e martë, 18 dhjetor 2012

Aleanca Kuq e Zi e shkundi shoqërinë nga atomizmi



Alban Daci


Popullsia shpesh është atomizuar dhe kthyer në një (masë individësh të izoluar) të paaftë për të punuar së bashku për të arritur lirinë, për t’i besuar njëri-tjetrit, madje nuk janë në gjendje të bëjnë asgjë me iniciativën e tyre. Rezultati i kësaj është i parashikueshëm: Popullata bëhet e dobët, humb vetëbesimin dhe është e paaftë për rezistencë. Shpesh njerëzit janë tepër të frikësuar për të ndarë urrejtjen e tyre për diktaturën dhe urinë për liri dhe me familjet apo miqtë. Njerëzit janë shpesh tepër të terrorizuar për të menduar seriozisht rezistencë publike. Në fund të fundit, për çfarë mund të shërbejë rezistenca? Në të vërtetë ata përballen me vuajtje pa qëllim dhe me një të ardhme pa shpresë.

Nëse kemi pasur një popull të atomizuar deri tani, por tani si e kemi? Shoqëria ka përjetuar periudha të caktuara të kontrollit dhe të manipulimit shtetëror, ku interesat personale janë përdorur dhe janë manipuluar mbi interesin e përgjithshëm.  Ndërsa sot shoqëria shqiptare mendoj se është në proces e sipër dalje nga atomizim. Kjo ka ndodhur për disa arsye.

Së pari për faktin se rinia shqiptare sot falë edhe zhvillimit të telekomunikacionit ka një bum informimi dhe situatën ku ndodhet e ka gjithmonë në nja pasqyre reflektimi/krahasimi me vendet e tjera të zhvilluara. Shqiptarët falë internetit po e kuptojnë sa të lirë janë, sa të lumtur janë dhe si po qeverisen.  

Së dyti kemi shumë të rinj që kanë studiuar në universitet më të mirë perëndimore. Eksperiencat e tyre  akademike dhe jetësore janë shumë të rëndësishme për daljen e shoqërisë shqiptare nga atomizmi dhe orientimit të saj drejt një shoqërie të hapur dhe demokratike.

Së treti eksperienca e vështirë e tranzicioni është një mësim i  mirë për të gjithë shoqërinë shqiptare, ku të gjithë qytetarët janë dakord në një pikë, se kështu gjërat nuk shkojnë mirë. Prandaj, duhet të shkundemi nga atomizmi dhe të bëjmë detyrën tonë si anëtarë të shoqërisë për ta orientuar atë drejt mobilizimit horizontal dhe vertikal, ku qëllimi final mbetet demokracia liberale.  

Së katërti, sot shqiptarët kanë arsye më shumë për të qenë të guximshëm për të ardhmen e tyre. Nëse deri ca muaj më parë qytetarët mendonin se jeta lundronte në ujëra të ndenjura, dhe nuk kishte asnjë shpresë për ndryshim. Po sot? Atëherë lind një pyetje natyrshëm: a kanë shqiptarët sot një shpresë? Pa dyshim që po! Thonë se shpresa është e fundit që vdes dhe një komb pa shpresë është i vdekur!

Shqiptarët gjithmonë i ka mbajtur gjallë shpresa e kjo e fundit nuk ka qenë koturu, por është bazuar nga guximi dhe rezistenca që kanë bërë shqiptarë në kohë dhe në histori.  Shqiptarë në shekullin e kaluar kanë pasur një shpresë të madhe dhe të palëkundur, atë se një ditë të gjithë do të jemi të bashkuar.

Kjo shpresë kurrë nuk është shuar për asnjë çast tek asnjë shqiptarë dhe ka qëndruar e hekurt brez pas brezi si me akte guximi ashtu edhe me akte heroike.  Në fillim të viteve ’90 shqiptarët patën një shpresë tjetër të madhe që ishte të bashkoheshim me Europën e Bashkuar. Gjithashtu, kjo shpresë lidhet me faktin se vetë historia e shqiptarëve është një histori krejt europiane. Identiteti shqiptar është një ndër më evropianët e ndoshta edhe më europian se vetë Europa.

Realizimi i këtyre dy shpresave ishte plotësisht i realizueshëm për shkak se popullata shqiptare i kishte përqafuar me kohë, por e kishte penguar politika e vjetër imorale, e cila është përpjekur të vras çdo shpresë të popullit shqiptar.

Si një agimi i artë shqiptar, po nga shqiptarët dhe për shqiptarët lindi Aleanca Kuq e Zi, e cila në themelin e saj politik ka Bashkimin Kombëtar dhe Integrimin Europian.

Aleanca Kuq e Zi e shkundi shoqërinë shqiptare nga pesimizmi dhe i veshi ato Kuq e Zi, me ngjyrat kombëtare.

Aleanca Kuq e Zi po nxjerr shoqërinë nga atomizmit  dhe këtë po bën falë programit, filozofisë politike dhe kapitalit njerëzor që ajo ka. Ajo është e mbushur me një frymë rinore. Kjo frymë rinore në performancë nuk ka një lidhje absolute vetëm me moshën, por me një vizion dhe një model të ri të bërit politik, ku qytetari është i pari, kombi është mbi gjithçka.

Nuk ka komente:

Posto një koment

Shënim. Vetëm anëtari i blogut mund të postojë komente.