e mërkurë, 31 tetor 2012

Dy sfidat serioze me të cilat shqiptarët do të përballen

Alban Daci 

Shqiptarët, në 22 vite tranzicion i kanë provuar të gjitha, të mirat e të këqijat. Megjithatë, mendoj se sfidat më të vështira shqiptarët do i kenë në periudhën 2012-2013. Sfida më e madhe, edhe pse politika e vjetër po për përpiqet ta fsheh dhe ta mohoj, është se Shqipëria po humb sovranitetin e saj. Shqipëria po kërcënohet seriozisht nga interesat e huaja, të cilat nuk janë aspak miqësore dhe kanë gjetur një terren krejt, le të themi, miqësor tek status quo-ja e politikës së vjetër shqiptare. Greqia po bëhet një kërcënim serioz në Shqipërinë e Jugut, shqiptarët e Kosovës e sidomos ato të Veriut nuk po gjejnë paqe. Po ashtu edhe shqiptarët në Maqedoni po përjetojnë momente jo të këndshme. Vizita e fundit e autoriteteve fetare ortodokse të komanduara nga Kisha Ortodokse Greke, prania e nazistëve grekë, të cilët erdhën të festonin çlirimin e Greqisë në Përmet, pikërisht në vendit, ku ushtarët grek gjatë Luftës Ballanike kanë bërë masakra duke vrarë shqiptarët në mënyrë barbare, dëshmojnë faktin, se Greqia nuk ka hequr e nuk ka ndërmend të heq dorë nga pretendimet absurde mbi territorin e Shqipërisë. Po ndiqja misionin “Xhungël” tek New24, se si janë prishur e janë zhdukur në Shqipërinë e Jugut momentet që dëshmojnë rezistencën e shqiptarëve kundër hordhive greke, si dhe monumentet që dëshmojnë masakrat e bëra nga ushtria shoviniste greke. Është e pafalshme për qeverinë shqiptare, e cila e ka detyrim kushtetues mbrojtjen e sovranitet, të lejoi ceremoni të tilla si ajo e Përmetit, ku nuk munguan as tentativa për ta shpallur autonominë e të ashtuquajturit “Vorio Epir”. Kemi më shumë se një shekull që ne si popull mbajnë mbi supe padrejtësitë e mëdha historike, ndarjen mes veti, gjenocidet, sulmet e padrejta e pastrimet etnike. Megjithatë, siç duket ne duhet të vazhdojnë të durojmë sulmet e vazhdueshme pikërisht nga ata që na kanë vrarë, na kanë marrë tokat, të cilët nuk janë të ngopur, por duan të vazhdojnë të na gllabërojnë përsëri derisa ne të mos ekzistojmë më. Në këto 22 vite jemi përfaqësuar dhe drejtuar nga politikanë, të cilët janë misterioz për të kaluarën e tyre dhe në një mënyrë apo tjetër kanë punuar hapur kundër interesave kombëtare. E vetmja forcë politikë që reagoi kundër ceremonisë së realizuar nga nazistët dhe autoritet greke në Përmet, ishte pikërisht Aleanca Kuq e Zi. Atëherë duhet të lind pyetja: Si ka mundësi që asnjë nga subjektet e vjetra politike si dhe nga qeveria nuk pati reagime në lidhje me këtë ngjarje të turpshme? Ka një përgjigje, të gjithë dyshohet se punojnë tradhtisht kundër interesave të vendit. Çështja e Epirit është një histori e trilluar nga politika shoviniste greke, e cila nuk është mjaftuar me masakrën, gjenocidin çam, por pretendon të marrë edhe më shumë. Kjo për faktin se përderisa edhe politika zyrtare shqiptare hesht do të thotë se është dakord me qëllimet shoviniste greke. [Gjatë Mesjetës, termi Epir është përdorur për kohët e lashta, për të përcaktuar viset që shtriheshin nga malet e Vetëtimës (Himarë) në Veri, deri në Gjirin e Artë (Ambrakisë) në Jug. Tunmanin, në veprën “Gjurmime rreth historisë së popujve të Europës Lindore” (Laipcig, 1774), shkruan: “Populli i parë që njeh historia në këtë vend janë ilirët. Një popull i madh, i shumtë në numër dhe i fuqishëm, që, sipas Strabonit dhe Apianit, banonte në detin Adriatik, nga lumi Po (në Italinë e sotme N.D), deri në Gjirin e Ambrakisë e në Veri deri në Danub.” Straboni e shtrin këtë popull drejt Perëndimit, deri në liqenin Booden (Gjermaninë Jugore). Shumica e autorëve pohojnë se ky territor është banuar kryesisht nga shqiptarë. Në një dokument venedikas, të vitit 1210, thuhet se kontinenti përballë ishullit të Korfuzit banohej nga shqiptarët]. E gjithë kjo pjesë është marrë nga libri me titull “Shqiptarët dhe grekët” , faqen 32 të autorit Nuri Dragoj. Po në këtë libër, në faqen 33, autori nënvizon: “Studiuesit grek pranojnë banimin e Epirit nga shqiptarët. Autorët grek, numëronin në Epir 13 fise, që ata i quanin barbarë, domethënë jo greke, të cilat kapnin territoret deri në Gjirin e Ambrakisë, kufi me Akarnaninë.” Gjithashtu, faktin se Epiri ishte i banuar nga shqiptarët e dëshmojnë edhe regjistrimet e popullsisë që bëheshin nga osmanët për pagimin e taksave. Këto janë vetëm disa fakte që dëshmojnë se Epiri është pjesë territori i shqiptarëve dhe i banuar nga shqiptarët. Prandaj, çështja e ngritura nga pala greke nuk janë veçse trillime dhe me natyrë shoviniste. Mos reagimi zyrtar i shtetit shqiptar në mbrojtje të sovranitetit e të interesave kombëtare, mund të krijoi situata të rrezikshme dhe me pasoja. Shqiptarëve u ka shkuar deri aty nuk mban më. Politikat e fundit të palës greke po bëhen të padurueshme dhe të rrezikshme për moralin dhe ekzistencën e çdo shqiptari. Kjo do të thotë, se, nëse strukturat shtetërore nuk plotësojnë detyrat kushtetuese, nuk është e çuditshme që shqiptarët të gjejnë mënyra të tjera për mbrojtur interesat dhe nderin e tyre. Shqiptarët, nuk janë trembur në histori nga asgjë dhe nuk kanë për t’u trembur nga asgjë. Ato nuk mund të lejojnë një grup leshkosh, të quajtur nazistë, që të vijnë e t’u bëjnë karshillek në oborret e shpive. Shqiptarët, nuk mund të lejojnë që të parët e tyre të zhvarrosen dhe në vendin e tyre të futen eshtra të “heronjve” grekë. Shqiptarët nuk mund të durojnë më që besimi i tyre origjinal ortodoks dhe kishat e tyre të pushtohet nga drejtues grek. Është e vërtete, se sot, sllavët në Veri dhe grekët në Jug duke përdorur si mashë politikanët e shitur po tentojnë t’i poshtërojnë shqiptarët dhe të mos i lënë rehat në shtëpitë e tyre shekullore. Historia ka treguar se kush u ka rënë në qafë shqiptarëve i ka gjet belaja. Historia do të dëshmoi përsëri se me shqiptarët dhe me të drejtat e tyre nuk mund të luaj asnjë komb, apo popull tjetër. Sot kemi një brez të ri shqiptarësh, të cilët ndjehen krenar për origjinën e tyre dhe në të njëjtën kohë janë të vendosur dhe sy patrembur, që këtë krenari ta mbrojnë deri në fund e me çdo kusht. Një sfidë tjetër, po aq e rëndësishme, që ka lidhje më të parën, janë zgjedhjet e ardhshme parlamentare, të cilat rrezikojnë të zhvillojnë në një terren të vështirë. Klasa e vjetër politike ka mbi supe përgjegjësi të mëdha, të cilat janë si të natyrës morale, ashtu edhe të natyrës ligjore. Për këtë arsye ata do të përdorin të gjitha metodat dhe mënyrat ligjore, ose jo, për të ruajtur status quo-n. Gjithashtu, duke qenë se këto politikanë të politikës së vjetër përfaqësojnë interesat antikombëtare të të huajve, ato do të kenë sponsorizime në të holla si dhe mbështetje konkrete që të vazhdojnë të qëndrojnë në sistemin e vendimmarrjes si faktor vendimtar. Megjithatë, jam i sigurt se shqiptarët janë të vendosur më shumë se kurrë që këto dy sfida t’i kalojnë me sukses. Shqiptarët do të zgjedhin të jenë vetvetja dhe të kenë në dorë fatin dhe të ardhmen. Askush nuk duhet të guxoi t’u vjedh më votën e lirë shqiptarëve. Askush të mos guxoi që të tjetërsoi vullnetin e lirë të shqiptarëve. Askush të mos tentoi të thyej sovranitetin dhe interesin kombëtar. Kushdo që do të tentoi të ndërmarrë hapa të tilla, do të marrë përgjigjen e merituar nga të gjithë shqiptarët. Shqiptarët janë të gjithë të bashkuar dhe nuk ka më gjë që do i ndaj. Ky 100 vjetor do të jetë për të gjithë shqiptarët simboli i bashkimit dhe i rifitimit të identitetit kombëtar.

Nuk ka komente:

Posto një koment

Shënim. Vetëm anëtari i blogut mund të postojë komente.