e diel, 8 prill 2012

FILOZOFIA ÇLIRIMTARE KOMBËTARE DHE ESTETIKA NË ROMANIN “GJARPINJTË E GJAKUT ” TË ADEM DEMAÇIT


Rexhep Ahmeti


              1. Shikim hyrës (përmes  metodës analitike) që mund të jetë edhe informatë për ata që nuk e kanë lexuar ende romanin

Se romani “Gjarpinjtë e gjakut” i Adem Demaçit, është specifik, shumë origjinal, i pjekur, roman metaforë (sipas strukturës estetike) këtë e shprehë edhe fakti se brenda tekstit të kësaj vepre madhore nuk kemi asnjë shenjë të jashtme (përmendje, emërtim) të kohës së Rankoviqit, kur u shkrua ky roman. Një kontekst  jashtë tekstit romanor është fakti i botimit të këtij romani më 1958, në numrat 1 dhe 2 të Jetës së re, mu në kohën më të rëndë të pasluftës së dytë botërore për shqiptarët që jetoni në trojet e veta në ish-Republikën Socialiste Federative të Jugosllavisë (RSFJ). Por edhe pse është kështu, romani ka bërë një pasqyrim të brendshëm artistik, psikologjik e filozofik të kohës në të cilën u shkrua. Të hyjmë paksa në atmosferën e kohës, përmes metaforës së vet këtij romani:
            “Jo-atyre që janë trima të ngrejnë gishti e krimit, por atyre që janë burra të shtrijnë dorën e pajtimit….[1]

Ky mendim bosht i romanit, kjo filozofemë estetike apo ide hyrëse, udhëheqëse e romanit, që në këtë vepër më së shumti i shkon, personazhit të Mustafës,  i cili i ngjan vet autorit, Adem Demaçit, të shpie më tutje, të parashikosh se në roman do të flitet për një kohë kur ka pasur “trima” të krimit, që në këtë vepër mohohen e luftohen artistikisht, dhe “burra që shtrijnë dorën e pajtimit”, që, natyrisht, se në roman vlerësohen si pjesë e zgjidhjes, apo si thurje e gardhit të së mirës së përgjithshme ose si kundërvënie ndaj “ortekut të gjakut” (figurë artistike, ndër më qendroret e romanit) të asaj kohe të çmendur, për mohimin e së cilës, në roman, instalohet  ideja çlirimtare se ata që janë “trima të ngrenë gishtin e krimit”, të ndryshojnë shpirtërisht, të dalin nga “gërzholja e vet” (figurë letrare ndër qendrore e romanit); ndërsa ata që janë burra të drejtohen e të orientojnë edhe të tjerët kundër, kryekrimit, pushtuesit të vendit, që në roman shënjohet alegorikisht me Turqinë, po lexuesi e ka kuptuar dhe e kupton-Serbinë okupatore, si pjesa kryesore e zinxhirit të RSFJ-së për Kosovën.
Që në faqen e parë të romanit shprehet atmosfera e një kohe të rëndë, me vapë tharëse, edhe pse është  “fillimi i korrikut”, ku shqiptarët në ish-Jugosllavi e kishin merituar të korrnin rezultatet e pasluftës së dytë botërore, edhe në shtetin e AVNOJ-it, pasi, edhe atëherë kishin qenë faktorë çlirues kundër fashizmit. Autori vazhdon të na jep përshkrimin artistik të kohës:
”Fillim i korrikut. Dielli derdh nxehtësinë duke përcëlluar çdo gjë nën vete. Bucina buzë Përroit të Thatë, në Koliq, është bërë pothuajse tokëllinë, e rrjepcuar nga bari, duket si lëkura e lopës së zgjebosur....fijet e rralluara të barit kanë humbur çehren e blertë. Të verenikura, të zverdhura, i janë katrrithur tokës vetëm për një pikë ujë, e cila, edhe vetë skamnore, vetëm ua tregon buzët e veta të Shkrumbuara dhe të plasaritura. Këto fije, që përkunden kalamendshëm nën puhinë e plogët të paradites, u ngjajnë do krijesave të dobëta, të cilat, të teshura në shpirt, rrinë të zdërvajura përdhe dhe me shikim të drejtuar kah kupa e qiellit thuase thonë: Ujë, o qiell! Ujë, një pikë ujë, se edhe forcat e fundit po na rrejnë!...O, baba diell! Veç një shi na duhet që të ngihemi ujë, veç edhe një e pastaj syri yt përvëlues saç i kuq t’u bëftë.[2]

Këtu, pra përshkruhet vapa ekzistenciale, në të cilën edhe “Bucina...është bërë tokllinë“ dhe në këtë tokë pjellore të jetës së shkelur nga hasmi  “fijet e barit...u ngjajnë do krijesave të dobta... i janë katrrithur tokës vetëm për një pikë ujë..... ” Dhe jo vetëm  elementet e jetës “fijet e barit të.... zverdhura”, që është alegori për një shumicë njerëzish që robëria i bënë  krijesa të dobëta  “të teshura në shpirt”, të cilat kërkojnë liri, artistikisht, në roman kërkojnë ujë: ”Ujë, një pikë ujë, se edhe forcat e fundit po na rrejnë!...E toka “e cila, edhe vetë skamore, vetëm ua tregon buzët e veta të Shkrumbuara dhe të plasaritura”. Pra edhe vetë jeta, vetë ekzistenca, vetë koha e robërisë, shënjohen me figurën e tokës me ”buzët e veta të Shkrumbuara dhe të plasaritura”. E në atë kohë kur u shkrua romani kishte aq shumë, vuajtje, shkrumb..., ngushtësi psikologjike, madje edhe egërsi (ujqëri) gjarpri, dhelpëri, tragjedi sa që edhe qielli “ habitet me atë se si çdo gjë mbi tokë pret që ky të mëshirohet, lut që ky t’ia plasë vajit, që pastaj të gëzohet dhe të lahet me lotët e tij të dëshpërimit.[3]“   Kohën e robërisë e shënjon në këtë roman edhe  prania e madhe e vajit, sikur “çdo gjë mbi tokë”, pra e tërë jeta, ekzistenca, dëshiron të derdh lot e të lahet në lotët e saj. E sidomos këtë e dëshirojnë personazhet e këtij romani, “të cilat, të teshura në shpirt”, kërkojnë shi, liri, butësi, dalje nga gëzhoja në të cilën, sikur i ka vënë dikush, por që nuk mund ta dinë saktë, ndaj edhe djali e  bënë çështje mënyrën e të folurit, komunikimit, qoftë edhe me babai e vet (Mustafa me të atin Sejdiun):
”-E, pra qitash, bablok, mue m’ hupi krejt filli!...Ti je kahë flet me mua, qysh po m’doket, veç me dorza: me do ortiqe, me do lepuj, me do buba, e u hiç nuk po muj me e marr vesh kët punë!... Po fol pak ma açik kallxomë edhe diçka tjetër!
-S’di me folë ma açik se qishtu!... Çka t’vye ty me ditë ma shumë sen?...[4]

Pra, jeta e tillë, robëria ka kushtëzuar edhe mënyrën e komunikimit, njëtrajtshmërinë e vetëdijes, disponimin kundër diturisë më të thellë, sepse, në masë të njerëzve ishte përhapur opinioni se të tjerët duhet të mendojnë për ne, se toka jonë është e Babës mbret etj. Por në roman, tregohet se nuk ka qenë vetëm kështu. Brezi i ri i luftëtarëve të lirisë kombëtare, që është i shënjuar me personazhin e Mustafës, do të shkoj më tej, t’i kapërcej këto përralla të hoxhallarëve dhe të nxitësve (shtirësve) tjerë të së keqes, prandaj do për të ditur më konkretisht për fatin dhe jetën e përbashkët sepse  dija nevojitet. Ndaj edhe personazhi kryesor, çlirimtar Mustafa, jep mesazhin çlirues: “Orteku i gjakut”,- “ kjo punë na prek t’ tanëve ne...Modje duhet me u kallxue edhe t’ tjerëve qysh a puna!” [5]
Realiteti artistik i romanit në fjalë na jep për të kuptuar se shumica e popullatës, nuk e kanë njohur mirë strukturën e robërisë, ku ishte instaluar vëllavrasja e gjakmarrja, “orteku i gjakut”, ndaj edhe, si për këtë ashtu edhe për paragjykime tjera, më shumë i përshtateshin kohës së robërisë se sa që dilnin kundër saj. Kështu edhe Sejdiu e Abazi të cilët në roman janë njerëz të pastër shpirtërisht, shqiptarë të zakonshëm, por që nuk mund të dalin me mendime e praktikisht nga rrjeti i vëllavrasjeve dhe gjakmarrjeve, sepse ato ishin bërë normë tragjike e pashkruar, dominuese e asaj kohe. Duke qenë të përfshirë nga një normë që qe e shartuar edhe me një pjesë të kanunit (negativen e kanunit) e të ndihmuar për zbatim nga pushtuesi (dhelpër sepse si i padukshëm, gjarpër sepse mbahej me orteke gjaku) duke pasur edhe një ngushtësi psikologjike e papjekuri të personazheve të romanit (që ishin gati identike edhe me personazhet e jetës së asaj kohe) shumë vrasje bëhen nga asgjëja: vriten njerëzit për një megjë mali dhe vazhdon zinxhiri i vrasjeve (Jetullahu i Ramës dhe vëllai i Emin Malokut[6]); t’bit e Vocit... për ni lis kenë ba katër gjaqe!...[7], t’bit e Lizit janë ba kaçavej veç për ni zog pule, të Prapashticsit qi ishin ba lakën nërmjet veti për nji hap ven[8]. Këto i tragjedi familjare (që ishin edhe pjesë e tragjedisë së shqiptarëve në ish-jugosllavi) i di dhe i tregon (me përpjekje individuale për ta hequr qafe këtë gjarpër) qoftë edhe vetëm një personazh në roman. Është ky Sejdi Goxhufi i cili edhe pse, në esencë burrë i mirë, nuk mund t’i shpëtojë ortekut të gjakut, sepse me dëshirë e jep vajzën, për djalin e një burri, po ashtu të fortë, të zakonshëm, Abaz Gjukës. Por psikologjia e asgjësë e një personazhi tjetër, bartës i fijeve të ortekut të gjakut, Emin Malokut (nga inati pse Sejdiu  nuk ia kishte dhënë vajzën për djalë të tij) i merr në qafë që të tri familjet, madje edhe kushërinjtë e tyre, sepse ditën që i bien teshat (tri ditë para dasmës së të fejuarve), Mehmeti, djali i Emin Malokut, hynë në odë të Sejdiut, me gisht në këmbëz të pushkës, si dhunues, prish rendin e këngës e të bisedës atdhetare. Aty ishte edhe miku i Sejdiut, Abaz Gjuka, me shumë burra tjerë. Abazi nuk lejon poshtërim nga Mehmeti, duke qenë edhe para vdekjes! Mehmeti  kërkon nga Sejdiu që t’a bëjë gati vajzën, pasi që kështu po  rivendoska në vend “nderi” dhe “burrëria” e shtëpisë së Emin Malokut. Nga qëndrimi i pamposhtur i Abazit, dhunuesi më pushkë në dorë, Mehemti, detyrohet ta lejojë Abazin të dal nga oda, edhe pse ai e paralajmëron se nëse nuk vritet nga Mehmeti, do të hakmerret kudër këtij poshtërimi që  ishin pozicionuar t’ia bënin, jo vetëm odës, zotit të shtëpisë, po edhe atij vet, Abazit. Menjëherë pas daljes nga oda, Abazi me vrap shkon te shtëpia e dhëndrit të tij, Hazirit, të cilin e thërret në ndihmë dhe ai së bashku me gjashtë burrat të armatosur (tre me martina, një me sopat, dy me stupca) mësyjnë kundër “dhunuesit[9]” të burrërisë e odës së pushtuar shqiptare, e kur Sejdi Goxhufi nën tytën e pushkëve të ngrehura, me organizimin e  Emin Malokut po “nxirrte për krahu nga qilari bijën e mbytur në vaj dhe lot[10]” për të ua “dhanë me veti”,[11] kërcet martina dhe e merr për vdekje dhunues Mehmetin e ndihmësin e tij Halitin. Atëherë “burrat në odë si të xekërruar brofën në këmbë dhe sekush para tjetrit rrëmbyen të tetë martinat e varura...Pas pak do batare të  shpeshta martinash  shoshuan natën e shurdhët. Pastaj u dëgjuan do britma, një rrëmujë, do thirrje:…Pastaj edhe një zë plake:-grueja nërmjet, zoti u bekoftë, grueja nërmjet!....[12] Tragjedia është shtatë-tetëfishtë: ”…Nata villte ethe. Në oborr të Sejdi Goxhufit tetë të shtrirë. Shtatë kishin mbetur në vend, kurse Abazi ndihej gjallë”[13] Në këtë situatë tragjike-dramatike kundërshtari i kësaj tragjedie, Mustafa, “ngrehi këmbën e alltisë[14] “  Ky Hamlet shqiptar, ”si plumb i gjallë,  depërtoi murin e njerëzve dhe hyri në mes, te kufomat.. t’i shoh niherë kush janë këta orëprerë?[15] ” Këtu Hamleti shqiptar, urdhëron, vajton, qan, gërthet në kulm të revoltës, dhimbës, gjithnjë duke sfiduar të gjithë ata bashkëfshatarë të tij që nuk e dëgjuan të dilnin nga gëzhojat (në roman-gërzholet) e tyre dhe ta ndalnin ortekun e gjakut. Mustafa nuk kursen së fshikulluari mangësitë e egërsitë as të babait të vet, as të vetes dhe i thërret fëmijët (brezin e ri) që t’u shtypin kokën “gjarpnojve të gjakut që e ka xgatë kryet... e lypin veç gjak, këta pinë veç gjak!...[16] Se figura e gjarpinjve të gjakut, kryesisht, është shenjë e elementëve pushtues, rankoviqistëve çetnikë si pjesë e pushtetit pushtues, shënjon edhe kjo porosi e Mustafës për brezin e ri: ” Mëshoju edhe pak, mëshoju e naljau turrin këtyne  gjarpnojve t’gjakut, qi po mundohen hala me ecë e me i përlye me marre kto malet tona, me e flliqë këtë dhe tonin!...-Ndalni!....Ndalni!…Shtypjauni kryet!...[17] “ Mustafa është i pa kompromis kundër ortekëve të gjakut. Shfrynë  edhe kundër shkaktarit kryesor të këtij orteku të gjakut. “- I kthehet Eminit të mërrolur.-Po ty bre Emin Maloku, a po t’doket qi t’u ka forcue pak kaçepi sa për me e thye at gërzhole tanen, a…nashta e ke ba menen çykë me dekë me ta?.... A nashta hala s’u ngie gjak, se gërzholja t’ka qillue e trashë!...[18] “ Mustafa “krejtësisht i dal llazine”, por edhe i vendosur që të mos jetojë më mes ortekëve të gjaku t vëllazëror, ia ofron revolen Eminit që ta vras (Mustafën)! Por çuditërisht Emini kishte dalë nga gërzholja dhe jo vetëm që nuk ia kthen armën Mustafës, por nuk e lejon as Smajlin, një të afërm të vetin, ta vriste Mustafën. Mustafa, këmbëngulës që mos të jetoj me turp në robëri, përsëri ia ofron revolen të atit, së bashku me lutjen vendimtare: ” Hiqëm, o bablok,....û nuk muj me përbi vetveten, nuk muj  û, bre bablok, se û nuk kam gërzhole!  “  Dhe kur Sejdiu (babai)  “ i përhumbur kap alltinë...dhe në çastin kur vdekja deshti ta kafshonte edhe Mustafën, Emin Maloku kërceu dhe e kapi dorën e Sejdiut....
Atëherë gjeli i parë grishi Agimin. Mustafës së gjunjëzuar padashur i shkuan sytë kah Maja e Maçekllavës dhe pa se atje tashmë po zhdavaritej  terri i natës....[19]
Edhe mënyra e përfundimit të romanit sugjeron gjetjen e kodit kundër ortekëve të gjakut: daljen nga gërzholja, çlirimin shpirtëror, me anën e të cilit arrihet vetëdija e veprimit kundër territ të robërisë. Çlirimin shpirtëror nga paragjykimet e kohës, autori i ka parë si parakusht të çlirimit fizik të atdheut nga pushtuesit. Ndaj autori ka treguar, atëherë, kur ka qenë  e rrezikshme të tregohet, por kur ishte edhe më e nevojshmja të tregohej, se me punë, sinqeritet  e bindje mund t’i hiqet gërzholja edhe një Emin Maloku, e lëre më të  tjerëve që ishin më të lehtë për t’u përpunuar e bindur për në rrugën e çlirimit. Kodi çlirues në romanin “Gjapinjtë e gjakut” të Adem Demaçit, iu është dhënë, mençurisht e estetikisht, mu në kohën e duhur, shumë lexuesve shqiptarë, të cilët kanë pasur mundësi që ta përdorin atë kod edhe si projekt shpirtëror praktik për ndryshimin e realitetit. Dhe një pjesë e madhe e lexuesve, gjatë kohës së robërisë, vepruan, po sipas kodit çlirues, projektit shpirtëror të këtij romani e së bashku me autorin e romanit e të prirë nga ai, vendosmërisht, morën pjesë në betejën e vështirë praktike për çlirimin e Kosovës dhe krijimin e shtetit demokratik të Republikës së Kosovës në funksion të ribashkimit kombëtar të  gjithë shqiptarëve.
Në këtë roman modern shqiptar është gërshetuar, mjeshtërisht, realiteti estetik me realitetin jetësor, praktik. Struktura estetike është brenda dhe jashtë strukturës së rrethanave të kohës  konkrete kur u shkrua romani. Prandaj në këtë roman idealja, shpirtërorja, estetikja i prin reales.
Për të thënë (eksploruar e shkruar) më shumë rreth realitetit estetik dhe thelbit të filozofisë çlirimtare të këtij romani, duhet zbërthyer edhe estetikja e kësaj vepre të veçantë, por jo të rëndomtë.
2. Thelbi i filozofisë çlirimtare
Për çlirimtaren dhe të ndryshuarën
Nga shikimi që i bëmë realitetit artistike të romanit (përmes metodës analitike), tani e kemi më lehtë të vijmë gjer te një sintezë lidhur me thelbin e filozofisë çlirimtare në këtë roman.
Siç pamë më lartë, krejt ngjarja në roman, gati tërë  realiteti estetik i romanit, shpien në përfundimin se ekzistenca, jeta (në hapësirën e ngushtë dhe në  kohën që e han vetveten) është e mbushur me tragjedi, vaj (lot), shkrumb, skamje, shpërngulje nga toka e bërë e egër sepse e shkelur, ku asgjëja, hiçi dominon ngase qenia shpirtërore e fizike është e shtypur, ndërsa gjarpërinjtë e gjakut vazhdojë të ia thithin jetës edhe atë pak gjak që i kishte mbetur. Jeta ishte bërë e pajtueshme për shumicën e shqiptarëve dhe orteku i vdekjes po vazhdonte ta mbulonte me çarçafin e bardhë edhe atë pak jetë që mbahej me zor, ende nga një pjesë e vogël e shqiptarëve të vërtetë të cilët edhe në këtë robërie tejet asgjësuese mbanin gjallë shpirtin çlirues shqiptar dhe popullin e robëruar. Ata, shqiptarët e vetëdijshëm ishin përcaktuar ta çlironin shpirtërisht popullin, në mënyrë, që ai pastaj t’i kthehet pushka shkaktarit të robërisë, pushtuesit shpirtëror e fizik RSFJ-së, me gjakpirësit çetnikë fashistë brenda saj. Pra, esenca e filozofisë çlirimtare të këtij romani ishte: për ta shpëtuar ekzistencën, jetën, qenien shqiptare është i domosdoshme ndryshimi i vetvetes dhe i rrethanave përmes aksionit çlirimtar. Edhe vetë romani “Gjarpinjtë e gjakut”, i tëri, edhe si realitet artistik, është Projekt Çlirimtar. Edhe vet autori i kësaj vepre të madhe artistike e filozofike është krijues dhe pjesë e projektit të vet. Në këtë mënyrë romani  "Gjarpinjtë e gjakut " i Adem  Demaçit nuk është vetëm imitim dhe riprodhim i paqëllimtë i jetës në robëri, por është njohje e thellë e robërisë, mohim i saj përmes projektit çlirimtar artistik e praktik në funksion të çlirimit e krijimit të jetës së re kombëtare e njerëzore. Tërë romani, me tërë psikologjinë dhe filozofinë mbartë brenda e jashtë tij (te autori i romanit dhe shokët e tij çlirimtarë) është në funksion të ndryshimit (të së ndryshuarës) dhe përkon me thënie e  Gail Sheehy-së se “Nëse nuk ndryshojmë, ne nuk rritemi. Nëse nuk rritemi, ne nuk jetojmë me të vërtetë.[20]” Prandaj, personazhi i Mustafës në roman nuk i  gjen shpirtit rehati[21] në robëri dhe është i gatshëm që në çdo moment, qoftë edhe me aktin e vetëmohimit të argumentojë se jeton dhe vdes për ta çliruar, shqiptarinë dhe popullin i cili ende nuk ia di vlerën diturisë dhe shkollës (mejtepit) me ndihmën e të të cilave Mustafa i komunikon  kombit (popullit) të vetmen alternative që i kishte mbetur për ta realizuar ndryshimin, e që në roman (në vitin 1957/58) artistikisht, është shtruar, kështu: ”a nuk asht ma mirë qi tanë shqyptaria m’u ba nja, me t’ja kallë pushkën Turkut e me na i dhanë “Katër kalemat”, a me u ba hamull  nër veti?....A?....Fol![22]Përmes këtij dialogu të Mustafës me popullin (ose të romanit me popullin) personazhi kryesor i romanit vetëdijeson popullin se fajtori (i robërisë) duhet të dënohet dhe se toka jonë, atdheu ynë nuk mund të jetë i “babës mbret” dhe se duhet që në “zemrat e tyre të flakëronte si nuri flaka e dashurisë për njëri-tjetrin, që ndër dejtë e tyre të hynte një vakësi, e cila do t’ua shkrinte gjithë prangat angështuese që t’u rritet shpirti!...[23]” Pra për ta realizuar çlirimtaren (duke përfshirë edhe epistemologjinë kombëtare) dhe të ndryshuarën duhej që subjekti popull, faktori i qenieve njerëzore shqiptare të rritnin edh dy cilësi, vlera: vetëdijen për vetveten dhe shpirtin e vet. Në këtë mënyrë, me këtë roman, Demaçi edhe atëherë kur e ka shkruar këtë vepër ka shtruar çështjen: se jeta në robëri nuk ka kuptim pa aksion, pa kryengritje çlirimtare. Sikur ky roman, qysh atëherë u ka sugjeruar elementëve të pastër popullorë të kenë devizën: Jetojmë duke u çliruar dhe shpresojmë të çlirohemi për të jetuar dinjitetshëm e njerëzisht!
Filozofinë çlirimtare (me degëzimet e saj) dhe fenomenologjinë e shpirtit shqiptar, me negativet dhe pozitivet e saj, Adem Demaçi e ka filluar në romanin “Gjarpinjtë e gjakut”, e ka vazhduar me burgjet dhe veprat tjera jetësore të tij, edhe pas daljes nga burgu.
Në veprën “ Dashuria kuantike e filanit” lidhur me këtë temat që shtruam këtu, Demaçi ka shkruar:
·         ”Njerëzit nuk duhet ta harrojnë rrugën kryesore[24] “,
·         “Mësuesi im, njeri i madh (Esad Mekuli-R.A-) e poet, ma dha dorë e iku. Ai iku, por fjalët e tij më vunë në lëvizje (nënv.R.A)….Në shtëpi punoja në romanin tim dhe nganjëherë, pushtuesve dhe bashkëpunëtorëve të tyre ua turbulloja ujin!….”[25],
·         “Shihej se po shtohej numri i shkrimtarëve të vetëdijshëm, (nënv. R.A-)[26]”,
·         “Çdokush është botë në vete dhe ka matësinë e vlerësimeve të veta… Këtu (në burg, R.A) qenka fakulteti i të gjitha fakulteteve për të njohur vetveten dhe për të njohur jetën nga brenda.[27]”,
·         “ Po, ato që ke folur e ke shkruar kanë qenë të vërteta, apo ke gënjyer?[28]”, i drejtohet në burg Adem Demaçi vetes,
·         “Nëna është punë e madhe, por atdheu e liria e popullit janë punë  më të mëdha  sesa nëna.”[29]
·         “Dy forca veprojnë mbi njëra-tjetrën dhe si rezultante lind rruga e tretë që na çon drejtë lirisë…”[30],
·         “Unë nuk jam vetëm unë, por unë jam unë, bashkë me të gjitha mbresat nga njerëzit me të cilët jam takuar dhe bashkë me ta kam ndarë përjetimet nëpër të cilat kemi kaluar”[31],
·         “Unë, megjithatë, përfundimisht e munda vetveten. E ndiej veten shumë të lehtësuar dhe fort krenar për këtë që arrita të mbroja veten nga vetvetja ime!”[32] 
·         “Pa e ndryshuar vetë as shokët nuk do të mund t’i ndryshosh. Pa ndryshuar ne, vetë, as shumicën, pa të cilën po shihet se nuk bënë, nuk mund ta ndryshojmë…”[33]
·         “Pa reingxhiniering individual e reinxhiniering kolektiv nuk bëhet asgjë serioze në hapësirë tone kombëtare!”[34]
·         “Fatkeqësisht, ne edhe sot, si popull, të shumtën jemi të përfshirë nga stihia sesa nga një përparim i programuar si duket e sa duket. Dhe, prandaj, sa i takon dijes, vetëdijes e organizimit, si popull, ende jemi në bisht të Evropës.”[35]
Ndërsa në veprën “Filozofia e jetës “lidhur me temat e lartcekura ka sintetizuar:
*      “Njohja e jetës, njohja e botës, njohja e zhvillimit të shoqërisë njerëzore, kanë rëndësi thelbësore.”[36]
*      “Është me rëndësi thelbësore që shkrimet tona ta përparojnë, ta përsosin, ta hijeshojnë dhe ta bëjnë të gëzueshme jetën e njerëzimit.”[37],
*      “Me anë të mendjes njeriu përjeton, në mënyrë subjektive, gjithësinë e cila, gjithashtu, është një tërësi e pafund energjetike e informatike ose kuantike.” [38]
*      “Duke pasur këtë parasysh, rëndësia e vëmendjes, në jetën tonë, në veprimet tona, në mësimet tona, është e jashtëzakonshme.”[39]
*      “Nëse populli ynë do t’ia kushtonte vëmendjen e duhur diturisë do ta kishte diturinë; nëse do t’ia kushtonte vëmendjen e duhur lirisë, ai, qysh moti, do ta fitonte lirinë.”[40],
*      “Gjatë gjithë kohës së robërive tona, pushtuesit tanë, na rrëmbyen mbipunën tonë, na e muarën me dhunë mbiprodhimin tonë, na e përvetësuan, me hile, mbivlerën tonë. Por mbi të gjitha na privuan nga dija. Sepse dija ishte dhe është më e rëndësishmja nga të gjitha.”[41]
*      “Dija është faktori  i parë që po na mungon edhe sot, që të mund të shndërrohemi në faktorë të respektueshëm në hapësirat e Evropës juglindore.”[42]
*      Njeriu me dije të vogël, shqyrton objektet e dukuritë në mënyrë të përciptë sepse ai, nuk ka kapacitet për t’i shqyrtuar ato në mënyrë përmbajtjesore.”[43]
*      “Në këtë mënyrë njeriu me dije të vogël, vazhdimisht mashtrohet dhe humbet në rrugën e kërkimit të lirisë. Prandaj, njeriu me dije të vogël, prore mbetet inferior i forcave të cilat e rrethojnë.”[44]
*      “Vetëdija, pra është dija e përvetësuar, dija e asimiluar, dija e metablizuar…Vetëm dija, të cilën njeriu e përdorë,  vetëm dija të cilën njeriu e vë në jetë, vetëm dija, të cilën njeriu e zbaton në jetë, bëhet dije e tij, bëhet dije e gjallë.”[45]
*      “Kombi forcohet duke rritur e zgjeruar  dijen  e duke e ngritur vetëdijen shkencore, artistike e politike si forca të domosdoshme organizuese.”[46]
*      “Në shumë drejtime, sa i takon vetëdijes, jemi të vonuar.... Ende nuk e kemi arritur shkallën e vetëdijes kombëtare e na imponohet nevoja e krijimit të vetëdijes qytetare.”[47],
*      “Prandaj duhet të përqendrohemi në të tashmen dhe ta ndryshojmë në kahe pozitive të tashmen.”[48],
*      “Vetëdija njerëzore është hyrje në shkallën më të lartë të vetëdijes, në vetëdijen shpirtërore, ose në vetëdijen kuatike, në vetëdijen që na bashkon me Zotin.”[49],
*      “Njeriu është mrekulli e gjithësisë, sepse vetëm ky është i vetëdijshëm për kualitetet, ose cilësitë e tij gjeniale.”[50]
*      “Njeriu me vetëdije stabile kuantike, që njëherë e përgjithmonë të lirohet nga burgu i vetmisë.”[51]
*      “Për njeriun me mendje dinamike ose me vetëdije kuantike të gjitha këto ankthe, frika janë të pakuptimta, të tepërta dhe qesharake. Vdekje për te nuk ka. Ka vetëm ndërrim dhe lartësim të formave të zhvillimit, ka vetëm përsosje të jetës.”[52]
*      “Kushti i parë më i madh për të arritur lumturinë e vërtetë është liria. Pa liri jeta s’ka kuptim, sepse robëria është frenuese e ecjes përpara, frenuese e lëvizjes, qarkullimit, zhvillimit, përsosjes e pajisjen me dije të vërtetë të gjithanshme.”[53]
Me të gjitha këto pika e nënpika, tema e nëntema, çështje a segmente të filozofisë dhe fenomenologjisë  çlirimtare qëllimi i së cilës është të na shpie në mbretërinë e lirisë, pa të cilën, sipas Demaçit, jeta nuk ka kuptim dhe pa liri nuk ka lumturi të individit as të kolektivitetit. Sikur rrugëtimi, artistik, jetësor, teorik e praktik- çlirimtar dhe përfundimet e Adem Demaçit (dhe popullit tonë) për filozofinë çlirimtare, lirinë e lumturinë, edhe në rastin e popullit tonë ka vërtetuar eksplorimin e Hegelit të madhe se: “Historia e zhvillimit të një populli tregon se si populli e realizon nocionin e tij të lirisë.[54]
Pra, e ndryshuara dhe çlirimtarja, liria dhe lumturia në arte, shkencë e në jetë, sipas Demaçit, arrihen: diku mos harruar rrugën kryesore, duke kuptuar e zbatuar në praktikë mësimet e vërteta dhe të sinqerta të mësuesve tanë, me shtimin e shkrimtarëve (subjekteve) të vetëdijshëm/e për ti arritur qëllimet, duke njohur potencialet tona të brendshme shpirtërore dhe duke përvetësuar tërë përvojën jetësore, qoftë kjo edhe nëpër burgje, duke luftuar me vetveten, duke kaluar dhimbët e mëdha individuale e familjare, sentimentet e ndryshme në favor të vlerave më të mëdha kolektive (siç janë LIRIA e Atdheut dhe popullit, rritja e vetëdijeve, organizimi etj.), duke ditur se lufta e forcave të kundërta shpie drejtë LIRISË, se uni, individi është (dhe duhet të jetë vetëdijshëm) i përgjithshëm, duke mbrojtur vetveten nga vetvetja, duke ndryshuar veten, shokët dhe shumicën (reinxhiniering individual e  kolektiv  në hapësirë tonë kombëtare), duke hequr stihinë nga jeta kombëtare e duke pasur Program për përparim, duke përvetësuar gnoseologji thelbësore për jetën, shoqërinë, botën e zhvillimin e tyre, duke vënë shkrimet tona në funksion përparimi real e estetik të jetës së njerëzimit, duke i aktivizuar të gjitha vetitë dhe energjitë shpirtërore (mendjen, vëmendjen, vetëdijen e gjallë shkencore, artistike e politike) edhe si forca të domosdoshme organizuese kombëtare në mënyrë që të mos mbetemi inferior i forcave që na rrethojnë. Nga kjo që analizuam gjer më tani, del se si në romani "Gjarpinjtë e gjakut " ashtu edhe në veprat tjera shkrimore e jetësore Adem Demaçi, si filozof, i jep rëndësi ideales (dijes, njohjes, vetëdijes, shpirtërores) dhe zbatimit të saj në jetë, duke qenë i gatshëm gjithherë për ta ndryshuar realen në kohë e hapësirë konkrete me qëllim të fitimit të lirisë së plotë e lumturisë së vërtetë. Në përgjithësi, kjo është filozofia e tij çlirimtare kombëtare e njerëzore apo pikëpamja  e përgjithshme e Adem Demaçit për përvetësimin e artit  dhe jetës.
2.1. Identifikimi me të përgjithshmen
Adem Demaçi ishte pishtari dhe Prometheu modern i çlirimit të shqiptarëve, si një pjesë e  njerëzimit. Këtë vepër të madhe  njerëzore, universale, Adem Demaçi ka mundur ta bëjë, pasi më parë është identifikuar tërësisht me komunitetin, popullin e tij. Ademi ynë edhe vet ka qenë dhe është i vetëdijshëm për këtë, ndaj me të drejtë, në romanin tjetër të tij, ka shkruar:
“Jeta ime dhe ajo e familjes sime, në thelb, i ngjasojnë jetës së shumicës dërrmuese të popullit tonë. Sikur jeta ime dhe jeta e familjes sime të mos ishte për shumëçka tipike me jetën e shumicës dërrmuese të popullit tonë, që ende po palafitet për ta fituar lirinë e plotë, unë nuk do ta bëja këtë rrëfim. Prandaj të rrëfej jetën time e të familjes sime që të shohësh fenomenologjinë e zhvillimit tim dhe të shumicës së shqiptarëve të robëruar.[55]

Kjo fenomenologji ka embrionin edhe në romanin e parë të Adem Demaçit, që po shqyrtojmë. Dukuritë, proceset, krijesat e shpirtit dhe shpirti në tërësi si shprehje e domethënie  psikologjik e filozofik janë në funksion të ruajtjes, rritjes, cilësimit të shpirtit çlirimtar pa të cilin do të mbetej robëri, tjetërsim, joqenie (zbrazëti) në vend të qenies shpirtërore e gjeografike shqiptare. Lufta e forcave të kundërta atyre robëruese dhe atyre çlirimtare vazhdonte të kërkonte shpirt të madh të kësaj të elementeve çlirimtare, gjë që e parashikon romani, ngase një ditë do të ndesheshin ballë për ballë dy kundërshtitë, dy botët, dy palë njerëzit, ata që ishin mbajtës (Shtyllat e gjakosura) të robërisë  dhe ata që ishin bartësit e lirisë Adem Demaçi me shokë e shoqe (Yjët/yjet e lirisë), Prandaj qysh në romanin që po shqyrtojmë Demaçi kishte paraqitur domosdonë e rritjes së shpirtit te populli i vet, praktikisht në kohë e hapësirë të atëhershme, sepse kishte dhe do të kishte edhe më shumë luftë psikologjike mes bartësve të lirisë dhe udbashëve-çetniko-fashist.
Dhe, vërtetë kështu kishte ndodhur. Vet krijuesi i veprës artistike, romanit që po shqyrtojmë, u ndesh me bishat çetnike duarthatë në burg, dhe mbeti i pamposhtur fizikisht e  shpirtërisht, pra e jetoi filozofinë e vet dhe psikologjinë çlirimtare duke ia rritur kështu edhe vlerën romanit, sepse burgu i tij më 1959-tën dhe mbrojtja në burg ishte vazhdim praktik i romanit dhe katarzë specifike shqiptare, rritje e shpirtit shqiptar, njerëzor dhe luftarak për arritjen e qëllimit të lartë FITIMIT TË LIRISË PËR qenien shqiptare e njerëzore.
2.2. Filozofia e kohës dhe jetës
Adem Demaçi, ky Sokrat shqiptar, gjer më tani, kurrë nuk u pendua për filozofinë dhe praktikën e tij çlirimtare, por me vetë shembullin e tij na mëson se edhe sot duhet të jemi si ai, deri në fitimi e plotë të lirisë, sepse liria gati kurrë nuk është e mjaftueshme, ngase në këtë shkallët tashme të njerëzimit, një pjesë e madhe e njerëzimit nuk mund ta tejkalojnë fazën shtazore të ekzistencës, nuk mund të çlirohen shpirtërisht, prandaj të paçliruarit shpirtërisht, e rëndojnë, e han edhe  një pjesë të njerëzimit të çliruar shpirtërisht, e hanë edhe vetveten, sikurse që thotë Demaçi për kohën, se ajo e hante vetveten edhe në kohën e Rankoviqit. Ende ka mbetur si ligj fakti se ai që e robëron dikë nuk është as vet i lirë, edhe pse i duket, njëherë, se është psikologjikisht i lirë kur kënaqet kur iu merr një pjesë të vlerave, kohës, hapësirës, meritave, parave të tjerëve e që krejt bëjnë një pjesë e mirë e një gjysmë jete apo e një jete të një apo shumë njerëzve. Sepse edhe sot vlen ajo që e ka menduar e shkruar Demaçi, në romanin “Gjarpijtë e gjakut”, se:
Koha është ajo që kapërdinë vetveten, që si kastraveci i detit vjell vetveten, që lind vetveten...Koha është ajo që fle në prehrin e vetvetes, e cila mbush vetveten, zbraz vetveten, është ajo që kurrë nuk ngutet, po as nuk ndalet kurrë...Koha është ajo që jeton vetëm për vete, në vetvete mendonte tash Mustafa…”[56]
Këtu, si rrallëkund tjetër, në shkrimet e Demaçit, kemi nocionin e përgjithshëm demaçian të kohës, që është një lloj simbioze letrare-filozofike e figurë-nocionit kohë. Pra, pos anës letrare-artistike kemi këtu edhe nocionin abstrakt të kohës ku janë futur shumë nënnocione të nocionit kohë si janë: mohimi i kohës nga koha ose nga vetvetja (koha që kapërdinë vetveten), e keqja e kohës (koha han e vjell vetveten), përmasa e madhe e kohës (koha është ajo që fle në prehrin e vetvetes), e koha ka edhe zbrazëti, joqenie por ka edhe qenie, plotëni, sepse kohambush vetveten, zbarz vetveten, kurrë nuk ngutet”. Ana më abstrakte, më e përgjithshme dhe më logjike e nocionit demaçian të kohës është e shënjuar me këto shprehje: koha që lind vetveten, koha nuk ndalet kurrë, “koha është ajo që jeton vetëm për vete, në vetvete.” Pra këtu nocioni i kohës nuk përfshinë vetëm një kohë (p.sh. të tashmen), sepse koha lind vetveten, është dialektikë e përhershme nëpër të tri kohët kryesore; sepse koha lëviz dialektikisht dhe në, fund, përfundimi brilant, i përgjithshëm thelbor abstrakt logjik se, “koha është ajo që jeton vetëm për vete, në vetvete.” Është shumë e çuditshme dhe tejet e suksesshme se Demaçi, qysh në moshën 21 vjeçare ka dhënë një nocion aq interesant dhe abstrakt, të kohës, brenda të cilit ka edhe terma, shenja të filozofisë perëndimore, siç janë termat dhe kuptimet në vete dhe për vete, të cilët na shpijnë deri te filozofia e filozofit më të madh, jo vetëm të perëndimit, por edhe  të botës   Georg Wlihelm Fridrich Hegel
Nocion demaçian i kohës ka dalë nga jeta shqiptare, edhe pse ka ngjashmëri më frymën dhe terminologjinë e filozofisë evropiane për të njejtën temë.
       
2.3. Vlerat aktuale të filozofisë jetësore të Demaçit
 Me rëndësi është se te Demaçi kemi edhe filozofi të pastër qoftë për kohën (filozofi e përgjithshme e kohës e jetës) qoftë edhe për shpirtin (fenomenologji konkrete e jetës shqiptare) që ballafaqohet me mohimin e antijetës dhe antiqenies që kishte instaluar robëruesi i shpirtit dhe fizikut të një komuniteti të tërë liridashës në Kosovë.
Duke parë se Demaçi edhe në romanin e parë të tij, bile edhe atë në kohën më të vështirë të qenies shqiptare, është  marrë me temat dhe format që kanë qenë të trajtueshme (dhe janë  ende) në  filozofinë botërore, duke parë trajtimin e temave të tilla edhe me figura letrare (metafora) e me nocion (logjikë), bie teza se shqiptarët nuk kanë të zhvilluar filozofinë, abstraksionin, logjikën historisë, filozofisë e jetës, estetikën etj. Fakti se këto i kemi specifike, me identitet tonin, nuk duhet t’i mashtrojë, ata që shikojnë përciptazi dhe të thonë se ne nuk kemi filozofi. Po mos të kishim nocion, logjikë, filozofi të thellë jetësore nuk do të kishim as aksion çlirimtar, që shpesh e ka trand e mahnitë edhe tërë botën. E njëherë edhe e tërë bota u muarr me Kosovën e vogël, si ne tani që po merremi me Ademin e “vogël” i cili e mundi një shtet okupator. Filozofia në përgjithësi po edhe filozofia çlirimtare në veçanti, në romanin e trajtuar këtu është më shumë në formë figurash letrare. Për tu kuptuar më mirë kjo filozofi është e domosdoshme edhe leximi e kuptimi i romanit autobiografik “Dashuria kuantike e filanit” (2007), ku filozofia demaçiane është e dominuar nga nocion, por jo edhe se është lënë anash figura letrare, metafora shprehja e gjuha e përgjithshme e pasur shqipe, e cila më shumë na shpreh se sa që e shprehim ne atë. Pra njeriu i përgjithshëm, Demaçi, me filozofinë e tij për të përgjithshmen dhe personalen në  këto dy romane, duke e përfshirë (dhe duke u përfshirë) edhe nga thellësitë e gjuhës së gjallë të popullit e përvojës shekullore ka realizuar një filozofi të veçantë të jetës. Sipas Aristotelit, ajo (gjuha) ka për detyrë të bëjë përgjithësime lidhur me krijimtarinë artistike dhe si e tillë është pjesë përbërëse e filozofisë ”[57]  Por Adem Demaçi nuk a ka shprehur estetikisht dhe sociologjikisht vetëm qenien shqiptare por edhe qenia shqiptare e ka shprehur dhe krijuar atë, sepse thotë, po tregoj ...si më gatuan shqiptarët për hajrin e vet, e si më farkuan  dhe kalitën çetnikët serbë, për sherrin e vet?...[58] Domethënë, procesi i jetës dhe kontradiktat e saj, e kanë shtyrë Demaçin të bëjë vepra dhe ai është ky që është përmes veprave te tij, siç kanë thënë edh të tjerët, po jo kështu origjinal, si Demaçi, jo vetëm në këto dy vepra që po i cekim këtu. Se ky njeri është qenie shoqërore e përgjithshme e ka shpreh edhe kur  përdor krahasimin e kavallin:
Unë nuk jam vetëm unë...nganjëherë më duket vetja se i kam shtatëqind vjet. Nganjëherë më duket vetja se jam kavall, se nuk kam jetua fare dhe se vetëm ndër birat e kavallit fishkullojnë trishtueshëm zërat e shekujve....[59] “.
 Pra ai, Demaçi edhe me romanin e tij të parë dhe me romanet e veprat e tij të përditshme të vogla e të mëdha çlirimtare ka treguar dhe tregon se është personalitet i përgjithshëm[60] (shqiptar e njerëzor) sepse uni i tij përfshinë një pjesë të konsiderueshme të qenies shqiptare në kohë e hapësirë, përfshinë zërat e shekujve, reumën e dhimbët e goditjeve të shpatave të pushtuesve ndaj stërgjyshërve dhe të gjyshërve tani ndër shekuj, gjëma të rënda të shekujve të robërisë, vajin e para qindra mijëra vjetëve të fëmijëve në ikje nga pushtuesit e zullumqarët. Embrionin e kësaj filozofie të vajit që shpie domosdoshmërish  në motiv të pathyeshëm për çlirim, Adem Demaçi e ka paraqitur qysh në romanin e tij të parë, si edhe me mbrojtjen e romanit dhe të filozofisë së tij jetësore edhe në burg, të cilin a ka shndërruar në administratë çlirimtare, ndërsa gardianët e zullumqarët tjerë të burgut si nëpunës të tij, që lere se nuk mund ta zhbëjnë Demaçin, por ai i vë në shërbim të tij (në njëfarë mënyre). Si romani i tij i parë, ashtu edhe vetë jeta prometheike e filozofike e Demaçit, na nxisin t’ia bëjmë edhe ne sot vetes pyetjen: Pse i mohojmë ne vetë vlerat tona, qofshin ato, filozofi, logjikë, sociologji, psikologji, praktikë çlirimtare etj.?
Përgjigjen e kemi  në librin elektronik ”FILOZOFIA E JETËS” ku Adem Demaçi na tregon se ne i mohojmë vlerat tona dhe e nënçmojmë veten sepse kemi dije të vogël,  na mungojnë, si vetëdijet e veçanta ashtu edhe vetëdija e përgjithshme ndaj vijnë edhe pasoja të shumta negative që shkakton këto mungesa. Lidhur me këtë, në nëntitullin 2 (Thelbi i filozofisë  çlirimtare) kemi sjellë përmbajtje konkrete, origjinale nga filozofia e shkruar Demaçit,  ku kemi shumë mendime madhështore, që janë edhe vlera për vlerat  aktuale të filozofisë jetësore të Demaçit.
Liria jonë gjendet në atë shkallë  që kemi mundur ta biem dhe ta fitojmë gjer më tani.”[61] Te Demaçi gjejmë edhe disa shkaqe, pse liria jonë sot nuk është në shkallë më të lartë? Diçka nga këto shkaqe jemi përpjekur të sjellim edhe në citimet që përmendëm në në nëntitullin 2) 
 Edhe mendimet dhe veprimet jetësore të njerëzve të mëdhenj (siç është Adem Demaçi) në realizim të filozofisë kombëtare e njerëzore janë madhështore (estetikë).
E si mund të mos jetë edhe filozofi veprimi, aksioni i madh çlirimtar?
                        2.4. Praktika është edhe teori (filozofi)
Pasi shqiptarët në të kaluarën, për shkak të rrethanave historike kanë pasur (më shumë) veprime madhështore, veprime e aksione çlirimtare, kanë pasur PRAKTIKA si kjo e ADEM DEMAÇIT dhe e ADEM JASHARIT. Kjo domethënë se praktikat e tialla kanë pasur dhe kanë edhe FILOZOFINË E VET TË VEÇANTË, specifike. Nuk është vetëm Adem Demaçi që na ka lënë  filozofi të thellë të shkruar. Janë edhe shumë shqiptarë tjerë që kanë krijuar dhe krijojnë filozofi. Siç cekëm edhe më lartë, Demaçi (me shkrim) tregon ”…SI MË GATUAN SHQIPATRËT PËR HAJRIN E VET,”. Kjo, mendoj unë, duhet kuptuar, gjithsesi, në kuptimin filozofik, se edhe filozofia e mëparshme e shqiptarëve apo më gjerë, qenia e përgjithshme shqiptare ka krijuar Demaçin. Dhe si qenia e përgjithshme shqiptare ashtu edhe personalitetet e mëdha shqiptare që shprehin dhe aktualizojnë, shpesh, esencën e qenies shqiptare, gjer më tani, më shumë janë manifestuar e konkretizuar përmes praktikës çlirimtare (e praktikave tjera) që është (që janë)  njëra  anë themelore e filozofisë, se sa që janë shprehur e konkretizuar përmes teorisë. Por filozofit e mëdha dhe filozofët e mëdhenj të botës, nuk e kanë shikuar PRAKTIKËN të ndarë nga TEORIA, pasi që edhe vet e kanë praktikuar në jetë filozofinë e tyre, ngase e kanë parë e kuptuar se në brendi të çdo veprimtarie të madhe, praktike që bënë kthesa, qëndron një filozofi e madhe. Lidhur me këtë, këtu po biem vetë një mendim të Demaçit, që e cituam shumë qëllimisht edhe në pjesën 2 të këtij punimi dhe i cili thotë: “Vetëm dija, të cilën njeriu e përdorë,  vetëm dija të cilën njeriu e vë në jetë, vetëm dija, të cilën njeriu e zbaton në jetë, bëhet dije e tij, bëhet dije e gjallë”. Pra, filozofi ynë e dallon, dijen, njohjen, teorinë e gjallë nga dija formale, që është si e vdekur.
TEORI e madhe duke bërë ndryshime (kur e praktikojnë njerëzit) dhe duke e shpënë përpara jetën, VËRTETOHET edhe vet. E si mos të jenë filozofi ato gjëra a vlera që jeta, praktika i ka vërtetuar dhe i vërteton përditë? Si mos të jenë, pra, edhe filozofë ata/ato shqiptare/e që, sikurse Adem Demaçi, kanë përdorë në praktikë, në  jetë, dijen, teorinë e gjallë me të cilën janë bërë e bëhen edhe sot prijatarë/e të ndryshimit përparimtar të jetës individuale shpirtërore, shoqërore e kombëtare?
Filozofia  e thjeshtë dhe e vërtetë çlirimtare dhe veprimtaria e thjeshtë dhe e vërtetë çlirimtare e kanë bërë, e bëjnë dhe do ta bëjnë Demaçin, si dje, si sot, ashtu edhe nesër, personalitet të pazëvendësueshëm dhe të paanashkalueshëm (të pa mohueshëmnë) në të gjitha kohët tona. Ai, tashmë është shqiptari dhe njeriu universal, me personalitet origjinal. Vlenë  edhe sot ajo që ka shkruar (jo vetëm në romanin "Gjarpijntë e gjakut ") dhe shkruan Adem Demaçi.
Si në romanin e tij të parë ashtu edhe me veprat  tjera të shumta Demaçi ka bërë, dialogë gjithherë përmbajtjesor mes UNIT dhe TI-së për çka Antropologjia e Fojerbahut thotë:
“Dialektika e njëmendtë nuk është monolog i mendimtarit të vetmuar me vetveten, por dialog në mes të Unit dhe të Ti-së”[62]
Këtë dialog mes unit dhe ti-së e kemi në veprat dhe praktikat jetësore të Demaçit,  krejt të qartë, shumë shprehës, me thellësi jetësore e filozofi që tejkalon momentin dhe situatën. Prandaj romani "Gjarpijntë e gjakut" i Adem  Demaçit është vetëm një shembull krejt i qartë dhe i kuptueshëm, në mesin e shumë trashëgimive vlerore të Demaçit,  ku me figura dhe nocione, me tërë energjinë personale, familjare e kombëtare (aç sa mundet një personalitet të absorbojë përmbajtje, substancë a energji kombëtare) është i angazhuar për ta tejkaluar negativen e kohës (anën robëruese të saj), për të dalë nga gërzholja e kohës ekzistuese, nga hiçi i saj dhe për ta krijuar një kohë tjetër me liri (mundësisht) të plotë, me qenie njerëzore të lira, ku ka edhe Mohjeta dhe Tungjatë (Tu zgjatët) Jeta. Aq shumë autori ka depërtuar në jetën  konkrete të kohës dhe të hapësirës (të ngushtuar) sa që e ka parë e filluar po me këtë roman domosdoshmërinë e ndryshimit të tyre, qoftë edhe me revolucion kombëtar. Prandaj të kemi kujdes, se kur ka folur e shkruar Demaçi, si në veprën “Gjarpinjtë e gjakut”, ashtu edhe në veprat tjera, para e pas romanit tij të parë, ka folur e  flet vet qenia shqiptare e njerëzore. Ai ka arritur e aso lartësie, lirie e krijimtarie sa që i mundëson qeneis të flas edhe përmes tij.
2.5. Vetëdija çlirimtare, ngritja e saj
 Vet struktura, stili, qartësia, idetë e mëdha, besimi në fitore, janë pjesë e vënies së një strukture të vetëdijes çlirimtare në brendësi të një shpirti të pandalshëm çlirimtar, që është si koha që lëviz dhe nuk ndalet. Është dialektika e historisë, e shprehur çuditërisht edhe me shenja të filozofisë botërore (siç është Hegeli) po edhe me figura të ngjashme, forma artistike hijet (që të përkujtojnë Platonin  e Shekspirin),  që Demaçi i ka mbushur me përmbajtje origjinale shqiptare, pa pasur kund pikë plagjiati dhe artificialiteti, sepse autori ka shkruar sinqerisht, ka besuar sinqerisht në shkrimi e tij, e ka jetuar këtë filozofi dhe e ka pasurua edhe me tej, në  terrenin më të vështirë, në terrenin e luftës praktike për IDEALE, në organizim të  LNÇKVSHJ-së, që çoi autorin   edhe në burgje e më tej, në realizime të projektit të tij madhor kombëtar e njerëzor. Kuptohet, jo vetëm burgjet e tij e bënjë romanin edhe më të kërkuar, më të besuar e të dashur, prandaj, ndoshta, më shumë njerëz e lexuan (ilegalisht) kur ishte i ndaluar se që e lexojnë sot legalisht, edhe pse edhe sot, si me shkrimet, si me praktikën jetësore Demaçi, shton, ngritë vetëdijen, çel udhë te re (të reja) dhe është kujdestar i lirisë, jokonformist,   por ca gjarpinj të gjakut qe kanë mbetur ende të fshehur, ende nuk po e lenë të del aty ku po e kërkon vendi, në Programet e Republikës së Kosovës e në Akademinë e shkencave dhe arteve, sepse ende ka kontaminime, jo vetëm në koka dhe ne karrika. Ky anashkalim  i kësaj vepre, i romanit aq të rëndësishëm për letërsinë shqiptare, na bënë t’i besojmë edhe më shumë Demaçit kur na porositë: »Por mos harroni se këta gjarprinjë edhe pas 55 vjetësh ende janë aktiv dhe të rrezikshëm...”[63]
Si me romanin e parë të tij, ashtu edhe me veprat e tij të shumta shkrimore e jetësore pishtari ynë (Adem Demaçi) ka ngritur dhe ngritë disa lloje të rëndësishme të vetëdijes së shqiptarëve, ka forcuar dhe forcon aktivitetin më të dobishëm të njeriut dhe njerëzimit, mendimin e sinqertë qe nuk të le pa lot për njerëz e botë, siç thotë një filozofomë e kombit shqiptar. Demaçi e ka pasuruar dhe e pasuron, e ka ngrutur dhe ngritë vetëdijen e shqiptarëve (pra një pjese të njerëzimit) sepse është NJERI-NJERËZOR dhe ka dëshiruar  që në “zemrat e njerëzve të flakëronte si nuri flaka e dashurisë për njëri-tjetrin, që ndër dejtë e tyre të hynte një vakësi, e cila do t’ua shkrinte gjithë prangat angështuese që tu rritet shpirti!...Do të dëshiroja që të qohej një tufan i madh dhe me valët e veta të vajtonte e të këndonte për këto anë të humbura!... Do të dëshiroja që të qohej një erë e madhe, shumë e madhe, e t’ i  thyente gjithë dyert e dritaret e këtyre kështjellave të ndyra dhe të pastronte një herë e përgjithmonë këtë ajër të qelbur helmesh të trashëguara shekullore!...[64]
Dhe dëshira, projekti çlirimtar (LNÇKVSHJ-ja, së bashku me të tjera Organizata Çlirimtare deri te UÇK-ja fitimtare) ngriti disa lloje të vetëdijes të shqiptarët e robëruar dhe populli u organizua, u bë erë e tufan (demostratë 1968, kryengritje më 1981, luftë çlirimtare më 1997-1999) dhe theu dyer e dritare të kështjellave të ndyra të robërisë, fitoi Republikën e Kosovë (në funksion të Ribashkimit Kombëtar) dhe po vazhdon të pastrojë edhe një pjesë të këtij “ajri të qelbur helmesh të trashëguara shekullore”.
Vetëdia e ngritë, e rrit shpirtin, ndërsa shpirti i rritur nuk rri në robëri. këtu te fenomeni i rritjes së shpirtit, cilësisë së shpirtit, që e ka vënë në spikamë Demaçi (qysh më 1958-tën, në roman që po shqyrtojmë) kemi idealizmin real të filozofisë çlirimtar të Adem Demaçit. Sipas Demaçit, nëse populli, KOMBI është i vetëdijshëm për fuqinë e vet edhe çlirohet (nga kufizimet e ndryshme), realizohet, ndërsa tragjedia qëndron në padituri (injorancë), nëse populli, KOMBI nuk është i vetëdijshëm për fuqinë e vet.
 3. Estetikja në këtë në  këtë roman
Pasi ky roman cilësor, (vetëm me 112 faqe), flet natyrshëm (e është shkruar) nga brendia e qenies (shqiptare e njerëzore), ka qenë e pamundshme që në substancën e tij, aq të rëndësishme mos të përfshijë edhe një tërësi shumë funksionale kategorish estetike (artistike-filozofike) siç janë:
3.1 E Madhërishmja, Madhështorja
 Qëllimi i romanit[65], mendimet çlirimtare se nuk duhet të derdhim gjak përbrenda, por duhet t’a kthejmë pushkën robëruesit, pushtuesit, se duhet të çrrënjosim  paragjykimet dhe ujqëritë a egërsitë tona të imponuara dhe të pa imponuara, hyrja e gruas ndërmjet dhe ndalja e vrasjeve në oborrin e Sejdi Goxhufit (Gruaja nërmjet, zoti u bekoftë, gruaja nërmjet![66]), besimi i babëgjyshëve tanë se “Nuk farohen Shqyptarët aq kollaj, jo; se guri e bricën e llomit, e grimcon, po pluhun s’mun e ban me marue lloç pej tij,”[67]  punët dhe rendet shtëpisë (atë të mbarat dhe të vërtetat), Mujo Bylykbashi janë elemente, përmasa  të kategorisë estetike të së madhërishmes. Po ashtu është pjesë e së madhërishmes të këtij romani ndikimi i Mustafës për shtjetërsimin e Emin Malokut dhe rezultati që shihet në fund të romanit kur Emini dhe Sejdi Goxhufi dalin nga gëzhoja subjektive dhe e tejkalojnë veten pozitivisht. Një pjesë e  madhështores  së këtij romani shprehte edhe në faqen 110 me këto fjalë shenja apo me metaforën domethënëse: “ Çfarë faji ka Maçekllava qi mi maje të saj bora çkrihet më vonë se mi majet tjera? ... A veç pse asht ma e nalta a? Këtu e madhërishmja, del te karakteri i lartë, që nënkupton metaforikisht karakterin apo veçorinë e lartë, suksesin kulmor si të popullit (kombit) ashtu edhe individit, të cilët, mu pse janë kulmor, shpesh edhe të paarritshëm nga të tjerët, kanë vështirësi a tragjedi në jetë, pasi që mohohen dhe luftohen, pa të drejtë nga shumica mediokre. Këtu vetë përmbajtja e së madhërishmes, në rrethana konkrete dhe në mesin e njerëzve jo të çliruar shpirtërisht, “shkakton” tragjiken. Domethënë se si dje ashtu edhe sot, kur shumica e njerëzve nuk ishin dhe nuk janë të çliruar shpirtërisht, fatkeqësisht, e madhërishmja, e larta ka elemente të tragjikes, por edhe, shpesh shndërrohet në tragjiken. E madhërishmja, e larta bëhet edhe më madhështore, në rastet   kur e tejkalon, me mençurinë (inteligjencën e vet), fatin dhe qëndrueshmërinë e vet dhe kur bëhet model udhërrëfyes edhe në jetë, siç është rasti i vet këtij romani që, përkundër rreziqeve të lexuesve të tij, u lexua, u ndoq, u imituar dhe edhe sot ka vlera të heshtura në vete, po ashtu si edhe autori i romanit, Adem Demaçi i Madhërishëm dhe Madhështor (gjer më tani), sepse ka qenë dhe është (gjer më tani) gjithherë i lartë, maje, i pamposhtur nga tragjiket e kohëve.
E madhërishmja në tragjiken, drama pranë kufomave, ngadhënjim i idesë çlirimtare të Mustafës që ka brenda edhe elementin e tejkalimit të saj, sepse empirikja tragjike dhe puna e Mustafës me të tjerët që mund të bëheshim kundërshtarë të ortekut, fillon të jep fryte. Edhe Emin Maloku, më në fund del nga gërzholja e vet. Psikologjia e së vjetrës së shëmtuar  vetëvrasëse (vëllavrasëse) e një populli fillon të zhdavaritet. Puna me shpirt (e Mustafës) jep shpirt. Embrioni i madhështores çlirimtare që ishte mbjellë jep fryte. E keqja mposhtet në fund të tragjedisë. Mustafa porositë djemtë e rijnë që t’u bien në krye gjarpnojëve....që planifikimin ta zhbënin, odën, rendin, këngën, trimëritë e traditat e mirëfillta shqiptare. Krejt këto janë elemente të madhërishmes dhe madhështores në këtë roman: vetëdijesimi për vështirësitë në rrugën e çlirimit, dekontaminimi i ajrit të helmatisur të robërisë shekullore, forcim i lexuesit në rrugë përparimtare,  zbulim edhe i ca detajeve të rendit e procesit  të  çlirimtar, lufta me vetveten, dalja nga gëzhoja, ribërja personale dhe  e grupore, arsimimi-dituria, ndalja e gjakmarrjes dhe në fund kthimi i pushkës, pushtuesit, hasmit. Kjo ishte organizimi, rendimi i rrugës çlirimtare dhe aktivizimi i vetëdijes e diellit të vullnetit për liri, që romani inicio e skicoi, realisht. VETËDIJA për lirinë dhe gatishmëria që të vdes për liri janë në këtë roman struktura e madhështores.
Në romanin “Dashuria kuantike e filanit”,  na del edhe një segment tjetër i Madhështores: se mohuesi i lirisë (pushtuesi i vendit dhe i njerëzve) e kishte ndaluar  madhështoren dhe të madhërishmen, sepse  ai “nuk durojnë madhësi që rrezikojnë madhësinë e tyre...”[68] Si në romanin e tij të parë ashtu edhe në romanet e veprat tjera të Adem Demaçit i madhërishëm është edhe shpirti i madh dhe kultivimi i tij i përhershëm.
3.2. Tragjikja
Në shqyrtimet e mësipërme të  kësaj sprove, pamë se si tragjikja zë vend më të madh në këtë roman të shënuar dhe të veçantë të letërsisë shqiptare. E nuk mund të ndodhte ndryshe me një shkrimtar serioz. Ai u nis nga gjendja tragjike dhe tragjedia kombëtare që pësonin shqiptarët e Kosovës në ish-Jugosllavi. Dhe jo vetëm që përshkroi tragjedinë e robërisë së asaj kohe, por e projektoi, e estetizoi dhe e shpirtëzoi madhështoren, siç e pamë më lartë, që ta mohojë e kapërcej tragjiken e robërisë. Prandaj në romanin "Gjarpijtë e gjakut " të Adem  Demaçit, e Madhërishmja del, apo edhe “shkaktohet” nga Tragjikja, si mohim i saj dhe si pushtim i lirisë, së pari të brendshme pastaj edhe të jashtme. Ndodhë kështu sepse çdo gjë në roman, ndjenjat, tragjedia, mendimet, koha çojë kah domosdoshmëria e çlirimit. Tragjikja me shfaqjet e saj, psikologjinë e vrasjeve, ortiqet e gjakut, shpërnguljet nga vendlindja e vendi, mendimet që lënë në status-quo (robëri) siç janë këto: ne s’na duhet dija, kjo tokë është e babës mbret, ne s’mund të bëjmë asgjë, etj, bëhet aq e padurueshme sa që është e domosdoshme të mohohet artistikisht në këtë roman.  Mishërimi dhe theksimi i vajit me vëllim të madh në këtë roman është  përmasë shprehëse e tragjikes që aq shumë e ka ndjekur dhe po e ndjek jetën kombëtare dhe njerëzore.
                                                       3.3. E drejta
Manifestohet në normë tjetër  nga e rëndomta dhe në fakt është një tjetër normë, tjetër kod që e praktikon Mustafa i cili do njerëzit e tij pa gërzhole, do drejtësi, jo egërsi, do vakësi dhe revolucion që i vendos këto raporte të menduara artistikisht në roman, prandaj idealen, më të lartën, shpëtimtare (pështuesen) e bënë të pranishme me vetë sjelljet, mendimet dhe jetën e vet prej luftëtarit të së resë dhe lirisë, për çka ai ka mbajtur pushkë, ndërsa në marrëdhënie edhe pse shumë të rënda dhe të vështira me rreth social të vetin, e mban këtë të drejtë ideale që si pjesë e madhështores është  e shumë e  bukur, sepse rendi i shtëpisë së shqiptarit dhe rendi i odës nuk prishet lehtë. Në fund të fundit, burri i vërtetë shqiptar, siç është në roman Abaz Gjyka, autoritet në mesin social ky jeton, edhe pse ka dobësi që nuk mund të del shpejtë nga gërzhola, nuk lejon të shkelet kënga atdhetare e rendi i odës, as nderi i familjes, prandaj qet pushkë për këtë dhe shtrinë përdhe dhunuesin, kidnapuesin e odës. Pra, realiteti metaforik i romanit ka edhe këtë dimension. Kjo, nga aspekti social nuk ka qenë vetëm e metë e Abazit dhe e personazheve tjera, por edhe mungesë e ligjeve të natyrshme të një shteti juridik i cili duhet t’i bëjë ligjet jo në kundërshtim me karakterin, zakonet shekullore të së drejtës natyrore të një populli, që në roman mund të nënkuptohet se këtë punë nuk dijë ta bëjnë shkelësit dhe gjarpinjtë e gjakut që e kanë ndyrë edhe tokën, si del një ide në këtë roman. Prandaj edhe nga kjo anë e analizës del si domosdoshmëri, një erë, në stuhi (revolucion) që spastron dhe të cilin e shpreh Mustafa personazhi tipizues i një gjenerate çlirimtarësh që po përgatiteshin për t’i kthyer pushkën turpit, vdekjes, për t’ua shtyp kokën gjarpërinjve që u marrin njerëzve edhe të drejtën e jetës. Ndaj e drejta del edhe si madhështore për ta  mbrojtur jetën nga këta gjarpinj të gjakut. E drejta shqiptare si motiv dhe si një pjesë e ADN-së shpirtërore të Kombit shpreh në roman domosdoshmërinë e të ndryshuarës dhe të çlirueses si e vetmja rrugë. Pos vetëdijes për rendin (“-Ti i din renet e punët tua, o Sedi!”[69]) në roman mbrohet edhe ideja e barazisë dhe drejtësisë sociale, sepse romani mbron Elezin e varfër dhe të drejtë (djalin e Abaz Gjukës) nga ata që e atakojnë, pa të drejtë dhe ndaj të cilëve djali me barrë të varfërisë, del fitimtar, me çka shprehet edhe filozofia social-psikologjike e romanit. 
Në romani "Gjarpijntë e gjakut" të Adem  Demaçit, E drejta, qoftë si kategori estetike apo si  si një ndër (elementet) motivet e Madhështores që edhe përmes Çlirimtares apo kalimit të së Madhërishmes në Çlirimtaren ka për synim (Qëllim) arritjen e të Ndryshuarës së dëshiruar, duke mohuar (luftuar) të shëmtuarën dhe tragjiken, si në art ashtu edhe në jetë.
Adem Demaçi donte rend kombëtar e jo “rend të parendit”[70], siç ishte ai në ish-jugosllavi për shqiptarët.
3.4. E shëmtuara
Robëria nuk ishte vetëm tragjike por edhe e shëmtuar. Edhe opinionet e zakonshme, cektësinë shpirtërore dominues për vëllavrasjen, gjakmarrjen, ortiqet e gjakut, gjarpinjtë e gjakut, hijet e negatives të baballarëve që e mundojnë Mustafën, xhuxhmaxhuxhi  (shikuar nga aspekti i  së ultës shpirtërore). Në roman është shtruar çështja: “ ..a nuk asht ma faqe e zezë me i ra pushkë vëllait tan?!...”[71], si dhe shpifja, si veprim i shëmtuar, ashtu siç vepron personazhi i Beci që rren e shpif mes ngjarjesh të “belave e bim belave”[72] e romanit e dukuri tjera të ngjashme janë disa nga segmente e së   shëmtuarës së këtij e romanit. Mbetja brenda stadi emocional, apo papjekuria emocionale, drejtimi vetëm nga hakmarrja, inati, zemërimi, mëshira, që Hegeli do t’i quante vetëm instinkte johumane që e shëmtojnë shpirtin e njeriut dhe jetën[73]. Në këtë drejtim kemi edhe tjetërsimin e jetës në Atdhe dhe ai që shpërngulej nga Atdheut i përgjigjet një porosie atdhetare të Mustafës:  “Nuk muj e marr, bre Mustafë, se ky dhe  â i egër! Ma i egër se ujku i malit!”[74]  Këtu dalin në shesh edhe një anë tjera të  së shëmtuarës: e shëmtuara sociale me gjaqet, me rrjete  belash e bim belash, me vrasjet e paguara etj.
3.5. E ndryshuara
Del edhe ne fund të romanit, kur edhe karakteri i tillë si Emin Maloku, transformohet, pasi del nga gërzholja e tij, dhe ndal dorën Sejdiut ta vret të birin, Mustafën, i cili kërkonte ose ndryshim (të shpirtit dhe realitetit) ose vdekje. Siç kemi cekur edhe më lartë, tërë romanin ka për qëllim, dhe është projekt artistik për të ndryshuarën, që bëhet përmes Çlirimtares. E shohim se kjo arrihet në romanin tjetër “Dashuria kuantike e filanit”, i cili shkruhet nga autori në kohën kur shteti pushtues, me shumicën e gjarpinjve të gjakut, largohet nga Kosova jonë e dashur. Sipas filozofisë jetësore të Demaçit e ndryshuara duhet të përmirësohet, të ndryshohet vazhdimisht, të bëhet gjithnjë më cilësore. Ajo përsëri ka rendin e vet të ndryshimit, së pari duhet ndryshuar individi, duhet ndryshuar njeriu veten duke luftuar me vetveten, pastaj të kërkoj këtë edhe tek të tjerët, e më gjërë. Ja si na e thotë këtë dhe na jep shembullin, drejtpërdrejtë Ademi ynë, në faqen e fundit të romanit me temë  dashurie filozofike:
Unë, megjithatë, përfundimisht e munda vetveten. E ndjej veten shumë të lehtësuar dhe fort krenar për këtë që arrita  të mbroja veten nga vetvetja ime!...Kjo është një lehtësi e madhe shpirtërore për ata që nuk u përtojnë furtunave.“[75]
Pra, sipas Demaçit ende në furtunat e jetës së sotme është e domosdoshme të ndryshojmë dhe ta sjellim ende një të ndryshuar më cilësore se këtë që e kemi tani. Dhe këtë duhet ta bëjmë përmes një “përparimi të programuar “. Filozofi, esteti dhe organizatori konkret i ndryshimeve, ja si shprehet për stadin e përparmit, të ndryshuarës së sotme dhe nevojës e metodës për të ndryshuarën më cilësore, të dëshiruarën e mundshme:
“Fatkeqësisht, ne edhe sot, si popull jemi të përfshirë nga stihia sesa nga një përparim i programuar si duhet e sa duhet. Dhe, prandaj, sa i takon dijes, vetëdijes dhe organizimit, si popull, ende jemi në bisht të Evropës. Kjo është një e vërtetë fort e hidhur, mirëpo po qe se nuk e tejkalojmë, edhe më tutje do të mbetemi të vonuar. “ [76]
Dhe s’ ka ku të shkoj më qartë, nevoja estetike e jetësore apo jetësore dhe estetike për ndryshimin dialektik, përparimtar, të së ndryshuarës.
Autori me këtë roman ndryshon edhe mënyrën e komunikimit me popullin e robëruar, me qëllimin madhor për ta arritur të ndryshuarën e dëshiruar.
3.6. Enigmatikja (E fshehta)
Kjo sidomos, paraqitet te romani "Gjarpijntë e gjakut", ku autori më shumë është shprehur përmes alegorisë dhe intertekstit (tri pikave etj.) pa e humbura qëllimin kryesore, porosinë kryesore artistike të romanit. Gjithashtu edhe në burg, përkundër qartësisë, polemikave, debateve, kundërshtive të forta, të pafrikshme dhe parashikimeve të sakta për Kosovën dhe ish-Jugosllavinë, ai ka mbajtur edhe enigmatikën të fshehtën e vet: organizimin klandestin dhe emrat e shokëve të vet, të organizuar derisa organizata nuk është zbuluar. Çdo krijues i madh ka edhe të fshehtën, enigmatikën e tij. Ende është enigmatike se si Adem Demaçi, edhe në moshën e pleqërisë mbetet po ai që lufton me vetveten, e mund vetveten, iu qëndron furtunave të jetës edhe në pleqëri, ku nuk e lë pa e jetësuar, çdo ditë edhe filozofinë e tij (dialektike) të së ndryshuarës jetësore, teorinë dhe praktikën. MOHJETA! Kjo shprehje aq e shprehur në roman është një lokalizëm që autori e ka vjelur me shkathtësi nga jeta e popullit ngase ka përkuar me prirjen e autorit të romanit për filozofi jetësore. Në njëfarë mënyre edhe kjo fjalë, shprehje jetësore, është enigmë (fjalë e pashpjeguar dhe krejt pak e kuptuar në roman) e vetëm mund të supozojmë se ka kuptimin Tungjatjeta!, që ka domethënie filozofike dhe uruese: Tu zgjatët jeta!  Shprehja MOHJETA! Është vetëm njëra nga fjalët e shumta, shprehjet e vjelura nga jeta e popullit në Llap, që në roman edhe për lexuesin shqiptar janë ca enigmatike. Ndaj, enigmatikja për të mos e kaluar masën e vet kritike dhe estetike do të ishte mirë që në të ardhmen për lexuesit e rijnë të kësaj vepre, shumica e shprehjeve vendore ku është shkruar romani të shoqërohen, në një shtojcë me një fjalor shpjegues.
3.7. E pamundshmja e mundshme
Paraqitet në robëri. Mustafa thotë, se mund të ndalen ortiqet e gjakut. Edhe ti bablok mund ta ndalësh ortekun e gjakut, i thotë Mustafa babait të vet, Sejdiut. Mund të thuret gardhi edhe me një hu. Këtë e vërteton, shkrimi i romanit të parë filozofik e çlirimtar, pas luftës së dytë botërore në trojet e pushtuara shqiptare në ish-Jugosllavi. Këtë vërtetim e forcon edhe burgu dhe pasburgu, jeta me furtuna e Demaçit, ku shumë të pamundura, në dukje, u bënë të munduara edhe me nisjativën e tij. A nuk ngjan në të pamundshmen psikologjike,  që  një i ri 21 vjeçar, kur e paralajmërojnë se mund te burgosej për romanin q e kishte shkruar ai shprehet: “-Vallë, a e kam atë fat! “[77]
 Besimi në fitore është, gjithsesi sepse Mustafa ju thotë personazheve, me inteligjencë e bindje, se mund ta ndalin ortekun e gjakut vëllazëror, mund të thuret gardhi edhe me një hu. Këtu e Madhërishmja lidhet edhe me të pamundshmen e mundshme
3.8. Heroikja
Është në të bëmat dhe shpirtin e popullit tonë që e ka krijuar edhe një Adem Demaç. Vetë autori e tregon këtë. Tregon fenomenin e qëndresës heroike të burgosurve edhe para tij për Çështjen Kombëtare. Karakteri heroik, dhe mendimi e mendimtaria e hollë e ka bërë autorin që të bëhet vet mishërim jetësor i personazhit të vet heroik, Mustafës në romanin “Gjarpijntë e gjakut", si dhe inkarnimit të shpirtit heroik të të vëllait, Maliqit    në Adem Demaçin e burgjeve dhe të jo burgjeve.
3.9. Komikja
Komikja në këtë roman ka funksion edhe të vënies në pah e të mohimit të psikologjisë së asgjës si antivlerë, si psikologji e atëhershme që shkaktonte konflikte dhe tragjedi te kombi ynë. Në mes të tragjikes del edhe komikja: “ ...a është me udhë me e djegë çergën për ni plesht, a jo!...”[78], “të qitësh pushkë për fytyrën e një plaku, a? “[79] Komikja është qesharake para madhështores, që në roman del xhuxhmaxhuxhi kundër Mujo Bylykbashit!  Hoxhë Dhia për të vjetrit, është hoxhë në zë (me autoritet) mbjell te ata dhe mban në jetë mitin e gjakmarrjes, sipas të cilit ”... zoti ja ka çkrue Shqyptarit: Ti kie me e vra vëllaun tan e vëllau yt ka me t’ vra ty e s’kanë me tu da gjaqet sa t’jen jeta!”[80] 
Aq shumë Hoxhë Dhia kishte ndikuar që të forcohej miti i vëllavrasjes, opinioni antishqiptar (planifikuar) i UDB-së shtetmadhe-serbojugosllave, sa që një pjesë e madhe e popullit të thjeshtë mendonte se: “ edhe qellën me guhë me e prekë, edhe-shtatë kodra me i kërcye, edhe pej lëkure me dalë, gja nuk mujmë me nrrue!....Nuk mujmë, se tjetërkush i ka n’dorë këto punë!...”, dialogon dhe debaton kështu në roman Sejdi Goxhufi me të birin e tij, revolucionar, Mustafën, i cili ia kthen fjalën babait dhe e zhvesh mitin e ngulitur të gjakmarrjes në psikologjinë e atëhershme të një pjese të popullit, duke u shprehur kështu: “-Qasaj prralle t’gjarpnojve nuk po muj me i besue!... “[81]  Pra, bartësi kryesor psikologjik i tragjikomedisë së shqiptarëve në robëri, Hoxhë Dhia që në roman shënjon ironikisht komiken, kishte bindur përmes fesë (popullin e prapambetur) se tjetërkush i ka në dorë punët e tyre, ndërsa Mustafa jep idenë shtjetërsuese, mbjellë farën e së madhërishmes, embrionin e çlirimtares(që do të shpie, sigurt, deri te e ndryshuara) se populli dhe individi, kryefamiljari, i ka në dorë punët e veta, duke e bindur babain e tij: “ Mue ma merr menja qi ti me dashtë e ndal ortekun e gjakut! Ti e kie n’dorë, bablok!”[82]
Pra, vetë emërtimi komik i personazhit të Hoxhë Dhisë, i jep shenjë lexuesit ta shoh edhe anën komike të tragjikes së robërisë dhe të mbajtësve të saj, të cilët në krahasim me bartësit e së madhërishmes çlirimtare janë si xhuxhmaxhuxhë. Një kontrast të tillë artistik lexuesi mund ta shoh edhe te personazhi i Mustafës dhe ai Hoxhë Dhisë.
Ka situata në roman kur komikja ka funksion argëtues dhe mahnitës, si puhi në ndonjë oazë të jetës, siç janë, lojërat e brinjëve, ku komikja shprehet edhe me vargje e teknikë të lojërave popullore.
Filozofia dhe estetika çlirimtare (kombëtare e njerëzore) në këtë roman janë esenca e tij dhe kanë dalë nga nevojat e natyrshme dhe strukturat themelore të qenies shqiptare, sepse ata njerëz që shkreptijnë fjafueshëm me shikime dhe që janë aq të vendosur ( e të ashpër) për ti mbrojtur fytyrën vetvetes ata kanë pasur dhe kanë energji të pashtershme për ta ndryshuar jetën, për ta përvetësuar atë në harmoni me natyrën e vet humane dhe të lirë, në brendësinë e tyre, në shpirtin e tyre.
 Kalimi në njëra tjetrën, plotësimi i njëra tjetrës, me një fjalë ndërthurja e kategorive estetike (që i përmendëm këtu, po edhe ato që nuk i përmendëm) në një tërësi harmonike, funksionale artistike përbënë estetikën e veçantë të romanit ”Gjarpinjtë e gjakut” të Adem Demaçit. Dhe estetika e tillë e veçantë, shumë e vlershme dhe shumë e rëndësishme i prin e reales kah çlirimi e përvetësimi i jetës së dinjitetshme kombëtare e njerëzore.
Si filozofia ashtu edhe estetika e Demaçit (jo vetëm në romanin që analizuam) ka elemente dhe vlera jo vetëm moderne e post moderne, por edhe post-post-moderne.
Këtë e vërteton edhe gjuha e tij e veçantë, që del nga shpirti i qenies, që është aq  e gjallë, e enigmatike, polisemike sa që nuk e lë lexuesin indiferent dhe ai veprën (artin demaçian) e bënë pjesë të jetës, të filozofisë e aksionit të tij, sepse përmbajtja filozofike dhe estetike e romaneve të Demaçit vendos një raport e komunikim të vërtetë estetik me thelbësoren dhe të heshturën e lexuesit. Demaçi në veprën “Gjarpinjtë e gjakut” (po edhe në veprat tjera) ka folur edhe  më shumëtripikshet e veta, me fjalët e metaforat e tij estetike, të cilat me mjetet tjera gjuhësore dhe jogjuhësore përbëjnë një komunikim të veçantë estetik me lexuesit dhe kohët. Prandaj filozofia dhe estetika kuantike e Demaçit nuk janë të rastësishme dhe të krijuara gand. Prandaj as filozofia e ambivalencës (funksionon kundërthënia në mes të mirës dhe të keqes) si dhe “ Utopia estetike, utopia artistike, utopia njerëzore[83]” e utopia kuantike e Demaçit tonë ( e jo vetëm tonit) duhet të vlerësohen dhe çmohen ashtu siç janë, në thelbin e tyre, dhe ashtu siç kanë ndikuar e ndikojnë në jetën, filozofinë, estetikën tonë dhe jo vetëm tonën.
06.04. 2012
Mitrovicë-Trepçë



                

                           







[1] Adem Demaçi: Gjarpinjtë e gjakut, KREK§ BUZUKU, 2012,f.5
[2] Adem Demaçi: Gjarpinjtë e gjakut, KREK§ BUZUKU, 2012,f.7-8
[3] Po aty, f. 8.
[4] Po aty,f. 73
[5] Po aty,  f. 74.
[6] Po aty, f.31,
[7] Po aty f. 34,
[8] Po aty, 34,
[9] Po aty, f.101
[10] Po aty, 106
[11] Po aty, f, 101
[12] Po aty, f. 106
[13] Po aty f. 106
[14] Po aty f.107
[15]Po aty, F.107
[16] Po aty,f. 109
[17] Po aty, f. 110
[18] Po aty, f. 111
[19] Po aty, f, 113 (Fjalia e fundit e romanit me tri pika prapa...)
[20] www.filalet.com/citate/art-dhunti
[21] Adem Demaçi: Gjarpinjtë e gjakut, KREK§ BUZUKU, 2012,f.74
[22] Adem Demaçi: Gjarpinjtë e gjakut, KREK§ BUZUKU, 2012,f.77
[23] Pa aty, f. 89.
[24] Adem Demaçi:  Dashuria kuantike e filanit, Buzuku, Interpres, Prishtinë, 2007,f.72.
[25] Po aty, f.79-80
[26] Po aty, f. 83
[27] Po aty, f. 103
[28] Po aty, f,103
[29] Po aty f. 113
[30]  Po aty,149
[31] Po aty, f. 225
[32]  Po aty, f.228
[33] Po aty, f. 14,
[34] Po aty, f.14,
[35] Po aty, f. 18.
[36] Adem Demaçi: “Filozofa e jetës “, http://pastriku.beepworld.de/files/libra/adem_demaci_filozofia e   jetës_21,10.08.htm,f.1
[37] Po aty, Adem Demaçi: “Filozofa e jetës “, http://pastriku.beepworld.de/files/libra/adem_demaci_filozofia e   jetës_21,10.08.htm,f.1
[38] Po aty, f. 5
[39]  Po aty,f, 6
[40] Po aty, f, 8
[41]  Po aty, f. 9.
[42] Po aty, f. 10
[43]  Po aty f. 10
[44] Po aty f. 11
[45] Po aty, f. 11-12
[46]             F.12
[47] Po aty, f. 14
[48] Po aty,f. 15
[49] Po aty f. 16
[50] Po aty f.17
[51] Po aty, f. 20
[52] Po aty f. 22
[53] Po aty, f. 32
[54] Mr.sc. Rexhep Ahmeti:  E drejta abstrakte në filozofinë juridike të Hegelit, botuar në revistën
    shkencore dhe akademike “Gjepolitika shqiptare  “ më 06 shkurt 2012, f.8.
    www.gjeopolitikal.blogspot.com, vizituar më 26.03.2012.
[55] Adem Demaçi:  Dashuri ria kuantike e filanit, Buzuku, Interpres, Prishtinë, 2007,f.7
 

[56] Adem Demaçi: “Gjarpijtë e gjakut”, Prishtine, 2012,f.43
[57] http://www.zeriyt.com/hyrje-ne-filozofi-t59490.0.html
[58] Adem Demaçi:  Dashuria kuantike e filanit, Buzuku, Interpres, Prishtinë, 2007,f.18
[59] Adem Demaçi: Dashuria kuantike e filanit, Buzuku, Interpres, Prishtinë, 2007,f.226
[60] Për nocionin e personalitetit të përgjithshëm shih  Rexhep Ahmeti: E drejta abstrakte në filozofinë
     juridike të Hegelit, botuar në revistën shkencore “Gjeopolitika shqiptare “,
     www.gjeopolitikal.blogspot.com, vizituar më 26.03.2012
[61] Rexhep Ahmeti: E drejta abstrakte në filozofinë juridike të Hegelit, botuar në revistën shkencore
   “Gjeopolitika shqiptare “,  www.gjeopolitikal.blogspot.com, vizituar më 26.03.2012

[62] http://www.zeriyt.com/hyrje-ne-filozofi-t59490.0.html
[63] http://www.preshevajone.com/demaci-lugina...shikuar më 26/02/2012
[64]Adem Demaçi: Gjarpinjtë e gjakut, KREK§ BUZUKU, 2012,f. 89

[65] Sipas vet autorit (Adem Demaçit) ”  romani kishte si qëllim përcjelljen e mesazhit që të lihen    anash
    vëllavrasjet dhe se pushkët t’i drejtoheshin armikut”. Shih këtë në http://www.preshevajone.com/demaci-
    lugina...shikuar më 26/02/2012
[66] Adem Demaçi: Gjarpinjtë e gjakut, KREK§ BUZUKU, 2012, f.106
[67] Romani në shtjellim, f. 76
[68] Adem Demaçi: Dashuria kuantike e filanit, Buzuku, Interpres, Prishtinë, 2007, f. 88

[69] Adem Demaçi: “Gjarpijtë e gjakut”, Prishtine, 2012,f.49
[70]Adem Demaçi: Dashuria kuantike e filanit, Buzuku, Interpres, Prishtinë, 2007, f. 95
[71]  Po aty, f. 77
[72] Shprehje popullor që tregon situatën, gjendjen ku një ‘rënie në gjak’, bela, apo fatkeqësi  pasohet 
    nga një tjetër edhe më e madhe, më e rëndë.
[73]  Rexhep Ahmeti: E drejta abstrakte në filozofinë juridike të Hegelit, botuar në revistën shkencore
     “Gjeopolitika shqiptare “,  www.gjeopolitikal.blogspot.com, vizituar më 26.03.2012
[74] Po aty, f. 42
[75] Adem Demaçi: Dashuria kuantike e filanit, Buzuku, Interpres, Prishtinë, 2007,  f. 228.
[76] Po aty, f. 17-18.
[77] Adem Demaçi: Dashuria kuantike e filanit, Buzuku, Interpres, Prishtinë, 2007,  f. 95.
[78] Adem Demaçi: Gjarpinjtë e gjakut, KREK§ BUZUKU, 2012, f. 60
[79] Adem Demaçi: Gjarpinjtë e gjakut, KREK§ BUZUKU, 2012,f. 62
[80] P o aty, f.83-84
[81] Po aty, f.84-85
[82] Po aty, f. 85
[83] Abdulla Tafa: la plase de la concorde,botues shtëpia e librit ombra GVG, Tiranë, 2002, f. 302.