e hënë, 8 korrik 2013

Cfare po bejme per vendin tone?

Alban Daci, Doktor Magjister ne Marredhenie Nderkombetare

Aggiungi didascalia

Eshte e famshme thenia e Kennedy: mos thoni se cfare ben Amerika per ju, por fare beni ju per Ameriken. Kennedy si pasardhes i nje familje katolitike kishte nje lidhje simbiotike te bazuar edhe ne filozofine katolitike me flijimin e sakrifices individuale per te miren e perbashket qe ne kohet moderne identifikohet me Vendin, Kombin ose habitatin natyral te lindjes, formimit, rritjes, plakjes dhe vdekjes te nje personi. 
Amerika sapo kishte hyre ne luften e ashpert te ftohte, ku kishte kundershtare me shume se gjysmen e Botes. Per kete arsye amerikanet kishin nevoje me shume se kurre per nje lidhje te ngushte mes tyre, vellazerore dhe per te besuar ne vendin e tyre, vete Amariken e cila identifikohej me nje stil te caktuar politik, social, politik dhe ekonomik.
Amerikanet duhet te besonin tek amerikanizmi i tyre dhe duhet te ishin te gatshem te sakrifikonin edhe vete ekzistencen e tyre per te ekzistuar pergjithmone Amerika. Pra, Amerika qendron mbi amerikanet, sepse nga kjo e dyta varej edhe jeta e vete amerikaneve. Kjo thenie e nje njeriu pragmatiste dhe katolik si Kennedy pati nje sukses te jashtezakoshem per Ameriken. 
Amerikanet krijuan nje ndjenje superioriteti dhe sigurie tek vetja ne cdo beteje qe moren pjese. Ata krijuan bindjen e tyre se jane me krenari pjese e Kombit Amerikan, si kombi me superior ne Bote. 
A duhet te kishte nje filozofi te tille edhe per ne shqiptaret? Shqiptaret ashtu si amerikanet ne gjithe historine e tyre, per shkak te pozites gjeografike dhe vecorive me te tjeret kane qene gjithmone me intervale te ndryshme te perfshire ne luftera te ftohta dhe ne te nxehta. Shqiptaret ne dallim me amerikanet dhe shume kombe te tjera ne 100 vjecarin e fundit nuk krijuan nje koshience te pergjithshme te krenarise kombetare. Nje nder arsye e kesaj ishte fakti se Shqiperia, shteti ame i shqiptareve ne Rajon dhe ne Bote, u dokrinuan nga ideologjia komuniste. Kjo doktrine per shkak te natyres se saj filozofike-politike eshte e orientuar drejt internacionalizmit dhe mohon me arsyetimin e besimit tek revolucioni ne te gjitha vendet, ndjenjen dhe krenarine kombetare. 
Ideologjia komuniste e bazuar tek informacioni zinxhir brenda shoqerise jo vetem e shkaterroje ndjenjen e krenarise kombetare, por per hire te interesit ne te mire te partise dhe revolucionit, shkaterroje edhe harmonine e lidhjeve te ngushta ndermjet njerezve per te miren e vendit. 
Shqiptaret vendosen veten, familjen dhe Kombit ne sherbim te Partise dhe ideologjise komuniste. Kjo shkaterroi tek cdo shqiptare ndjenjen e te qenit shqiptare. Servilizmi ndaj filozofise politike komuniste dhe ndaj Partise ishte shume here me i madh se arsyetimi racional per te qenin shqiptar dhe per obligimet qe kishte cdo shqiptare per Shqiperine. Kjo situate vazhdon edhe sot, ku shqiptaret nuk pyesin se cfare ndodh me vendin e tyre, ku po shkon ai dhe a i kane kryer detyrimet e tyre. 
Ne shqiptaret duhet te rithellojme mendjen tone per te arritur ne perfundimin se Kombi yne eshte nje popull qe meriton te trajtohet me krenari dhe se vendi yne meriton cdo sakrifice tonen qe ai te jete krenar dhe te garantoje jetegjatesi ne perjetesi. 
Historia dhe krenaria e nje Kombi, si atij tonit nuk mund te vendoset ne rrezik nga disa intervale te caktuara kohore te perfaqesuar nga njerez servil, tradhetar qe me siguri thelle-thelle nuk jane me gjak apo origjine shqiptare. 
Eshte krej normale dhe mbi te gjitha e domosdoshme qe ti bejme pyetje vetes tone: car po bejme ne per vendin tone? Deri tani ne e kemi lene veten tone dhe vete fatin e vendit tone ne doren e njerezve te gabuar. Ka ardhur momenti te zgjohemi dhe bashke me ne te rizgjojme dashurine kombetare, qe garanton ne te njeten kohe ekzistencen tone dhe vazhdimesine e Kombit tone. 
Amerikanet para Amerikes nuk vendosin asgje. Madje, as jeten e tyre. Jeta pa Kombin nuk ka vlere. Eshte si ne rastin, kur nje kafshe te ekzistoji pa habitatin e saj. A mund te kete kuptim jeta jone pa ekzistencen e Kombit tone? Kjo do te ndodhe sikur peshkun ta nxirrnim nga shtepia e tij qe eshte uji dhe ta vendosim ne shtepine e re qe eshte toka. Do te rezistonte per pak kohe dhe ne menyre te deshperuar do te ngordhte. 
Ne e kemi lene jeten tone dhe fatin e Kombit tone ne duart e njerezve te gabuar. Kete gje e kemi bere, por vazhdojme ta bejme pa bere pyetjen: cpo ndodh me jeten tone dhe kjo jete qe po bejme a eshte ne sherbim te Kombit? Dikush mund te thote se pergjigja e kesaj pyetje nuk ka rendesi. Nuk do te kishte rendesi vetem nese kishte te bente me jeten tone individuale, por nuk mund te kete jete individuale, kur shuma e individuales krijon dhe garanton ekzistencen e shumices te perbashket. 
Pra, secili prej nesh ka pergjegjesi per Kombin, i cili garanton ekzistencen e te gjitheve. Shqiptaret dhe Shqiperia kane jetuar gjithmone ne limitin e ekzistences. Kjo ka ndodhur se shqiptaret kane nje pozite gjeografike te lakmishme dhe kane vecori te qarta me te tjeret. Duke u ndodhur ne nje habitat te tille, kane perjetuar ne histori luftera te ftohta dhe te nxehta. 
Shqiptaret duhet te jene te gatshem me cdo mjet dhe arsyetim njerezore te garantojne ekzistencen e jetes se tyre per te pasur si qellim final ekzistencen e perjteshme te Shqiperise. Shqiptaret ne kushtet e nje koflikti te perhershme per ekzistence kane te drejte te perdorin cdo aksion dhe llogjike racionale per te garantuar ekzistencen e tyre dhe vazhdimesine kombetare. Cdo qenie si brenda llojit ose jashte qe ven seriozisht ne dyshim ekzistencen dhe vazhdimesine e Kombit deri ne perjetesi duhet te ndeshkohet sipas ligjeve, arsyetimeve te natyres njerezore. 
Ekzistenca jone duhet te jete ne harmoni edhe me ekzistencen e te tjereve e kjo harmoni prishet, kur ekzistencat e tjera vene ne rrezik serioz pikerisht ekzistencen tone. Ligji i natyres eshte se kur dy sende perplasen, vetem njeri mund te mbijetoi. Ne rastin tone ne duhet te t'i parashikojme perplasjet e mundshme e te analizojme levizjen me te mire qe garanton ekzistencen tone. 
Para ekzistences tone dhe perjetesise kombetare nuk duhet te veme asgje duke u nisur nga arsyetimi i thjeshte se nese ne nuk jemi, nuk ka kurfare rendesie se kush mund te jete pas nesh e cfare do te ndodh me vone. Historia jone, fillon e mbaron po me vete ekzistencen tone.

Nuk ka komente:

Posto një koment

Shënim. Vetëm anëtari i blogut mund të postojë komente.