e martë, 28 qershor 2011

Politikë pa busullë

Afrim Morina

Shqipëria nga të dyja anët kufitare po sulmohet dhe qeveritë heshtin thua se nuk ka ndodhur dhe nuk po ndodh asgjë. Këto qeveri sillën sikur territoret shqiptare të jenë të tyre, pra pashallëqe të dobëta dhe mezi arrijnë t’i mbikëqyrin nga qytetarët e vet dhe shikojnë se a ka mundësi, për të pasur trazira të brendshme, e për to gjithnjë janë të gatshme t’i shuajnë, nëse është e nevojshme edhe të derdhet gjak. Me fqinjët duhet të sillën mirë, urtë e but, sepse humbët perspektive e tyre dhe qytetarët nuk dinë të marrin frymë pa mësimet që u japin!

"Bashkëjetesa” me Greqinë"

Jugu i Shqipërisë është bërë vend shënjestre nga grekët, duke i shpallur territoret shqiptare si të tyre, me një anë, e në anën tjetër as që i lënë çamët të kalojnë kufirin edhe pse shqiptarët e Shqipërisë londineze kanë të drejtën e lëvizjes pa viza. Kjo sjelle e grekëve jep për të kuptuar se ajo do të përdori edhe veton në Bashkësinë Evropiane, për mos anëtarësimin e Shqipërisë në të. Greqia në çdo formë po mundohet të bëjë trysni në lidershipin e Shqipërisë londineze, për t’iu rikthyer marrëveshjes detare, të cilën e anuloi Gjykata Kushtetuese. Se është shumë e interesuar për këtë, tregojnë edhe faktet që ajo mëton të bëjë hulumtime në detin Jon për të siguruar rezerva të karburanteve dhe në këtë mënyrë të jep për koncesion për borxhet marramendëse që ka hyrë te Bashkësia Evropiane.
Bashkësia Evropiane, a po e sheh, se borxhet që po ia jep Greqisë po shpërdorohen, qoftë në propagandë, duke i paguar qytetarët shqiptarë për të marr përkatësinë kombëtare greke, qoftë duke i fryrë gjërat në mas media e shkruara dhe elektronike kundër shqiptarëve, por edhe duke joshur Luksemburgun për rezervat e mëdha të karburanteve?(!) Luksemburgu nuk po tregohet njëherë i sinqertë dhe të kërkojë se ku i dërgoi Greqia parat e huazuara më parë, për të fituar këstin e dytë dhe të parashtrojë një pyetje sa të logjikshme por edhe të moralshme se i kujt është ai det për të cilën Greqia synon të bëjë hulumtime për karburante?! Brukseli duhet të parashtrojë edhe një pyetje tjetër të logjikshme, pse rastin e armenëve për Turqinë e kushtëzon me hapat e mëtejmë në këtë bashkësi, ndërsa mbyll sytë para fenomenit çam, të cilëve nuk u lejohet as të shkojnë në trojet e tyre apo të të afërmit e tyre.
Qeveria shqiptare, por edhe subjektet politike në Shqipërinë londineze, më shumë përkushtohen për votën dhe për të mirat materiale të cilat do t’i arrijnë përmes saj, se sa të kërkojnë kushtëzime nga Qeveria Greke, të paktën të lejohen çamët të shkojnë dhe të shohin vendlindjet e tyre dhe të afërmit e tyre, ndërsa ata brenda territorit Grek të kenë të drejtën e shkollimit në gjuhën shqipe dhe të përkujdesen për kulturën dhe etnografinë e vet.

Mungon vetëdija kombëtare

Qeveria në Kosovë, siç thotë një fjalë e populli, e ka lëshuar në lerë çështjen kombëtare dhe asaj po i intereson vetëm pushteti. Një fenomen i tillë është edhe te opozita. Janë të vetëdijshme se ku po i dërgon shqiptarët me këtë politik përçmuese? Qeveria a është e vetëdijshme se po i hap rrugë luftës për gjeneratën që ende nuk është përballur me të drejtat qytetare dhe lëvizjen e lirë nëpër Evropë e më gjerë?!
Këto pyetje, jo me qëllim të keq, duhet t’ia parashtrojë çdo qytetar vetës dhe të japi kontributin e vet për të dal nga ky qorrsokak historik. Qeveria jo vetëm se nuk po mundët të kontrolloj pjesën veriore të territorit, por edhe përbrenda tij po i mbyll sytë thua se nuk po ndodh asgjë, për të gjitha fenomenet që po ndodhin, por me theks të veçantë mospërfillja e serbëve nga pushteti lokal. Komunat serbe po i ngjasojnë qytete shteteve antike dhe zgjatin dorën vetëm atëherë kur të ju nevojitet thithja e mjeteve financiare, që krahasuar me komunat tjera shqiptare, janë shumëfish më të mëdha.
Fryma e rugovizmit ka kapluar gjithë strukturat politike, të cilat shfaqen qoftë si grusht i fort, qoftë si përbuzje nga guaska ku janë strukur, qoftë në frymën populiste, por edhe kundër arsimimit publik, me pretekst të lirshmërisë qytetare. Mirëpo, të gjitha këto janë vetëm për shqiptarët. Për të gjitha këto është folur e shkruar shumë herë edhe nga të tjerët, mirëpo rrymimet politike, që vijnë në forma të ndryshme nga jashtë, po krijojnë efekte përçmuese kombëtare dhe kanë gjet teren të përshtatshëm për të lëshuar shtat, pasi kemi një politik të meft, një polit5ik sharllantane, një qeveri të verbër dhe polici kukull.
Sikur të mos ishin këto që u thanë më lartë, nuk do të kishim arritur gjer në pikën e poshtërimit të skajshëm me pranimin e sërishëm të dialogut me Serbin dhe kushtet që po na i ofrojnë “miqtë” tanë. Është e vetëdijshme kryesuesja e bisedimeve për kushtet e ofruara rreth bisedave “teknike”?! Është teknike apo politike të udhëtosh me letërnjoftim nëpër Serbe?! Jo se Serbia këtë çështje e trajton si çështje politike madje një pjesë të saj e ka të sanksionuar në Kushtetutë. Po qe se lexohet shqip kjo, atëherë ky është shpjegimi: përbrenda territorit tonë (Serbisë) qytetarët janë të lirë të lëvizin, që nga Horgoshi e deri në Sharr (Dragash)!!! Targat e automjeteve të kenë regjistrime regjionale dhe me emblemë të UNMIK- ut, sepse ashtu parasheh Rezoluta 1244 dhe si e tillë Kosova edhe është e trajtuar në Kushtetutë (Serbe)!!! Librat kadastral mund të shfrytëzohen, por origjinali mbetet në arshive shtetërore, së cilës edhe keni obligim t’i referoheni, sepse kështu e parasheh edhe Kushtetuta (Serbe)!!! Nuk ka pika doganore, por ka vetëm kyçje në autostradë dhe në çdo pikë kyçjeje paguhen taksat, se përbrenda shtetit nuk ka dogana, sepse kështu e parasheh edhe Kushtetuta (Serbe)!!!
Faktori ndërkombëtar vazhdon avazin e vet me eksperimente dhe parapërgatit terren për të lehtësuar Serbinë të kyçjet në Bashkësinë Evropiane. Harrojnë të gjithë se me lojën që bëjnë me Kosovën dhe shqiptarët në përgjithësi, po shkelën parimet kyçe të Helsinkut, ku si kusht i parë ishte pranimi i kufijve ndërshtetëror. Askush deri sot nuk i tha Serbisë, se aty ku bëhet fjalë për Kosovën duhet të hiqet nga Kushtetuta, se bartja e problemit të pa zgjidhur në Bashkësi Evropiane, do të thotë marrja e përgjegjësisë së saj edhe për krimet e luftës që i ka bërë Serbia në gjithë hapësirën e ish Jugosllavi, sepse gjithë këtë e ka bërë për zotërim toke, që në mënyrë të theksuar shihet me boshnjakët dhe shqiptarët, të cilët nuk kanë lënë mjete pa përdor për të shpopulluar këtë vise. Mirëpo para se ta thotë bashkësia ndërkombëtare këtë, ka qenë dashtë ta thonë shqiptarët, se me këtë formulim Kushtetute që ka Serbia, ne nuk mund të hyjmë në biseda për çfarë do qoftë.
Z. Jakup Krasniqi dhe shumë të tjerë kanë thënë publikisht, se pranimi i Pakos së Ahtisarit ka qenë kompromisi më i dhembshëm, mos ndoshta kjo marrëveshje do të jetë edhe një hap i dhembshëm, që hap pas hapi të na duket Pakoja e Ahtisarit llokum për të mbaruar ditën e agjërimit?!!!

e shtunë, 25 qershor 2011

SIRIA DHE FQINJËT E SAJ

Dr. Alban Daci


HYRJE: Siria (në arabisht Bil…d al-Sh…m) që nga shekulli i IV para Lindjes Krishtit ndërtonte vendin e takimit të botës greko-romake me atë arabe. Në periudhën e vonë romake dhe në periudhën e para bizantin arabët merrnin pjesë në ngjarjet politike të Sirisë: disa prej tyre kishin detyra të mbronin rajonin si një konfederatë të perandorisë, të inkuadruar plotësisht në aparatin ushtarak bizantin, të tjerët përbënin rrezikun- ose një ndër rreziqet, kundër të cilëve edhe vetë Arabët dhe aleatët e Bizantin duhet të luftonin kundër tyre. Pra, Siria ka një histori të lashtë dhe të qytetëruar dhe të karakterizuar që nga fillimet e saj me konflikte dhe përçarje si shkak i ngjarjeve të brendshme por edhe të influencave të huaja. Edhe pse Siria është një vend me një histori të lashtë, për Perëndimin ajo nuk ka qenë shumë e njohur, sepse ajo ka pasur komunikime të pakta me botën e jashtme. Siria sapo është njohur nga opinioni publik ndërkombëtar. Siria është populluar prej mijëra vitesh, që nga ardhja e romakëve. Perceptimi perëndimor i këtij vendi është shumë i influencuar nga mosmarrëveshja me Izraelin. Për këtë arsye shumë herë perëndimorët kanë qenë të mendimit se ky është një vend i vështirë për t’u administruar. Realisht kjo është pjesërisht e vërtetë.  Megjithatë, nuk duhet të harrohet fakti se Siria është familjare si me Perëndimin ashtu edhe me Lindjen dhe që ka avantazhin për faktin se bën pjesë në zonën e Mesdheut.

BACKGROUND STORICO: gjeografikisht Siria është e përbërë nga dy zona: një perëndimore që kufizohet me Mesdheun dhe tjetra me e gjerë që kufizohet me luginën e Eufratit. Kjo lidhje mes Mesdheut dhe Lindjes, shpjegon rëndësi që ka ky vend, i cili shpesh ka luajtur rolin e korridorit për shkëmbimin e mallrave mes Perëndimit dhe Lindjes. Deri në vitin 1918 termi Siri përfshinte territoret që sot quhen: Liban, Izrael dhe Jordani. Kufijtë e brendshëm të Sirisë janë artificial dhe reflektojnë ndërhyrjet që kanë bërë forcat e jashtme. Gjatë dominimit francez u rrit zhgënjimi i nacionalistëve arab, paralelisht me keqësimin e Perandorisë Otomane, në vazhdim sfiduar nga fuqia koloniale. Nacionalistët sirian i kundërviheshin tendencës për ta ndarë territorin dhe separatizmit mes minoriteteve fetare. Pakënaqësia bëhet një revoltë e hapur disa herë rresht mes viteve 1925 dhe 1945, kur trupat franceze largohet për shkak të ndërhyrjes angleze.  Pavarësia e plotë arrihet në vitin 1946, duke e lënë të pazgjidhur problemin e kufijve. Në vitin 1948 prania e re e Izraelit dhe lidhja me konfliktin palestinez e komplikojnë skenarin. Pas pavarësisë, Siria kalon përmes periudhave të destabiliteti. Ndodhën disa grushte shteti që dëshmon vështirësitë e vendit për t’u përshtatur me realitetin e ri, për të gjetur një ekuilibër mes forcave të brendshme dhe për të normalizuar marrëdhëniet me fqinjët si Egjipti, Iraku, Jordania dhe Izraeli. Në vitin 1967 dhe vitin 1973 Siria përfshihet në dy luftëra kundër Izraelit. Nga ai moment është në fuqi marrëveshja e liberalizimit e sponsorizuar nga SHBA në vitin 1974.

TRASHGIMIA E HAFEZ AL ASSAD: Në fillim të viteve ’70 lindi lidershipi i Hafez Al Assad që përfaqëson një ndryshim thelbësor në jetën politike dhe sociale të Sirisë. Al Assad merr pushtetin e partisë Baath në vitin 1970 dhe në vitin 1971 zgjidhet President. Nën kontrollin e tij Siria bëhet një shtet i fortë me një kontroll të fortë social dhe gjithashtu rritet shumë nën udhëheqjen e tij panarabizmi. Në sektorin ekonomik ai inkurajoi shumë sektorin privat. Është e rëndësishme të theksohet se në Siri lindi një shtet i fortë dhe stabël, mbi të gjitha, sepse përfaqëson një risi të madhe për periudhën e pas pavarësisë. Stabiliteti i regjimit mbahet pavarësisht kolapsit të një aleati të rëndësishëm si Bashkimi Sovjetik, sepse marrëdhëniet mes të dyve ishin funksionale për shkak të interesave nacional dhe jo për bazat ideologjike. Këto rezultate u arritën me militarizimin e shoqërisë dhe të një përgatitje konstante për luftë. Megjithatë, duke qenë se në Siri për 25 vjet nuk pati një luftë të madhe mund të evidentohen dy çështje: ai regjim nuk ishte i kërkuar para së gjithash për luftën kundër Izraelit, por për të mbajtur stabilitetin dhe kontrollin politik; sipas besueshmërisë ushtarake qe një investim që e lejon regjimin të maksimizojë fitimet e një qëndrimi strategjik të vendit kundër Izraelit dhe shteteve të tjera fqinje. Militarizimi institucionalizon autonomi potencialisht destabilizuese. Ushtria dhe aparati i sigurisë bëhen instrumentet më të rëndësishme të shtetit. Gjithashtu, militarizimi ishte një faktor bashkues që përforcon sentimentet nacionale dhe lejon për tri dekada ndryshime të buta sociale. Pra, militarizimi i jetës publike kontribuon në krijimin e shpirtit sirian dhe ky ishte një ndër rezultatet më të rëndësishme të arritura nga Hafez Al Assad. Sot Libani është i njohur si shteti autonom dhe palestinezët konsiderohen vëllezër. Pavarësish se militarizimi limiton liritë personale, u vu me të vërtetë në dyshim dhe regjimi arriti të përballojë problematikat e vëllezërve mysliman në vitet ’80. Hafez vdiq në vitin 2000, pasi qeverisi për rreth 30 vjet, duke kaluar prova sa të vështira aq edhe të rëndësishme.

DILEMAT E BASHAR AL ASSAD: Sot nuk është në dyshim legjitimiteti i shtetit sirian dhe të institucioneve të tij. Djali i Hafez Al Assad ka një detyrë më të vështirë. Alaëis (minorancë e familjes së Hafez Al Assad) kanë krijuar një shtet që mund të mbijetojë. Sfidat e brendshme që i prezantohen Bashar janë si ekonomike, ashtu edhe politike.  Një ekonomi e dobët mund të dëmtojë legjitimitetin e regjimit. Në të njëjtën kohë inovacionet teknologjike lehtësojnë komunikimet me jashtë dhe njohjen me shoqëritë e lira perëndimore. Do të jenë pikërisht këto masa të forta ekonomike, por edhe një liberalizim politik për një konsensus më të madh demokratik. Bashar është i vetëdijshëm për modernizimin urgjent të vendit. Legjitimiteti i tij nuk duhet të bazohet më mbi trashëgiminë e babait dhe me lidhjet e Baath, por mbi reformat dhe liberalizimin. Që kur Bashar është në fuqi atmosfera e vendi herë ka tentuar të ndryshojë dhe herë ka dashur të konfirmojë, sikur po qëndron në vend, ose sikur po bën hapa mbrapa. Bashar, në pamje të parë, po përpiqet të luftojë korrupsionin, duke konkluduar monopolin shtetëror në banka, duke inkurajuar investimet e jashtme dhe progreset teknologjike. Paralelisht shoqëria civile, për një kohë të gjatë e heshtur, fillon të kërkojë hapje demokratike. Nacionalistët, marksistët, dhe vëllezërit myslimanë dhe kurdin fillon të ndjehen. “Pranvera e Damaskut” ka zgjatur rreth një vit, pas të cilit regjimi ka qartësuar limitet e hapjes dhe ka akuzuar aktivistët si dëmtues të stabilitetit në vend. Diskutohet mbi faktin se reformat mund t’i hapin portat islamit radikal, por Siria është një vend shekullor dhe thuajse i paprekur nga aksioni terrorist. Regjimi është shumë vigjilent mbi shumë forma të ndryshme islami që rriten në vend. Është e pamohueshme që kohët e fundit shoqëria siriane është bërë më e islamizuar dhe është evident që islami radikal lind nga boshllëku i lënë nga mungesa e besimit mes qytetarëve dhe klasës dominuese dhe nga deficiti i demokracisë së kombinuar me një rezultat të dobët ekonomik. Një boshllëk i tillë duhet të evitohet dhe është e rëndësishme të përshpejtohet procesi i modernizimit. Në fund duhet të nënvizohet se politika e brendshme dhe e jashtme siriane janë të lidhura thellësisht me njëra-tjetrën. Një konsensus i fortë i brendshëm do të lejonte që vendi të zhvillonte një rol më të rëndësishëm mbi skenën rajonale.    

SIRIA DHE SKENARI IRAKIEN: Në kontekstin rajonal, Iraku është sot një faktor shqetësues. Historikisht raportet mes dy vendeve janë shënuar nga një kompleks me bashkëjetesë dhe me konflikt. Në dekadat e fundit dy vendet ishin të ndarë nga konfliktet e partive respektive Baath dhe nga mikpritja reciproke e lidhur me refugjatët e vendit tjetër (Siria ka pritur refugjatë irakian dhe anasjelltas). Dy vendet kanë vizione të kundërta mbi disa çështje: Iraku dënon pranimin nga ana e Sirisë të marrëveshjes së liberalizimit me Izraelin të vitit 1974. Gjithashtu, dënon ndërhyrjen siriane në Liban në vitin 1976 dhe, në luftën e bërë mes Irakut dhe Iranit, Siria kishte përkrah këtë të fundit. Në fund të vitit 1991, pas pushtimit irakian të Kuvajtit, Siria u vu në anën e SHBA.  Sanksione ndërkombëtare kundër Irakut ishin një zgjedhje ideale për Sirinë, sepse dobësonin dhe monitoronin vendin. Kjo mund të shpjegojë shenjat e nxehjes të raporteve (tregtare!) në fund të viteve ’90. Rihapja e naftësjellësit KIRKOUK-BANIAS lejon Sirinë të evitojë stanjacionin ekonomik dhe reformat jo popullore. Iraku, i ndodhur nën sanksionet, gjithashtu, ishte një partner i mirë për eksportet siriane me kosto të ulëta të prodhimeve të agrikulturës dhe industriale. Në vitin 2003 Siria ka kërkuar të evitojë luftën në Irak, duke kërkuar të bind edhe Saddam të dorëzohet dhe të lërë vendin. Është i vështirë të konstatohet ky pozicion. Siria është akuzuar për neglizhencë në kontrollin e kufijve, për mikpritjen e rebelëve dhe të miqve të Saddam. Damasku ka mohuar edhe pse nuk e ka fshehur pozicionin e saj në lidhje me pushtimin amerikan. Është tashmë në interesin e saj të kontribuojë në normalizimin e vendit. Përtej pozicionin zyrtar nuk është e vështirë të zbulohen qëllimet siriane: së pari, të evitojë një copëzim territorial të fqinjëve, që mund të dilnin nga shtrati në Siri; të sigurohet që presionet perëndimore nuk do të shqetësojnë politikat e saj të brendshme dhe rajonale. Siria mban influencën përtej kufijve të saj. Përtej lidhjeve tradicionale me sunitët, ka një vetëdije të thellë me aparatin e kaluar ushtarak dhe të sigurisë irakiane. Bashkëpunimi sirian mund të sigurohet në një logjikë, në atë japësh dhe të marrësh.

SIRIA-IZRAELI DHE ÇËSHTJA PALESTINEZE: Siria është që nga viti 1979 në listën amerikane të shteteve që sponsorizojnë terrorizmin. Ky vend gjithmonë ka refuzuar ta konsiderojë në të njëjtën mënyrë terrorizmin (i konsideruar ilegjitim) dhe beteja për lirinë nacionale, si ajo palestineze ose libaneze, të legjitimuar mbi bazën e Kartës të OKB. Paqja në optikën siriane, do të thotë tërheqje të Izraelit në linjën e vitit 1967, themelimi i shtetit palestinez dhe riintegrimi i lartësive të Golanit. Disa herë Bashar ka kërkuar rifillimin e negociatave me Izraelin. Nuk ka kushte paraprake për Sirinë për të rifilluar negociatat, duke përjashtuar se ato duhet të sjellin një paqe finale mbi bazën e rezolutave të OKB. Ideja siriane do të mbështetej mbi tri konsiderata: së pari, Izraeli ka marrë më shumë forcë falë strategjisë së re kundër terrorizmit; së dyti, që Izraeli nuk e konsideron Sirinë në gjendje të destabilizojë planet e tij; së treti, që Izraeli nuk është dakord t’i jap Sirisë një zë më të fortë në negociata.
MARRËDHËNIA VITALE ME LIBANIN:  “Liban” është një fjalë e përmendur disa herë në Bibël dhe në testamentin e vjetër. Territori i këtij vendi është i identifikuar si “Toka e qumështit dhe mjaltës”, për shkak të burimeve të bollshme natyrore dhe oportunitetit për mbrojtje, sepse rrethohet nga male të larta në Lindje dhe nga deti në Perëndim. Libani ndodhet në Azinë perëndimore, në Lindjen e Mesme, dhe për nga sipërfaqja është vendi më i vogël në rajon. Një ndër fqinjët më interesant të Libanit është Siria, me të cilën ka një lidhje shpirtërore origjinale. Për shkak të pozicionit gjeografik dhe faktit se është vend kufitar, Siria ka të bëj me Libanin me çështje që lidhen me   sigurinë, edhe pse nuk duhet harruar që sirianët dhe libanezët janë i njëjti popull. Prania e trupave siriane në Liban ka nisur që në vitin 1976, kur Damasku ndërhyri në luftën civile në avantazh të maronitëve katolikë. Në periudhën e mëvonshme Siria ka mbajtur qëndrime të ndryshme me grupe të ndryshme etnike sipas logjikës: të ndalojë dominimin e një grupi të veçantë. Në vitin 1984 nga Libani u tërhoqën trupat e OKB. Në  vitin 1985 Izraeli tërhiqet nga pjesa më e madhe e territorit. Në vitin 1989 prania e trupave siriane u aprovua nga Marrëveshja e Taif. Më vonë prania e trupave siriane u pranua në mënyrë implicite nga komuniteti ndërkombëtar. Në vitin 1991 Siria dhe Libani firmosin një marrëveshje armëpushimi dhe bashkëpunimi, i cili ishte baza legale e pranisë siriane. Pas një seri takimesh dhe bisedimesh, trupat siriane, më në fund, tërhiqen nga Libani në prill të vitit 2005. Trupat siriane u vendosën në vitin 1976 me qëllimin për të ndaluar luftën civile libaneze, që fillojë në vitin 1975. Lufta nuk mbarojë para vitit 1990, pasi forcat siriane luftojnë në mënyrë të ndarë kundër kontrollit të milicive myslimane dhe të krishterta, njësi ushtarake libaneze, luftëtarët palestinez  dhe ushtria izraliane. Një funksionar libanez pro-sirian kanë thënë se 12 mijë ushtarë sirian janë vrarë në Liban dhe shumë të tjerë janë plagosur. Ushtria siriane dhe shërbimet sekrete kanë dominuar Libanin gjatë luftës civile 1975-1990, deri në rezolutën e OKB, që kërkonte tërheqjen totale të trupave siriane nga Libani.  Ngjarja që përshpejtojë tërheqjen e trupave siriane ishte edhe vrasja e ish kryeministrit Rafik Al Hariri. Një çështje tjetër e rëndësishme është janë raportet Siri-Liban që kanë të bëjnë me HESBOLLAH, ku Damasku akuzohet se i mbështet. HESBOLLAH është një lëvizje shite. Siria, gjithmonë, ka mohuar se i ofron armë, por nuk e fsheh faktin se e konsideron një lëvizje legjitime për lirinë nacionale, që lufton kundër pushtimit izraliane (i referohet territorit të quajtur Shaaba Farms).

MARRËDHËNIET ME IRANIN DHE ANKARANË: Siria ka vendosur marrëdhënie të rëndësishme me dy fqinjët e saj jo arab: Turqia dhìe Irani dhe politika e saj përballët tyre është e lidhur me skenarin irakian dhe arabë-izraliane. Në vitet e fundit është tentuar një ri afrim politik, ekonomik, social e strategjik mes Turqisë e Sirisë. Fillimi i këtij ndryshimi në marrëdhëniet turko-siriane ishte viti 1998, kur Siria i dha fund mbështetjes së kurdëve të separatistit Oçalan. Pas këtij akti, programet e bashkëpunimit janë rritur shumë (janë bërë shkëmbime vizitash edhe nga udhëheqësit reciprok të dy vendeve) dhe është arritur edhe një marrëveshje për tregtinë e lirë mes dy vendeve. Ky trend përkon edhe me lidhjet e forta që Turqia po ndërton edhe në Europë. Ndërsa për Sirinë është e rëndësishme të ketë një vend mik si Turqia, e cila është anëtare e NATOS dhe tenton të hyrë edhe në BE.  Marrëdhëniet me Iranin janë më problematike. Dy regjimet janë shumë të ndryshëm, ateist në Siri dhe fetar në Iran, me shumicë sunite në Siri dhe shumicë shite në Iran. Në vitin 1980, me rastin e fillimit të luftës mes Iranit dhe Irakut, Siria, ndryshe nga vendet e tjera arabe, mbështeti Iranin. Në krizën e Golfit në 1990-91 Siria mban anën e koalicionit ndërkombëtar. Më fjalë të tjera, edhe pse me pozicione divergjente  mbi disa çështje rajonale, duken të vullnetshëm të ruajnë marrëdhënie reciproke për motive strategjike.

MARRËDHËNIET ME SHBA DHE EUROPËN: Qëndrimet e SHBA dhe Europës kundrejt Sirisë edhe pse janë plotësuese nuk janë identike. Ato konkordojnë në faktin se Siria duhet të modernizohet dhe duhet të zbatojë lirinë ekonomike e politike. Marrëdhëniet SHBA-Siri janë paradoksale, duke qenë se Siria është në listën e vendeve që sponsorizojnë terrorizmin.  Ngjarjet e 11 shtatorit, edhe pse jo të lidhur drejtpërdrejtë me Sirinë, e kanë postuar vëmendjen e SHBA mbi luftën kundër terrorizmit. Në vitin 2002, Kongresi, në punën për aprovimin e “Siria accountability act”, gjen rezistencë dhe për këtë arsye akti u aprovua në vitin 2003. Rezoluta e mëvonshme e OKB për tërheqjen e trupave siriane nga Libani, ishte një tjetër indikator për të sinjalizuar se Siria duhet të mbahet nën kontroll e presion.  Gjithashtu, gjatë kësaj periudhe në nivel politik mbahen kontakte të rralla me lidershipin e lartë sirian. Përballë këtyre dinamikave, duhet shtuar fakti se Siria nuk e fsheh skepticizmin e saj mbi “iniciativës e madhe jugore” amerikane që shihet potencialisht si ndërhyrje në punën e brendshme arabe. I ndryshëm është qëndrimi europian për Sirinë. Nga 11 shtatori europianët, edhe pse të përfshirë në procesin e zgjerimit, janë bërë më të vetëdijshëm se duhet t’u gjenden përgjigje më efikase sfidave të Mesdheut. Europa e kupton rëndësinë e saj për të rritur peshën dhe rolin në konfliktin arabo-palestinez dhe të dëgjojë zërin e fqinjëve. Në fund Europa tenton të aplikojë një metodologji dialogu për të promovuar modernizimin në rajon. Me Sirinë BE ka sigurisht arritur një “asssociation agreement” bilateral që plotëson gamën e lidhjeve speciale me vendet e Mesdheut. Marrëveshja është shumë e avancuar mbi temën e modernizimit e të dialogut dhe përfshin temën e armëve të shkatërrimit në masë. Kjo duket të provojë se Siria po kërkon mbështetjen europiane dhe kjo është e rëndësishme qoftë për modernizimin ashtu edhe për sigurinë e vendit.

KONKLUZIONE- NJË KURS I RI?: Zhvillimet rajonale dhe ndërkombëtare mund të detyrojnë Bashar të modifikojë ca politika tradicionale siriane për të arritur një marrëveshje me Izraelin dhe për të modernizuar vendin. Faktori më alarmues është rrjeti terrorist i Al Qaida, e cila është një rrezik për vendin, sepse mund të minojë stabilitetin e vendit, në të cilin ekzistojnë komponentë të ndryshëm etnik dhe fetar.  Gjithashtu, Siria duhet të konfrontohet edhe me skenarin palestinez. Vdekja e Arafatit i ka rritur më shumë mundësitë e dialogut me Izraelin. Siria mund të luaj rolin e saj në procesin e paqes, duke ushtruar më shumë presion mbi Abu Mazen. Siria duhet të ndryshojë sipas rrethanave të reja dhe të vendos si të luajë kartat e saj. Ajo duhet të arrijë të kapërcej krizën e fundit politike duke respektuar aspiratat e popullit të saj, që kërkon më shumë demokraci dhe liberalizëm social. Gjithashtu, ajo duhet të bëj kujdes që situata politike e brendshme të mos jetë shkak për ndonjë incident ndërkombëtar me pasoja shumë të rënda për veten dhe rajonin. Këtu e kam fjalën në lidhje me fqinjin e saj Turqinë. Kohët e fundit janë parë të lëvizin tanket siriane në kufirin me Turqinë. Gjithashtu edhe Turqia po mobilizon forcat ushtarake në kufi. Do të mjaftonte një incident i vogël që situata të dal nga kontrolli. 

e premte, 24 qershor 2011

Rinia shqiptare sot!

Dr. Alban Daci

Në njëzet vitet e fundit të rinjtë shqiptarë i kanë përjetuar, pothuajse, të gjitha momentet e mira dhe të vështira, ku herë kanë qenë protagonist dhe herë kanë qenë viktima të proceseve të “baballarëve” të tyre.
Të rinjtë shqiptarë në fillim të viteve 90-të, morën guximin dhe u ngritën kundër regjimit mizor komunist, duke e përmbysur atë. Ata punuan me përkushtim dhe me zell për ndërtimin e institucioneve demokratike në vend, morën rrugën e mërgimit për një jetë më të mirë, vendosën të shkollohen jashtë për të qenë të zotë dhe të aftë për një të ardhme më të mirë personale dhe kolektive.
Të rinj shqiptarë qenë viktima të pafajshme të ngjarjeve të 97-ës, të rinjtë shqiptarët ishin ata që ngritën flamurin shqiptar në Irak dhe Afganistan me mision paqeje përkrah gjigantëve të botës, të rinjtë shqiptarë me guximin dhe besimin e tyre ndihmuan fort që Shqipëria të integrohej në NATO, të rinjtë shqiptarë bënë luftën për liri në Kosovë, duke dhënë kontributin e tyre për një shtet të pavarur sovran, demokratik dhe multietnik.
Të rinj shqiptarë u bënë promotorë të kulturës, të historisë, traditës dhe të virtyteve shqiptare nëpër botë. Ata u bënë ambasadorë të vetes, të familjeve të tyre dhe të vendit të tyre, Shqipërisë. Të rinjtë shqiptarë u ngritën kundër shtypjes dhe skllavërimit të shqiptarëve në Maqedoni.
Pra, rinia shqiptare ishte aty, ku s’kishte të drejta për t’i përfituar ato, të rinjtë ishin të pranishëm aty, ku mizoria mbretëronte për ta rrëzuar atë, ishin në radhët e para për të fituar dinjitet, besim, guxim, integrim dhe forcë për modernizim.
Po sot kush është rinia shqiptare? Rinia shqiptare sot është shumëngjyrëshe dhe me dimensione të gjera, që bien në kundërshtim me njëra-tjetrën. Ajo është në një moment të vështirë për të identifikuar me veten dhe me proceset që ndodhen përreth saj.
Mendoj, se rininë shqiptare duhet ta ndajmë në dy realitete të ndryshme, duke i përshkruar me kujdes ato:
1. Të rinjtë shqiptarë, herë të detyruar dhe herë me dëshirën e tyre, kanë zgjedhur të studiojnë, të punojnë dhe të jetojnë jashtë vendit.
a) Ata të viteve 90- të, të uritur për liri, demokraci, për një ëndërr më të mirë morën rrugën e largimit drejt vendeve perëndimore. Një pjesë e mirë e tyre, pas shumë vështirësive dhe mundimeve, arritën t’i bënin ëndrrat e tyre realitet, duke siguruar një standard jetese të kënaqshëm në vendet që emigruan.
b) Disa të rinj, edhe pse ishin të vendosur dhe të guximshëm për një jetë më të mirë, për fatin e keq të tyre, nuk arritën ta gëzonin lirinë e tyre, sepse ranë heronj të saj në kufijtë tokësorë, dhe detarë të Shqipërisë. Këto ndryshe do t’i quajmë “engjëjt që u shujtën për një jetë më të mirë”. Kjo ndoshta është pjesa më e guximshme e rinisë, të cilët vendosën të luftonin më të panjohurën dhe mbinatyroren për një jetë më të lumtur dhe të bukur. Pra, janë dëshmorët e heshtur të një botë të padrejtë.
c) Shumë të rinj, duke e kuptuar emigracionin si një proces të përkohshëm, u përpoqën me të gjitha mënyrat, duke siguruar dhe mbështetjet e familjeve të tyre që të shkonin jashtë vendit jo më si emigrant, por si studentë për të përfituar sa më fort botën e dijes perëndimore, e cila nuk do të na mësonte më si më parë Marksin dhe Engelsin, por tregun e lirë, globalizimin, integrimin, bashkëpunimin mes kombeve, diplomacinë e hapur, demokracinë e votës së lirë, lirinë e individit, të shoqërisë dhe shtypit etj. Në këtë grup, kemi studentë që kanë arritur t’i mbarojnë studimet me sukses, duke u bërë edhe akademik të vërtetë në universitet, që kanë kryer studimet. Një pjesë e mirë e tyre, kanë zgjedhur si argumente shkencorë në temat e diplomave çështje që kanë lidhje të drejtpërdrejtë më shqiptarët dhe me Shqipërinë, duke i trajtuar ato me një nivel të lartë akademik dhe shkencorë. Atmosfera e brendshme e këtij grupi është e qetë, e mbushur me ide, të cilat i diskutojnë së bashku sa herë që takohen mes veti dhe finalja e këtyre ideve është: Shqipëria sot dhe e ardhmja e saj nesër. Pjesa më e madhe e tyre nuk e shikojnë të përjetshëm qëndrimin e tyre në vendet, ku kanë kryer studimet dhe po vazhdojnë eksperienca jetësore, ose akademike të vazhdueshme. Ata, po përgatiten për një formim shembullor akademik dhe intelektual që më vonë në një fazë të dytë do të kthehen në Shqipëri për t’i kultivuar sipas vizioneve bashkëkohore dhe atdhetare. Për ta Shqipëria, është e ngulitur thellë në zemër dhe në mendje, sepse falë teknologjisë së lartë të komunikacionit, si interneti, çdo ditë, çdo moment dhe në çdo kohë ushqehen me informacione të freska mbi atë që ndodh në Shqipëri. Megjithatë, ata janë të bindur se nëse Shqipëria nuk pëson një reformim të thellë social, ku bazat e tij të jenë meritokracia, demokracia dhe respektimi i ligjit, siguria, nuk mund të kthehen, sepse jo vetëm që nuk do të jenë të respektuar, por do të luftohen me çdo mjet nga realiteti vendas.
d) Ka një kategori të vogël të rinjsh, të cilët që në fillim janë dërguar me rekomandim nga elita e vjetër e politikës shqiptare për të kryer studimet e larta jashtë, të cilët sapo i kanë kryer ato janë kthyer në Shqipëri, sepse i kanë pasur hapësirat e garantuar për t’u integruar në vend. Pra, ndryshe mund ta quajmë “Rini rekomandimi”. Ky numër i vogël, janë një imitim i së kaluarës, sepse ajo i ka krijuar/rritur dhe kanë ardhur në Shqipëri me mendjen jo për të bërë ndryshimin, por për të ruajtur me fanatizëm rendin e vjetër, që përfaqësohet nga interesat e “baballarëve” të tyre. Këtyre nuk intereson aspak modernizimi, liria, dinjiteti, Shqipëria, por thjeshtë një rreth me interesa mediokre personale që ndoshta disa herë janë plotësisht kundër interesave kombëtare dhe shoqërore. Megjithatë, është e rëndësishme që numri i tyre është shumë i vogël dhe i papërfillshëm me të rinjtë që falë sakrificave personale dhe familjare kanë arritur suksese të mira akademike dhe se besojnë plotësisht tek vlerat kombëtare dhe europiane, tek demokracia dhe tek liria e çdo kujt si një vlerë që garanton një zhvillim dhe një prosperitet të gjerë në shoqëri.
2. Të rinjtë shqiptarë që nuk kanë pasur mundësi dhe dëshirë të largohen asnjëherë jashtë vendit dhe të rinj që në fillim të viteve 90-të kanë pasur eksperienca të shkurta jashtë vendit, por që janë kthyer, tashmë, në Atdhe për jetuar përgjithmonë.
a) Një kategori e të rinjve që është, pothuajse, plotësisht e çoroditur dhe e lodhur krejtësisht nga cikli i gjatë i tranzicionit, të pa shpresë dhe të braktisur janë kthyer në parazit kafenesh të kohërave moderne. Për fatin tonë të keq, në këto vite, shoqëria shqiptare vazhdon të prodhojë “rini kafenesh”, e cila përfaqëson një pjesë të mirë të të rinjve shqiptarë, që nuk prodhojnë ide, nuk prodhojnë botë akademike, nuk kuptojnë proceset e kohës, nuk kanë kurajë dhe guxim për të rifilluar jetën e tyre nga e para. Baret e mbushura plotë me të rinj, që rrinë me orë të tëra për të konsumuar një kafe, tregon thellë krizën e të rinjve shqiptarë, e cila në të njëjtën kohë është pjesë e përgjithshme e krizës shoqërore shqiptare.
b) Një grup të rinjsh shqiptarë, të cilët nuk kanë asnjë trashëgimi elitare të trashëguar të tipit komunist, falë këmbënguljes, guximit, dashurisë për dituri dhe sakrificës së familjeve të tyre, kanë arritur të kryejnë studimet e larta në vend, por që të pa mbështetur, të pa implikuar me partitë politike dhe të braktisur gjenden të çoroditur dhe të varfër në rrugët e Shqipërisë me pa shpresë për punë dhe për karrierë.
c) Gjithashtu, një numër i vogël, i atyre që kanë pasur eksperienca jetësore dhe akademike jashtë vendit, janë kthyer në Shqipëri me shpresën për gjetur vendin e merituar në shoqëri. Ky numër i vogël është përballur me vështirësi të shumta, nuk ka arritur të gjejë vende pune dhe mundësi për të bërë karriere në bazë të meritës, por është përballur më një realitet krejtësisht të ndryshëm nga vendet që erdhën. Duke qenë një minorancë në vizione dhe ide, dalëngadalë po gllabërohet nga realiteti i vjetëri duke e transformuar atë në një mekanizëm të kontrolluar dhe të izoluar. Ndryshe këta mund t’i quajmë edhe “Rini shtetrrethimi”, e cila as nuk mund të ec përpara në vend pas kthimit, por që nuk është më as në gjendje të largohet përsëri andej nga ka ardhur.
Duke konkluduar, mund të themi, se rinisë shqiptare nuk i mungon guximi, përgatitja akademike, forca dhe energjia për të qenë vetvetja. Problemi kryesorë i rinisë shqiptarë është se: ajo, në këto momente, ka mungesë bashkëpunimi, ose me terma më të saktë ajo është plotësisht e çoroditur. Bashkëpunimi ose loja e bashkëpunimit, duke u nisur që nga disiplina shkencës politike deri tek disiplina e marrëdhënies mes njerëzve dhe kombeve përbën çelësin e suksesit ose jo suksesit individual/kolektiv. Ne, rinia shqiptare sot, jemi një forcë reale që mund t’i diktojmë politikës shqiptare hapat dhe reformat, që duhet të ndërmarr për të gjithë shqiptarët.
Ne nuk kemi nevojë që t’i nënshtrohemi politikës shqiptare që ajo të na përfshijë në mjedisin e saj, ne jemi një forcë reale dhe një botëkuptim i gjerë intelektual që mund të influencojmë përmes bashkëpunimit tonë dhe ideve tona jo vetëm në mjedisin e politikës shqiptare, por edhe më gjerë, duke përfaqësuar veten tonë.
Rinia shqiptare, sot, ka në dorë fatet e veta dhe të vendit, sepse ka një pasuri të madhe akademike dhe intelektuale, një forcë reale, të gjallë dhe freskët, një dëshirë për bërë ndryshimin, për të gjetur veten në vendin e vlerave dhe të proceseve reale njerëzore. Ajo thjeshtë duhet të ketë një nivel më të lartë bashkëpunimi, si dhe një nivel të lartë besimi për të konkretizuar të gjitha vizionet dhe idetë e saj.

e enjte, 23 qershor 2011

Sistemi ndërshtetëror si përjashtim historik

Dr. Alban Daci

Duke përmbledhur, sistemi politik ndërkombëtar modern është një sistem politik pa qeveri dhe, në këtë kuptim, anarkik; mungesa e një agjencie të pajisur me monopolin e përdorimit të forcës legjitime bën që të gjithë aktorët të jenë të dënuar në vetëmbrojtje dhe, për këtë, e bën të pa eliminueshme mundësinë e luftës; për të kundërbalancuar këtë kusht lejues dhe për të larguar anarkinë ndërkombëtare nga format e tjera më shkatërruese se anarkia. Subjekte me titull të plotë të sistemit janë vetëm shtetet, të paktën në kuptimin që vetëm shtetet kanë të drejtën të përdorin legjitimisht dhunën dhe, pra, të mbrojnë ose të vendosin të drejtën me forcë; në fund, për të perfeksionuar këtë shmangie.
Në zhvillimin e funksioneve, shtetet krijojnë disa institucione të përbashkëta, që japin sostancë dhe vazhdueshmëri në bashkëpunimet e tyre, por mbi të gjitha, bëjnë me marrëdhëniet e tyre jo vetëm një sistem, përkundrazi, një shoqëri ndërkombëtare: «një shoqëri anarkike», sipas përkufizimit të lumtur të Hedley Bull.
Ndonëse thellësisht transformuar nga sistemi i pasluftës me Kartën e Kombeve të Bashkuara dhe gjithmonë i sfiduar më hapur nga koncepte alternative të bashkëjetesës ndërkombëtare, me gjurmë universaliste dhe kosmopolite, barazia mes politikës ndërkombëtare dhe politikës ndërshtetërore vazhdon të dominojë mënyrën tonë për të praktikuar dhe konceptuar marrëdhëniet ndërkombëtare.
Mjafton të mendojmë tek të njëjtat kritere me të cilat interpretohet konteksti aktual ndërkombëtar. Mund të jetë ndoshta edhe i vërtetë, fakti, që referimi tek globalizimi dhe tek governance e tij e paqartë duhet të shikojë, tashmë, përtej horizontit të shtetit qendror të politikës ndërkombëtare. Por, nuk është një rast që, kur kalohet në diskutim, se cili sistem mund të marrë në të ardhmen sistemin tonë ndërkombëtar, kalohet përsëri në alternativën mes unipolarizmit dhe multipolarizmit, pra në kriterin tradicional për antomazinë e numrit të fuqive të mëdha.
Kështu siç nuk është një rastësi që, për të dënuar terrorizmin ndërkombëtar, veprohet mbi idenë se disa subjekte nuk janë të autorizuara të përdorin dhunën, ndërsa disa të tjerë (shtetet) kanë të drejtën, ose deri edhe detyrën për ta luftuar- saqë e ashtuquajtura aleanca globale kundër terrorizmit është përcaktuar si një lloj aleance westfalia-ane, e krijuar nga të gjithë shtetet në mbrojtje të të drejtës ekskluzive të përdorimit të forcës. Nuk është e mundur të kuptojmë barazinë mes politikës ndërkombëtare dhe politikës ndërshtetërore, as të fillojmë të kuptojmë nëse edhe kur ajo shpreh akoma marrëdhënie aktuale bashkëkohore, nëse nuk mbahet në mendje që, para se të jetë e kaluar, ajo ndërton, pothuajse, një përjashtim absolut historik.

e hënë, 20 qershor 2011

Serbia duhet të ndahet e jo Kosova

Refik Hasani

Ndarja e Kosovës në etnitetin shqiptar dhe atë serb, kërkesë tashmë e bërë publike dhe gati zyrtare nga Beogradi, e përsëritur nga zëvendëskryeministri i tanishëm dhe ministri i punëve të brendshme z. Ivica Daqiç, por edhe nga akademiku serb Dobrica Qosiq, është bërë dhe në formë deklarate edhe nga presidenti i tanishëm Serb z. Boris Tadiç. Politika Serbe duke e penguar me çdo kusht dhe çmim njohjen ndërkombëtare, integritetin dhe sovranitetin e shtetit të pavarur të Kosovës, dëshiron që edhe më tej mundohet ti mbulojë edhe katër probleme jo të vogla që herë pas here, duhet të ballafaqohet për t’ua gjetur një zgjidhje të qëndrueshme. Faktori politik dhe ushtarak ndërkombëtare Beogradin mundë të disiplinojë vetëm nëse paraqet dhe kërkon që mos të diskriminohen të drejtat kolektive të katër rajoneve në Serbi. Kjo kartë nëse dihet të përdoret, , do ta mban bashkë më shumë se pashallëkun e Beogradit !. Është momenti i fundit dhe shumë lehtë do bindet dhe të kooperojë Beogradi me të gjithë. Në bisedimet e filluara në mes të Prishtinës dhe Beogradit përveç temave tekniko-praktike, në këtë axhendë do të jetë e pashmangshme kërkesa e Beogradi për një autonomi për veriun e Kosovës. Atëherë këtë të drejtë duhet ta shfrytëzojë edhe Kosova dhe të kërkojë autonomi për shqiptarët që jetojnë në Serbinë Jugore. Beogradi është, , transformuar ” dukshëm, njëherë pranonte për Kosovën vetëm një autonomi. Tash kërkon një autonomi apo status special për veriun e Kosovës. Beogradi harron se nuk mundë të kërkojë autonomi për bashkëvendësit e vet në Kosovë kurse ua mohon të drejtat Hungarezëve, Shqiptarëve, Boshnjakëve dhe Bullgarëve.
Logjikë e stërvjetëruar
Nëse veprojmë sipas një logjike, se decentralizimi dhe krijimi i Komunave serbe në Kosovë është çmimi i shpalljes së deklaratës së pavarësisë. Tash njohja e realitetit në veri të Kosovës dhe dhënia e një autonomie territoriale është kosto që Beogradi ta njohë Prishtinën. Rezultati është se : Pakoja e presidentit Ahtisarit, do të bjerë në tokë dhe do të bëhet copë-copë “, nëse serbëve në veri ju pranohet një status special apo një autonomi, Atëherë : Edhe Serbia duhet t’ua njohë shqiptarëve të drejtat nga rezultati i referendumit të mbajtur më 1 e 2 mars të vitit 1992. Boshnjakëve të Sanxhakut t’ju njihen të drejta kolektive si një Kanton, rajon apo Krahinë e veçantë. Kurse Beogradi së bashku me Vojvodinën ndoshta të shqyrtohet të hyjnë në një federatë të përbashkët.
Serbia brenda territorit të sotëm ka probleme shumë serioze!
Që serbëve në Kosovë duhet t’ju jepet një Autonomi territoriale apo një status special, është e padrejtë sepse serbët nuk e kontrollojnë një territor të caktuar dhe janë ardhacakë. Serbët në veriun e Kosovës para qershorit të vitit 1999 nuk përbënin asnjë Komunë përveç disa lokaliteteve. Faktori ndërkombëtar duhet ta ndihmojë shtetin e Serbisë që mos përqendrohet ekskluzivisht në Kosovë se nuk kemi kohë të kthehemi mbrapa. Duke ia tërhequr vërejtjen seriozisht edhe në katër krahina të tjera me popullatë shumicë, homogjene dhe territore të veçantë. Politika dhe diplomacia Serbe për ti fshehur, mbuluar e zhagitur këto gjëra të mëdha që i cikëm më lart dëshiron që luftën diplomatike ta bartë prej vetë Serbisë në Kosovë. Duke e tërhequr vëmendjen e opinionit të brendshëm dhe të huaj se gjoja Serbia nuk ka tjetër problem serioz përveç në Kosovë. Me gjithë arsenalin e mundshëm politik e diplomatik rreth Kosovës me konsekuencat të dukshme kundër pavarësisë së Kosovës, duke u kërcënuar edhe me luftë, por kjo nuk do ti shkrepë sikurse shumë herë që ka dështuar në shpalljen nga serbët të Krahinës së Kinit në Kroaci !.
Serbia të përgatitet edhe për federatë ose konfederatë apo kantonizimin e saj
Nëse me njohjen e shtetit të Kosovës nga Beogradi supozojmë se mbyllet kaptina e rregullimi i çështjes së “brendshme ” të Serbisë. Me këtë nënkuptohet të fillohet një periudhë e ridefinimit, rregullimit të brendshëm të këtij shteti. Vojvodina si ish-njësi e barabartë në këtë federatë duhet ti përcaktojë lidhjet me Serbinë dhe çfarë statusi kërkojnë të kenë në këtë Hungarezët. Çfarë është interesi i Serbisë me republikën Serbe të Bosnjës dhe Hercegovinës, si kundërvlerë hyn Sanxhaku i banuar me popullatë Boshnjake. Krijimi i raporti Serbi dhe krahina shqiptare e mbetura ashtu siç quhen shqiptarët e Serbisë Jugore. Më 1 e 2 mars u mbajt referendumi për bashkëngjitje me Kosovën. Vetëm pasi të gjinden zgjidhje për këto rajone, krahina, më lehtë do të jetë në krahasim me këto rajone të prekura më lartë është me komunitetin jo të vogël Rumunë dhe Romë të shpërndarë gjithë andej Serbisë. Bullgarët në Serbi për asnjë moment mos të harrojmë janë shumicë në një territor të caktuar me numër të madh të banorëve në Rajonin që kufizohet me Bullgarinë. Ky komunitet është shumicë dërmuese në Komunën e Pirotit dhe Komunave më të vogla. I kujtojmë opinionit të gjerë se Bullgaria edhe zyrtarisht i ka kërkuar Serbisë që ti rikthehen qytetet e banuara me shumicë Bullgare si qytetin e: Pirotit, Dimitrovgradit dhe Bosilevgradit. Ndoshta është mirë Vojvodina të hyjë në federatë apo konfederatë me Serbinë në mes vetes por mos të harxhojë kohë dhe energji, me ndarjen e Kosovës në asnjë variant apo kombinim vetëm si dy shtete fqinje, së bashku të integruara në NATO, BE. Me përgjegjësi e obligime të barabarta në Këshillin e Sigurimit të OKB-së.
Beogradi duke i sheh problemet e brendshëm të saja, shtiret se gjoja, , nuk ka çështje tjetër përveç serbëve të Kosovës”.
Duke i diskriminuar popullatën e këtyre rajoneve apo krahinave me shumicë dhe territor kompakt, Beogradi dëshiron që vëmendjen ta tërheqë vetëm në dhe rreth Kosovës. Duke e vonuar pafundësisht statusin e Kosovës dëshiron që edhe më tej të mundohet ti mbulojë edhe problemet jo të vogla që kurdoherë, duhet të ballafaqohet për ta gjetur një zgjidhje. Serbia atë që kërkon për serbët e Bosnjë- Hercegovinës nuk mundë të ua mohojë edhe Hungarezëve, kurse Republika Serbe vetëm në bazë të rezultateve të luftës, më mirë të themi pastrimit etnik është pranuar si i tillë. Atëherë edhe faktori ndërkombëtar duhet të ketë përgjegjësi në këtë. Nëse Beogradi alarmon opinionin duke bartur kartën e vet nëpër zyrat evropiane e botërore ku bëhet politika dhe diplomacia që Kosova duhet të ndahet, apo komunitetin serb që t’ju jepet një autonomi atëherë pse kanë nevojë të mbeten shqiptarët e Maqedonisë në një shtet unik me maqedonasit. Kjo do të hapte kaptina shumë të rënda dhe tepër delikate në ish- republikat, Krahinat dhe Rajonet e ngrehinës artificiale së quajtur Jugosllavi. Beogradit vetëm duke ia treguar qartë problemet që e presin edhe pas njohjes së Kosovës shtet, së pari do të ndihmohet vetë ky shtet ku do të kuptojë realitetin si që thotë populli do të eci për tokë. Serbia ende nuk është as në tokë të bukës, duke e harxhuar energjinë vetëm për dhe rreth Kosovës. Duke i diskriminuar të drejtat e të gjithë pakicave dhe bashkësive dëshiron të mban leksione në kuptimin e mbrojtjes së të drejtave të pakicës serbe në Kosovë. Pasi të zgjidhen problemet e këtyre rajoneve atëherë mund të flasim për komunitete të tjera si për të drejtat e njeriut, shkollim, ruajtje të kulturës dhe identitetit nacional, se bëhet fjala për pakica të vogla kombëtare kurse këto rajone të prekura që nuk janë drejta të pakicave.
Serbia të bëjë riorganizimin e saj të brendshëm si një federatë me republika apo Kantone të veçanta.
Nëse bashkësia ndërkombëtare dëshiron ti joshë, shpërblen serbët lokal të Kosovës me një autonomi, nuk do të mundë ti ndalë kërkesat e Krahinës së:
- Vojvodinës,
- Medvegjë, Bujanoc, Preshevë
- Sanxhakut dhe
- Rajonit të banuar me Bullgarë.
Nëse faktori politik dhe ushtarak ndërkombëtar mbështet propozimin e Serbisë për një autonomi apo status special për veriun e Kosovës, automatikisht do të hapte rrugën edhe për krijimin e rajoneve apo krahinave dhe kantoneve tjera territoriale. Serbia të bëjë riorganizimin e saj të brendshëm si një federatë me tri republika si njësi autonome e Vojvodinës, Sanxhakut dhe e Medvegjë, Bujanoc, Preshevë dhe një Kanton të veçantë të banuar me Bullgarë. Pra në këto njësi Serbia duhet të federalizohet edhe me Republika të tjera ose të lejojë të bashkëngjiten me shtete e tyre amë. Kjo të arrihet në mënyrë paqësore me një marrëveshje paraprake që do të ishte më mirë për të gjitha palët dhe do të pranohet edhe nga faktori i huaj. Përveç këtyre tri problemeve të mëdha, janë edhe një segment që nuk duhet nënçmuar dhe lënë në heshtje e këto janë çështja e komunitetit Rumunë apo të njohur si vllahët dhe romët. Edhe vetë Serbia e sotshme ka një territor më një popullatë multi-etnike. Sa më shumë që Beogradi e vonon njohjen e Prishtinës aq më shumë zgjaten edhe problemet brenda vetë kësaj Serbie. Skena politike dhe intelektuale e Beogradit të përgatitet, nuk duhet të ketë tema tabu të merren shumë seriozisht për Rajonalizimin, decentralizimin apo Kantonizimin pse jo edhe federalizmin e Serbisë. Të përgatitet opinioni dhe akademia e Serbisë që nuk mundë ti diskriminojë të drejtat kolektive të:
-Hungarezëve,
-Shqiptarëve,
-Boshnjakëve dhe
-Bullgarëve
Këtyre ju takon një Autonomi, Krahinë më tepër se kulturore. Kurse Romëve edhe Rumunëve jo në numër të vogël në Serbinë e sotshme si drejta të minoriteteve që ju takojnë me konventa evropiane dhe ndërkombëtare.
Në mes të shteteve kërkohet reciprociteti në të gjitha raportet bilaterale
Nuk është e arsyeshme që zhagitja për mbylljen çështjes së Kosovës, do t’i pengojë “apo do t’i mbajë peng për një kohë të gjatë edhe hapjen e çështjeve që përballet Serbia. Këto krahinat apo rajonet janë të privuara nga të gjitha të drejtat si drejtat e njeriut individualë dhe kolektivë, zhvillimit ekonomikë, përdorimit të gjuhës simboleve, shkollimit të lartë etj. Gjatë bisedimeve në mesë të Prishtinës dhe Beogradit nuk mundë tu shmangen bisedat për pozitën dhe çështjen e pazgjidhur të shqiptarëve në Komunat Medvegjë, Bujanoc, Preshevë. Shumë herë e kemi potencuar në shkrimet tona autoriale, se çfarë kërkon Beogradi për serbët në Bosnjë, Kosovë e Kroaci. Këtë të drejta do ti kërkojnë edhe Hungaria, Kosova, Federata Boshnjako-Kroate dhe Bullgaria për Komunitet e tyre në Serbi. Në mesë të shteteve kërkohet respekti i ndërsjellë dhe reciprociteti në të gjitha raportet bilaterale në mesë të dy shteteve. Nuk ndërtohen kurrfarë raportesh ndërshtetërore, unë kërkoj për pakicat në shtetin tjetër ndërkohë që nuk i plotësoj kushtet për komunitetin e shtetit tjetër. Beogradi me këtë autonomi që kërkon për veriun e Kosovës do të bëjë shumë lojëra ku me këtë rast do ti mbyllë në një oaz boshnjakët e Sanxhakut dhe do t’ua amortizojë kërkesa e tyre në rritje për një autonomi territoriale. Sanxhaku do të humbë shumë pasi do të shkëputet bashkëpunimi me Kosovën, do të vështirësohet komunikimi me pjesën e Malit të Zi.
Beogradi përmes kërkesës dhe zhurmës së krijuar në opinion të gjerë për ndarje të Kosovës me një guri godet dhe mbron çështje fondamentale si :
- Pengon funksionimin e Kosovës si shtet,
- Pengon Boshnjakët e Sanxhakut për realizimin e të drejtave të tyre kolektive,
- Favorizohen serbë e Bosnjës dhe
- Pengohet funksionimi i Fedaratës së Bosnjë Hercegovinës.
Bosnja e Hercegovonia është tepër e pafuqishme dhe është në mes të dy zjarreve.
- Të ndahet në tri pjesë në pjesën Boshnjake, Kroate dhe gati është ndarë dhe po kërkon Referendum Republika serbe, apo
- Të bashkohet federata Boshnjake-Kroate edhe me Republikën serbe, gati e pamundur.
Prandaj Beogradi e ka llogaritur mirë që kërkesa për ndarjen veriut të Kosovës është pengesë e madhe për Sanxhakun dhe funksionimin e tri etniteteve të Bosnjës, në anën tjetër kështu shkohet dhe direkt dhe favorizohen serbët e Bosnjës !.
Nëse fillojnë të vizatohen kufijtë, atëherë këto duhet të jen në baza nacionale
Kërkesa e Beogradit për një autonomi për veriun e Kosovës është e favorshme indirekt edhe për Malin e Zi, pasi Sanxhaku shtrihet në këto dy shtete. Për Podgoricën në njërën anë është mirë pasi i amortizon kërkesat në rritje të boshnjakëve, por në anën tjetër, JO mirë pasi shqiptarët nga Podgorica nuk janë të kënaqur me realizimin e të drejtave të tyre kolektive. Absurdi është për një dekadë debatohet në nivele të ndryshme dhe shqiptarëve nuk ju pranohet Komuna e Tuzit, me të drejta të plota si çdo Komunë tjetër. Kjo nënkupton se dorën e rrudhur e ka qeveria në Podgoricë. Nuk është kushtëzuar ashtu si Prishtina, ku ka mjaftuar një propozim dhe Komuna serbe është themeluar!. Nëse Beogradi këmbëngul, faktori ndërkombëtar e pranon një autonomi për veriun e Kosovës është fundi i Maqedonisë. Shkupi zyrtar, , duhet të trembet shumë ” nga propozimi që veriu i Kosovës të fitoj një autonomi. Maqedonasit e mirë së mirës do të jetë që vetë të kërkojnë dhe të shpallin që Maqedonia duhet të ridefinohet dhe të jetë një federatë e përbërë nga dy popuj të dy Republikave. Marrëveshja e Ohrit gati se është paralizuar dhe nuk është duke funksionuar. Një nënshkrim nga kjo dokument i kësaj marrëveshje është tërhequr, në shenjë revolte, pasi nuk është duke u realizuar sipas pikave të parapara!. Kështu si është nisur me një farë mënyre gati çdo shtet duhet t’ju japë autonomi pakicave që janë me numër më të madh. Kjo reflekton edhe në ngjalljen e apetiteve serbe që, , autonomia e humbur e Kninit e vitit 1995 ”, pra të serbëve të Kroacisë të rikthehet për diskutim.
Në këto zhvillime edhe shqiptarët do të kërkojnë të drejtat e tyre
Nëse Serbia i propozon, kurse faktori politikë dhe ushtarak ndërkombëtarë pranon që veriu i Kosovës të jetë një autonomi. Ne shqiptarët si një tërësi nuk duhet të hezitojmë fare do të humbim një rajon ndoshta por mos të lëshojmë rastin që të rimarrim territoret tona si:
- Për shpalljen e Krahinës shqiptare nënë administrimin e Serbisë të jetë një territor autonom dhe të bashkëngjitet me Kosovën,
- Shqiptarët në Maqedoni të jenë Republikë federale apo konfederale me Maqedonasit,
- Kurse Shqiptarët në Mal të zi të jen një Kanton i veçantë sikur si shteti Helvetian pra Zvicra që përbëhet prej disa kantonesh,
- Shqiptarët në Greqi që është e banuar me shumicë banorë vendas autokton, të njohur si krahina Çamëria, kjo po ashtu duhet të jetë një krahinë autonome në kudër të Greqisë.
Nëse Beogradi e mban peng faktorin ndërkombëtar që ose duhet t’u njihet serbëve lokalë të veriut të Kosovës autonomia se përndryshe Republika Serbe do të shpallë referendum. Është gabim. Serbia, i ka bërë llogarinë pa hanxhiun

e diel, 19 qershor 2011

Sistemi politik ndërkombëtar modern

Dr. Alban Daci


Kur flitet sot për marrëdhënie ndërkombëtare duhet të kemi parasysh dy gjëra:

1. që mbi artikulimin në zona rajonale dhe mbirajonale të ndryshme, bota sot ndërton një sistem politik, ekonomik dhe juridik unitar, i mbajtur bashkë gjithmonë e më shumë nga një rrjet ndërkombëtar i pavarur që gjuha e përbashkët e përmbledh nën etiketën «globalizim».
2. edhe pse protagonistët e marrëdhënieve të tilla janë aktorë edhe të natyrave të tjera (organizata ndërqeveritare, organizata jo-qeveritare, sipërmarrje ndërkombëtare, individ të vetëm), një vend të veçantë meritojnë shtetet, sepse janë aktorët më efecient në krahasim me të tjerët, ose të paktën të vetmit titullar të të drejtës themelore, që është e drejta për të ushtruar në mënyrë legjitime dhunën.

Ky supozim është si një e dhënë faktike e politikës ndërkombëtare bashkëkohore si politikë ndërshtetërore mbi shkallën planetare ndërton, në realitet, rezultatin e një procesi historik relativisht të fundit dhe, si çdo proces historik, ai është i kthyeshëm. Kjo vlen shumë për të filluar barazimin mes marrëdhënieve ndërkombëtare dhe marrëdhënieve globale.
Deri në fund të Katërqindës, siç është bërë e ditur, bota ishte e ndarë në sisteme të ndryshme ndërkombëtare pre-globale [Schmitt 1950] që nuk kishin marrëdhënie mes tyre (si në rastin e Evropës me Amerikën), ose me raporte shumë sporadike, sa është e vështirë të flitet për një sistem të vetëm marrëdhëniesh.
Vetëm mes shekullit XVI dhe XVII, për shkak të ekspansionit evropian, bota filloi të ishte e perceptuar dhe eksperimentuar si një unitet, edhe pse kjo ishte e limituar, në planin politik, në gërshetim akoma pak të thelluar mes tregtisë, luftës dhe fesë [1], dhe në planin ekonomik në formimin e lehtë të një ekonomie-botë që përfshinte, tashmë, një qendër monetare dhe financiare (në fillim Londrën dhe pastaj u shtri edhe më gjerë), por parashikonte akoma një fraksion shumë të limituar të popullsisë dhe të forcës-punës.
Ndërsa qe e nevojshme të prisnim deri në mesin e Tetëqindës që bashkimi i sistemit dhe i shoqërisë ndërkombëtare të pësonte një përshpejtim vendimtar, me konsolidimin përfundimtar të sistemit kapitalist botërorë [2] nga njëra anë, dhe nga ana tjetër me integrimin progresiv të zonave të ndryshme rajonale në një teatër politiko-strategjik, i simbolizuar më parë nga kolonializimi, pastaj nga dy luftërat «botërore» dhe në fund edhe nga përfundimi i Luftës së Ftohtë.
Akoma më i diskutueshme dhe historikisht e dyshimtë është origjina e barazisë mes politikës ndërkombëtare dhe politikës ndërshtetërore. Kalimi nga bashkëjetesa mesjetare tek ajo moderne, vjen në mënyrë të ngadaltë dhe jo të vazhdueshme, si në planin empirik, ashtu dhe në planin e vetëdijes intelektuale, në një lidhje të ngushtë me afirmimin e një forme të re të organizimit koativ, shteti, i karakterizuar nga sovraniteti i plotë dhe nga mosnjohja e autoritet superior në vetvete (superiorem non recognoscens) nga kërkesa e një besimi ekskluziv nga pjesa e popullsisë dhe nga territorialiteti i një obligimi të tillë, pra ekzistenca e kufijve preciz që do përcaktonin përkatësinë e popullit dhe të burimeve.
Megjithëse nuk mungon, kush konsideron një kalim i tillë themelor tashmë të ndodhur nga mesi i Katërqindës[3], opinioni më i përhapur është se: paqja e Westfalisë në vitin 1648, është akti i lindjes së sistemit ndërkombëtar modern- që gjithmonë e më shumë po dizenjohet si «sistemi westfalia-n».

[1] Vigezzi 1994, LXXXVIII.
[2] Wallerstein 1974; 1979; 1980; Arrighi 1984.
[3] Wight 1977.

e premte, 17 qershor 2011

Rama, një lider disaster

Dr. Alban Daci

            Në vitin 1940, ministri hitlerian i Propagandës, Joseph Goebbles, do të fliste më nuanca të çuditshme lidhur me dy dekadat e fundit “Më 1933, ajo që duhej të kishte thënë një lider francez duhet të ishte diçka e tillë: Kancelari i Rajhut, që ka shkruar “Mein Kampf”, nuk duhet kurrsesi të pranohet nga ana jonë. Dy janë zgjidhjet: ose ai duhet të largohet, ose ne do e luftojmë. Por francezet nuk e bënë këtë. Na lanë të vazhdonin projektet tona dhe kur ne kishim arritur majat dhe kishim fituar fuqi, atëherë ata filluam luftën.”
            Shumë mbështetës të Edi Ramës, që dikur ishin qorra përballë liderit të tyre, tani që po ju vjen shikimi, duan të thonë: “Edi Rama, i cili tentoi të bllokoj procesin e liberalizimit të vizave për egon e tij personale për pushtet, që bojkotoi Parlamentin për shumë kohë, nuk duhet ta kishin pranuar si lider dhe nuk duhet ta kishin toleruar për të vazhduar më tej”
            Për Edi Ramën ka dy zgjidhje: të largohet vetë, sepse nga një diferencë e madhe votash që ka pasur me kundërshtarët e tij politik në zgjedhjet e kaluara, në ato të fundit me Bashën ai jo vetëm nuk e ruajti diferencën, por i humbi. Ose, nëse nuk largohet, të luftohet politikisht si brenda Partisë, ashtu edhe jashtë saj, nga çdo shqiptarë që meritojnë dhe dëshirojnë të integrohen në BE.
            Ca ditë më parë një analistë i njohur për bindjet e tij të Majta, kishte shkruar, se: “Edi Rama, si lider nacional është disastër” (zhargon i huaj i përdor me saktësi të madhe në këtë rast). Kam, përshtypjen se Edi Rama, është disastër jo vetëm në nivel nacional, por edhe atë lokal dhe klanor.  Lokal e kam fjalën edhe në rastin e Bashkisë së Tiranës. Ai e humbi Tiranën për faktin se ai ka më shumë zell për pushtetin politik, se sa për ta vënë këtë pushtet në shërbim të qytetarëve.
            Edi Rama nuk ka asnjë cilësi suksesi që duhet të ketë një lider dhe kjo ndodh për faktin se ai nuk e ka situatën në kontroll brenda partisë së tij. Më kujtohet Rama, kur ishte Ministër Kulture dhe Rama sot në rolin e kryetarit të Opozitës. Janë, dy persona krejt të ndryshëm: i pari ishte energjik, kishte dëshirën e madhe për të punuar për vendin dhe qytetarin, ishte tepër i logjikshëm dhe i saktë në ndërhyrjet publike që bënte, përfaqësonte vetën e tij dhe idetë e tij ishin origjinale, sepse kishin vetëm autorësinë e tij.
            Ndërsa Rama i sotëm, është i lodhur, i stresuar dhe i hutuar. Ai, nuk përfaqëson vetën, idetë e tij nuk janë origjinale të dala prej tij dhe nuk përfaqësojnë zgjidhje pozitive në të mirë të qytetarëve. Rama i sotëm nuk ka një linjtë të mirëfilltë politike, nuk ka një program të qartë politik. Ai është politikan i çastit.
            Rama i sotëm është i metaforzuar nga pushteti dhe egoja e tij për ta pasur atë pa limit,  në çdo kohë e rrethanë.  Sot, idetë e tij nuk janë të freska dhe të dobishme, ato janë të infektuar nga mania për pushtet dhe janë të kontrolluara nga personat që ia garantuan atë brenda Partisë. Rama, nuk është më njeri i vizioneve, por peng i pushteti dhe i njerëzve që e simbolizojnë atë, fillimisht në nivel partie, e pastaj edhe në nivel lokal e nacional.  
            Rama i sotëm, i ka aq shumë sytë e mbyllur me pushtet, sa është i gatshëm të bëj gjithçka për ta mbajtur atë. Ai jashtë pushtetit të tij politik nuk shikon asgjë, qoftë edhe mundësinë se mjafton vetëm pak konsensus politik, që Shqipëria të anëtarësohet në BE.
            Rama nuk di të përdor asnjërën nga dy cilësitë kryesore, që duhet të ketë një politikan i nivelit nacional. Ai nuk di të përdor as soft power dhe as hard power.  Soft power është përbërës themelor në procesin politik të një vendi demokratik (ose që përpiqet për të qenë i tillë). Jo vetëm në politikë, por edhe tek forcat e armatosur, tërheqshmëria dhe impenjimi luajnë një rol të rëndësishëm. Soft power nxit bashkëpunimin dhe ofron një monedhë të ndryshme nga detyrimi. Rama nuk është aspak një lider që mund të përdor soft power, sepse karakteristikë e tij kryesore është mungesa totale e bashkëpunimit, si me forcat e brendshme politike të vendit, ashtu edhe me autoritetet ndërkombëtare.  
            Gjithashtu, edhe pse hard power nuk është shumë në modë, mbetet një faktor i rëndësishëm në bërjen e lidershipit.  Hard power në shumicën e rasteve simbolizon përdorimin e forcës për të bindur masën, që të ndjek në programet dhe objektivat politike.  Megjithatë, as këtë të fundit, Rama nuk është më në gjendje ta përdor, sepse aktualisht Partia i ka dalë nga kontrolli dhe për ta besuar këtë mjafton të analizojmë rrjedhjet e fundit... si dhe faktin se disa deputetë nuk e pranojnë  dhe nuk i binden bojkotit parlamentar të vendosur nga PS-ja.
            Pra, në të gjitha kuptimet, sot për sot, Rama mbetet një disastër në politik, sepse ai, tashmë, është i mbushur me limite dhe jo shumë  ide jo vetëm për të frymëzuar qytetarët në një ndryshim, apo revolucion shoqëror,  por, ai, tashmë do të përballet me një betejë të fortë për pushtet brenda PS-së.  Para se të mblidhet Kongresi i PS-së, kur me siguri do t’i kërkohet dorëheqja, ai duhet të vendos me vullnetin e tij të largohet nga jeta aktive politike. Një ndër cilësitë më të larta të një lideri është të kuptoj momentin e duhur për t’u larguar. Momenti i duhur, që një hap të tillë ta bëj Rama, është pikërisht tani.
            Megjithatë, nëse Rama do të largohet dhe nuk do të ndodh një reformim i thellë i PS-së, asgjë nuk do të ndryshoi. Thjeshtë, faj nuk do t’i mbetet vetëm i një personi, siç përpiqen një pjesë e mirë ta propagandojnë, por do t’i mbetej gjithë PS-së, si forcë politikë, që nuk ka kapacitete dhe vullnet për t’u reformuar dhe për të ecur me të njëjtin hap me proceset e rëndësishme, si ato të integrimit europian.  

e martë, 14 qershor 2011

Definicioni i Shtetit

Dr. Alban Daci


Sipas Teorisë së Shtetit, që ne i referohemi në këtë studim, shteti është « një organizatë që furnizon mbrojtje dhe “mirëqenie» [...] në këmbim të hyrjeve fiskale. Shteti përfaqëson mekanizmin kryesor përmes të cilit shoqëria mund të furnizojë këto të «mira publike» dhe të kaloi problemin e free-rider[1].
Shteti mbron mirëqenien e qytetarëve të tij përballë individëve të tjerë, duke u mbështetur tek baza për zgjidhjen e mosmarrëveshjeve përmes definicionit dhe vendosjes së të drejtës së pronësisë [2]. Këto detyra janë themelore për shkak edhe të natyrës së kudogjendur të konfliktit në një botë me burime skarse. Shteti dhe shoqëria konceptohen si një kompozim me individë dhe grupe që, edhe të ndarë mes tyre, influencohen njëri nga tjetri. Shteti, ose ato që mbajnë autoritet, kanë pikërisht interesa.
Monarku absolut ose politikani bashkëkohor kanë objektiva personale që kërkojnë t’i arrijnë. Më i rëndësishmi nga ato është të mbajnë vetveten në pushtet. Edhe diktatori më mizor duhet të kënaq interesat e atyre individëve dhe grupeve që mbajnë pushtetin bashkë me të. Grupe të fuqishme mbajnë një pushtet të konsiderueshëm dhe ndonjëherë mund të përcaktojnë edhe aksionet. Ato formojnë shoqërinë që është e mbrojtur nga shteti; është koncepti i tyre i drejtësisë që imponohet.
Përcaktimi dhe funksionimi i të Drejtës së Pronësisë tentojnë të favorizojnë interesat dhe mirëqenien e tyre. Kështu, ndërsa shteti tek ish Unioni Sovjetik, tek Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe në Afrikën Jugore zhvillon të njëjtat funksione të përgjithshme, janë shumë të ndryshëm individët dhe grupet që përfitojnë të mira nga shtetet. Roli kyç i bërë nga të Drejtat e Pronësisë në funksionimin e shoqërisë është shprehur nga një studiues sipas termave vijues:
Të drejtat e pronësisë përfaqësojnë një instrument të shoqërisë dhe rrjedhin rëndësinë e tyre nga fakti, se shërbejnë për t’iu dhënë formë atyre parashikimeve që i posaçmi mund me arsye të mbështes në raportet e tij me të tjerët. Parashikime të tilla gjejnë shprehje në ligje, dhe në kostumet e një shoqërie. Mbajtësi i të Drejtës së Pronësisë gëzon konsensusin e bashkëqytetarëve të tij për të reaguar në mënyrë të veçantë. Një pronar pret që komuniteti të ndalojë që të tjerët të ndërhyjnë më aksionet e tyre, me një kusht që këto aksione nuk janë të ndaluara në specifikimin e të drejtave të tyre.
Përkufizimi i të Drejtave të Pronësisë është i domosdoshëm në se shoqëria donë të operojë në mënyrë efikase; të Drejtat e Pronësisë shërbejnë për të dhënë « të drejtën e përfitimit të mirave ose të dëmtojë vetveten dhe të tjerët. Të dëmtojë një konkurrent duke prodhuar produkte më të mira mund të jetë e lejueshme, por duke e vrarë atë sigurisht që jo. Lejohet të mbrojë vetveten duk qëlluar, por është e ndaluar të shes poshtë një çmimi minimal[3].
Pra, natyra dhe shpërndarja e të Drejtave të Pronësisë përcaktojnë se cilët individë do të marrin maksimumit e prodhimit dhe cilët do të paguajnë kostot më të larta në respekt me funksionimin e institucioneve të ndryshme sociale. Për këtë motiv funksionimi i Shtetit në politikën e jashtme konsiston mbi të gjitha në përcaktimin dhe mbrojtjen e të Drejtave të Pronësisë të individëve dhe grupeve.
Funksioni kryesor i jashtëm i Shtetit është ai i mbrojtës së të Drejtave të Pronësisë dhe të sigurisë personale e anëtarëve në respekt me qytetarët dhe aksionet e shteteve të tjerë. Për të përdorur fjalët e Ralph Dahrendorf, shteti është një «grup konfliktual». Ndonëse, ekzistojnë natyrisht edhe grupe të tjera (tributë, feud, grupe luftëtarësh, etj.), thelbi i Shtetit qëndron në territorin e tij[4].
Brenda territorit që përfshin, Shteti ushtron monopolin e përdorimit legjitim të forcës dhe mishëron idenë, se çdo kush në atë territor është subjekt i të njëjtit ligj, ose të rregullave të përbashkëta. Në kontrollin e vënë nën kontrollin e tij, autoriteti i Shtetit është i konsideruar më superior se sa ai i grupeve të tjera.
Këto funksione të brendshme dhe të jashtme të Shtetit dhe natyra e fundit e autoritetit të tij, do të thotë se ai është aktori kryesor në sistemin ndërkombëtar. Shteti është sovrani për faktin se nuk duhet t’i përgjigjet asnjë autoriteti tjetër superior në sferën ndërkombëtare. Është ai vetë që përcakton dhe mbron të drejtat e individëve dhe grupeve. Individët nuk posedojnë të drejta të tjera, përveç atyre të garantuara nga Shteti; as gëzojnë një siguri tjetër përveç asaj të garantuar nga Shteti. Në se dëshiron të mbrojë qytetarët e tij dhe të drejtat e tyre, qoftë në mungesë të një autoriteti superior, qoftë në një sistem konkurrues me shtete, shteti duhet «të mendojë për vetveten» dhe t’i shikoj shtetet e tjerë si rrezik potencial [5].
Teza, se Shteti është aktori kryesor në marrëdhëniet ndërkombëtare nuk dëshiron të mohojë ekzistencën e aktorëve të tjerë të posaçëm, ose kolektiv. Siç ka paraqitur në mënyrë bindëse Ernst Hass, aktorët në marrëdhëniet ndërkombëtare janë ato ente që janë në gjendje të avancojnë kërkesat në mënyrë efikase; nuk mund të stabilizohet apriori kush dhe çfarë janë këto ente [6] .
Megjithatë, Shteti është aktori kryesor, përderisa natyra e shtetit dhe struktura e marrëdhënieve ndërkombëtare janë faktorët më të rëndësishëm, që përcaktojnë karakterin e marrëdhënieve ndërkombëtare në një moment të dhënë. Pra, nuk do të thotë se shtetet duhet të jenë gjithmonë aktorë kryesorë, as që natyra e Shtetit duhet të jetë gjithmonë e njëjta dhe që shteti-komb bashkëkohor, që mund të jetë forma më e lartë e organizimit politik.

[1] E mira publike konsiderohet ajo që «të gjithë kënaqen bashkërisht, në kuptimin se konsumimi individual i një të mire të tillë sjell një privim në ngarkim të ndonjë tjetri». Free-rider është individi që konsumon një të mirë pa ose mw pak shpenzime personale.
[2] Përgjithësia e shtetit ka qenë rrotulluar rreth të ashtuquajturit problemi i ekonomisë së jashtme ( ose organizimi i shërbimeve ose i jo shërbimeve tek individi për të cilët nuk ishte parashikuar as ndonjë pagim as ndonjë kompensim). W.J. Baumol, Welfare Economics and the Teory of the State, Cambridge, Mass, Haward University Press, 1965.
[3] H.Demsetz, Toward a Theory of Property Right, in «American Economic Review, Paper and Proceendings», 1967.
[4] R.Dahrendorf, Class Conflict in Industrial Society, Standford, Standford University Press, 1959.
[5] Kenneth Waltz, Theory of International Politics, Mass., Addison Welsey, 1979, fq. 91.
[6] E. Hass, Beyond the Nation-State. Functionalism and International Organisation, Standford, Standford University Press, 1964, fq. 84.

e premte, 10 qershor 2011

DREJT THEMELIMIT TË SHTETIT PALESTINEZ

DREJT THEMELIMIT TË SHTETIT PALESTINEZ

Autor: Prof. Dr. Ramazan Gözen

Në botë mbretëron një konsensus në lidhje me zgjidhjen e konfliktit shumëvjeçar izraelito-palestinez, por bota është e ndarë për sa i takon mënyrës dhe fazave të zgjidhjes.

Problemi izraelito-palestinez, që është edhe problemi më jetëgjatë në Lindjen e Mesme duket se ka mbetur në plan të dytë në një kohë kur në rajon vazhdojnë me shpejtësi kryengritjet dhe ndryshimet e regjimeve. E ndërsa e gjithë bota po ndjek zhvillimet në Tunizi, Egjipt, Libi, Bahrejn, Jemen dhe Siri, neglizhon ngjarjet në Gazë dhe Bregun Perëndimor. Më e rëndësishmja është se kohët e fundit nuk vëmë re në procesin që zhvillohet në drejtim të themelimit të shtetit palestinez.

Presidenti i SHBA, Barak Obama deklaroi se një shtet palestinez mund të krijohet brenda kufijve të vitit 1967, ndërsa sugjeroi se duhet gjetur një zgjidhje, ku shteti i Izraelit dhe ai i Palestinës të jetojnë pranë njëri-tjetrit; gjithashtu sugjeroi një formulë që do të garantonte sigurinë e Izraelit dhe pandashmërinë e Palestinës. Menjëherë pas kësaj Kryeministri i Izraelit, Netanjahu shkoi me nxitim në Uashington dhe u mundua të ndryshojë mendimin e Obamës. Në një fjalim që mbajti në Kongresin amerikan ai bëri të ditur se Izraeli nuk do të tërhiqet nga territoret që ka pushtuar në vitin 1967. Por lajmet dhe komentet e publikuara në mediat izraelite dhe amerikane thonë se Netanjahu nuk arriti të bindë askënd. Për shembull ish-presidenti i SHBA, Jimmy Carter në artikullin e tij të botuar më 26 maj 2011 në gazetën “International Herald Tribune” shkruante se është e nevojshme themelimi i një shteti të Palestinës brenda kufijve të vitit 1967.

Në anën tjetër palestinezët filluan përgatitjet për shpalljen e Shtetit të Palestinës. Janë duke u bërë përgatitjet për shpalljen zyrtarisht të shtetit palestinez në mbledhjet e Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së në shtator 2011. Në këtë drejtim mori vendim edhe Liga Arabe në një mbledhje që u mbajt më 29 maj 2011 në Doha. Sipas vendimit të Ligës Arabe, do të përkrahet shpallja e një shteti palestinez të formuar nga Gaza dhe Bregu Perëndimor me kryeqytet Jerusalemin Lindor dhe anëtarësimi i këtij shteti në Kombet e Bashkuara. Një zhvillim tjetër paralel me këtë është edhe përgatitja e një flotileje me pjesëmarrje të gjerë që do të niset nga Turqia për në Gazë, sikurse vitin e kaluar.

Nuk ka dyshim se në krye të problemeve më jetëgjatë dhe të komlpikuar të politikës së Lindjes së Mesme dhe madje të të gjithë botës renditet konflikti izraelito-palestinez. Ky konflikt ka një numër të madh arsyesh dhe shpjegimesh. Në lidhje me këtë problem janë shkruar me mijëra libra ose artikuj. Shkaku kryesor i këtij konflikti, nëse do të shpreheshim thjesht duke pasur parasysh të gjitha pikëpamjet e kësaj literature, është mos-themelimi i një shteti palestinez. Është mungesa e një shteti të pavarur, sovran, të nderuar, real dhe të qëndrueshëm në territoret që zotërojnë ose duhet ti zotërojnë palestinezët.

Dhe kjo ka dy arsye themelore. E para dhe më e rëndësishmja mbajtja të pushtuara që nga viti 167 e këtej i territoreve palestineze, territore të cilat sipas rezolutës nr.181 të Kombeve të Bashkuara të vitit 1947 u takojnë palestinezëve. Këto territore të përbëra përafërsisht prej Gazës, Bregut Perëndimor dhe Jerusalemit, jo vetëm që mbahen të pushtuara, por janë hapur në mënyrë ilegale për vendbanim (kolonizim) nga qeveria izraelite. Palestinezët, pronarët e këtyre tokave ose janë internuar ose mbahen nëpër burgjet e Izraelit. Për të themeluar një shtet palestinez është e nevojshme që Izraeli të tërhiqet, pra të kthehet në kufijtë para vitit 1967. Por, Izraeli me vite refuzon të bëjë një gjë të tillë.

Arsyeja e dytë e mos-themelimit të shtetit të Palestinës janë edhe problemet e brendshme të palestinezëve. Palestinezët me vite të tëra janë të ndarë në dysh edhe si popull, edhe si vend. Grupet radikale të udhëhequra nga Hamasi janë vendosur në Gazë, kurse në anën tjetër në Bregun Perëndimor është vendosur grupi i Al Fatahut, që sot udhëhiqet nga lideri Mahmud Abbas. Hamasi dhe Al Fatahu nuk ndahen vetëm si territor, por kanë edhe mosmarrëveshje në çështje kryesore, siç është njohja e Izraelit.

Megjithëse në botë mbretëron një konsensus mbi zgjidhjen e këtij problemi që vazhdon me dhjetëra vite, ekzistojnë edhe dallime të thella për mënyrën dhe fazat e arritjes së kësaj zgjidhjeje. Procesi paqësor izraelito-palestinez, që vazhdon prej marrëveshjes së Uashingtonit të vitit 1993, parashikon themelimin e shtetit të Palestinës. Formula e shprehur kohët e fundit gërnjë zgjidhje me “Dy shtete” përkrahet nga e gjithë bota, me në krye udhëheqjen e SHBA, por që fatkeqësisht nuk realizohet.

Zhvillimet në Lindjen e Mesme dhe dinazmi drejt shtetit të Palestinës krijuan një atmosferë që të bënë të mendosh se këtë herë kjo formulë do të zbatohet. Pothuajse jemi duke iu afruar me shpejtësi themelimit të shtetit të Palestinës. Por që ky proces të përfundojë me sukses ka ende punë për tu bërë. Fillimisht në këtë proces duhet që të bindet shteti i Izraelit ose me fjalë ose duke i bërë presion, nëse do të jetë e nevojshme. Në krye të shteteve që do ta bëjnë këtë janë SHBA dhe vendet tjera perëndimore. Ose duhet të krijohet një presion botëror i një niveli që do të kishte ndikim mbi Izraelin. Në të njëjtën kohë është e nevojshme që palestinezët dhe vendet që i përkrahin ata të jenë të fortë, efektivë dhe të bëjnë përpjekje në mënyrë të vazhdueshme si dhe që Hamasi dhe Al Fatahu të jenë një trup i vetëm.

Njëra prej vendeve që mundohet të jetë efektive në dy çështjet është Turqia. Në të vërtetë, në thelbin e politikës së Turqisë ndaj çështjes izraelito-palestineze vitet e fundit qëndron konkretisht ky qëllim. Turqia siguroi marrëveshjen mes Hamasit dhe Al Fatahut dhe bëri përpjekje që vendet arabe të veprojnë së bashku në çështjen e themelimit të shtetit të Palestinës. Në anën tjetër, Turqia po punon në drejtim të themelimit të shtetit të Palestinës duke rritur presionin ndërkombëtar ndaj Izraelit. Si shembull i presionit që Turqia ka ngritur mbi Izraelin mund të vlerësohen shumë ngjarje, duke filluar nga kriza e njohur si “One minute” e deri tek kriza e anijes “Mavi Marmara”. Unë mendoj se ky presion është pritur me mirëkuptim nga e tërë bota, kryesisht nga udhëheqja e SHBA, pavarësisht se ka ngjallur reagimin e Izraelit. Sepse përpjekjet e Turqisë për themelimin e një shteti të Palestinës kontribuojnë në zgjidhjen paqësore dhe të qëndrueshme të problemit izraelito-palestinez. Në qoftë se ky problem do të zgjidhet, atëherë ai do të ketë një kontribut të pashoqë në paqen botërore.