e hënë, 6 shkurt 2012

Vetëvendosja e popujve

Alban Daci 

Ky princip përcakton të drejtën e një populli të ndodhur në pozicionin e një kolonie të huaj të marr pavarësinë, të bashkohet me një shtet tjetër ose të zgjedh në mënyrë autonome pikërisht regjimin politik. Një princip i tillë ndërton një normë të drejtës ndërkombëtare. Pra, një normë që prodhon efekte juridike (të drejta dhe detyrime) për gjithë komunitetin e Shteteve. Gjithashtu ky princip përfaqëson edhe një normë Jus Cogens, që do të thotë se është një princip suprem dhe i pakthyeshëm i të drejtës ndërkombëtare.  
Aplikimi i parë në praktikë i Vetëvendosjes: Pas Luftës I 
 
Principi i vetëvendosjes u deklarua në mënyrë solemne nga Willson në rastin e Traktatit të Versailles në vitin 1919. 
 
Aplikimi i dytë në praktikë i Vetëvendosjes: Pas Luftës II

Ky princip u zhvillua në mënyrë plotësuese duke u nisur pas vitit 1945 me mbarimin e Luftës II. Në veçanti, Organizata e Kombeve të Bashkuara që e promovoi dhe e zhvilloi atë brenda komunitetit të shteteve. Në fakt Karta e Kombeve të Bashkuara në Kapitullin I ( që u dedikohet qëllimeve dhe principeve të Organizatës). Art. 1, paragrafi 2...”Të zhvillohen mes shteteve marrëdhënie miqësore të bazuara mbi respektin dhe mbi principin e barazisë të të drejtave dhe të vetëvendosjes së popujve”.  
Pakti ndërkombëtar i Drejtave Civile dhe Politike

Ky Pakt i aprovuar nga Asambleja e Përgjithshme më 16 dhjetor 1966, ka hyrë në fuqi në të Drejtën Ndërkombëtar më 23 Mars 1976. Art. 1 i këtij pakti nënvizon: “Të gjithë popujt kanë të drejtën e Vetëvendosjes. Në virtyt me këtë të drejtë, ato vendosin lirshëm për statutin e tyre politik dhe ndjekin lirisht zhvillimin e tyre ekonomik, social dhe kulturor. Për të arritur qëllimet e tyre, të gjithë popujt mund të disponojnë pikërisht lirisht burimet pa paragjykim të detyrimeve që rrjedhin nga bashkëpunim ekonomik ndërkombëtar, të bazuar mbi principin e interesit të përbashkët, dhe nga e Drejta Ndërkombëtare në asnjë rast, asnjë popull nuk mund të privohet nga mjetet e jetesës. 
 
Deklarata për Marrëdhëniet miqësore dhe për Bashkëpunimin midis shteteve në vitin 1970

Principi i barazisë i të drejtave të të gjithë popujt e të të drejtës të Vetëvendosjes. Në bazë të principit të barazisë të të drejtës të popujve e të drejtës të vetëvendosjes, princip i Konsakruar në Kartën e Kombeve të Bashkuara, të gjithë popujt kanë të drejtë të përcaktojnë pikërisht asetin politik, në liri të plotë pa ndërhyrje të jashtme dhe të ndjekin pikërisht zhvillimin ekonomik, social e kulturor, dhe çdo shtet ka të detyrimin të respektojnë një të drejtë të tillë në korfomitet me dispozitat e Kartës. Çdo shtet ka të drejtë të favorizoi me shtetet e tjera, ose në mënyrë individuale, realizimin e principit të barazisë të të drejtave të popujve dhe të drejtës të tyre për vetëvendosje në konformistet me dispozitat e Kartës të Kombeve dhe t;i ofroi Organizatës të Kombeve të Bashkuara në plotësimin e përgjegjësisë të përcaktuar nga Karta për sa i përket aplikimin të këtij principi, në fund për të favorizuar: a) marrëdhënie miqësore dhe bashkëpunimin mes shteteve; b) ti jepet shpejt fund kolonializmit, duke pasur parasysh vullnetin e shprehur nga popujt e interesuar. Duhet theksuar se vendosja e popujve nën kolonializëm ndërton një dhunim të këtij principi dhe një mohimi të drejtave të njeriut është në kundërshtim me Kartën. Çdo shtet ka detyrimin të favorizoi, me çdo mjet të lejuar me shtetet e tjera ose në mënyrë individuale, respektin universal dhe efektiv të të drejtave dhe lirive themelore në konformistet me Kartën. Krijimi i një shteti të ri sovran dhe të pavarur, asocimin e lirë ose integrimin me një shtet tjetër të pavarur ose marrjen e çdo statusi tjetër politik të vendosur lirisht nga një popull përbën për një popull të tillë ushtrimin e vetëvendosjes.  
Akoma në mënyrë më të qartë principi i Vetëvendosjes është shprehur në “Konferencës për Sigurinë dhe Bashkëpunimin në Europë” në Aktin final të Helsinkit të 1975.

VIII. Barazia e të drejtave dhe e Vetëvendosjes së popujve. Shtetet pjesëmarrëse respektojnë barazinë e të drejtave të popujve dhe të drejtën e tyre për Vetëvendosje, duke operuar në çdo moment në koformitet me qëllimet dhe principet e Statutit të Kombeve të Bashkuara dhe të normave të të Drejtës Ndërkombëtare përfshi ato që kanë të bëjnë me territoret e shteteve. Në virtyt me principin e barazisë të të drejtave dhe Vetëvendosjes të popujve, të gjithë popujt kanë gjithmonë të drejtë, në liri të plotë të vendosin kur dhe si duan regjimin e tyre politik të brendshëm dhe të jashtëm, pa ndërhyrje të jashtme, dhe të ndjekin si duan zhvillimin e tyre politik, ekonomik, social e kulturor.  

Vetëvendosja është sinonim i demokracisë

Përderisa do të thotë pushtet i populli, çdo popull, është i lirë të zgjedh qoftë formën politike-institucionale ashtu edhe sistemin ekonomik. Nëse një popull nuk është i lirë të vetëvendos nuk është popull sovran. Sot Vetëvendosja e popujve, përtej faktit që është deklaruar mes qëllimeve të Kombeve të Bashkuara (art. 1 i Statuti) dhe formalisht i njohur si e drejtë e të drejtave të njeriut. Art. 1 identik i dy pakteve ndërkombëtare të 1966, respektivisht mbi të drejtat civile dhe mbi të drejtat ekonomike, sociale, kulturore nënvizon: “Të gjithë popujt kanë të drejtë të Vetëvendosin në virtyt me këtë të drejtë, ato vendosin lirisht statusin politik dhe të ndjekin lirisht zhvillimin ekonomik, social e kulturo”.

Nuk ka komente:

Posto një koment

Shënim. Vetëm anëtari i blogut mund të postojë komente.