e enjte, 12 janar 2012

A jemi të lirë?!

  Alban Daci 

 “Liri” do të thotë të jetosh sipas vendimeve të marra nga koshenca personale. Ato që jetojnë sipas vendimeve të tyre janë të lirë; ato që – pa e ditur, e pa e dashur, ose duke e ditur dhe duke e bërë me qëllim- jetojnë duke pësuar vendimet e personave të tjerë nuk janë të lirë. Liria totale është thuajse e pamundur në çdo shoqëri, përfshi edhe atë të Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Liria totale mund të jetë e mundur vetëm për atë/ata që vullnetarisht jetojnë totalisht të izoluar me personat e tjerë. Një person që pranon të jetoi me të tjerët, duhet të pranoi edhe vendimet e tjerëve, duhet të limitoi ndonjëherë edhe vendimet e tij për të mos cenuar ose lënduar të tjerët. Nëse në një ishull jetojnë qoftë edhe dy persona të vetëm në mënyrë të vullnetshme do të ketë edhe mosmarrëveshje mes tyre, sepse jo gjithmonë mund të kenë opinione të njëjta, përderisa janë dy burime të ndryshme të menduari dhe për këtë arsye e vetmja mënyrë që ata të jetojnë në paqe është që edhe kur nuk duan të pranojnë opinionet e njëri-tjetrit edhe pse ata mund të jenë në kundërshtime të forta. Por nëse secili – në një alternim të mirë- pranon vendimet e tjetrit, kjo do të thotë se të dy limitojnë lirinë e tyre –vullnetarisht- për të mirën e jetës së tyre të përbashkët. Kjo ndodh në shumicën e familjeve, komuniteteve, të qyteteve dhe shoqërisë. Në shoqëri personat pranojnë t’u binden vendimeve të tjerëve vetëm me kushtin që edhe ata duke respektuar alternimin do t’u binden atyre. Por nëse një person ose disa persona u binden gjithmonë dhe pa asnjë kundërshtim dhe alternim vendimeve të tjerëve, do të thotë se këto të parët janë në një situatë nënshtrimi, e cila pa frikë nëse është e vazhdueshme për një kohë relativisht të gjatë mund të kalojë në një fazë akoma edhe me të vështirë dhe të padurueshme, në atë të rendit skllavo-pronar. Liria absolute e çdo anëtari grupi/komuniteti është e pamundur, edhe në komunitetet më të vogla anarkike. Që nga origjina pjesa më e madhe e njerëzve jetojnë në grupe si familja, tribuna, shoqëria, në kushtet e lirisë parciale, se në ato të lirisë totale. Megjithatë, jetojnë në grada të ndryshme të lirisë parciale. Të jetosh nën qeveritarët e zgjedhur do të thotë më shumë liri se të jetosh nën qeveritarët e pazgjedhur. Në rastin e parë edhe pse nuk është liri absolute, e cila nuk ekziston, mund të themi se të paktën gëzojmë të drejtën të zgjedhim se kush do të na përfaqësojë/qeveris. Në një shoqëri, ku çdo qytetarë mund të propozojë, të diskutojë dhe të votojë çdo ligj, do të thotë se ajo shoqëri është afër të përkryerës dhe quhet demokratike. Ndërsa, në një shoqëri, ku pak qytetarë, qeverisin pa marrë parasysh mendimet dhe të drejtat e shumë qytetarëve të tjerë, do të thotë se ajo shoqëri nuk është aspak demokratike. Në këtë shoqëri , qytetarët që përbëjnë shumicën, jo vetëm nuk gëzojnë të drejta, por janë të shtypur. Në një shoqëri demokratike, minoranca duhet t’i bindet shumicës, dhe shumica jeton sipas vendimeve të saj. Megjithatë, në shoqëri demokratike, minoranca duhet t’i bindet shumicës, por ajo duhet të ketë të gjithë të drejtat e plotë dhe mjetet që në një të ardhme mund të bëhet shumica. Vetëm, në këtë rast mund të themi se minoranca nuk është e shtypur. Një politikë pa politikan – Demokraci e drejtpërdrejtë- lejon një nivel maksimal të lirisë në çdo shoqëri. Megjithatë, ajo nuk është liri absolute, sepse vendimet e shumicës janë të detyrueshme dhe minoranca duhet t’i pranojë. Pra, minoranca nuk është plotësisht e lirë. Megjithatë, nëse minoranca që gjendet në këtë pozicion për rrethana dhe arsye të caktuar dhe mund të bëhet shumicë, atëherë kjo nuk është e shtypur. Një minorancë që nuk mund të bëhet shumicë, sepse rregullat ose ligjet e ndalojnë një gjë të tillë – ose e limitojnë të drejtës e saj- është pikërisht e shtypur. Ajo, nuk është e shtypur, vetëm në rastin, kur ajo mund të shpreh e të publikoi mendimet, opinionet për t’u bërë shumicë. Çdo shoqëri që praktikon Demokracinë e drejtpërdrejt, u lejon minorancave mundësinë për të promovuar opinionet dhe të drejtat. Kjo stimulon debatin publik mbi politikat, rrit sensin e përgjegjësisë të njerëzve dhe do të rriste cilësinë e jetës jo vetëm në atë shoqëri, por në çdo shoqëri të ngjashme. Demokracia e drejtpërdrejt, duke rritur pjesëmarrjen e çdo qytetari në vendimet politike, bën të mundur që njerëzit të kalojnë indiferencën, dhe ndjenjën e dobësisë përballë probleme kolektive.

Nuk ka komente:

Posto një koment

Shënim. Vetëm anëtari i blogut mund të postojë komente.