e hënë, 8 korrik 2013

Përplasja e interesave në Kaspik

  
M-r.Muhamed Jashari-Shkup


“…Që kur kontinetet kanë nisur të ndërveprojnë politikisht, rreth 500 vjet më parë, Euroazia është bërë pikëmbështje e fuqisë botërore”
(Zbignew Brzezinski)

“Tabela e madhe e shahut” nga profesori amerikanZbignew Brezesinki konsiderohet si “Kurani dhe Bibla” për hulumtuesit e gjeopolitikës dhe strategjisë. Autori në këtë libër vë theks të veçantë mbiEuroazi, e cilasipas tij kjo hapësir fillon nga territoret lindore të Gjermanisëdhe zgjatet derinë oqenanin Paqësor, gjithashu këtu përfshihen edhe një pjesë e Lindjes së mesme si dhe një pjesë bukur e madhe e nënkontitnentit indian.
Ai pohon se çështja kyqe për të kontrolluar Euroazinëështë hegjemonia mbi Azinë Qendrore, kurse Azia qendrore përmes detit kaspik kufizohet me kaukazin.
Rëna e komunizmit solli një realitet të ri gjeopolitik kur është në pytje regjioni i kaspikut, tanimëdisa shtete të cilët ishin nën thundrën ruso-komuniste fituan mëvetësinë, kurse si rezultat i pavarësisë së tyre, shtetet e fuqishmeintensifikuan marrëdhënet me këto vende.
Në fakt pas viteteve të 90’ta ishin pikërisht burimet e naftës dhe gazit natyror faktorët  kryesor që tërhoqën vëmendjen e aktorëve të jashtëm mbi këtë zonë.
Profesori i studime strategjike Pat Kloson këtë regjion e përshkruan si ...një rajon naftëmbajtës me rëndësi të jashtzakonshme, objektiv i konfliketeve të vazhdueshme dhe interesave konkuruese të vendeve fqinje dhe të fuqive perendimore.
Krahas asaj se ky regjion ndodhet në zemrën e Euro-Azisë, pozita gjeografike e kaspikut konsiderohet e rëndesishme edhe për dy gjëra tjera:
 a) Këtu kryqëzohen rrugët që lidhin veri-jug, dhe lindje-perendim, si dhe
b) ky rajon kufizohet me Azinë jugore dhe lindjen e mesme(lexo: Irakun dhe Afganistanin) pra pikëerisht me vendet ku u zhvillua beteja kundërr terrorizmit.
SHBA-të në zonën e kaspikut u involvuanpas vitit 1994.Thënë më mirë resurset natyrore që posedonkaspiku - naftën dhe gazin – si dhe prezenca ushtarake ruse nëÇeçenibëri të pashmangshme kyqjen e SHBA-së aty. Pra që atëherë SHBA-të konsiderojnë kaspikun si regjion vital për interesat e tyre.
Alan Larson -zëvendës sekretar shteti për çështjet ekonomike gjatë kohës së presidentit Bush - i riu - rajonin e kaspikut dhe Azinë qendrore e llogarit si një ndër prioritet kryesore të politikës së jashtme amerikane në vitet e ardhshme.
Në bazë të disa raporteve të viteve të fundit, vlerësohet se rajoni i kaspikut posedon mbi 20% të rezervave botërore të naftës, dhe mbi 40% të rezervave të gazit.Kjo zonë për sa i përket rezervave të gazit konsiderohet e dyta në botëpas lindjes së mesme. Në periudhën prej vitit 2001 deri ne vitin 2010 ky rajon rriti prodhimin e naftës nga 1.6 milon deri në 5.0 milion fuqi në ditë.
Sipas prof. Özden Z. Oktav, transportimi i burimeve të naftës në tregjet  evropës perendimore, SHBA, ose nëIzreal,  bëhet me qëllim që të zvogëlohet varësia nga nafta e vendeve tëOPEC-ut, si dhe nga nafta ruse e ajo iranine, por në të njëjtën kohë të i sigurohet furnizim me naftështetit izrealit.
Që kur SHBA-ja intensivisht filloi të inkuadrohet nëçështjet e kaspikut ka ndjekur një politikë të atillë e cila u ndërtumbi këto shtylla:
-          të mbështeten qeveritë e shteteve të kaspikut,
-          të nxitet bashkupunim ekonomik mes tyre, si dhe lidhje më e fuqishme e vendeve të kaspikut me Turqinë,
-          të sigurohen burimet energjetike si dhe plasimi i të njëjtave në tregun botëror, dhe
-          të stimulohen investimet amerikane.
Për tu realizuar këto qëllime, SHBA-të u përpoqën që interesat evropiane turke dhe amerikane të futen nën një ombrellë,  por në të njëjtën kohë të përfërcohet bashkëpunimi mes Azerbejxhanit Turqisë dhe Gjerogjisë, si dhe të zvogëlohet çfarëdo lloj influence ruse po edhe iraniane në regjion.
Mirëpo çdo bashkëpunim mes Azerbejxhanit Turqise dhe Gjeorgjisë, u pasua me intensifikimin e marrëdhënieve të Rusisë, Armenisë dhe Iranit.
Se Azerbejxhani dhe Gjeorgjia u pozicionuan  në linjën pro-perndimore, dëshmon edhe fakti se pikërisht në vitin 1999 këto shtete u tërhoqën nga Organizata për SigurinKolektive CSTO, të formuar nga Rusia, Bjellorusia dhe disa vende te Azisë qendore në vitin 1992.
Pra, rrjedhimisht doktrina ruse “Blizhneye zarubezhye- Fqnijët”, doktrinëe cila kishte për qëllim influencën ruse qoftë në aspektin ushtarak, politik dhe ekonomik në Kaukaz dhe Azi qendrore, në periudhën post-sovjetike u ndesh me objektivat e Turqisë dhe SHBA-së.
Ndërtimi i tubacionit “Baku-Tbilisi-Xhejhan”, që kishte për qëllim sjelljen e naftës nga kaspiku nëmediteranin lindor, konsiderohej një ndër objektivat kryesore te Ankarasë dhe Washingtonit.
Përveç projektit të lartëpërmendur fuqitë perendimore përfshirë këtu edhe Turqinëmbështesin projektin “Nabuco” përmes së cilës synohet sjellja e gazit nga kaspiku në Evropën perendimore. Qëllimet strategjike të këtij projekti janë:
-          sigurimi i furnizimit me gaz për vendet e UE-së,
-          pavarësimi i UE-së nga gazi rus,
-          hapja e një korridori të ri furnizues për Europën, duke u përqendruar në importin e gazit nga Azia qendrore, dhe
-          benefite financiare dhe gjeostrategjike për vendet transitore.
Ky projetkt sa strategjik po edhe aq historik në Euroazi, për Azerbejxhanin dhe Gjeorgjinë nënkupton hapje drejt perendimit, për Turqinë bashkëpunim dhe zhvillim ekonomik, për Iranin rritje e peshës së Azerbejxhanit, për Rusinë zvgëlim i infuencës së saj në Kuakazin dhe mëvetësi më e madhe për vendet e rajonit, ndërsa për SHBA-në dhe BE-në përfshirje në sektorin e energjetik tëkaspikut.
Ndërsa në anën tjetër përballë këtij bashkupunimi mes Turqisë Azerbejxhanit dhe perendimit, Irani Rusia por edhe Armenia, edhe më shumë përfërconin lidhjet e tyre në sfera të ndryshme përfshirë këtu edhe sferën e energjetikës.
Pikërisht për këtë fakt eksperti armen për çështjet iraniane Armen Israyelyan para disa muajve në lidhje me raportet irano-armene deklaroi se “....të dyja vendet kanë qëndrim të përbashkët për cështjet regjionale..”
Embargoja ekonomike e Turqisë dhe Azerbejxhanit ndaj Armenisë pas invadimit armen në Nagorno-Karabak në vitin 1994, qe një faktor tjetër që Irani thelloi marrëdhniët me Armeninë.
Para disa viteve Rusia, Irani dhe Armenia filluan diskutimet për ndërtimin e një rafinerie të naftës pikërisht afër kufirit armeno-iranian, një projekt i cili pritet të kushton mbi 2 miliardë dollarë, ndërsa gjigandët rus të gazpromit u zotuan se do të investojnë në projektin e naftësjellësit nga Irani në Armeni.
Pra, për dallim nga Ballkani i cili gjeopolitikisht është në taborin e NATO-s dhe BE-së, regjioni i kaukazit edhe më tej mbetet vend ku demostrohet fuqia qoftë politike ekonomike po edhe ushtarake ndërmjet shteteve perendimore në njërën anë dhe Rusisë në anën tjetër, lufta ruso-gjeorgjiane e vitit 2008 është një shembull i kësaj.
Nëfund të vitit 2012 pikërisht në regjionin e kaukazit por edhe në Armeni, Rusia zhvilloi stërvitjen më të madhe ushtarake -“Kavkaz-2012. Vlen të theksohet fakti se gjatë këtyre stërvitjeve Rusia përdori gjitha mjetet ushtarake më moderne.
Kur kihet paraysh fakti se kohëvë të fundit nëqendra të ndryshme qarkullon ideja e një sulmi të mundshëm të perendimit mbi Iranin për shkak të ambicjeve të saja bërthamore, edhe më e qartë na bëhet drama se pse pikërisht në kakauz Rusia i zhvilloi këto stërvitje ushtarake.
Për këtë shkak zëvendës kryeminstri rus Dimtri Rogozin pohoi se:“...Një luftë eventuale me Iranin do jetë kërcnim i drejtpërdrejtëpër sigurinëkombëtare ruse, prandaj forcat ruse do të mundohen të parandalojnë çdo destabilzim të mundshëm të kaukazit”.Pra,  Rusia përmeskëtyre stërvitejve sinjalizoi perendimin se kaukazi do të ngelëedhe më tej regjion i kontrulluar nga Moska, si dhe nuk do të lejon ndonjë intervenim ushtarake kundër Iranit -sikurse në Libi-, kur dihet se Irani ndodhet 400 klm afër kufirit jugor rus.

Andaj, mund të konkludojmë se regjioni i kaukazit dhe Azisë qëndrore edhe më tej do të jetë një ndër zonat me peshë të jashtëzakonshme gjeopoltike për fuqitë e mëdha. Nëse “Loja e Madhe” në shek. XIX u zhvillua ndërmjet Rusisë dhe Britanisë pikërisht në këtë regjion, sot në shek. XXI një “lojë” e tillë në forma të ndryshme, zhvillohet ndërmjet aktorëve lokal si Rusia, Irani, Turqia dhe aktorëve të jashtëm si UE-ja dhe SHBA-të.

Nuk ka komente:

Posto një koment

Shënim. Vetëm anëtari i blogut mund të postojë komente.