Alban
Daci
Në një botë të globalizuar dhe gjithnjë e
më të hapur, ku kufijtë nuk kanë më as vlerë virtuale dhe as fizike, ne
Shqiptarët ndoshta jemi të vetmit në këtë mjedis Lirie që kemi një mur të madh
që na ndan ndërveti.
Ka ardhur momenti vëllezër që atë mur ta
shembim njëherë e përgjithmonë. Ngjarjet e fundit në Kosovë na bindin që shembja e atij muri është e vetmja
zgjidhje. Prandaj, të gjithë masivisht nga Shqipëria dhe Kosova në mënyrë krejt
paqësore me datë 28 nëntor të mblidhemi tek Pika e Morinit për të vënë themelet
e bashkimit real kombëtar..
Doganat (pikat e kontrollit) që
ekzistojnë ndërveti jo vetëm na japin alergji, por dëshmojnë edhe një padrejtësi
shekullore të popullit tonë. Askush nuk ka të drejtë të na ndalojë për të hyrë
në vendin tonë, Kosovën.
Prandaj, le të organizohemi ashtu siç
bënë Gjermanë Perëndimorët, të kalojmë masivisht dhe brenda një periudhe të
shkurtër pikat e kufirit mes Shqipërisë dhe
Kosovës.
Po nuk e bëmë ne si popull askush tjetër
nuk ka për ta bërë.
Me duket se ka ardhur momenti që ky
Bashkim të ndodh.
Bashkimi është e drejtë natyrale dhe
ndërkombëtare, sepse mbështet mbi vullnetin tonë, i cili është i fortë dhe i
hekurt ashtu si historia jonë.
Ne nuk duhet te shkojmë në Kosove për të
bërë protesta, por për të dëshmuar se ai është vendi ynë dhe se aty janë
vëllezërit tanë. Kosova është vendi, që simbolizon një pjesë të rëndësishme të
historisë ballkanike, ku protagonistët kryesore të vetëm para se të ndodhte
dyndja sllave, ishin padyshim Ilirët.
Aleanca Kuq e Zi ndryshe nga PD dhe PS,
apo LSI, nuk preferon ta festoi 100 Vjetorin e Pavarësisë me Shakirën apo
Ciljetën, por me shqiptarët pikërisht në Morinë, në vendin ku qëndron “Muri”
virtual që ndaj padrejtësisht një popull, që ndan shqiptarët me shqiptarët.
Të gjithë së bashku të bashkohemi me 28
nëntor në Pikën e Morinës, për t’i dëshmuar Botës, se nuk ka gjë që na ndan, se
ne jemi populli që kemi pësuar nga historia padrejtësitë më të mëdha, gjenocide,
ndarje, okupime e shtypje.
100 Vjetori i Pavarësisë, ky akt i madh
historik dhe kombëtar duhet të jetë një dëshmi reale kombëtare për të dëshmuar
se ne duan të bashkohemi, sepse kjo është rruga e drejtë e popullit shqiptar, i
cili ashtu si popujt e tjerë duhet ta përjetoi historinë e tij në realitet dhe
jo në virtualitet siç ka ndodhur gjer më sot.
Në fillimet e Aleancës Kuq e Zi, kur ajo
fliste hapur dhe qartë për Bashkimin, skeptikët dhe tradhtarët mund të kenë
thënë se, kjo forcë e re politike po flet për çart. Me kalimin e kohës Aleanca
Kuq e Zi dëshmoi dhe u tregoi shqiptarëve që nëse kemi pasionin dhe
vendosmërinë, Bashkimi jo vetëm se është i mundur, por edhe mund të ndodh
shpejt.
Aleanca Kuq e Zi me politikën e saj
Atdhetare e Patriotike bëri që shqiptarët t’i kthejnë sytë tek flamuri Kuq e Zi
dhe të mos e zëvendësojnë më atë me flamujt partiak siç kishte ndodhur në këto
vite tranzicioni.
Aleanca Kuq e Zi po krijon kulturën e
krenarisë kombëtare dhe të vetëdijes shqiptare, e cila, le të themi, se për
shkak të politikanëve të vjetër tradhtarë ishte venitur dhe quhej demode.
28 Nëntorin ta festojmë në Morinë, për të respektuar
Hasan Prishtinën, Iljaz Pash Dibrën, Haxhi Zekën, Isa Boletinin, Ismail Qemalin,
Luigj Gurakuqin, Idriz Seferin e të tjerë të cilët gjithën jetën e tyre ja
dedikuan Bashkimit Kombëtar. Nëse nuk rikujtojmë veprat dhe bëmat e tyre, nuk
mund të kuptojmë thellë rëndësinë e Bashkimit.
Nuk ka komente:
Posto një koment
Shënim. Vetëm anëtari i blogut mund të postojë komente.