e diel, 26 shkurt 2012

E ardhmja është vetëm Aleanca Kuq e Zi

Alban Daci 

Në fillim të viteve ’90, pas një periudhe të errët autoritare, le të themi, lindi një shpresë e re për ndryshim. Ajo ishte shpresa e lirisë politike, lirisë ekonomike, të drejtave dhe lirive themelore të njeriut. Në teori kjo ëndërr e re duhet të lindte nga njerëz të rinj, me vizione të reja, me moral të ri, shpresa të reja dhe guxim të fortë. Pra, me pak fjalë ndryshimi i regjimit nga totalitar në demokratik duhej patjetër të shoqërohej edhe me ndryshim elitash politike, nga elita e vjetër totalitare dhe shtypëse që kishte qenë, në një elitë të re, me vizione të reja të bazuar në idetë liberale. Në fillim të viteve ’90 qytetarëve u krijua bindja se më në fund në Shqipëri po lindte një krijese e re, me ide të reja dhe me njerëz të rinj. Ky imazh pozitiv ndoshta erdhi për shkak të vrullit të madh që kishin ngjarjet si dhe për faktin se shqiptarët po përballeshin me fenomene krejt të reja dhe të pa përjetuara më parë. Politikanët e asaj periudhe që u prezantuan si të rinj, jo vetëm nuk ishin të tillë, por ishin pjesë e asaj periudhe të vjetër totalitare që kishte ndëshkuar për vite me radhë çdo shqiptar. Premtimet e tyre fillestare ishin për një Shqipëri të lirë, të zhvilluar, transparente, dhe të integruar në organizmat e Europës Perëndimore. Premtimet e tyre dështuan shumë shpejt dhe ata me kalimin e kohës dëshmuan se i përkisnin të kaluarës dhe nuk mund të jepnin asnjë besim apo kontribut për të renë. Shqipëria ashtu si edhe disa vende të tjera të Europës Lindore, nuk u shkëput dot nga e kaluara e saj. Kjo ndodhi për faktin, se ura që lidhte të kaluarën me të tashmen, pa bërë shumë dallime ishte e ndërtuar nga të njëjtët aktorë politikë që kishin ndryshuar vetëm fytyrën, por jo mendjen. Kjo mendësi e vjetër, por me një fytyrë të re ka vazhduar me vite me radhë duke mos ndryshuar as edhe sot. Problemet kryesore që ka politika shqiptare janë: · Nuk arrin të shkëputet nga e kaluara. Kjo ndodh për faktin se janë të njëjtat elita që mendojnë po njëlloj duke mos ofruar asgjë të re. · Largimi dhe dinstancimi i saj nga qytetarët dhe nga jeta e tyre. Politika shqiptare është si një alien në planetin tokë. Mjafton të analizojmë faktin se si Kryeministri na gënjen me sy hapur duke mbuluar diellin me shoshë, kur pohon se Shqipëria ka një rritje prej 18%. Kjo shifër nuk është aspak e vërtetë. Mjafton të krahasojnë të dhënat e FMN-së dhe ato të qeverisë për të kuptuar se është një farsë. Gjithashtu, edhe sikur të jetë e vërtetë, kur terreni i jetës reale nuk e konfirmon, nuk është një shifër e kënaqshme duke pasur parasysh resurset humane dhe pasuritë që posedon ky vend. · Demokracia mbetet një trup i huaj tek mendjet e politikanëve shqiptarë. Kjo ndodh për faktin se një pjesë nuk e kanë jetuar drejtpërdrejt këtë fenomen. Pra, kjo lidhet me problemin e parë. Shumë politikanë shqiptarë nuk kanë pasur asnjë eksperiencë jetësore në Botën Perëndimore. · Politikanët shqiptarë e kanë të vështirë gjetjen e konsensusit. Kjo ndodh për faktin se ato e kuptojnë politikën jo si betejë mendimi dhe alternativash, por si një betejë gladiatorësh, ku luftohet për jetë a vdekje. Politikanët shqiptarë nuk e kuptojnë politikën si arti i të mundshëm për të mirën e të gjithëve, por si aktin e të mundshmesh vetëm për interesat e tyre personale. Politika duhet të kuptohet si marrëveshje që ka për qëllim ruajtjen e shtetit, pa kompatesën, soliditetin, paqen e brendshme, bashkëpunimin mes qytetarëve dhe institucioneve, ruajtjen dhe zbatimin e ligjeve, besimin tek institucionet, stabilitetin e Shtetit në kompleksitetin e tij dhe në veçanti të qytetarëve. Pra, atë që Makiaveli e quan “E mira e Shtetit”. Përmes kujt arrihet kjo? Vetëm përmes konsensusit. Në Shqipëri në 20 vite kemi pasur gjithmonë mungesë konsensusi mes forcave politike. · Lidhjet klanore, tribale dhe mafioze janë aq shumë të forta, sa diktojnë çdo aksion politik. Çdo do të thotë kjo? Aleancat politike shoqërohen nga marrëveshje dhe betime vëllazërie duke i shndërruar ato të shenjta dhe funksionale pa pasur parasysh faktin nëse janë në shërbim të qytetarëve dhe të vendit. Shumë koalicione në vend nuk bëhen, sepse kanë platformat më të mira dhe numrat e nevojshëm për të qeverisur mirë vendin, por sepse përmes tyre mund të arrijnë pushtetin politik, ekonomik dhe prestigjin e karrierës. Nuk mungojnë rastet, kur koalicione fillestare politike shoqëron me kalimin e kohës në martesa, në afera ekonomike dhe në miqësia farefisnore. · Politikanët nuk arrin të shkëputen nga militanca dhe dhuna. Politika shqiptare akoma është në fazën revolucionare e stilit partizan. Në politikën shqiptare duke u nisur që nga masa deri tek elita drejtuese është shumë i pranishëm fenomeni i injorancës, të qytetarit që vetëm bindet dhe nuk analizon kurrë me mendjen e tij. Pra, qytetarët në shumicën e kohës janë thjeshtë ushtarë të mirë të politikës shqiptare. Kjo lidhje e politikës me injorancën dhe militantizmin, bën që fenomeni i dhunës jo vetëm të jetë i pranishëm, por edhe stili i vetëm organizues për të arritur tek pushteti. · Problem tjetër i madh lidhet me moralitetin. Edhe pse etika dhe moraliteti janë çështje shumë të diskutueshme që nga themeli i shtetit modern ato janë shumë të rëndësishme për realizimin e një politike të shëndosh. Politika shqiptare sidomos në këto 20 vite ka dëshmuar që nuk ka asgjë morale. · Lidhja e përjetshme me pushtetin. Politikanët shqiptarë e kanë kuptuar lidhjen me politikën si diçka të përjetshme. Elitat aktuale politike kanë filluar të besojnë se ato janë faraonët e kohëve moderne. Mendojnë dhe besojnë se janë të zgjedhur nga hyjnitë për të qeverisur dhe drejtuar deri në vdekje. Kjo lidhje e trishtueshme dhe autoritare, ka bërë që të mos ketë alternim figurash dhe për rrjedhojë të mos funksionoi edhe demokracia. Teoria e liberalizmit ka si bazë alternonim dhe evolucionit për të realizuar demokracinë liberale. Në 20 vite tranzicion asnjëra nga ato të dyja nuk kanë ndodhur. · Problemi tjetër lidhet me faktin se politika e brendshme në momente të caktuara dhe të rëndësishme nuk i jep precedencë politikë së jashtme. Shembull konkret dhe tipik i kësaj është ngërçi i vazhdueshëm i politikës shqiptare që ka bllokuar procesin e integrimit të vendit në BE. Këto probleme të rreshtuara me lartë që çdo qytetar i ka përjetuar drejtpërdrejt në këto 20 vite dëshmon më së mirë faktin se politika aktuale është e dështuar dhe se vazhdimësia e saj është humbje kohe për vendin dhe qytetarët. Ka ardhur koha të ndryshojmë mendësitë tona, mënyrën e të bërit politikë si dhe të kthejmë vëmendjen tonë kundrejt qytetarëve. Që kjo të ndodh duhet të ndodh ndryshimi i elitës politike. Ky ndryshim mund të realizohet përmes besimit të përbashkët se meritojmë të qeverisemi ndryshe në mënyrë të moralshme, të ndershme e transparente si dhe përmes përdorimit të demokracisë për të dërguar në shpi të papërgjegjshmit që në këto 20 vite na kanë qeverisur, por që nuk na kanë përfaqësuar dhe për të frymëzuar një elitë të re me plot energji, pasion dhe obligim për të përfaqësuar të mirën e përbashkët. 20 vitet e tranzicionit të stërzgjatur janë dëshmia e gjallë dhe reale se kjo elitë politike nuk meriton më të na qeveris apo të na udhëheq në sfidat dhe aspiratat e të ardhmes. Kohën e patën në dorën e tyre për ta shfrytëzuar në shërbim të mirës së përbashkët të qytetarëve dhe të vendit. Ato nuk e bënë një gjë të tillë, sepse nuk erdhën me një frymëzim dhe obligim për ta bërë, por erdhën me mendësinë se qytetarët janë ‘turmë’ dhe mund të bëjmë ç’të duam me ta. Sot Shqipëria dhe shqiptarët kanë përballë sfida shumë të rëndësishme, ku padyshim më e rëndësishmja mbetet ajo e Integrimit Europian. Elita aktuale politike e vjetruar në mendime dhe e dalë boje në aksione ka dëshmuar dhe po dëshmon çdo ditë që kalon se nuk është në gjendje ta Integrojë vendin në BE. Elita aktuale është e dështuar, sepse përfaqëson një politikë të dështuar. Një politikë e dështuar simbolizon një qeverisje të dështuar. Qeverisja e dyshuar është simbol i regresit dhe jo i Integrimit. Ndoshta duhet të reflektojmë?! Ndoshta duhet t’i them ndal?! Ndoshta duhet të reflektojmë më mirë dhe të veprojmë ndryshe?! Ndoshta duhet të rilindim ne qytetarët bashkë me një politikë të re që nuk duhet të jetë një vazhdimësi e aktuales?! Ndoshta! Ndoshta! Ndoshta! E ardhmja është e jona dhe ajo po na pre. E ardhmja është vetëm Aleanca Kuq e Zi, e cila lind nga gjiri i çdo qytetari si e vetmja shpresë për të fituar dinjitetin e merituar, për të përfituar identitetin kombëtar si një ndër popujt më të lashtë të Europës (një arsye më shumë se pse duhet të bëhemi edhe pjesë e BE), për të rifituar demokracinë. Aleanca Kuq e Zi nuk është e kaluara e hidhur politike, por ajo është e tashmja dhe ardhmja e çdo qytetari dhe e vet kombit. Në shqiptarët meritojmë të jemi të integruar dhe të barabartë me vendet e tjera të BE, meritojmë të jemi të zhvilluar dhe modern, meritojmë te jemi të lumtur, meritojmë të qeverisemi mirë e përgjegjshmëri qytetare. Ne duam dhe meritojmë të jem Kuq e Zi, sepse këto janë ngjyrat që kanë simbolizuar historinë tonë kombëtar dhe faktin e të qenit shqiptar. Ne nuk meritojmë të kemi këtë elitë politike aktuale të pamoralshme dhe të papërgjeshme. E ardhmja jonë është Kuq e Zi në familjen e madhe europian, me dinjitet, demokraci e progres.

e diel, 19 shkurt 2012

Aleanca Kuq e Zi mbështetet në vlerat demokratike të SHBA

Aleanca Kuq e Zi ka pretendime politike dhe sociale të cilat janë të gjitha të pranishme dhe shumë të suksesshme edhe në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ku kanë bërë të mundur funksionimin e demokracisë të mbështetur jo vetëm në Liri, por edhe në Barazi. 

 Alban Daci

 Shtetet e Bashkuara të Amerikës janë në shumë pika me të njëjtën linjë me AK. Për shembull janë në të njëjtën linjë me principin e Vetëvendosjes. Nuk duhet ta harrojmë se ky princip është krijuar dhe mbrojtur nga Shtetet e Bashkuar. Fill pas mbarimit të Luftës i Botërore presidenti Ëillson bëri të njohur vizionin e tij për vetëvendosjen e popujve. Sipas këtij parimin Popujt kishin të drejtë të vendosnin për fatin e tyre dhe lirshëm të zgjedhin zhvillimin ekonomik, regjimin politik dhe kulturor. Në të njëjtën pikë me AK janë SHBA në lidhje me luftën kundër korrupsionit. Korrupsioni është parë si një ndër këqijat më të mëdha. Lufta e tij bëhet përmes sistemit të kontrollit dhe ekuilibrave të pushtetit. Pikë tjetër e përbashkët e SHBA-ve me AK është limitimi i mandateve. AK me të drejtë i ka cilësuar politikanët shqiptar si Sulltanët e kohëve moderne. Nuk i ka quajtur thjeshtë diktator, sepse ato nuk kanë krijuar vetëm një model të përjetshëm të politikës me pushtetin, por edhe një model sulltanor qeverisje. Amerika u krijuar si simbol i lirisë. AK dëshiron ta bëj Shqipëri simbolin e Lirisë dhe të demokracisë në Rajon. Amerikanëve u ishte mohuar liria nga mbretërit despotik në vendet europiane nga ku ato ishin larguar. Pra, urrejtja më e madhe që kishin kolonët e Amerikës ishte kundrejt mbretërve të tyre mizor dhe abuzimit që ata bënin me pushtetin. Prandaj, motoja e tyre ishte nuk ka taksa pa përfaqësim. Në Shqipëri kemi pak a shumë të njëjtën situatë që kishte Europa në fazën, kur u krijuan Shtetet e Bashkuar të Amerikës. Shqiptarët sot janë të qeverisur, por të përfaqësuar. Amerika është vendi, ku demokracia nuk u bë vetëm ideal, por edhe u vu në zbatim përmes përmes kushtetutës e cila është ligji themelor i atij vendi. Padyshim një ndër studiuesit më të mirë të shoqërisë amerikane dhe të demokracisë mbetet Tocqueville, cili ishte një ndër mendimtarët më të mëdhenj liberal-demokrat të Tetëqindtës. Ai si Sociolog, historian dhe politolog padyshim shkruan një ndër veprat më të mëdha të titulluar Demokracia në Amerikë. Ideja për të shkruar këtë vepër i lindi gjatë një udhëtimi që ai realizoi në Shtetet e Bashkuara. Megjithatë, veprat e tij lindi edhe nga eksperienca e madhe që ai kishte me impenjimin e tij personal e të drejtpërdrejt në politik. Tocqueville e përshkruar Amerikën si barazia e madhe dhe mobilizimi i rëndësishëm social, si vendi me progres të madh kulturor, si vendi ku besimi mbështetej tek “njeriu i përbashkët”. Të gjithë këto element sipas tij shoqëroheshin me barazi politike dhe me garanci të mëdha për qytetarët, me decentralizimin administrativ, me pavarësinë e pushteteve sidomos me pushtetin e drejtësisë (gjykatësit zgjidheshin nga populli me juri popullore), me liri të shtypit. Tocqueville evidenton se demokracia sociale (ku mbizotëron meritokracia, barazia e oportuniteteve dhe jo ajo e kushteve ekonomike,) duhet patjetër të gjejë mbështetje tek demokracia politike e cila duhet jo vetëm t’i njoh këto liri, por edhe duhet t’i mbrojë. Ai ekuilibri delikat mes barazisë, lirisë dhe demokracisë që në atë kohë konsiderohej thuajse i pamundur, për Tocqueville ekzistonte vetëm tek Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Mjafton të analizojmë vetëm Tocqueville i cili e ka analizuar shoqërinë amerikane dhe demokracinë amerikane në hapat e para të Shteteve të Bashkuara për të kuptuar që edhe pse kanë kaluar dekada të tëra, ne sot nuk mund të krahasohemi as me Shtetet e Bashkuar të Amerikës gjatë periudhës së fundit të dytë të Tetëqindtës. Sot në Shqipëri nuk ka as demokraci sociale e as demokraci politike. Nuk respektohet aspak meritokracia (kusht i rëndësishëm edhe për Integrimin Europian), nuk respektohet barazia e oportuniteteve. Gjithashtu nuk ekziston as demokracia politike, sepse politika dhe pushteti në Shqipërinë kanë një lidhje thuajse hyjnore dhe të përjetshme. Nuk ka alternim figurash, nuk ka garanci për zgjedhje të lira, nuk ka garanci kufizim mandatesh, nuk ekziston kultura e dorëheqjes. Demokracia Amerikane është pasqyra përmes të cilës ne shqiptarët duhet të lexojmë të ardhmen tonë. Demokracia Amerikane dhe ajo e përshkruar nga Tocqueville nuk i referohet vetëm Lirisë, si diçka unike dhe të vetme për të garantuar një qeverisje të mirë mbi qytetarët dhe për qytetarët, por edhe barazisë. Në Shqipëri kemi publicitete për lirinë, por nuk kemi një barazi që është garantë për funksionimin e saj. Shqipëria e sotme është e ndarë në klasa dhe në kasta. Normalisht edhe demokracitë kanë ndarjen në klasa të shoqërisë, por kjo ndarje nuk është e përjetshme dhe trashëguar. Mjafton të marrin rastin e klasës politike shqiptare e cila është një klasë e përjetshme e bazuar në trashëgimi. Në këtë vend thuajse askush tjetër nuk ka të drejtë dhe mundësi të jetë pjesë e kësaj klase. Ajo është një rreth vizion i shoqëruar vetëm me kohezion të brendshëm i cili disa herë është realë dhe shumë herë është fals. Për Tocqueville demokracia nuk vjen nga hiçi. Ajo vjen nga evolucioni historik, social dhe kulturor. Në shumicën e rasteve evolucionet vijnë gradualisht dhe natyrshëm. Ndërsa në disa raste duhet të ketë një shkëndi (një rrymë diturie e intelektuale) që evolucioni demokratik të ndodh. E kam fjalën për Shqipërinë. Në 20 vite tranzicion ky evolucion demokratik nuk ndodhi. Tashmë ai ka shpresa të ndodh, sepse kemi shkëndijën e re, Aleancën Kuq e Zi, e cila është një aleancë intelektuale, një energji e re rinore dhe një vizion i përbashkët i gjithë qytetarëve. Aleanca Kuq e Zi ka pretendime politike dhe sociale të cilat janë të gjitha të pranishme dhe shumë të suksesshme edhe në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ku kanë bërë të mundur funksionimin e demokracisë të mbështetur jo vetëm në Liri, por edhe në Barazi.

e shtunë, 18 shkurt 2012

Lumturia, Kombi dhe shqiptarët sot

Nuk mund të ketë krenari nëse nuk jemi të lumtur dhe kombëtar. Sot po lind një forcë e re politike e cila simbolizon këto tre elementë që janë jetik për të ardhmen tonë. Duhet t’i besojmë asaj 

Alban Daci 

Çfarë na bën të lumtur?! Shumë do thoshin me të drejtë që nuk është e mundur t’i përgjigjen të gjithë së bashku me të njëjtin stil kësaj pyetje, sepse secili ka një vizion personal për lumturinë. Disa të tjerët do të thoshin se lumturia nuk ekziston, që është një term pa përmbajtje identifikuese. Ndërsa disa të tjerë e pranojnë ekzistencën e saj duke e identifikuar atë me suksesin, kënaqësinë, pasurinë, me zbulimin dhe me mposhtjen e sfidave që duhet të përballim gjatë udhëtimit jetësor. Dikush tjetër që është i magjepsur fort pas moralit do e gjej atë tek një sjellje virtuoze. Një person besimtar nuk do të përdorte mirëfilltë fjalën lumturi, por do të thoshte se: bëj një jetë në harmoni me vullnetin e Zotit. Një tjetër do të thoshte me shaka, se lumturinë e gjej kur në dimër pi një tas me çaj brenda një ambienti të ngrohtë dhe jashtë bën shumë ftohtë. Të gjithë së bashku, kur përjetojnë një moment lumturie e kanë të vështirë ta përshkruajnë atë me fjalë: dikush do ta shprehte me një aktivitet lumturie, si për shembull duke kërcyer, kënduar, duke manifestuar sjelljet e tij për të treguar se është gjallë. Lumturia është mundur për këdo që ndodhet në gjendjen e një lirie të brendshme. Ajo është një përfitim dhe një çmim personal. Askush nuk mund të jetë i detyruar të jetë i lumtur, ajo varet nga zgjedhjet dhe nga dëshirat e çdo kujt për arritur një gjendje të tillë. Gjithashtu, të gjithë janë dakord se: mjerimi, sëmundjet, luftërat dhe shumë të këqija që godasin njerëzimin nuk ndihmojnë të jetosh në alegori. Mendoj, se përderisa lumturia është një fenomen i brendshëm që përjetohet thellë nga koshenca jonë, vullneti ynë duhet dhe mund të kaloj/sfidoj faktorët e jashtëm që e pengojnë realizimin e saj. Çdo të thotë «lumturi»? fjalorin italian e shpjegon si një gjendje me plotë vlerësim; në një kuptim të dytë, si oportunitet (për shembull lumturia e një ideje); ose si sinonim të kënaqësisë. Lumturia italiane rrjedh nga lumturia latine felicitas që është fjalë felix, që do të thotë «pjellor, pjellori», me të njëjtën rrënjë të fecundus, pra «pjellori». Në çfarë konsiston lumturia? Disa deklarojnë të bindur se ajo nuk ekziston. Për një psikiatër amerikan ajo është një kusht imagjinar, që në të kaluarën të gjallët ua dedikonin të vdekurve dhe që tani të rriturit ua dedikojnë fëmijëve. Ndërsa eksperienca evropiane është e ndryshme nga ajo amerikane. Mund të takojmë persona që me të vërtetë e kanë përjetuar lumturinë dhe këto persona është e drejtë t’i thërrasim të lumtur, qofshin të rritur apo fëmijë. Pas kësaj paranteze me karakter të përgjithshëm është interesante ta kërkojmë lumturinë tek shqiptarët, a ekziston ajo tek ata, nëse po kur dhe si mund të ketë evoluar? Patjetër që lumturia ekziston edhe tek shqiptarët, por me ndryshim me shoqëritë e tjera, shoqëria jonë është plotësisht homogjene dhe duke qenë e tillë mendoj se është ndër të paktat shoqëri në Botë, ku mund të identifikohet jo vetëm lumturia personale por edhe lumturia kolektive e përbashkët e përjetuar nga të gjithë së bashku me të njëjtin stil në një moment të caktuar. Shoqëria shqiptare është shumë kompakte, sepse i ka rezistuar asimilimit dhe ka ruajtur origjinalitetin e saj. Kjo ka bërë që mënyra e të munduarit, të përjetuarit të jetë e njëjtë pa dallim në gjithë shoqërinë tonë. Kjo ka ndodhur edhe për faktin se shoqëria jonë është sulmuar barbarisht ndër shekuj nga shoqëritë e huaja që kanë dashur ta gllabërojnë dhe ta asimilojnë atë, për këtë arsye të gjithë anëtarët e shoqërisë tonë për të përballuar këto sulme kanë qenë të detyruara të qëndrojnë kompakt duke u sjellë si një trup i vetëm përballë së huajës. Për këtë arsye është e vështirë të shënojmë në shoqërinë tonë kufirin mes lumturisë personale dhe asaj kolektive, sepse fati ose pjelloria e çdo kujt ishte/është në të njëjtën kohë fati dhe pjelloria e të gjithëve. Për shembull, kur në një familje shqiptare lindte një djalë, ky çast ishte një moment lumturie për këtë familje që e shprehte duke dalë në dritare dhe gjuajtur me pushkë si shenjë gëzimi dhe pjellorie duke garantuar se kjo familje do të vazhdoj të ekzistoj, sepse tashmë ajo e ka trashëgimtarin e saj. Lindja e fëmijës ishte edhe një lumturi kolektive për gjithë shoqërinë tonë, sepse Shqipëria do të kishte një ushtar më shumë që do të luftonte kundër pushtuesve të huaj. Kjo lloj lumturie ka pësuar evoluim, sepse tashmë në ditë e sotme nuk mund të shtihet më me pushkë (mbajtja e armës pa leje dënohet me ligj), por ajo përsa i përket shprehjes së emocioneve mbetet e njëjtë, sepse shoqërohet me sjellje konkrete që shprehin një situatë të tillë si: për shembull organizimi i një darke, ku ftohen njerëzit më të dashur, nuk shtihet më me pushkë, por hidhen fishekzjarrë, ngritja e një dollie shampanje, e cila më parë nuk ekzistonte dhe vendin e saj e zinte rakia. Lindja e një fëmije edhe në ditët e sotme, ku shoqëria është gjithmonë më globale përbën përsëri edhe një lumturi kolektive, sepse nëse shoqëria shqiptare shtohet qoftë edhe vetëm me një anëtar të ri do të thotë se: ajo ka një përqindje më të madhe njerëzore për të sfiduar proceset që lidhen me globalizimin. Gjithashtu, dje një prindër shqiptar lumturohej, kur çonte djalin e tij ushtar, sepse ishte i bindur se djali i tij ishte burrëruar dhe mund të ishte një krah i fortë për të përballuar tashmë jetën bashkë dhe jo vetëm si më parë. Ndërsa, sot shumë prindër lumturohen kur djemtë/vajzat e tyre diplomohen duke përfunduar studimet universitare. Kjo lumturi është përsëri personale dhe kolektive, sepse nuk është i lumtur vetëm protagonisti që përjeton drejtpërdrejt atë moment, por edhe prindërit, të afërmit dhe Shqipëria, sepse kemi një përqindje më të madhe me kapacitete intelektual që mund forcoj pozicionin e Shqipërisë në nivelin ndërkombëtar. Sot, një fëmijë shqiptar lumturohet, kur shijon një akullore dhe këtë çast e shpreh duke kërcyer, ndërsa një fëmijë i dy brezave më parë kishte të njëjtën lumturi, kur hante një misër të zier dhe këtë gëzim e shprehte po duke kërcyer në oborrin e pa shtruar të një shtëpie fshati. Megjithatë, pavarësisht për nga vlera materiale, nga ky shembull vihet re se në çdo kohë lumturia ka të njëjtin nivel kënaqësie dhe shprehet po me të njëjtën mënyrë. Kjo ndodh, sepse siç thamë më sipër ajo është pjesë e një situate të brendshme. Gjithashtu, edhe lumturia kolektive e shqiptarëve është e njëjtë për çdo periudhë kohore, sepse ajo përfaqëson interesat vitale të secilit nga ne në shoqërinë tonë. Ne, jemi një shoqëri, ku ndër shekuj e kemi konsideruar Shqipërinë, si një vend, ku ne identifikohemi më të dhe ajo identifikohet me të gjithë ne. Pra çdo shqiptarë është Shqipëria dhe Shqipëria është e të gjithë shqiptarëve. Skënderbeu me patriotët e tij dhe popullin shqiptar të asaj periudhe ishin të lumtur, kur shpartallonin në betejë turqit, Ismail Qemali dhe patriotët e tjerë të periudhës së tij ishin shumë të lumtur, kur në Vlorë ngritën flamurin kombëtar dhe shpallën pavarësinë e Shqipërisë. Gjithashtu edhe ne, në ditët e sotme u emocionuam dhe u lumturuam, kur pamë të ngrihej flamuri jonë historik në Selinë kryesore të NATO-s. Në këtë momente historike, lumturinë kolektive pavarësisht nga koha dhe momenti e kemi përjetuar me të njëjtën mënyrë, sepse në çdo moment ka pasur të njëjtën rëndësi, identifikimin e personales me kolektiven dhe kolektivja nuk mund të përfaqësohej pa interesat e se cilit, që në rastet tona konkrete ka qenë, krenaria e kombit, mbijetesa e tij, integrimit i tij, prosperiteti i tij. Përderisa, Kombi nuk është vetëm një person, por një populli i tërë që identifikohet me të, atëherë ai përmban brenda tij lumturinë dhe emocionet e secilit nga ne. Siç thamë më sipër lumturia përfaqëson një ide si dhe suksesin e saj. Kjo është e vërtetë, sepse mjafton të rikujtojmë momentet, kur në vitet 90 në Shqipëri fitoi ideja demokratike e cila garantoi suksesin e shoqërisë pluraliste shqiptare. Po të pyesim protagonistët e kësaj ideje se ai shin të lumtur, kur përjetuan suksesin e saj? Unë, jam i sigurt se të gjithë me një zë do të përgjigjeshin me nostalgji se nuk kanë përjetuar momente më të lumtura në jetën e tyre se ai çast magjik. Besoj, se nuk ka pasur lumturi më të madhe për të ndjerin Pjetër Arbënori, se sa momenti që përjetoi demokracinë me sytë e tij duke fituar lirën që regjimi i kishte mohuar. Ai moment përbënte një lumturi të jashtëzakonshme për të gjithë “Arbënorët” e viteve 90-të, sepse gjithë jetën e tyre e kishin sakrifikuar për ëndrrën që gjithmonë kishin ëndërruar, të qenit i lirë dhe i respektuar për mënyrën e të jetuarit dhe të menduarit. Përsëri, lumturia e Arbënorit ishte një lumturi kolektive, sepse jo vetëm ai, por të gjithë shqiptarët fituan lirinë. Pra, kur idetë janë si demokracia që parashikon fatin dhe të drejtat e çdo kujt, suksese i saj nuk mund të jetë personal, por i përgjithshëm, sepse demokracia është një lëvizje që mbështet tek të gjithë dhe i trajton të drejtat e secilit në mënyrë të barabartë. Suksesi i një ideje të tillë personifikon suksesin e një Kombi të tërë, ku anëtarët e saj janë qytetarët. Lumturia, është edhe një formë harmonie mes çdo anëtari të një shoqërie dhe vetës së tij. Kjo ndihmon që edhe ato anëtarë që janë në gjendje të kenë mundësinë për të ushtruar dhe përfituar pushtet në shoqërinë e tyre të jenë pozitiv edhe për lumturinë e të tjerëve. Kur një person falë lumturisë është në harmoni me vetën e tij, ai është në gjendje të krijoi dhe të garantoi lumturi edhe për personat e tjerë. Për shembull, në shekujt kur skllavëria ishte e legjitimuar nuk ka pasur pak pronar që i lironin spontanisht skllevërit e tyre. Ndërsa, sot ajo edhe pse është e ndalur me ligj, praktikohet në një shkallë të gjerë në shumë pjesë të botës që kanë si subjekt më të dobëtit, gratë, fëmijët. Pra, nuk ka forcë më të madhe se lumturia që gëzon si individin dhe kolektivin, ku ai është anëtar. Lumturia nuk është një pjatë që mund të shërbehet, sepse atëherë mjafton të shkojmë në një restorant që ta porosisim dhe brenda pak minutash shefi i kuzhinës do e bënte gati për të na e servirur kamerieri. Lumturia, bën pjesë tek të drejtat e njeriut, dhe si e tillë çdo anëtarë apo edhe vetë shoqëria e ka të drejtë ta garantoj atë edhe nëse ekziston. Pra, lumturia përfitohet dhe nuk mund të presësh të jetë e dhuruar. Megjithatë, duke marrë si shembull Deklaratën e Pavarësisë së Shteteve të Bashkuara, mendoj se Lumturia duhet të integrohet si fjalë në kushtetutën tonë, sepse vetëm atëherë nuk do të guxonte askush ta mohonte atë. Një hap i tillë, nuk e krijon atë, sepse ajo krijohet nga çastet e jetës të çdo qytetari, por e promovon dhe e mbron atë në nivel të përgjithshëm shoqëror. Një qytetar i lumtur do të thotë se shton lumturinë në familje, një familje e lumtur ndihmon që Kombi të jetë i lumtur dhe një Komb i lumtur do të thotë se ai do të ndihmoj për një rend ndërkombëtar me më shumë lumturi dhe më me pak luftëra. Nëse bëjmë pyetjen se ku mund ta gjejnë sot shqiptarët lumturinë? Për t’iu përgjigjur kësaj pyetje do ju tregoj një histori të shkurtër tibetiane: një djalosh kishte marr një udhëtim për të gjetur sekretin e jetës. Nuk le vend pa shkelur dhe pa vizituar, por sekretin e jetës nuk po e gjente dot. Pas shumë kilometrash diku në një mal takon një të moshuar që jetonte vetëm. Djaloshi sapo takon të moshuarin i shkon ndërmend ta pyes se ku mund ta gjente sekretin e jetës? Plaku i thotë se: duhet të kalosh nga ana tjetër e kontinentit dhe do të arrish në një pyll, ku nuk depërton asnjëherë drita e diellit dhe aty do të takosh një korb të zi që do të jap përgjigjen që kërkon. Ai kalon lugina, shkretëtira, akullnaja, male dhe pas gjithë këtij mundimi dhe kohës që kishte kaluar tashmë nuk ishte djalosh si në fillim. Pasi i shteruan të gjitha energjitë i sfilitur përfundon në këmbët e një peme të një pylli të dendur, ku me shumë vështirësi disa rreze dielli arritën të depërtonin mbi kokën e tij. Nga rrezet e diellit ngre kokën sipër dhe në një degë shikon korbin e zi që me sqepin e tij po pastrohej. Menjëherë iu kujtua ajo që i kishte plaku. Nuk nguron dhe pyet korbin duke gërthitur: “Korb i vjetër! Korb i vjetër!. Zogu shikon poshtë. Më thuaj kush është sekreti i jetës? Kërkoje vetë i thotë Korbi dhe pastaj largohet duke fluturuar. Ky ishte sekreti i jetës. Historia mund të tregohet njëlloj edhe për sekretin e lumturisë. Është një sekret që secili duhet ta gjej tek forcat e tij. Kjo është bukuria dhe misteri i saj. Ajo është një eksperiencë e hapur për të gjithë shqiptarët. Lumturia prezanton për ne avantazhe të mëdha respektivisht me aktivitet e tjera njerëzore: nuk sjell mjete të veçanta ekonomike, nuk presupozon një gradë të caktuar arsimimi, nuk kërkon miqësi të fuqishme. Ajo gjendet tek forcat e secilit nga ne dhe forca jonë e përbashkët mund të ndërtoj Kombin e lumtur. Nëse në i bashkojmë forcat tona për lumturinë, atëherë lumturia do të jetë pjesë e suksesit tonë. Kombi ka nevojë për kontributin e secilit që të kalojë sfidat kohës. Nëse ne nuk mbrojmë identitetin tonë kombëtar atëherë nuk kemi mbrojtur as të drejtën tonë legjitime për të kërkuar dhe përjetuar lumturinë. Nuk mund të ketë lumturi kombëtare, kur ajo drejtohet nga njerëz që nuk vlerësojnë kombin as si identitet kombëtar e as si vlerë të shtuar sociale. Nuk mund të ketë lumturi nëse ka më shumë korrupsion. Korrupsioni është vrasës i lumturisë dhe i të ardhmes të vetë Kombit dhe të qytetarëve të tij që janë elementët kryesore që e ndërtojnë dhe e ushqejnë atë. Politika që nga Greqia e lashtë ka qenë simbol i të mirës kolektive dhe të lumturisë së përbashkët. Forma më e mirë e realizimit të lumturisë ka qenë padyshim demokracia. Pra, ka lumturi ose premisa për të nëse ka një demokraci të plotë dhe funksionale. Në një vend si ynë nuk ka lumturi, sepse politika aktuale nuk ka si qëllim as të mirën e përbashkët dhe në të njëjtën kohë as edhe lumturi. Lumturia është e shenjtë dhe bën pjesë tek të drejtat e cdo qytetari, ajo simbolizon gjendjen shpirtërore të një kombi dhe statusin e tij social. Shqiptarët aktual nuk e kanë lumturinë, sepse ajo është mbushur me papunësi, nepotizëm, korrupsion. Megjithatë, shqiptarët nuk e kanë humbur guximin dhe shpresën për ta rigjetur lumturinë. Shqiptarët e kanë përjetuar dëshpërimin deri aty ku nuk mban më dhe për këtë arsye ato po bëjnë dhe do të bëjnë gjithçka për të rigjetur lumturinë e humbur. Rruga e parë për ta rigjetur lumturinë është të dërgojnë në shpi këtë politika të papërgjegjshme. Shqiptarët duhet të besojnë tek alternativat e reja, të cilat nuk kanë lidhje me të kaluarën e tyre dëshpëruese. Sot po lindin alternativa të reja politike që kanë në plan të parë kombin, identitetin kombëtar, krenarin e të qenit shqiptar. Për këto arsye ato janë edhe shpresa për të rigjetur lumturinë e humbur me pa të drejtë tek çdo qytetarë shqiptar. Nëse ne shqiptarët nuk besojmë tek kombi dhe tek vlerat e tij do të thotë se nuk besojmë as tek lumturia jonë individuale apo kolektive. Nuk ka qytetar të lumtur pa një komb krenar. Nuk mund të ketë krenari nëse nuk jemi të lumtur dhe kombëtar. Sot po lind një forcë e re politike e cila simbolizon këto tre elementë që janë jetik për të ardhmen tonë. Duhet t’i besojmë asaj, sepse ajo do të jetë e ardhmja që kemi merituar por nuk e kemi pasur për shkak të një politike të papërgjegjshme dhe antikombëtare.

e hënë, 13 shkurt 2012

Populizmi dhe Aleanca Kuq e Zi

Aleanca Kuq e Zi, është e vetmja lëvizje aktuale në Shqipëri e cila po sinjalizon elitat aktuale politike drejtuese se shoqëria jonë është e sëmurë nga sulltanizmi, korrupsioni, pasiguria, abuzimi me pushtetin, nga kriza ekonomike etj.
 
Alban Daci
Termi “populizëm” që në fillimet e tij e deri më sot është thuajse gjithmonë përdorur në mënyra negative që kanë pasur për qëllim ta s’kualifikojnë  atë si mënyrë të menduarit dhe vepruarit politikisht. Për ta kuptuar atë, duhet të dallojmë populizmin që është aktualisht i vëzhgueshëm dhe i pranishëm në Europë Perëndimore nga “populizmin i regjimeve” që kanë ekzistuar dhe ekzistojnë edhe sot, sidomos në Amerikën Latine dhe në Botën e Tretë (për shembull ish regjimi i Gedafit në Libi, i Hugo Chavez në Venezuel), sepse këto të fundit janë shpesh edhe pse jo gjithmonë regjime autoritare ose gjysmë peblishitare që ndonjëherë kanë të bëjnë me atë që quhet cezarizmi i masave në periudhën moderne.
            Gjithashtu, duhet ta ndajmë populizmin nga fenomenet specifike si populizmi tradicional rus ose populizmi agrar i Shteteve të Bashkuara, të cilët së bashku kanë njohur si periudhë triumfi shekullin XIX.
            Populizmi aktual është fenomen shumë formash, ku shkaku kryesorë është fshirja e ndarjes tradicionale mes të Majtës dhe të Djathtës dhe tendenca që politika aktuale ka gjithmonë e më shumë për tu larguar nga qytetari. Populizmi aktual shpreh pakënaqësinë dhe vullnetin e protestës për mjediset që “qëndrojnë poshtë”, pra për shtresat e ulëta  kundër një “Klase të re”, qoftë politike ashtu edhe mediatike e konsideruar si e papërgjeshme, e korruptuar dhe jo transparente.  Lëvizjet politike, në kundërshtim me car është thënë deri tani nuk janë antipolitike.
Lëvizjet populiste janë të drejtuara kundër fenomeneve të monopoleve politike, të cilat nuk përfaqësojnë vullnetin e qytetarëve, por të pakicave të orientuar në një kah të caktuar. Lëvizjet populiste nuk duan të shprehin politik, por përkundrazi të shfrytëzojnë ndarjen mes politikës dhe fushës shtetërore-institucionale dhe në të njëjtën kohë të caktojnë forma të reja tw  aksionit politik, të cilat duhet të fillojnë nga poshtë-lart.  Për këtë arsye ato i drejtohen popullit dhe qytetarëve, kundër elitave, mbi bazën e idesë së përgjithshme se së bashkë formojnë një pikë uji aq homogjene, sa ndarja klasike mes partive të Majta dhe atyre të Djathta, humb kuptim.  
Për partitë populiste, diferencat mes partive të mëdha janë vetëm të natyrës kozmetike: qëllim i vetëm dhe i përbashkët i tyre është të prodhojnë një “ndryshim” të madh e të vërtetë. Lindja e populizmin në vend të parë ndodh për shkak të mos funksionimit të demokracisë përfaqësuese të karakterizuar nga një pjesëmarrje e vogël civile dhe në të njëjtën kohë dëshmon mbarimin e formave karakteristike të politikës moderne. Kur shteti nuk është më një prodhues social, atëherë populizmin fillon të bjerë si një kambanë.
Në momentin që populli ka ndjesinë që nuk po i dëgjohet më zëri, e vetmja mënyrë për të afirmuar vetveten është të emancipohet nga loja e partive klasike. Kjo gjë vlen edhe për pretendimet që lidhen me identitetin (kultura, feja, kombi, etnia), të cilat në të kaluarën më shumë identifikoheshin me sferën politike dhe sot gjithmonë e më shumë po prezantohen si sfera publike. 
Karl Schmit ka paraqitur në mënyrë efikase, duke u bazuar edhe tek filozofia e Roussear, se populli ka më pak nevojë të jetë i përfaqësuar, kur është politikisht vetë i përfaqësuar. Gjithashtu ai thotë “nuk mund të ketë demokraci nëse ajo nuk është e drejtpërdrejt”.  Ai shton: “Demokracia e drejtpërdrejt është regjimi që lejon më mirë një popull të afirmojë pikërisht identitetin e tij”.
Gjithmonë e më shumë populizmin po shfaqet fuqishëm në Europë si formë mendimi dhe aksioni politik. Për këtë arsye mund të lind pyetja: nëse përhapja e populizmin në Europë do të sjellë një panoramë të re politike? Duhet theksuar se çdo ditë që kalon aq më shumë po fshihet ndarja tradicionale mes të Majtës dhe të Djathtës dhe zëvendësimi i saj nga një linjë ndarje mes ‘lart’ e ‘poshtë’. Në Francë në turnin e parë të zgjedhjeve presidenciale të vitit 1988, dy kandidatët e parë, Francois Mitterrand e Jacques Chirac, kishin arritu të dy së bashku rezultatin 54,1%. Më 21 Prill 2002, Chirac dhe Lionel Jospin arritën së bashku vetëm 36,1%. Qoftë Majtas ashtu edhe Djathtas, humbjet  e elektoratit kanë qenë të konsiderueshme. Humbja llogaritet në rreth 6 milion vota.
Paaftësia e Shtetit për të vazhduar të ruaj rolin e prodhuesit social ka, gjithashtu, si pasojë faktin se lidhja sociale rindërtohet tashmë brenda saj. Paralelisht me rritjen e paralizës së Shtetit nacional, asistohet lulëzimi i rrjeteve, shoqatave, grupeve komunitare dhe i lëvizjeve të reja sociale.
Meqë morëm si shembull Francës, atëherë po në Francë padyshim populisti më i madh konsiderohet  gjenerali De Gaulle. Ndërsa sot padyshim lëvizje populiste është “Il Front National”. Por populizmin në të vërtetë është i pranishëm kudo. Është i pranishëm edhe tek Sarkozy, është i pranishëm për më shumë se 20 vjet edhe tek vetë Kryeministri aktual i Shqipërisë. Populizmi është i pranishëm tek çdo lider që preferohet t’i drejtohet vetë drejtpërdrejt popullit.
Siç thamë më sipër populizmin reagon në emër të ‘popullit’ kundër disa elitave të caktuara politike, ekonomike, intelektuale, të cilat janë të organizuara në parti tradicionale që i me aksionet e tyre institucionale ose jo kanë pushtuar përfaqësimin e popullit, duke përjashtuar nga kjo e drejtë çdo qytetarë të thjeshtë e të lirë.  Daniele Albertazzi e Duncan McDonnel në librin e tyre Twenty-Firs Century Populism (Populizmi i shekullit të XXI) e përcaktojnë populizmin si: “Një ideologji që ve në kontrast një popull virtuoz kundër një seri elitash politike të cilat përcaktohen si njësi që privojnë (ose kërkojnë të privojnë) popullin sovran nga të drejtat, liritë, vlerat, prosperiteti, identiteti etj”.
Nëse do e krahasonim sistemin politik me një trup njerëzorë, lindja e lëvizjeve populiste mund të krahasohet me perceptimin e një dhimbje, kur plagosemi ose  sëmuremi. Dhimbja shërben derisa truri i një personi percepton faktin se ka diçka që nuk shkon me trupin, për shembull një plagë, një virus, një tumor. Megjithatë, nëse personi nuk merr akt dhe nuk reagon për ta kuruar, plaga thellohet, sëmundja avancon në forma më ekstreme, tumori konsumon ngadalë trupin. Në të njëjtën mënyrë, lëvizjet populiste shërbejnë për t’i bërë me dije elitat politike drejtuese se ka diçka që nuk shkon në shoqëri, ekonomi dhe në politikë. Nëse klasa politike drejtuese reagon duke e shëruar shoqërinë nga sëmundjet dhe problemet, atëherë mënjanon mundësinë që lëvizjet populiste të rriten dhe të bëhen të fuqishme. Nëse e injorojnë një situatë të tillë, ato thuajse në mënyrë të sigurt kanë garantuar zëvendësimin e tyre nga lëvizjet populiste.
Kohët e fundit është komentuar se edhe Aleanca Kuq e Zi është një lëvizje populiste. Kjo nuk ka asgjë të keqe, përkundrazi tregon dëshmon se kjo lëvizje është sinonim i demokracisë së drejtpërdrejtë. Aleanca Kuq e Zi, është e vetmja lëvizje aktuale në Shqipëri e cila po sinjalizon elitat aktuale politike drejtuese se shoqëria jonë është e sëmurë nga sulltanizmi, korrupsioni, pasiguria, abuzimi me pushtetin, nga kriza ekonomike etj. Elitat aktuale drejtuese politike jo vetëm që nuk po i marrin në konsideratë këto sinjalizimi reale sociale për t’i korrigjuar, por përpiqen t’i mohojnë ato. Për këtë arsye, Aleanca Kuq e Zi është vetmja përgjigje për popullin, i cili aktualisht me pa të drejtë ndjehet i veçuar, diskriminuar dhe i përjashtuar nga përfaqësimi politik.

e mërkurë, 8 shkurt 2012

Sinjalet e acarit dhe shpërfaqja e defekteve politike


Acari dhe bora që kaploi Kosovën këtë dimër na bëri që të shohim më qartë se sa keq ka kapluar varfëria një shtresë të qytetarëve tanë. Bashkë me këtë ai shpërfaqi edhe realitetn tonë politik, paaftësinë për menaxhim krizash të kësaj nayre. Këta janë indikator të mjaftueshëm se përse ky vend duhet t`i nënshtrohet ndryshimeve të thella morale, shoqërore, ekonomike e politike.

Sadri RAMABAJA

Për plot tri javë kontinentin e vjetër, ku më shumë e ku më pak, e ka kapluar acari siberian. Kosova, për shkak edhe të pozitës së saj gjeografike - si rrafshlartë, përveq acarit po përjeton edhe përballjen me borën e madhe. Por, nëse në një pjesë të Evropës, si në Zvicër, Gjermani, shtetet skandinave etj. shumë qytetarë borës edhe i gëzohen, meqë jus jell  natyrshëm gëzimin që ju ofrojnë sported dimërore, të  tjerë për shkak se industria e turizmit dimëror gëlon, në Evropën Lindore shumë nga të pastrehët vdiqën e janë buzë vdekjes. Në Ukrainë vetëm deri të martën u regjustruan 135 të vdekur nga acari. Në Poloni 68 veta, kështu pësuan shumë qytetarë edhe në Rumani, po edhe në gjithë hapësirën e Ballkanit, pa përjashtuar edhe Shqipërinë. Në Kosovë, për fat të mirë, deri tashti nuk është regjistruar ndonjë i vdekur, por nëse moti vazhdon me ngrica dhe politika mbetet largë përgegjesisë morale e sociale, nuk përjashtohen gjasat që të kemi të vdekurit e parë shumë shpejt. Poqëse ky dimër vazhdon t` I marr hua ditë nga arbaini, legjenda e gurëzimit të plakës me çka ka,  mund të riinkarnohet dhe t` na e shpërfaq vdekjen e kristaltë.
Shkaqet reale të kësaj përballjeje me vdekjen për një pjesë të qytetarëve nuk duhet kërkuar thjeshtë tek kushtet klimatike dhe ftohti i madh, tek temperaturat tejet të ulta deri në minus 30 gradë celsius. Acari dhe bora që kaploi Kosovën këtë dimër na bëri që të shohim më qartë se sa keq ka kapluar varfëria një shtresë të qytetarëve tanë, e bashjë me këtë e shpërfaqi mjerimin ekonomik në të cilin jeton një kategori e shtetasve tanë, bashkë me këtë edhe mjerimin tonë politik, paaftësinë për menaxhim krizash qfardoqofshin ato. Këta janë indikator të mjaftueshëm se përse ky vend duhet t`i nënshtrohet ndryshimeve të thella morale, shoqërore, ekonomike e politike.
Shembull ekzemplar i këtij realiteti të hidhur u bë Prishtina. Kryeqendra u dëshmua gjatë këtij acari se gjindet në duar të mafias ekonomike që bashkëjeton në harmoni me mafian politike dhe tok kanë  krijuar të ashtuquajturën klasë oligarkësh, që koketojnë mirë me atë të nivelit qendror. Kjo oligarki që prej viteve `70-të, në kolaborim fillimisht me pushtetin serb dhe pas luftës me strukturat e UNMIK-ut dhe të nëntokës ekonomike e politike të të gjitha ngjyrave, kanë etabluar oligrakin e ripertrirë që po e ngulfatë kryeqendrën. Kjo oligarki tashti nuk çanë kokën që lenë në kulm të acarit spitalin pa ngrohje, rrugë e trotuare në akull, qytetarët të mbyllur, të uritur e të mërdhirë.

Defekti moral dhe ai politik
Vala e të ftohtit dëshmoi se kryeqendra jonë, pavarësisht se në krye ka dy të professor ekonomie (shih kontrastin surrealist!), ka kolapsuar keq. Dhe kjo ngjet meqë kryetsri i komunës, i ngritur me kohë në kuadër akademik nga politika, kaherë është shndrruar në robë të neoliberaizmit dhe dorëzimin e të mirave publike oligarkisë e ka arsyetuar dhe e arsyeton me teoritë kuazi konceptuale mbi tregun e lirë. Shih për këtë, mundësia e përsëritjes së tragjedisë polake, ku një dyzinë qytetarësh vdiqën nga dioksidi i karbonit që lëshoi sistemi i stërvjetëruar dhe me shumë defekte i ngrohjes, mbetet e hapur edhe në Prishtinë, sidomos në Dardani dhe Ulpianë. Ndërkaq fshehja prapa slloganeve banale të fetishizimit me petk religjioz se “ne nuk e kemi porositur borën” , nuk mbulon dot defektin moral dhe atë politik. Përkundrazi, pikërisht kjo gjendje shpërfaq më qartë defektin moral dhe politik të këtij segmenti të oligarkisë sonë.
Në Kosovë numri i të papunëve tashmë ka kaluar 50%. Vetëm në kryëqytet në krahasim më vitin paraprak janë 11% më shumë se san ë vitin 2010.  Në mesin e të papunëve tashmë janë diku mbi 4000 me diploma të arsimit të lartë. Ekspertët nuk shohin farë rrugëdalje nga kjo gjendje përderisa politika vazhdon të mbetet peng e oligsrkisë neoliberale. Kjo gjendje po godet rënd sidomos brezin e ri, meqë edhe nëse punon ai i  nënshtrohet trysnisë së kontrsatave pa mbulesë sociale e pensionale. Ndërkaq për të papunët përspektiva mbetet tejet e zymtë.

Sinjalet për Brukselin
Për thellimin e kësaj gjendje përgjegjësia morale dhe politike nuk është vetëm e oligarkisë sonë, këtij produkti bastard vendor. Ndryshimi i këtij trendi negativ është i ndërlidhur fort me fuqitë ekonomike të Evropës, para së gjithash Gjermaninë dhe Francën. Por, në Bruksel, Berlin e Paris kjo oligarki çuditrisht vazhdon të gëzoj mbështetje. Disi ngjashëm siç pati ngjarë me oligarkitë e Ukrainës, Hungarisë,  Polonisë etj.
Thellimi i këtij kursi politik do të ishte tmerrësisht i rrezikshëm për përspektivën tonë evropiane. Ndërkaq përmasat e greminës ku mund t` na shpjerë oligarkia jonë, po vazhdoi të gëzoj përkrahje nga Berlini e Parisi, janë të paparashikueshme. Po ngjau kjo, e për aq sap o shihet gjasat janë, atëherë simbolet e poshtrimit do t` na shtohen, tej atij që pamë të shkruar në asfaltin e Prishtinës nga nje ushtarë i devotshëm i lirisë tek po gdhinte agsholi i ditësnë kryeqytetin tonë të lirë,  i zhgënjyer tej mase me rezultatin e  pas zgjedhjeve të para, demokratike e të lira të pasluftës. Ndërkaq zhgënjimi i të indinjuarve sot, në prag të përvjetorit të katërt të pavarësisë së Republikës, mund të jetë disi I ngjashëm me atë simbolin e poshtrimit që përjetuan qytetarët e Mumbait, (qytet i simbolit dhe  shpresës në Indi). Zhgënjimi i luftëtarit të lirisë me reflektimin e dobët politik të qytetarëve të Prishtinës atëbotë, dhe ky aktuali  i të indinjuarve gjithnjë në rritje me oligarkinë, na reflekton se janë produkt i shpërputhjes së pritshmërinë që kanë qytetarët nga liria me realitetin që ofron oligarkia dhe avokatët e saj korporativist. Shih për këtë Berlinit dhe Parisit jo rrallë i duken qëndrimet e ndonjë force politike që shpërfaq autenticitet dhe dinjitet politik, përpjekje për të dalur disi nga ky rreth vicioz jo vetëm nga simbolika poshtruese, produkt i “kopështit politik të fëmijëve”.
Në Ukrainë prsidenti Viktor Janukoviq pat provuar që t`i vë përballë njëri tjetrit deri në në lajthitje Rusinë dhe Perendimin, duke bërë përlogaritjet për mbetje në pushtet. Por, ai tashmë ka mbetur tutje i mënjanuar. Prandaj bllokimi i procesit përafrues të Ukrainës me UE-në nuk duket se është vetëm për shkak të arrestimit të udhëheqëses së opozitës, Julia Timoshenko. Përpjekjet për ta rikthyer në pushtet ndonjë pinjoll të shkollës titiste, ose tek e fundit insistimi për një bashkëqeverisje nga përfaqësuesit e kësaj shkolle me oligarkët e të gjitha ngjyrave, dëshmon se leksioni politik i Hungarisë, Ukrainës, Polonisë etj. duhet ripërsëritur.
Në Poloni tashti së fundi qytetarët, që dikur na ishin entuziastët më të mëdhenjë pro Unionit Evropian, kanë filluar të shtrojnë gjithnjë e më zëshëm pyetjen se çfarë të mirash konkrete po ju sjell atyre të qenunit pjesë e UE-së. Ndërkaq aderimin në zonën e euros e kanë refuzuar pothuajse dy të tretat e pjesëmarrësve në anketa.
Në Hungari po ndodhë një fenomen tjetër: krijesa politike ekstreme, produkt i gërshetimit të politikave nacionaliste dhe ekgocentriste me populizmin tipik të së djathtës evropiane, Viktor Orban, po kërkon ta flakë tej UE-në! Në sy të një pjese të mirë të popullit ai shihet si hero, meqë për hungarëzët pikqrisht Brukseli po rezulton përgjegjës për mjerimin e tyre ekonomik, pasi pat mbështetur reformat ekonomike që sollën vendin në kolaps e mjerim. Shih për këtë tashti nuk shihet si farë sakrilegji politik, por as edhe si diçka e pamundur, çfardo strategjie politike që do të kërkontë largimin e Hungarisë nga UE.
Mbrojtja e Republikës (në dialogun e imponueshëm me Serbinë agresore)  dhe insistimi për mbrojtjen e demokracisë dhe shtetit të së drejtës (nga oligarkia vendore),  nuk paraqesin asgje që asocion me simulimin e  “kopështit politik të fëmijëve”. Përkundrazi, si objektiva politike të shndërruara në strategji afatgjatë, ato e përafrojnë Kosovën me BE, duke e bërë partner real të Brukselit. 
Këto sinjale që po përcjell acari nga Lindja dhe Juglindja e Evropës, përfshirë edhe Kosovën,  drejt Brukselit, nuk janë shpërfaqje e simulimit të “kopështit politik të fëmijëve”, por e formimit politik dhe ndërgjegjes së zgjuar.

e hënë, 6 shkurt 2012

Vetëvendosja e popujve

Alban Daci 

Ky princip përcakton të drejtën e një populli të ndodhur në pozicionin e një kolonie të huaj të marr pavarësinë, të bashkohet me një shtet tjetër ose të zgjedh në mënyrë autonome pikërisht regjimin politik. Një princip i tillë ndërton një normë të drejtës ndërkombëtare. Pra, një normë që prodhon efekte juridike (të drejta dhe detyrime) për gjithë komunitetin e Shteteve. Gjithashtu ky princip përfaqëson edhe një normë Jus Cogens, që do të thotë se është një princip suprem dhe i pakthyeshëm i të drejtës ndërkombëtare.  
Aplikimi i parë në praktikë i Vetëvendosjes: Pas Luftës I 
 
Principi i vetëvendosjes u deklarua në mënyrë solemne nga Willson në rastin e Traktatit të Versailles në vitin 1919. 
 
Aplikimi i dytë në praktikë i Vetëvendosjes: Pas Luftës II

Ky princip u zhvillua në mënyrë plotësuese duke u nisur pas vitit 1945 me mbarimin e Luftës II. Në veçanti, Organizata e Kombeve të Bashkuara që e promovoi dhe e zhvilloi atë brenda komunitetit të shteteve. Në fakt Karta e Kombeve të Bashkuara në Kapitullin I ( që u dedikohet qëllimeve dhe principeve të Organizatës). Art. 1, paragrafi 2...”Të zhvillohen mes shteteve marrëdhënie miqësore të bazuara mbi respektin dhe mbi principin e barazisë të të drejtave dhe të vetëvendosjes së popujve”.  
Pakti ndërkombëtar i Drejtave Civile dhe Politike

Ky Pakt i aprovuar nga Asambleja e Përgjithshme më 16 dhjetor 1966, ka hyrë në fuqi në të Drejtën Ndërkombëtar më 23 Mars 1976. Art. 1 i këtij pakti nënvizon: “Të gjithë popujt kanë të drejtën e Vetëvendosjes. Në virtyt me këtë të drejtë, ato vendosin lirshëm për statutin e tyre politik dhe ndjekin lirisht zhvillimin e tyre ekonomik, social dhe kulturor. Për të arritur qëllimet e tyre, të gjithë popujt mund të disponojnë pikërisht lirisht burimet pa paragjykim të detyrimeve që rrjedhin nga bashkëpunim ekonomik ndërkombëtar, të bazuar mbi principin e interesit të përbashkët, dhe nga e Drejta Ndërkombëtare në asnjë rast, asnjë popull nuk mund të privohet nga mjetet e jetesës. 
 
Deklarata për Marrëdhëniet miqësore dhe për Bashkëpunimin midis shteteve në vitin 1970

Principi i barazisë i të drejtave të të gjithë popujt e të të drejtës të Vetëvendosjes. Në bazë të principit të barazisë të të drejtës të popujve e të drejtës të vetëvendosjes, princip i Konsakruar në Kartën e Kombeve të Bashkuara, të gjithë popujt kanë të drejtë të përcaktojnë pikërisht asetin politik, në liri të plotë pa ndërhyrje të jashtme dhe të ndjekin pikërisht zhvillimin ekonomik, social e kulturor, dhe çdo shtet ka të detyrimin të respektojnë një të drejtë të tillë në korfomitet me dispozitat e Kartës. Çdo shtet ka të drejtë të favorizoi me shtetet e tjera, ose në mënyrë individuale, realizimin e principit të barazisë të të drejtave të popujve dhe të drejtës të tyre për vetëvendosje në konformistet me dispozitat e Kartës të Kombeve dhe t;i ofroi Organizatës të Kombeve të Bashkuara në plotësimin e përgjegjësisë të përcaktuar nga Karta për sa i përket aplikimin të këtij principi, në fund për të favorizuar: a) marrëdhënie miqësore dhe bashkëpunimin mes shteteve; b) ti jepet shpejt fund kolonializmit, duke pasur parasysh vullnetin e shprehur nga popujt e interesuar. Duhet theksuar se vendosja e popujve nën kolonializëm ndërton një dhunim të këtij principi dhe një mohimi të drejtave të njeriut është në kundërshtim me Kartën. Çdo shtet ka detyrimin të favorizoi, me çdo mjet të lejuar me shtetet e tjera ose në mënyrë individuale, respektin universal dhe efektiv të të drejtave dhe lirive themelore në konformistet me Kartën. Krijimi i një shteti të ri sovran dhe të pavarur, asocimin e lirë ose integrimin me një shtet tjetër të pavarur ose marrjen e çdo statusi tjetër politik të vendosur lirisht nga një popull përbën për një popull të tillë ushtrimin e vetëvendosjes.  
Akoma në mënyrë më të qartë principi i Vetëvendosjes është shprehur në “Konferencës për Sigurinë dhe Bashkëpunimin në Europë” në Aktin final të Helsinkit të 1975.

VIII. Barazia e të drejtave dhe e Vetëvendosjes së popujve. Shtetet pjesëmarrëse respektojnë barazinë e të drejtave të popujve dhe të drejtën e tyre për Vetëvendosje, duke operuar në çdo moment në koformitet me qëllimet dhe principet e Statutit të Kombeve të Bashkuara dhe të normave të të Drejtës Ndërkombëtare përfshi ato që kanë të bëjnë me territoret e shteteve. Në virtyt me principin e barazisë të të drejtave dhe Vetëvendosjes të popujve, të gjithë popujt kanë gjithmonë të drejtë, në liri të plotë të vendosin kur dhe si duan regjimin e tyre politik të brendshëm dhe të jashtëm, pa ndërhyrje të jashtme, dhe të ndjekin si duan zhvillimin e tyre politik, ekonomik, social e kulturor.  

Vetëvendosja është sinonim i demokracisë

Përderisa do të thotë pushtet i populli, çdo popull, është i lirë të zgjedh qoftë formën politike-institucionale ashtu edhe sistemin ekonomik. Nëse një popull nuk është i lirë të vetëvendos nuk është popull sovran. Sot Vetëvendosja e popujve, përtej faktit që është deklaruar mes qëllimeve të Kombeve të Bashkuara (art. 1 i Statuti) dhe formalisht i njohur si e drejtë e të drejtave të njeriut. Art. 1 identik i dy pakteve ndërkombëtare të 1966, respektivisht mbi të drejtat civile dhe mbi të drejtat ekonomike, sociale, kulturore nënvizon: “Të gjithë popujt kanë të drejtë të Vetëvendosin në virtyt me këtë të drejtë, ato vendosin lirisht statusin politik dhe të ndjekin lirisht zhvillimin ekonomik, social e kulturo”.

Akuzat dhe proceset që na presin!



 Besnik Kryeziu



Opinioni publik dhe ai qytetar është shokuar dhe tronditur me akuzat dhe shpifjet e llojllojshme të javëve të fundit, që për cak ishin disa figura të rëndësishme politike të vendit.
Kjo luftë speciale dhe tepër antinjerëzore e antikombëtare do të thosha, filloi me akuzat që agjenti i SHIK-ut (tani deputet në Kuvendin e Kosovës), Bekim Haxhiu, bëri për Albin Kurtin.
Kjo luftë po vazhdon të ashpërsohet dhe të marrë dimensione tepër të rrezikshme për mjedisin tonë politik, dhe fare lehtë mund të na shpije atje ku nuk do të dëshironim kurrsesi!
Në dukje të parë dhe sipërfaqësore, mund të mendohet se kjo shpreh krizën e ideve që ka klasa politike në vend dhe vetë shoqëria në përgjithësi. Kjo, edhe mund të jetë njëra nga arsyet, por jo e vetmja dhe kryesorja!

Duke analizuar dhe parë zhvillimet politike për dhe rreth Kosovës, lehtas mund të vijmë te përfundimi se Qeveria e Kosovës, nëpërmjet deputetit Haxhiu, por edhe vetë Grupit parlamentar të PDK-së, kryetari i të cilit Adem Grabofci deklaroi publikisht se deputeti Haxhiu ka edhe mbështetjen e plotë të Grupit Parlamentar të PDK-së, ka pasur për qellim të manipuloj dhe të hutoj njëherësh qytetarin e vendit duke larguar vëmendjen e tij nga zhvillimet politike që po ndodhin. Këtu do të përmendim sidomos largimin e vëmendjes nga problemi i Mitrovicës dhe bisedimeve që po mbahen në Bruksel, ku delegacioni i udhëhequr nga Edita Tahiri po vazhdon të bëj lëshime substanciale, duke e rrezikuar shumë seriozisht funksionimin dhe zhvillimin e shtetit tonë.

Pas tronditjes që pësoi opinioni publik dhe qytetar nga këto akuza dhe shpifje të ulëta, kemi fillimin e deklaratave serike nga faktori ndërkombëtar për një zgjidhje “kreative” të problemit të Mitrovicës, si dhe hovin diplomatik të planit të presidentit serb Boris Tadiq.
Siç edhe është pritur dhe thënë nga shumë analistë dhe politikanë, shtetet që e kanë njohur dhe po vazhdojnë ta mbështesin pavarësinë e Kosovës, tani po e presin planin konkret të kryeministrit Thaçi.
Duke dashur që kryeministri Thaçi të dal para faktorit ndërkombëtar si i vetmi faktor që do të mund të arrinte dhe zbatonte marrëveshje me Serbinë, lehtas mund të ketë premtuar edhe gjëra që qytetarët dhe opinioni publik në Kosovë, jo që nuk do t’i pranonte, por edhe do t’i kundërshtonte fuqishëm.
Në këtë logjikë të të menduarit më shpije vet retorika e Qeverisë dhe kryeministrit Thaçi, i cili, në një intervistë në Radion Evropa e Lirë, paragjykoi spektrin politik, duke thënë  se sikur edhe gjithë spektri politik të pranonte heqjen e Republikës, ai s’do ta bënte këtë kurrë. Në fakt kjo tregon retorikën e njohur se më mirë është të sulmosh se sa të mbrohesh.
Thaçi me deklarata të tilla bombastike ende po shpreson që para opinionit të dal si atdhetar dhe njeri që nuk bën kompromise, por në bisedimet e fshehura dhe larg vëmendjes së opinionit, ai mund të jetë krejt i ndryshëm.

Ka dy fakte që janë tepër shqetësues për proceset që do të zhvillohen dhe po na presin në javët vijuese.
E para është se Kuvendi i Kosovës është shndërruar në një makinë votuese dhe tërësisht i kontrolluar nga Qeveria. Në gjithë këtë mjegull të qëllimshme, Qeveria po luan shumë mirë edhe me kartën e të ashtuquajturit unitet i klasës politike në vend, ku edhe partitë opozitare, përjashtuar Vetëvendosjen!, po i bën përgjegjëse për atë që pritet të ndodh në ditët dhe javët vijuese.
Ai në mënyrë krejt klandestine, bën një takim në një restorant të Prishtinës, ku merr “pëlqimin” dhe nënshkrimet e përfaqësuesve të partive parlamentare për  një deklaratë politike për përmbylljen e mbikëqyrjes së pavarësisë së Kosovës.
Vetëm më pastaj kjo u hodh në votim dhe u aprovua në Kuvendin e Kosovës, në mënyrën që jemi mësuar ta shohim në këtë Kuvend: lexim dhe votim. Kaq!

E dyta, ka të bej me luftën speciale dhe akuzat denigrues që i përmendem edhe në hyrje të këtij shkrimi për të gjithë ata që guxojnë ta thënë të vërtetën.
Kjo luftë me gjasë do të vije duke u rritur, konform lëshimeve që do të bëj Qeveria për Veriun dhe bisedimet në Bruksel.
Sa më shumë që agjenda politike bëhet dhe zhvillohet jashtë Kuvendit të Republikës së Kosovë, aq më shumë do të rritet mundësia dhe rreziku i lëshimeve dhe kompromiseve ndaj trysnisë së Brukselit dhe këmbënguljes serbe.

Opozita politike në Kuvend do të duhej t’i vejë kushte Qeverisë dhe partive në pozitë, duke thënë haptazi dhe shumë qartazi, se nëse çdo marrëveshje e arritur me Serbinë në Bruksel nuk miratohet dhe ratifikohet në Kuvend, ata nuk do ta njohin dhe respektojnë këtë marrëveshje.
Nëse Qeveria vazhdon me këtë avaz dhe nuk e përfill Kuvendin dhe opozitën fare, atëherë opozita duhet ta braktis pjesëmarrjen në Kuvend dhe të kërkoj zgjedhje të reja demokratike.
Kjo është e domosdoshme nga ana e opozitës në mënyrë që të respektohet organi më i lartë legjislativ në vend dhe të ruhet rendi kushtetues i Republikës së Kosovës.