Shqiptarët, në 22 vite tranzicion i kanë provuar të gjitha, të mirat e të këqijat. Megjithatë, mendoj se sfidat më të vështira shqiptarët do i kenë në periudhën 2012-2013. Sfida më e madhe, edhe pse politika e vjetër po për përpiqet ta fsheh dhe ta mohoj, është se Shqipëria po humb sovranitetin e saj.
Shqipëria po kërcënohet seriozisht nga interesat e huaja, të cilat nuk janë aspak miqësore dhe kanë gjetur një terren krejt, le të themi, miqësor tek status quo-ja e politikës së vjetër shqiptare. Greqia po bëhet një kërcënim serioz në Shqipërinë e Jugut, shqiptarët e Kosovës e sidomos ato të Veriut nuk po gjejnë paqe. Po ashtu edhe shqiptarët në Maqedoni po përjetojnë momente jo të këndshme.
Vizita e fundit e autoriteteve fetare ortodokse të komanduara nga Kisha Ortodokse Greke, prania e nazistëve grekë, të cilët erdhën të festonin çlirimin e Greqisë në Përmet, pikërisht në vendit, ku ushtarët grek gjatë Luftës Ballanike kanë bërë masakra duke vrarë shqiptarët në mënyrë barbare, dëshmojnë faktin, se Greqia nuk ka hequr e nuk ka ndërmend të heq dorë nga pretendimet absurde mbi territorin e Shqipërisë.
Po ndiqja misionin “Xhungël” tek New24, se si janë prishur e janë zhdukur në Shqipërinë e Jugut momentet që dëshmojnë rezistencën e shqiptarëve kundër hordhive greke, si dhe monumentet që dëshmojnë masakrat e bëra nga ushtria shoviniste greke. Është e pafalshme për qeverinë shqiptare, e cila e ka detyrim kushtetues mbrojtjen e sovranitet, të lejoi ceremoni të tilla si ajo e Përmetit, ku nuk munguan as tentativa për ta shpallur autonominë e të ashtuquajturit “Vorio Epir”.
Kemi më shumë se një shekull që ne si popull mbajnë mbi supe padrejtësitë e mëdha historike, ndarjen mes veti, gjenocidet, sulmet e padrejta e pastrimet etnike. Megjithatë, siç duket ne duhet të vazhdojnë të durojmë sulmet e vazhdueshme pikërisht nga ata që na kanë vrarë, na kanë marrë tokat, të cilët nuk janë të ngopur, por duan të vazhdojnë të na gllabërojnë përsëri derisa ne të mos ekzistojmë më.
Në këto 22 vite jemi përfaqësuar dhe drejtuar nga politikanë, të cilët janë misterioz për të kaluarën e tyre dhe në një mënyrë apo tjetër kanë punuar hapur kundër interesave kombëtare. E vetmja forcë politikë që reagoi kundër ceremonisë së realizuar nga nazistët dhe autoritet greke në Përmet, ishte pikërisht Aleanca Kuq e Zi.
Atëherë duhet të lind pyetja: Si ka mundësi që asnjë nga subjektet e vjetra politike si dhe nga qeveria nuk pati reagime në lidhje me këtë ngjarje të turpshme? Ka një përgjigje, të gjithë dyshohet se punojnë tradhtisht kundër interesave të vendit.
Çështja e Epirit është një histori e trilluar nga politika shoviniste greke, e cila nuk është mjaftuar me masakrën, gjenocidin çam, por pretendon të marrë edhe më shumë. Kjo për faktin se përderisa edhe politika zyrtare shqiptare hesht do të thotë se është dakord me qëllimet shoviniste greke.
[Gjatë Mesjetës, termi Epir është përdorur për kohët e lashta, për të përcaktuar viset që shtriheshin nga malet e Vetëtimës (Himarë) në Veri, deri në Gjirin e Artë (Ambrakisë) në Jug. Tunmanin, në veprën “Gjurmime rreth historisë së popujve të Europës Lindore” (Laipcig, 1774), shkruan: “Populli i parë që njeh historia në këtë vend janë ilirët. Një popull i madh, i shumtë në numër dhe i fuqishëm, që, sipas Strabonit dhe Apianit, banonte në detin Adriatik, nga lumi Po (në Italinë e sotme N.D), deri në Gjirin e Ambrakisë e në Veri deri në Danub.” Straboni e shtrin këtë popull drejt Perëndimit, deri në liqenin Booden (Gjermaninë Jugore). Shumica e autorëve pohojnë se ky territor është banuar kryesisht nga shqiptarë. Në një dokument venedikas, të vitit 1210, thuhet se kontinenti përballë ishullit të Korfuzit banohej nga shqiptarët]. E gjithë kjo pjesë është marrë nga libri me titull “Shqiptarët dhe grekët” , faqen 32 të autorit Nuri Dragoj.
Po në këtë libër, në faqen 33, autori nënvizon: “Studiuesit grek pranojnë banimin e Epirit nga shqiptarët. Autorët grek, numëronin në Epir 13 fise, që ata i quanin barbarë, domethënë jo greke, të cilat kapnin territoret deri në Gjirin e Ambrakisë, kufi me Akarnaninë.”
Gjithashtu, faktin se Epiri ishte i banuar nga shqiptarët e dëshmojnë edhe regjistrimet e popullsisë që bëheshin nga osmanët për pagimin e taksave. Këto janë vetëm disa fakte që dëshmojnë se Epiri është pjesë territori i shqiptarëve dhe i banuar nga shqiptarët. Prandaj, çështja e ngritura nga pala greke nuk janë veçse trillime dhe me natyrë shoviniste.
Mos reagimi zyrtar i shtetit shqiptar në mbrojtje të sovranitetit e të interesave kombëtare, mund të krijoi situata të rrezikshme dhe me pasoja. Shqiptarëve u ka shkuar deri aty nuk mban më. Politikat e fundit të palës greke po bëhen të padurueshme dhe të rrezikshme për moralin dhe ekzistencën e çdo shqiptari. Kjo do të thotë, se, nëse strukturat shtetërore nuk plotësojnë detyrat kushtetuese, nuk është e çuditshme që shqiptarët të gjejnë mënyra të tjera për mbrojtur interesat dhe nderin e tyre.
Shqiptarët, nuk janë trembur në histori nga asgjë dhe nuk kanë për t’u trembur nga asgjë. Ato nuk mund të lejojnë një grup leshkosh, të quajtur nazistë, që të vijnë e t’u bëjnë karshillek në oborret e shpive. Shqiptarët, nuk mund të lejojnë që të parët e tyre të zhvarrosen dhe në vendin e tyre të futen eshtra të “heronjve” grekë. Shqiptarët nuk mund të durojnë më që besimi i tyre origjinal ortodoks dhe kishat e tyre të pushtohet nga drejtues grek.
Është e vërtete, se sot, sllavët në Veri dhe grekët në Jug duke përdorur si mashë politikanët e shitur po tentojnë t’i poshtërojnë shqiptarët dhe të mos i lënë rehat në shtëpitë e tyre shekullore. Historia ka treguar se kush u ka rënë në qafë shqiptarëve i ka gjet belaja. Historia do të dëshmoi përsëri se me shqiptarët dhe me të drejtat e tyre nuk mund të luaj asnjë komb, apo popull tjetër. Sot kemi një brez të ri shqiptarësh, të cilët ndjehen krenar për origjinën e tyre dhe në të njëjtën kohë janë të vendosur dhe sy patrembur, që këtë krenari ta mbrojnë deri në fund e me çdo kusht.
Një sfidë tjetër, po aq e rëndësishme, që ka lidhje më të parën, janë zgjedhjet e ardhshme parlamentare, të cilat rrezikojnë të zhvillojnë në një terren të vështirë. Klasa e vjetër politike ka mbi supe përgjegjësi të mëdha, të cilat janë si të natyrës morale, ashtu edhe të natyrës ligjore. Për këtë arsye ata do të përdorin të gjitha metodat dhe mënyrat ligjore, ose jo, për të ruajtur status quo-n. Gjithashtu, duke qenë se këto politikanë të politikës së vjetër përfaqësojnë interesat antikombëtare të të huajve, ato do të kenë sponsorizime në të holla si dhe mbështetje konkrete që të vazhdojnë të qëndrojnë në sistemin e vendimmarrjes si faktor vendimtar.
Megjithatë, jam i sigurt se shqiptarët janë të vendosur më shumë se kurrë që këto dy sfida t’i kalojnë me sukses. Shqiptarët do të zgjedhin të jenë vetvetja dhe të kenë në dorë fatin dhe të ardhmen. Askush nuk duhet të guxoi t’u vjedh më votën e lirë shqiptarëve. Askush të mos guxoi që të tjetërsoi vullnetin e lirë të shqiptarëve. Askush të mos tentoi të thyej sovranitetin dhe interesin kombëtar. Kushdo që do të tentoi të ndërmarrë hapa të tilla, do të marrë përgjigjen e merituar nga të gjithë shqiptarët. Shqiptarët janë të gjithë të bashkuar dhe nuk ka më gjë që do i ndaj. Ky 100 vjetor do të jetë për të gjithë shqiptarët simboli i bashkimit dhe i rifitimit të identitetit kombëtar.
e mërkurë, 31 tetor 2012
e mërkurë, 17 tetor 2012
A po vjen koha e artë e Shqipërisë etnike?
Agim Vuniqi
Ardhja e një delegacioni nga Kosova kishte nxitur veteranët e lëvizjes 100 të të dy grupimeve të organizimit të festimeve për nder të 100 vjetorit të shpalljes së pavarësisë të shtetit shqiptarë (që asociacion me lëvizjen masovike brenda dhe jasht atdheut për të nderuar lëvizjen rilindase ne krye me Ismail Qemailin, i cili me një grup atdhetarësh nga të gjitha trojet shqiptare shpallën pavarësinë e Shqipërisë) që të shtrojnë një darkë pune për mysafirët nga Kosova. Ky grup aktivistësh të komunitetit të Michiganit organizuan një darkë pune me delegacionin nga Kosova të udhëhequr nga Ferat Imeri dhe Cen Pushkolli, në shoqërim të këtij delegacioni ishte edhe përfaqësuesi i Ballit Kombëtarë për Amerikë dhe Kanada, z. Ali Maxhuni.
Takimi u mbajtë në lokalet e "Imperial House", e cila nga pronari i saj është proklamuar si qendër kulturore shqiptare. Takimi ishte aranzhuar nga Gjergj Dedvukaj nga New Yorku, një humanist i nderuar i çështjes shqiptare, i cili përmes Rrok Dedvukajt, një personalitet shumë i shquar në komunitet, jo vetëm për rrezistencën titanike në burgjet malaziase për çështjen shqiptare, por edhe për vetitë e veçanta burrërore, të cilat kanë dalur në pah me kujdesin dhe ndihmën që ai ka manifestuar për komunitetin lokal ku ai jeton, duke shtruar drekë-darkë falas për ditën e pavarësisë së Kosovës, për banorët përreth "Royal Grills", restoran të cilin e menaxhon me familjen e tij (të dhënat janë nxjerrë nga "Google"). Ai pra kishte senzibilizuar disa nga personalitetet e shquara në komunitet me organizimet shumë të qëlluara mikëpritëse. Këtë takim-darkë pune e drejtoi Luigj Gjokaj, gjatë së cilës kontribuan me diskutimet e tyre Kujtim Qafa, Marash Nucullaj, Ndue Ftoni, Rrok Dedvukaj, Agron Martini, Fran..., më lanë përshtypje sidomos fjalët e kontribuesit të demokracisë dhe veteranit Kujtim Qafës i cili thotë se feja ka qenë e domosdoshme për shqiptarët për t'i pastruar ata shpirtërisht, dhe kështu para çdo thënie-veprimi duhet të pastrohet gjitësecili...; ndërsa mysafirët lehtësuan takimin me komentet e tyre për realitetin në Kosovë dhe Shqipëri, duke rithitheksuar se nisma e tyre ka të bëjë me festimin e pavarësisë në Morinë, njëjtë siç kishte deklaruar për media kryetari i Aleancës "kuq e zi" z. Kushtrim Spahia, me të cilët FBKSH-ja ka të nënshkruar marrëveshjen e bashkëpunimit.
________________________________________________________________________________
Më dt. 10.10.2012. në Qytetin e Kukësit krerët e Frontit Bashkimit Kombëtar Shqiptar dhe të Aleancës Kuq e Zi mbajtën takimin e radhës. Zotëri Ibush Hetemi nga FBKSH-ja dhe Kreshnik Spahiu nga AAK-ja . Ata në takimin vëllazëror pos tjerash u dakorduan, respektivisht u pajtuan që manifestimin e tyre tashmë të përbashkët ditën e flamurit 28 Nëntorin do ta mbajnë në Morinë më moton NJË SHQIPËRI PA KUFI- dhe me atë rast do të lexohet një DEKLARATË politike drejtuar OKB-së, BE-së dhe të gjitha organizmave diplomatiko-politike. Në këtë dekleratë pos tjerash do të thuhet se copëtimi i trojeve shqiptare që është bërë me 1913, shqiptarët nuk e pranojnë dhe si të tillë kërkojnë që të organizohet një konferencë e tipit LONDRA 2 ku ato vendime do të shpallen inekzistente, etj. Lidhur me këtë u bejmë thirrje gjithë shqiptarëve kudo që janë pa dallim ideje dhe feje që të bashkangjitën në ketë manifestim i cili do të fillon në ora 10,00. __________________________________________________________________________________
Emri i kontribuesëve dhe humanistëve, malësorëve të Michiganit, është i njohur në komunitetin e Michiganit, ata kanë qenë nikoqirë, disa herë, i delegacioneve të shumëta, vizitorë, para luftës dhe pas saj. Ata kanë dhënë një kontribut të gjërë në shumë lëmi, përfshirë edhe në fushën e lobimit, duke sponzoruar kongresmenët amerikanë, e më së shumti përmes Ligës Shqiptaro-Amerikane Joseph Dioguardi, duke përquar frymën demokratike dhe atdhetare të çiftit bashëshortor Diouguardi. Ky takim me delagacionin nga Kosova, ishte vazhdim i një vizite shumë frytdhënëse, të cilën e bashkëshoqëroi që nga fillimi, pas darkës së punës të shtruar nga veteranët e komunitetit, Marash Nucullaj, duke takuar edhe përfaqësuesit e tri qendrave fetare.
Mbrëmja festive"Zoja e trieshit" në familjen e Luigj Gjokës
Pas një eskurzioni të suksesshëm pune të delegacionit nga Kosova të shoqëruar edhe nga Azem dhe Ekrem Sejdiajt të Prekazit, me vendëqëbdrim në New York, dhe të përfaqësuesit të Ballit Kombëtarë, z. Ali Maxhuni, nga shteti Maryland, të cilin e përcolli edhe autori, ndërsa të nesërmen në mbrëmje iu bashkangjitë mysafirëve të shumtë të cilët kishin "okupuar" shtëpinë e bukur dy-katëshe të z. Luigj Gjokaj, një veprimtar i shquar, i njohur si kryetari i Fondit "Vendlindja Thërret", shpeshherë i përfolur për këmbëngulësinë e tij atdhetare, duke dhënë një kontribut të pamohueshëm të koekzistencës fetare në mes të shqiptarëve, në komunitetin e Michiganit. Para se të shpalosi kujtimet e veçanta nga ky gazmend fisnor-fetar, personalisht mësova shumë gjëra nga historia e përbashkët shqiptare, që nga Ilirët e lashtë.
- Malësorët fisnor "Shtatë të madhërishmit"
Rajoni është i përbërë nga një bashkësi që përfshinë pesë Fiset e lashta ilire, Hoti, Gruda, Kelmendi, Kastrati, Shkreli; është dokumentuar që kanë jetuar së bashku qysh nga, të paktën, nga mesjeta .... Vonë është shtuar Trieshi dhe Koja e Kuçit. Në vitin 1913 kur fuqitë europiane vendosën kufijtë e Ballkanit, ata u ndanë në dy pjesë Malcia. Gruda, Trieshi, Koja, Rugova, Vuthaj, Martinaj, pjesë e Hotit dhe të shumë fshatrave rreth Liqenit të Shkodrës dhe detit Adriatik që ishin pasardhës të Malcisë, iu dhanë Malit të Zi, ndërsa pjesa tjetër e mbetur e Malcisë mbet brenda kufirit shqiptar.
- Zoja e Trieshit
Trieshi është një fis brenda Malcisë që njihet të jetë vëllai i vogël i Hotit. Trieshi kishte një numër të konsiderueshëm të udhëheqësve të famshëm, të përmendur, duke përfshirë këta emëra si: Mal Vata, Mal Vuksani, Gjon Ujkici, Gjon Ujka, Malotë Gjeka, & Gjon Gjeka. Këta udhëheqës si dhe burra tjerë fisnor ishin të suksesshëm në mposhtjen e turqëve duke i mbajtur ata larg nga Trieshi. E Trieshjanët nuk u shtypën nga osmanët, dhe si rezultat i kësaj kurrë nuk paguan ndonjë taksë turkut (si pothuajse e gjithë Malësia). Populli i Trieshit janë krejtësisht katolik, por disa, u larguan prej fisit ngase ata u konvertuan.
Festimi i kësaj mbrëmjeje festive e karakterit kombëtarë dhe religjioz ishte shumë domethënëse, ngase ky takim ishte i larmishëm, kishte të ftuar mysafirë të të gjitha trojeve shqiptare, aq sa lejon hapësira familiare. Mbrëmjes i dha hijeshi edhe prifti Don Fran Kolaj, i cili fliste bukur dhe rrjedhshëm, kisha përshtypjen se ishte një diplomat i rangut të lartë, fjalët e tij nuk ishin religjioze, ai fliste për demokracinë, Shqipërinë, Kosovën, NATO-n, EULEX-in, ai pra fliste për të sotmen, për realitetin nganjëherë të hidhur të shqiptarëve, që për mua ishte shumë "befasues" për të mirë, e dëgjoja me kurreshtje, ashtu siç dëgjoja debatin Obama-Romney. Do të mendoni se ky interpretim imi është qëllimisht-përkdhelës, jo, është ky një observim imi i momentit, që po e përjetoja, fundja unë jam i hapur, asnjëherë i njëanshëm. Për mua dhe shoqen time ishte një rast i rrallë që të kuvendojmë me aq shumë njerëz familiarë, disa nga të cilët edhe më parë i njihja. Përveq bisedave shumë të përzemërta, shumë familiare, aty mbretëronte një frymë relaksuese, shumë njerëzore dhe shumë kombëtare, aty takova edhe intelektualë dhe shkrimtarë të shquar të komunitetit, tashmë të njohur, brenda dhe jashtë vendit të origjinës. Duket se në këtë solemnitet kontribuan edhe disa nga rapsodët e njohur në komunitet, të cilët dridhën telin e lahutës për të dëshmuar për kohën e artë të Shqipërisë etnike.
Me një Platëformë gjithëkombëtare, në këtë Jubile, në 100 vjetorin e Pavarësisë së Shqipërisë
100-vjetori i pavarësisë, Sali Berisha dhe banaliteti i politikës kosovare
Besnik Kryeziu
Ajo që po quhet klasë politike e Kosovës, e që realisht më shumë se si e tillë, është një grupim njerëzish me interesa të përbashkëta politike dhe ekonomike të cilët më shumë se sa qeverisin Kosovën dhe popullin e saj, po e sundojnë dhe grabisin. Këta njerëz e kanë bërë Kosovën vendin e çudirave banale.
Ftesa dhe ardhja e Berishës në Kosovë në vigjilje të 100 vjetorit të Pavarësisë së Shqipërisë, kur në Shqipëri të përndjekurit politikë po bëjnë grevë urie, kur njerëzit po ia fusin zjarrin vetës për dinjitet, drejtësi njerëzore e humane, është shumë më shumë se sa e pamoralshme, është shumë më shumë se sa fyerje e poshtërim i atyre njerëzve që tek e fundit me qëndresën e tyre bënë që Shqipëria të ndryshojë.
Berisha sa herë që i ka punët pisk dhe ngushtë në Shqipëri, Kosovën e përdor si shtegun dalës për të mbijetuar. Dhe mund të thuhet se deri tani po ja del me sukses.
Fjalori i tij populist dhe folklorik, po ja del që t’i hipnotizojë pjesën më të madhe të qytetarëve të Kosovës, pa reflektuar dhe menduar se po ju hymë në hak qytetarëve dhe votuesve në Shqipëri.
Nuk duhet filozofi e madhe për të reflektuar dhe parë në sy të vërtetën për Berishën, raportet dhe relacionet që i kemi ne si Kosovë dhe shoqëri me politikën dhe politikanët në Shqipëri.
Duhet të thuhet hapur se jo të gjithë shqiptarët që jetojnë në këtë pjesë të Shqipërisë, pra në Kosovë, janë symbyllur dhe të fjetur sa i përket Berishës dhe kontributit real që ka ai për çlirimin dhe fitimin e lirisë së munguar dhe pushtuar nga Serbia.
Berisha është shumë më shumë se një mit i rrejshëm në tregimin e tij për Kosovën, sepse nuk duhet të harrojmë faktin se shumë nga ata që janë drita dhe nderi i Kosovës në luftën çlirimtare, Berisha me Shërbimin e tij Informativ, i pengoi dhe burgosi, i dëboi dhe shantazhoi.
Ky 100–vjetor i Pavarësisë së gjysmës së komit shqiptar, po (keq)përdorët nga dështakët politik këndej dhe andej Drinit.
Kënga për “heroin” e betejave të humbura
Festimi i 100-vjetorit të shpalljes së pavarësisë , duhet të jetë në radhë të parë i kulturuar dhe para së gjithash dinjitoz, duke e kujtuar të kaluarën tonë historike me qëllimin për ta ndriçuar rrugën e së ardhmes.
Kur i sheh këto organizime, fare lehtë të bie në sy elementi dhe petku politik që organizatorët i bëjnë në interes të grupeve të veta politike.
Veprimi i atyre që e ftuan Berishën dhe shpallën “Qytetar Nderi” ishte më shumë se sa fyes dhe përçmues edhe për vetë qytetarët e Kosovës, e jo vetëm të Shqipërisë. Ky veprim banal arriti kulmin kur rapsodi këndoi enkas këngë për “heroin” e betejave të humbura, Sali Berishën.
Kjo që ndodhi në Deçan është shumë shqetësuese, sepse po shpërfaq një mentalit të vjetër dhe primitiv të politikës shqiptare në përgjithësi, duke na treguar se në mos ndryshe me sharkia e çiftelia të shkojmë në Evropë.
Ku ka një vend dhe shoqëri njëmend demokratike që i këndon kryeministrit?! Kjo ndodh vetëm te shqiptarët.
Në këtë 100-vjetor pavarësie shqiptarët duhet t’i përvjelin mëngët dhe ta djersitin trurin e tyre më shumë se sa të festojnë, sepse ende nuk i kanë punët për të festuar.
Shteti e ka kuptimin e vet real vetëm atë herë kur qytetarët e tij jetojnë të dinjitetshëm dhe në mirëqenie të mirë sociale dhe shpirtërore.
Çka ju duhet më së shumti shqiptarëve në këtë 100-vjetor pavarësie?
Pas 100-vjetëve shqiptarët janë më mirë se që ishin, por nuk janë ashtu si do të duhej të ishin, në përputhje me fuqinë e tyre politike dhe pasuritë natyrore që i kanë.
Më shumë se sa të festojnë, shqiptarët kanë nevojë për një reflektim të thellë historik në rrugën që e kanë bërë deri këtu dhe për rrugën që do të duhej ta bënin për të arritur atje ku janë popujt tjerë, me një ekonomi dhe demokraci të zhvilluar dhe të avancuar.
Më shumë se të festojnë, shqiptarët duhet të bëjnë shumë pyetje historike karshi klasës politike dhe asaj intelektuale se pse Shqipëria po vazhdon të mbetët njëri ndër vendet më të varfra dhe i pa perspektiv për vet rininë shqiptare?
Më shumë se sa të festojnë, shqiptarëve ju duhet një plan kombëtar për zhvillimin dhe avancimin e ekonomisë, duke krijuar mundësi për punësim dhe jetë të dinjitetshme.
Më shumë se sa të festojnë, shqiptarët duhet të përballen shumë seriozisht me vetën e tyre, duke kthyer shikimin mbrapa për të parë për atë që (s’e) kanë bërë për vetën e tyre dhe vendin që do ta festoj një shekull pavarësi dhe mëvetësi.
Më shumë se sa të festojnë, shqiptarët duhet ta shikojnë nivelin që ka sistemi i tyre arsimor, pa të cilin nuk do të ketë zhvillim të qëndrueshëm ekonomik dhe politik,duke bërë reforma të thella dhe të domosdoshme, sepse globalizmi me ketë nivel që ka ky sistem do të na le në margjina dhe të papërfillshëm.
Më shumë se sa të festojnë, shqiptarët duhet të mendojnë për integrimet brenda për brenda vetë Kombit shqiptar dhe hapësirave ku ata jetojnë.
Më shumë se sa të festojnë, shqiptarët duhet ta pyesin vetën se përse kësaj Shqipërie shpeshherë ia kanë nxjerrë sytë e ia kanë hëngër kokën, duke ua kaluar edhe armiqve më të mëdhenj që Shqipëria i kishte dhe i ka. Madje, këtë pyetje duhet ta bëjë së pari vetë Sali Berisha, njeriu i cili disa herë e solli në shtratin e vdekjes këtë Shqipëri.
Marrëdhëniet e Shqipërisë duhet të jenë më të intensifikuara me Rumaninë
Diplomacia shqiptare ka vite që ndodhet në krizë për shkak se rekrutimi i diplomatëve nuk behët mbi bazën e meritokracisë, por mbi bazën e nepotizmit farefisnor dhe klientelizmit partiak. Ndoshta Diplomacia shqiptare është një ndër fushat e shtetit shqiptar, që është infektuar më së shumti nga virusi i klientelizmit dhe nepotizmit. Kjo besoj ka ndodhur edhe për faktin, se politika aktuale mendon se të dërguarit me shërbim diplomatik jashtë vendit, janë jashtë vëmendjes së qytetarëve dhe filtrave të organeve të shtypit të shkruara e atij viziv.
Megjithatë, shtypi opozitar dhe ai i pavarur e ka bërë punën e tij investiguese në shërbim të interesave të vendit duke publikuar një listë të pafundme me emra në shërbimin diplomatik, të cilët ishin nipër, mbesa, daja e halla të njerëzve të pushtetit dhe që nuk plotësonin asnjë kusht për të ushtruar profesionin e vështirë dhe të rëndësishëm në të njëjtën kohë të diplomatit.
Duke qenë se vetë trupi diplomatik i Shqipërisë është i ndërtuar mbi bazën e nepotizmit farefisnor e klientelizmit partiak, nuk mund të përjashtohet fakti, se edhe vetë misioni i Diplomacisë shqiptare të jetë i orientuar në këtë dy drejtime. Kjo ka sjellë që vetë Pozita aktuale të mos ketë dhe të mos jetë në gjendje të hartojë e të bëjë një strategji afatgjate e afatshkurtër në lidhje me interesat diplomatik e gjeopolitike në vend.
Mendoj se Diplomacia shqiptare duhet të orientohet në dy drejtime: në drejtimin e interesave dhe forcave Universale; në drejtimin e interesave dhe forcave Rajonale.
Në planin Universal Shqipëria duhet të mbajë marrëdhënie të rëndësishme, të palëkundura dhe solide me Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe me BE (Në veçanti me Britaninë e Madhe, Gjermaninë, Francën, Italinë, Austrinë dhe me Spanjën). Shqipëria duhet të ketë marrëdhënie formale me vendet e lindjes, por jo të vendosura në planin e parë. Shqipëria duhet të shikojë vetëm drejt Perëndimit dhe nuk duhet të ketë pikëdyshimi për këtë).
Në planin Rajonal, kam dyshimin se Diplomacia shqiptare nuk është aspak vetvetja, por është e kapur peng nga interesa e të huajve që përputhen me interesat personale të politikanëve shqiptarë. Interesa e Pozitës duke qëndruar më lart se edhe interesat kombëtare, kanë bërë që Shqipëria sot, të mos orientohet dhe të mos intensifikojë marrëdhëniet me vendet që janë të rëndësishme në planin gjeopolitik.
Shqipëria sot, le të themi, se me një vend si Rumania, ka raporte normale por jo të intensifikuara ashtu siç duhet të jenë në të vërtetë. Është e pafalshme që Shqipëria nuk ka arritur të bind një vend si Rumania që të njoh pavarësinë e Kosovës. Nuk besoj se Rumania është kundër pavarësisë së Kosovës, por status quo-ja e marrëdhënieve që kjo ka me Shqipërinë, le të themi se ka kushtëzuar edhe njohjen e Kosovës.
Lidhjet e Rumanisë me Shqipërinë janë të hershme. Studimet e historisë tregojnë se Shqiptarët, më saktë ilirët, kanë qenë të pranishëm në Rumani që nga shekujt e parë të erës sonë, të sjellë nga administrata romake për të punuar në minierat e arit në malet Apuseni. Kështu shkruan Maria Dobrescu në librin e saj “Pesë dekada diplomaci për marrëdhëniet romune-shqiptare”.
Gjithashtu, po në këtë libër autorja shkruan se: “Rumania ishte vendi i parë që njohu pavarësinë e Shqipërisë, që u shpall më 28 nëntor 1912, pasi u “projektua “ në takimin e patriotëve shqiptarë më 5 nëntor, në Bukuresht. Midis tyre ishte Ismail Qemali (1844-1919), Kryeministri i Shqipërisë në vitet 1912-1914 sh.y)”.
Mendoj, se marrëdhënie shqiptare-rumune duhet të rishikohen në optikën Rajonale dhe atë të BE. Rumania është një vend i rëndësishëm në Rajon gjithashtu ka edhe një rol të rëndësishëm në Tregun e Përbashkët, shumë kompani të rëndësishme të vendeve kryesore të BE, për shkak të kostos më të ulët të punës së krahut të punës, kanë transferuar aktivitetin e tyre ose janë në proces e sipër për t’i transferuar në Rumani. Gjithashtu, duhet të theksojmë faktin, se Agrikultura në Rumani ka njohur një zhvillim të rëndësishëm për shkak të metodave dhe teknologjive të reja të standardit europian që po aplikohen.
Shqipëria është në proces e sipër në procesin e integrimit, për këtë arsye ajo duhet t’i rishkojë marrëdhëniet e t’i bëj me intensive edhe me Rumaninë, e cila tashmë është anëtare me të drejta të plota dhe ka mbi supe një eksperiencë të rëndësishme tranzicioni. Shqipëria nuk rrezikon të humb asgjë nga intensifikimi i marrëdhënieve me Rumaninë, sepse kjo e fundit për shkak edhe të pozicionit gjeografik nuk ka asnjë lloj interesi territorial mbi Shqipërinë. Marrëdhëniet e Shqipërisë e Rumanisë do të ishin në kuadrin e një reciprociteti për një të ardhshme të përbashkët europiane.
Gjithashtu, nuk duhet të lëmë mënjanë edhe faktin, se një ndër komunitet më të fuqishme shqiptare ndodhet në Rumani. Ky komunitet ka luajtur një rol të rëndësishëm një themelimin e modernizimin e shtetit shqiptar, në modernizimin e shtetit rumun si dhe në raportet diplomatike mes Shqipërisë e Rumanisë. Ja car shkruan Maria Dobrescu në librin e saj: “Është i pamohueshëm fakti se Nikolla Naço (1843-1913, udhëheqës i komunitetit shqiptar në Rumani sh.y), pasi u vendos në Bukuresht më 1884, ka ndikuar dhe rigjallëruar përmes aktivitetit të tij lëvizjen shqiptare në kryeqytetin e Rumanisë. Marrëdhëniet e tij ,e qeveritarët rumunë dhe autoritet shkencore në Bukuresht- V.A. Urechia, B.p. Hadeu, D. Butulescu, N. Lahovari etj., u materializuan me mbështjetjen e kauzës shqiptare nga rumunët. Me mbështetjen e Naços dhe të Shqipërisë “Drita” në Bukuresht u botuan veprat e Sami e Naim Frashëri.”
Mendoj se raportet mes Rumanisë e Shqipërisë duke analizuar kuadrin historik, të ardhmen e përbashkët në BE, të kaluarën Komuniste, përjetimin e një tranzicioni të vështirë, rolit të Komunitetit shqiptarë, duhet të jenë më të intensifikuara në kuadrin bilateral dhe duhet të pasqyrohen në të gjitha fushat.
e hënë, 1 tetor 2012
28 Nëntorin ta festojmë në Morinë
Alban
Daci
Në një botë të globalizuar dhe gjithnjë e
më të hapur, ku kufijtë nuk kanë më as vlerë virtuale dhe as fizike, ne
Shqiptarët ndoshta jemi të vetmit në këtë mjedis Lirie që kemi një mur të madh
që na ndan ndërveti.
Ka ardhur momenti vëllezër që atë mur ta
shembim njëherë e përgjithmonë. Ngjarjet e fundit në Kosovë na bindin që shembja e atij muri është e vetmja
zgjidhje. Prandaj, të gjithë masivisht nga Shqipëria dhe Kosova në mënyrë krejt
paqësore me datë 28 nëntor të mblidhemi tek Pika e Morinit për të vënë themelet
e bashkimit real kombëtar..
Doganat (pikat e kontrollit) që
ekzistojnë ndërveti jo vetëm na japin alergji, por dëshmojnë edhe një padrejtësi
shekullore të popullit tonë. Askush nuk ka të drejtë të na ndalojë për të hyrë
në vendin tonë, Kosovën.
Prandaj, le të organizohemi ashtu siç
bënë Gjermanë Perëndimorët, të kalojmë masivisht dhe brenda një periudhe të
shkurtër pikat e kufirit mes Shqipërisë dhe
Kosovës.
Po nuk e bëmë ne si popull askush tjetër
nuk ka për ta bërë.
Me duket se ka ardhur momenti që ky
Bashkim të ndodh.
Bashkimi është e drejtë natyrale dhe
ndërkombëtare, sepse mbështet mbi vullnetin tonë, i cili është i fortë dhe i
hekurt ashtu si historia jonë.
Ne nuk duhet te shkojmë në Kosove për të
bërë protesta, por për të dëshmuar se ai është vendi ynë dhe se aty janë
vëllezërit tanë. Kosova është vendi, që simbolizon një pjesë të rëndësishme të
historisë ballkanike, ku protagonistët kryesore të vetëm para se të ndodhte
dyndja sllave, ishin padyshim Ilirët.
Aleanca Kuq e Zi ndryshe nga PD dhe PS,
apo LSI, nuk preferon ta festoi 100 Vjetorin e Pavarësisë me Shakirën apo
Ciljetën, por me shqiptarët pikërisht në Morinë, në vendin ku qëndron “Muri”
virtual që ndaj padrejtësisht një popull, që ndan shqiptarët me shqiptarët.
Të gjithë së bashku të bashkohemi me 28
nëntor në Pikën e Morinës, për t’i dëshmuar Botës, se nuk ka gjë që na ndan, se
ne jemi populli që kemi pësuar nga historia padrejtësitë më të mëdha, gjenocide,
ndarje, okupime e shtypje.
100 Vjetori i Pavarësisë, ky akt i madh
historik dhe kombëtar duhet të jetë një dëshmi reale kombëtare për të dëshmuar
se ne duan të bashkohemi, sepse kjo është rruga e drejtë e popullit shqiptar, i
cili ashtu si popujt e tjerë duhet ta përjetoi historinë e tij në realitet dhe
jo në virtualitet siç ka ndodhur gjer më sot.
Në fillimet e Aleancës Kuq e Zi, kur ajo
fliste hapur dhe qartë për Bashkimin, skeptikët dhe tradhtarët mund të kenë
thënë se, kjo forcë e re politike po flet për çart. Me kalimin e kohës Aleanca
Kuq e Zi dëshmoi dhe u tregoi shqiptarëve që nëse kemi pasionin dhe
vendosmërinë, Bashkimi jo vetëm se është i mundur, por edhe mund të ndodh
shpejt.
Aleanca Kuq e Zi me politikën e saj
Atdhetare e Patriotike bëri që shqiptarët t’i kthejnë sytë tek flamuri Kuq e Zi
dhe të mos e zëvendësojnë më atë me flamujt partiak siç kishte ndodhur në këto
vite tranzicioni.
Aleanca Kuq e Zi po krijon kulturën e
krenarisë kombëtare dhe të vetëdijes shqiptare, e cila, le të themi, se për
shkak të politikanëve të vjetër tradhtarë ishte venitur dhe quhej demode.
28 Nëntorin ta festojmë në Morinë, për të respektuar
Hasan Prishtinën, Iljaz Pash Dibrën, Haxhi Zekën, Isa Boletinin, Ismail Qemalin,
Luigj Gurakuqin, Idriz Seferin e të tjerë të cilët gjithën jetën e tyre ja
dedikuan Bashkimit Kombëtar. Nëse nuk rikujtojmë veprat dhe bëmat e tyre, nuk
mund të kuptojmë thellë rëndësinë e Bashkimit.
SHQIPËRIA E PAVARUR, MES VLORËS DHE SHKUPIT
Atje ku detyra është e qartë, ngurrimi është disfatë
V.Hygo
E mbartur në krye të këtij shkrimi, kjo thënie e mençur e Viktor Hygoit synon të sjellë pas 100 vjetësh në kujtesën e shqiptarëve, se sa i vërtetë ka qenë ky përcaktim për historinë e kombit tonë. Kuvendi Kombëtar u mbajt më 28 Nëntor në Vlorë, por a mund të ishte mbajtur në fundin e gushtit, ose fillimin e shtatorit të 1912-s, në Shkup? Ndërsa diplomatët dhe kanceleritë europiane që ndiqnin me interes Kryengritjen e Përgjithshme të shqiptarëve, prisnin që në gusht të 1912-s, ata të shpallnin Pavarësinë, befas panë se si shqiptarët e shndërruan fitoren në fushën e luftës në dështim. Në tekstet mësimore të historisë shqiptare, si në Republikën e Shqipërisë ashtu dhe në Republikën e Kosovës, ngjarja rrethohet nga një aureolë e ndritshme, por arritjes fundore të saj kryesisht i largohen, pa nxjerrë gjithnjë të vërtetën, disfatën e saj. Ishte ngurrimi ai që fitoren e shndërroi në disfatë. Por shtjellimi i së vërtetës nuk ka qenë i lehtë. Për të vënë këtë cilësim, duhen të rivlerësohen veprime e figura historike, tashmë të mitizuara. Për këtë zhvillim befasues në rrjedhën e ngjarjeve, si pasojë e sjelljes të krerëve të kryengritjes, në shumë artikuj është shkruar e janë përgojuar pa ngurrim, pothuajse tërë emrat më të shquar të historisë së Shqipërisë. Së pari, Hasan Prishtina dhe Ismail Qemali, e më tej Isa Boletini e Bajram Curri, e të tjerë nga paria e Shqipërisë së Jugut. Është e nevojshme që të sillen në vëmendje të lexuesit rrethanat e kohës të zhvillimit të ngjarjeve.
Fillimi i Kryengritjes
Ka marrë emrin “Komploti i Taksimit”. Kështu e ka quajtur Hasan Prishtina në Kujtimet e tij. “Taksim” quhet një shesh shumë i njohur në zemër të Stambollit, ku ka një xhami, një hotel dhe një bibliotekë me këtë emër. Këtu, më 12 janar 1912, deputetët shqiptarë të Parlamentit të Turqve të Rinj, mbajtën një takim të fshehtë për fillimin e Kryengritjes. Pikërisht këtu zë fill Kryengritja e Përgjithshme kundër sundimit osman, që në historinë e Shqipërisë përbën një nga ngjarjet më kulmore e përbën një faqe të ndritshme të saj. Kryengritjet shqiptare kundër Turqisë nuk kishin reshtur që nga shek. XV dhe deri në janarin e vitit 1912, kur deputetët që përfaqësonin katër vilajetet shqiptare, në një banesë të sheshit “Taksim”, morën përsipër fillimin e kryengritjes. Pas shpërndarjes, më 18 janar 1912, të Parlamentit, të ndodhur nën trysninë e kërkesave shqiptare, Turqit e Rinj vendosën diktaturën. Kjo është koha, kur deputetët pjesëmarrës në takimin e fshehtë, u shpërndanë në tërë trojet shqiptare për organizimin e Kryengritjes së Përgjithshme. Hasan Prishtina, bashkë me Isa Boletinin dhe Bajram Currin, kishte marrë përsipër organizimin e kryengritjes në krahinën e Kosovës, ndërsa Ismail Qemali, Myfit Libohova, Azis Vrioni dhe Syrja bej Vlora, do organizonin kryengritjen në Shqipërinë e Jugut. Kryengritja e Përgjithshme Shqiptare, që pasonte nga përmasat atë të vitit 1911, përbën ngjarjen vendimtare që përcaktoi të ardhmen e lëvizjes e të veprimeve. Fatet e saj ajo i vendosi me luftën e armatosur në Kosovë. Historianët e Kosovës, në kushtet e shtypjes serbe, përpos dëshirës e përpjekjeve, nuk besoj se mundën të shpjegonin në tërësinë e përmasave, madhështinë që pati kjo kryengritje dhe theroritë që u bënë, ndërsa historianët e Shqipërisë, veçse e kanë gërvishtur paksa përmasën e kësaj kryengritjeje me ndikim të jashtëzakonshëm për pavarësinë e Shqipërisë dhe ende vazhdojnë të lëkunden në vlerësimin e ngjarjeve, paqartësinë e paqëndrueshmërinë ndaj krerëve e figurave.
Hasan Prishtina, udhëheqësi i Kryengritjes së Përgjithshme
Një personalitet i kohës dhe figurë nga më të shquarat e Lëvizjes sonë Kombëtare. Siç dihet, pavarësisht ndihmesës së jashtëzakonshme në Pavarësinë e Shqipërisë, nuk u ndodh i pranishëm në aktin solemn, më 28 Nëntor 1912. Nga data 4 nëntor 1912 ka qenë i burgosur nga serbët. U arrestua në Shkup, me një grup të madh udhëheqësish shqiptarë të kryengritjes dhe u çuan në burgun Kalemegdan në Beograd, në të cilin e kanë mbajtur deri më 1 prill 1913 dhe e kanë liruar falë presionit ndërkombëtar. Ky udhëheqës dhe ideolog i shquar, pas “Komplotit të Taksimit”, në periudhën nga muaji maj e deri në gusht të vitit 1912, udhëhiqte Kryengritjen e Përgjithshme në tokat shqiptare të vilajetit të Kosovës e Manastirit, duke përgatitur ngritjen e Flamurit, shpalljen e lirisë dhe zgjidhjen përfundimtare të çështjes kombëtare shqiptare. Veprimtaria e tij u përqendrua në organizimin e luftës së armatosur.
Luftëtarët shqiptarë në front
Dokumentet e kohës flasin fillimisht për mbi 25 mijë kryengritës, të cilët çliruan Pejën, Gjakovën, Prishtinën, Ferizajn, me veprime ushtarake të drejtuara nga Hasan Prishtina. Formacionet e çetave shqiptare në Kosovë kaluan numrin 60 mijë. Ata i thyen turqit në gjithë shtrirjen e frontit. Porta, e frikësuar pas përparimit të trupave kryengritëse drejt Shkupit, detyroi dorëheqjen e Said Pashës, kryeministër i kabinetit xhonturk. Kabinetet e tjera të krijuara pas kësaj dorëheqje u treguan edhe më armiqësore. Kabineti, me Qemal Pashën kryetar të Këshillit të Ministrave, dërgoi një komision të udhëhequr nga Ibrahim Pasha. Komisioni qeveritar, më 1 korrik filloi bisedimet në Prishtinë me delegacionin shqiptar, të kryesuar nga Hasan Prishtina, i cili si fitimtar në fushë të betejës, parashtroi kërkesat, të formuluara me përmbajtje në përputhje me tërësinë e interesave kombëtare, por brenda Autonomisë. Ato u bënë të njohura si Kërkesat Shqiptare, mes të cilave, spikasin: Të njihen zyrtarisht kufijtë e Shqipnisë; Autoritetet civile dhe ushtarake të kenë komsin Shqyptare; Ushtrija shqiptare të shërbej në Shqypni e të jetë komanda prej oficerve shqyptarë; Veprimet zyrtare në Shqipni të bëhën në gjuhë shqipe.
Bisedimet që priteshin me ankth e shpresë në Shqipërinë e Jugut e të Veriut nuk rezultuan të suksesshme. Reaksioni turk, ashtu si më 1878-n, edhe këtë radhë ishte kundërshtar i autonomisë shqiptare. Është ky qëndrim armiqësor i anadollakëve, që ndonëse duke dhënë shpirt, vazhdonte të ushqente shpresën se do t’i mbante shqiptarët nën robëri. Guvernatori dhe komandanti turk i Janinës, kur prijësit shqiptarë të Çamërisë i parashtruan në këto ditë të fillim korrikut, kërkesat e shqiptarëve për autonomi, u shpreh, “…kërkesat e Shqiptarve nuk mund të plotësohen. Para se të bëhet kjo, nuk do mbetet gur mbi gur”. Ndonëse Kryengritja e Përgjithshme, e drejtuar dhe e organizuar nën një udhëheqje të vetme, me përfaqësues personalitetet më të shquara të të gjitha trojeve, në Veri, Jug, Lindjen shqiptare, ajo, sipas historianëve tanë, nuk diti të vjelë frytet e fitores, për shkak të mungesës së bashkërendimit të qëndrimeve të tyre. Në këto rrethana, në vazhdimin e bisedimeve, nga 2 deri më 18 gusht 2012, pasi në Ferizaj mbërriti autorizimi i parisë e krerëve të Shqipërisë së Jugut, me të cilin bënin Hasan Prishtinën përfaqësues në marrjen e vendimeve, gjatë bisedimeve me qeverinë turke ishin vetëm krerët kosovarë, nën drejtimin e Hasan Prishtinës. Më 9 gusht, Hasan Prishtina përsëriti kërkesat, të cilat ndonëse të reduktuara ndjeshëm, u refuzuan. Forcat Kryengritëse, më 12 gusht 1912, sulmuan Shkupin dhe e pushtuan atë. Me marrjen e Shkupit e pas ngritjes së flamurit shqiptar, zëra të diplomatëve të huaj thanë e shkruan se shqiptarët mund të shpallnin mëvetësinë e tyre në Shkup. Më 19 gusht, qeveria turke kapitulloi dhe pranoi kërkesat. Ky është momenti që Hasan Prishtina telegrafon në gjithë qytetet e Shqipërisë, “… të ndërpriten veprimet luftarake kundër Turqisë”. Kryengritësit u shpërndanë, pa shpallur Pavarsinë e tërsisë së tokave shqiptare”. Ky ishte dhe misioni, kjo duhej të ishte edhe detyra. Çfarë ndodhi? Ngurrimi në Shkup i çoi shqiptarët në Shqipërinë e Vlorës, në Shqipërinë e vogël që kemi sot. Shqipërinë etnike, pas kësaj, s’qemë më të zotët ta bëjmë.
Pse nuk u shpall Pavarësia në Shkup?
Shkupi i 1912-s është qyteti më i madh shqiptar i kohës. Mes 50 mijë banorëve që e popullonin, më se 40 mijë ishin shqiptarë, 4 mijë bullgarë e mbetja, kombësi të tjera. Si qendër e madhe qytetëse, në të ishin vendosur një mori konsullatash dhe dilnin gazeta e qarkullonte shtyp periodik shqiptar. Shkupi i kish tërë cilësitë e vlerat për t’u bërë kryeqendra shqiptare për shpalljen e Pavarësisë. Mid’hat Frashëri, në kujtimet e tij të udhëtimit, e përshkuan Shkupin e 1912-s, “…një vend thjesht Shqipëri, ku njerëzia është, jo vetëm në shumicë shqipëtare, por kjo racë formon tërërisë…”.
Po, pse nuk u shpall pavarësia në Shkup? Historiografia jonë ka qëmtuar mbi ngjarjet, mbi kujtimet e shkruara e mbi shtypin e kohës. Kritikat e para nuk vonuan të vijnë, pa kaluar ende dy javë nga shuarja e kryengritjes dhe vjen nëpërmjet pendës së Fan Nolit, i cili, më 6 të vjeshtës I, 1912, në gazetën “Dielli”, vë nën akuzë Ismail Qemalin dhe Hasan Prishtinën, për të cilin shkruan se, “…kur Riza Beu dhe shokët e tij kërkojin autonomi, ky (H. Prishtina) kërkonte reforma për mbretërinë Othomane. Isa Boletini me Riza benë të gënjyer me një paturpsi dhe dinakëri aqë të poshtër, u shtrënguan të kthehen në malet e tyre dhe ta lenë Hasanin të mbledhë pemët e mundimeve të tyre…Serbët dhe Turqit duhet ta ngrehin Hasanin në qiell që ndaloj njohjen e një Shqipërie autonome me katër vilajetet, prej guvernës turke”. Gjykimi në frymë pesimiste që jep Noli, mbase nuk është i drejtë, për shkak se është tepër larg ngjarjeve, për më tepër se është po ai, që tek “Dielli” që më 1909, shkruan thirrjen se, “…detyra e shqiptarëve është të jenë besnikë te Turqia, se ndryshe do bien në thonjtë e atyreve të cilëve u tregohen si mbrojtës tani”. Largimi në kohë nuk e zbuti qëndrimin e Nolit. Në “Federation Balkanoque”, Vjenë, në numrin e 1 dhjetorit 1928, shkruan se “…sikur të mos ishin tradhëtuar prej krerëve, Shqiptarët (në Shkup) do ta kishin proklamuar që athere independencen e tyre”.
Po kush ishin tradhtarët. Vetëm pas 9 vjetësh, kur nga Shtypshkronja françeskane u botuan në vitin 1921, “Një shkurtim kujtimesh mbi kryengritjen shqyptare të vjetit 1912”, shkruar nga Hasan Prishtina, akuzave të Nolit dhe një varg akuzash të tjera, iu dha një gjegje, me përshkrimin e së vërtetës. I trembur në ato ditë nga mundësia e një lufte civile mes çetave shqiptare, ja si i shpjegon arsyet Hasan Prishtina, udhëheqësi i kryengritjes:
-“Koha e shenueme për kryengritje u afronte gjithnji. I shkrova Ismail Qemalit qi ta kryente detyrën. M’u përgjigj me sot e me nesër e me premtime të thata…me apathinë qi diftoi Ismail Qemal Begu në të kryemit e detyrës së vet, na pat krijue nji gjendje gati të dishprueshme”.
-Që në Prishtinë, Riza Gjakova dhe Isa Boletini më thanë se “ne nuk duam autonomi dhe nuk mund të dahemi prej osmanëve. …kryengritja u sabotua sepse Riza Beg Gjakova dhe Isa Beg Boletini dhe shumë fanatikë fetarë hallin e kishin me mësye e me e lirue Sulltan Hamidin prej burgimit në Selanik”.
-“Në Shkup mbrritëm me 20 përqind të fuqisë që kishim në Prishtinë. Rizai e Isa mendojshin me pështu Sulltan Hamitin, qi ishte i burgosur në Selanik… Jo që nuk mund t’u flitet me ta për punë t’Independencës, por nuk mund t’u përmendje gja as për autonomi, pse këto ishin fjalë mkati për Riza begun e Isa Boletinin…Ibrahim pasha e dinte që Hasan Prishtina ishte prishur keqas (me disa krerë). Ishte nevoja me e shpërnda nji orë e më parë fuqinë që kishim.
-“Përfaqesues të ardhun të Shqipnisë së Mesme, Abdi Toptani, Mustafa Kruja dhe Marka Gjoni, kur panë shkallën e fanatizmit të Riza Begut e Isa Boletinit, u dëshpëruen. U bindën se nuk mund ta shpallnim Indipendencën”.
Më 7 shtator 1912, Luigj Gurakuqi, i shkruante parisë së Elbasanit, mes të tjerash, “…faji është i të gjithë neve, sepse u lanë të ndërhyjnë fanatikët e Prishtinës, Shkupit e të Tetovës, që deshën të tregohen më turq se turqit”.
Këto ditë, në shtypin e Kosovës ndesh edhe në qëndrime, ku thuhet se Kryengritja e Përgjithshme u tradhtua nga krerët e Shqipërisë së Jugut. Për hir të së vërtetës, duhet pohuar se kur, më 12 gusht kryengritësit shqiptarë hynin në Shkup, çetat e kryengritësve të Shqipërisë së Jugut, çlironin qytetin e Konicës, Përmetit, Ersekës, Leskovikut, Fierit dhe mbërrinin në Peshkopinë e lirë. Më 12 gusht, në Prevezë e Gjirokastër dhe më 13 gusht, në Filat, mbaheshin mitingje mbarëpopullore. Qëndrime të tilla janë shprehi e orvatjeve në vazhdimësi, për të bërë histori të krahinave shqiptare e jo histori të kombit.
Shqipëria, edhe pse tani subjektit fetar nuk i kushtohet më vëmendje në tekstet e historisë, krahas atdhetarëve të paepur, gëlonte nga elementë turkomanë. Pashallarë, bejlerë e agallarë, zotërues të çifligjeve, ndonëse shqiptarë në kombësi, por që sundimin feudal të Turqisë e kishin në zemër, shihnin më me interes atë, se sa një Shqipëri të pavarur. Të tillë elementë, edhe pas 100 vjetësh, tashmë me petkun fetar, ende i kemi nëpër këmbë. Konferenca e Bashkësisë Islame, e quajtur shkencore, që po mbahet në Tiranë këto ditë në kuadrin e 100-vjetorit të Pavarësisë, “Për ndihmesën e tyre në formimin e identitetit kombëtar”, krahas meritave dhe vlerave, e ka për mision të rrëfejë me objektivitet edhe dëmin e madh që i sollën lëvizjes për Pavarësi shumë krerë fanatikë myslimanë.
Lufta e i Ballkanike nisi për të mos lejuar Pavarësinë e Shqipërisë
Historiani amerikan i Universitetit të Çikagos, Ferdinand Schevill, në veprën, “Ballkani-Historia dhe Qytetërimi”, pragluftën e përshkruan: “Pra ishte çasti për të sulmuar, pasi shteti osman ishte i dobët dhe Shqipëria e katër vilajeteve ende nuk dukej në hartë”.
Ngjarjet u rrokullisën shpejt. Të alarmuar nga mundësia e fitores shqiptare, e cila po shkonte drejt autonomisë së katër vilajeteve, të Shkodrës, Janinës, Manastirit e Kosovës, monarkitë ballkanike filluan të organizoheshin. Rusia, në këto rrethana, i nxiti shtetet sllave në Ballkan të bashkoheshin kundër Perandorisë Otomane. Traktatit të Marsit të vitit 1912 mes Bullgarisë dhe Serbisë iu bashkëngjitën në shtator Mali i Zi dhe Greqia. Më 8 Tetor, Lufta Ballkanike, me synim copëtimin e tokave shqiptare, filloi. Turqia u thye dhe në fillim të nëntorit u dorëzua në mënyrë të turpshme, duke lënë pas jehonën e tmerreve të luftës që kish ngërthyer pjesën më të madhe të territoreve shqiptare, të pushtuara e të shkatërruara nga serbët, malazezët e grekët. Kjo ishte gjendja e rëndë, kur shqiptarët, pasi dështuan në Shkup, bënë së fundi hapin e guximshëm në Vlorë, për të mos lejuar ndarjen e tokave të tyre si plaçkë lufte, qëllime që ishin shfaqur sheshazi nga mbretëritë e Ballkanit. Autonomia që na e dha Turqia më 19 Gusht 1912, nuk e pa, as u prek dhe askush nuk pati më kohë të kërkonte zbatimin e “14 pikave”
Lufta për të fituar lirinë vazhdon
Para 100 vjetësh, konsulli i Austro-Hungarisë në Shkup, thoshte se “…ka shqiptarë si në kohën e Skënderbeut, por nuk ka Skënderbej që t’i prij e t’i udhëheq”. Ndonëse kemi pasur 100 vjet kohë për t’i shoshitur gjërat, ende, me vorbullat që sjell herë pas here koha, me kujtimet kontradiktore për ngjarjet e vitit 1912, të sjella nga Sejfi Vllamasi, Dervish Hima, Eqerem Bej Vlora, Selenica, Noli e Gurakuqi, etj., paqartësitë vazhdojnë. Dy gjëra dihen mirë: së pari, nuk ishte vetëm fshatari i Sharrës, Haxhi Qamili, që kërkonte “Babën”, por dhe një pjesë e parisë së kohës, deri ditën e Pavarësisë, madje edhe më pas, e shikonin Shqipërinë nën suzerenitetin e Sulltanit. Së dyti, mungesa e mirëkuptimit, moskoordinimi i veprimeve dhe shfaqja e ambicieve klanore, elementë që nuk lejuan shpalljen e Pavarësisë shqiptare në Shkup, vazhdojnë të jenë ende tipare bashkudhëtuese të kombit, si në Veri, ashtu dhe në Lindje e në Jug. Atje ku detyra është e qartë, ngurrimi vazhdon të shfaqet si disfatë edhe tani. Më lehtë mund të ëndërrosh një parti shqiptare në drejtim të Maqedonisë, sesa të ëndërrosh një bashkim të shqiptarëve në Maqedoni, me platformë të përbashkët kombëtare. Përçarja, “S’është aq keq sa duket – thotë analisti Kim Mehmeti – por edhe më keq”. Gjithsesi, ata që morën pjesë në Kryengritjen e Përgjithshme të 1912-s, janë të gjithë heronj të këtij populli, me tërësinë e tyre, të mirat e mangësitë që shfaqën në rrethanat e kohës. Ata na kanë mbetur në kujtesë, sepse populli i ka dashur.
Një figurë qendrore e përpjekjeve të popullit shqiptar për liri e mëvetësi, është Hasan Prishtina, të cilit, rrethanat tragjike të zhvillimeve të Luftës Ballkanike, nuk i lejuan të ndodhej në momentin e shpalljes së Pavarësisë. Hasan Prishtina, sipas një versioni, i lindur në Vushtri, më 27 shtator 1873, e sipas një version tjetër, më 1878, në rrënjë është Berishë nga Galica. Ka mbajtur edhe mbiemrin Polaci dhe, pas zgjedhjes si deputet i Prishtinës në Parlamentin turk, mori mbiemrin Prishtina. U diplomua në Stamboll, në Fakultetin e Drejtësisë. Njihte gjuhët anglisht, frëngjisht, gjermanisht, greqisht, italisht, arabisht, serbisht e turqisht. Zotëronte një kulturë që e dallonte cilësisht nga rrethi ku punonte e jetonte. Administrata turke, që në rini të hershme, i besoi atij kryerjen e disa funksioneve qeverisëse shumë të rëndësishme në kuadrin e Perandorisë Otomane. Në Stamboll pati lidhje të afërta me bashkatdhetarët e shquar, si vëllezërit Frashëri, të cilët patën ndikim të madh në formimin e tij atdhetar.
Abonohu te:
Postimet (Atom)