e martë, 9 korrik 2013

Anarkia, pasiguria dhe lufta

                                                        Anarkia, pasiguria dhe lufta

  Studim nga Alban Daci
 
Mungesa e qeverisë është, pikërisht, prova e parë dhe themelore që dallon sistemin politik ndërkombëtar modern. Tradita politiko-juridike që e shoqëron, njeh pikërisht këtë diferencë që ndërtohet mes politikës së brendshme dhe politikës ndërkombëtare: nga një mjedis  social në të cilën një agjenci e pajisur me monopolin e përdorimit të forcës legjitime furnizon siguri (dhe mirëqenie) në këmbim të hyrjeve fiskale dhe një mjedis në të cilin, në të kundërt, mungesa e një agjencie e pajisur me një pushtet ndëshkon të gjithë subjektet që të garantojnë vetë të njëjtat të mira- megjithëse jo domosdoshmërish vetëm, si provë janë ripërsëritja e njëpasnjëshme e aleancave.  
Në mungesë të një qeverie botërore, çdo subjekt do të ishte i detyruar të kishte kujdes për veten e tij. Kjo tradicionalisht përcaktohet anarki internacionale.
Referuar politikës ndërkombëtare, para së gjithash, fjala anarki nuk konservon të njëjtin kuptim që mban në gjuhën e përgjithshme.  Nga njëra anë, ndërsa kjo e fundit tenton të ngatërroj mungesën e një qeverie jo të qëndrueshme, ose kaosin, anarki internacionale do të thotë gjëja e parë, por jo (domosdoshmërish) e dyta. 
Sistemi politik është pa qeveri, por jo për këtë arsye (gjithmonë) i shthurur: përkundrazi problemi kryesor i teorisë së Marrëdhënieve Ndërkombëtare është përcaktimi se si është e mundur dhe në cilat kushte mbahet rendi, pavarësisht anarkisë. Nga ana tjetër, megjithëse kultura politike dhe juridike bashkëkohore është mësuar të shikojë tek anarkia një problem ose, të paktën, një dobësi përbërëse të mjedisit ndërkombëtar përballë atij të brendshëm, është mirë të kujtojmë që ajo është vëzhguar gjatë në mënyrë të kundërt, si një provë e pluralizmit dhe e lirisë së Evropës në kundërshtim me «despotizmin aziatik» dhe, më konkretisht, në spektrin e «monarkisë universale» dhe të rënies në modelin e kaluar të bashkëjetesës ndërkombëtare.
Ndarja e vetë kontinentit në shtete me konkurrencë mes tyre ka mundur të jetë i konsideruar si një ndër sekretet e «mrekullisë evropiane»[1], qoftë edhe për shkas, sepse ka ofruar tek rivalët mundësinë që të përmirësojnë në mënyrë të vazhdueshme pikërisht efikasitetin politik, ekonomik dhe ushtarak, qoftë për mbrojtjen e kufijve që kanë prokuruar tek minoritetet, si dhe mendimin ndryshe që arratiset nga një shtet drejt një tjetri.
Po çfarë sjell, pikërisht, të ndodhesh në një mjedis pa qeveri?  Në traditën politike evropiane, kjo pyetje rikërkon në mënyrë të paevitueshme paraqitjen e  «gjendjes të natyrës» ofruar nga Thomas Hobbes në mesin e Gjashtëqindës, mbi grumbullimin e eksperiencës bashkëkohore të luftës civile angleze.  Duke dënuar të gjithë subjektet në vetëmbrojtje, mungesa e një autoriteti, ku mund të drejtohesh për t’u mbrojtur, promovuar ose për të rivendosur pikërisht të drejtat, dënon çdo kënd të shqetësohet nga qëllimet e të tjerëve. Ndërsa mungesa e një organi (si ai juridik) në gjendje për të garantuar kënaqjen e premtimeve (përfshi ato të bëra nga më të fortit tek më të dobëtit) dhe furnizimin e interpretimit autentik të përmbajtjes së tyre bën që qëllimet e të tjerëve mund të shikohen gjithmonë si të dyshimta ose, më keq, të jenë krejtësisht të keqkuptueshëm.
Anarkia ndërkombëtare përkulet drejt atij kushti që teoria bashkëkohore e marrëdhënieve ndërkombëtare e përcakton «Dilema e sigurisë»[2]. Edhe kur askush mes shteteve nuk ka qëllime për të sulmuar të tjerët, ata mund të vazhdojnë të druhen se qëllime të tillë nuk janë ose janë të destinuara të qëndrojnë jo paqësore dhe, prandaj, mund të ndjehen të detyruar të grumbullojnë përpara në kohë fuqi (për shembull armë dhe aleatë) për mbrojtje.
Në ndryshim me organizimin e brendshëm, ku monopoli i përdorimit të dhunës legjitime nga ana e Shtetit detyron të gjithë subjektet e tjera të maten në mënyrë paqësore, duke deklaruar të gjitha format e tjera të dhunës në kategori të paligjshme (si dhuna private, terrorizmi etj.), mungesa e një agjencie të ngjashme në sistemin ndërkombëtar legjitimon përdorimin e forcës nga ana e shteteve, pak a shumë në emër të parimit (principit) të vetëmbrojtjes.
Shkaku themelor i luftës është mungesa e një qeverie ndërkombëtare; me fjalë të tjera, anarkia e shteteve sovrane (...). Luftërat janë bërë  për arsye nga më të ndryshme (...). Por të gjitha arsyet e veçanta të luftës veprojnë brenda kontestit të anarkisë ndërkombëtare dhe të frikës hobbsi-ane[3].
Janë tri tradita të mëdha të mendimit, që kanë shoqëruar reflektimin mbi sistemin ndërkombëtar modern: Hobbes-an, Grozi-an dhe Kanti-an[4].
E para është themeluar mbi analogjinë mes anarkisë ndërkombëtare dhe çdo lloj forme tjetër anarkie: çdo radhë që mungesa e një agjencie që mund t’i drejtohej për ta mbrojtur, ka promovuar pikërisht të drejtat, që «Çdo kush do të bëj- dhe mund të bëj në mënyrë legjitime- të besojë pikërisht mbi forcën dhe mbi kapacitet e tij për të marrë masa paraprake kundër të gjithë të tjerëve[5].
Në këtë analogji vetë Hobbes, thekson, se: kurrë nuk ka pas ekzistuar një kohë, kur njerëzit e izoluar do të ishin në një gjendje lufte kundër njëri-tjetrit. Para së gjithash në të gjitha kohërat, mbretërit dhe persona të pajisur me autoritet sovran janë, për shkak të pavarësisë së tyre, në një situatë me rivalitet të vazhdueshëm dhe në situatën e gladiatorëve të vërtetë, me armët e drejtuara dhe sytë e fiksuar njëri kundër tjetrit: vlen të thuhen fortesa, garnizone dhe topa të drejtuar në kufijtë e mbretërive të tyre që kontrollojnë pa pushim vendet fqinje; ky është një qëndrim lufte[6]. Duhet të vëzhgojmë që edhe në këtë rast anarkia ndërkombëtare do të përfundonte e dënuar nga gjithë prania e dhunës.  Dhe jo vetëm, sepse lufta, të cilën kupton Hobbes-i[7] «nuk konsiston vetëm në beteja ose në aktin e të luftuarit, por në një hapësirë të kohës, ku vullneti për t’u përballur është në mënyrë suficiente e deklaruar.
 Arsyeja më e madhe qëndron në faktin, se ajo që dallon me të vërtetë politikën ndërkombëtare nga politika e brendshme nuk është përdorimi efektiv i forcës, por diversiteti i mënyrave për ta ushtruar atë[8]. Por, ndërsa në kontekstin e brendshëm çdo radhë që dikush kërcënon, ose sulmon dikë tjetër, rrezikon të përballet me sanksione të forcës politike të organizuar me qëllim që të parandalojë përdorimin privat të forcës, në kontekstin ndërkombëtar mungesa e një force të tillë detyron çdo shtet të kujdeset vetë për sigurinë e tij. 
Pikërisht në këtë nevojë, për të ndaluar një dhunë pa fund, na përcillet artikulimi i dytë i raportit mes anarkisë dhe luftës, që është edhe terreni mbi të cilin është zhvilluar tradita e dytë, ajo grozi-ane. Nga momenti që asnjë kontekst social nuk mund të mbijetojë pa kënaqur të paktën atë që Hedley Bull e ka përcaktuar si objektiv elementar, ose parësor të çdo bashkëjetese- limitimi i dhunës, mbajtja e premtimeve dhe stabilizimi i zotërimit- që nga lindja e saj edhe sistemi ndërkombëtar modern ka zhvilluar një rrjet  të veçantë institucionesh, «të nevojshëm (...) për të mbajtur sistemin- diçka veçanërisht e rëndësishme për  një shoqëri kaq dinamike dhe në ekspansion të plotë- për të arritur me ju bë ballë ndryshimeve»[9].
Në këtë rrjetë bëjnë pjesë praktikat e konferencave ndërkombëtare, një sistem diplomatik jashtëzakonisht i institucionalizuar, formalizmi i parimit të ekuilibrit, lindja dhe zhvillimi i Drejtës Ndërkombëtare.«Anarkia dhe drejta» konfirmon me vendosmëri Carl Schmitt «nuk përjashtohen domosdoshmërish»: në pikën që do të ishte «e pasaktë të thirret anarki sistemi juridik-ndërkombëtar mes shekullit XVII dhe XX, sepse ai pranonte luftën». Luftërat ndërshtetërore evropiane mes 1815-ës  dhe 1914-ës ishin në realitet procese të rregullta, të limituar nga fuqitë e mëdha neutrale, plotësisht juridike»[10].
Në qoftë se, në perspektivën Hobbsi-ane, anarkia e bën të pamundur mundësinë e luftës, në ndryshim me të parën këtu lufta mund të figurojë  si e «kundërta e parregullsisë» [ibidem]: gurre en forme, sipas ekspresionit të shënuar të juristit të Shtatëqindës Emmerich de Vattel,  qoftë në çfarë është thirrur për të zhvilluar një rol thelbësor në mbajtjen e sistemit ndërkombëtar (duke imponuar të drejtën, duke rezervuar ekuilibrin e fuqisë, duke pranuar ndryshimin)[11], qoftë në zhvillimin e këtij funksioni, është limituar në limite të sakta precize- në legjitimitet, përderisa nuk është e mundur t’iu drejtohet në qoftë se në emër të asaj që në të gjitha epokat njihet me emrin e përbashkët «kauzë e drejtë»; në përçmim, meqë objektivi social i limitimit të dhunës kërkon që të jetë shënuar limitet hapësinore dhe kohore në përplasje, për të mbrojtur të paktën neutralët dhe jo luftëtarët: në titullim, mbi të gjitha, sepse në ndryshim me gjendjen e natyrës Hobbsi-ane, vetëm pak subjekte, shtete, kanë të drejtë të luftojnë me legjitimitet.
Edhe pse lidhja thelbësore mes pranimit të luftës dhe formës së anarkisë të bashkëjetesës ndërkombëtare mund të sugjerojë dhe, periodikisht, sugjeron tentimin për t’u liruar nga e para duke kaluar të dytën. Ky tentim, që është në qendër të traditës së tretë të madhe të marrëdhënieve ndërkombëtare, ajo Kantiane- nga i famshmi “Projekt për paqen” i Kantit  (1975)- ka vazhduar të rritet në reflektimin politik, filozofik dhe juridik bashkëkohor.
Arsyetimi që qëndron në bazën e kësaj teorie është i një thjeshtësie dhe efikasiteti ekzemplar: në të njëjtën mënyrë që njerëzit në gjendjen e natyrës kanë qenë të nevojshëm para se të gjithë të hiqnin dorë nga përdorimi individual i forcës dhe pastaj atributi i forcës së të gjithëve në një pushtet të vetëm dhe i destinuar të bëhet mbajtëse e monopolit të forcës. Kështu, në shtete të rënë në gjendjen e natyrës përmes atij sistemi të raporteve të rrezikuara dhe të pa qëndrueshëm që ka qenë quajtur ekuilibri i terrorit, lipset të kryhet kalimi analog i situatës aktuale të pluralizmit të qendrave të pushtetit (situata të krahasuara me atë të oligopolit, ose patjetër në dy polarëshe dualpol, se sa në atë të tregtisë së lirë) në bazën e përqendrimit të pushtetit në një organ të ri dhe suprem që ka përballë shteteve të njëjtin monopol të forcës që ka shteti përballë individëve[12].





[1] Jones 1981.
[2] Herz 1950; Jervis 1978.
[3] Wight 1978, faqe. 101-102.
[4] Wight 1991.
[5] Hobbes 1651.
[6] ibidem, II, 13, fq. 103.
[7] ibidem, II, 13, fq. 101.
[8] Waltz 1979.
[9] Bull dhe Watson 1984.
[10] Schmitt 1950.
[11] Bull 1977.
[12] Bobbio 1997, fq. 85.

e hënë, 8 korrik 2013

Përplasja e interesave në Kaspik

  
M-r.Muhamed Jashari-Shkup


“…Që kur kontinetet kanë nisur të ndërveprojnë politikisht, rreth 500 vjet më parë, Euroazia është bërë pikëmbështje e fuqisë botërore”
(Zbignew Brzezinski)

“Tabela e madhe e shahut” nga profesori amerikanZbignew Brezesinki konsiderohet si “Kurani dhe Bibla” për hulumtuesit e gjeopolitikës dhe strategjisë. Autori në këtë libër vë theks të veçantë mbiEuroazi, e cilasipas tij kjo hapësir fillon nga territoret lindore të Gjermanisëdhe zgjatet derinë oqenanin Paqësor, gjithashu këtu përfshihen edhe një pjesë e Lindjes së mesme si dhe një pjesë bukur e madhe e nënkontitnentit indian.
Ai pohon se çështja kyqe për të kontrolluar Euroazinëështë hegjemonia mbi Azinë Qendrore, kurse Azia qendrore përmes detit kaspik kufizohet me kaukazin.
Rëna e komunizmit solli një realitet të ri gjeopolitik kur është në pytje regjioni i kaspikut, tanimëdisa shtete të cilët ishin nën thundrën ruso-komuniste fituan mëvetësinë, kurse si rezultat i pavarësisë së tyre, shtetet e fuqishmeintensifikuan marrëdhënet me këto vende.
Në fakt pas viteteve të 90’ta ishin pikërisht burimet e naftës dhe gazit natyror faktorët  kryesor që tërhoqën vëmendjen e aktorëve të jashtëm mbi këtë zonë.
Profesori i studime strategjike Pat Kloson këtë regjion e përshkruan si ...një rajon naftëmbajtës me rëndësi të jashtzakonshme, objektiv i konfliketeve të vazhdueshme dhe interesave konkuruese të vendeve fqinje dhe të fuqive perendimore.
Krahas asaj se ky regjion ndodhet në zemrën e Euro-Azisë, pozita gjeografike e kaspikut konsiderohet e rëndesishme edhe për dy gjëra tjera:
 a) Këtu kryqëzohen rrugët që lidhin veri-jug, dhe lindje-perendim, si dhe
b) ky rajon kufizohet me Azinë jugore dhe lindjen e mesme(lexo: Irakun dhe Afganistanin) pra pikëerisht me vendet ku u zhvillua beteja kundërr terrorizmit.
SHBA-të në zonën e kaspikut u involvuanpas vitit 1994.Thënë më mirë resurset natyrore që posedonkaspiku - naftën dhe gazin – si dhe prezenca ushtarake ruse nëÇeçenibëri të pashmangshme kyqjen e SHBA-së aty. Pra që atëherë SHBA-të konsiderojnë kaspikun si regjion vital për interesat e tyre.
Alan Larson -zëvendës sekretar shteti për çështjet ekonomike gjatë kohës së presidentit Bush - i riu - rajonin e kaspikut dhe Azinë qendrore e llogarit si një ndër prioritet kryesore të politikës së jashtme amerikane në vitet e ardhshme.
Në bazë të disa raporteve të viteve të fundit, vlerësohet se rajoni i kaspikut posedon mbi 20% të rezervave botërore të naftës, dhe mbi 40% të rezervave të gazit.Kjo zonë për sa i përket rezervave të gazit konsiderohet e dyta në botëpas lindjes së mesme. Në periudhën prej vitit 2001 deri ne vitin 2010 ky rajon rriti prodhimin e naftës nga 1.6 milon deri në 5.0 milion fuqi në ditë.
Sipas prof. Özden Z. Oktav, transportimi i burimeve të naftës në tregjet  evropës perendimore, SHBA, ose nëIzreal,  bëhet me qëllim që të zvogëlohet varësia nga nafta e vendeve tëOPEC-ut, si dhe nga nafta ruse e ajo iranine, por në të njëjtën kohë të i sigurohet furnizim me naftështetit izrealit.
Që kur SHBA-ja intensivisht filloi të inkuadrohet nëçështjet e kaspikut ka ndjekur një politikë të atillë e cila u ndërtumbi këto shtylla:
-          të mbështeten qeveritë e shteteve të kaspikut,
-          të nxitet bashkupunim ekonomik mes tyre, si dhe lidhje më e fuqishme e vendeve të kaspikut me Turqinë,
-          të sigurohen burimet energjetike si dhe plasimi i të njëjtave në tregun botëror, dhe
-          të stimulohen investimet amerikane.
Për tu realizuar këto qëllime, SHBA-të u përpoqën që interesat evropiane turke dhe amerikane të futen nën një ombrellë,  por në të njëjtën kohë të përfërcohet bashkëpunimi mes Azerbejxhanit Turqisë dhe Gjerogjisë, si dhe të zvogëlohet çfarëdo lloj influence ruse po edhe iraniane në regjion.
Mirëpo çdo bashkëpunim mes Azerbejxhanit Turqise dhe Gjeorgjisë, u pasua me intensifikimin e marrëdhënieve të Rusisë, Armenisë dhe Iranit.
Se Azerbejxhani dhe Gjeorgjia u pozicionuan  në linjën pro-perndimore, dëshmon edhe fakti se pikërisht në vitin 1999 këto shtete u tërhoqën nga Organizata për SigurinKolektive CSTO, të formuar nga Rusia, Bjellorusia dhe disa vende te Azisë qendore në vitin 1992.
Pra, rrjedhimisht doktrina ruse “Blizhneye zarubezhye- Fqnijët”, doktrinëe cila kishte për qëllim influencën ruse qoftë në aspektin ushtarak, politik dhe ekonomik në Kaukaz dhe Azi qendrore, në periudhën post-sovjetike u ndesh me objektivat e Turqisë dhe SHBA-së.
Ndërtimi i tubacionit “Baku-Tbilisi-Xhejhan”, që kishte për qëllim sjelljen e naftës nga kaspiku nëmediteranin lindor, konsiderohej një ndër objektivat kryesore te Ankarasë dhe Washingtonit.
Përveç projektit të lartëpërmendur fuqitë perendimore përfshirë këtu edhe Turqinëmbështesin projektin “Nabuco” përmes së cilës synohet sjellja e gazit nga kaspiku në Evropën perendimore. Qëllimet strategjike të këtij projekti janë:
-          sigurimi i furnizimit me gaz për vendet e UE-së,
-          pavarësimi i UE-së nga gazi rus,
-          hapja e një korridori të ri furnizues për Europën, duke u përqendruar në importin e gazit nga Azia qendrore, dhe
-          benefite financiare dhe gjeostrategjike për vendet transitore.
Ky projetkt sa strategjik po edhe aq historik në Euroazi, për Azerbejxhanin dhe Gjeorgjinë nënkupton hapje drejt perendimit, për Turqinë bashkëpunim dhe zhvillim ekonomik, për Iranin rritje e peshës së Azerbejxhanit, për Rusinë zvgëlim i infuencës së saj në Kuakazin dhe mëvetësi më e madhe për vendet e rajonit, ndërsa për SHBA-në dhe BE-në përfshirje në sektorin e energjetik tëkaspikut.
Ndërsa në anën tjetër përballë këtij bashkupunimi mes Turqisë Azerbejxhanit dhe perendimit, Irani Rusia por edhe Armenia, edhe më shumë përfërconin lidhjet e tyre në sfera të ndryshme përfshirë këtu edhe sferën e energjetikës.
Pikërisht për këtë fakt eksperti armen për çështjet iraniane Armen Israyelyan para disa muajve në lidhje me raportet irano-armene deklaroi se “....të dyja vendet kanë qëndrim të përbashkët për cështjet regjionale..”
Embargoja ekonomike e Turqisë dhe Azerbejxhanit ndaj Armenisë pas invadimit armen në Nagorno-Karabak në vitin 1994, qe një faktor tjetër që Irani thelloi marrëdhniët me Armeninë.
Para disa viteve Rusia, Irani dhe Armenia filluan diskutimet për ndërtimin e një rafinerie të naftës pikërisht afër kufirit armeno-iranian, një projekt i cili pritet të kushton mbi 2 miliardë dollarë, ndërsa gjigandët rus të gazpromit u zotuan se do të investojnë në projektin e naftësjellësit nga Irani në Armeni.
Pra, për dallim nga Ballkani i cili gjeopolitikisht është në taborin e NATO-s dhe BE-së, regjioni i kaukazit edhe më tej mbetet vend ku demostrohet fuqia qoftë politike ekonomike po edhe ushtarake ndërmjet shteteve perendimore në njërën anë dhe Rusisë në anën tjetër, lufta ruso-gjeorgjiane e vitit 2008 është një shembull i kësaj.
Nëfund të vitit 2012 pikërisht në regjionin e kaukazit por edhe në Armeni, Rusia zhvilloi stërvitjen më të madhe ushtarake -“Kavkaz-2012. Vlen të theksohet fakti se gjatë këtyre stërvitjeve Rusia përdori gjitha mjetet ushtarake më moderne.
Kur kihet paraysh fakti se kohëvë të fundit nëqendra të ndryshme qarkullon ideja e një sulmi të mundshëm të perendimit mbi Iranin për shkak të ambicjeve të saja bërthamore, edhe më e qartë na bëhet drama se pse pikërisht në kakauz Rusia i zhvilloi këto stërvitje ushtarake.
Për këtë shkak zëvendës kryeminstri rus Dimtri Rogozin pohoi se:“...Një luftë eventuale me Iranin do jetë kërcnim i drejtpërdrejtëpër sigurinëkombëtare ruse, prandaj forcat ruse do të mundohen të parandalojnë çdo destabilzim të mundshëm të kaukazit”.Pra,  Rusia përmeskëtyre stërvitejve sinjalizoi perendimin se kaukazi do të ngelëedhe më tej regjion i kontrulluar nga Moska, si dhe nuk do të lejon ndonjë intervenim ushtarake kundër Iranit -sikurse në Libi-, kur dihet se Irani ndodhet 400 klm afër kufirit jugor rus.

Andaj, mund të konkludojmë se regjioni i kaukazit dhe Azisë qëndrore edhe më tej do të jetë një ndër zonat me peshë të jashtëzakonshme gjeopoltike për fuqitë e mëdha. Nëse “Loja e Madhe” në shek. XIX u zhvillua ndërmjet Rusisë dhe Britanisë pikërisht në këtë regjion, sot në shek. XXI një “lojë” e tillë në forma të ndryshme, zhvillohet ndërmjet aktorëve lokal si Rusia, Irani, Turqia dhe aktorëve të jashtëm si UE-ja dhe SHBA-të.

INTERVISTË ME ISH TË BURGOSURIN E NDËRGJEGJES RAMADAN PLLANA

Pjesa e parë
Intervistën e zhvilloi Mustafë Krasniqi


INTERVISTË ME ISH TË
BURGOSURIN E NDËRGJEGJES
RAMADAN PLLANA


    Duke shfletuar faqet e historisë shqiptar dhe,  njëkohësisht, përpos krenarisë, ndeshem edhe me periudhat e dhimbshme, e të përgjakura, që pa dashjen dhe pa të drejtë ju bënë popullit liridashës, shqiptarë nga pushtuesit.
  Megjithatë, populli shqiptar dhe pishtarët e saj të lirisë, krahas qëllimeve të errëta të pushtuesve kanë ruajtur me fanatizëm tiparet dhe vlerat kombëtare që vinin si rrjedhojë e domosdoshmërisë për të qenë të lirë, si popujt tjerë. E megjithatë, fatkeqësisht, Shqipëria u copëtua nga fqinjët e saj, të ndihmuar nga fuqitë e mëdha të Evropës, mbase edhe kishin pretendime, që me filozofin e zhbërjes, ta vënin Shqipërinë në rendin e popujve të asimiluar dhe në anën tjetër ta popullonin në mënyrë të heshtur me ardhacakët e Karpato-sllave.
 Kësaj filozofie të zhbërjes, me përkushtim, ju kundërvuan njerëzit e kombit, e të sakrificës; Me që u dashtë një rrugë e gjatë, një sakrificë e madhe, apo një lumë me gjak të vërshoi mbi trojet Pellazgo-Ilire, që për mes përpjekjeve të përgjakshme dhe ato diplomatike e politike të bëhej një zgjedhje e drejtë e çështjes kombëtare.
   Për fat të keq Shqipëria as më shpalljen e Pavarësisë së 1912, e as me pavarësinë e Kosovën 2008, nuk e zgjodhi problemin si duhej, jo për fajin e saj, po për fajin e Evropës dhe shteteve pushtues që ende padrejtësisht mbajnë të pushtuara trojet shqiptare, me një dhunë të egër e të sistemuar.
   Këtyre përpjekjeve, për Shqipërinë Etnike dhe, të frymëzuar me idealin e legjendës së gjallë, Adem Demaçit, dhe heroit Metush Krasniqit, Fazli Grajqevcit e i shumë të tjerëve dhe, të inspiruar nga rilindësit, e nga i madhi hero i kombit, Hasan Prishtina; Padyshim se kësaj rruge atdhetare i përkiste edhe Ramadan Pllana.    
    Ramadan Pllana, si shumë atdhetar tjerë  veprimtarin e filloi qysh si i ri , e që atëherë kishte bindje se liria vije vetëm me një përkushtim serioz, duke mos përjashtuar dhe çdo formë të mundshme deri te forcat e armatosura, gjë që kjo jo vetëm si ide qëndroi, por  krahas veprimtarisë ilegale u realizua dhe në praktikë, u krijua UÇK-ja dhe falë fuqisë së saj u mundë pushtuesi shumëvjeçar.
  Ramadan Pllana, vjen nga një familje atdhedashëse, familje që kishte në shpirt atdheun dhe çlirimin e saj. I ati i tij kishte hyrë në Brigadën e Shaban Polluzhës, me të vetmen shpresë se pas luftës do të vije liria, e me atë liri do të bashkohet Shqipëria.
  Këtyre gjurmëve liridashëse vazhduan me një përkushtim të madhe edhe Ramadani me të vëllanë, Xhemajl Pllanën, të cilët përpos atdhedashurisë kishin edhe trimërinë, dijen dhe vendosmërinë. Me këtë përkushtim, Ramadan Pllana, me rrugëtimin e tij të pandalshëm u bë njëri ndër udhërrëfyesit denjë të çështjes së  bashkimit kombëtar, si edhe dëshmoi se si  duhej të luftohej me ngulëm për atdheun dhe, se si duhet të mbrohet çdo cep i Shqipërisë Etnike. Ky veprimtar i palodhur inkuadrohen në organizatën e Lëvizjen Nacional Çlirimtare të Kosovës me Vise tjera Shqiptare në Jugosllavi, LNÇKVSHJ, ku si ideolog kishin Metush Krasniqin dhe Jusuf Gërvallën, e siç  thotë: “Ne duhet të ecim, e të mos ndalem  kurrë deri atëherë sa t’ia kthejmë  Shqipërisë nderin, t’i ribashkojmë trojet e copëtuara në një Shqipëri Natyrale”. E bashkë me vëllain, Xhemail Pllanën dhe ca shokë kishin formuar grupin e quajtur  “Shkëndijat e kuqe”. 
   Kohërat lindin trima, e atdhetar, ndërsa trimat marrin rrugën e nderit edhe pse përjetojnë dhimbjen, torturën, ata nuk i shkel koha dot, as erërat e furtunave nuk i rrëzojnë, po si lisa qëndrojnë, edhe nuk kanë se si të mos qëndrojnë.  Rrënjët e tyre janë të thella, aq sa është edhe lisi i madh, i tillë është edhe veprimtari i shquar dhe i palodhur Ramadan Pllana.

  Z.Ramadan fillimisht na thoni diçka për jetën tuaj?

      Dëgjo, pak ka rëndësi individi për lexuesin se kush ka qenë dhe është Ramadani apo ai tjetri, lexuesi do njohuri dhe  sqarim, jo mjegullina, e për fat të keq historinë pa dashje na e kanë diktuar të tjerët me ca element shqipfolës, e në pamundësinë për të qenë të zotët e saj sot jemi ku jemi. Por e them edhe këtë se po u vije koha e atyre që bëjnë përpjekje për pushtet, apo për ta pastruar emrin e tyre duke u zbehur dhe në anën tjetër t’u u vetëdijesuar populli për të ardhmen e moralshme.

Z. Ramadan Pllana: Për lexuesit na thoni dy fjalë, për jetën tuaj, nga që e din edhe lexuesi që ju nuk keni dëshirë të flisni për vetën?

     Ramadan Pllana: Po, pasi po insistoni dua të flas shkurtimisht. I lindur në fshatin Shtitaricë, tash Shtruerë,  të Komunës së Vushtrri, pas mbarimit të shkollën fillore dhe asaj të mesmen mbarova  punova në Francë katër vite, pastaj u ktheva dhe vazhdova studimet Universitare në Prishtinë, në gjuhën dhe letërsinë frënge. Jam arrestuar për aktivitetet e mia ilegale, kur isha absolvent, në nëntor të vitit 1979. Pas lirimit të burgut kam diplomuar. Në arsim nuk më kanë lejuar që të punoja nga se nuk isha i përshtatshëm për sistemin titist-jugosllav. Vetëm , gjatë viteve të 90-ta kam punuar në arsim, në Gjimnazin e Vushtrrisë, si profesor i gjuhëve frënge e latine.
  Si shumë veprimtar po ashtu edhe unë kisha një interes për kombin tim, u radhita përkrah shumë veprimtarëve tjerë në vijën për ta mbrojtur dhe çliruar kombin nga kthetrat shekullore të armikut, Me vëllaun tim, Xhemajlin, dhe me disa shokë patëm formuar grupin ilegal “Shkëndijat e Kuqe” më 1975. Grupi ynë i është bashkuar LNÇKVSHJ -së në vitin 1977. Në këtë Lëvizje isha themelues i Komitetit të Rinisë së LKÇKVSH-ës, që është themeluar më 12 mars të vitit 1979 në Tauk Bahqe prej pesë anëtarësh, e këta ishin:
Ramadan Pllana, absolvent i Frëngjishtes- kryetar,
Abdullah Hoxha, student në degën Gjuhë shqipe, nënkryetar,
Kimete Krasniqi, studente në degën e Letërsisë dhe Gjuhës Shqipe-anëtare,
Musa Neziri, student në Fakultetin- anëtar,
Latif  Pllana,student në Fakultetin Juridik-anëtar.
    Në saje të kësaj veprimtarie arrestohem nga UDB-ja me për herën më 14.11.1979  ku dënohet me 7 vite burgim nga Gjykata e Qarkut të Prishtinës, ndërsa shkalla e dytë më uli dënimin në 6 vite dhe lirohet më 14.11.1985. Bashkë me mua burgosën edhe:
 Shefqet Jashari i dënuar me tetë vite burg;
 Avdi Kelmendi me pesë vjet burg;
 Abdyl Lahu me katër vite burg;
Skënder Jashari, me tri vite burg;
 Isa Demaj me katër vite burg;
Sylejman Qyqalla, me katër vite burg dhe
Hysen Gërvallën me tri vite burg.
   Kam kaluar nëpër këto burgje famëkeqe, duke filluar që nga burgu i Prishtinës më 14 nëntori 1979 deri 26 mars 1981, po ashtu më 26 mars deri më 1 prill në Burgun Pejë dhe në burgun famëkeq të Mitrovicës së Sremit me 1 prilli 1981 deri në gusht 1981; në Burgun e Zajeçarit në Serbinë lindore nga gushti 1981 deri në prill 1982; në burgun famëkeq të Nishit,  prilli 1982 deri më 14 nëntor 1985.
Pas lirimit nga burgu, prapë fillova aktivitetin dhe u lidha me shokë të  vazhdoja veprimtarin aty ku e kisha lën dhe filluan kontaktet me Ilmi Muzaqin, nga Bruzniku, Shefqet A. Dibranin nga Dumnica, Ali Jonuzin, Islam Mulakun, Abdullah Zhegrovën etj dhe para rënies në burg më 1993, ka pasur lidhje me Xhavit Hazirin, Shaqir Zenelin, Azem Sylën, Xheladin Gashin, etj. Po veprimtarët më të angazhuar në LPK- u arrestuan nga policia e dhunshme e Serbisë në gusht të vitit 1993, në mesin e të cilëve isha edhe unë, duke filluar nga 2 gushti 1993 ka filluar një fushatë e egër e arrestimeve të veprimtarëve të LPK-së.  Ato ditë janë arrestuar: Xhavit Haziri, Ahmet Haxhiu, Nehat Selimi, Rexhep Avdiu e Shemsi Veseli në Prishtinë, Ismet Mahmuti, Hajredin Hyseni, Faik Ajeti në Besianë, Bejadin Allaqi e Binak Berisha në Prizren, Hysen Gegaj, Shefki Muqaj e Ilaz Kadolli në Therandë, Ramadan Pllana, Islam Mulaku e Ajet Berisha në Vushtrri, Bajrush Xhemajli në Ferizaj, etj. Janë kërkuar që të arrestohen dhe iu kanë shmangur arrestimit, përveç Ramadan Avdiut, edhe Azem Syla, Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Ramiz Lladrovci, Ekrem Jashari, Halil Selimi, Mustafë Krasniqi, Ibish Neziri, Hidajete Krasniqi, Adrian Krasniqi etj. 
Pra, herën e dytë burgosem më 07.08. 1993, ku dhe jam dënuar me 4 vite burg nga Gjykata e dhunshme e Qarkut të Prishtinës, kurse shkallën e dytë i mban tri vite ku kalon nëpër këtë burgje: në Mitrovicës, afër 6 muaj dhe në Burgun e Dubravës deri më 7 gusht të vitit 1996 ku edhe lirohet.
    Pas daljes nga burgu për t’i ikur torturave psikologjike dhe ato fizike që më bëheshin mua dhe  bashkëkombëseve të mijë dhe nga rreziku për t’u burgosur prapë mora rrugën e kurbetit me qëllim për t’iu shmangur arrestimit të mundshëm
Fillimisht vendosem në Zvicër më 1997, vazhdova aktivitetin në LPK dhe veçanërisht në Fondin "Vendlindja Thërret", kam qenë kryetar i Këshillit të LPK-së për Lozanë, anëtar i Kryesisë së LPK-së për Zvicër si dhe anëtar i Këshillit të LPK-së- Dega jashtë vendit.

Mustafë Krasniqi: Z. Ramadan Pllana këtë intervistë më shtyri më tepër ta bëj me ju një situatë tepër e mjegullt, ku vlera po mundet nga antivlerën. E,  për hir të një realitet që sot po shtrembërohej nga ca politikan që duan ta pastrojnë emrin e tyre nga e kaluar dhe, me këtë insistim, ata... po shkelin mbi vlerat e gjakut të dëshmorëve dhe po krijojnë huti dhe paqartësi në popull.  Ju për këtë çka mendoni?

Z. Ramadan Pllana: Dëgjo, një pyetje më vend dhe vërtetë është kohë e mjegullt, siç thoni edhe ju, kjo dukuri e shëmtuar duket që nga lartë, por të thënë të drejtën historikisht dihet se çdo herë pas përfundimit të luftës kudo në botë, e veçmas në Ballkan është kjo dukuri më e theksuar, ku ai që ka qenë bashkëpunëtor i armikut, apo ai që ka pas frikë ta vej një gur në mur, për ta ndërtuar kullën shfaqen si “heronj” të ndenjur, sepse me këtë ca mundohen për mes kësaj euforie ta pastrojnë emrin e tyre, ndërsa ata frikacakët, mundohen të krijojnë karrierë, kurse ata që ishin të përkushtuar nuk i mundon as njëra nga këto dy elemente që i përmendëm, por ai siç ka qenë do të mbetet i përkushtuar për qëllimin e çlirimit të kombit dhe rikthimin e trojeve të copëtuara, në gjirinë e mëmës Shqipëri, Shqipërisë Etnike.
 E sa i përket pjesës së dytë të pyetjes e them me plot bindje se të tillët do t’i verbojë një ditë gjaku  i dëshmorëve dhe ky gjak do ta zgjon nga hutia popullin e përvuajtur e të lodhur kohëve të fundit nga të tillët politikan.

Mustafë Krasniqi: Z.Ramadan Pllana me që jeni një figurë e njohur për opinionin, dhe analizoni drejt, pa lakime çështjen kombëtare. Atëherë çka mund të na thoni për zhvillimin e  politikës shqiptare pas viteve 90-ta në Shqipëri dhe Kosovë?

Z. Ramadan Pllana:  Të them të drejtën për hir të lexuesit do të mundohem që jem korrekt dhe nuk do ta arsyetoj as një të keqe të qëllimtë që është bërë kundër kombit tonë. Siç dihej Shqipëria pas kalimit nga sistemi socilalist i Enver Hoxhës në atë “demokratik” të Sali Berishës ka pësuar rëndë në të gjitha segmentet. Së pari e zhveshi Ushtrinë dhe policinë e shtetit, madje në vend të kulturës solli antikulturën, që dikur Shqipëria është mburrë me të, hapi rrugën e vëllavrasjes, hakmarrjes, që kurrë më shumë sa në kohën e Salihut nuk ka pasur këso vrasje e hakmarrje; Mbase edhe e bëri Shqipërinë vend të kontrabandizmit, madje edhe përmes Piramidave, thua se e futi në një luftë civile popullin. Politika e Salihut ishte më tepër një nënshtrim ndaj politikës së dështuar dhe asaj karrieriste, kishte edhe shumë gabime të pafalshme që do ta bënin si politikanin më të dështuar të të gjitha kohërave, e sidomos politikëbërja me Milloshoviqin, e ka vë Salihun në taborin e njerëzve të padashur për kombin, sepse përmes kësaj politike të dyshuar i kishte lejuar të qëndronte në Shqipëri UDB-në, si dhe kryekriminelin Arkanin dhe të tjerët, që të qëndronin të rehatshëm, e që nga këtu t’i ndjekin çlirimtarët... 

Mustafë Krasniqi: Z.Ramadan Pllana. Pse Shqipëria në kohën trazicionit, që e bëri Ramiz Alija, nuk zgjodhi një njeri më të besueshëm për kombin, po la në duar të Salihut?

Ramadan Pllana Do të them shkurtimisht për lexuesin tuaj se kalimi nga një indologji në një ideologji tjetër ka qenë shumë demokratike dhe njerëzore, ku Ramiz Aliu pas kërkesave të studentëve hapi rrugë dhe u tha studentëve që të bëhej në mënyrën më të mirë, për këtë kemi më vonë edhe pohimin e Sali Berishës, kur erdhi në krye të partisë së tij- në PD.
Të them të vërtetën Tranzicioni në Shqipëri ishte model për të gjitha vendet që kaluan këtë trazicion, e aq më tepër i ca vendeve që kaluan nëpër revolucione, e luftëra.
  Po për fat të keq, më vonë Shqipëria u shndërruar në një vend trazirash; Për këtë, përpos kohës ishim edhe ne dëshmitare se që ndodhi në pushtetin e Salihut, qoftë nga uria për pushtet, qoftë nga pavetëdija e tij, sido qoftë ky veprim i ka sjellë dëm vendit, Shqipërisë, më vonë Salën e shohim edhe përtej asaj kombëtares.

Mustafë Krasniqi: Z.Ramadan Pllana  Kur jemi te Ramiz Aliu dhe Slihu, sa kanë bërë këta për UÇK-në?

Ramadan Pllana  Po, Ramiz Alia ish-president, në atë kohë, kohën kur  lëvizjet përparimtare kombëtare filluan një proces të ri, përgatitjen për luftë, për një ushtri të Kosovë, siç lindi UÇK-ja, Ramiz Alija i ka lejuar që Shqipërinë ta kenë si çerdhe stërvitore dhe ajo më e rëndësishmja që është se, Ramiz Alija ka premtuar që sipas mundësive do ta ndihmojë çështjen e Kosovës dhe bijtë e saj në UÇK-në, dhe mu në kohën e tij kanë filluar të shkojnë në ushtrime ushtarak grupe të shumta nga Kosova, ndër këto grupe ishte edhe Adem Jashari, Zahir Pajaziti e të tjerë. Rrugën e Ramiz Alisë më vonë  e ndoqën  ish-kryeministrat e Shqipërisë, Fatos Nano, Pandeli Majko, ku edhe i dhanë një rëndësi të madhe UÇK-së.
Për fat të keq me ardhjen e Sali Berishës në krye të shtetit u bë një trysni ndaj atdhetarëve, sidomos çka ishte edhe më e keqja i ndaloi këto ushtrime, pastaj i ndoqi  dhe i burgosi ushtarët e UÇK-së, si legjenda e gjallë Adem Jasharin, Zahir Pajazitin, ku dhe shumë gjëra të dyshimta ende janë mbetur enigmë. Po ashtu UÇK -në e shpalli si grup mafioz, mbase të njëjtën mendim e kishte edhe lideri i pacifizmit, Ibrahim Rugova, kur Ushtrinë e quajti me lloj-lloj epitet, si njerëz të frustruar, të shtirë na Serbia, apo çka jo tjetër.
  Kjo ishte ajo politikë që e udhëhiqte politika para fillimit të UÇK-së, vlen të theksoj se kjo politikë ka qenë edhe përtej vetës, ta marrim rastin e Ukshin Hotit, apo kushdo që ka tentuar ta bëjë një ndryshim në vijën e tyre politike, janë vë në thumb, si  p.sh. Ukshin Hoti i cili ka kërkuar ndryshime nga rruga pacifiste, e nënshtrimit, ka pësuar, po ashtu edhe bashkëpunëtorët më të ngushtë të kësaj politike, që nuk kanë pranuar nënshtrimet e tij, e kanë pësuar gjithashtu. Po edhe Fehmi Agani, i cili në  momentet e fundit e ka kuptuar rolin dhe rendësin luftës së armatosur, me një fjalë nuk ka qenë kundër UÇK-së, e ka pësuar.

Mustafë Krasniqi: Kur jemi te kjo pyetje që mendon se kush i ka vëra anëtar të LDK?

Ramadan Pllana  Me të drejtë konstatoi se ata që filluan ta kundërshtonin politikën pacifiste, vriteshin, siç ishte rasti me  Latif Berisha, një shkrimtar i njohur, Agim Hajrizi, një veprimtar i njohur aktiv i LDK-së, pastaj, ka qenë Idriz Rreci  etj.

Mendoni se  vet LDK-ja?

Unë i përmenda këta emra që kishin kundërshtuar politikën Rugovjane, kjo i mbetet historisë, gjykatave ta vërtetojnë.

Mustafë Krasniqi: Ramadan Pllana për hir të lexuesit a mundni të na flisni për periudhën e politikës shqiptare, para luftës së UÇK-së, dhe që pozicion kishin lëvizjet legale dhe ilegale?

Ramadan Pllana: Këtë ta kemi të qartë, se pak a shumë e ceka në pyetjen e mëparshme, por ajo që duhet ta dijë lexuesi është se organizatat çlirimtare që kishin për synim ta çlironin  dhe ta bashkonin Shqipërinë me trojet e copëtuara, në atë kohë u sulmuan nga politika pacifiste, pse edhe jo nga ajo e Shqipërisë,  politika e Salihut. Me një fjalë LPK-ja që ishte promotor i çështjes kombëtare dhe ajo që e krijoj UÇK-në u ndoq politikisht, pa lënë anësh edhe atë fizike, që ka qenë prapa skenës, nga kjo politikë.
  Ne nuk shohim vetëm zi, duke përjashtuar prijësit e politikës pacifiste shumë nga anëtarët e saj kanë qenë korrekt dhe të përkushtuar për atdhe, që një pjesë e tyre më vonë duke kuptuar se kjo politik ishte vetëm nënshtruese, një pjesë e tyre u larguan dhe nga ta iu bashkëngjitën UÇK-së, ndonëse kemi pasur edhe të tillë që kanë synuar ta përmbysnin qëllimin e UÇK-së.

Mustafë Krasniqi: Kur jemi te kjo pyetje a mundni të na sqaroni diçka për Mbledhjen konsultative që është mbajtur në Kollar të Kërçovës, në prill të vitit 1993?

Ramadan Pllana:  Po, kjo mbledhje dhe Mbledhjen konsultative që është mbajtur në Kollar afër Kërçovës, si edhe mbledhja e përgjithshme që është mbajtur në Prishtinë ka pasur një rëndësi të veçantë, si në ato politike po ashtu dhe në atë ushtarake. Përpos tjerave që është diskutuar është vendosur që të përforcojmë aktet luftarake, duke i përkrahur edhe grupet e armatosura kryengritëse, dhe që të bashkoheshim në një bërthamë të armatosur për të vazhduar luftën çlirimtare.
 Nuk më vjen keq që ta them të vërtetën, prapë Rugova me udhëheqësit tjera politike shqiptare, qoftë në Shkup, Tetovë, Preshevë e gjetiu, e zgjodhën rrugën e nënshtrimit, pacifizmit. Kjo rrugë e tyre politike ishte e gabuar dhe e dështuar, gjë që në fakt, kjo politikë, i ka sjellë dëme lëvizjes shqiptare, sidomos atyre vashave e djemve që ishin të përcaktuar për çlirim nga pushtuesi me të gjitha format e mundshme, duke mos u mbështetur në atë që dikush  na e sjell lirinë në pjatë.

Mustafë Krasniqi: Z.Ramadan Pllana  Sa po shihet periudha e 81-ës sipas disa politikanëve, për interesat e tyre naive, po mundohen ta minimizojnë rëndësinë e saj, kur dihet se kjo periudhë ka qenë realisht, sipas mendimit tim, një bombë për shkatërrimin e ish-Jugosllavinë. Çka mendoni ju?

   Ramadan Pllana:  Është e vërtetë se kjo periudha, dhe periudha menjëherë pas luftës Nacional Çlirimtare e këtej kurrë nuk janë ndalur përpjekjet për ta bashkuar Shqipërinë dhe çliruar vendin, por 81-ës ka qenë periudha më ndezur, më e hapur për botën, që përmes kësaj demonstrate të madhe e të lavdishme bota demokratike filloi ta kuptonte gjendjen e mjeruar të shqiptarëve, po ashtu edhe fillet e shkatërrimit të ish-Jugosllavisë. Demonstrata dhe kërkesat e studentëve vërtetë, siç thoni ju, ka qenë bombë për ish-Jugosllavinë.
   Kemi të tillë njerëz që e kanë akuzuar dhe end ende e akuzojnë lëvizjen studentore, demonstratat e 81-ën, gjoja si të inspiruar nga Beogradi, ku ende ca shqipfolës dhe politikan nuk heqin dorë nga kjo tezë e ndyrë e tyre. Për këtë demonstrata e 81-ës, hapur kanë dalë shumë shqipfolës, nderta është edhe i famshmi Azem Vllasi, që sot kërkon ta ketë statusin e të burgosurit të ndërgjegjes, librezën e veteranit, e si ky kemi shumë të tjerë që i dënuan demonstratat si armiqësore e kundrarevolucionare.
   Për fat të keq të tillët sorollatën poshtë e lartë dhe si gangsterë  shitën, siç thotë populli: “ më papë se papa”.

Mustafë Krasniqi: z.Ramadan Pllana  Si e shihni rolin e ca politikanëve të cilët po mundohen të përfitojnë nga gjaku i dëshmorëve, e aq më keq kur luftën e Koshares, për qëllime e tyre të errëta, e personalizojnë me dy personazhe, Agim Ramadanin dhe Salih Çekaj?

Ramadan Pllana:  Po, është  shumë e vërtetë se nga kjo katrahurë politike, ish titistët me të gjitha metodat e mundshme dhe të pamundshme mundohet që identitetin e vet, të krimbur, ta pastrojnë dhe mu për këtë  krijojnë mite për figura që ende janë të mjegullta, që nesër për të thënë se me këta kemi punuar së bashku, jemi fotografuar, apo kemi qenë nëpër restorante dhe kafeteri të botës; Fjala është për figurat politike. Sa i përket pyetjes tuaj se luftën e Koshares po e personalizojnë si të vetën, LDK-ja, përmes dy personaliteteve, keni të drejtë se edhe po shihet. Por ajo që është e vërteta UÇK-ja ishte prijëse e të gjitha aksioneve, ndërsa Agim Ramadani është dhe do të mbetet njëra ndër figurat e UÇK-së si figurë emblematike dhe është turp nga forcat politike t’i ndajnë heronjtë, apo me emrin e tyre të përfitojmë, në këtë betejë ishte edhe heroi i paepur, e i vendosur, Xhemail Fetahu, Nasim Haradinaj dhe shumë të tjerë. Këtë e bëjnë vetëm njerëzit e regjur të kohës së e ish-Jugosllavisë, ata që në emër të bashkim-vëllazërimit dhe “idolit” të tyre që kishin satrapin e Ballkanit, Titon, veprojnë kështu.

Mustafë Krasniqi:  Z.Ramadan Pllana  kur jemi të kjo pyetje, si për çudi shohim se si krahas dëshmorëve të kombit dekorohen edhe njerëzit ish-partiak që pas lufte dhe janë ekzekutuar që deri më sot ende drejtësia nuk ka dhënë ndonjë përgjigje rreth këtyre vrasjeve enigmatike, çka mendoni ju?

Ramadan Pllana:   Po, siç u thash pak më parë qëllimi i tyre është që përmes një emri apo një grusht emrash ta identifikojnë vetën si luftëtar të denjë të kombit, mbase edhe po shihet edhe ajo më e turpshmja në votimi, nëse e voton këtë..., duhet ta votojmë edhe atë ..., e në emër të votimit vlerësohen njëjtë si dëshmori dhe ai që është ekzekutuar pas lufte, që ende qëndron enigmë vrasjet e tyre. Unë nuk ngrehi as një dyshim, por duhet të vlerësohet, sepse nuk mund të jetë i njëjtë si ai që ka rënë në fushë të betejës dhe, si ai që ka rënë në prit shumë vite pas luftës.
  E për këtë fenomen e shoh si të rrugës që edhe mediet ta luajnë një rol të rëndësishëm dhe ju si hulumtues dhe analist t’i  vërtetoni  me saktësi këto procese të dëmshme, para opinionit, lexuesve tuaj.

Mustafë Krasniqi: Po, si mendoni zotëri Ramadan?

Ramadan Pllana  Shumë lehtë, vetëm mblidhni gazetat, artikujt e ndryshëm nëpër gazeta, apo edhe intervistat e mendime të dhëna nëpër Radio dhe TVP. Këto janë dokumentet më të sakta dhe të bindshme për lexuesin. Atëherë lexuesi dhe populli i mashtruar, pa fajin e tij, do ta gjykoi drejtë, sepse popullit dhe lexuesit i kemi ofruar pasaktësi, gënjeshtra, pretendime dhe shumë pak atë realisten, që në të shpeshtën e rasteve realja sikur përballet pranë gënjeshtrës dhe hera-hera për një kohë mundet nga jorealja.

Mustafë Krasniqi: Z.Ramadan Pllana  kur jemi te kjo pyetje, çka mendoni për Adem Demaçin, ku kohëve të fundit si shumë e kanë sulmuar, sidomos LDK-ja dhe vajza e heroit të kombit Jusufë Gërvalla?

Ramadan Pllana  Të them të drejtën kjo edhe është pritur, nuk është çudi pse reagojnë kështu LDK-ja, ndërsa Vajza e Jusufit kaherë ka marrë një rrugë të gabuar, se po të ishte gjallë Jusufi, nuk e kishte lejuar të gabonte aq rëndë, kur dihet se mësuesi ynë dhe i Jusufit dhe i tërë popullit ka qen baca Adem, e kjo është një figurë e paprekshme, ku më të drejtë e keni konstatuar edhe ju përmes një shkrim që keni bërë për bacën Adem, Adem Demaçin. Baca Adem ka qenë, është dhe do të mbetet simboli e frymëzuesi i gjithë veprimtarëve të angazhuar për çlirim e bashkim kombëtar.

Mustafë Krasniqi:  Z.Ramadan Pllana  si i vlerësoni Konferencat e Rambujes, Parisit, Vjenës dhe, që dallim kanë këto konferenca nga ato konferencat famëkeqe të viteve 1878-1912-13-20 apo edhe më tutje?

Ramadan Pllana: Është një pyetje e gjatë historike, që donë një koncentrim  dhe përgatitje historike. Ne si popull pa i lexuar fare historinë e dimë me mbamendje rëndësinë e saj, sepse ishte kënga popullore që na frymëzonte, bashkë me veprat e ndritshme të rilindësve, si i Abdyl, Sami e Naim Frashrit, Pasko Vasha, Jani Vreto dhe i shumë të tjerëve, për të mos i përmendi me radhë... Pra, të gjitha këto konferenca ndërkombëtare, duke filluar që nga  konferenca famëkeqe e Shën Sfanit, mbajtur afër Stambollit  me 3 mars 1878, i copëtuan tokat shqiptare pa vullnetin e tyre. Traktati i Shën Stefanit i dhuroi toka të  shumta shteteve fqinjë, si Bullgarisë Serbisëe  Malit të Zi. Pra fuqitë e mëdha Evropiane që në atë kohë kanë qenë Gjermania, Anglia, Franca, Rusia, Austro-Hungaria duke përfshirë edhe Italinë, nuk e miratojnë paqen e Shën Stefanit, në mes të Rusisë e Turqisë   sepse Rusia dëshironte të depërtonte në detin Adriatik dhe veçmas në Ballkan. Kongresi i Berlinit, i mbajtur nga 13 qershori i atij viti,  na ka dëmtuar gjithashtu edhe pse i bëhet një përmirësim ndarjes së Ballkanit sipas traktati të Shën Stefanit. Pra  dëmtohemi si popull dhe  bëhet copëtimi i ri, ku Serbia merr pjesët veri-lindore që është rrethi i Nishit, Pirotit, Vranjës, Toplicës etj; pastaj fuqitë e mëdha i japin pjesë tjera Malit të Zi, si  Ulqin, Plavën, Krajën deri edhe Rugovën, por Rugovën nuk kanë mundu ta pushtojnë sepse kundërvënia e forcave shqiptare në kohën e Lidhjes së Prizrenit ka qenë e fuqishme. Por, mjerisht fuqitë e mëdha ia dorëzojnë Malit të zi këto troje, e siç është edhe kënga “Shtat Krajli e pushuan Ulqinin”. Është në interes të përmendet edhe një fakt edhe pse fuqitë e mëdha ia dorëzojnë Malit të Zi këto troje, bëjnë marrëveshje  që pas njëqind vitesh prapë t’i rikthehen Shqipërisë troje e pushtuara. Po në të vërtetë kjo marrëveshje sot e kësaj dite nuk përmendet më, as nga historianët dhe as nga qeveritë tona.
                                                           Vijon...