e enjte, 1 nëntor 2012

Fjalim i mbajtur nga ing. Ylber Cami në Tryezën e Rrumbullakët të organizuar nga Aleanca Kuq e Zi mbi “Mjedisin”.

Ing. Ylber Cami



Po ju trajtoj disa nga pikat kryesore dhe problematikat ne sektorin pyjor:
Ø Nga studimet e mia te kryera kohet e fundit mbi sektorin  e pyjeve ne Shqiperi kam konkluduar se pyjet jane ne nje situate kritike.

Ø Shqiperia , si vend mesdhetar eshte shume e pasur me pasuri pyjore.Rreth 36 % e territorit te saj perbehet nga pyjet.Megjithate , askush nuk mund te na thote me saktesi se sa siperfaqe zene pyjet ne Shqiperi. Kjo sepse nuk ka nje studim apo nje program te sakt ne kete sektor.

Ø Problem me madhor  ne pyje konsiston me  shkaterrimin e parqeve Kombetare, te cilet vetem sit e tille nuk mund te quhen me.  Masakra e shkaterrimit te pyjeve eshte ulur kembekryq ne te gjitha zonat qe kane statusin e parku kombetar.
       Ja disa pika  kryesore qe konstatojne gjendjen katastrofale te pyjeve ne Shqiperi:

  1. Demtimi dhe degradimi masiv i pyjeve
  2. Shfrytezim i paqendrueshem i pyjeve
  3. Pakesimi i biodiversitetit
  4. Mungesë e inventarit të plotë mbi fondin pyjor
  5. Mbledhja e gjobave inefektive
  6. Organizimi institucional aktual mbart konflikt interesash
  7. Ritme të ngadalta në krijimin e pyjeve komunale dhe private
  8. Ndergjegjesim i ulet per mbrojtjen e pyjeve
  9. Personeli vendor nuk ka kualifikimin e nevojshem
  10. Mungesa ne logjistiken e Policise Pyjore dhe ne strukturat per mbrojtjen nga zjarri



Problematika pyjore

Ø Siperfaja me bimesi pyjore dhe kullotat mbulojne gati gjysmen e territorit te vendit  (36%   pyje). Perllogariten rreth 300.000 ha pyje te shkaterruar keto 50 vitet e fundit dhe rreth 90.000 ha pyje te djegur vetem gjate vitit 2007.

Ø Prerjet e paligjshme ne pyje jane mjaft prezente (perllogariten te jene mbi 200 mije m3) dhe asnjehere nuk ka ka pasur  vullnet per ta paraqitur realisht kete plage. Humbja e siperfaqes pyjore po shoqerohet me fenomene te tjera rrjedhes si:
-  ngritja e temperatures se ajrit,
-  erozioni dhe gerryerjet e tokes,
- humbja e habitateve per faunen e eger, etj.

Ø Ne Shqiperi vazhdohet te pritet me teper material drusor se sa mundesia reale e shfrytezimit ne pyjet tane. Sektori pyjor vazhdon te jete informal, kur rreth70% e materialeve drusore te prere, tregtohet ilegalisht. Shqiperia humbet cdo vit miliona meter kub toke nga erozioni, shkaterrohen rruge, permbyten fusha e qendra banimi, digjen me mijera hektare pyje dhe kullota",

Ø Numri i zjarreve dhe siperfaqeve të djegura ne pyjet shqiptare gjate ketij viti ka qene dhjete here me i madh ne krahasim me dy vjet me pare. Bilancet tregojne se te gjitha rrethet e territorit te vendit kane pesuar zjarre dhe demtime te siperfaqeve pyjore qe ndodhen ne to.

Shkaqet

Ø Tre jane shkaqet kryesore te renieve te zjarreve ne siperfaqet pyjore.
1.     Se pari shkaqet e qellimshme.
2.     Shkaku i dyte eshte i lidhur me neglizhenca.
3.     Ndersa kategoria e trete e ketyre shkaqeve eshte e lidhur me shkaqet aksidentale.

Ø Por ne Shqiperi 70% e rasteve jane shkaqe te qellimeshme te venjes se zjarrit dhe jane pikerisht vete institucionet perkatese sic jane DSHP-te.Dhe duke qene se keto siperfaqe jane shfrytezuar ne menyre te pa ligjeshme dhe pa kriter.Djegja e ketyre siperfaqeve kryhet ne menyre qe te fshehin krimin qe kane bere ndaj natyres dhe te thone se ja u djegen pyjet.
Ø Perpara nje viti une kam bashkepunuar me specialist te huaj Gjerman ne realizimin e nje projekti qe kishte te bente me Sekuestrimin e Karbonit.Dhe gjate punimeve te projektit e pyes nje Inxhninieri Pyjor ne Gjermani sa % te punes e ben ne terren dhe sa ne zyre? Dhe ai u pergjigj se 50% te punes  e  realizojne ne zyre dhe 50% ne terren kur ai me beri mua te njejten pyetje u stepa sepse ishte per te ardhur keq dhe i thashe ketu ne Shqiperi Inxhinieri i Pyjeve 100% te punes e ben ne zyre ndersa terrenin nuk e njeh fare.
Ø Sektori pyjor eshte katastrofe por kjo vjen si pasoje e  nje keq qeverisje te pyjeve dhe nje keq menaxhimi. 

Ø Mendoj që administrata shtetërore ka stimuluar degradimin e pyjeve dhe ambientit edhe nëpërmjet politikave të gabuara të kuadrit dhe keqpërdorimit të kapaciteteve njerëzore të fushës së pyjeve dhe mjedisit. Gjithnjë na ka shqetësuar fakti, se në krye të Drejtorive të Shërbimit Pyjor në qarqe e prefektura janë emëruar dhe vazhdojnë të punojnëne rolin e inxhiniereve pyjor persona si: veterinerë, mësues të ciklit të ulët, elektriciste, inxhiniere minierash, , militante partish. Njerezit e kualifikuar, idealiste dhe qe jane te perkushtuar ne pune nuk mund te punojne ne sektoret qe u takojne, sepse nuk behen dot pale e pazareve dhe kontrabandes ilegale qe ka kapur per fyti te gjithe sektorin e pyjeve ne Shqiperi.  

Aleanca Kuq e Zi propozon

Ø Ne kushtet aktuale, ne te cilat ndoshen pyjet shqiptare i duhet dhene fund shfytezimit te tyre ne menyre te paligjshme.

Kjo arrihet:


Ø Duke krijuar nje kuader ligjor te standarteve europiane per mbojtjen dhe menaxhimin e pyjeve;
Ø Duke krijuar nje grup ad hoc me specialistet me te mire, te cilet  te planifikojne strategjite afatmesme dhe afatgjate te shfrytezimit me kriter te pyjeve pa i shkaterruar ato sic ka ndodh ne vitet  fundit, por duke I mbrojtur dhe duke rritur akoma edhe me shume siperfaqen e tyre;
Ø Duke krijuar nje statistike reale dhe te detajuar  te nje inventarizimi te plote i pyjeve te Shqiperise . Kjo do te bente te mundur te analizohej situate aktuale dhe problematikat qe ajo ka si dhe te per te studiuar nga afer politikat e reja te do ta ndihmonin te dilte nga kjo situate kolapsi ku ndodhet;
Ø Duke krijuar sanksionime adiministrative ne rastete  e kundravatjtjeve dhe trafikimit illegal te lendes drusore. Sanksionet te jene nga me gjobe dhe deri ne me burg per te gjitha subjeket apo indivitet qe shfrytezojne pa kriter pyjet. Kjo do te ndalonte prerjet abusive si dhe do te krijohet mundesia per te pasur nje fond autonom I cili mund te perdoret per investimet e reja ne kete sektor.

-Te krijohet Ministria Kuq e Zi e Pyjeve. Sot Shqiperia eshte nje vend me pyje po pa lende drusore. Siperfaqe pafund me pyje jane prere dhe jane djekur. Efeket e ketij shkaterrimi do te jene afatmesem dhe afatagjate duke hapur nje zinxhir me problem dhe me pasoja katastrofale per mjedisin dhe natyren shqiptare. Per kete arsye, per faktin se pyjet konsiderohen mushkeria e nje vendi, ne qeverine e pare Kuq e Zi duhet te krijohet edhe Ministria e Pyjeve, e cila duhet te marr menjehere nenkontroll situaten. Kjo minsitri eshte shume e nevojshme dhe shume e domosodoshme duke u nisur edhe nga fakti, se sic thame me siper 36% e territorit shqiptaret eshte e mbuluar me pyje.

-Ministria e Pyjeve duhet te specializoi  dhe te mirorganizoi struktura e policise pyjore, te cilat duhet te jene nen juridiksionin e saj.  Kjo do te rriste efikasitetin ne hetimin, zbulimin, e veprimeve te paligjshme ndaj pyjeve, duke i mbrojtur me mire ato nga shfrytezim abuzim dhe pa kriter.

-Ministria e Pyjeve duhet te modernizoi sipas standarteve te kerkuar  Policine Pyjore dhe nen strukturat qe varen drejteperdrejte nga ajo.


-Ministria e Pyjeve duhet te krijoi nje department te vecante qe do te merret me politikat sensibilizuese dhe ndergjegjesuese per te gjithe qytetaret. Nje rol te rendesishem mund te luajne mediat e shkruara dhe vizive si dhe workshope-et e organizuar nga specialistet ne te gjitha nivelet e arsimit te shtrire edhe ne rrethe.

Sic thote populli: Pylli i dhuron bishtin se pates dhe pastaj ajo e pret te terin ate! Ne duhet t’i dhurojme popullit besim dhe ai  te na dhuroi sigurine dhe  mbrojtjen e pyjeve.

Nuk ka komente:

Posto një koment

Shënim. Vetëm anëtari i blogut mund të postojë komente.