 522 milion $ për Italinë, Francën, Austrinë. Ndërsa përsa i përket programit të rindërtimit për një periudhë të gjatë kohe, duhet të kalonin akoma disa muaj me analiza dhe reciprocitet të hekurt mes presidencës dhe kongresit që të merrte më në fund formë në pranverën e vitit 1948[1].
Problemi kryesore ishte të përcaktohej një masë e drejtë me ndihma dhe të mbahej një garanci me kontrolle, por nuk vihet kurrë seriozisht në diskutim thelbi saj: për SHBA kishte të bënte me “interes vital, humanitar, strategjik e politik, për të ndihmuar vendet pjesëmarrëse për të realizuar rindërtimin ekonomik”.[2]
Falë senatorit republikan Arthur H. Vandenberg, shef i Komisionit të Jashtëm, Opozita nuk vendos shkopin mes rrotave: i vetmi çmim që administrata e Truman duhet të paguante ishte se Economic Cooperation Administration (ECA), enti i ngarkuar për të administruar ndihmën, nuk duhet t’i nënshtrohej Departamentit të Shtetit, por drejtpërdrejt Presidentin dhe Senatit. Me 3 prill 1948, pas një procesi që zgjati një vit, Truman firmosi ligjin më të cilin organizohej në mënyrë përfundimtare European Recovery Program, program katër vjecare i ndihmave për Europën.
Kongresi i zvogëlon fondet duke i ndarë në 17 miliard $; shuma efektive e administruar nga ECA ishte 12 miliard $. Siç nënvizon Spanier, SHBA shpenzuan një shifër inferiore në krahasim me atë për konsumimin e pijeve në të njëjtin hark kohor[3]. Në krye të ECA, me seli në Uashington, u emëruar Paul G. Hoffman, kryetar i Studebaker Corporation, ndërsa William A. Harriman u ngarkuar me detyrën për të drejtuar delegacionin e agjencisë në Europë.
Që nga prilli i 1948, Kennan e gjykon të ashtuquajturin “Plani Marshall” një sukses. Vuajtja e tij për procesin e gjatë të programit dhe mos vuajtje për rezistencat e kongresit janë të ilustruara mirë në një deklaratë të tij, si pasojë e kërkesës së një senatori që dëshironte të dinte sa do t’u kushtonte SHBA-ve në dollar dhe cent, pra në mënyrë të detajuar nëse nuk aplikonin programin për rindërtimin e Europës. Për Kennan:
I ishte sugjeruar që duhet të bëhej një përllogaritje në dollarë dhe cent të humbjes që SHBA mund të pësonin nëse nuk do të ishte European Recovery Program dhe nëse do të lejohej që ngjarjet në Europë të rrjedhin në rrugën e tyre. Mund vetëm të urojmë që problemet e politikës tonë të jashtme në këtë pikë të jenë të një natyre të tillë që dimensionet e saj mund te jenë të matura kaq thjeshtë: në dollar dhe cent. Në realitet, problemet që kanë të bëjnë me ndihmën e Europës duhet të shkojnë përtej vlerës monetare. Është një nevojë ekonomike shumë reale brenda asaj që jemi duke kërkuar të bëjmë; por kuptimi i çdo aksioni që do të ndërmarrim do të jetë politik dhe sociologjik. Dhe në të kundërt, nëse nuk arrijmë të ndërmarrim ndonjë aksion, humbja me e madhe për këtë vend do të jetë në vlera që nuk mund të llogariten nga asnjë standard preciz. Nuk jetojmë në një boshllëk, por në një botë me shtete. E ardhmja jonë si nacion është në mënyrë të theksuar e pavarur nga modeli i marrëdhënieve tona me botën që na rrethon. Kur flasim për të ndihmuar Europën, nuk është vetëm e ardhmja e Europës që po përballojmë. Nuk ka të bëj me faktin për të marr ose për të lënë. Është e ardhmja jonë, jo më pak ajo e Europës, për të cilën ne po flasim. [...] një Europë e braktisur nga vetë ne në këtë pikë të lojës do të ishte pak diferente, dhe jo më e mirë nga pikëvështrimi i interesave të SHBA, të Europës që do të kishte dalë nga fitorja gjermane në luftën e fundit. Nuk do të jetë më pak armiqësore për ne në një periudhë të gjatë kohe se sa ajo që të ishte “Rendi i Ri” europian i ëndrrave të Hitler. Për ne të japim dorëheqjen nga zhvillimi i një Europe me këtë tip do të jetë sikur me braktisur kauzën për të cilën kemi luftuar luftën e fundit në Europë dhe të njohim se të tjerët, dhe jo ne, ishin fituesit[4].
Plani Marshall futi një armë të re në marrëdhëniet ndërkombëtare: futjen masive të ndihmës ekonomike për të arritur objektiva politik. Ajo u lëshua si shprehja e parë, konkrete dhe e limituar, të “përmbajtjes”, brenda iniciativës së re strategjike të SHBA për të rivendosur një ekuilibër të ri fuqie në Europë. Është e nevojshme të nënvizohet se si nxitimi e gjeneralisimi me të cilën u prezantua, me fjalimin e Marshall në Harvard, një propozim i tillë, ashtu edhe pasiguria që binte mbi këtë operacion, për atë që dukej një kosto ekonomike e politike shumë e lartë.
Krerët amerikan vepruan nga shtysa e urgjencës, sepse mendonin që për shumë kohë iniciativat kishin mbetur vetëm në duart e sovjetikëve, por megjithatë duhej edhe një vit kohë që programi i ndihmës të materializohej.
Ndërsa doktrina Truman konsistonte në një apel të qartë për një luftë globale kundër totalitarizmit, kurse plani propozohej për të ndaluar që destabiliteti i Europës perëndimore, i ndodhur nga shkatërrimi i luftës dhe rruga qorre e rimëkëmbjes ekonomike, të favorizonte ekspansionin sovjetik duke krijuar atë situatë që kishte sjellë SHBA të luftonin dy luftërat botërore: mundësinë që një fuqi armike të vërtetohet në brigjet e Atlantikut, duke dominuar kontinentin e Vjetër.
Kolapsi i Europës evidentoi rëndësinë e kësaj për sigurinë e SHBA, kurrë nuk ishte vendosur në dyshim, por tashmë ajo u afirmuar në mënyrë të qartë. Plani Marshall përfaqëson një shtysë vendimtare drejt integrimit europian, edhe pse ky atëherë do të limitohej vetëm nga pjesa Perëndimore e Europës. Për Shtetet e Bashkuara kohezioni ekonomik, politik dhe në fund ushtarak i Europës ishte i pamundur që t’i kundërvihej me sukses Bashkimit Sovjetik, por vëmendja e qeverisë dhe e Departamentit të Shtetit ishin në fillim shumë kaotike, duke kërkuar për të mos dhënë përshtypje që SHBA donin t’u bënin një integrim të sforcuar europianëve.
Ky qëndrim mbetet edhe pse drejtimi në sensin europian i filluar tashmë duke u nisur që nga Kongresi. Senatori i Arkansas J. William Fulbright, dhe kolegu i tij Elbert Thomas i Utah prezantojnë në senat një rezolutë që deklaronte “Kongresi favorizon krijimin e Shteteve të Bashkuara të Europës brenda strukturës së Kombeve të Bashkuara”.[5]
Tre ditë me vonë e njëjta rezolutë u prezantua në dhomën e deputetëve. Të dyja rezolutat u aprovuan në mënyrë triumfuese, me publicitet të gjerë e komente favorizues në gazeta, duke kontribuar për krijimin e një favori të madh për integrimin europian në opinionin publik. Kur Marshall bën fjalimin e tij në Harvard, “New York Times” e datës 6 qershor 1947 e titullon lajmin: “Marshall kërkon bashkimin europian”; por sekretari i shtetit deklaron në të njëjtën të përditshme të datës 12 qershor, se bashkimi europian nuk ishte kusht për ndihmën. Marshall mohon gjithmonë se dëshiron të “vendos” zgjidhje për Europën, të paktën në planin zyrtar.


[1] Me datë 5 prill – Uashington- Plani Marshall hyn në fuqi.
[2] Nga raporti Harriman, 7 nëntor 1947, tek Silvio Pozzani (nën kujdesin), Dokumenti sul piano
Marshall, Vallecchi, Firenze 1948, p. 168.
[3] John Spanier, American Foreign Policy Since World War II , cit., faqe. 40.
[4] Anna Kasten Nelson (nën kujdesin e), The State Department Policy Planning Staff Papers 1948,
Garland, New York 1983, faqe. 77-78.
[5] Armin Rappaport, The United States and European Integration: The First Phase, in
“Diplomatic History”, 5, pranverë 1981, faqe. 123.

e enjte, 21 korrik 2011

LUFTË E FTOHTË MES SERBISË DHE SHQIPËRISË

Dr. Alban Daci

Pas mbarimit të Luftës së Kosovës (22 prill 1996 - 10 qershor 1999), e cila përfundoi falë luftës që bëri Ushtria Nacional Çlirimtare (UÇK) dhe ndihmës së madhe që luajti faktori ndërkombëtarë (Shtetet e Bashkuara të Amerikës) me ndërhyrjen e NATO-s (Aleanca Atlantike që nga krijimi i saj në vitin 1949 me ndërhyrjen në Kosovë, mori pjesë për herë të parë në një konflikt të mirëfilltë ushtarak) , si dhe rolit mjaft të rëndësishëm që ka luajtur Shqipëria dhe faktori shqiptarë i kudo gjendur në Botë, mes Kosovës dhe Serbisë u bë i pamundur fillimi i ndonjë konflikti të ri të armatosur.
Për shkak të rëndit të ri ndërkombëtar, ku një rol shumë të rëndësishëm pa diskutim luajnë SHBA dhe BE si edhe për faktin se Serbia për shkak të luftërave që kishte realizuar në ish Jugosllavi në vitet e fundit, ajo ndodhej në një situatë izolimi ndërkombëtar, shkatërrimi ekonomik dhe destabilizimi politik të brendshëm. Ajo, në këto rrethana nuk mund të mendonte të fillonte ndonjë aventurë të re ushtarake as me Kosovën dhe me asnjë shtet tjetër në Rajon. Një pengesë e madhe e Serbisë për të rifituar përsëri një status të hapur dhe bashkëpunues ndërkombëtar ishte çështja e Kosovës (Ajo që lidhet me pranimin de jure të pavarësisë së Kosovës) si edhe për faktin, se gjakpirësit, kriminelët e luftës akoma livadhisnin të lirë nëpër Serbi dhe nuk po dorëzoheshin nga autoritet serbe në gjykatën e Hagës.
Mosdorëzimi i kriminelëve të luftë ishte edhe një ndër pengesat kryesore të Serbisë për integrimin e saj Europian. Ndërsa Shqipëria, për rolin e saj mjaft të rëndësishëm për stabilitetin dhe paqen në Rajon si dhe për shkak të politikës së saj pro-amerikane, ajo bëri hapa të rëndësishëm në procesin e integrimit euro-atlantik. Shqipëria, në 20 vitet e fundit ka bërë një politikë të jashtme të lidhur ngushtë me interesat amerikane në Rajon dhe më gjerë. Për këtë arsye ajo ka siguruar një mbështetje të rëndësishme nga Shtetet e Bashkuara në Ballkan.
Duhet theksuar, se Shqipëria, është realisht dhe jo vetëm diplomatikisht vendi më amerikan-dashës në Rajon. Kjo u vërtetuar më së mirë gjatë vizitës që bëri presidenti Bush në Shqipëri. Momenti i vizitës së Presidentit Bush në Shqipëri, ishte një moment jo shumë i lumtur për Shtetet e Bashkuara të Amerikës për shkak të luftës anti-terror që ajo e bëri pjesë të strategjisë së saj nacionale si dhe për faktin e luftërave që kishte ndërmarr në Afganistan dhe Irak. Kishte një rritje në nivel ndërkombëtarë të pakënaqësisë kundër politikave të Bush dhe të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.
Presidenti Bush, në turneun e tij që ndërmori nëpër Botë, para se të vinte në Shqipëri, u prit nga vendet që vizitoi me protesta dhe thirrje kundër amerikane. Shqipëria, ishte i vetmi vend në Botë, ku ai, jo vetëm nuk u prit me protesta, por u prit si një hero i vërtetë i shqiptarëve. Vizita e Bush në Shqipëri, bëri që politika e jashtme e Shteteve të Bashkuara të Amerikës të ishte e palëkundur në mbështetje të shqiptarëve. Ishte vendosmëria e politikës amerikane, dëshira e popullit shqiptar, që Shqipëria u bë më në fund anëtare me të drejta të plota në NATO.
Gjithashtu, Shqipëria falë reformave të rëndësishme që ndërmori sidomos në luftën kundër kriminalitetit, trafikut të qenieve njerëzore, sigurimit të kufijve, bëri hapa shumë të rëndësishme në procesin e Integrimit Europian duke përfituar Liberalizimin e Vizave. Pra, me pak fjalë pas një periudhë të gjatë të izolimit ndërkombëtar, për shkak të regjimit të kaluar totalitarë, Shqipëria po e rigjente veten e saj, sepse ajo tashmë kishte siguruar partner mjaft të rëndësishëm strategjik si Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe disa vende të rëndësishme anëtare të NATO-s dhe BE-së.
Megjithatë, edhe pse fillimi ishte shumë i mirë për Shqipëri, krejt papritur gjatë rrugës drejt Integrimit Europian, ajo hasi pengesa mjaft serioze, të cilat më shumë kishin të bënin me situatën e brendshme politike se sa me linjën e politikës së jashtme që ajo ndërmerrte. Zgjedhjet e fundit për pushtetin vendor duhet të ishin në të vërtetë një arsye më shumë që Shqipëria të bënte hapa të tjerë të rëndësishëm në procesin e integrimit europian, si për shembull në marrjen e statusit vend kandidat në BE. Në të vërtetë këto zgjedhje edhe pse ishin demokratike, nuk e ndihmuan procesin e Integrimit Europian të Shqipërisë, por përkundrazi e penguan atë. Shkaku kryesore i kësaj pengese, i cilësuar disa herë edhe nga BE, ishte ngërçi politik si dhe mungesa e konsensusit politik mes Pozitës dhe Opozitës.
Ndërsa Serbia, duke analizuar se procesi i integrimit dhe anëtarësimit të saj në NATO, ishte shumë i vështirë dhe pothuajse i pamundur, për sa kohë politika e saj e jashtme nuk do të ishte në të njëjtën linjë me politikën e SHBA në Rajon. Atëherë, ata kuptuan se Integrimi Europian është i mundshëm duke bërë vetëm ca sakrifica të vogla. Duhet theksuar fakti se Politika e Jashtme serbe është karakterizuar në të kaluarën për mungesë koherence dhe elasticiteti me proceset e tjera të ndërvarura ndërkombëtare. Ato e paguan shtrenjtë me politikën e jashtme të realizuar nga Millosheviç, i cili i çojë jo vetëm në humbjen e influencës gjeopolitike në rajon, por edhe në një izolim të thellë politik ndërkombëtar. Duke pasur parasysh këtë të kaluar të dhimbshme të politikës së jashtme, qeveria aktuale e Serbisë, ndryshoi strategji duke mos përsëritur të njëjtin gabim.
Ajo, vendosi të zhvillonte një seri takimesh me përfaqësuesit e BE-së, për t’iu mbushur mendjen, se Serbia ka ndryshuar dhe për këtë arsye nuk mendon më si më parë me çështjet që lidhen kryesisht me Rajonin, por edhe me gjerë. Ajo, nuk i kishte dorëzuar më parë në gjykatën e Hagës kriminelët e luftës, sepse këtë e cilësonte si akt sakrifice dhe prandaj, ajo në një farë mënyrë duhej të paguhej politikisht nëse e bënte një gjë të tillë. Pra, ajo do t’i dorëzonte ata, vetëm nëse merrte garanci serioze nga BE për nisjen e bisedimeve për anëtarësim. Ashtu ndodhi! Pasi mori garancitë e nevojshme nga BE, i dorëzoi një nga një të gjithë kriminelët në formë e një shantazhi, ku për çdo hap të ri të rëndësishëm që bënte në procesit të integrimit, ajo dorëzonte një.
Pra, nëse analizojmë situatën aktuale të Serbisë dhe Shqipëri. Mundë të themi se Serbia aktualisht është hapa përpara në krahasim me Shqipëri për sa i përket anëtarësimit në BE. Shqipëria po kalon një situatë të vështirë në politikën e brendshme për shkak të ngërçit politik, i cili ka dhënë pasoja të forta e serioze edhe në Politikën e Jashtme të saj.
Duke pasur parasysh faktin se Serbia dhe Shqipëria kanë interesa të ndryshme dhe konfliktuale në Rajon, që lidhen me interesat gjeopolitike, edhe pse ata nuk mund të bëjnë një konflikt real ushtarak mes veti, ata tashmë sapo kanë nisur një Luftë të Ftohtë mes tyre. Lufta e Ftohtë lidhet me faktin e çështjes së Kosovës, të rajoneve të tjera me shqiptarë, si Presheva, me daljen në det të Serbisë dhe mbi të gjitha me faktin, se kush prej këtyre të dyjave do të arrijë të integrohet me parë në BE. Është puro një Luftë e Ftohtë mes Serbisë dhe Shqipëri, e cila nuk ndryshon shumë me Luftën e Ftohtë që ndodhi mes SHBA dhe ish Bashkimit Sovjetik. Ndryshim i vetëm është në faktin, se Lufta e Ftohtë mes SHBA dhe ish Bashkimit Sovjetik ishte globale, ndërsa kjo mes Serbisë dhe Shqipërisë do të jetë Rajonale.
Shumë herë autoritetet serbe kanë shprehur dëshirën e ndarjes, ose të shkëmbit të territoreve të Kosovës. Kjo është njëlloj si në vitet 1946-1947, kur Bashkimi Sovjetik kërkonte ndarjen e Europës në dy zona influencë, Perëndim-Lindje, njërën të kontrolluar nga SHBA dhe tjetra nga Bashkimi Sovjetik. Në fillim të 1946, Walt Rostow shkruan, se: “Bashkimi i Gjermanisë nuk mund të ndodh pa bashkimin e Europës, dhe bashkimi i Europës, mund të përballohej më mirë duke e bërë në mënyrë indirekte përmes një bashkëpunimi teknik në fushën ekonomike se sa përmes bisedimeve ekonomike”.
Autoritetet e Kosovës dhe Shqipërisë, nuk duhet të jenë asnjëherë dakord me Serbinë për asnjë lloj forme ndarje territoriale. Ndarja e Kosovës, do të ishte një problem serioz për sigurinë e Kosovës, të Shqipërisë dhe të vetë Rajonit. Për këtë, arsye Politika e Jashtme e Shqipërisë duhet të punoi dhe të impenjohet fort për të ndalur çdo lloj iniciative që ka një qëllim të tillë. Mund të themi se Serbia e Shqipëria, janë në një Luftë të Ftohtë, pasi interesat e tyre jo vetëm janë të ndryshme, por janë edhe konfliktuale. Simbol i kësaj Lufte të Ftohtë është qyteti i Mitrovicës i ndarë nga një urë, e cila simbolizon Murin e Berlinit që ndante Berlinin në dy zona influence. Për sa kohë kjo urë do të ndajë qytetin, Serbia dhe Shqipëria do të jenë në një Luftë të Ftohtë, strategjike, politike dhe ekonomike.
Në shtator të vitit 1946 del një raport top-sekret i titulluar “Marrëdhëniet amerikane me Bashkimin Sovjetik”, i cili korrigjohet nga Clifford, i shoqëruar me një kritikë në pjesën e dytë nga Kennan. Presidenti Truman pasi e merr raportin e konsideron dokument aq shumë të rëndësishëm sa vendos se nuk duhet të qarkulloj përtej mureve të Shtëpisë së Bardhë. Në këtë raport ndër të tjera shkruhej: “Nuk do të jetë asnjëherë e thjeshtë me “rënë dakord” me qeverinë sovjetike. Populli amerikan duhet të mësohet me këtë mendim, jo si pasojë e një dëshpërimi, por si një fakt që duhet përballuar objektivisht dhe me kurajë. Nëse e gjejmë të pamundur të gjejmë një bashkëpunim me sovjetikët për zgjidhjen e problemeve, duhet të jemi të përgatitur të bashkohemi me anglezët dhe shtetet e tjera perëndimore në tentativën për të ndërtuar një botë për llogarinë tonë që do të ndjek objektivat e veta e do ta njoh orbitën sovjetike si një entitet dallues, me të cilën konflikti nuk është se është i pashmangshëm, por me faktin se nuk mund të ndjekim qëllime të përbashkëta”.
Kjo pjesë e këtij raporti mjaft të rëndësishëm në raportet e mëvonshme amerikane-ruse gjatë Luftës së Ftohtë, është mjaft konkret dhe aktual edhe në rastin e marrëdhënieve shqiptaro-serbe. Për shqiptarët nuk do të jetë asnjëherë e lehtë të bien dakord me serbët. Shqiptarët duhet të mësohen me ketë mendim shumë shekullor, jo si pasojë e dëshpërimit, por si një fakt që duhet përballuar në mënyrë objektive dhe me kurajë. Nëse për shqiptarët ashtu siç ka qenë edhe në të kaluarën, e vështirë dhe e pamundur të bashkëpunohet me serbët për të zgjidhur çështje të rëndësishme që lidhen me gjeopolitikën, strategjinë ekonomike dhe politike, atëherë faktori shqiptarë në Rajon duhet të punoi fort dhe me koherencë që të mbetet një partner i rëndësishëm i SHBA-ve dhe i disa vendeve të tjera të Rajonit dhe të BE-së për të ndërtuar realitetin shqiptarë në përputhje edhe me linjat e partnerëve, i cili është dhe do të jetë dallues me atë serb, me të cilin konflikt i drejtpërdrejt ushtarak është i shmangur, por që qëllimet që ndjekin nuk janë të përbashkëta.
Shqipëria në raport me Serbinë është në një realitet shumë të ngjashëm me atë që kishin SHBA kundrejt Bashkim Sovjetik. Prandaj, Shqipëria duhet të ndjek dhe të mbajë një politikë të jashtme të “Përmbajtjes”. Koncepti i “Përmbajtjes” përdoret për herë të parë nga Kennan në një konferencë me datë 17 shtator 1946, të mbajtur përballë funksionarëve dhe personelit të Departamentit të Shtetit: Me këtë rast, Kennan afirmon se Shtetet e Bashkuara të Amerikës kishin një avantazh margjinal mbi kundërshtarin sovjetik, që do t’i kishte lejuar ato “për ti përmbajtur si ushtarakisht ashtu edhe politikisht për një periudhë të gjatë”. Pra, Shqipëria nuk duhet të mendoj të ketë një politikë agresive ose ushtarake kundër Serbisë dhe interesave të saj, por thjeshtë duhet të jetë në gjendje ta mbajë atë në një pozicion të tillë nga ku nuk do të jetë në gjendje të cenojë as drejtpërdrejtë dhe as në mënyrë të tërthortë interesat gjeopolitik. Shqipëria duhet së pari të jetë e vendosur dhe e palëkundur që partneri kryesor strategjik janë SHBA. Duhet të krijoi një staf diplomatik profesional dhe të frymëzuar për të mbrojtur interesat nacionale në koherencë me lëvizje ndërkombëtare. Duhet të hiqet njëherë e mirë nepotizmi, që e ka kapur për fyti diplomacinë shqiptare. Duhet të bëj investime në kuadrin e strategjisë së NATO në sistemin e mbrojtjes. Duhet të ketë vullnetin dhe vendosmërinë për të rritur në vlera maksima bashkëpunimin me Kosovën. Shqipëria duhet të vendos parimin e precedencës së Politikës së Jashtme kundrejt asaj të Brendshmesh. Duhet të marrin fund telenovelat e politikës shqiptare dhe duhet t’i mëshohet më fort interesit nacional. Gjithashtu, mbi këtë parim politika shqiptare duhet të jetë e bashkuar, duke punuar së bashku të gjitha forcat politike në vend për të realizuar një integrim sa më të shpejt të Shqipërisë në BE. Sa kohë do të vazhdojë të jetë e ndarë Mitrovica, Shqipëria do të jetë në një Luftë të Ftohtë me Serbinë. Thyerja e asaj ndarje psikologjike, do të shënonte fundin e kësaj lufte, duke shkruar një fazë të re në historinë ballkanike.

DËBIMI I SHQIPRARËVE NË PRAG TË KRIZËS LINDORE 1875-1878 NGA SHQIPËRIA E VJETËR VERILINDORE E NISHIT DHE TOPLICËS

  DËBIMI I SHQIPRARËVE NË PRAG TË KRIZËS LINDORE 1875-1878 NGA SHQIPËRIA E VJETËR VERILINDORE E NISHIT DHE TOPLICËS

Gjatë vitit 1877 Porta e Lartë, bënë rrefuzimin e protokollit rusë, për lejimin e kësaj të fundit për daljen e saj në detin Jon dhe atë Adriatik . Me këtë Porta e Lartë ia mundësoi Rusisë-Cariste të Nikollaj Nikollajevit të ndërmerrte hapa përkatës për t’a arritë qëllimit e saj.
Kjo përpjekje e Rusisë-Cariste rezultoi me Betejën Ruso-Turke të viteve 1877-1878, me thyerjën e bastionit Turko-Osman në Plevne të Bullgaris. Prandaj ushtria serbe e Millan Obrenoviqit filloi gjatë vitit 1877-78 t’i sulmonte efektivat e pakta ushtarake turke në Sanxhakun e Toplicës dhe në Serbinë Juglindore e gjetiu, që kishin mbetur pa iu ribashkuar forcave tjera ushtarake në Betejën e Plevnës.
Siç vepruan me paraardhësit tanë ilir sllavët karpatjan dhe se një fat i njëjtë u ndodhi edhe popullatës shqiptare autoktone në vatrat e tyre në Arnautllëkun e Shqipërisë së Vjetër Verilindore të Nishit dhe Toplicës dhe në tërë Serbinë Juglindore, me një popullate prej 813.000 banorëve të saj dhe një territor afërsisht prej 20.000 km.2 ku shtriheshin mase 720 katunde shqiptare dhe 8 vendbanime urbane. Ky territor i Shqipërisë së Vjetër Verilindore fillonte nga Pllana e Madhe vinte te xhamia e shehërlerëve në Tabanoc-Iliridë, pastaj e përfshite edhe tërë fushëgropën e Kumanovës me atë të Shkupit.
Shqiptarët e Sanxhakut të Nishit e të Serbisë Juglindore ishin ngritur në luftë të hapët e të armatosur për t’i mbrojtur shtëpitë dhe trojet e tyre stërgjyshore, nëpër fushëbetejat e tyre korrnin fitore të njëpasnjëshme, kurse krerët e forcave diplomatike të fuqive të mëdha europiane i mashtronin dhe i trathtonin shqiptarët nëpër marrëveshjet dhe kongreset, e kuleareve tjera diplomatike. Fitoret e shqiptarëve të ngadhnjyera me gjakë e hekur nuk përfilleshin fare, ato për më tepër, deningroheshin dhe se Atdheu ynë shqiptar çdo ditë coptohej e sakatohej nga toka dhe deti nga padronët e fuqive të mëdha europiane.
Me 10 qershor 1878, u mbajt Lidhja Shqiptare e Prizrenit, ku i dual në mbrojtje coptimit të matutjeshëm të tokave shqiptere dhe kusarive tjera ndajë tokave shqiptarë nga fuqitë e mëdha.
Rilindasi ynë i pendës dhe i pushkës Vaso Pashë-Shkodrani shpërthen furishëm me vjeshën e tij “Oj Shqypni e Mjera Shqipni”që ishte mjaft aktuale për atë kohë të dyndjeve të mëdha të shqiptarëve nga ky nënqiell i quajtur Ballkan tragjik për shqiptarët e Sanxhakut të Nishit, Toplicës, Prokuples, Krushevcit, Pirotit, Negotinës, Zajeçarit, Kurshumlisë, Leskocit, Vrajës etj. Ndër shqiptarët e Masuricës e të Fushëgropës së Vrajës me kohë këndohej kënga e pëcjellë me fyell atëbotë që thoshte:

O, muhaxhirët o, ka po shkojnë
O, me ujë të shiut o, po gatuejn,
O, brum e bukë o, boshkë i bojnë
O, atë rrugë t’gjatë o, prapë e vazhdojnë (1)… etj.



Dëbimi i shqiptarëve nga trojet e tyre stërgjyshore të Nishit, Toplicës, Kazasë së Vrajës etj. 1877-1878.






















Ja seç Shkruan zëvendësi i atorizuar, Togeri Jon (Gjon) Skot, Majorit C.W.Wilson Oficer i Mbretërisë H.B.M.autorizues në kufirin serb.

LIDHJA SHQIPTARE (THE ALBANIAN LEAGUE)

Zotëri,
Selanik, 30 dhjetor 1878.

Kam nderin që t’iu dërgojë informatat vijuese të cilat kanë të bëjnë me veprimtarinë e Lidhjes Shqiptare dhe situatën, që tani mbretëron në Vilajetin e Prishtinës (Kosovës):
Që në fillim duhet theksuar se forcimi i Lidhjes Shqiptare mund të jetë pjellë e rrethanave dhe e shkaqeve vijuese.
Së pari është se gjatë luftës (Ruso-Osmane), pjesa Perëndimore e Rumelisë gati krejtësisht kishte mbetur pa ushtri, sepse çdo njëri ka qenë në disponim dhe është dërguar në front kundër Rusisë. Porse, atëherë vetë populli u detyrua të organizojë vetmbrojtje nga sulmi i jashtëm. Së dyti, duhet ditur se egzistonte rreziku sllav, sepse gati të gjithë banorët e Sanxhaku të Nishit, sidomos pjesa Perëndimore e tij që para pak kohe iu kishte aneksuar Serbisë, ishin shqiptarë.Meqë popullata shqiptare i takonte besimit islam e cila popullonte pjesën më të madhe të vendbanimeve në anën Perëndimore të Moravës në rrethinat e Nishit të Leskovcit e të Vrajës, duke përfshirë edhe Prokuplen me rrethinën e saj.
Këto dy raca, apo dy bashkësi etnike (shqiptarët dhe serbët) gjatë periudhës turko-osmane ishin në gjendje që të jetojnë në harmoni deri para 3-4 viteve, kur edhe filluan këto konflikte, rreth territoreve (të Sanxhakut të Nishit, të cilat shkaktuan edhe pastrime etnike, shpërguljen e tërsishme të popullatës shqiptare-vër.aut.).Në këto treva të Perandorisë Osmane, gjendja politike para vitit 1876 ishte relativisht e qetë.
Në anën tjetër këto dy raca kurrë nuk kanë mundur të bashkëpunojnë në harmoni për shkak të mostolerancës fetare, që është manifestuar në të dy palët. Një armiqësi e tillë nuk mundet të haset ndërmjet shqiptarëve të besimit islam dhe të atyre të besimit katolik, sepse shqiptarët katolikë e kanë të njejtën frikë nga sllavët, sikurse vëllezërit e tyre të besimit islam.
Është i njohur fakti se sllavët përveç fesë së tyre nuk tolerojnë fe tjetër.Ky parim është aq i thellë i rrënjosur në vetëdijën e fshatarëve shqiptarë (në Sanxhakun e Nishi, saqë e kishin fituar bindjen, se nëse do të mbesin të jetojnë nën sundimin serbë, nuk do të kenë kurrëfar lirie dhe kurrëfarë të drejtash. Me aneksimin e Sanxhakut të Nishit, Serbisë, shqiptarët ishin të paaftë që t’i përshtaten situatës dhe rrethanave të reja. Meqë nuk patën udhëheqës (lider) të mençur, ata nuk ishin në gjendje t’i bënin rezistencë të organizuar sulmeve të Serbisë. Për këtë arsye të gjithë banorët kanë ikur në Vilajetin e Kosovës dhe duke e lënë një krahinë të tërë pa popullsi.
Llogaritet se tani ka rreth 600.000 deri 700.000 refugjatë shqiptarë të cilët (janë ndjekur nga vatrat a tyre-vër.aut.) dhe janë shpërdarë nëpër viset e Vilajetit e Kosovës. Këta muhaxhirë kurrë nuk do të kthehen më në vedbanimet e tyre të më hershme, meqë shumica e tyre e kanë humbur tokën dhe pasurinë dhe tani gjenden në një mjerim dhe në një varfëri (2).


I dërgohet: Major………………………Zotëri kam nderin
C.W.H.Wilson…………………………të jam në shërbim Tuaj,
Oficerit të Mbretërisë………………….Togeri,Jon (Gjon) Scord ?
H.B.M.autorizuesit……………………Zëvendës i të autorizu-që kishte arrijtur në kufirin serb.

Edhe tek shqiptarët e Masuricës dhe Qarkut të Vrajës në një masë të madhe ndikuan metodat dhe masat represive nga ushtria dhe xhandarmeria serbe e M. Obrenoviqit, ato shpeshherë ndryshonin nga rrethanat e krijuara atëbotë të konjukturave politike. Këtë metoda serbe gjithmonë ishin të sofistikuara dhe të rrafinuara. Jo se ata serbët i friksoheshin shqiptarëve duar thatë dhe liridashës që donin me çdo kusht të mbeteshin dhe mbijetonin edhe më tutje nëpër vendbanimet e tyre shekullore. Disa nga krerët serb atëbotë, para opinionit të atëhershëm botëror tregoheshin si liberal edhe ndaj popullatës tjetër jo sllave të asaj shqiptare, apo siç i quanin ndryshe arnautashi.
Po e ceki njërën ndër metotat djallëzore e shantazuese dhe mjaft nxitëse që ndikoi në një masë të madhe në shpërnguljen e disa familjeve nga Masuricës. Ishte xhandermëria serbe gjatë vjeshtës të vitit 1878-79, e cila kinse për një kontroll rutinore pa pyetur fare ishte futur nëpër oborret e shtëpiave të Masuricasve duke i pyetur antarët e familjeve se ku janë pleqtë, kështu që pasi që ishin informuar se ata kishin shkuar në xhami për t’u falur, hyjnë në oborrin e xhamisë, pasi që fshatarët dalin nga falja e namazit, aty e hasin xhandarmerin serbe duke pritur. Sipas filozofisë së tyre ata paskan ardhur për t’i pyetur dhe interesuar për hallet dhe peripecitë e shumta me të cilat ballafaqoheshin atëbotë banorët e Masuricës e të lokaliteteve tjera mandej kishin ardhur kinëse edhe për të blerë diçka nga fshatarët!?
Njëri nga ata udhëheqësi i grupit të xhandermërisë, naredniku fillon të flasë dhe i pyetë fshatarët e grumbulluar se a kanë gjë ata për t’i shitur xhandermërisë të Princit të Serbisë, Millan Obrenoviqit që shumë ju don dhe kujdeset për ju arnautët. Po zoti narednik i Kralevinës së Serbisë, kishte filluar i pari të fliste Mulla Ali Haxhiu imam i xhamisë së Masuricës, po zotri kemi çfarë të doni. Kemi bagëti të trasha dhe të imta kemi bylmete, pemë mjaltë pula e ve, kemi zotëri çfarë duhet të ketë një fshatar i Masuricës.
“Jok more, nama ne trebaju takve stvari koje vi nam nudite da bih ih kupovali." (Jo ore, neve nuk na nevoiten këso sendesh që ju na i ofroni për t’i blerë-R.A.).
Zoti narednik ne skemi gjë tjetër çfarë t’u shesim u kishte thënë imami i xhamisë të Masuricës me xhematin e tij, xhandarmerisë serbe të Millan Obrenoviqit. Keni, ju se çfarë t’i shesni xhandarmerisë të Obrenoviqit dhe se ne jemi gati që atë lloj malli t’ua paguajmë me florinjë. Ju hoxhë i xhamis së Masuricës, me xhematin tuaj duhet të na e shesni diellin e këtij nënqielli këtu në Masuricë. Po zoti narednik ama, dielli është i të gjithëve se ate Zoti e ka krijuar për të na ngrohë dhe shndritë të gjithëve miletin e tij në këtë botë. Xhandarmeria e serbit kishte këmbëngulur në qëllimet e saj dhe kishte arrijtë t’i bindë fshatarët e Masuricës dhe ta blinte diellin nga ata për 100 grosh ari.
Të nesërmen kur gratë dhe vajzat e Masuricës i hedhin rrobat e tyre për t’i terur në diell ia behin prapë të njëjtit xhandarmë me narednikun e tyre dhe japin urdhër që gratë dhe vajzat e Maruricës, duhet që të gjitha rrobat dhe gjësendet tjera t’i mblidhnin dhe më kurrë të mos i hedhin për t’i terur në diell se fshatarët e Masuricës me imamin e xhamisë së tyre dje diellin e këtij fshati e kanë shitur për 100 grosh!
Pastaj ju nuk keni as të drejtë të dilni dhe punoni nëpër pasurit tuaja ditën, se dielli tash është i yni i Serbisë! Ju keni të drejtë të dilni dhe të punoni nëpër pasuritë tuaj vetëm natën nëpër hënë, se hëna është e juaja e arnauto-turqëve, edhe në flamurin tuaj e keni si symbol atë.
Metoda këto të përgaditura dhe të sinkronizuara deri në atë masë sa që truri i njeriut normal që ka shpirt dhe gjakë të ngrohtë ndër dejtë e tij njerëzor, s’mundët ta marr me mend dhe ta kuptojë që t’i detyroj shqiptarët e Masuricës ta shesin një objek apstrak, gjegjësisht diellin për 100 grosh. Ku mandej hiç më larg se të nesërmen të vijnë të njëjtit njerëz e t’u thonë fshatarëve të Masuricës se më s’keni të drejtë në diell! Që e keni shitur ditën e kaluar me “dëshirë dhe pa kurfarë represioni”. Këtë rrëfim real dhe tronditës e pata dëgjuar sa e sa herë nga pleqtë tanë muhaxhir, porse deri në detale ma patë përshkruar gjatë vitit 1986.Haxhi Demiri nga Tërnoci i Bujanocit.

Reshat AVDIU
Preshevë, Korrik 2011

(Autori është i burgosur politikë, njëherit edhe kryetar i “Shoqatës së Muhaxhirëve të Preshevës”.)