e diel, 2 dhjetor 2012

Rrugëtimi Historik gjatë 100 viteve të Pavarësisë së Shqipërisë

Mustafë Krasniqi 

Për nderë të 100 vjetori i pavarësisë së Shqipërisë, Vit jubilar, dhe për hir të së kaluarës dhe të sotmes do të ngërthejnë në vete shumë ngjarje që pasqyrojnë realitetin historik nëpër të cilën ka kaluar dhe po kalon kombit ynë shqiptar. Me atë, duke e rikujtuar të kaluarën e hidhur, ngjarjet tragjike dhe padrejtësi që ju janë shkaktuar shqiptarëve nga pushtues të ndryshëm, e në veçanti nga sllavët e Ballkanit, poashtu gjurmë të thella dhe të pashlyera, në mendjen e popullit kanë mbetur si të përcjellura brez pas brezi periudha më famëkeqe që doli nga Traktatit i Paqes së Shën Stefanit, më 3 marsit 1887, respektivisht që nga Kriza lindore, lufta Turko-Ruse (1877-78). Nga ky traktat u arrit marrëveshja për copëtimin e Shqipërisë Etnike, në interes të fqinjëve të Ballkanit si: të Bullgarisë, Serbisë dhe të Malit të Zi, të ndihmuar nga pansllavizmin rus, që kjo e fundit edhe kishte për synim me çdo kusht ta mbikëqyrte Adriatikun, Mesdheun, me një fjalë donte të bëhet zotë, apo sundimtar i Ballkanit dhe i Evropës. Andaj nga kjo periudhë filloi një proces i ri i kolonizimit të trojeve shqiptare me ardhacakët sllave, ku pikërisht në këtë periudhë u pushtua Sanxhaku, Nishi dhe vendbanimet tjera etnike shqiptare. Me të gjitha këto injorime dhe ndarjesh, Konferenca e Ambasadorëve të Londrës më1912-13 nuk përfill as një të drejtë esenciale të shqiptarëve rreth përcaktimit të kufijve, as kërkesat politike dhe aktin e Shpalljes së Pavarësisë së Shqipërisë më 28 nëntor 1912, për një Shqipëri të bashkuar me trojet e veta, të cilat ishin aneksuar nga shtetet hegjemoniste, ku mbi dy të tretat e Shqipërisë mbetën në thundrat e pushtuesve sllavë, të ati serb, malazias, Maqedon dhe Grek. Gjë që Krahinat e Shqipërisë u hodhën në treg nga kjo konferenca, dhe u hartuan projekte të ndryshme në dëm të Shqipërisë, për pushtimin e trevave, si: të Kosovës, Plavës, Gucisë, Hotit, Grudës, Durrësit, Korçës, Gjirokastrës, Sarandës, si dhe trojet nën pushtimin Greko-Maqedone, Shqipëria, Jugore, Lindore dhe ajo veriore. Nga këto ndarje të dhimbshme e politike, Shqipërisë Etnike iu shkëputën shumë treva shqiptare e pikërisht nga kjo ndarje Greqia përfitoi dhe u zgjerua me 9 275 km2, poashtu Serbia me 10 500 km2, si dhe Mali i Zi me rreth 4.683 km2 tokë shqiptare. Duke theksuar se pjesët të cilat i aneksoi Serbia me ndihmën e Rusisë, Francës, Anglisë, Gjermanisë dhe të Italisë, ishte pjesë etnike të Dardanisë antike, përkatësisht Kosova e cila në atë kohë thirrej si Vilajeti i Kosovës, i cili me 1877 kishte rreth 43 400 km2. Kurse më 1878, Shqipëria kishte diku rreth 115 000 km2, me 2 800 000 banorë, prej të cilëve rreth 2 300 000 shqiptarë, kurse të tjerët ishin: vlleh, romë, bullgarë, grekë, serbë, turq, hebrenj etj. E duke u mbështetur sipas një hulumtimi shkencore, Shqipëria gjatë Luftës austro-turke të viteve 1683-1690, kishte një sipërfaqe prej 120 000km2. Dhe kufijtë e saj shtriheshin që nga lumi i Vjosa e deri te gjiri i Prevezë, nga Mali i Korçës e deri te mali i Rodopit, që nga krahina verilindor, Gropa e Kukësit e deri në afërsi të Nishit. E, me fillimin e shek. XIX e tutje shqiptarët përjetuan lloj-lloj tortura, e spastrime Etnike ku e drejta e tyre ishin vu në s’terëkëmbëzat e thikave të fuqive të mëdha Evropiane. Kundër kësaj padrejtësie fuqishëm reaguan forcat dhe lëvizjet përparimtare shqiptare, të cilët bashkë me popullin ishin bërë një për ta ruajtur etninë e Shqipërisë, përkundër fatit të hidhur shqiptarët ishin të përkushtuar t`i ruante tiparet dhe vlerat kombëtare përmes një lufte heroike, ku natyrshëm kanë ditë të jenë të kujdesshëm ndaj trojeve të veta, madje ishin të organizuan në forma të ndryshme të mbrojtjes, si ato në: lëvizje, çeta, grupe, individë, apo në bashkimin e fshatrave e qyteteve. Kjo ishte ajo dëshmi që lëvizja kombëtare shqiptarët kurrë nuk ka hequr dorë nga e drejta që i takonte, sepse ishte dhe ka mbetur një popull që kurrë nuk ka pretenduar të pushtoi, apo të gjakos popuj tjerë për motive të ulëta pushtuese. Këto lëvizje shqiptare, asnjëherë nuk kishte pranuar filozofinë e zhbërjes, por karshi kësaj filozofie i rrinte besnik filozofisë së ruajtjes së identitetit, edhe pse ishin ngjarje të kobshme me ndryshime të mëdha kufijsh. Edhe pse rezistenca shqiptare ishte e përkushtuara me të gjitha format e mundshme t’i bëjë ballë pushtuesve fqinjë, që atëherë pamëshirshëm ishte futur thika e politikës Evropiane ku si pasoj e kësaj tragjedie u copëtuan edhe këto Vilajete: Vilajeti i Shkodrës, i Janinës, i Kosovës dhe i Vilajetit të Manastirit. Gjatë kësaj përudhe kur shqiptarët bënin të gjitha përpjekjet e mundshme për të arritur ribashkimin e trojeve të pushtuara, në anën tjetër Evropianët më 1912-19 favorizonin Serbinë dhe Malin e zi për të pushtuar sërish troje shqiptar. Ky favorizim, Serbisë dhe Malit të zi i shkoi përshtati, ku me ndihmën e fuqive të mëdha dhe të kishës ortodokse, poashtu edhe me politikën fashiste arriti t’i pushtonin trojet shqiptare. Thjeshtë ky Pazar ndodhi, në tavolinën e Evropianëve, dhe pikërisht me pazarllëqet e tyre, ku më 13 korrik 1878, kancelari i Gjermanisë, Bismarku, dhe Anglia, Austro-Hungaria, Franca dhe Italia, thirrën Kongresin e Berlinit, dhe njëanshëm, pa vullnetin e shqiptarëve aprovuan ndarjen e Shqipërisë sipas interesave Ruso-evropiane. Madje Konferenca e Ambasadorëve të Londrës, e thirrur nga Anglia, më 22 mars 1913, dhe në pajtim më Rusin dhe Austro-Hungarin u arrit marrëveshja për copëtimin e Shqipërisë, kinse për rregullimin e çështjes së Ballkanit, dhe qetësisë së Evropës u sakrifikuan shumë troje dhe vilajete të tëra Shqiptare. Për këto ndarje të pamëshirshme ndaj tokave shqiptarë, shqiptarët ishin bërë një dhe me përpjekje e tyre synonin më çdo kusht t’i dilnin zot tokave që të mos bien pre e gërshërëve të Evropës shtrigë që kjo ishte dalë si fantazmë në mbrojtjen e interesave të pushtuesve të Ballkanit. Me këto përpjekje të mëdha ishte edhe Qeveria së Ismail Qemalit, për ruajtjen dhe mos copëtime të reja të tokave shqiptare, po për fat të keq shqiptarët ishin sulmuar në katër anët nga fqinjët e tyre sllav të ndihmuar nga fuqitë e mëdha Evropiane dhe për këtë nuk kishin mundësi t’u i dilnin zot tokave të tyre që të mos pushtohet, gjë që vlen të ceket se Shkodra, në Veri, dhe Janina në Jug, ishin të mbrojtje nga vullnetarë shqiptarë, të cilët i qëndruan rrethimit serbo-malazezëve dhe të atij grek për disa muaj me radhë. Në pamundësi për t’i bë ballë ushtrive të huaja, Janina u dorëzua me 6. Mars 1913, duke u mundësuar forcave greke ta pushtojnë tërë Çamërinë, Gjirokastrën, Përmetin, Këlcyrën dhe Tepelenën, duke vrarë e plaçkitur popullsinë shqiptare. Ndërsa, Shkodra qëndrojë heroikisht kundër pushtuesve serbo-malazez gjerë me 23. Prill.1913, gjerë atëherë kur Ead Pashë Toptani, njëri nga agjentët e Serbisë, Malit të Zi dhe i Greqisë, tradhtisht ia la Shokdrën Malit të zi. Me 15 janar 1915 mbi tryezën e Konferencës u vendosën pesë projektet mbi kufijtë e Ballkanit dy projekte baze, ai rus dhe ai Austro-Hungarez, dhe tre ndihmës. Projekti Shqiptar, Serbo-malazez dhe projekti grek. Sipas Ambasadorit të Rusisë kufijtë duheshin të përcaktoheshin në Hapësirën e lumenjve Mat dhe Vjosa, duke i lënë dalje në Shëngjin apo në Durrës dalje serbëve, kurse Shkodra me rrethinë t’i ipshen Malit të zi, ndërsa Dibra dhe një pjese e madhe e Shqipërisë se Jugut, Pogradeci dhe Ohrin, t’i jepen Serbisë; ndersa Korca, Gjirokastra, Delvina- Greqisë, Kurse projekti Serbët ishte që t’i mbante të pushtuara ato toka që i kishte pushtuar dhe Durrësin, ndërsa ai Malazez kishte pretendimin që ta pushtonte edhe Shkodrën. Kurse Greqia me planit e saj synonte Janina Korfuzin dhe Çamërinë duke përfshirë Himarën dhe Gjirokastra. Sipas këtyre projekteve Shqipëria mund të kishte vetëm Vlorën deri në Tiranë, duke lanë jashtë Durrësin dhe gjithë vijën bregdetare. Kurse projekti Shqiptar ishte që të ruhet me çdo kusht kufijtë e saj dhe të rikthehen trojet e copëtuara nga pushtuesit e Ballkanit. Vendimi i kësaj konference u mor me 25 janar ku s’përfilli fare vullnetin shqiptar, por bëri kompromise në dëm të saj , sipas këtij vëndimi Shkodra, Durrësi, Tirana, një pjese e Dibrës dhe Mirdita ju morën Serbeve dhe Malazezeve, por atyre ju la krahina e Kosovës deri ne Gjakove; një pjese e madhe e Dibrës, se bashku me qytetin me te njëjtin emër, Ohri, Struga, Manastiri dhe qytete te tjera te banuara thjeshte nga shqiptare. Greket përfituan këto troje Janinën, Follorines, si dhe krahinën shqiptare te Çamërisë dhe. u detyruan te heqin dore nga tokat e pushtuara: Korçe, Gjirokastër, Delvine, Himarë, Llogara, dhe Përmet Gjë që nga konferencën e Versait më 1919 dhe të Parisit më 1946, Shqipërisë i mbetën vetëm 20.800 km²,sipërfaqeje toke, që do të thotë se deri në periudhë, 1912-19, Shqipëria në atë kohë kishte më se 90.270 km², diku mbi 3.804.000 banorë. Këto përpjekje të mëdha shqiptare dhe arsyeja e këti 100 vjetori ka një rëndësi të madhe që në vete ngërthen tri data historike, data që kulmojnë me vullnetin e kombit dhe pasqyrojnë idealin për bashkimin e Shqipërisë, po përmes kësaj periudhe në mes tri nëntoreve t’i tregohet botës së qytetëruar dhe atyre shteteve që ndihmuan për copëtimin e Shqipërisë të jenë të ndërgjegjshme për korrigjimin e gabimeve të tyre dhe për një ndërgjegjësim për ta bërë Shqipërinë ashtu siç ka qenë të bashkuar. 1. Nëntori i parë, më 28 nëntor 1443 Heroi ynë Kombëtar, Gjergj Kastrioti – Skënderbeu, ngrit FLAMURIN e qëndresës mu në Krujë dhe nga atje solli porosi të qarta se Shqipëria duhet të jetë e bashkuara dhe të gjitha principatat shqiptare të asaj kohe nënë udhëheqjen e Skënderbeut arritën këtë bashkim. 2. Në nëntorin e dytë me 28 Nëntor 1912 Plaku i Urtë në Vlorë, Ismail Qemali, me ngritjen e flamurit të Skënderbeut, i tregoi Evropës dhe pushtuesve sllav se Shqipëria një ditë do të bashkohej, e. Shpallje e pavarësisë së Shqipërisë ishte një akt historik dhe një simbol i bashkimit, edhe pse në këtë periudhë nuk pati mundësi të ribashkimit, ajo la rrugë të hapura për atdhetarët që lufta të mos pushoi deri te fitorja dhe rikthimi i të gjitha territoreve të pushtuara nga sllavët e Ballkanit, kjo ishte edhe porosia e Skënderbeut, e Lidhjes së Prizrenit dhe të shumë lidhjeve tjera shqiptare që kishin për synim ribashkimin e trojeve të copëtuara. 3. E, më 28 nëntor 1997 lindi nëntori i tretë në krye më UÇK, atë kohë dolën hapur bijtë dhe bijat e kombit dhe i thanë pushtuesit se mjaftë ke pushtuar toka shqiptare, mjaftë ke terrorizuar, vra e djegë popullatë të pafajshme. Tashmë lindja e kësaj ushtrie me gjuhën e lirisë, të përkushtim për mbrojtjen dhe bashkimin e të gjitha trojeve të pushtuar kishin ndërgjegjësuar edhe fuqitë e mëdha Evropiane dhe botën demokratike, se më me trojet shqiptare nuk mund të luhet ashtu siç dëshirojnë pushtuesit. Tashmë kishte ardhur koha që të ndahet e drejta që dikur më dhunë në tavolinën e Evropianëve ishin copëtuar tokat shqiptare dhe ishin shkelur të drejtat njerëzore. Gjatë Këtyre periudhave vlen të Theksohej se Lidhja e Prizrenit në krye me Ymer Prizrenin, Abdyl Frashërin, Qeveria e Nolit, e Hasan Prishtinës bënë kthesa të mëdha në histori ku njërit nderë figurat më të rëndësishme të historisë shqiptare Hasan Prishtina, me mençurin dhe guximin e tij arritën ta çlirojnë Shkupin që synohej të jetë Kryeqyteti i Shqipërisë Etnike. Ndërsa në anën tjetër për fat të keq Ahmet zogun dhe qeveria e tij ekzekutoi figurat më të ndritshme të kombit, si Hasan Prishtinën, Gurakuqin, Avni Rrustemin, Bajram Currin dhe shumë figurat tjera dhe që është më e keqja la Shqipërinë nënë thundra të Italisë fashiste, jo vetëm që ia mbathi së ikuri por la popullin pa qeveri dhe zot të tyre, ku me vete popullit ia mori edhe lekët e fundit, e la pa armë, pa bukë, që në atë kohë populli qeverisë së vet i kërkonte armë që ta luftonte pushtuesin Italian, por mjerisht Ahmet zogu tradhtoi qeverinë dhe çështjen kombëtare. Pas luftës së dytë botërore, filloi një fazë e re, me një strategji të re politike mbi të drejtën e fatit shqiptar të kësaj treve, të Kosovës, e cila gjatë luftës në konferencën e Bujanit që filloi më 31 dhjetor 1943 dhe vazhdoi deri më 2 janar 1944 ku morën pjesë 64 delegat, ishte marrëveshja që posa të përfundon lufta dhe largimit të nazizmit Gjerman, shqiptarët do ta gëzojnë të drejtën e vetëvendosjes, kjo jo që u arrit po shqiptarët dhe marrëveshja e saj u tradhtuan nga forcat Jugosllave të Titos, Që më 1945 pas Kuvendit të Prizrenit, Kosova mbeti nën tutelën e ish Jugosllavisë, ku gjatë këtij kuvendi ata që kundërshtuan mbetjen nën jugosllavi dhe që mbrojtën qëndrimin se “Ne jemi shqiptar dhe duhet t’i përkasim Shqipërisë, e kurrsesi Beogradit, gjuha ta sundon gjuhën”. u ekzekutuan nga forcat, komunisto-Jugosllave. 4. Pas përfundimit të LNÇ-së , atdhetarët që nuk pranuan një pushtim të sërishëm dolën në veprim disa organizata ilegale që ta mbronin interesin e Shqipërisë së bashkuar, dhe këto organizata u organizuan në të gjitha trevat ku jetonin shqiptarët, e para me programin e saj ishte LNDSH-ja, në Krye me Gjon Sereçin, Ajet Gërgurin dhe shumë të tjerë “Vatra Kosovare Nacional-Demokratike Shqiptare” (VKNDSH); “Grupi Demokratik Shqiptar Kosova” (GDSHK); “Grupi Shqiptar Revolucionar i Maqedonisë” (GSHRM); “Grupi Demokrat-Indepedent Shqiptar i Kosovës” (GDISHK); Grupi “Veteranët”; ”Shoqëria Demokratike Shqiptare/IsmaIl Qemali (SHDSH- "I.Q"); Lidhja e Vardarit - Besa Demokratike Shqiptare (LV-BDSH) ; Lidhja Shqiptare e Sharrit(LSHSH) etj. Periudha që dëshmoi se shqiptarët nuk do të heqin dorë nga e drejta historike ishte periudha e viteve 1958-68 periudhë që i artikuloi mirë veprimet dhe konceptin e veta të njohur për bashkimin e trojeve shqiptare në një shtet në krye me veprimtarin e shquar Adem Demaçi që e gjen në organizatën “Lëvizja Revolucionare për Bashkimin e Shqiptarëve” (LRBSH). Në saje të këtij veprimi organizativ dhe njerëzve patriot që nuk heshtën rrugës së lirisë, por me vete dhe pas lanë testamentin ruajeni Shqipërinë Etnike. 5. Demonstratat e 81-shes do të jenë një ngjarje e hidhur për ish-Jugosllavin dhe një ditë e rifillimit të shkatërrimit të Jugosllavisë së AVNO-it-Titos nga Shqiptarët dhe forcave të saj përparimtare e atdhetare. Edhe pse kishte dhe ende ka shqipfolës që mendojnë se demonstratat dhe luftën e fundit e UÇK-ës në krye me legjendën e gjallë Adem Jasharin ishte udhëhequr nga forcat fashiste-serbe, apo njerëzit e saj. Për këtë gabohen këta shqipfolës, sepse nga ta ka që shumë mirë e dinë që demonstratat dhe lufta e UÇK-së ka rrjedhë pikërisht nga ata djem dhe vajza atdhetare që iu kishin përkushtuan atdheut më çmimin më të lartë edhe jetën. Kësaj thirrje ju përgjigjën shumë atdhetar në krye me atdhetarin Jusuf e Bardhosh Gërvallën, si dhe me Kadri Zekën, arritën që më 1982, të bëjnë shkrirjen e tri organizata ilegal (LNÇKVSHJ-OMLK-PKMLSHJ), në një organizatë të vetmen, siç ishte LRSHJ-ja, ku më vonë, më 1986 u shndërrua në LPRK, e pas mbledhjes së tretë kaloi si LPK. Po në atë vit, me 17 janar1982, nga dora gjakatare u qëlluan me breshri plumbash për vdekje tre dëshmorët kombit, nismëtarët e bashkimit të grupeve dhe organizatave çlirimtare, që kishin për qëllim t’i bashkonin të gjitha viset e okupuara me mëmën Shqipëri. 6. Viti 1983-84 do të mbahen në mend si vitet më të tmerrshme për përndjekje,vrasje dhe arrestime të anëtarëve të saj, që në Kodrën e Trimave në një luftë të barabartë, më 11 janar 1984 bien heroikisht dy martir të patrembur të kombit Rexhep Mala dhe Nuhi Berisha. Po këtij zëri heroikisht iu përgjigj dhe atdhetari i patrembur Bajram Bahtiri, që ra heroikisht më 8 shkurt 1984. Po ishte edhe zëri i drejtuesit të LPRK-së, Afrim Zhitisë dhe bashkëluftëtarit, e atdhetarit të kombit Fahri Fazliu, që 2 nëntor 1989, në Bregun e Diellit, në Prishtinë bien heroikisht. 7. Lindja dhe dalja në skenë e UÇK-së më 28 nëntor 1997 ishte një shpresë dhe një goditje e rëndë për armikun, në anën tjetër ishte një larmë për botën demokratike se shqiptarët nuk do ta durojnë më pushtimin. Rënia e parë e tre martirëve të kombit në Pestovë të Vushtrrisë më 31 janar të vitit 1997, ndodhi njëra nga betejat e para madhore të pjesëtarëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ku ranë dëshmorët e kombit në vijën e frontit Zahir Pajazitit, Edmon Hoxhës dhe Hakif zejnullahut. Ndërsa në orët e hershme të mëngjesit të 5 mars 1998, në Prekaz u sulmua nga Ushtria Jugosllave dhe forcat policore shtëpia e Adem Jasharit që së bashku me të vëllain Hamzën dhe me pesëdhjetë e gjashtë anëtarët e familjes ranë heroikisht për të mos vdekur kurrë, ku me luftën tyre heroike e trembi pushtuesin Serb dhe e ndërgjegjësoi Evropën e pandërgjegjshme që ishte sjellë me shqiptarët njëanshëm deri në këtë periudhë. 8. Ndërsa Shpallja e pavarësisë së Kosovës më 17 shkurt 2008 ishte një akt historik por edhe jo një luftë e përfunduar, sepse edhe Çamëria, Shqiptarët e MBP, si dhe ata të Malit të zi dhe të Maqedonisë ende mbetën nënë thundrat e pushtuesve, por ajo që u arrit ishte vetëdijesimi për të drejtën, bashkimit kombëtar. Ky 100 vjetor duhet të shërbej për realizimin e vullnetit të popullit dhe i shumë veprimtarëve dhe heronjve që dhanë shumë për këtë Bashkim, në asnjë rast nuk duhet injoruar vullnetin e kombit për Shqipërinë Etnike, sepse vetëm me këtë Shqipëri do të ndihemi më mirë dhe më të fortë, të lirë dhe të paprekshëm. Vetëm me këtë Shqipëri do t’u themi armiqve të përbetuar se mjaft keni bërë gjenocid, spastrim etnik, t’tu themi se më koha është për Shqiptarët, për Shqipërinë Etnike. Më në fund duhej që ta kuptoi politika e sotme, sidomos kjo e Tiranës se duhet hequr dorë nga karrierizmi, egoja për pushtet e t’i mbron interesat e kombit, duke mos sakrifikuar as një pëllëmbë toke, por më këmbëngulje të kërkon që t’i rikthehen të gjitha trojet e copëtuara Shqipërisë Etnike. Shqipëria do një zë, zërin e atdhetarëve, të Lidhjes së Prizrenit, Bujanit, konferencës së Lushnjes, të NDSH-së dhe i të gjitha organizatave e deri te UÇK-ja ajo e MBP dhe të UÇK-së në Maqedoni, që njëherë e për mot të zgjidhej çështja kombëtare Shqiptarëve në një Shqipëri, në Shqipërinë Etnike. Ky 100 vjetorë të jetë një simbol i përkushtimit dhe i bashkimit, sepse vetëm me bashkimin e trojeve të copëtuara do ta kemi Shqipërinë dhe kombin më të fuqishëm, nga ky 100 vjetor t’i thuhet atyre që kërkojnë dy gjuhë e dy shtete shqiptare që të heqin dorë nga kjo ide e mallkuar, se një ditë këtyre elementëve antikombëtar do t’u dridhet dheu nën këmbë, se populli e di çka do dhe çka duhet përkrahur vetëm Një Shqipëri Etnike me të gjitha territoret e saja. Rroftë Shqipëria, Shqipëria Etnike!

Nuk ka komente:

Posto një koment

Shënim. Vetëm anëtari i blogut mund të postojë komente.