e enjte, 29 mars 2012

Demokracia në Histori


Dott. mag Alban Daci

Demokracia, nga këndvështrimi politik, është regjimi më i dëshiruar. Disa janë të mendimit se demokracia duhet të adoptohet nga të gjitha shtetet për të ndjekur “paqen e përhershme” të teorizuar nga Kant[1], një paqe që varet në mënyrë thelbësore nga forma demokratike e shteteve, që përjashton zgjedhjen e luftë dhe tenton të reagoi me një fuqi jo luftarake: “diplomacinë”.
Në realitet ky vizion është shumë i kritikuar nga realistët, të cilët janë të mendimit se shteti, edhe pse mund të jetë demokratik, nuk duhet të reagoi si i tillë –pra në mënyrë demokratike- për shkak të “gjendjes të natyrës”[2]. Në përgjithësi realistët mohojnë çdo raport mes natyrës së brendshme të ushtrimit të pushtetit në shtet dhe tendencës së tij për të pasur marrëdhënie paqësore me shtetet e tjera.
 Realistët i bazojnë kritikat e tyre mbi sjelljen e shteteve në sistemin ndërkombëtar si për shembull kriza e Falkland. Sigurisht sjellja në vazhdim e Shteteve të Bashkuara dhe Anglisë nuk mund të konsiderohet demokratike, përkundrazi ai është një veprim tipik despotik. Një konsideratë tjetër që duhet të bëhet është: nuk ka pasur kurrë një konflikt mes dy ose më shumë vendeve demokratike. Të gjithë konfliktet ka ndodhur mes regjimeve demokratike dhe jo demokratike ose ekskluzivisht mes regjimeve jo demokratike.
Duhet të nënvizojmë faktin se demokratizimi i sistemit ndërkombëtar është një proces i pandalshëm. Ky proces sipas Huntington[3] është i ndarë në valë. Vala e parë[4] (1828-1926) e konsideruar si më e gjata është përshkruar në Europë dhe në Shtetet e Bashkuara dhe është bazuar mbi lirimin e brendshëm që sillte në të njëjtë kohë edhe lirimin e shkëmbimeve mes shteteve dhe popujve.
Vala e dytë[5] fillon teorikisht në vitin 1922 dhe ka pasur një efekt të ndryshëm nga e para: vendet e mbetura jo demokratike kanë ndjekur eksperiencën e vendeve demokratike për shkak të ashtuquajturit “infektimi demokratik”. Ndërsa Azia, Afrika dhe Amerika Latine, si pasojë e kolonializmit europian, gjatë fazës së dytë, kanë importuar modelin demokratik të vendeve europiane.
Vala e tretë fillon me fundin e regjimit të Frankos në Spanjë dhe të transformimit demokratik të Portugalisë. Rënia e Bashkimit Sovjetik si pol i dytë dhe si rival ideologjik e ushtarak, ka lehtësuar propagandimin e demokracisë përmes efektit alone[6]Rritja ekonomike si asnjëherë më parë e realizuar falë modelit liberal, ka favorizuar penetrimin e kapitaleve në kontestet jo demokratike. Ajo ka sjellë edhe një proces liberalizimi politiko-ekonomik në shtetet jo demokratike. Nga moment e mbrapa demokracia nuk ishte një fenomen që përhapej vetëm për motive ekonomike por edhe ideologjike.
Në fakt demokratizimi është nxitur gjithmonë nga Perëndimi për të kundërshtuar totalitarizmin komunist. Rënia e Bashkimit Sovjetik ka implikuar përshpejtimin e penetrimit të demokracisë veçanërisht në ish shtetet satelite të Bashkimit Sovjetik. Duhet të theksojmë se pjesë e këtij transformimi u bë edhe Shqipëria me rënien e regjimit komunist. Idetë liberal-demokratike u bënë promovuese për proceset e rëndësishme politike dhe ekonomike. Për ish vendet satelite të Bashkimi Sovjetik, demokratizimi është përdorur edhe si formë publicitare për të siguruar ndihma ekonomike dhe politike nga vendet perëndimore. Kjo ishte e vetmja mënyrë që këto vende të kalonin boshllëkun e madh politik dhe ideologjik të trashëguar nga rënia e Murit të Berlinit si dhe krizën e ekonomike të shkaktuar modeli ekonomik i dështuar.
Një rindërtim tjetër interesant është i Doyle[7] ku flitet për flukset (valët) ose riflukset. Në mënyrë principate ka të bëj me lidhjen mes suksesit të demokratizimit dhe politikës ndërkombëtare përderisa ardhja e demokracive të reja koencidon me fundin e një efekti të rëndë global. Kjo ka ndodhur për shkak të fitoreve të shteteve demokratike në Luftën I Botërore[8] dhe pastaj pas mbarimit të Luftës së Ftohtë me rënien e grupit sovjetik[9]. Doyle në kundërshtim me Huntington nënvizon dhe një proces të kthyer mbrapa në disa shtete, që kanë kaluar nga liberal në diktatorial.
Pasi mbaron fluksi demokratik, fillon vetëm pak vite më vonë, faza e riflukseve që sjell kalimin e 10 shteteve nga liberal në diktatorial[10]. Ndërsa Lufta II Botërore krijon një fluks demokratizimi, me falimentimin e shteteve fashisteve si Italia, Gjermania, Austria dhe Japonia, pra shtete që kishin humbur ushtarakisht konfliktin botëror dhe që u janë përfshirë ndryshimeve të brendshme me reformave demokratike. Ky fluks i demokratikeve është përfunduar me ose pranimin e parë të demokracisë.
Doyle e përcakton periudhën që vazhdon pas përfundimit të luftës si periudha e riflukseve të mëdha, sepse regresi i disa shteteve në mos demokracinë kishte arritur majën më të lartë mes viteve gjashtëdhjetë dhe shtatëdhjetë[11]. Pra, demokratizimi nuk ka pasur suksese të stabilizuara në të gjitha shtetet, përkundrazi është dëshmuar i brishtë në shumë konteste. Modalitetet e adoptimit të modelit demokratik në një kontest të brendshëm të shteteve kanë bërë të mundur arritjen e një statusi global të homogjenizuar[12].
Lindja e “shpejtë” e disa demokracive ka krijuar një kategori të “demokracive difektoze”, ku demokracia është puro elektorale, por kërkesat e demokracisë[13] nuk kanë hapësirë. Fareed Zakaria[14] ka shkruar: “demokracia është i vetmi burim i legjitimitetit politik; dhe diktatorët si Husni Mubarak në Egjipt dhe Robert Mugabe në Zimbabve shpenzojnë para për të organizuar zgjedhje kombëtare që pastaj, pa dyshim fitojnë pa asnjë dyshim”.



[1] “Paqja e përhershme” e Kant, 1795 dhe me interpretimet e Bobbio 1999 “Atë që kishte dashur të afirmonte Kant [...] është se shtetet demokratike, ose homogjen për nga forma e qeverisjes, përdorin më me vështirësi luftën si mjet mes raporteve të tyre se sa shtetet despotike ose jo homogjen.
[2] Përcaktim i cilësive fillestare të njeriut për të justifikuar një koncept gjendjeje: ky është përcaktimi hobbesian (dhe jo vetëm). Ai pra (gjendja e natyrës) nuk është vetëm një kusht historik por një hipotezë e nevojshme që ka për qëllim të njoh problemin qendror që është origjina e fuqisë politike në raport pavarësinë natyrale të njeriut. 
[3] Valët e demokratizimit sipas Huntington në artikullin e Filippo Andreatta “Demokracia dhe politika ndërkombëtare: paqe e ndarë dhe demokratizimi i sistemit ndërkombëtar”; Revista Italiane e Shkencave Politike.
[4] Sipas Huntington industrializimi dhe urbanizimi e kanë shtyrë shoqërinë në mobilizimin politik. Një element tjetër i rëndësishëm është krijimi i klasës borgjeze  sidomos në Europë në krye të ndarjeve klasore sociale: klasa e mesme, klasa punëtore.
[5] Kjo valë fillon të jetë realisht efektive me mbarimin e Luftës Botërore dhe me fitimin e aleatëve.
[6] Efekti alone dhe përhapja e fenomeni të caktuar (në këtë rast demokratizimi në një zonë të caktuar gjeografike.
[7] Doyle (1983) përcakton në mënyrë të saktë momentet kritike në histori ku janë verifikuar flukset dhe riflukset sipas Huntington. Revista Italiane e Shkencave Politike 2/2005. fq. 223-224. 
[8] Vetëm pak vite para se të se Bota të përfshihej në Luftën I Botërore ishin rreth 16 demokraci (Zvicera, Shtetet e Bashkuara, Britania e Madhe, Holanda, Danimarka, Suedia, Kanadaja, Argjentina, Franca, Australia, Norvegjia, Zelanda e Re, Kili, Greqia, Italia dhe Kolumbia). Procesi i demokratizimit në këto 16 shtete ka nisur nga viti 1832 dhe përfundon rreth vitit 1910.
[9] Një numër i konsiderueshëm i shteteve zgjedhin regjimin politik që është demonstruar më efikas mes shteteve (Waltz 1979). Për shembull, fundi i Luftës së Ftohtë dhe fundi i bllokut komunist kanë kontribuar në mënyrë vendimtare në Valën e Tretë të demokratizimit. Thuajse 20 shtete të ish Bashkimit Sovjetik janë përfshirë në reforma të brendshme demokratike.
[10] Riflukset demokratike godasin Kilin në vitin 1924, pastaj Italinë, Gjermaninë, Austrinë, Poloninë, Letonin, Estonin, Çekosllovakinë dhe Argjentinën.
[11] Kili, Libani, Uruguai, Kolumbia, Brazili, Filipinet, Ekuador, Peru, India, Siri Lanka, Salvadori, Turqia, Bolivia, Nigeria, Koreja e Jugut janë të gjithë shtete që kanë humbur statusin demokratik që kishin arritur në valën e riflukseve.
[12] Konkludimi është thuajse identik me atë të S. Panebianco (1997) i cili afirmon se  procesi i demokratizimit nuk është as universal dhe as i pakthyeshëm. Artikull i F. Andreatta Revista Italiane e Shkencave Politike, 2/2005. Fq. 226
[13] Kriteret e demokracisë sipas Diamond 1999: a) të drejtat civile e politike njihen dhe mbrohen; b) respekti i principit Rule of The Law; c) magjistratura dhe autoriteti administrim janë të pavarura; d) një shoqëri pluraliste dhe aktive dhe prania e mjeteve të komunikimit të mos vendosura nën kontrollin shtetëror/ose qeverisës; e) civilët ushtrojnë kontroll mbi ushtarakët.
[14] Gazetarët amerikan me origjinë indiane, studiues i politikës ndërkombëtare pranë Këshillit të Marrëdhënieve me Jashtë si dhe ish drejtor i Foreign Affairs Magazine. Në librin e tij “Demokracia pa liri” kritikon instrumentalizmin e demokracisë nga ana e disa sistemeve autoritare de facto si burim të legjitimitetit politik, duke u bazuar mbi një kriter të demokracisë që do të jenë zgjedhjet kombëtare.  

Aleanca Kuq e Zi është parti shqiptare

Alban Daci 

Të dashur qytetarë çudirat në vendin tonë nuk kanë të sosur. Është bërë e modës tashmë që çdo gjë e re që dëshiron të revolucionojë të vjetrën drejt kahut të reformimit e progresit, të sulmohet e të denigrohet ashpërsisht dhe pa të drejtë. Pra, hajde ta sulmojnë duke shpifur e paragjykuar. Kjo kategori personash që tashmë janë në shërbim të pushtetit, nuk e kanë aspak problem të hedhin baltë mbi çdo fenomen dhe aksion (demokratik) që mendon se pushtetit aktual i ka ardhur fundi. Lexova krejt rastësisht tek një e përditshme shqiptare, një shkrim sa bosh po aq edhe absurd në të njëjtën kohë me titull: Aleanca Kuq e Zi është një parti turke. Së pari titulli i këtij shkrimi dukej qartë që nuk gjente qasje dhe prova konkrete me përmbajtjen e tij. Pra, dukej qartë se titulli ishte i rekomanduar nga persona që për hir të pushtet personal përpiqen të hedhin baltë dhe të paragjykojnë Aleancën Kuq e Zi. Nuk e di si Aleanca Kuq e Zi na qenka një parti turke? Nuk e kuptojmë se ku këto “mendje” të ndritura i gjejnë këto konkluzione? Por, siç duket e rëndësishme është të hedhin baltë dhe nuk kanë rëndësi argumentet. Nuk do të arrijnë ta bëjnë një gjë të tillë me Aleancën Kuq e Zi. Aleanca Kuq e Zi është parti shqiptare, e dalë nga shqiptarët dhe që përfaqëson interesat e shqiptarëve si brenda ashtu edhe jashtë. Personin që e ka bërë këtë i shkrim i them, se unë si shumë të tjerë, jam një ndër personat që bën pjesë tek Aleanca Kuq e Zi dhe që beson tek misioni që ajo ka. Unë, nuk di të kem mbajtur ndonjëherë flamurin turk. Përkundrazi, gjatë gjithë kohës që kam jetuar jashtë vendit për të kryer studimet, kam mbajtur gjithmonë në xhaketë flamurin tonë kombëtar. Të tillë janë të gjithë personalitet dhe aktivistët që bëjnë pjesë tek Aleanca Kuq e Zi. Nuk kemi pse të jemi turq, ne jemi shqiptar dhe kemi plot arsye pse me u ndje krenar si të tillë. Ne jemi një ndër popujt më të vjetër të Ballkanit dhe Europës, kemi një ndër kulturat më të pasura dhe të vjetra të Kontinentit, kemi gjuhën tonë të bukur shqiptare e cila është ndër më të moçmet dhe e vetmja në familjen e gjuhëve indo-europiane. Ne kemi trashëgiminë tonë si popull që i përket Botës Perëndimore dhe që gjithmonë ka inspiruar dhe ka luftuar për të qenë i lirë, i pavarur dhe demokratik. Për të vërtetuar se Aleanca Kuq e Zi është parti shqiptare, mjafton fakti, se për herë të parë çështja e Bashkimit të Shqiptarëve futet si objektiv strategjik në programin politik të një parti. Këtë gjë e ka bërë deri tani vetëm Aleanca Kuq e Zi. Nuk ka ndodhur kurrë në këto 20 vite që partitë ekzistuese dhe abuzuese ndaj qytetarëve të përfshinin çështjen e Bashkimit Kombëtar në programet e tyre politike. Përkundrazi, këto parti duke u servilosur dhe duke u shërbyer interesave antishqiptare janë përpjekur që këtë çështjen historike të Bashkimit Kombëtar, mundësisht ta censurojnë dhe ta fshijnë nga qarkulli i ideve iluministe dhe akademike. Aleanca Kuq e Zi beson se shqiptarët duhet të bashkohen në diçka më të madhe se sa vetë Shqipëria. E drejta për bashkimit përmes vetëvendosjes është e garantuar edhe nga e Drejta Ndërkombëtare në fuqi. Çdo popull ka të drejtë të vendos për fatin e tij. Aleanca Kuq e Zi beson dhe dëshiron integrimin e shqiptarëve në Bashkimin Europian. Bashkimi Europian është përgjigja më e mirë e globalizimit. Aleanca Kuq e Zi është beson se Shqipëria është një aleate besnike dhe e përkushtuar në NATO, e cila është një aleancë e mbështetur tek vlerat e paqes, demokracisë dhe lirisë së popujve. Për Aleancën Kuq e Zi, Shtetet e Bashkuar dhe Bashkimi Europian janë partnerët kryesor strategjik. Gjithashtu, Aleanca Kuq e Zi duke i shërbyer paqes kërkon të ketë marrëdhënie të fqinjësisë së mirë me fqinjët, por duke u respektuar në të njëjtën kohë principi i reciprocitet, si e vetmja mënyrë për të garantuar marrëdhënie miqësore në nivel bilateral dhe multilateral në Rajon. Aleanca Kuq e Zi është për mbrojtjen dhe respektimin e minoriteteve sipas të Drejtës Ndërkombëtare në fuqi. Aleanca Kuq e Zi nuk mendon se në proceset ku jemi sot, shkëmbimi i territoreve është metodë për të zgjidhur mosmarrëveshjet ndërkombëtare. Aleanca Kuq e Zi beson dhe respekton zgjidhjen e mosmarrëveshjeve mes shteteve sipas normave të kodifikuar në Kartën e Kombeve të Bashkuara dhe në të Drejtën Ndërkombëtare.

e premte, 16 mars 2012

Ofenziva e Thaçit dhe lugina e ujqërve

Dy kryeministrat e dy republikave shqiptare deri dje e shihnin bashkimin e shqiptarëve si të mundshëm vetëm përmes procesit integrues në BE. Ndërkaq që nga 15 marsi “skifteri nga Prishtina” si më i shkathtë që pretendon se është, paralajmëron Brukselin se nëse ia lyp nevoja dinë të luaj edhe në terrenin e Vetëvendosjes.

Sadri RAMABAJA

Opinionit publik të enjtën që lam pas, nga salla e “tempullit të demokracisë”, siç cilësohet Kuvendi në botën demokratike, iu servua në mënyrë krejt pompoze  skenari përmes të cilit Thaçi pretendon ta stopoj rrokullisjen e tatëpjetës së tij politike. Kësaj i parapriu një takim me një lagje politikanësh tashmë të njohur për opinionin si pjesë e kuartirit të “luginës së ujqëve”.  Darkat paraprake, që kadareja do t` i quante “të gabuara” po pregadisnin terrenin për një ofensivë të re politike të kryeministrit tonë, si pjesë e një skenari më të gjerë politik.
Bashkëautor të këtij skenari, e qartë, janë edhe qarqe të veçanta ndërkombëtare, pjesë apo përfaqësues të korporatave multinacionale, se sa përfaqësues të farë strategjie politike. Emrues i përbashkët i interesit reciprok duket se është mbetja në pushtet, qoftë edhe për një periudhë afatshkurtër (3-4 vjetët e ardhshme), e kësaj nomenklature politikanësh që tashmë janë dëshmuar si inferior e të dëgjueshëm deri në servilosje.
Skenari parakupton rishfaqjen e Thaçit si përfaqësues më tipik i radikalizmit të karikuar shqiptar, që do të bëhej i besueshëm tek një pjesë e rinisë shqiptare, vetëm nëse Brukseli ushtron presion të mjaftueshëm ndaj Beogradit për çështjen e zgjedhjeve serbe edhe brenda territorit të Republikës sonë.  Por ky skenar nuk mjaftohet vetëm me kaq, meqë Brukseli tashmë ka “koketuar” me “antievropianët”, duke i rehabilituar në masën sa t` i shqetësoj ujqit se mund të mbesin pa luginën e tyre të preferuar.
Pse mos t` i lejohet një gjuhë prej radikali të karikuar Thaçit në këtë pranverë fushatash, kur i lejohet ta zëmë Sarkozysë të huazoj fjalorin e Lë Penit, vetëm e vetëm që të zhvas vota nga terreni i nacionalizmit institucional dhe radikal frëng, duke paralajmëruar edhe daljen e Francës nga zona e Shengenit. E çfarë i mbetet Thaçit të huazoj nga e djathta e munguar shqiptare përveç bombolave të nacionalpatriotizmit pa mbulesë të pleqve të Ballit a atyre të vetëquajturve NDSH-ista që koketonin me shërbimet serbe deri dje, ndërkaq sot janë eksportuesit më të mëdhenjë të produkteve serbe, duke ngulfatur dhe bërë inegzistent tregun nacional shqiptar? !   Ai duke bërë një salltomortale prej 180 shkallësh, kapërcen ylberin dhe për një qast  ia kalon, pse  jo,  edhe Lë Penit!
Politikanët e paparashikueshëm të Ballkanit jo rrallë kanë kapërcyer kur ua ka lypur interesi i ngushtë edhe ylberin dhe na janë shndërruar  nga politikan modern, në promotor luftrash, duke u prezantuar para dreke si luftënxitës e pas dreke si farktor për ruajtje e paqes dhe sigurisë në rajon.
Dy kryeministrat e dy republikave shqiptare deri dje e shihnin bashkimin e shqiptarëve si të mundshëm vetëm nëse ai do të vinte përmes procesit integrues në BE, por gjithsesi duke mbetur tutje si dy republika. Ndërkaq që nga 15 marsi, Thaçi, si më i shkathtë që pretendon se është, paralajmëron Brukselin se, nëse ia lyp nevoja, dinë të luaj edhe në terrenin e Vetëvendosjes.

Kriza financiare e shoqëruar me krizën ekonomike, ka shërbyer për një lagje ujqërissh, si acari i këtij dimri të stërzgjatur, duke i bërë ata “më trima”, pasi janë  paisur me sasinë e duhur të adrenalinës  që u mundëson “aderimin” deri në paralarjet e qyteteve. Ndërkaq lugina e mjegulluar, alias Fusha e Mëllenjave, siç quhet ajo nga një lagje ujqërish të emancipuar, mbetet pre e përbashkët me ujqit vendor të tipit të Thaçit me kompani në njërën anë dhe Isa Mustafës e Blerim Shalës me minikompanitë e tyre,  duke e trajtuar tutje si terrenin më i përshtatshëm dhe më të sigurt për veprim. 
Nuk përjashtohet as mundësia e përsëritjes në një varianti të 25 korrikut, duke i mundësuar kësaj radhe qeverisë sonë stacionimin e një togu forcash të njësisë speciale në veri, si hap i parë për të imponuar një realitet të ri politik.  Pas këtij realiteti të ri, duket se i hapet rruga variantit të “butë” të këtij skenari, që nënkupton fillimin e bisedimeve me serbët e veriut për një status special, që në fakt parashihet edhe në vet planin e Ahtisarit. 
Siç paralajmërohet edhe nga ana e ndërmjetësuesit Kuper, bisedimet mbesin si pjesë e skenarit, por duke ngritur nivelin e tyre, meqë fjala do të jetë për “vendime historike” mes dy popujve.  Dhe meqë këto bisedime duhet të jenë  në përputhje të plotë me këtë skenar,  që tashti janë pregaditur fjalimet për zonjën eshton dhe përfaqësues tjerë të lartëe tëe Brukselit, Berlinit, Parisit etj. Përmes të cilëve sërish tadiqi dhe Thaçi do të vlerësohen si  lidership i fortë,  që janë në gjendje të marrin vendime historike.
Ky skenar në një masë do ta rehabilitonte  Thaçin në sy të opinionit shqiptar, ndërkaq do ta bënte edhe më të përdorshëm nga ana e përfaqësuesve të neoliberalizmit në terrenin e ekonomisë ende të pazhvatur, të përfaqësuar këtu nga “ambasadorët” e Shkollës së Çikagos dhe asaj të Vjenës.

e shtunë, 10 mars 2012

Aleanca Kuq e Zi është me Shqipërinë

Për Aleancën Kuq e Zi çështja e integrimit është parësore. Megjithatë integrimi duhet të behët mbi principin e meritokracisë, dinjitetit kombëtar dhe respektimit reciprok. Ne nuk mund të bëjmë kompromis për çështjet vitale të kombit vetëm për aktin e anëtarësimit. Ne do të integrohemi në Europë si një vlerë e shtuar dhe jo si një vlerë e konsumuar. Ne do e çojmë Shqipërinë në Europë se jemi autokton dhe të lashtë po sa vetë Europa. 
 Alban Daci
Lexova një artikull të një analisti të njohur, i cili ndër të tjera thoshte se Aleanca Kuq e Zi do të bëj luftë të ashpër kundër kryeministrit aktual. Aleanca Kuq e Zi ka ardhur krejt natyrshëm ne terrenin politik e social të Shqipërisë. Ajo erdhi pas një politike të dështuar 20 vjeçare. Aleanca Kuq e Zi erdhi si një alternative krejt e re dhe e dobishme për vendin dhe qytetarët. Për këtë arsye Aleanca Kuq e Zi nuk ka ardhur për të bërë “luftë” kundër një lideri të vetëm, por për të ndryshuar elitën aktuale politike si dhe për të shëruar vendin nga virozat 20 vjeçare.
Aleanca Kuq e Zi ka ardhur për të sjellë shtetin ligjor, respektimin e ligjit. Aleanca Kuq e Zi në bashkëpunim më botën intelektuale të sistemit të drejtësisë, në bashkëpunim me juristët e ndershëm do të bëj të mundur reformën e drejtësisë, duke e kthyer drejtësinë në shërbim të qytetarëve dhe për qytetarët. Aleanca Kuq e Zi do të bëj të mundur që ligji të jetë i barabartë për të gjithë dhe para ligjit të jenë të gjithë të barabartë. Aleanca Kuq e Zi ka vullnetin, kapacitetin si dhe besimin e qytetarëve për të reformuar sistemin gjyqësor.
Në këto 20 vite në Shqipëri ka ndodhur ajo që quhet demokraci mafioze. Demokracitë mafioze janë të përfaqësuara nga ato regjime, në kuadrin e institucioneve demokratike tradicionale (vullnetin e popullit, pranimin e vendimeve nga shumica dhe respektimin e minorancave), arrijnë ta ushtrojnë pushtetin dhe ta ruajnë përmes favorizimit të partive politike. Me terma të tjerë demokracitë mafioze janë të lidhura me regjimin e teserave të anëtarësimit të partive, me favoret politike, me militancën politike si dhe me forcën e partive për të kontrolluar gjithçka që ndodh në vend. Ndryshimi mes demokracive mafioze dhe regjimeve totalitare konsiston se në rastin e parë gjithçka duket si demokratike në aparencë por në funksionim është totalitare, kurse në rastin e dytë gjithçka duket totalitare dhe ashtu është po edhe në praktikë.
Si në shumë vende ish komuniste duke përfshirë edhe Shqipërinë, pas viteve ’90 nuk u instalua demokracia e shumëpritur  e stilit perëndimor, por u instalua pikërisht ajo që ndryshe quhet demokraci mafioze. Pra, le të themi, troç e qartë një pseudodemokraci e krijuar dhe e përdorur nga një grup mafiozësh, të cilët kanë qëllim të vetëm pushtetin, paranë dhe prestigjin. Perëndimi njeh si regjim demokratik atë regjim, ku të gjithë ose thuajse të gjithë qytetarët thirren të marrin pjesë në zgjedhje për të zgjedhur përmes konsultimeve elektorale përfaqësuesit e tyre që gëzojnë të drejtën e vendimmarrjes. Megjithatë gjithmonë lind pyetja nëse zgjedhjet janë transparente dhe të ndershme apo janë të tipi sovjetik. Ne shqiptarët në 20 vite tranzicion nuk arritëm kurrë të kishim zgjedhje të lira dhe të ndershme. Vota e qytetarit nuk shkojë kurrë tek preferenca e tij. Ajo u përdor dhe u manipulua sipas interesave të klasës politike. Aleanca Kuq e Zi do e shërojë Shqipërinë nga manipulim i turpshëm i votës. Kriteri kryesorë i një demokracie janë zgjedhjet e lira, të ndershme dhe transparente.
Pas viteve ’90 Shqipëria kaloi nga një regjim totalitar në një demokraci mafioze. Për këtë arsye në Shqipëri nuk kemi një opinion të lirë, demokratik që përfaqëson interesat e qytetarëve dhe të vendit. Në Shqipëri qarkullon një opinion publik i komanduar dhe i përdorur nga politika. Aleanca Kuq e Zi do e shërojë Shqipërinë nga opinioni i komanduar. Aleanca Kuq e Zi do të mbështes e do të përkrah çdo mendje të ndritur, çdo opinion që i shërben vendit dhe qytetarëve. Për Aleancën Kuq e Zi forca e fjalës së lirë (si qielli i lirë pa pengesa)  është garancia e suksesit për të ardhmen e të përbashkët.
Kalimi i mundimshëm dhe pa rezultat nga totalitarizëm në demokraci mafioze bëri të mundur që respektimi i meritokracisë të ishte një fals i vërtetë në të gjitha nivelet dhe profesionet. Aleanca Kuq e Zi është e bindur se baza e suksesit në botën e ekonomisë së tregut të lirë është respektimi i meritokracisë. Pra, secili të respektohet sipas kapaciteteve intelektuale dhe praktike që ai posedon. Nëse meritokracia nuk respektohet nuk respektohen as të drejtat dhe lirët e individit si dhe vihet seriozisht në krizë i gjithë sistemi që përbën ekonominë e tregut të lirë. Ne nuk jemi një shembull i demokracisë mafioze dhe nuk mbështetemi tek politika e militantit injorant, i cili edhe pse nuk meriton për shkak të kapaciteteve të vogla intelektuale dhe praktike që gëzon, ai falë aftësisë së tij prej ushtari politik arrin të përfitojë padrejtësisht në jetë dhe në profesion. Për Aleancën Kuq e Zi intelektualët e vërtetë, profesionistët e dalluar kanë një rol shumë të rëndësishëm për progresin dhe modernizimin e vendit. Për fat të keq deri më sot kemi pasur një emigrim të theksuar të trurit të vendit. Kjo ka ndodhur për faktin se intelektualët nuk janë respektuar për vlerat dhe meritat që kanë dhe janë zëvendësuar nga ushtari qorr i politikës. Aleanca Kuq e Zi jo vetëm që nuk do të lejojë më këtë rrjedhje truri nga brenda-jashtë, por do të përpiqet që të rikthejë vlerat e larguara. Sot në Europë edhe në Botë ka qindra e mijëra shqiptarë të talentuar dhe të dalluar në profesionet që kanë zgjedhur të bëjnë, por që nuk pranojnë të kthehen në Shqipëri për faktin se ajo drejtohet nga demokracia mafioze. Aleanca Kuq e Zi është e vendosur ta hedhë poshtë demokracinë mafioze dhe të ndërtojë demokracinë liberale të stilit perëndimor. Për ta realizuar këtë ka nevojë për mbështetje në aksione dhe ide nga çdo qytetarë që e donë vendin e tij.
Kalimi nga regjimi totalitar në demokracinë mafioze ka bërë të mundur që sovraniteti i Shqipërisë të mos jetë në duart e shqiptarëve. Sigurisht këtu nuk bëhet fjalë për atë pjesë të sovranitetit që duhet të delegojmë në interes të komuniteteve të përbashkëta ndërkombëtare. Këtë e kanë bërë shumë vende të Europës Perëndimor dhe nuk ka asnjë arsye që edhe ne të mos e bëjmë. Por e kam fjalën për atë pjesë të sovranitet tonë kombëtar që lidhet me sigurinë kombëtar dhe me mbrojtjen e territorit. Sot interesat dhe burimet e rëndësishme ekonomike të vendit nuk janë në dorë të shqiptarëve dhe në shërbim të Shqipërisë. Aleanca Kuq e Zi do e shërojë Shqipërinë nga sovraniteti i komanduar. Ne do të bëjmë të mundur që Shqipëria të jetë e shqiptarëve. Nuk do të lejojmë askënd që për qëllime politike të shes sovranitetin, vlerën më të lartë të shtetin-komb. Në një demokraci mafioze nuk ka sovranitet kombëtar, sepse mafia për shkak të natyrës të saj nuk njeh as shtetin-komb dhe nuk ndjek as interesat e përbashkëta të qytetarit. Prandaj, Aleanca Kuq e Zi do e rrëzojë demokracinë mafioze, sepse vetëm kështu Shqipëria do të jetë e shqiptarëve.
Ne sot jetojmë në demokraci mafioze. Kjo nënkupton faktin se vendi ynë ka më pak shanse të ketë stabilitet të brendshëm social e politik si dhe të mos jetë një garanci e madhe për paqen dhe stabilitetin në rajon. Tashmë në marrëdhëniet ndërkombëtarë është e njohur teoria Paqes Demokratike. Sipas kësaj teoria e cila, le të themi daton që nga Kant sa më shumë demokratik të jetë një regjim dhe një vend aq më paqësor do të jetë ai. Kjo lidhet edhe me faktin se në demokraci për vendimet e rëndësishëm që kanë të bëjnë me vendin merret në konsideratë edhe vendimi dhe vendimi i opinioni publik. Duke qenë se lufta ka pasoja të rënda për vendin dhe qytetarët, atëherë ajo nuk mbështetet dhe aprovohet nga këto të fundit. Aleanca Kuq e Zi lufton të kthejë në vend demokracinë liberale. Ç’kuptim ka kjo? Duke vendosur demokracinë liberale do të thotë se në vend do të vendosim stabilitetin politik dhe jashtë do të jemi një garanci për paqen dhe stabilitetin. Pra, nuk ka kuptim dhe nuk është aspak e drejtë të thuhet se Aleanca Kuq e Zi nuk simbolizon paqen. Përkundrazi, ajo është nismëtare e paqes dhe stabilitetit. Në situatën aktuale të një demokraci mafioze është shumë më e thjeshtë që vendi të hyjë në ndonjë konflikt rajonal për shkak se interesat  dhe vendimet janë në duart e një pakice. Aleanca Kuq e Zi do e shërojë vendin nga destabiliteti politik i brendshëm 20 vjeçar dhe do të jetë një garanci për paqen dhe stabilitetin në rajon.
Ne jetojmë në demokraci mafioze dhe për këtë arsye vendi nuk mund të integrohet në Europë. Një ndër kushtet e vendosura nga Traktati i Lisbonës  që një vend të anëtarësohet është respektimi i Kritereve të Kopenhagenit të cilat lidhen me respektimin e demokracisë. Pra që një shtet të anëtarësohet në BE para së gjithash duhet të jetë një demokraci liberale. Aleanca Kuq e Zi do e integrojë Shqipërinë në Europë, sepse në vend do të instalojë demokracinë liberale të stilit perëndimor. Për Aleancën Kuq e Zi çështja e integrimit është parësore. Megjithatë integrimi duhet të behët mbi principin e meritokracisë, dinjitetit kombëtar dhe respektimit reciprok. Ne nuk mund të bëjmë kompromis për çështjet vitale të kombit vetëm për aktin e anëtarësimit. Ne do të integrohemi në Europë si një vlerë e shtuar dhe jo si një vlerë e konsumuar. Ne do e çojmë Shqipërinë në Europë se jemi autokton dhe të lashtë po sa vetë Europa.
Është e vërtetë se Shqipëria në këto 20 vite është simbolizuar në pak liderë të cilët kanë përgjegjësi personale dhe politike për situatën në të cilët sot ndodhet Shqipëria. Megjithatë këto liderë nuk janë beteja e vetme e çdo shqiptari apo edhe vetë Aleancës që i simbolizon ato. Këto lider kanë instaluar një sistem të tërë antivlerash prej të cilave vendi nuk mund të bëj hair. Aleanca Kuq e Zi do të bëjë betejë politik e sociale jo vetëm kundër personave të veçantë të politikës shqiptar, por edhe kundër çdo antivlere.