e shtunë, 29 dhjetor 2012

Bashkimi Kombëtar, SHBA dhe NATO

 Alban Daci

Është e vërtetë se në shqiptarët kemi vuajtur shumë, kemi kaluar shumë prova, kemi përjetuar shumë momente të hidhura dhe shumë herë kemi qenë në dilemë për të ardhmen tonë. Megjithatë, tashmë Shqipëria ka hyrë në një rrugë të re. Aleanca Kuq e Zi nuk ishte vetëm në kuptimin politik një risi në sistemin politik shqiptar, por edhe një model i ri social e kombëtar. Shqipëria, vendi ynë i dashur, i shqiponjës përkrenare, në 22 vitet e fundit kishte njohur hapur një far komplekse të qenit shqiptar dhe një orientim antikombëtar nga politika e vjetër. Shqipëria nuk është një komb me 3 milion e gjysmë banorë, por është një komb me më shumë se 10 milion banorë. Shqipëria nuk është kjo që ne kemi aktualisht, por ajo që të tjerët na e morën dhe na e copëtuan sipas dëshirave të tyre. Bashkimin e shqiptarëve e kam cilësuar edhe në shkrime të tjera, është një proces sa i natyrshëm po aq i domosdoshëm. Fqinjët tanë si dhe disa fuqi të tjera botërore duhet të fillojnë të mësohen me faktin se edhe shqiptarët ashtu si popujt e tjerë do të bashkohen. Ky bashkim mos sot, nesër, pasnesër ose në një të ardhme jo të largët do të ndodh. Populli shqiptar ashtu si edhe popujt e tjerë një ditë do të jetë i bashkuar dhe nuk mund ta ndalojë askush këtë proces. Ka plot forma demokratike dhe të pranueshme se si mund të ndodh bashkimi i shqiptarëve, pa u ndryshuar edhe kufijtë. Edhe pse janë dy rrethana të ndryshme historike, për nga mënyra bashkimi i shqiptarëve mund të jetë i ngjashëm me bashkimin e dy Gjermanive. Ndryshimi i vetëm është se Gjermania kishte qenë nismëtare e dy konflikteve më të mëdha botërore, të cilat morët miliona jetë njerëzish, kurse shqiptarët ishin viktima të padrejtësisë së madhe që u bo në vitin 1913. Megjithatë, përderisa bota e civilizuar pranojë si diçka të natyrshme dhe normale bashkimin e dy Gjermanive, po ashtu duhet të jetë e gatshme të pranojë me të njëjtën formë edhe bashkimin e shqiptarëve. Shqiptarët nuk janë njohur kurrë në histori si popull barbar, që kanë bërë masakra dhe pushtime të tjera. Shqiptarët në gjithë historinë e tyre janë përpjekur në mënyrë legjitime thjeshtë të mbrohen nga sulmet e të tjerëve. Kjo është një garanci më shumë për të besuar se shqiptarët e duan edhe bashkimin përmes formave të drejta, demokratik, legjitime dhe ndërkombëtarisht të pranueshme. Fakti se në gjithë historinë e tyre shqiptarët nuk kanë qenë asnjëherë pushtues, kjo është një arsye më shumë se edhe bashkimi i tyre është një garanci më shumë për paqe dhe stabilitet në rajon. Shtetet e Bashkuara të Amerikës janë sot de facto dhe de jure superfuqia e vetme në Botë. Nëse sot në Botë ka një popull krejtësisht pro amerikan, ky padyshim është populli shqiptar. Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë interesa të rëndësishme gjeopolitike e strategjike në Europë dhe sidomos edhe në Rajonin e Ballkanit. Për nga shtrirja gjeografike si edhe për nga rëndësia demografike për sa i përket Ballkanit Perëndimor, populli shqiptar mbetet i një rëndësie primare. Për këtë arsye bashkimi i tyre do të siguronte qëndrueshmërinë e Rajonit si dhe vetë interesat e palëkundura të NATO-s. Bashkimi i shqiptarëve duhet të ndodh përmes tre kanale të rëndësishme: së pari përmes vullnetit të lirë të vetë shqiptarëve; së dyti përmes kanaleve dhe njëtrajtësisë së objektivave amerikane dhe të NATO-s dhe së treti në linjën e forcimit dhe të qëndrueshmërisë së stabilitetit dhe paqes në Rajon. Forma më e mirë që populli të shpreh vullnetin e tij, pa dyshim është ushtrimi i referendumit popullor si bazë të demokracisë të drejtpërdrejt. Në të drejtën ndërkombëtare Vetëvendosja nuk ushtrohet nëse nuk përfaqësohet nga vullneti i lirë i qytetarëve. Aleanca Kuq e Zi është e para forcë politike, e cila publikisht mposhti dy pikat doganore të Morinit që ndajnë shqiptarët me shqiptarët. Aleanca Kuq e Zi është e para forcë politike që vendosi të bëj referendumit e bashkimit të shqiptarëve më shqiptarët. Referendumi i iniciuar nga Aleanca Kuq e Zi nuk është një lëvizje politike për ca vota më shumë, por është baza e filozofisë së saj, e cila thotë se Bashkimi i Shqiptarëve është e drejtë legjitime/juridike dhe duhet të ndodh mbi parimet demokratike ndërkombëtarisht të pranuara. Referendumi i Bashkimi Kombëtar do të jetë edhe një shembull demokracie për politikën shqiptare, e cila në 22 vite pseudodemokraci nuk e ushtrojë qoftë edhe një herë të vetme demokracinë e drejtpërdrejt. Në një vend ku nuk bëhen referendume do të thotë se aty nuk ka demokraci, por oligarki, ku pakica përmes mekanizmave të rremë të shumicës bën si t’i dojë qejfi pa pasur parasysh vullnetin e qytetarëve. SHBA dhe shqiptarët kanë një histori sa të ngjashme po aq edhe interesante. SHBA ashtu si edhe shqiptarët kanë kaluar momente të rëndësishme që kanë të bëjnë më ekzistencën, me pavarësinë si dhe progresin. Të dy këto vende edhe pse kanë kaluar momente të vështira, kurrë nuk e shuan shpresën se një ditë do të jenë të respektuar dhe një shembull për botën. SHBA-t sot janë shembull për ushtrimin dhe realizimin e demokracisë. Gjithashtu, shqiptarët janë një shembull për tolerancën fetare. Historia që nga 1913 e SHBA-ve dhe shqiptarëve është e pandarë e mendoj se kështu duhet të vazhdojë të jetë edhe për 100 vitet e tjera që sapo kemi nisur. Bashkimi i shqiptarëve është një garanci për politikat amerikane në rajon. Kolonitë e huaja u bashkuan dhe krijuan atë që sot njihen Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Atëherë mbi të njëjtën model dhe me të njëjtat parime përse të mos krijohen edhe Shtetet e Bashkuara Shqiptare, të cilat në parim kanë të drejtën e tyre për t’u bashkuar dhe jo për të kërcënuar të tjerët që mes veti janë bashkuar shumë kohë më parë. Me fillimin e shekullit që lamë mbrapa u mbaruar procesi i formimit i kombit-shtet për të gjithë kombet e tjera, përveç këtij tonit, i cili padrejtësisht u privua nga ky proces historik. Pas Luftës II Botërore, shtet-kombe që e kishin mbaruar këtë proces hynë në një proces të dytë, në atë të ndërvarësisë ndërkombëtare ekonomike dhe në epokën e globalizimit. Ky i yni u privua edhe nga ky proces, sepse ishte përjashtuar nga i pari. Për këtë arsye shqiptarët nuk mund të vazhdojnë të jenë të përjashtuar dhe të privuar nga proceset e mëdha botërore. Përjashtimi ynë nga këto dy faza të rëndësishme që kanë kaluar shtetet-kombet e tjera, nuk na bën të mundur edhe integrimin tonë në BE. Ne nuk mund të integrohemi në një model sui generis siç është BE-ja, pa mbaruar procesin tonë të formimit shtet-komb si dhe pas pasur eksperiencë të rëndësishme në ndërvarësinë ndërkombëtare ekonomike dhe në procesin e globalizimit. Kjo është një e vërtetë e madhe që hedh poshtë modelin e bashkimit të shqiptarëve në BE. Integrimi ynë i menjëhershëm në BE, është sikur të kalosh brenda një vit një nxënës nga klasa e parë direkt në vitin e parë në universitet. Kjo mund të ndodhte vetëm në rastin e gjenive, por për sa kohë cilësia e gjinisë lidhet vetëm me individin dhe jo me popujt, atëherë nuk mund të funksionojë edhe me ne shqiptarët. NATO mbetet aleanca më e madhe e botës perëndimore e cila në themel ka ruajtjen e demokracisë dhe sigurinë e përbashkët kolektive të shprehur më së miri në nenin pesë të traktatit të saj. Shqiptarët janë një popull që gjithmonë e kanë dashur demokracinë dhe që gjithmonë janë identifikuar për shkak të historisë, kulturës dhe kostumeve si Perëndimor. Atëherë përse NATO duhet të anëtarësojë disa shtete të bëra vetëm me shqiptarë (ose shumicë shqiptare) dhe të mos pranojë një shtet të bashkuar shqiptar? Bashkimi i shqiptarëve mbi parimet demokratike ndërkombëtarisht të pranueshme, jo vetëm do të forconte sigurinë e tyre, por edhe do të thjeshtonte procesin e zgjerimit dhe të forcimit të NATO-s në Ballkanit Perëndimor. Dua ta mbyll me këto fjalë që ka thënë Bill Klinton pasi zëvendësojë Bush-in: “Në një epokë të re të rrezikut alternativ, qëllimi ynë më i madh duhet të jetë zgjerimi dhe forcimi i komunitetit ndërkombëtar të demokracive me bazë tregu. Gjatë Luftë së Ftohtë ne u përpoqëm të përmbanim një kërcënim ndaj ekzistencës së institucioneve të lira. Tani ne përpiqemi të zgjerojmë rrethin e kombeve që jetojnë nën këto institucione të lira, sepse ëndrra jonë është ajo ditë, kur idetë dhe energjitë e çdo njeriu në botë të shprehen plotësisht, në një botë demokracish të lulëzuara që bashkëpunojnë me njëra-tjetrën dhe rrojnë në paqe”. Shqiptarët bashkimin e tyre e shohin edhe përmes realizimit të një tregu të përbashkët dhe përmes realizimit të një demokracie model e të merituar. Ne shqiptarët duam të lulëzojmë e të bashkëpunojmë me demokracinë e SHBA, ekzistenca e të cilës është garanci për paqen dhe stabilitetin në botë.

e diel, 23 dhjetor 2012

Çasti i kërcimit dhe vlimit



Askush nuk e do dhe, për më shumë, nuk e dëshiron vlimin, por kur toleranca ndaj Serbisë së Daçiqit dhe Nikoliqit vjen duke u rritur në atë masë sa ata të propozojnë plane për zhbërjen e shtetit të Kosovës, dhe Bashkimi Evropian hesht krejtësisht, vlimi do të jetë i pashmangshëm

  
Besnik Kryeziu


Proceset politike nëpër të cilat ka kaluar Kosova dhe po vazhdon të kaloj në masën më të madhe nuk janë kuptuar si duhet nga masat shoqërore, ose thënë më mirë, janë kuptuar ashtu si janë shpalosur nga ata që kanë udhëhequr këto procese. Kjo shpalosje, në dukje ka qenë transparente, por në thellësinë e saj ka qenë e mistershme dhe me plot mitizime.
Kjo gjë po vazhdon të ndodh edhe sot, në të ashtuquajturat bisedime për normalizimin e marrëdhënieve në mes të shtetit të Kosovës dhe atij të Serbisë. Kësaj radhe nuk e kam objekt shqyrtimi dialogun në vetvete që po vazhdon të ndodh në Bruksel dhe prodhimin e rezultateve të mjegulluara për shtetin e Kosovës, por më së shumti efektet që ky dialog do të mund t’i prodhoj te masat shoqërore në momentin kur e kuptojnë të vërtetën e fshehur.
Duke e lexuar këto ditë Oshon dhe mënyrën se si ai e shpjegon të kuptuarit e proceseve dhe fenomeneve të ndryshme nëpërmes kësaj që unë do e  sjelli   si citat të veçantë ku Osho në mënyrë brilante e shpjegon çastin e kërcimit dhe vlimit të ujit nëpërmes procesit të nxehjes.
“Uji bëhet gjithnjë e më i ngrohet, më i ngrohet, më i ngrohet, dhe, krejt papritmas, në temperaturën e caktuar, fillon të avullojë. Të avulluarit ndodh në moment. Të avulluarit nuk është gradual, veçse i befasishëm. Prej ujit te avulli është kërcimi. Përnjëherë, uji avullohet, por është e nevojshme koha që ai të ngrohet deri në pikën e vlimit. Të avulluarit është momental, por për nxehje është koha e nevojshme”, thekson Osho. Ajo që po dua ta them unë në këtë shkrim (natyrisht i nxitur nga Osho) ka të bëj me mënyrën se si po mundohen aktorët kryesor në këtë proces bisedime që masat shoqërore të mos e kuptojnë në thellësi përmbajtjen dhe esencën e këtyre bisedimeve. Për këtë ata po përdorin metafora të forta, të menduara dhe analizuara kujdesshëm për ta arritur efektin e duhur te masat shoqërore. Nuk po them se deri me tani nuk po ia dalin. Po ia dalin, madje shumë mirë. Mirëpo pyetja që unë do ta shtroja me këtë rast ka të bëj me kohën.
Osho thotë: “Prej ujit te avulli është kërcimi. Përnjëherë, uji avullohet, por është e nevojshme koha që ai të ngrohet deri në pikën e vlimit”. Nga kjo mund të themi se procesi i të kuptuarit të këtij dialogu dhe rezultateve që po prodhon ky dialog nga masat shoqërore, ka nevojë të domosdoshme për kohë.
Duke e ditur faktin se ky dialog mes Kosovës dhe Serbisë pothuajse me dekada po vazhdon të jetë proces, duke mos u bërë asnjëherë akt përfundimtar (sepse apetitet e Serbisë dhe toleranca miqësore e ndërkombëtarëve nuk po marrin fund), mund të themi se procesi i të kuptuarit është në fazën finale nga masat shoqërore. Po të mbetemi logjikshëm edhe në procesin e të kuptuarit nga masat shoqërore, sikur se te nxehja e ujit, atëherë mund të themi se masat shoqërore janë në pikën e vlimit dhe kërcimit përfundimtar. Në këtë vlim dhe kërcim po kontribuon shumë Serbia me planet e saja për territore në hapësirat e Republikës së Kosovës, sikurse edhe heshtja dhe toleranca në vazhdimësi e Bashkimit Evropian në raport me sjelljet grabitqare dhe raciste të Serbisë. Dikush mund të mendoj se vlimi mund të evitohet, kjo mbase edhe mund të ndodh, por jo me sjelljen e deritanishme politike karshi Serbisë nga ana e Bashkimit Evropian. Ujin mund ta ndalojmë të avulloj dhe të kërcej vetëm nëse e ndalim procesin e ngrohjes, përndryshe vlimi është alternativa e vetme që do të ndodh.
Ata që ne me dëshirë i quajmë miqtë tanë ndërkombëtarë, duhen ballafaquar nga politika dhe politikanët e Kosovës me këtë fakt, që ditë e më shumë po bëhet i pa anashkaluar.
Askush nuk e do dhe, për më shumë, nuk e dëshiron vlimin, por kur toleranca ndaj Serbisë së Daçiqit dhe Nikoliqit vjen duke u rritur në atë masë sa ata të propozojnë plane për zhbërjen e shtetit të Kosovës, dhe Bashkimi Evropian hesht krejtësisht, vlimi do të jetë i pashmangshëm.
Nëse ky proces nuk e ndryshon drejtimin e tij, dhe ky ndryshim do të duhej domosdoshmërisht të jetë substancial, assesi kozmetik për masat shoqërore, viktima do të jemi ne, qytetarët e Republikës së Kosovës, por fajtor përveç Serbisë, do të jenë edhe ndërkombëtarët, dhe për këtë që tani duhet t´i përballim që nesër të mos e luajnë të paditurin dhe të pafajshmin.


e premte, 21 dhjetor 2012

REPUBLIKA PENG I autoritarizmiT



Në Kosovë ka kohë që flitet për koalicionin mes mes dy forcave autoritariste të tipit feudal, PDKsë dhe AAK-së,  që shquhen për nga përmbajtja konservative politike dhe si lidhje i përngjajnë disi i asaj të vëllazërisë muslimane me ushtrinë në Egjipt. Ky është sinjal i keq për forcat progresive dhe për demokracinë.

Nga Sadri RAMABAJA

Në procesin e ndërtimit dhe vlerësimit të shtetit modern, çështja e autoritetit dhe legjitimitetit mbetet element qenësor. Tutje, thuhet në literaturën teorike mbi shtetin modern, ajo që e karakterizon shtetin nuk është vetëm pesha e madhe, që i jepet autoritetit ligjor për mishërimin e parimeve abstrakte ligjore te shteti, të zbatuara nëpërmjet një aparati burokratik dhe gjyqësorit të paanshëm, por mbi të gjitha edhe idesë se se ai, pra shteti, personifikon  dhe shpreh vullnetin  (sovran) të popullit. Një pjesë e spektrit politik në Kosovë, nuk kishin dhe nuk kanë përgjegjësi për detyrimet morale dhe politike, që në shoqëritë demokratike janë produkt i legjitimitetit. Natyrisht meqë kjo lagje e partive të tipit autoritar-feudal, respektivisht liderët e tyre, ende mëkohen në shtratin e mendësisë mesjetare, për të cilën legjitimiteti ose buronte nga autoriteti fetar, ose nga ai fisnor, si shprehje e traditës dhe rendit të kultivuar prej kohësh, e ka të vështirë të ambentohet në çfardo ambienti politik me predispozita progresive të epokës moderne që për bazament ka filozofinë mbi të cilën është  ngritur shteti ligjor – racional.
Një krah i këtij spektri, i ndikuar nga konservatorizmi politik, që burim ka teorinë e integritetit dhe autonominë e individëve, nuk hezitojnë që Republikën ta shndërrojnë në peng të autoritarizmit personal. Dhe duket, kjo lagje politikanësh autoritar, shembëllim „Vëllazërisë islame“ në Egjipt dhe konceptit të partisë-shtet, respektivisht atij të  ushtrisë mbi hierarkinë pushtetore, në procedura të shpejta mund ta formojnë qeverinë e re. Noli i madh këtë tip marshi të reaksionit politik që po kthehej në Shqipërinë e pas revolucionit demokratik të 1924-ës, e pat kamxhikosur me poezinë e tij antologjike Marshi i Barabait.
Përse po ndodhë vallë, ky nxitim, respektivisht kjo lojë fjalësh rreth koalicionit të mundshëm mes PDK dhe AAK-së? Krijimi i  koalicioneve qeveritare zakonisht është proces që ka kohën e vet në rendin demokratik. Shoqëritë moderne edhe për këtë çështje bazohen në disa rregulla dhe parime politike të njohura në rrafshin e teorisë parlamentare, atë  ideologjik, etik e moral. Nëse edhe më tej partitë politke i logarisim si instanca të demokracisë përfaqësiuese, atëherë produkt i kujt na rezultojnë të jenë koalicionet e deritashme në Republikën tonë, e veçmas ky që po presim të na inaugurohet? Nëse e kemi të qartë se demokracia ideale përjashton partitë si instanca përfaqësuese, demokracia reale që po mëtojmë ta ndërtojmë ndërlidhet edhe me demokracinë partiake. Ndërkaq mungesa reale e formacioneve politike që funksionojnë si kuaziparti, që janë ende larg stadit për plotësimin  e kritereve minimale për t` u quajtur parti, e bën të pa qartë këtë nxitim politik për krijimin e këtij koalicioni mes PDK-së dhe AAK-së.  Insistimi që përmes rrugëve të shkrutëra të arrihet maja e pushtetit, është karakteristikë e formacioneve politike konservative që „shtetëzojnë“ angazhimin qytetar dhe pengojnë strukturat politike të orjentuara për hapje të dialogut brenda shoqësrisë civile dhe prgjithësisht shoqërisë. Mbajtja nën korniza të rrepta të kontrollit të shoqërisë dhe depolitizimi parasëgjithash i rinisë, janë produkt i këtij veprimi konservativ politik.
Participimi politik, qytetar, është i ndërlidhur ngusht me procesin në zhvillim të vet ndryshimit, lëvizjes progresive të shoqërisë përmes angazhimit të përhershëm qytetar. Të angazhohesh për të mirën e përgjitshme, për publiken deh të jeshë aktiv në proceset politike, nxit identifikimin e shoqërisë si tërësi me shoqëritë që kanë shkallë të lartë të vetëdijes politike dhe të zhvillimit demokratik.
Ndërkaq mungesa e vullnetit politik për nëdrtimin e shtetit funksional, është produkt i anarkisë ideologjike dhe mosidentifikimit, respektivisht mungesës së gjakimit për demokracinë. 
Nëse këto parti do të ishin në kuptimin e vërtetë të fjalës formacione politike demokratike, atëherë statutet e tyre do të garantonin respektimin e minimumit të vullnetit politik të antarësisë. Prandaj ajo që do të ishte krejtësisht normale dhe e pritshme, nëse jo fare publike, së paku në strukturat e që të dy këtyre grupimeve kuazipolitike, do të duhej të shtrohej për debat vullneti politik dhe vizioni për Republikën. Vallë, a mjafton që vetëm dy liderët dhe një grusht individësh rreth tyre të jenë në dijeni se çfarë fshihet prapa kësaj ngutije?
Nëse viti 2013 është programuar nga Brukseli si viti kur do të mirren vendime „të dhimbshme, si për Kosovën ashtu edhe për Serbinë“, siç qe shprehur baronesha Aeshton kohë më parë, atëherë është e qartë se kujt i ngutet dhe përse nxitohet në krijimin e koalicionit PDK/AAK.
Thaçi personalisht dhe garnitura parapolitike që e ka sjellë atë në pushtet, me qëndrimet ndaj VV, e sipdomos përmes sulmeve  të ulta „personale“ ndaj personaliteteve të pakontestueshme atdhetare e politke të kësaj force progresive, në njërën anë tenton  t` i shmanget debatit real politik lidhur me koncesionet që po i bën Serbisë, por edhe të krijoj huti në opinion dhe tek intelegjencia e re që po e ndjenë nevojën urgjente që ka Republika për racionalitet politik dhe rikthim të politikës si hap i parë drejt inaugurimit të shtetit ligjor racional. Ky veprim i kësaj garniture është shantazh i  kulluar politik, tipik për strukturat parapolitike. Por vazhdimi me insistim në aplikimin e ksaj  strategjie kundruall VV si opozita e vetme, flet qartë se kryeministri dhe jo vetëm ai janë të vetëdijshëm se çasti historik që po kalon Republika është edhe shansi i tyre i fundit.

e martë, 18 dhjetor 2012

Aleanca Kuq e Zi e shkundi shoqërinë nga atomizmi



Alban Daci


Popullsia shpesh është atomizuar dhe kthyer në një (masë individësh të izoluar) të paaftë për të punuar së bashku për të arritur lirinë, për t’i besuar njëri-tjetrit, madje nuk janë në gjendje të bëjnë asgjë me iniciativën e tyre. Rezultati i kësaj është i parashikueshëm: Popullata bëhet e dobët, humb vetëbesimin dhe është e paaftë për rezistencë. Shpesh njerëzit janë tepër të frikësuar për të ndarë urrejtjen e tyre për diktaturën dhe urinë për liri dhe me familjet apo miqtë. Njerëzit janë shpesh tepër të terrorizuar për të menduar seriozisht rezistencë publike. Në fund të fundit, për çfarë mund të shërbejë rezistenca? Në të vërtetë ata përballen me vuajtje pa qëllim dhe me një të ardhme pa shpresë.

Nëse kemi pasur një popull të atomizuar deri tani, por tani si e kemi? Shoqëria ka përjetuar periudha të caktuara të kontrollit dhe të manipulimit shtetëror, ku interesat personale janë përdorur dhe janë manipuluar mbi interesin e përgjithshëm.  Ndërsa sot shoqëria shqiptare mendoj se është në proces e sipër dalje nga atomizim. Kjo ka ndodhur për disa arsye.

Së pari për faktin se rinia shqiptare sot falë edhe zhvillimit të telekomunikacionit ka një bum informimi dhe situatën ku ndodhet e ka gjithmonë në nja pasqyre reflektimi/krahasimi me vendet e tjera të zhvilluara. Shqiptarët falë internetit po e kuptojnë sa të lirë janë, sa të lumtur janë dhe si po qeverisen.  

Së dyti kemi shumë të rinj që kanë studiuar në universitet më të mirë perëndimore. Eksperiencat e tyre  akademike dhe jetësore janë shumë të rëndësishme për daljen e shoqërisë shqiptare nga atomizmi dhe orientimit të saj drejt një shoqërie të hapur dhe demokratike.

Së treti eksperienca e vështirë e tranzicioni është një mësim i  mirë për të gjithë shoqërinë shqiptare, ku të gjithë qytetarët janë dakord në një pikë, se kështu gjërat nuk shkojnë mirë. Prandaj, duhet të shkundemi nga atomizmi dhe të bëjmë detyrën tonë si anëtarë të shoqërisë për ta orientuar atë drejt mobilizimit horizontal dhe vertikal, ku qëllimi final mbetet demokracia liberale.  

Së katërti, sot shqiptarët kanë arsye më shumë për të qenë të guximshëm për të ardhmen e tyre. Nëse deri ca muaj më parë qytetarët mendonin se jeta lundronte në ujëra të ndenjura, dhe nuk kishte asnjë shpresë për ndryshim. Po sot? Atëherë lind një pyetje natyrshëm: a kanë shqiptarët sot një shpresë? Pa dyshim që po! Thonë se shpresa është e fundit që vdes dhe një komb pa shpresë është i vdekur!

Shqiptarët gjithmonë i ka mbajtur gjallë shpresa e kjo e fundit nuk ka qenë koturu, por është bazuar nga guximi dhe rezistenca që kanë bërë shqiptarë në kohë dhe në histori.  Shqiptarë në shekullin e kaluar kanë pasur një shpresë të madhe dhe të palëkundur, atë se një ditë të gjithë do të jemi të bashkuar.

Kjo shpresë kurrë nuk është shuar për asnjë çast tek asnjë shqiptarë dhe ka qëndruar e hekurt brez pas brezi si me akte guximi ashtu edhe me akte heroike.  Në fillim të viteve ’90 shqiptarët patën një shpresë tjetër të madhe që ishte të bashkoheshim me Europën e Bashkuar. Gjithashtu, kjo shpresë lidhet me faktin se vetë historia e shqiptarëve është një histori krejt europiane. Identiteti shqiptar është një ndër më evropianët e ndoshta edhe më europian se vetë Europa.

Realizimi i këtyre dy shpresave ishte plotësisht i realizueshëm për shkak se popullata shqiptare i kishte përqafuar me kohë, por e kishte penguar politika e vjetër imorale, e cila është përpjekur të vras çdo shpresë të popullit shqiptar.

Si një agimi i artë shqiptar, po nga shqiptarët dhe për shqiptarët lindi Aleanca Kuq e Zi, e cila në themelin e saj politik ka Bashkimin Kombëtar dhe Integrimin Europian.

Aleanca Kuq e Zi e shkundi shoqërinë shqiptare nga pesimizmi dhe i veshi ato Kuq e Zi, me ngjyrat kombëtare.

Aleanca Kuq e Zi po nxjerr shoqërinë nga atomizmit  dhe këtë po bën falë programit, filozofisë politike dhe kapitalit njerëzor që ajo ka. Ajo është e mbushur me një frymë rinore. Kjo frymë rinore në performancë nuk ka një lidhje absolute vetëm me moshën, por me një vizion dhe një model të ri të bërit politik, ku qytetari është i pari, kombi është mbi gjithçka.

e hënë, 17 dhjetor 2012

A është e drejtë që aktorët e politikës të hiqen si arkitektët e kombit...??



Mustafë Krasniqi

Pa dashje të vlerësoi apo në nënvlerësoi personalitetin e ndonjë politikani të cilësdo periudhë qofshin, për hir të një realiteti do të bëjë një shkrim më shumë për lexuesin se sa një analizë të zakonshëm, me që lexuesi, apo çdo shqiptar t’i shtroi pyetje vetës dhe të niset ka një mendësi reale pa anime dhe të vlerësoi atë që duhet të vlerësuar me qëllim për të arritur në pikën kulmore për të cilën edhe ka nevojë kombi. Sipas një vështrimi analitik që i kam bërë periudhave të ndryshme, sikur është vështirë të japësh ndonjë mendim të përgjithshëm që do ta shërosh tërë një plagë që është shkaktuar nga pushtuesit e ndryshëm me ndihmën e Evropiane dhe aq më keq edhe nga ca politikat ditore të cila për interesat e saja ndërronin historinë dhe vlerën e saj. Për këtë madje edhe ata që nuk janë fare të involvuar në politikë disi kanë filluar të kompleksonet në këtë rrugë qorre të themi edhe përtej saj. Më nuk ka  njeri që mund të përkufizon një definicion mbi kulturën e një filozofie të qartë rreth figurave dhe veprimtarëve të kombit, apo atyre periudhave të lëna pas dhe të sotmes ashtu siç duhej të bëhet dhe të mbetën të paprekshme për tërë historinë e ardhshme, e jo të luhej me to si në lojë bixhozi. Ky vlerësimin dhe rivlerësim i figurave historike që bëhej nga politika ditore është një qasje e gabuar dhe lirshëm mund të themi edhe një mëkat që bëhej në dëm të gjakut të derdhur, i atyre që sakrifikuan gjithçka, madje edhe jetën për të sotmen që ne e gëzojmë të lirë, të paktën ato pjesë që kemi hequr këpucët e okupatorit, duke i rikujtuar edhe pjesët tjera që ende përballën me këto këpucë okupuese.
Për këtë gabim që udhëhiqet nga politika ditore, përgjegjësi duhet të mbaj institucioni më i lartë i kombit, siç është Akademia Shqiptare, qoftë ajo e Tiranës apo e Prishtinës, e cila për fat të keçë këto vetëm po bënë sehir dhe asgjë më shumë, apo si duket kanë rënë në kurthin e politikave ditore. Kur e them këtë kam parasysh mëdyshjet e mëdha që po i sjellë politika ditore në tërësi kombit shqiptar me pahir apo qëllimisht kjo është një ankth i rrezikshëm, madje dhe një politikë që është jashtë interesave të kombit, por që është therë në zemrën e kombit. Kjo politikë përpos asaj që ka  si qëllim përfitimin dhe karrierën shkon edhe më tutje duke përmbys çdo lëvizje dhe figurë që ka vepruar dhe ka sakrifikuar për çështjen e kombit, dhe në saje të saj të merr përsipër tërë meritën e të tjerëve dhe të përfitoi nga ai gjak dhe të shpërfaqet si ndonjë hero thua që vetëm ky “...” e ka sjellë  çlirimin e kombit dhe situatën e lirë të tanishmen. Në fakt kjo katrahurë e turbullt politike në trevat shqiptare, për fat të keqe kjo veti jo vetëm që është vë mbi vlerat e kombit, por për interesa të caktuara anashkalon dhe injoron të kaluarën e çmuar të bijve dhe bijave të kombit dhe aq më keq shkon përtej me mendësi të papërfillshme duke u bërë kiterr pas një emri që duke  ngritur atë emër të vlerësuar apo jo nga historia të përfitojnë si heronj të kohës, se gjoja edhe ne kemi qenë pas tija, jemi fotografuar me të, kemi bërë rrugëtim të përbashkët, kemi qenë nëpër  lloj-lloj restorante të botës, apo edhe jemi kontaktuar me personalitete të ndryshëm, madje edhe me papën e Venedikut, ku për hir të kombit kemi ndërruar edhe fenë.
Padashje të ngrehi këtë dukuri të shëmtuar, kjo vetvetiu shfaqet në skenën shqiptare si një hije e tmerrshme. Lind pyetja vetvetiu te çdo shqiptar;- Se çka po ndodhë me ne dhe historinë, e dëshmorët e kombit?- Kush është politika e Tiranës dhe e Prishtinës që të merret me ngritjen dhe përmbysjen e heronjve?  Ku është Akademia Shqiptare, historianët, gjurmuesit e kulturës shqiptare që nuk i qasen kësaj dukurie tepër të rrezikshme?
Duke bërë përpjekje të nderuar lexues që përmes zërit tim dhe tuajin t’i thërrasim ndërgjegjen e kombit dhe institucionet përkatëse që të merren seriozisht me ndriçimin e figurave dhe të historisë dhe me këtë temë tepër të ndërlikuar dhe aq më keq kur politika i ka përvetësuar nga vetja grupe të mëdha njerëzish të cilët janë të nënshtruar politikave të tyre dhe sikur këta janë më të zëshmit dhe janë bërë zëdhënës të tyre
 Duke u munduar ta thjeshtoi qëllimin e shkrimit për çdo lexues qoftë partizan i politikës apo  i ndonjë partie politike, apo  apolitikë që së bashku ta shtjellojmë një gjendje tepër kaotike që po shfaqej në trevat shqiptare. Ta nisëm nga konkretja përshembull një farë analisti Halil Matoshi me shokët e tij, sidomos me Nexhmedin Spahiun i cili në një emision të RTK-së tha: “se Evropa më 1913, apo edhe në konferencën e Berlinit ushtritë e tyre kishin për qëllim të na ndihmonin për t’u çliruar nga okupimi Serbë”, ky mendim i këtij farë analisti është më tepër se një injorim i një realiteti historik, sepse përkundër kësaj këta ishin për copëtimin e Shqipërisë, së paku kështu na kanë treguar paraardhësit dhe  historia. Ndërsa sot ky far Halili dëshiron një shtet të ri Kosovarizëm me një gjuhë dhe kulturë tjetër jashtë asaj shqiptare, atëherë të nderuar lexues dhe populli im shqiptar a është e drejtë kjo? Gjykoni ju këtë veprim, por sipas mendimit tim derisa studiuesit e huaj gjatë hulumtimit po dëshmojnë se shqiptarët janë Pellazgë, madje edhe historia e Greqisë e cila deri më tani që është furnizuar dhe propagandua rrejshëm ka vjedhur tërë historinë Ilire, derisa po hulumtohej dhe po ndriçohet origjina jonë se Aleksandri i Madh dhe paraardhësit e tij kanë origjinë ilire dhe janë Pellazg, atëherë ne a kemi të drejtë ta ndërrojmë kombin dhe të marrim një kombësi tjetër, që kurrë nuk e kemi pas dhe sipas mendimit tim  ky emërim për ne do të jetë një turp, së paku  kështu mendoi?
Të nderuar lexues dhe besoi se edhe ju do ta ndani këtë mendim.
Mbase sot politika po  bëhet protoganiste e historisë e cila po e vlerësojnë dhe rivlerësojnë, po i përdhosin figura dhe po i riprodhojnë figura të reja, sipas dëshirës së tyre. Ta zëmë Figura e Zogut po ngritët në piedestal, kurse e Gurakuqit, Avniut, Hasan Prishtinës, Bajram Currit dhe shumë figurave tjera po bëhet atentati i dytë. Të nderuar lexues ne kemi mësuar, poashtu edhe gjyshërit na kanë treguar se kush ishin ideatorët e kombit. Mbase sot politika po hiqet si e zonja  dhe pa u konsultuar me institutin përkatës të vlerësimit të figurave, ata kokë më vete bashkë me partizanët e tyre kanë ngrit figura të cilat përflitet shumë rreth tyre si figura të dyshimta, si Zogut e të tjera.
Por ajo që po hetohej nga militantët e partive dhe kryesuesit e saj është që më çdo kusht të arrinin qëllimin e vet, si përshembull në Komunën e Kastriotit, shkollës “Pandeli Sotiri” iu është ndërrua emri dhe ju vu emri i liderit të një partie,(sipas gazetës ditore Express më 7 dhjetor 2012, shkruan: “...Për njëzet vjet mbajti emrin e mësuesit të parë të gjuhës shqipe. Një shkollë në Obiliq quhej “Pandeli Sotiri”. Por më ajo s’e mban këtë emër. Që nga shtatori shkolla fillore në këtë qytezë është pagëzuar me emrin e ish-presidentit Ibrahim Rugova. Dhe shton  ... ndërrimi i emrit të shkollës nga emri i mësuesit të parë të shkollës shqipe me emrin e ish-presidentit Ibrahim Rugova për banorët e Obiliqit është veprim i papranueshëm, indinjues dhe kryekëput lojë me emrat e shquar të popullit shqiptar. “Është brengosëse fakti se kjo shkollë ka ruajtur për më shumë se 20 vjet emrin e simbolit të shkollës shqipe, rilindësit e kontribuuesit më të madh të hapjes së shkollës së parë shqipe, mësuesit të kombit Pandeli Sotiri. Në këtë shkollë me këtë emër janë nderuar gjenerata të tëra në qytetin tonë e që po ashtu është edhe simbol i qytetit tonë”, thuhet në reagimin e Vetëvendosjes.
 Ku do të na çon kjo mendësi e ultë, thua çdo shkolle apo rrugë, si dhe rruga e kombit u bë me këtë emër(nuk jam kundër nëse instituti përkatës na thotë se duhet nderuar, por nëse politika na e sërvon si të domosdoshme pa e thënë fjalën e vet instituti përkatës e shohë se është më tepër politike se sa kombëtare).
Të nderuar lexues pa dashur të hy në historikun e askujt, po ju pyes se Hasan Prishtina a nuk ishte arkitekti më i madh i kombit, ku përpos pasurisë dhe mendjes intelektuale në shërbim të atdheut la edhe jetën?- Për çudi si çuditërisht ju ndërtua një përmendore në një qosh dhe ju vu emri i një institucionit të fakultetit, Kurse “arkitektit” të politikës së sotme përpos shumë rrugëve, shkollave ju la hapësirë edhe një shesh mu në qendër të Prishtinës dhe mu aty t’i bëhet edhe një Përmendore e madhe. Sa e çuditshme të nderuar lexues diku më poshtë 300-400 metra është një hero që mori bekimin e popullit, Zahir Pajaziti, dikur nga ky lider që pretendohet nga kolegët e tij të shquhej si Arkitekt, patë dënuar Zahir Pajazitin dhe shokët e tij, pat injoruar formacionet e para dhe tërë UÇK-në, ku kurrë nuk e njohu edhe pas luftës kurrë nuk ju përkul varrit të heroit, legjendës së gjallë të kombit, Adem Jasharit. Më tutje ky “arkitekt” me ca bashkudhëtarët e tij dënuan demonstratat e 81-tës dhe distancuan kolegët e vet si të papërshtatshëm ideopolitik.
Madje thuhet se ka qenë nismëtar i të gjitha proceseve. Kjo filozofi e trajtimit nga shokët e tij nuk i bën nder kombit as vet atyre, sepse në fakt s’qëndron ashtu, përshembull  demonstratat e 81-tës jo vetëm që nuk i përkrahi por ato edhe i ka dënuar, sot ende përkrahësit e tij thonë se këto ishin prodhim i Beogradi, realisht këto dolën nga pakënaqësia e popullit dhe e lëvizjeve kombëtare. Thuhet se ishte ideator i gjaqeve të pajtimit, sa e di unë dhe ju të nderuar lexues këtë e kanë filluar ish të burgosurit, studentët e që iu kanë bashkangjitur edhe ca profesor, por asnjëherë ky “arkitekt” jo. Po që se thuhet se 2 korriku është meritë e këtij “arkitekti” e keni  gabim, dihet se kush i shtyri  deputetët e asaj kohe ta marrin këtë veprim kombëtar.
Madje kemi si dëshmi një peticion drejtuar deputetëve, javë më parë të atij viti, nga LRPK-ja, ku kundër kësaj ishte vetë ky i ashtuquajtur “arkitekt” i kombit, mbase ditë më parë në fakultetin teknik u ftuan studentët që të shpallnin republikën e Kosovës me 10 pika, të këshilluar në atë kohë me A.Zh, H.Sh, R.B e të tjerë ish të burgosurit politikë të cilët para Fakultetit Filologjik e lexuan dhe u pajtuan që ne ta vemi para studentëve dhe ta thërrasim këtë tubim, por kjo kërkesën 10 pikëshe u anulua nga unionit i studentëve dhe të profesorëve dhe aty për aty u krijuan ca pika tjera ku edhe i  lexoi Bekim Lumi, domethënë se edhe kjo ishte një shtytje për deputetët e atëhershëm për ta shpallur Republikën e Kosovës.
Nëse thoni se ka qenë Arkitekt i UÇK-së (këtë e kam dëgjuar në emision të RTK-së Jusuf Buxhovin kur thoshte se Rugova ka qenë edhe arkitekt i UÇK-së), kjo shihet qartë, atëherë, nga zyret e selisë së partisë së tij... në konferencën për gazetar ditën e premte, jo vetëm që nuk e ka njohur këtë Ushtri, por  i ka quajtur me epitete të ndryshme, si nga  ato : të frustruara...  grupe të organizuara nga politika e Beogradit e shumëçka tjetër.
Po nëse thoni se ka qenë arkitekt i pavarësisë së Kosovës, për këtë nuk do të mundem të pajtohem unë dhe as ju të nderuar lexues, sepse siç dihej deklarata e pavarësisë është shkruar  thua një ditë apo pak orë par shpalljes së saj, e për këtë arkitekt ka qenë gjaku i dëshmorëve, populli, UÇK-ja dhe jo individi që pretendohet.
Po nëse mbështem në përkrahjen e politikave të huaja, qoftë cila do nga ato që e kanë përkrahur dhe ende e përkrahin politikën e “artikektit”, besoi se kjo nuk është që vlerësojnë një faktor të rëndësishëm për kombin shqiptar, por përmes saj mundohen ta zhvlerësojnë një faktorë të rëndësishëm dhe dominues për fatin e kombit, atë të UÇK-së, që të mos thuhet se luftën e fitoi UÇK-ja dhe që ka pasur luftë, por më këtë bëjnë përpjekje që ta minimizojnë me ndonjë konflikt, e për ta minimizuar këtë faktorë të rëndësishëm të kombit dhe të lirisë duhej përdorur modelin e luftës pacifiste( pa dashur të mohoja asnjë meritë dhe veprimtari të askujt).
Atëherë të nderuar lexues dhe popull mos edhe ne po bëhemi shkelës të realitetit dhe të gjakut të bijave dhe bijve që derdhen për këtë liri për hir të një uni politik që dëshirojnë të përfitojnë emër dhe duke e ngritë këtë emër, “arkitekti” i politikës, të marrin merita heroike ata që vuajnë për pushtet. Ta marrim njeriun që më plot të drejtë mundëm ta quajmë arkitekt i kombit Ukshin Hotin, deri sa “arkitekt” i politikës, injoronte me gjuhën e tij djemtë që ishin vë kundër armikut, Ukshin Hotin mbronte me dënjëtet dhe krenari burrërinë e djemve dhe vashave heroike që kishin kapur armët për ta luftuar pushtuesin, deri sa “arkitekti” i politikës shëtiste poshtë e lartë, Ukshin Hoti dergjej nëpër burgje të ish-Jugosllavisë, thjeshtë për konceptet e tija të qarta filozofiko-morale dhe ato kombëtare. Madje, derisa “arkitekti” i politikës injoronte grupet luftarake, Ukshin Hoti i mbronte ato dhe gjithnjë thoshte:- “pa luftë liria nuk vije”, deri sa “arkitekti” i politikës qante për Papoviqin, Ukshin Hoti prapë dergjej në burg, ku sipas letrës së tij dërguar motrës tregon se kush, e ka burgosur, apo shpifur për ta burgosur për këtë e dini më mirë ata të cilët kanë qenë në qelia të burgut bashkë më te.
Të nderuar lexues dhe unë si ju do të shtroja këtë pyetje, a është një gabim kjo që po ndodhë me politikën ditore ende pa e dhënë fjalën institucionet përkatëse dalin emërojnë shkolla rrugë me figura të reja dhe heqin figura nga lista e dëshmorëve të kombit, madje si të hutuar mbesim se kë ta vlerësojmë dhe kë ta zhvlerësojmë? Për këtë mendoi se duhet ta thërrasin ndërgjegjen institucionet përkatëse të kombit, si Akademitë, historianët që njëherë e për mot ta shkruajnë historinë reale pa ndikimin e politikës ditore, që kjo politikë t’i heq duart nga vlerësimi dhe rivlerësimi historik, dhe në anën tjetër të mos futet një konfuzion në mes popullit, Atëherë nëse qartësohen këto paqartësi është më letë për ne dhe historinë, kështu që të mos merremi me çdo ndërrim qeverie t’i ndërrojmë heronjtë apo figurat kombëtare, se kjo është e dhimbshme dhe fatale për një shoqëri e të paktën për një shoqëri si e jona që ka një kulturë më të hershmen thua në Evropë.
Njëherë e për mot ta kthejmë dinjitetin e plotë të një populli të lirë dhe të bashkuar me viset e saja të copëtuara egërsisht nga sllavizmi i Ballkanit e për fat të keq i ndihmuar nga Evropa e vjetër, apo siç e kanë quajtur paraardhësit tan Evropa Shtrigë.
Nëse ne dimë ta respektojmë vullnetin e popullit, kulturën e saj, atëherë të kemi kujdes ndaj një rreziku të mundshëm, sepse duke krijuar të pavlerën dhe mohuar vlerën, krijojmë një çoroditje kombëtare. E për të mos ardhur deri te kjo çoroditje, që deri më tani na ka sjellë mjaftë kokëçarje, duhet ta vlerësojmë atë që është për t’u vlerësuar, të paktën askujt të mos i mohohet merita dhe as të mos i shtohet ajo çka nuk e ka merituar.
Për fund do të shtoja at se kur është në pyetje Kombi dhe vlera e saj të gjithë për të, sepse koha ka ardhur që t’ia themi troç zëshëm Evropës dhe atyre politikave që kanë për qëllim pushtetin që të mos bëjnë sehir po të përkrah vullnetin e popullit, sepse kjo e drejtë është edhe e drejtë e vetëvendosjes së një populli sipas Konventës së Gjenevës.
Të nderuar lexues të mos ndikohemi nga politika dhe shkruesit, por thjesht ta thërrasim mendjen dhe të gjykojmë drejtë, sepse vetëm me gjykime të drejta i ndihmojmë vetës procesit të shtetit dhe bashkimit, por në asnjë rast të mos i hedhim askujt as një meritë të bërë për kombin dhe bashkimin e saj.