e hënë, 13 shkurt 2012

Populizmi dhe Aleanca Kuq e Zi

Aleanca Kuq e Zi, është e vetmja lëvizje aktuale në Shqipëri e cila po sinjalizon elitat aktuale politike drejtuese se shoqëria jonë është e sëmurë nga sulltanizmi, korrupsioni, pasiguria, abuzimi me pushtetin, nga kriza ekonomike etj.
 
Alban Daci
Termi “populizëm” që në fillimet e tij e deri më sot është thuajse gjithmonë përdorur në mënyra negative që kanë pasur për qëllim ta s’kualifikojnë  atë si mënyrë të menduarit dhe vepruarit politikisht. Për ta kuptuar atë, duhet të dallojmë populizmin që është aktualisht i vëzhgueshëm dhe i pranishëm në Europë Perëndimore nga “populizmin i regjimeve” që kanë ekzistuar dhe ekzistojnë edhe sot, sidomos në Amerikën Latine dhe në Botën e Tretë (për shembull ish regjimi i Gedafit në Libi, i Hugo Chavez në Venezuel), sepse këto të fundit janë shpesh edhe pse jo gjithmonë regjime autoritare ose gjysmë peblishitare që ndonjëherë kanë të bëjnë me atë që quhet cezarizmi i masave në periudhën moderne.
            Gjithashtu, duhet ta ndajmë populizmin nga fenomenet specifike si populizmi tradicional rus ose populizmi agrar i Shteteve të Bashkuara, të cilët së bashku kanë njohur si periudhë triumfi shekullin XIX.
            Populizmi aktual është fenomen shumë formash, ku shkaku kryesorë është fshirja e ndarjes tradicionale mes të Majtës dhe të Djathtës dhe tendenca që politika aktuale ka gjithmonë e më shumë për tu larguar nga qytetari. Populizmi aktual shpreh pakënaqësinë dhe vullnetin e protestës për mjediset që “qëndrojnë poshtë”, pra për shtresat e ulëta  kundër një “Klase të re”, qoftë politike ashtu edhe mediatike e konsideruar si e papërgjeshme, e korruptuar dhe jo transparente.  Lëvizjet politike, në kundërshtim me car është thënë deri tani nuk janë antipolitike.
Lëvizjet populiste janë të drejtuara kundër fenomeneve të monopoleve politike, të cilat nuk përfaqësojnë vullnetin e qytetarëve, por të pakicave të orientuar në një kah të caktuar. Lëvizjet populiste nuk duan të shprehin politik, por përkundrazi të shfrytëzojnë ndarjen mes politikës dhe fushës shtetërore-institucionale dhe në të njëjtën kohë të caktojnë forma të reja tw  aksionit politik, të cilat duhet të fillojnë nga poshtë-lart.  Për këtë arsye ato i drejtohen popullit dhe qytetarëve, kundër elitave, mbi bazën e idesë së përgjithshme se së bashkë formojnë një pikë uji aq homogjene, sa ndarja klasike mes partive të Majta dhe atyre të Djathta, humb kuptim.  
Për partitë populiste, diferencat mes partive të mëdha janë vetëm të natyrës kozmetike: qëllim i vetëm dhe i përbashkët i tyre është të prodhojnë një “ndryshim” të madh e të vërtetë. Lindja e populizmin në vend të parë ndodh për shkak të mos funksionimit të demokracisë përfaqësuese të karakterizuar nga një pjesëmarrje e vogël civile dhe në të njëjtën kohë dëshmon mbarimin e formave karakteristike të politikës moderne. Kur shteti nuk është më një prodhues social, atëherë populizmin fillon të bjerë si një kambanë.
Në momentin që populli ka ndjesinë që nuk po i dëgjohet më zëri, e vetmja mënyrë për të afirmuar vetveten është të emancipohet nga loja e partive klasike. Kjo gjë vlen edhe për pretendimet që lidhen me identitetin (kultura, feja, kombi, etnia), të cilat në të kaluarën më shumë identifikoheshin me sferën politike dhe sot gjithmonë e më shumë po prezantohen si sfera publike. 
Karl Schmit ka paraqitur në mënyrë efikase, duke u bazuar edhe tek filozofia e Roussear, se populli ka më pak nevojë të jetë i përfaqësuar, kur është politikisht vetë i përfaqësuar. Gjithashtu ai thotë “nuk mund të ketë demokraci nëse ajo nuk është e drejtpërdrejt”.  Ai shton: “Demokracia e drejtpërdrejt është regjimi që lejon më mirë një popull të afirmojë pikërisht identitetin e tij”.
Gjithmonë e më shumë populizmin po shfaqet fuqishëm në Europë si formë mendimi dhe aksioni politik. Për këtë arsye mund të lind pyetja: nëse përhapja e populizmin në Europë do të sjellë një panoramë të re politike? Duhet theksuar se çdo ditë që kalon aq më shumë po fshihet ndarja tradicionale mes të Majtës dhe të Djathtës dhe zëvendësimi i saj nga një linjë ndarje mes ‘lart’ e ‘poshtë’. Në Francë në turnin e parë të zgjedhjeve presidenciale të vitit 1988, dy kandidatët e parë, Francois Mitterrand e Jacques Chirac, kishin arritu të dy së bashku rezultatin 54,1%. Më 21 Prill 2002, Chirac dhe Lionel Jospin arritën së bashku vetëm 36,1%. Qoftë Majtas ashtu edhe Djathtas, humbjet  e elektoratit kanë qenë të konsiderueshme. Humbja llogaritet në rreth 6 milion vota.
Paaftësia e Shtetit për të vazhduar të ruaj rolin e prodhuesit social ka, gjithashtu, si pasojë faktin se lidhja sociale rindërtohet tashmë brenda saj. Paralelisht me rritjen e paralizës së Shtetit nacional, asistohet lulëzimi i rrjeteve, shoqatave, grupeve komunitare dhe i lëvizjeve të reja sociale.
Meqë morëm si shembull Francës, atëherë po në Francë padyshim populisti më i madh konsiderohet  gjenerali De Gaulle. Ndërsa sot padyshim lëvizje populiste është “Il Front National”. Por populizmin në të vërtetë është i pranishëm kudo. Është i pranishëm edhe tek Sarkozy, është i pranishëm për më shumë se 20 vjet edhe tek vetë Kryeministri aktual i Shqipërisë. Populizmi është i pranishëm tek çdo lider që preferohet t’i drejtohet vetë drejtpërdrejt popullit.
Siç thamë më sipër populizmin reagon në emër të ‘popullit’ kundër disa elitave të caktuara politike, ekonomike, intelektuale, të cilat janë të organizuara në parti tradicionale që i me aksionet e tyre institucionale ose jo kanë pushtuar përfaqësimin e popullit, duke përjashtuar nga kjo e drejtë çdo qytetarë të thjeshtë e të lirë.  Daniele Albertazzi e Duncan McDonnel në librin e tyre Twenty-Firs Century Populism (Populizmi i shekullit të XXI) e përcaktojnë populizmin si: “Një ideologji që ve në kontrast një popull virtuoz kundër një seri elitash politike të cilat përcaktohen si njësi që privojnë (ose kërkojnë të privojnë) popullin sovran nga të drejtat, liritë, vlerat, prosperiteti, identiteti etj”.
Nëse do e krahasonim sistemin politik me një trup njerëzorë, lindja e lëvizjeve populiste mund të krahasohet me perceptimin e një dhimbje, kur plagosemi ose  sëmuremi. Dhimbja shërben derisa truri i një personi percepton faktin se ka diçka që nuk shkon me trupin, për shembull një plagë, një virus, një tumor. Megjithatë, nëse personi nuk merr akt dhe nuk reagon për ta kuruar, plaga thellohet, sëmundja avancon në forma më ekstreme, tumori konsumon ngadalë trupin. Në të njëjtën mënyrë, lëvizjet populiste shërbejnë për t’i bërë me dije elitat politike drejtuese se ka diçka që nuk shkon në shoqëri, ekonomi dhe në politikë. Nëse klasa politike drejtuese reagon duke e shëruar shoqërinë nga sëmundjet dhe problemet, atëherë mënjanon mundësinë që lëvizjet populiste të rriten dhe të bëhen të fuqishme. Nëse e injorojnë një situatë të tillë, ato thuajse në mënyrë të sigurt kanë garantuar zëvendësimin e tyre nga lëvizjet populiste.
Kohët e fundit është komentuar se edhe Aleanca Kuq e Zi është një lëvizje populiste. Kjo nuk ka asgjë të keqe, përkundrazi tregon dëshmon se kjo lëvizje është sinonim i demokracisë së drejtpërdrejtë. Aleanca Kuq e Zi, është e vetmja lëvizje aktuale në Shqipëri e cila po sinjalizon elitat aktuale politike drejtuese se shoqëria jonë është e sëmurë nga sulltanizmi, korrupsioni, pasiguria, abuzimi me pushtetin, nga kriza ekonomike etj. Elitat aktuale drejtuese politike jo vetëm që nuk po i marrin në konsideratë këto sinjalizimi reale sociale për t’i korrigjuar, por përpiqen t’i mohojnë ato. Për këtë arsye, Aleanca Kuq e Zi është vetmja përgjigje për popullin, i cili aktualisht me pa të drejtë ndjehet i veçuar, diskriminuar dhe i përjashtuar nga përfaqësimi politik.

Nuk ka komente:

Posto një koment

Shënim. Vetëm anëtari i blogut mund të postojë komente.