e diel, 19 shkurt 2012

Aleanca Kuq e Zi mbështetet në vlerat demokratike të SHBA

Aleanca Kuq e Zi ka pretendime politike dhe sociale të cilat janë të gjitha të pranishme dhe shumë të suksesshme edhe në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ku kanë bërë të mundur funksionimin e demokracisë të mbështetur jo vetëm në Liri, por edhe në Barazi. 

 Alban Daci

 Shtetet e Bashkuara të Amerikës janë në shumë pika me të njëjtën linjë me AK. Për shembull janë në të njëjtën linjë me principin e Vetëvendosjes. Nuk duhet ta harrojmë se ky princip është krijuar dhe mbrojtur nga Shtetet e Bashkuar. Fill pas mbarimit të Luftës i Botërore presidenti Ëillson bëri të njohur vizionin e tij për vetëvendosjen e popujve. Sipas këtij parimin Popujt kishin të drejtë të vendosnin për fatin e tyre dhe lirshëm të zgjedhin zhvillimin ekonomik, regjimin politik dhe kulturor. Në të njëjtën pikë me AK janë SHBA në lidhje me luftën kundër korrupsionit. Korrupsioni është parë si një ndër këqijat më të mëdha. Lufta e tij bëhet përmes sistemit të kontrollit dhe ekuilibrave të pushtetit. Pikë tjetër e përbashkët e SHBA-ve me AK është limitimi i mandateve. AK me të drejtë i ka cilësuar politikanët shqiptar si Sulltanët e kohëve moderne. Nuk i ka quajtur thjeshtë diktator, sepse ato nuk kanë krijuar vetëm një model të përjetshëm të politikës me pushtetin, por edhe një model sulltanor qeverisje. Amerika u krijuar si simbol i lirisë. AK dëshiron ta bëj Shqipëri simbolin e Lirisë dhe të demokracisë në Rajon. Amerikanëve u ishte mohuar liria nga mbretërit despotik në vendet europiane nga ku ato ishin larguar. Pra, urrejtja më e madhe që kishin kolonët e Amerikës ishte kundrejt mbretërve të tyre mizor dhe abuzimit që ata bënin me pushtetin. Prandaj, motoja e tyre ishte nuk ka taksa pa përfaqësim. Në Shqipëri kemi pak a shumë të njëjtën situatë që kishte Europa në fazën, kur u krijuan Shtetet e Bashkuar të Amerikës. Shqiptarët sot janë të qeverisur, por të përfaqësuar. Amerika është vendi, ku demokracia nuk u bë vetëm ideal, por edhe u vu në zbatim përmes përmes kushtetutës e cila është ligji themelor i atij vendi. Padyshim një ndër studiuesit më të mirë të shoqërisë amerikane dhe të demokracisë mbetet Tocqueville, cili ishte një ndër mendimtarët më të mëdhenj liberal-demokrat të Tetëqindtës. Ai si Sociolog, historian dhe politolog padyshim shkruan një ndër veprat më të mëdha të titulluar Demokracia në Amerikë. Ideja për të shkruar këtë vepër i lindi gjatë një udhëtimi që ai realizoi në Shtetet e Bashkuara. Megjithatë, veprat e tij lindi edhe nga eksperienca e madhe që ai kishte me impenjimin e tij personal e të drejtpërdrejt në politik. Tocqueville e përshkruar Amerikën si barazia e madhe dhe mobilizimi i rëndësishëm social, si vendi me progres të madh kulturor, si vendi ku besimi mbështetej tek “njeriu i përbashkët”. Të gjithë këto element sipas tij shoqëroheshin me barazi politike dhe me garanci të mëdha për qytetarët, me decentralizimin administrativ, me pavarësinë e pushteteve sidomos me pushtetin e drejtësisë (gjykatësit zgjidheshin nga populli me juri popullore), me liri të shtypit. Tocqueville evidenton se demokracia sociale (ku mbizotëron meritokracia, barazia e oportuniteteve dhe jo ajo e kushteve ekonomike,) duhet patjetër të gjejë mbështetje tek demokracia politike e cila duhet jo vetëm t’i njoh këto liri, por edhe duhet t’i mbrojë. Ai ekuilibri delikat mes barazisë, lirisë dhe demokracisë që në atë kohë konsiderohej thuajse i pamundur, për Tocqueville ekzistonte vetëm tek Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Mjafton të analizojmë vetëm Tocqueville i cili e ka analizuar shoqërinë amerikane dhe demokracinë amerikane në hapat e para të Shteteve të Bashkuara për të kuptuar që edhe pse kanë kaluar dekada të tëra, ne sot nuk mund të krahasohemi as me Shtetet e Bashkuar të Amerikës gjatë periudhës së fundit të dytë të Tetëqindtës. Sot në Shqipëri nuk ka as demokraci sociale e as demokraci politike. Nuk respektohet aspak meritokracia (kusht i rëndësishëm edhe për Integrimin Europian), nuk respektohet barazia e oportuniteteve. Gjithashtu nuk ekziston as demokracia politike, sepse politika dhe pushteti në Shqipërinë kanë një lidhje thuajse hyjnore dhe të përjetshme. Nuk ka alternim figurash, nuk ka garanci për zgjedhje të lira, nuk ka garanci kufizim mandatesh, nuk ekziston kultura e dorëheqjes. Demokracia Amerikane është pasqyra përmes të cilës ne shqiptarët duhet të lexojmë të ardhmen tonë. Demokracia Amerikane dhe ajo e përshkruar nga Tocqueville nuk i referohet vetëm Lirisë, si diçka unike dhe të vetme për të garantuar një qeverisje të mirë mbi qytetarët dhe për qytetarët, por edhe barazisë. Në Shqipëri kemi publicitete për lirinë, por nuk kemi një barazi që është garantë për funksionimin e saj. Shqipëria e sotme është e ndarë në klasa dhe në kasta. Normalisht edhe demokracitë kanë ndarjen në klasa të shoqërisë, por kjo ndarje nuk është e përjetshme dhe trashëguar. Mjafton të marrin rastin e klasës politike shqiptare e cila është një klasë e përjetshme e bazuar në trashëgimi. Në këtë vend thuajse askush tjetër nuk ka të drejtë dhe mundësi të jetë pjesë e kësaj klase. Ajo është një rreth vizion i shoqëruar vetëm me kohezion të brendshëm i cili disa herë është realë dhe shumë herë është fals. Për Tocqueville demokracia nuk vjen nga hiçi. Ajo vjen nga evolucioni historik, social dhe kulturor. Në shumicën e rasteve evolucionet vijnë gradualisht dhe natyrshëm. Ndërsa në disa raste duhet të ketë një shkëndi (një rrymë diturie e intelektuale) që evolucioni demokratik të ndodh. E kam fjalën për Shqipërinë. Në 20 vite tranzicion ky evolucion demokratik nuk ndodhi. Tashmë ai ka shpresa të ndodh, sepse kemi shkëndijën e re, Aleancën Kuq e Zi, e cila është një aleancë intelektuale, një energji e re rinore dhe një vizion i përbashkët i gjithë qytetarëve. Aleanca Kuq e Zi ka pretendime politike dhe sociale të cilat janë të gjitha të pranishme dhe shumë të suksesshme edhe në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ku kanë bërë të mundur funksionimin e demokracisë të mbështetur jo vetëm në Liri, por edhe në Barazi.

Nuk ka komente:

Posto një koment

Shënim. Vetëm anëtari i blogut mund të postojë komente.