e premte, 30 shtator 2011

Shteti multietnik dhe multikulturaliteti si ideologji apo si fikcion

Agim Vuniqi


Po që së të kuptuarit e demokracisë vlen vetëm për të bërë obstruksion institucional nga njëra pale e cila kërkon më shumë të drejta qytetare (grupi minoritar) dhe në anën tjetër mohon të drejtën kolektive të tjetrit për të vetëqëverisur (shumica), është jo vetëm egoizëm nacional, dhe shkelje e rregullave të demokracisë, por kjo është pengesë për prospëritët për veten dhe vetë kombin të cilit i takon, është shkelje e multietnicitëtit.

Vendosjet gjeografike të njerezve (më vonë kombeve) kanë bartur në vete përveç ndryshimëve klimatike edhe dallimët racore. Konkretisht janë karakterizuar edhe me ndryshime shoqërore që kanë krijuar paradispozita të reja për zhvillime shkëncore, dhe shpesh arritjet shkëncore u kanë paraprire proçeseve të reja zhvillimore në planin ekonomik dhe në mireqënie, por kanë qenë edhe sfidë e luftërave për territore të reja dhe shfrytëzim të popujve, duke bërë kështu edhe zhbërjen e shumë popujve të vjetër dhe kulturave të tyre. Dallimet e mëdha gjuhësore, por edhe doket dhe zakonet, janë përshtatur, kanë përcaktuar normat morale dukë u bërë standardizime të caktuara etike, që përveç të kuptuarit thelbësor të jetës (të ndjenjave) kanë përcaktuar identitetin, kulturën dhe gjuhën gjatë përiudhave të ndryshmë historike duke shënuar rritje dhe zbritje të zhvillimit të tyre.

Kërcimet e mëdha shoqërore por edhe ato të zhvillimit janë të shenuara nga përandoritë (duke bërë shpesh integrimë të dhunshmë të shoqërive dhe kulturave) që përveç shkatërrimit dhe zhberjes së shumë popujve autoktonë ka shenuar edhe përparime tëknikë por edhe ngecje të transformimeve normale të shoqërive dhe zvarritje të proçeseve shoqërore.


Kapërcimet historike

Pasojat e këtyre zhvillimeve shprehen edhe sot, dhe atë që nga periudha e kapërcimit historik nga politeizmi në monoteizëm, e cila ka krijuar edhe mospajtimë të mëdha, por që për atë kohë ka pasur efekt të pakrahasueshem meqë feja ka përcaktuar normat e sjelljes së individit në shoqëri, ku vlerat humanë janë çmuar jashtëzakonisht, dhe që nga ajo kohë ka filluar të ndërtohen raporte të reja në përshtatje të ligjit që për momëntin kanë qenë shumë domethenësë. Që nga atëhere janë shprehur edhe tendencat për dominim global jo vetëm ekonomik. Shtrirja e influencës është bë në mënyrë të dhunshme që nga romakët, nga Aleksandri i Madh, nga Napoleoni, nga Hitleri dhe nga Stalini duke pretenduar vazhdimisht dominimin në përmasa globale.

Ajo që dikur pretendohej të arrihej më forcë ka arritur gati të sëndertohet në mënyrë të butë përmes varshmërisë ekonomike por edhe përmes tëknologjisë së lartë shumë të sofistikuar të rrjetit global të tëlekomunikimeve "Internetit" ku miliona njerëzve për menjehere u sërvohen informacione të llojllojshme dukë krijuar varshmëri globale. Dalë nga dale kulturat e vogla po shuhen, meqë nuk kanë mjete të mjaftueshmë financiare për tu mbajtur gjallë. Ky trend i zhvillimit ka filluar të përcillet me të madhe në botë, që nga organizimet ekonomike, ato humanitare ato fetare, por edhe kulturore. çdo arritje ka vetëm një njesi matëse atë të profitit me përmasa shumë të mëdha.

Procesët e mëdha integruese do të përpijnë domosdo popujt e vegjel dukë tjetërsuar etnikumin e tyre dhe vlerat kulturore. Sovranitëti klasik shtëtëror nuk do të ketë përparesitë nacionale të zhvillimit meqë korporatat multinacionale do të diktojnë zhvillimët e reja. Globalizmi si proces por edhe si trend ekonomik nuk do të ketë ndonje përparesi për popujt e vegjel, mëqë globalizmi synon përveç intëgrimëve ekonomike edhe shtrirjen hapësinore dmth. planifikimin global hapësinor, pastaj globalizimin e të drejtave dhe lirive të njeriut, globalizimin investiv dhe zhvillimor, globalizimin pronësor, ku e drejta e shtetit mbi pronën do të reduktohet tejmase ndersa e drejta private pronësore do të konceptohet më tëpër në përmbajtje globale legjislative.

Prerjet dhe eks-komunikimet në mes kulturave më tëpër janë shkaktuar në mënyre të dhimbshme, dhe të dhunshmë, kanë shkaktuar përçarje në mes të njerëzve dhe popujve krejt për shkaqe të një ligësie që ekziston te njeriu-lakmia për të grabitur territore të reja, apo edhe për të rivendosur në mënyrë të dhunshme kritere dhe standarde që as përafersisht nuk janë në pajtueshmëri.

Integrimet e mëdha nuk janë asgje e re, ato bartin në vete tëndencat për shfrytëzim, por që dallohen në përmbajtje. Si gjithnje ato janë pjesë e proçeseve që iniciohen jo vetëm nga zhvillimi tekniko-teknologjik por edhe përpjekja për tregje të reja ekonomikë që më heret ekzagjeroheshin dhe shtriheshin përmes kolonializimit të vendeve dhe popujve, por që gjithnje si kunderakcion kishtë luftën për çlirim dhe pavarësim, dhe qëllim paresor kishtë qeverisjen vetë me të mirat matëriale, që do të thotë së këto proçesë nuk ishin të lidhura me urrejtje patologjike në mes të popujve por më shpesh ishin të ndërlidhura me interesa ekonomike të grupeve të interesit, prandaj edhe vendet të cilat ishin të pasura më resurse natyrore u ekspozoheshin goditjeve të mëdha, por edhe influencës kulturore dhe gjuhësore, pa mëdyshje. Pjesë e intëgrimëve ishin dhe janë edhe krijimi i aleancave ushtarakë, që ka si qëllim shtrirjen më të gjërë të influences, por edhe mbrojtjen e interesave ekonomikë dhe ato të sigurisë më gjërë dmth. mbrojtjen e interesave globale gjeostrategjike.

Mendimi kritik i marredhenieve shoqërore në botë vazhdon të matet më të drejtën themelore të njeriut dhe lirinë e fjalës, edhe pse ajo vazhdon të shkelet, ngase fjala publike tregon fuqinë e mendimit të vetë individit, që përqafohet nga grupe njerëzish dhe vetvetiu pasqyron interesat e tyre, dhe tejkalon kufijtë administrativ, që nuk pasqyrojnë vetëm ndarjet fizike por edhe ato intelektuale dhe kulturore.

Ideja e bashkimit...


Shqiptaret të cilet janë të kufizuar me barriera të ndryshmë të ndarjeve fizike - kufitare, kanë mundesi të pakta për të reformuar qëndrimet e tyre për realitëtin global, jo vetëm politik, por edhe atë ekonomik, dhe atë religjioz, ata do të përballen edhe me kriteret e rrepta të grupeve të caktuara të interesit-kompanive multinacionale, por edhe të qeverive, si dhe të BE-së dukë iu nënshtruar në vazhdimësi standardeve të reja, dukë u joshur me karotë dhe premtime jo qartë të definuara.

Përparesitë e integrimit eko-etnik janë të dukshmë nëse popullata stimulohet ekonomikisht dhe të gjithe ata që participojnë në programët e përbashkëta do të kënë beneficionë ekonomikë, duke saktësuar se mbi politikanët e vijës së fortë të minoritetit sërbe duhet të bëhet presion dhe se çdo përkrahje e vijës së tyre të ashpër duhet të pasoje më reperkusione ekonomike.

Prandaj janë të domosdoshmë evaluimet si në nivel rajonal ashtu edhe në atë global, duke praktikuar instrumentet e njejta matëse. Për çdo natë më shumë së 850 milionë njerez përreth rruzullit shkojnë në shtrat të uritur. Mungesat në ushqim për shkak të fatkëqësive natyrore, konflikteve dhe kolapsit ekonomik shkaktojnë sëmundje të ndryshmë dhe vdekje, që aspak nuk mund të lokalizohen, ngase njerezit dhe mallrat qarkullojnë. Synimët e zhvillimit të KB në këtë milenium është zbutja e urisë ekstreme dhe e mjerimit si çeshtje prioritare. Më 16 tetor Dita Botërore e Ushqimit (World Food Day) do të observohet përgjatë globit, si rast i mire (oportunitet), për t'u fokusuar në progresin e arritur për t'u realizuar qëllimi i parashtruar.

Ideja e bashkimit global që ka filluar si aksion i suksesshëm ka arritur të realizoj objektivat edhe si sfidë e të ardhmës. Duke soditur proçeset në këtë nivel është për çdo kritikë indolenca e faktorit politik shqiptar dhe pozicionimi i tyre provincial, që për ta ndertimi i rruges Durres-Kukës-Morinë është nje ngjarje triviale në agjendën e tyre, edhe pse edhe korridori i tetë dhe korridori i dhjetë e anashkalojnë Kosoven, dhe vetë rruga Durres-Kukës-Prishtinë është ajo që e lidh Kosovën më të dyja këto korridore. ("Në Durres fillon korridori përendim lindje, i cili përshkon Shkupin e Sofjen dhe përfundon në Burgas, duke u lidhur me Turqinë. Ndersa më korridorin e dhjetë, që përshkon Salsburgun-Lubjanën-Zagrebin- Beogradin-Sofjen- dhe përfundon duke u degezuar për në Igumënice dhe Selanik, Kosova lidhet afer Nishit" /M.Krasniqi/). është ky nje sinjal i qartë se pa nje angazhim konkret të palës shqiptare në proceset para-integruesë dhe ato integruesë sidomos në vendosjen lidhjeve të transportit detar, hekurudhor dhe tokësor, që në mungesë, do të spostontë interesimin e investitoreve të mundshem, meqë mospërfshirja e Kosoves në këto projektë do të zbehte rendesinë e saj gjeostrategjikë në planin global.

Dilemat kulturore dhe multikulturalizmi

Dallimet e shprehura për reforma sidomos në vendet totalitare ku mungon të shprehurit e mendimit të lire, dhe ku radikalizmi dhe nacionalizmi janë instrumente populliste për të favorizuar pushtetarët, rrezikon interesat e popullatës, ndalë reformat dhe pengon grupet e reformistëve. Edhe pse për çdo ndryshim gjendet justifikimi tëorik, është i pashmangshëm justifikimi që bazohet në argumente. Prandaj edhe të kërkosh në këtë fazë demokraci globale është vështire të arrihet, meqë për këtë duhet reformuar logjikën e njerezve, që ata të jenë të gatshem t'i kuptojnë konceptet e reja, dhe që ata të jenë në gjendje të bejnë ndryshime, e këtë e benë të mundshmë vetëm liria e brendshmë e njeriut, që manifestohet përmes guximit qytëtar, dhe që finalizohet më votën e lirë. Por edhe kjo shkakton divergjenca ngase kjo shkakton çrregullimë në mes të palëve.

Multikulturalizmi është, vlerësim i pranimit reciprok ose promovim i kulturave të shumta, të zbatuara në përbërjen demografike për një vend të veçantë, zakonisht në nivel organizativ, p.sh. në shkolla, biznese, lagje, qytete apo në relacion në mes të kombeve.

Në këtë kontekst politik termi është përdorur për një varg kuptimesh, duke filluar nga mbrojtja e respektimit të barabartë të kulturave të ndryshme në një shoqëri të hapur, për një politikë të promovuar të ruajtjes së diversitetit kulturor; për politikat në të cilat njerëzit e etnive të ndryshme dhe grupet fetare duhet të trajtohen nga autoritetet ashtu siç janë përcaktuar nga grupi që ata i përkasin. Një aspekt i përbashkët i politikave të tilla është kujdesi- jo shmangia e paraqitjes së çdo vlere të veçantë etnike, fetare, ose kulturore si vlerë e përbashkët. Multikulturalizmi në Kosovë shpesh është shprehur edhe si kontrast i koncepteve konstitucionale, në njërën anë konsiderohet “hibride’ kërkesa e një subjekti politik dhe vet BIK-u që ngriti çështjen e edukimit fetar në shkollat publike,athua do të trajtohej kështu nga Kuvendi i Kosovës nëse një kërkesë të tillë do ta bënte minoriteti boshjak, apo do të vepronte njejtë si në rastin e Kuvendit Komunal të Prizrenit i cili ka miratuar ndryshimet në Statutin e Komunës edhe me votat e opozitës. Sipas vendimit të miratuar, në statut nuk do të figurojë përmbajtja e emblemës “Shtëpia e Lidhjes së Prizrenit 1878 - Prizren”, që nga Gjykata Kushtetuese është cilësuar antikushtetuese, pas ankesës që kanë bërë minoritarët. Si do të veprojë Gjykata Kushtetuese dhe Kuvendi i Kosovës, kur të kuptojë situatën se në Mitrovicën e Veriut veç aplikohet programi shkollor i Serbisë dhe aty është aplikuar mësimi fetar, apo si do të votohej nëse ata të dalin me një kërkesë të tillë në nivel qendror, në t’ardhmen.

Multikulturalizmi pra nuk është kontrast i koncepteve, i asimilacionismit, dhe i integrimit social, duke qenë se herë përshkruhet si një "tas sallate" herë si një "mozaik kulturor", më tepër se si një "tenxhere e shkrirjes”.Në shoqërinë bashkëkohore, të kuptuarit e ndryshëm të multikulturalizmit ka rezultuar në dy strategji të ndryshme dhe në dukje të papajtueshme:

E para fokusohet në ndërveprimin dhe në komunikimin në mes të kulturave të ndryshme. Ndërveprimet e kulturave sigurojnë mundësi të komunikimit për dallimet kulturore dhe ndërveprojnë për të krijuar multikulturalizmin. Qendrat e dyta në diversitetin dhe unicitetin kulturor. Izolimi kulturor mund të mbrojë unicitetin e kulturës lokale të një kombi ose të një zone dhe gjithashtu të kontribuojë në diversitetin global kulturor. Koncepti i "qortimit kulturor" të propozuar nga Franca në Marrëveshjen e Përgjithshme mbi Tarifat dhe Tregtinë (GATT) në negociatat në vitin 1993 ishte një shembull i një masë që synon mbrojtjen e kulturave lokale.

Këto kuptime të ndryshme të multikulturalizmit nuk janë absolutisht të dallueshme njëra prej tjetrës. Për më tepër, të kundërshtosh kuptimin dhe strategjitë nganjëherë do të thotë të plotësosh njëra- tjetrën për të gjeneruar fenomene të reja kulturore që mishërojnë ideologjitë e kulturave individuale dhe marrëdhëniet në mes tyre. Termi "Transkulturë", e shpikur nga kubanezi Ortiz Fernando, antropolog, në vitin 1940, tregon një transaksion të një kulture me një tjetër. Mary Louise Pratt shpiku shprehjen "zonë kontakti" për të përshkruar përplasjet kulturore dhe veprimet. Në mjedisin kulturor ata ilustruan, se kulturat nuk janë vetëm interaktive ose vetëm të izoluara. Këto dy strategji të punës në të njëjtën kohë adresohen për aspekte të ndryshme të kulturave për të krijuar forma të reja të kulturave. Multikulturalizmi mund të përkufizohet në atë mënyrë që përshkohet përtej aktiviteteve të njeriut për të dhënë një kuptim të gjallë shumë-dimensional të aktivitetit të brendshëm kulturor, izolimit kulturor dhe fenomenet në mes të këtyre dy ekstremeve.

Dilema të tilla dhe shumë dilema të tjera etike, u ekspozohen çrregullimeve logjike. Janë jo logjike te shumë kombe të vjetra dhe të reja barrierat gjuhësore, pastaj arsimimi, edukimi etj. Janë të rrezikshme sidomos kur ato shprehen përmës urrejtjes ndaj tjetrit, vetëm së dëshiron të kultivojë gjuhën e vet duke thelluar ndarjet dhe bëhet pengesë e zhvillimit dhe progresit jo vetëm lokal por edhe atij rajonal. Po që se të kuptuarit e demokracisë vlen vetëm për të bërë obstruksion institucional nga njëra palë e cila kërkon më shumë të drejta qytetare (grupi minoritar) dhe në anën tjetër mohon të drejtën kolektive të tjetrit për të vetëqëverisur (shumica), është jo vetëm egoizëm nacional, dhe shkelje e rregullave të demokracisë, por kjo është pengesë për prosperitet për vetën dhe vetë kombin të cilit i takon, është shkelje e multietnicitetit dhe multikulturalizmit të proklamuar të SHBA-së në nivel global.
JO  KOSOVA  - POR  SERBIA DUHET TË NDAHET  


Refik Hasani *

Për ndarjen e  Kosovës në etnitetin shqiptarë dhe ate serbë , kjo kërkesa  tashmë e  bër publike dhe gati zyrtare e Beogradit  e përsëritur nga zëvendëskryeministri i tanishëm dhe ministri i punëve të mbrendshme z.Ivica Daqiç , por edhe nga akademiku serb Dobrica Qosiq , por kjo deklaratë është bërë edhe nga presidenti i tanishëm Serb z.Boris Tadiq . Politika Serbe duke e penguar me çdo kushtë dhe çmim njohjen ndërkombëtare , integritetin dhe dhe sovranitetin e shtetit të pavarur të  Kosovës,dëshiron që edhe më tej  mundohet ti mbulon edhe katër probleme  jo të vogla që herë dokurë ,duhet të ballafaqohet për t’ua gjetur një zgjidhje të qëndrueshme.Faktori politik dhe ushtarak ndërkombëtare Beogradin mundë të disciplinoj vetëm nëse paraqet dhe kërkon që mos të diskriminohen të drejtat kolektive të katër rajoneve në Serbi . Kjo kartë nëse dihet të përdoret ,, do ta mban bashkë më shumë se pashallëkun e Beogradit !  . Është momenti i fundit  dhe shumë lehtë do bindet dhe të kooperoj  Beogradi me të gjithë.Në bisedimet e filuara në mesë të Prishtinës dhe Beogradit përveqë temave tekniko-praktike,në këtë agjend do të jetë e pashmangshme kërkesa e Beogradi për një autonomi për veriun e Kosovës.Atëher këtë të drejtë duhet ta shfrytëzoj edhe Kosova dhe të kërkon autonomi për shqiptarët që jetojn në Serbinë Jugore.Beogradi është ,, transformuar ” dukshëm,njëher pranonte për Kosovën vetëm një autonomi.Tash kërkon një autonomi apo status special për veriun e Kosovës.Beogradi harron se nuk mundë të kërkon autonomi për bashkëvendasit e vetë në Kosovë kurse ua mohon të drejtat Hungarezëve,Shqiptarëve,Boshnjakëve dhe Bullgarëve.
Logjikë  e stërvjetëruar
Nëse veprojm  sipas një logjike,se decentralizimi dhe krijimi i Komunave serbe në Kosovë është çmimi i shpalljes së deklaratës së pavarësisë.Tash njohja e realitetit në veri të Kosovës dhe dhënja e një autonomie territoriale është kosto që Beogradi ta njohë Prishtinën.Rezultati është se : Pakoja e presidenit Ahtisarit ,, do të bjen në tokë dhe do të bëhet copë-copë ” , nëse serbëve në veri ju pranohet një status special apo një autonomi , Atëherë  : Edhe Serbia duhet t’ua njoh shqiptarëve të drejtat nga rezultati i  referendumit të mbajtur më 1 e 2 mars të viitit 1992 . Boshnjakëve të Sanxhakut t’ju njihen të drejta kolektive si një Kanton,rajon apo Krahin e veqantë.Kurse Beogradi së bashku me Vojvodinën ndoshta  të shqyrtohet të  hynë në një federatë të përbashkët .
Serbia mbrenda territorit të sotëm ka probleme shumë serioze !
Që për serbët në Kosovë duhet t’ju jepet një Autonomi territoriale apo një status special është e padrejtë sepse serbët nuk e kontrollojn një territor të caktuar dhe jan ardhacakë .Serbët në veriun e Kosovës para qershori të vitit 1999 nuk përbënin asnjë Komunë përveqë disa lokaliteteve.Faktori ndërkombëtarë duhet ta ndihmoj shtetin e Serbis që mos përqendrohet exluzivisht në Kosovë se nuk kemi kohë të kthehemi mbrapa.Duke ia tërhequr vrejtjen seriozisht edhe në katër krahina  të tjera me popullatë shumicë,homogjene dhe territore të veqantë.Politika dhe diplomacia Serbe për ti mshef,mbuluar e zhagitur këto  gjëra të mdha që i cekëm më lartë dëshiron që luftën diplomatike ta bartë prej vetë Serbis në Kosovë.Duke e tërhequr vëmendjen e opinionit të mbrendshëm dhe të huaj se gjoja Serbia nuk ka tjetër problem serioz përveq në Kosovë.Me gjithë arsenalin e mundshëm politik e diplomatik  rreth Kosovës me konsekuencat të dukshme kundër pavarësisë së Kosovës,duke u kërcnuar edhe me luftë,por kjo nuk do ti shkrep  sikurse shumë herë që ka dështuar në shpalljen nga serbët  të Krahinës së Kninit në Kroaci !.
Serbia të pregaditet edhe për federat/konfederatë apo kantonizim e saj
Nëse me njohjen e shtetit të Kosovës  nga Beogradi supozojm se mbyllet kaptina rregullimi çështjes së ,, mbrendshme ” të  Serbisë.Me këtë nëkuptohet të fillohet një periudh e ridefinimit,rregullimit të mbrendshëm të këtij shteti.Vojvodina si  ish-njësi e barabart në këtë federatë duhet ti përcaktoj lidhjet me Serbinë dhe çfarë statusi kërkojnë të kenë në këtë Hungarëzët.Çfarë është interesi i Serbisë me republikën  Serbe të Bosnjës dhe Hercegovinës,si kundërvler hynë Sanxhaku i banuar me popullatë Boshnjake.Krijimi i raporti Serbi dhe krahina shqiptare e mbetur a posi që quhet shqiptarët e Serbisë Jugore . Më 1 e 2 mars u mbajtë referendumi për bashkangjitje me Kosovën.Vetëm pasi të gjinden zgjidhje për këto rajone,krahina,më leht do të jetë në krahasim me këto rajone të cekura më lartë është me komunitetin jo të vogël Rumunë dhe  Romë të shpërndarë gjithë andej Serbisë.Bullgarët në Serbi për asnjë moment mos të harrojmë  janë shumicë në një territor të caktuar me numër të madhë të banorëve në Rajonin që kufizohet më Bullgarinë.Ky komunitet është shumicë dërmuese në Komunën e Pirotit dhe Komunave më të vogla.I përkujtojm opinionit të gjërë se Bullgaria edhe zyrtarisht i ka kërkuar Serbisë çë ti rikthehen qytetet e banuara me shumicë Bullgare si qytetin e: Pirotit,Dimitrovgradit dhe Bosilevgradit.Ndoshta është mirë Vojvodina të hynë në federatë apo konfederatë me Serbin në mes veti por mos të hargjon kohë dhe energji,me ndarjen e Kosovës në asnjë variant apo kombinim vetëm si dy shtete fqinje,së bashku të integruara në NATO,BE.Me përgjegjësi e obligime të barabarta në Këshillin e Sigurimit të OKB-së.

Beogradi duke i mshef problemet e mbrendshm të saja,shtirret se gjoja,,nuk ka çështje tjetër përveq serbët e Kosovës ”
Duke i dsikriminuar popullatën e këtyre rajoneve apo krahinave me shumëicë dhe territor kompakt,Beogradi dëshiron  që vëmendjen ta tërheq vetëm në dhe rrethë Kosovës.Duke e vonuar pafundësisht statusin e Kosovës dëshiron që edhe më tej të mundohet ti mbulon edhe problemet  jo të vogla që kurdoherë ,duhet të ballafaqohet për ta gjetur një zgjidhje.Serbia atë që kërkon për serbët e Bosnjë Hercegovinës nuk mundë të ua mohon edhe Hungarezëve,kurse Republika Sërpska vetëm në bazë të rezultateve të luftës,më mirë të themi pastrimit etnik është pranuar si e tillë.Atëher edhe faktori ndërkombëtarë duhet të ketë përgjegjësi në këtë.Nëse Beogradi  alarmon opinionin duke bartur kartën e vetë nëpër zyret europiane e botërore ku bëhet politika dhe diplomacia që Kosova duhet të ndahet,apo komunitetin serbë t’ju jepet një autonomi atëher pse kan nevoj të mbeten shqiptarët e Maqedonisë në një shtet unik me maqedonasit.Kjo do të hapte kaptina shumë të rënda dhe tepër delikate në ish republikat,Krahinat dhe Rajonet e ngrehinës artificiale së quajtur Jugosllavi.Beogradit vetëm duke ia treguar qartë problemet që e presin edhe pas njohjesë së Kosovës shtetë.Së pari do të ndihmohete vetë ky shtetë ku do të kupton realitetin si që thotë populli do të eci për tokë.Serbia ende nuk është as në tokë të bukës,duke e hargjuar energjin vetëm për dhe rrethë Kosovës.Duke i diskriminuar të drejtat e të gjithë pakicave dhe bashkësive dëshiron të mban leksione në kuptimin e mbrojtjes së të drejtave të pakicës serbe në Kosovë.Pasi të zgjidh problemet e këtyre rajone atëher mundë të flasim për komunitete të tjera si për të drejtat e njeriut,shkollim,ruajtje të kulturës dhe identitetit nacional,se bëhet fjala për pakica të vogla kombëtare kurse këto rajone të cekura që nuk janë drejta të pakicave.

Serbia të bën riorganzimin e saj të mbrendshëm si një federatë  me  republika apo Kantone të veqanta

Nëse bashkësia ndërkombëtare dëshiron ti josh, shpërblen serbët lokal të Kosovës me një autonomi,nuk do të mundë ti ndal kërkesat e  Krahinës së   :
- Vojvodinës ,
- Medvegjë,Bujanoc,Preshevë
- Sangjakut dhe
- Rajonit i banuar me Bullgarë .
Nëse faktori politik dhe ushtarak ndërkombëtarë mbështet propozimin e Serbisë për një autonomi apo status specil për veriun e Kosovës,automatkisht do të hapte rrugën edhe për krijimin e rajoneve apo krahinave dhe kantonave tjera territoriale. Serbia të bën riorganzimin e saj të mbrendshëm si një federatë  me tri republika si  njësi autonome e  Vojvodinës,Sanxhakut dhe e Medvegjë,Bujanoc,Preshevë dhe një  Kanton të veqanta të banuar me Bullgarë.Pra në këto njësi  Serbia  duhet të federalizohet edhe me Republika të tjera ose  të lejoj të bashkangjiten me shtete e tyre amë.Kjo të arrihet në mënyrë paqësore me një marrëveshje paraprake që do të ishte më mirë për të gjitha palët dhe do të pranohet edhe nga faktori i huaj.Përveqë këtyre tri problemeve të mdha janë edhe një segment që nuk duhet nënçmuar dhe lënë në heshtje e këto janë çështja e komunitetit Rumunë apo të njohur si vllehët  dhe Romë Edhe vetë Serbia e sotshme ka një territor më një popullatë multietnike.Sa më shumë që Beogradi e vanon njohjen e Prishtinës aq më shumë  zgjaten edhe problemet mbrenda vetë ksaj Serbie.Skena politike dhe intelektuale e Beogradit të pregaditet, nuk duhet të ketë tema tabu  të mirren shumë seriozisht për Rajonalizimin,decentalizimin apo Kantonizimin pse jo edhe  federalizmin e Serbisë.Të pregaditet opinioni dhe akademia e Serbisë që nuk mundë ti diskrimion të drejtat kolektive të :
-Hungarezëve,
-Shqiptarëve,
-Boshnjakëve dhe
-Bullgarëve
Këtyre ju takon një Autonomi,Krahinë më tëpër se kulturore.Kurse Romëv edhe Rumunve jo në numër të vogël në Serbinë e sotshme si drejta të minoriteteve që ju takojn  me konventa evropiane dhe  ndërkombëtare.
Në mesë të shteteve kërkohet recipriociteti në të gjitha raportet bilaterale
Nuk është e arsyeshme që zhagitja për  mbylljen çështjes së Kosovës ,, do ti pengoj ” apo do ti mbaj peng për një kohë të gjatë  edhe hapjen e çështjeve që përballet Serbia.Këto krahinat apo rajonet jan të privuara nga të gjitha të drejat si drejtat e njeriut indvidualë dhe kolektivë,zhvilimit ekonomikë, përdormimit të gjuhës simoboleve,shkollimit të lartë etj . Gjatë bisedimeve në mesë të  Prishtinës dhe Beogradit nuk mundë tu shmangen bisedat për pozitën dhe çështjen e pazgjidhur të shqiptarëve në Komunat Medvegjë,Bujanoc,Preshevë.Shumë herë e kemi potencuar në shkrimet tona autoriale,se Beogradi çfarë kërkon për serbët në Bosnjë,Kosovë e Kroaci.Këtë të drejta do ti kërkojn edh Hungaria,Kosova,Federata Bosnjako-Kroate dhe Bullgaria për Komunitet e tyre në Serbi.Në mesë të shteteve kërkohet respekti i ndërsjelltë dhe recipriociteti në të gjitha raportet bilaterale në mesë të dy shteteve.Nuk ndërtohet kurrfarë raporte ndërshtetërore unë kërkoj për pakicat në shtetin tjetër kurse nuk i plotësoj kushte për komunitetin e shtetit  tjetër.Beogradi me këtë autonomi që kërkon për veriun e Kosovës do të bën shumë lojra ku më këtë rast do ti  mbyllë në një oazë boshnjakët e Sanxhakut dhe do t’ua amortizon kërkesa e tyre në rritje për një autonomi territoriale.Sanxhaku do të humbë shumë pasi do të shkëputet bashkëpunimi me Kosovën,do të vështirsohet komunikimi me pjesën e Malit të Zi .
Beogradi përmesë  kërkesës dhe zhurmës së krijura në opnion të gjërë  për ndarje  të Kosovës me një guri godet dhe mbron  çështje fundamentale :
- Pengon funkionimin e Kosovës si shtet ,
- Pengon Boshnjakët e Sanxhakut për realizimin e të drejtave të tyre kolektive ,
- Favorizohen serbë e Bosnjës dhe
- Pengohet funksionimi i Fedaratës së Bosnjë Hercegovinës.
Bosnja e Hercegovonia është tepër e pafiqishme dhe është në mesë të dy zjarreve.
- Të  dahet në tri pjesë në  pjesën Boshnjake,Kroate dhe gati është ndarë dhe po kërkon Referendum Republika serbska , apo
- Të bashkohet federata Boshnjako-Kroate edhe me Republikën serbe,gati e pamundur .
Prandaj Beogradi e ka llogaritur mirë  që kërkesa  për ndarjen  veriut të Kosovës është pengesë e madhe për Sanxhakun dhe funksionimin e tri etniteteve të Bosnjës,në anënë tjetër kështu shkohet dhe direkt dhe  favorizohen serbët e Bosnjës !.
Nëse fillojn të vizatohen kufijtë,atëher këto duhet të jen në baza nacionale
Kërkesa e Beogradit për një autonomi për veriun e Kosovës është e favorshme indirekt edhe për Malin e Zi , pasi Sanxhaku shtrihet në këto dy shtete.Për Podgoricën në njërën anë është mirë pasi i amortizon kërkesat në rritje të bosnjakëve,por në anën tjetër, JO mirë pasi  shqiptarët nga Podgorica nuk janë të kënaqur me realizimin e të drejtave të tyre kolektive  . Absurdi është për një dekad debatohet në nivele të ndryshme dhe shqiptarëve nuk ju pranohet Komuna e Tuzit,me të drejta të plota si çdo Komunë tjetër.Kjo nënëkupton se dorën e rrudhur e ka qeveria në Podgoricë.Nuk është kushtëzuar ashtu si  Prishtina,ku ka mjaftuar një propozim dhe Komuna serbe është themeluar!.Nëse Beogradi këmbëngul,faktori ndërkombëtarë e pranon një autonomia për veriun e Kosovës është fundi i Maqedonisë.Shkupi zyrtar ,, duhet trembet shumë ” nga propozimi që veriu i Kosovës të fitoj një autonomi.Maqedonasit e mirë së mirës do të jetë që vetë të kërkojn dhe të shpallin që Maqedonia duhet të ridefinohet dhe të jetë një federatë e përbër nga dy popuj të dy Republikave.Marrëveshja e Ohrit gati se është paralizuar dhe nuk është duke funksionuar.Një nënëshkrim nga kjo dokument i ksaj marrëveshje është tërhequr,në shenjë revolte,pasi nuk është duke u realizuar sipas pikave të parapara!.Kështu si është nisur me një farë mënyre gati çdo shtet duhet t’ju jepë autonomi pakicave që jan me numër më të madh.Kjo reflekton edhe në ngjalljen e apetiteve serbe që ,,autonomia e humbur e Kninit e vitit 1995  ” , pra të serbëve të Kroacisë të rikthehet për diskutim.
Në këto zhvillime edhe shqiptarët do të kërkojn të drejtata e tyre
Nëse Serbia i propozon,kurse faktori politikë dhe ushtarak ndërkombëtyarë pranon që veriu i Kosovës të jetë një autonomi.Ne shqiptarët si një tërësi nuk duhet të hezitojm fare do të humbim një rajon ndoshta por mos të lëshojm rastin që të rimarrim territoret tona si :
- Për shpalljen e Krahinës shqiptare nënë administrimin e serbisë të jetë një territor autonom dhe të bashkangjitet me Kosovën,
- Shqiptarët në Maqedoni të jenë Republikë federale apo konfederale me Maqedonasit ,
- Kurse Shqiptarët në Mal të zi të jen një Kanton i veqantë sikur si shteti Helvetian pra Zvicra që përbëhet prej disa kantonesh ,
- Shqiptarët në Greqi që është e banuar me shumicë banorë vendas autokton,të njohur si krahina Çamëria,kjo po ashtu duhet të jetë një krahinë autonome në kudër të Greqisë.
Nëse Beogradi e mban pengë faktorin ndërkombëtarë që ose duhet t’ju njihet serbëve lokal në verit të Kosovës autonomia se përndryshe Republika serpska do të shpallë referendum.Është gabim,Serbia ka bërë llogarin pa hangjiun .
Nësë veriut i Kosovës fiton statusin e një autonomi apo statuti specila Nëse pakoja e Presidentit Ahtisari që është një program dhe projekt ndërkombëtarë nuk realizohet në tërësi në Kosovë



* Autori  është Prof .  i Ekonomisë , publicist i pavarur nga  fsh. Zarbicë  Komuna e Bujanocit  , ka dhënë propozimin për themelimin e Universitetit publik në gjuhën shqipe për këtë krahinë shqiptare që ka mbet nënë admnistrimin e Serbisë  , po ashtu  ka kërkuar edhe me shkrim  vendosjen e shtatores së heroit ton kombëtar Skënderbe në qendër të Bujanocit .  

ÇËSHTJA E MARRËVESHJES SË KUFIRIT DETAR DREJTË NJË LUFTE!?

ÇËSHTJA E MARRËVESHJES SË KUFIRIT DETAR DREJTË
NJË LUFTE!?

Arben LlALlA

Marrëveshja e kufirit detar midis Shqipërisë dhe Greqisë ende vazhdon të jetë një problem delikat i pa zgjidhur në favor të Greqisë. Tashmë, kjo marrëveshje i ka kaluar kufijtë e saj të diskutimeve midis Greqisë dhe Shqipërisë. Mediat e ndryshme greke po i kushtojnë vëmendje të rëndësishme marrëveshjes në fjalë. Ndërsa në Shqipëri kjo çështje quhet e mbyllur pasi Gjykata Kushtetuese e rrëzojë si të pavleshme marrëveshjen e ujërave kufitare të në shkruar midis dy qeverive në maj të 2009. Por edhe pse kanë kaluar rreth dy vite qeveria greke ende vazhdon që kjo Marrëveshje të funksionojë duke parë se politikanët shqiptarë janë dorëlëshuar për falje territoresh fqinjëve të tyre kur bëhet fjalë për përfitime të interesave të ngushta personale.(Këtu, kemi parasysh që shumë qeveritar që nga koha e Skënderbeut kanë bërë pazarllëqe me pushtuesit e ndryshëm në dëm të tokave shqiptare, prandaj Shqipëria është tkurrur sa një sanduiç). Në takimin e ministrit të jashtëm Edmiond Haxhinasto, që u zhvillua në Nju-Jork me kolegun e tij grek Stavros Lambrinidhis, ky i fundit e trajtojë si çështje delikate dhe të rëndësishme marrëveshjen e ujërave midis dy vendeve. Pra, për herë të parë Greqia nuk kishte më në këtë takim si prioritet të drejtat e minoritetit grek, por biznesin e marrëveshjes së ujërave. Por përse kaq shqetësim dhe këmbëngulje e grekëve për kufirin detar në Detin Jon? Çfarë fshihet pas firmës së kësaj marrëveshje? Këto janë pyetje që vërtetë duhet të shqetësohet mbarë opinioni shqiptar me qëllim mos të na përsëritet historia e ngjashme e shitjes së Shën Naumit.

Mediat greke shkruajnë për luftë në detin Jon!!!

Revista greke e Shtatori 2011, “Bilanci Ushtarak dhe Gjeopolitika”, shkruan me shkronja të mëdha: “Luftë në Jon, Operacioni”, “Skenderbeis”. Autor i këtij shkrimi është Joani S. Theodhoratu i cili shkruan për interesat strategjike në detit Jon dhe Adriatik ku ka rezerva të mëdha gazi, nafte dhe kalimi i tubacioneve që do të furnizojë Europën për shumë vite. (Revista marrëveshjes së kufirit ujor midis Shqipërisë dhe Greqisë i kushton 10 faqe). Ai gjithashtu thotë se interesat e Greqisë për këtë zonë po pengohen nga ana e turqve që tashmë kanë një aleancë ushtarake afatgjatë me Shqipërinë.
            Si pasojë e mos funksionimit në detin Jon e marrëveshjes së Greqisë me EEZ për nxjerrjen e gazit dhe naftës mund të kalohet në një konflikt ushtarak midis Greqisë dhe Shqipërisë. Greqia edhe pse ka potencial ushtarak të fuqishëm ndaj Shqipërisë, grekët janë të bindur se Turqia do ta sulmonte Greqinë për interesat e saja në këtë rast. Autori ndër të tjera shkruan për stërvitjet e përbashkëta ushtarake midis Shqipërisë dhe Turqisë duke shfaqur shqetësimet e Athinës e cila prej 20 vitesh strehon mijëra shqiptar emigrantë ekonomik dhe është një nga investitorët kryesor në Shqipëri.
Siç duket grekët me çdo çmim duan të përvetësojnë pjesë nga deti Jon që i përket Shqipërisë. Sot klasa jonë politike është në huti, në përçarje të thellë dhe nuk është çudi që në heshtje ti dhurohet Greqisë pjesë detare shqiptare ashtu siç ka ndodhur dikur me tokat shqiptare që ia dhuruar Greqisë, Serbisë, Maqedonisë dhe Malit të Zi nga politikanë dhe qeveritarët e kaluar.
Zoti e ruajt Shqipërinë sepse shqiptarët e kanë harruar që moti!


Çfarë fshihet pas vizitës të Franko Fratinit dhe Stavro Lambridhis që zhvilluan në Tiranë me politikanët shqiptar!?

Më 12 shtator bënë një vizitë në Shqipëri ministri i jashtëm i Italisë dhe i Greqisë Fratini dhe Lambridhis, të cilët deklaruan se kishin ardhur me mision për bashkimin kombëtar të shqiptarëve për anëtarësimin në BE. Sa i ironike është kur dy ministrat të huaj bëjnë deklarata për bashkimin kombëtar të politikës shqiptare dhe qëllimi i vërtetë i ministrave të Greqisë dhe Italisë ishte ardhja në përfundim të marrëveshjes së kufirit detar me Greqinë në dëm të Shqipërisë duke i vjedhur shqiptarëve pasurinë natyrore. (Ironike është fakti historik se Italia që i shpalli luftë Greqisë më 28 tetor 1940 është mike e mirë e saj, ndërsa me Shqipërinë, Greqia ende mban në fuqi ligjin famkeq të luftës së pa shpallur asnjëherë nga Shqipëria e pushtuar nga Italia fashiste).
Në të vërtetë përfaqësuesit e qeverive të Athinës dhe Romës erdhën për tu bërë të qartë politikanëve dhe qeverisë së Tiranës se çfarë pozicioni do mbajnë në lidhje me tubacionin e gazit dhe të sektorit energjetik si dhe për të paralizuar zhvillimin e Shqipërisë në këtë fushë të rëndësishme të biznesit ndërkombëtar.
Të dy këto shtete të BE ndodhen në krizë të thellë ekonomike dhe shpëtimin e tyre e shohin nga përfitimet në miliarda euro nga rezervat e naftës dhe të gazit të cilat ndodhen në detet që lagin Shqipërinë, Qipron, Egjiptin dhe Libinë(pas disa vitesh do mësohet e vërteta e luftës në Egjipt dhe Libi). Prandaj, dy ministrat Fratini dhe Lambridhis ishin të qartë me pushtetarët shqiptar duke ju thënë se janë dy vende miq të Shqipërisë. Por një fjalë e urtë greke thotë: miq të mirë llogari të mira. Si shkëmbim Shqipëria do të fitojë dy vota për tu anëtarësuar në BE, në qoftë se i dhuron territor ujor Greqisë në detin Jon. Ndërsa Italia do ketë përfitime në Libi dhe tubacionet e gazit që do të kalojnë në detin Jon dhe Adriatik.
Dy ministrat Franko Fratinit i Italisë dhe Stavro Lambridhis i Greqisë të cilët erdhën me mision të fshehtë për Marrëveshjen e ujërave midis Shqipërisë dhe Greqisë




Rezerva nafte dhe gazi në detet që lagin Shqipërinë, Qipron dhe Libinë në fitim kolosal rreth 700 miliard euro

Në studimin e tij gjeologu dhe ekonomistë i energjetikës greke dr. Kostandinos A. Nikolas ka shkruar se në detin Jon, Qipro dhe Kretë gjenden rezerva nafte dhe gazi natyror (gazeta Avriani shkruajti diku rreth 700 miliard euro mund të përfitojë Greqia që nënshkrimin e marrëveshjes me EEZ). Ai kërkon të bëhen hetime në këto zona detare për burimet e hidrokarbureve.
Shkencëtari në fjalë bënë një pasqyrë historike të probleme të Greqisë me kufirin detar që ka ndër vite të pazgjidhur me Shqipërinë, Turqinë, Libinë, Egjiptin, ndërsa me Italinë e ka zgjidhur në vitin 1978. Sipas z.Nikolas më 1994 Shqipëria dhe Greqia ishin shumë afër për ta zgjidhur çështjen e kufirit detar, por autoritetet shqiptare nuk lëshuan pe, ishin më të ashpërta dhe Greqia nënshktrojë që blloku i zonës 5 Hamilton në detin Jon ti takoj Shqipërisë. Pas 15 vitesh Greqia mundi të nënshkruante një marrëveshje të re me qeverinë shqiptare për zonën 5 afër ishullit të Korfuzit, por Gjykata e Lartë e Shqipërisë e rrëzojë këtë marrëveshje e mbyll studimin e tij dr.Kostandinos pjesën që i përket kufirit detar me Shqipërinë.
Harta e studiuesit grek dr. Kostandinos A. Nikolas për çështjen e kufirit detar i cili kërkon të zbatohet sa më shpejtë

e hënë, 26 shtator 2011

BE-ja, predikim për analistët

Ylvi Zenelaj

Integrimi europian është një proçes shumë i ndërlikuar, por që nuk ka shqiptar që të mos ketë dëgjuar për të. Shpesh kur dëgjojmë fjalën integrim europian, gjithçka që na vjen ndërmend është liberalizimi i vizave dhe mundësia e lëvizjes së lirë në gjitha vendet që përfshin Shengen dhe, mbi të gjitha mundësi të shumta punësimi dhe rritje të mirëqenies sociale. Edhe pse ky togfjalësh ka rreth 20 vite që dëgjohet nga qytetarët shqiptarë, ku fillimet i ka që me rënien e regjimit komunist, me sloganin: “Ta bëjmë Shqipërinë si gjith Europa” akoma nuk është arritur që ky proces të jetë sqaruar dhe kuptuar nga shqiptarët. Në mendjen tonë, është rrënjosur ideja se integrimi europian është vetëm një e mirë për ne. Rrallë mund të na ketë rënë rasti të dëgjojmë ose lexojmë nëpër gazeta dhe televizione për problemet, kushtet dhe vështirësitë që ka vendi ynë përpara për t’u integruar në BE.
Edhe në intervista të bëra me qytetarë të thjeshtë tregohet se shumë pak prej atyre që janë lexues dhe dëgjues të rregullt të gazetave por edhe televizioneve mund të kenë arritur të marrin një informacion të saktë se çfarë i nevojitet Shqipërisë për t’u bërë anëtar me të drejta të plota e Komunitetit Europian. Disa prej tyre tregojnë se i vetmi informacion i detajuar që mund të kenë dëgjuar janë reklamat e herëpashershme që jepte TV Klan për liberalizimin e vizave, duke treguar avantazhet dhe problemet që mund të dalin nëse nuk zbatohet rregullorja e vendosur nga BE. Kurse përsa i përket integrimit europian,ata shprehen se, nuk kanë marrë ndonjë informacion më të specifikuar. Për këtë, Elona. B, një studente që sapo ka mbaruar masterin për Diplomaci në një nga universitetet private, tregon se gjetja e informacionit për avantazhet dhe disavantazhet e integrimit është shumë e vështirë. Ajo tha se “Për shkak të detyrave dhe të projekteve që kam pasur në shkollë, më është dashur të jem lexuese e rregullt e disa gazetave të përditshme. Kam studiuar shumë analistë,gazetarë në rubrikat e komenteve dhe nuk kam gjetur ndonjë koment ose opinion ku të jetë sqaruar integrimi si proçes, me të mirat dhe të këqijat e saj”. “Ajo që kam arritur të kap nga komentet është se shpesh, flitet për tema që kanë të bëjnë me BE-në, por thjesht si një nga ato komentet që bëjmë në Facebook”- ka shtuar studentja.
Ndërsa Kristaq Zejnati, i cili punon si agjent shitjesh, na tregon se është lexues i rregullt i gazetës Shekulli dhe shpesh edhe i gazetës Panorama. Për të leximi i gazetës është mënyra e vetme e marrjes së informacionit, pasi nuk ka kohë për të parë TV. I pyetur për arsyet pse Shqipëria duhet të integrohet në BE, ai tha: “Po të integrohemi në BE, s’do ta kemi më problem të lëvizim në vendet ku kemi njerëzit tanë dhe do na japi një mundësi të mirë për punësim,arsimim dhe zhvillim të mëtejshëm”. Ndërsa përsa i përket pasqyrimit të problemeve dhe disavantazheve të anëtarësimit të Shqipërisë në BE, ai na tregon se nuk i ka ndodhur të ketë lexuar ndonjë artikull ku të jetë shkruar për anët negative të integrimit, por vetëm pozitivisht.

Sondazhi

Kristaqi dhe Elona janë vetëm dy nga të intervistuarit të cilat na tregojnë për njohuritë e tyre për integrimin e Shqipërisë në BE, por sondazhet e bëra në lidhje me integrimin europian kanë qenë të shumta nga shumë organizata joqeveritare ku të intervistuar kanë qenë një numër i madh personash, në mosha dhe zona të ndryshme të vendit.
Një anketim të tillë ka bërë edhe Instituti EUNACAL në tetor të 2010-ës me seli në Tiranë, ku ka kryer një anketim që ndër të tjerat përfshin edhe perceptimin që kanë qytetarët shqiptarë mbi politikat publike në Shqipëri. Një vend të veçantë e kanë zënë temat që kanë të bëjnë me liberalizimin e vizave dhe tema të tjera, Perceptimet ndaj Bashkimit Europian dhe aderimit të Shqipërisë, Pritshmërinë ndaj anëtarësimit të Shqipërisë në BE, Perceptimi mbi ritmin e përparimit të Shqipërisë drejt anëtarësimin në BE, Perceptimi mbi sfidat e biznesit shqiptar gjatë dhe pas procesit të anëtarësimit të vendit në BE, Perceptimi mbi sfidat e të rinjve shqiptarë gjatë dhe pas procesit të anëtarësimit të vendit në BE, Vetëvlerësimet e qytetarëve mbi informacionin e përvetësuar në lidhje me udhëtimin dhe qëndrimin afatshkurtër pa viza në vendet e zonës Shengen, etj.


Përfundimet e nxjerra nga ky sondazh janë: 87% e të intervistuarve mendojnë se anëtarësimi i Shqipërisë në BE është diçka positive dhe 40% e të intervistuarve janë të pakënaqur me ritmin e procesit të anëtarësimit të vendit në BE, përkundrejt 30 % që janë të kënaqur me ritmin e procesit të anëtarësimit të vendit në BE. Pjesa dërrmuese e të intervistuarve e shohin anëtarësimin e vendit në BE si diçka që do të ndikojë në përmirësimin e jetesës në Shqipëri dhe jo si një mundësi për shqiptarët që të largohen nga Shqipëria për të jetuar e punuar në një vend tjetër të BE. Të rinjtë e grupmoshës 18 – 29 vjeç rezultojnë të jenë më të painformuarit mbi rregullat e udhëtimit & qëndrimit afatshkurtër pa viza. Banorët e zonave rurale janë më të painformuar mbi rregullat e udhëtimit dhe qëndrimit afatshkurtër pa viza. Gjithashtu ka një prirje për dyfishim të numrit të qytetarëve shqiptarë që do lëvizin drejt vendeve të zonës Shengen, krahasuar me lëvizjet e 6 muajve të fundit. Për gjysmën e tyre kjo do jetë hera e parë që udhëtojnë drejt vendeve të zonës Shengen
8. 44% e tyre do të udhëtojnë për të takuar të afërmit, 34% për turizëm, 9% për biznes, 8% për studime dhe 4 % për të kërkuar punë. Ekziston një prirje e lehtë e të rinjve shqiptarë për të udhëtuar drejt vendeve të BE për të kërkuar punë dhe një prirje e fortë për t’u larguar nga Shqipëria në rast të sigurimit të punës në një nga vendet e BE. Kjo është më e theksuar për të rinjtë e zonave rurale.Ndwrsa 70% e të intervistuarve nuk ndihen të përfshirë në politikë-bërjen e pushtetit vendor dhe 76% nuk ndihen të përfshirë në politikë-bërjen e pushtetit qendror.


Ku qëndron problemi?

Elona, studente dhe njekohesisht lexuese e rregullt tregon se shpesh i ka ndodhur qe ne komentet e kërkuara për detyrat dhe projektet të ketë lexuar komente që më së shumti i dedikohen liberalizimit të vizave. Duke e bërë këtë të fundit një nga arritjet më të mëdha për Shqipërinë, gjë që në të vërtetë, starti është integrimi i Shqipërisë në BE. Ajo thotë se: “ Një pjesë e madhe e gazetarëve ose e analistëve që kanë shkruar komentet dhe opinionet në lidhje me BE-në japin thjesht një mendim të vetin për çështjen për të cilën flasin dhe jo një informacionë me interes, ku të ketë analiza, statistika, avantazhet dhe disavantazhet ”.
Pikërisht për këtë arsye shpesh shkrimet e gazetarëve apo dhe të analistëve janë thjesht shkrime të llojit përshkrim më shumë, sesa shkrime që arrijnë në përfundime dhe nxjerrin konkluzione. Prandaj, për arsyen se një pjesë e madhe e gazetarëve nuk japin informacion në interes për publikun por thjeshtë janë predikues në çdo aspekt të integrimit në BE sidomos kur flitet për liberalizimin e vizave, analisti Alban Daci tha: “Në lidhje me këtë argument ka disa këndvështrime. Së pari në shumicën e rasteve në Shqipëri kemi të bëjmë me mungesë profesionalizmi në media. Kjo ndodh për mënyrën se si rekrutohen gazetarët. Ashtu si në çdo sektor të jetës edhe në sektorin e medias shqiptare nuk respektohet kriteri i meritokracisë, por nepotizmi, servilismi politik. Bashkimi Europian në përgjithësi dhe procesi i integrimit europian në vecanti janë kompleksitet aksionesh, reformash, idesh dhe vizionesh që përfshijnë çdo fushë të jetës. Prandaj, që të jesh gazetar që mund të të trajtosh argumente që lidhen me këto proçese duhet të jesh i specializuar dhe e dyta, duhet të jesh më koherent në kohë sepse proçesi është shumë kohësh dhe evolutiv”. “Ndërkohë një arsye e dytë është edhe monopolizimi nga politika pothuajse i çdo sektori në Shqipëri për të cilën ai shpjegon se: “për fat të keq politika ka monopolizuar cdo sektor në Shqipëri, edhe oksigjenin. Është krijuar një sistem i tillë tipik shqiptar, ku çdo gjë duhet të lindë nga politika, duhet të kalojë nga politika dhe duhet të miratohet nga politika. Kjo është aq shumë e prekshme sa mjaftojme të përmendim vetëm rastin e liberalizimit të vizave. Liberalizmi i vizave është një hap shumë i rëndësishëm për të gjithë shqiptarët, sepse stilumon dhe mbron nje ndër të drejtat themelore, atë të lëvizjes së lirë. Ky proçes mjaft i rëndësishëm për të gjithë qytetarët është trajtuar nga media vetëm në optikën e interesave politike. Për shembull, kam lexuar shumë artikuj në gazetat me orientim të majtë, të cilët proçesin e liberalizimit të vizave nuk e konsideronin një arritje historike vetëm për faktin se ky proçes ishte bërë i mundur gjatë qeverisjes të së djathtës. Ndërsa gazetat me orientim të djathtë e konsideronin vetëm si arritje të qeverisë, pa harrur se një rol të rëndësishëm kishin luajtur të gjithë qytetarët”- tregoi analisti A. Daci. Por i pyetur edhe për rrugën që duhet të ndjekin gazetarët si dhe opinionbërësit, ai u shpreh se: “Rruga e mirë do të ishte një trajtim profesional, i paanshëm dhe që të trajtohej në optikën e interesit të përgjithshëm qytetar dhe jo politik, klanor e personal”.

Megjithatë edhe pse vërehet që në shumicën e rasteve,sidomos në ato ku trajtohet çështja e integrimit të Shqipërisë në BE si dhe nënçështje të saj, kuptimi i fjalës analist duket se po fillon të zbehet. Shpesh kur dëgjojmë fjalën “analist” na vjen në mendje një mori sinonimesh (analizë,zgjidhje problemi,etj), ndërsa tani kjo fjalë duket se po e humbet kuptimin e vërtetë. Pikërisht është kjo arsyeja që komentet ose opinionet në rastin e integrimit europian nuk japin ndonjë informacion me interes për lexuesit ose publikun, pasi gjithçka që paraqitet prej tyre duket thjesht si një predikim. Në lidhje me këtë problematik analisti A. Daci ka treguar se, Në vendet e lira dhe demokratike perëndimore, media konsiderohet pushteti i katërt, sepse ai ka në dorë peshën e fjalës nëpërmjet të së cilës mbrohet e vërteta. Por, duke pasur parasysh se një ndër principet bazë të së drejtës në vendet demokratike është ndarja e pushteteve, ashtu si dhe pushtetet e tjera edhe media është e ndarë dhe e pavarur, por e ndërlidhur. Në Shqiperi, ashtu si ndodh edhe në shumë vende të tjera që janë në tranzicion ndarja e pushteteve shumë jo vetem nuk është e qartë, por është edhe e diskutueshme. Në Shqiperi cdo gjë kontrollohet nga politika. Kjo bën që edhe media të mos jetë e pavarur, por sipas interesave të kalojë sa majtas edhe djathtas.

Komenti dhe analisti?

“Analist” është një term për një individ për të cilin funksioni primar është një shqyrtim i thellë në lidhje me diçka të caktuar që mund të thotë.

Përsa i përket përkufizimit të komentit ose opinionit, një shpjegim të qartë jep edhe Hamit Boriçi në librin e tij, Gazetaria 2(Fq 214-215).Ky është një libër ku ai tregon dhe përmbledh në mënyrë të qartë problemet e mjeshtërisë dhe format e pasqyrimit publicistik. Në këtë libër ai flet edhe për komentin,ku tregon se: “Ndërtimi i komentit ndjek linjën: paraqitje e problemit; zbërthim dhe evidentim i ideve kryesore me të cilat do të merret autori i komentit; argumentim me fakte të dorës së dytë, konkluzione, që sipas rasteve jepen edhe në formën e thirrjes drejtuar lexuesve. Si lloj i veçantë analitik, komenti duhet të synojë të krijojë opinion të drejtë, të ekuilibruar për një ose disa fakte, për një a disa ngjarje, për problemet që rrjedhin prej tyre, duke ushtruar ndikim në vetëdijen e lexuesve, duke i orientuar ata në jetë, në veprimtarinë e tyre politike,kulturore,shoqërore,etj”.
Por më e rëndësishme është ajo, që komenti duhet të jetë i strukturuar qartë dhe duhet të bazohet mbi informacione të sakta. Komentatori duhet të mendojë për lexuesin, shikuesin, dëgjuesin dhe jo vetëm në botimin e një mendimi të vetin subjektiv.

e enjte, 1 shtator 2011

Shkombëtarizimi i Shqipërisë

Enis Sulstarova

Me gjasë, ç’çan kryet shqyptari për komb t’vet;
Pse e shoh veç atje ku xhixhllon ari.
Gjergj Fishta

Kombi është një bashkësi historike. Ai është produkt procesesh shoqërore, ekonomike, kulturore të modernitetit, të cilat janë objekt i kërkimit të studiuesve. Epoka e kombeve zakonisht mendohet se ka nisur nga mesi i shek. XVIII dhe akoma edhe sot kombi vazhdon të jetë bashkësia themelore politike kudo në botë. Mendohej se globalizimi i dhjetëvjeçarëve të fundit po çonte në një zhvlerësim të kombit, drejt formave mbikombëtare të identifikimit dhe organizimit politik, por nuk po ndodh kështu. Pikërisht tani statusi i shtetit kombëtar është bërë më i lakmueshëm se kurrë: shteti më i ri kombëtar, ai i Sudanit të Jugut, po njihet nga shtetet e tjera, midis tyre edhe nga Shqipëria.

Me kombëtarizim mund të quajmë proceset e formimit të vetëdijes kombëtare, të përhapjes së saj në një popullatë të caktuar dhe të organizimit politik rreth idesë dhe projektit kombëtar. Kombëtarizimi i shqiptarëve ka filluar në gjysmën e dytë të shek. XIX dhe vazhdon edhe sot. Themi se vazhdon edhe sot, sepse kombi duhet kuptuar si bashkësi e gjallë në shndërrim dhe përshtatje me dinamikat e ndryshme shoqërore dhe identitetet e tjera në një territor apo një shtet të caktuar. Politika kombëtarizuese zbaton sidomos shteti, por krahas tij edhe faktorë të tjerë, si partitë, shoqatat kulturore, media, arsimi, sipërmarrja private etj.

E kundërta e kombëtarizimit është shkombëtarizimi. Zakonisht në historinë tonë shkombëtarizimin e shqiptarëve e kemi menduar si një proces të dhunshëm nga ana e sllavëve dhe grekëve, me luftë, masakra, spastrim etnik, shpronësim, vendosje kolonësh, sisteme aparteidi, moslejim të mësimit të shqipes etj., me qëllim marrjen e territoreve historikisht të banuara nga shqiptarët. Mirëpo nëse do t’i përmbahemi kombëtarizimit si një proces, atëherë edhe shkombëtarizimi duhet parë si një proces i kundërt, që e shoqëron atë. Edhe një periudhë paqeje (d.m.th. në mungesë të luftës) kemi shkombëtarizim. Shkombëtarizimin mund ta kryejë edhe shteti që supozohet se duhet të mbrojë kombin. Në Shqipëri ligji famëkeq i tokës 7501 ka një përmasë shkombëtarizuese përderisa pronën e trashëguar të shqiptarëve, por të shtetëzuar gjatë komunizmit, nuk ua kthen pronarëve të ligjshëm, por ua shpërndan në disa zona pakicave joshqiptare që nuk kanë pasur pronësi mbi tokën më parë. Gjithashtu, me mosveprimin e tij ndaj fushatës greqizuese 20-vjeçare në jug të vendit dhe tani me regjistrimin e popullsisë sipas etnisë dhe fesë, shteti shqiptar e ka përkrahur shkombëtarizimin. Në Kosovë, përpjekja për të hequr vitin 1878 nga emblema e Komunës së Prizrenit është një veprim shkombëtarizues, sepse kërkon t’i mohojë identitetin politik shqiptar (Lidhja e Prizrenit) këtij qyteti dhe bashkësisë së qytetarëve të tij. Në IRJM përpjekja për të ndërtuar një kishë ortodokse në kalanë e Shkupit, pikërisht në vendin e një kishe të lashtë katolike është një veprim shkombëtarizues, sepse u heq shqiptarëve të sotëm të Shkupit mundësinë e identifikimit me qytetin e tyre për shkak të trashëgimisë së tij historike përpara ardhjes së sllavëve në Ballkan: shkurt është një përpjekje për të maqedonizuar Shkupin dhe për t’i quajtur shqiptarët “ardhacakë” në këtë qytet.

Shkombëtarizimi ndodh sidomos nga neglizhenca e anëtarëve të kombit. Kombi vdes si frymë atëherë kur anëtarët e tij nuk e ndiejnë se i përkasin bashkësisë kombëtare, se të tjera identitete të veçanta (individuale, fisnore, krahinore, apo fetare) marrin përparësi ndaj kombit dhe projektit për të krijuar të mirën e përbashkët. Atëherë kombi kthehet në një çështje administrative, thjesht në një vulë, tabelë, apo shqiponjë-stemë në kapelën e policit. Dëshmitë e shkombëtarizimit i shohim përditë dhe kudo, por sidomos në jugun e Shqipërisë, për shkak të veprimtarisë së ethshme greqizuese.

A doni prova? Hapni gazetën “Shqip” të datës 30 gusht 2011 (dita e Bajramit) dhe aty do të gjeni disa lajme e komente në dukje pa lidhje me njëri-tjetrin, por që po të lexohen me kujdes janë dëshmi e shkombëtarizimit. Në f. 2 është një lajm nga Korça: dega e “Omonias” e këtij qarku u bën thirrje vllehve të zonës që të shpallen grekë në regjistrimin e popullsisë. Gazetari na kujton se kreu i “Omonias” së Korçës është po ai që në mënyrë të paligjshme ndërtoi një përmendore në fshatin Boboshticë për dy ushtarë grekë të vrarë në Luftën e Dytë Botërore. Kjo përmendore “është zgjedhur për pelegrinazhe të përvitshme si nga përfaqësues të “Omonias” dhe të ardhur nga Greqia”. Gara për të greqizuar sa më shumë qytetarë shqiptarë është në kulmin e saj dhe me gjasë regjistrimi i popullsisë do të prodhojë shifra të paqena të një pakice të shpikur greke në Korçë. Nga një grekofili historike në këtë qytet shkallë-shkallë është kaluar në një grekofoni, e cila ka dëshmorët e saj dhe që kryhen pelegrinazhet e saj, ndryshe nga nderimi i dëshmorëve shqiptarë.

Le të qëndrojmë edhe ca në Korçë. Në f. 24 të gazetës përshkruhet odiseja e monumentit të Luftëtarit të Lirisë që po e zhvendosin andej-këndej nëpër qytet. Siç duket prania e tij në qendër të qytetit prish pamjen e katedrales gjigante dhe se grupe të caktuara ndihen më mirë me identitetin e Korçës si një qytet ortodoks, të simbolizuar nga katedralja, sesa si pjesë të një kombi, të cilin e përfaqëson monumenti i Luftëtarit të Lirisë.

Shkojmë pak më tutje, në fshatin Polenë të Qarkut të Korçës, ku ka ndodhur një incident që përshkruhet si lajm të f. 22 të gazetës. Mësojmë se në Polenë fshatarët janë organizuar në disa grupe të armatosura për të patrulluar fshatin ndaj “jabanxhinjve”. Viktimë e tyre ka rënë një djalë i ri nga një fshat i afërt, i cili është plagosur në tentativë për të vjedhur një shtëpi të Polenës. Përtej incidentit, ç’janë këta njerëz të armatosur që patrullojnë, ku kjo është detyrë e strukturave shtetërore? Cilët janë “jabanxhinjtë”? Këta janë “myslimanët” të cilët fshatarët e Polenës nuk duan që të vendosen për banim në fshat. Pra, e duan fshatin “të spastruar” prej “myslimanëve”. Cili shtet që synon standardet europiane (meqë ra fjala është edhe anëtar i NATO-s) lejon praktika të tilla që të kujtojnë Jugun e Thellë të Amerikës së para një shekulli ku të bardhët e Ku Klus Klanit “vigjilonin” mbi zezakët? Ç’janë këto identitete “të krishterë” e “myslimanë”, po qytetaria shqiptare sa vlen në këtë vend? Këta njerëz janë gati të vrasin nëse je “jabanxhi” në këtë fshat, gjë që do të thotë se “i krishterë” është kategoria themelore politike sipas së cilës ata veprojnë. Sikurse në Himarë në kohën e Bollanos nuk u lejohej pasaportizimi “turqve” me banim në qytet. Në këta shembuj, përcaktimi përbashkues “shqiptar” nuk përdoret më, ose përdoret thjesht për arsye të praktikave burokratike: në vend të tij kemi “të krishterë”, “grekë”, “myslimanë”, “jabanxhinj”, apo “turq”. Gazetari për vigjiluesit e Polenës përdor termin “struktura paralele”, gjë që menjëherë të kujton të ashtuquajturit Rojet e Urës që ndajnë më dysh qytetin e Mitrovicës dhe që i kanë spastruar shqiptarët nga pjesa veriore. Sa Polena-Mitrovica të tjera kemi në jug të Shqipërisë ku “jabanxhinjve” u ndalohet hyrja?

Zhvendosemi në rrethin e Gjirokastrës. Në f. 28 përmendet harresa ndaj memorialit në rrënim e sipër që përkujton qindra banorë të Hormovës që u masakruan nga shovinistët grekë më 1914. Gjendja e mjeruar e tij, ngjashëm me shumë monumente të këtij lloji në jug të Shqipërisë është në kontrast të plotë me varrin-monument të Boboshticës dhe me varrezat e reja të ushtarëve grekë që po ndërtohen në disa vende me lejen e qeverisë shqiptare. (Meqë ra fjala, këta të fundit janë viktima të luftës italo-greke të zhvilluar në territorin shqiptar dhe nuk ka arsye të qëndrojnë në Shqipëri. Ndoshta sepse për shtetin grek ata u vranë për çlirimin e Vorio-Epirit prej shqiptarëve!) Një fakt tjetër interesant është se pas një restaurimi të pjesshëm që iu bë memorialit para disa vitesh, në pllakën e tij shkruhej se hormovitët ishin masakruar pabesisht nga “bandat shoviniste në mars të vitit 1914”. Qëllimisht është lënë pa përmendur përkatësia kombëtare e bandave. “Shovinisti” mbetet i papërcaktuar si një specie që masakron njerëz të pafajshëm për arsye të papërcaktuara. Duke u hequr mbiemrin kombëtar masakruesve dhe të masakruarve, ngjarja izolohet nga konteksti dhe humbet domethënia e përkujtimit të saj sot. Kështu, “shovinisti” shfaqet së paku si një fatkeqësi natyrore që godet rastësisht, ose së shumti si “terrorist” që është i mllefosur me tërë botën dhe që ka qëllime utopike a përtej kësaj bote. Nëse ia vlen të përkujtohet rënia e atyre njerëzve të gjorë në vitin 1914 duhet shprehur qartë se ata u vranë sepse ishin shqiptarë, prej strukturave të mirorganizuara paraushtarake greke (jo “banda”) që kërkonin të zhbënin pavarësinë e Shqipërisë dhe të pushtonin territorin shqiptar. Përkujtimi sot i ngjarjes shkon në kahun e kombëtarizimit, ndërsa harresa apo fshehja e disa fakteve shkon nga kahu i shkombëtarizimit.

Intermexo. Duke lexuar për “bandat shoviniste” te lajmi, na kujtohet ajo që kemi lexuar në f.5 të gazetës tek intervista me z. Pandeli Majko, ish-kryeministër i Shqipërisë. Duke dënuar procesin e përfshirjes së etnisë në regjistrimin e popullsisë, ish-kryeministri nuk harron të përmendë se “Shqipëria dhe Greqia nuk bënë marrëveshje për shkëmbim popullsish, siç bëri Turqia dhe Greqia...” Këtë ai e quan si shenjë miqësie midis dy popujve, por për hormovitët e vrarë, çamët dhe ndoshta për vllahët e Korçës sot që duan t’i greqizojnë, ndoshta do të ishte më mirë sikur kishte pasur një marrëveshje të ndërsjellë të pranueshme nga të dyja palët, sepse së paku Greqia do të hiqte dorë nga pretendimet territoriale që ushqen edhe sot! Këtë e themi për efekt retorik, sepse marrëveshjet që interesojnë Greqisë janë të tipit të Protokollit të Korfuzit, apo asaj të demarkacionit të kufirit detar që u hodh poshtë nga Gjykata Kushtetuese e Shqipërisë pak kohë më parë. Më poshtë ish-kryeministri thotë: “Dy fqinjë aq të vjetër që s’kanë bërë luftë të mirëfilltë midis tyre për shekuj me radhë e që janë martuar, gëzuar dhe vdekur krah njëri-tjetrit, ndryshe nga marrëdhënia e plasaritur të shqiptarëve me sllavët”. Kur lexon përshkrime të tilla rozë atëherë e kupton se përse duhet që sot të përkujtojmë se hormovitët e vitit 1914 nuk janë masakruar në një “luftë të mirëfilltë”, por thjesht nga “banda shoviniste”! (Në frymën e miqësisë, edhe kreu i policisë greke zotohet se nuk do të grisen më pasaporta shqiptare në kufi – f. 11 e së njëjtës gazetë).

Të gjitha këto lajme të së njëjtës ditë dhe vetëm të një gazete të përditshme tregojnë se në Shqipëri po mbizotërojnë identitetet lokale dhe fetare dhe se procesi i shkombëtarizimit po lulëzon. Lexuesit e këtij artikulli mund të gjejnë të tjera në shtypin e ditëve në vijim. Të ndarë në identitete të thërrmuara lokale e fetare, që nxiten edhe nga jashtë, qytetarët e këtij vendi po humbasin lidhjet me njëri-tjetrin. Ideja përbashkuese e kombit është në zbehje përkundër identiteteve përçarëse, që do të na pengojnë të ndërtojmë një të ardhme të përbashkët. Duhet ta përmendim në mbyllje të shkrimit tonë se dobësimi i identitetit kombëtar nuk ndihmon aspak për forcimin e shtetit ligjor dhe të demokracisë, të cilat janë edhe meraku i përfaqësuesve ndërkombëtarë. (Ambasadori Arvizu në f. 2 të gazetës bën thirrje për një pakt kombëtar për integrimin europian).

P.S. Në këtë situatë, përbetimi i një politologu në Tiranë se ai do të rreshtohet kundër nacionalizmit shqiptar, që, sipas tij, po ia merr frymën identiteteve të tjera në vend, duket si një tallje e pavend. Unë nuk ofroj ndonjë zgjidhje të gatshme për prapsur shkombëtarizimin e Shqipërisë. As nuk do t’i drejtoj thirrjen klasike qeverisë për të gjetur zgjidhje; të paktën jo kësaj qeverie që po me regjistrimin e popullsisë po zyrtarizon greqizmin e shqiptarëve të shkombëtarizuar. Thirrja ime është për ata shqiptarë që e kanë të shtrenjtë idenë e kombit që të mobilizohen e të gjejnë forma veprimi kolektiv kundër shkombëtarizimit.