Rexhep Ahmeti
1. Shikim
hyrës (përmes metodës analitike) që mund
të jetë edhe informatë për ata që nuk e kanë lexuar ende romanin
Se
romani “Gjarpinjtë e gjakut” i Adem Demaçit, është specifik, shumë origjinal, i
pjekur, roman metaforë (sipas strukturës estetike) këtë e shprehë edhe fakti se
brenda tekstit të kësaj vepre madhore nuk kemi asnjë shenjë të jashtme
(përmendje, emërtim) të kohës së Rankoviqit, kur u shkrua ky roman. Një
kontekst jashtë tekstit romanor është
fakti i botimit të këtij romani më 1958, në numrat 1 dhe 2 të Jetës së re, mu në kohën më të rëndë të
pasluftës së dytë botërore për shqiptarët që jetoni në trojet e veta në
ish-Republikën Socialiste Federative të Jugosllavisë (RSFJ). Por edhe pse është
kështu, romani ka bërë një pasqyrim të brendshëm artistik, psikologjik e
filozofik të kohës në të cilën u shkrua. Të hyjmë paksa në atmosferën e kohës,
përmes metaforës së vet këtij romani:
“Jo-atyre që janë trima të ngrejnë
gishti e krimit, por atyre që janë burra të shtrijnë dorën e pajtimit….[1]”
Ky
mendim bosht i romanit, kjo filozofemë estetike apo ide hyrëse, udhëheqëse e
romanit, që në këtë vepër më së shumti i shkon, personazhit të Mustafës, i cili i ngjan vet autorit, Adem Demaçit, të
shpie më tutje, të parashikosh se në roman do të flitet për një kohë kur ka
pasur “trima” të krimit, që në këtë vepër mohohen e luftohen artistikisht, dhe
“burra që shtrijnë dorën e pajtimit”, që, natyrisht, se në roman vlerësohen si
pjesë e zgjidhjes, apo si thurje e gardhit të së mirës së përgjithshme ose si
kundërvënie ndaj “ortekut të gjakut” (figurë artistike, ndër më qendroret e
romanit) të asaj kohe të çmendur, për mohimin e së cilës, në roman,
instalohet ideja çlirimtare se ata që
janë “trima të ngrenë gishtin e krimit”, të ndryshojnë shpirtërisht, të dalin
nga “gërzholja e vet” (figurë letrare ndër qendrore e romanit); ndërsa ata që
janë burra të drejtohen e të orientojnë edhe të tjerët kundër, kryekrimit,
pushtuesit të vendit, që në roman shënjohet alegorikisht me Turqinë, po lexuesi
e ka kuptuar dhe e kupton-Serbinë okupatore, si pjesa kryesore e zinxhirit të
RSFJ-së për Kosovën.
Që
në faqen e parë të romanit shprehet atmosfera e një kohe të rëndë, me vapë
tharëse, edhe pse është “fillimi i
korrikut”, ku shqiptarët në ish-Jugosllavi e kishin merituar të korrnin
rezultatet e pasluftës së dytë botërore, edhe në shtetin e AVNOJ-it, pasi, edhe
atëherë kishin qenë faktorë çlirues kundër fashizmit. Autori vazhdon të na jep
përshkrimin artistik të kohës:
”Fillim i korrikut. Dielli
derdh nxehtësinë duke përcëlluar çdo gjë nën vete. Bucina buzë Përroit të
Thatë, në Koliq, është bërë pothuajse tokëllinë, e rrjepcuar nga bari, duket si
lëkura e lopës së zgjebosur....fijet e rralluara të barit kanë humbur çehren e
blertë. Të verenikura, të zverdhura, i janë katrrithur tokës vetëm për një pikë
ujë, e cila, edhe vetë skamnore, vetëm ua tregon buzët e veta të Shkrumbuara
dhe të plasaritura. Këto fije, që përkunden kalamendshëm nën puhinë e plogët të
paradites, u ngjajnë do krijesave të dobëta, të cilat, të teshura në shpirt,
rrinë të zdërvajura përdhe dhe me shikim të drejtuar kah kupa e qiellit thuase
thonë: Ujë, o qiell! Ujë, një pikë ujë, se edhe forcat e fundit po na
rrejnë!...O, baba diell! Veç një shi na duhet që të ngihemi ujë, veç edhe një e
pastaj syri yt përvëlues saç i kuq t’u bëftë.[2] “
Këtu,
pra përshkruhet vapa ekzistenciale, në të cilën edhe “Bucina...është bërë tokllinë“ dhe në këtë tokë pjellore të jetës së shkelur nga hasmi “fijet e barit...u ngjajnë do krijesave të
dobta... i janë katrrithur tokës vetëm për një pikë ujë..... ” Dhe jo vetëm elementet e jetës “fijet e barit të....
zverdhura”, që është alegori për një shumicë njerëzish që
robëria i bënë krijesa të dobëta “të teshura në shpirt”, të
cilat kërkojnë liri, artistikisht, në roman kërkojnë ujë: ”Ujë, një pikë ujë, se edhe
forcat e fundit po na rrejnë!...E toka “e cila, edhe vetë skamore,
vetëm ua tregon buzët e veta të Shkrumbuara dhe të plasaritura”. Pra edhe vetë jeta, vetë ekzistenca, vetë koha e robërisë, shënjohen
me figurën e tokës me ”buzët
e veta të Shkrumbuara dhe të plasaritura”. E në atë kohë
kur u shkrua romani kishte aq shumë, vuajtje, shkrumb..., ngushtësi
psikologjike, madje edhe egërsi (ujqëri) gjarpri, dhelpëri, tragjedi sa që edhe
qielli “ habitet
me atë se si çdo gjë mbi tokë pret që ky të mëshirohet, lut që ky t’ia plasë
vajit, që pastaj të gëzohet dhe të lahet me lotët e tij të dëshpërimit.[3]“ Kohën e robërisë e shënjon në këtë roman
edhe prania e madhe e vajit, sikur “çdo gjë mbi tokë”, pra e tërë jeta, ekzistenca, dëshiron të derdh lot e të lahet në lotët
e saj. E sidomos këtë e dëshirojnë personazhet e këtij romani, “të cilat, të teshura në shpirt”,
kërkojnë shi, liri, butësi, dalje nga gëzhoja në të cilën,
sikur i ka vënë dikush, por që nuk mund ta dinë saktë, ndaj edhe djali e bënë çështje mënyrën e të folurit,
komunikimit, qoftë edhe me babai e vet (Mustafa me të atin Sejdiun):
”-E, pra qitash, bablok, mue
m’ hupi krejt filli!...Ti je kahë flet me mua, qysh po m’doket, veç me dorza:
me do ortiqe, me do lepuj, me do buba, e u hiç nuk po muj me e marr vesh kët
punë!... Po fol pak ma açik kallxomë edhe diçka tjetër!
-S’di me folë ma açik se qishtu!... Çka t’vye ty me
ditë ma shumë sen?...[4] “
Pra,
jeta e tillë, robëria ka kushtëzuar edhe mënyrën e komunikimit,
njëtrajtshmërinë e vetëdijes, disponimin kundër diturisë më të thellë, sepse,
në masë të njerëzve ishte përhapur opinioni se të tjerët duhet të mendojnë për
ne, se toka jonë është e Babës mbret etj. Por në roman, tregohet se nuk ka qenë
vetëm kështu. Brezi i ri i luftëtarëve të lirisë kombëtare, që është i shënjuar
me personazhin e Mustafës, do të shkoj më tej, t’i kapërcej këto përralla të hoxhallarëve
dhe të nxitësve (shtirësve) tjerë të së keqes, prandaj do për të ditur më
konkretisht për fatin dhe jetën e përbashkët sepse dija nevojitet. Ndaj edhe personazhi kryesor,
çlirimtar Mustafa, jep mesazhin çlirues: “Orteku i gjakut”,- “ kjo punë na prek t’ tanëve
ne...Modje duhet me u kallxue edhe t’ tjerëve qysh a puna!” [5]
Realiteti
artistik i romanit në fjalë na jep për të kuptuar se shumica e popullatës, nuk
e kanë njohur mirë strukturën e robërisë, ku ishte instaluar vëllavrasja e
gjakmarrja, “orteku i gjakut”, ndaj edhe, si për këtë ashtu edhe për
paragjykime tjera, më shumë i përshtateshin kohës së robërisë se sa që dilnin
kundër saj. Kështu edhe Sejdiu e Abazi të cilët në roman janë njerëz të pastër
shpirtërisht, shqiptarë të zakonshëm, por që nuk mund të dalin me mendime e
praktikisht nga rrjeti i vëllavrasjeve dhe gjakmarrjeve, sepse ato ishin bërë
normë tragjike e pashkruar, dominuese e asaj kohe. Duke qenë të përfshirë nga
një normë që qe e shartuar edhe me një pjesë të kanunit (negativen e kanunit) e
të ndihmuar për zbatim nga pushtuesi (dhelpër sepse si i padukshëm, gjarpër
sepse mbahej me orteke gjaku) duke pasur edhe një ngushtësi psikologjike e
papjekuri të personazheve të romanit (që ishin gati identike edhe me
personazhet e jetës së asaj kohe) shumë vrasje bëhen nga asgjëja: vriten
njerëzit për një megjë mali dhe vazhdon zinxhiri i vrasjeve (Jetullahu i Ramës
dhe vëllai i Emin Malokut[6]);
t’bit e Vocit... për ni lis kenë ba katër gjaqe!...[7],
t’bit e Lizit janë ba kaçavej veç për ni zog pule, të Prapashticsit qi ishin ba
lakën nërmjet veti për nji hap ven[8].
Këto i tragjedi familjare (që ishin edhe pjesë e tragjedisë së shqiptarëve në
ish-jugosllavi) i di dhe i tregon (me përpjekje individuale për ta hequr qafe
këtë gjarpër) qoftë edhe vetëm një personazh në roman. Është ky Sejdi Goxhufi i
cili edhe pse, në esencë burrë i mirë, nuk mund t’i shpëtojë ortekut të gjakut,
sepse me dëshirë e jep vajzën, për djalin e një burri, po ashtu të fortë, të
zakonshëm, Abaz Gjukës. Por psikologjia e asgjësë e një personazhi tjetër,
bartës i fijeve të ortekut të gjakut, Emin Malokut (nga inati pse Sejdiu nuk ia kishte dhënë vajzën për djalë të tij)
i merr në qafë që të tri familjet, madje edhe kushërinjtë e tyre, sepse ditën
që i bien teshat (tri ditë para dasmës së të fejuarve), Mehmeti, djali i Emin
Malokut, hynë në odë të Sejdiut, me gisht në këmbëz të pushkës, si dhunues,
prish rendin e këngës e të bisedës atdhetare. Aty ishte edhe miku i Sejdiut,
Abaz Gjuka, me shumë burra tjerë. Abazi nuk lejon poshtërim nga Mehmeti, duke
qenë edhe para vdekjes! Mehmeti kërkon
nga Sejdiu që t’a bëjë gati vajzën, pasi që kështu po rivendoska në vend “nderi” dhe “burrëria” e
shtëpisë së Emin Malokut. Nga qëndrimi i pamposhtur i Abazit, dhunuesi më
pushkë në dorë, Mehemti, detyrohet ta lejojë Abazin të dal nga oda, edhe pse ai
e paralajmëron se nëse nuk vritet nga Mehmeti, do të hakmerret kudër këtij
poshtërimi që ishin pozicionuar t’ia
bënin, jo vetëm odës, zotit të shtëpisë, po edhe atij vet, Abazit. Menjëherë
pas daljes nga oda, Abazi me vrap shkon te shtëpia e dhëndrit të tij, Hazirit,
të cilin e thërret në ndihmë dhe ai së bashku me gjashtë burrat të armatosur
(tre me martina, një me sopat, dy me stupca) mësyjnë kundër “dhunuesit[9]”
të burrërisë e odës së pushtuar shqiptare, e kur Sejdi Goxhufi nën tytën e
pushkëve të ngrehura, me organizimin e
Emin Malokut po “nxirrte për krahu nga qilari bijën e mbytur në vaj dhe
lot[10]”
për të ua “dhanë me veti”,[11]
kërcet martina dhe e merr për vdekje dhunues Mehmetin e ndihmësin e tij
Halitin. Atëherë “burrat në odë si të xekërruar brofën në këmbë dhe sekush para
tjetrit rrëmbyen të tetë martinat e varura...Pas pak do batare të shpeshta martinash shoshuan natën e shurdhët. Pastaj u dëgjuan
do britma, një rrëmujë, do thirrje:…Pastaj edhe një zë plake:-grueja nërmjet,
zoti u bekoftë, grueja nërmjet!....[12]
Tragjedia është shtatë-tetëfishtë: ”…Nata villte ethe. Në oborr të Sejdi
Goxhufit tetë të shtrirë. Shtatë kishin mbetur në vend, kurse Abazi ndihej
gjallë”[13]
Në këtë situatë tragjike-dramatike kundërshtari i kësaj tragjedie, Mustafa,
“ngrehi këmbën e alltisë[14]
“ Ky Hamlet shqiptar, ”si plumb i
gjallë, depërtoi murin e njerëzve dhe
hyri në mes, te kufomat.. t’i shoh niherë kush janë këta orëprerë?[15]
” Këtu Hamleti shqiptar, urdhëron, vajton, qan, gërthet në kulm të revoltës,
dhimbës, gjithnjë duke sfiduar të gjithë ata bashkëfshatarë të tij që nuk e dëgjuan të dilnin nga gëzhojat (në roman-gërzholet) e tyre
dhe ta ndalnin ortekun e gjakut. Mustafa nuk kursen së fshikulluari mangësitë e
egërsitë as të babait të vet, as të vetes dhe i thërret fëmijët (brezin e ri)
që t’u shtypin kokën “gjarpnojve të gjakut që e ka xgatë kryet... e lypin veç
gjak, këta pinë veç gjak!...[16]
Se figura e gjarpinjve të gjakut, kryesisht, është shenjë e elementëve
pushtues, rankoviqistëve çetnikë si pjesë e pushtetit pushtues, shënjon edhe
kjo porosi e Mustafës për brezin e ri: ” Mëshoju edhe pak, mëshoju e naljau
turrin këtyne gjarpnojve t’gjakut, qi po
mundohen hala me ecë e me i përlye me marre kto malet tona, me e flliqë këtë
dhe tonin!...-Ndalni!....Ndalni!…Shtypjauni kryet!...[17]
“ Mustafa është i pa kompromis kundër ortekëve të gjakut. Shfrynë edhe kundër shkaktarit kryesor të këtij
orteku të gjakut. “- I kthehet Eminit të mërrolur.-Po ty bre Emin Maloku, a po
t’doket qi t’u ka forcue pak kaçepi sa për me e thye at gërzhole tanen,
a…nashta e ke ba menen çykë me dekë me ta?.... A nashta hala s’u ngie gjak, se
gërzholja t’ka qillue e trashë!...[18]
“ Mustafa “krejtësisht i dal llazine”, por edhe i vendosur që të mos jetojë më
mes ortekëve të gjaku t vëllazëror, ia ofron revolen Eminit që ta vras
(Mustafën)! Por çuditërisht Emini kishte dalë nga gërzholja dhe jo vetëm që nuk
ia kthen armën Mustafës, por nuk e lejon as Smajlin, një të afërm të vetin, ta
vriste Mustafën. Mustafa, këmbëngulës që mos të jetoj me turp në robëri,
përsëri ia ofron revolen të atit, së bashku me lutjen vendimtare: ” Hiqëm, o
bablok,....û nuk muj me përbi vetveten, nuk muj
û, bre bablok, se û nuk kam gërzhole!
“ Dhe kur Sejdiu (babai) “ i përhumbur kap alltinë...dhe në çastin kur
vdekja deshti ta kafshonte edhe Mustafën, Emin Maloku kërceu dhe e kapi dorën e
Sejdiut....
Atëherë gjeli i parë grishi Agimin. Mustafës së gjunjëzuar
padashur i shkuan sytë kah Maja e Maçekllavës dhe pa se atje tashmë po
zhdavaritej terri i natës....[19]”
Edhe mënyra e përfundimit të romanit sugjeron gjetjen e
kodit kundër ortekëve të gjakut: daljen nga gërzholja, çlirimin shpirtëror, me
anën e të cilit arrihet vetëdija e veprimit kundër territ të robërisë. Çlirimin
shpirtëror nga paragjykimet e kohës, autori i ka parë si parakusht të çlirimit
fizik të atdheut nga pushtuesit. Ndaj autori ka treguar, atëherë, kur ka
qenë e rrezikshme të tregohet, por kur
ishte edhe më e nevojshmja të tregohej, se me punë, sinqeritet e bindje mund t’i hiqet gërzholja edhe një
Emin Maloku, e lëre më të tjerëve që
ishin më të lehtë për t’u përpunuar e bindur për në rrugën e çlirimit. Kodi
çlirues në romanin “Gjapinjtë e gjakut” të Adem Demaçit, iu është dhënë,
mençurisht e estetikisht, mu në kohën e duhur, shumë lexuesve shqiptarë, të
cilët kanë pasur mundësi që ta përdorin atë kod edhe si projekt shpirtëror
praktik për ndryshimin e realitetit. Dhe një pjesë e madhe e lexuesve, gjatë
kohës së robërisë, vepruan, po sipas kodit çlirues, projektit shpirtëror të
këtij romani e së bashku me autorin e romanit e të prirë nga ai, vendosmërisht,
morën pjesë në betejën e vështirë praktike për çlirimin e Kosovës dhe krijimin
e shtetit demokratik të Republikës së Kosovës në funksion të ribashkimit kombëtar
të gjithë shqiptarëve.
Në këtë roman modern shqiptar është gërshetuar,
mjeshtërisht, realiteti estetik me realitetin jetësor, praktik. Struktura
estetike është brenda dhe jashtë strukturës së rrethanave të kohës konkrete kur u shkrua romani. Prandaj në këtë
roman idealja, shpirtërorja, estetikja i prin reales.
Për të thënë (eksploruar e shkruar) më shumë rreth
realitetit estetik dhe thelbit të filozofisë çlirimtare të këtij romani, duhet
zbërthyer edhe estetikja e kësaj vepre të veçantë, por jo të rëndomtë.
2. Thelbi
i filozofisë çlirimtare
Për çlirimtaren dhe të ndryshuarën
Nga
shikimi që i bëmë realitetit artistike të romanit (përmes metodës analitike),
tani e kemi më lehtë të vijmë gjer te një sintezë lidhur me thelbin e filozofisë çlirimtare në këtë roman.
Siç pamë më lartë, krejt ngjarja në roman, gati tërë realiteti estetik i romanit, shpien në
përfundimin se ekzistenca, jeta (në hapësirën e ngushtë dhe në kohën që e han vetveten) është e mbushur me
tragjedi, vaj (lot), shkrumb, skamje, shpërngulje nga toka e bërë e egër sepse
e shkelur, ku asgjëja, hiçi dominon ngase qenia shpirtërore e fizike është e
shtypur, ndërsa gjarpërinjtë e gjakut vazhdojë të ia thithin jetës edhe atë pak
gjak që i kishte mbetur. Jeta ishte bërë e pajtueshme për shumicën e
shqiptarëve dhe orteku i vdekjes po vazhdonte ta mbulonte me çarçafin e bardhë
edhe atë pak jetë që mbahej me zor, ende nga një pjesë e vogël e shqiptarëve të
vërtetë të cilët edhe në këtë robërie tejet asgjësuese mbanin gjallë shpirtin
çlirues shqiptar dhe popullin e robëruar. Ata, shqiptarët e vetëdijshëm ishin
përcaktuar ta çlironin shpirtërisht popullin, në mënyrë, që ai pastaj t’i
kthehet pushka shkaktarit të robërisë, pushtuesit shpirtëror e fizik RSFJ-së,
me gjakpirësit çetnikë fashistë brenda saj. Pra, esenca e filozofisë çlirimtare
të këtij romani ishte: për ta shpëtuar ekzistencën, jetën, qenien shqiptare
është i domosdoshme ndryshimi i vetvetes dhe i rrethanave përmes aksionit
çlirimtar. Edhe vetë romani “Gjarpinjtë e gjakut”, i tëri, edhe si realitet
artistik, është Projekt Çlirimtar. Edhe vet autori i kësaj vepre të madhe
artistike e filozofike është krijues dhe pjesë e projektit të vet. Në këtë
mënyrë romani "Gjarpinjtë e gjakut
" i Adem Demaçit nuk është vetëm
imitim dhe riprodhim i paqëllimtë i jetës në robëri, por është njohje e thellë
e robërisë, mohim i saj përmes projektit çlirimtar artistik e praktik në
funksion të çlirimit e krijimit të jetës së re kombëtare e njerëzore. Tërë
romani, me tërë psikologjinë dhe filozofinë mbartë brenda e jashtë tij (te
autori i romanit dhe shokët e tij çlirimtarë) është në funksion të ndryshimit
(të së ndryshuarës) dhe përkon me thënie e
Gail Sheehy-së se “Nëse nuk ndryshojmë, ne nuk rritemi. Nëse nuk
rritemi, ne nuk jetojmë me të vërtetë.[20]”
Prandaj, personazhi i Mustafës në roman nuk i
gjen shpirtit rehati[21]
në robëri dhe është i gatshëm që në çdo moment, qoftë edhe me aktin e
vetëmohimit të argumentojë se jeton dhe vdes për ta çliruar, shqiptarinë dhe
popullin i cili ende nuk ia di vlerën diturisë dhe shkollës (mejtepit) me
ndihmën e të të cilave Mustafa i komunikon
kombit (popullit) të vetmen alternative që i kishte mbetur për ta
realizuar ndryshimin, e që në roman (në vitin 1957/58) artistikisht, është shtruar,
kështu: ”a nuk asht ma mirë qi tanë shqyptaria m’u ba nja, me t’ja kallë
pushkën Turkut e me na i dhanë “Katër kalemat”, a me u ba hamull nër veti?....A?....Fol![22]” Përmes këtij dialogu të Mustafës me popullin (ose
të romanit me popullin) personazhi kryesor i romanit vetëdijeson popullin se
fajtori (i robërisë) duhet të dënohet dhe se toka jonë, atdheu ynë nuk mund të
jetë i “babës mbret” dhe se duhet që në “zemrat e tyre të flakëronte si nuri flaka e
dashurisë për njëri-tjetrin, që ndër dejtë e tyre të hynte një vakësi, e cila
do t’ua shkrinte gjithë prangat angështuese që t’u rritet shpirti!...[23]” Pra për ta realizuar çlirimtaren (duke përfshirë
edhe epistemologjinë kombëtare) dhe të ndryshuarën duhej që subjekti popull,
faktori i qenieve njerëzore shqiptare të rritnin edh dy cilësi, vlera: vetëdijen
për vetveten dhe shpirtin e vet. Në këtë mënyrë, me këtë roman, Demaçi edhe
atëherë kur e ka shkruar këtë vepër ka shtruar çështjen: se jeta në robëri nuk
ka kuptim pa aksion, pa kryengritje çlirimtare. Sikur ky roman, qysh atëherë u
ka sugjeruar elementëve të pastër popullorë të kenë devizën: Jetojmë duke u
çliruar dhe shpresojmë të çlirohemi për të jetuar dinjitetshëm e njerëzisht!
Filozofinë
çlirimtare (me degëzimet e saj) dhe fenomenologjinë e shpirtit shqiptar, me
negativet dhe pozitivet e saj, Adem Demaçi e ka filluar në romanin “Gjarpinjtë e gjakut”, e ka
vazhduar me burgjet dhe veprat tjera jetësore të tij, edhe pas daljes nga
burgu.
Në veprën “ Dashuria kuantike
e filanit” lidhur me këtë temat që shtruam këtu, Demaçi ka shkruar:
·
”Njerëzit nuk duhet ta harrojnë rrugën kryesore[24]
“,
·
“Mësuesi im, njeri i madh (Esad Mekuli-R.A-) e poet, ma dha
dorë e iku. Ai iku, por fjalët e tij më
vunë në lëvizje (nënv.R.A)….Në shtëpi punoja në romanin tim dhe nganjëherë,
pushtuesve dhe bashkëpunëtorëve të tyre ua turbulloja ujin!….”[25],
·
“Shihej se po shtohej numri i shkrimtarëve të vetëdijshëm, (nënv. R.A-)[26]”,
·
“Çdokush është botë në vete dhe ka matësinë e vlerësimeve të
veta… Këtu (në burg, R.A) qenka fakulteti i të gjitha fakulteteve për të njohur
vetveten dhe për të njohur jetën nga brenda.[27]”,
·
“ Po, ato që ke folur e ke shkruar kanë qenë të vërteta, apo
ke gënjyer?[28]”,
i drejtohet në burg Adem Demaçi vetes”,
·
“Nëna është punë e madhe, por atdheu e liria e popullit janë
punë më të mëdha sesa nëna.”[29]’
·
“Dy forca veprojnë mbi njëra-tjetrën dhe si rezultante lind
rruga e tretë që na çon drejtë lirisë…”[30],
·
“Unë nuk jam vetëm unë, por unë jam unë, bashkë me të gjitha
mbresat nga njerëzit me të cilët jam takuar dhe bashkë me ta kam ndarë
përjetimet nëpër të cilat kemi kaluar”[31],
·
“Unë, megjithatë, përfundimisht e munda vetveten. E ndiej
veten shumë të lehtësuar dhe fort krenar për këtë që arrita të mbroja veten nga
vetvetja ime!”[32]
·
“Pa e ndryshuar vetë as shokët nuk do të mund t’i ndryshosh.
Pa ndryshuar ne, vetë, as shumicën, pa të cilën po shihet se nuk bënë, nuk mund
ta ndryshojmë…”[33]
·
“Pa reingxhiniering individual e reinxhiniering kolektiv nuk
bëhet asgjë serioze në hapësirë tone kombëtare!”[34]
·
“Fatkeqësisht, ne edhe sot, si popull, të shumtën jemi të
përfshirë nga stihia sesa nga një përparim i programuar si duket e sa duket.
Dhe, prandaj, sa i takon dijes, vetëdijes e organizimit, si popull, ende jemi
në bisht të Evropës.”[35]
Ndërsa në veprën “Filozofia e
jetës “lidhur me temat e lartcekura ka sintetizuar:
“Njohja e jetës, njohja e botës, njohja e zhvillimit të
shoqërisë njerëzore, kanë rëndësi thelbësore.”[36]
“Është me rëndësi thelbësore që shkrimet tona ta përparojnë,
ta përsosin, ta hijeshojnë dhe ta bëjnë të gëzueshme jetën e njerëzimit.”[37],
“Me anë të mendjes njeriu përjeton, në mënyrë subjektive,
gjithësinë e cila, gjithashtu, është një tërësi e pafund energjetike e
informatike ose kuantike.” [38]
“Duke pasur këtë parasysh, rëndësia e vëmendjes, në jetën
tonë, në veprimet tona, në mësimet tona, është e jashtëzakonshme.”[39]
“Nëse populli ynë do t’ia kushtonte vëmendjen e duhur
diturisë do ta kishte diturinë; nëse do t’ia kushtonte vëmendjen e duhur
lirisë, ai, qysh moti, do ta fitonte lirinë.”[40],
“Gjatë gjithë kohës së robërive tona, pushtuesit tanë, na
rrëmbyen mbipunën tonë, na e muarën me dhunë mbiprodhimin tonë, na e
përvetësuan, me hile, mbivlerën tonë. Por mbi të gjitha na privuan nga dija.
Sepse dija ishte dhe është më e rëndësishmja nga të gjitha.”[41]
“Dija është faktori i
parë që po na mungon edhe sot, që të mund të shndërrohemi në faktorë të
respektueshëm në hapësirat e Evropës juglindore.”[42]
Njeriu me dije të vogël, shqyrton objektet e dukuritë në
mënyrë të përciptë sepse ai, nuk ka kapacitet për t’i shqyrtuar ato në mënyrë përmbajtjesore.”[43]
“Në këtë mënyrë njeriu me dije të vogël, vazhdimisht
mashtrohet dhe humbet në rrugën e kërkimit të lirisë. Prandaj, njeriu me dije
të vogël, prore mbetet inferior i forcave të cilat e rrethojnë.”[44]
“Vetëdija, pra është dija e përvetësuar, dija e asimiluar,
dija e metablizuar…Vetëm dija, të cilën njeriu e përdorë, vetëm dija të cilën njeriu e vë në jetë,
vetëm dija, të cilën njeriu e zbaton në jetë, bëhet dije e tij, bëhet dije e
gjallë.”[45]
“Kombi forcohet duke rritur e zgjeruar dijen
e duke e ngritur vetëdijen shkencore, artistike e politike si forca të
domosdoshme organizuese.”[46]
“Në shumë drejtime, sa i takon vetëdijes, jemi të vonuar....
Ende nuk e kemi arritur shkallën e vetëdijes kombëtare e na imponohet nevoja e
krijimit të vetëdijes qytetare.”[47],
“Prandaj duhet të përqendrohemi në të tashmen dhe ta
ndryshojmë në kahe pozitive të tashmen.”[48],
“Vetëdija njerëzore është hyrje në shkallën më të lartë të
vetëdijes, në vetëdijen shpirtërore, ose në vetëdijen kuatike, në vetëdijen që
na bashkon me Zotin.”[49],
“Njeriu është mrekulli e gjithësisë, sepse vetëm ky është i
vetëdijshëm për kualitetet, ose cilësitë e tij gjeniale.”[50]
“Njeriu me vetëdije stabile kuantike, që njëherë e
përgjithmonë të lirohet nga burgu i vetmisë.”[51]
“Për njeriun me mendje dinamike ose me vetëdije kuantike të
gjitha këto ankthe, frika janë të pakuptimta, të tepërta dhe qesharake. Vdekje
për te nuk ka. Ka vetëm ndërrim dhe lartësim të formave të zhvillimit, ka vetëm
përsosje të jetës.”[52]
“Kushti i parë më i madh për të arritur lumturinë e vërtetë
është liria. Pa liri jeta s’ka kuptim, sepse robëria është frenuese e ecjes
përpara, frenuese e lëvizjes, qarkullimit, zhvillimit, përsosjes e pajisjen me
dije të vërtetë të gjithanshme.”[53]
Me
të gjitha këto pika e nënpika, tema e nëntema, çështje a segmente të filozofisë
dhe fenomenologjisë çlirimtare qëllimi i
së cilës është të na shpie në mbretërinë e lirisë, pa të cilën, sipas Demaçit,
jeta nuk ka kuptim dhe pa liri nuk ka lumturi të individit as të
kolektivitetit. Sikur rrugëtimi, artistik, jetësor, teorik e praktik- çlirimtar
dhe përfundimet e Adem Demaçit (dhe popullit tonë) për filozofinë çlirimtare,
lirinë e lumturinë, edhe në rastin e popullit tonë ka vërtetuar eksplorimin e
Hegelit të madhe se: “Historia
e zhvillimit të një populli tregon se si populli e realizon nocionin e tij të
lirisë.[54] “
Pra, e ndryshuara dhe çlirimtarja, liria dhe lumturia në arte, shkencë e në
jetë, sipas Demaçit, arrihen: diku mos harruar rrugën kryesore, duke
kuptuar e zbatuar në praktikë mësimet e vërteta dhe të sinqerta të mësuesve
tanë, me shtimin e shkrimtarëve (subjekteve) të vetëdijshëm/e për ti arritur
qëllimet, duke njohur potencialet tona të brendshme shpirtërore dhe duke
përvetësuar tërë përvojën jetësore, qoftë kjo edhe nëpër burgje, duke luftuar
me vetveten, duke kaluar dhimbët e mëdha individuale e familjare, sentimentet e
ndryshme në favor të vlerave më të mëdha kolektive (siç janë LIRIA e Atdheut
dhe popullit, rritja e vetëdijeve, organizimi etj.), duke ditur se lufta e
forcave të kundërta shpie drejtë LIRISË, se uni, individi është (dhe duhet të
jetë vetëdijshëm) i përgjithshëm, duke mbrojtur vetveten nga vetvetja, duke
ndryshuar veten, shokët dhe shumicën (reinxhiniering individual e kolektiv
në hapësirë tonë kombëtare), duke hequr stihinë nga jeta kombëtare e
duke pasur Program për përparim, duke përvetësuar gnoseologji thelbësore për
jetën, shoqërinë, botën e zhvillimin e tyre, duke vënë shkrimet tona në
funksion përparimi real e estetik të jetës së njerëzimit, duke i aktivizuar të
gjitha vetitë dhe energjitë shpirtërore (mendjen, vëmendjen, vetëdijen e gjallë
shkencore, artistike e politike) edhe si forca të domosdoshme organizuese
kombëtare në mënyrë që të mos mbetemi inferior i forcave që na rrethojnë. Nga
kjo që analizuam gjer më tani, del se si në romani "Gjarpinjtë e gjakut
" ashtu edhe në veprat tjera shkrimore e jetësore Adem Demaçi, si filozof,
i jep rëndësi ideales (dijes, njohjes, vetëdijes, shpirtërores) dhe zbatimit të
saj në jetë, duke qenë i gatshëm gjithherë për ta ndryshuar realen në kohë e
hapësirë konkrete me qëllim të fitimit të lirisë së plotë e lumturisë së
vërtetë. Në përgjithësi, kjo është filozofia e tij çlirimtare kombëtare e
njerëzore apo pikëpamja e përgjithshme e
Adem Demaçit për përvetësimin e artit
dhe jetës.
2.1. Identifikimi me të përgjithshmen
Adem
Demaçi ishte pishtari dhe Prometheu modern i çlirimit të shqiptarëve, si një pjesë e
njerëzimit. Këtë vepër të madhe
njerëzore, universale, Adem Demaçi ka mundur ta bëjë, pasi më parë është
identifikuar tërësisht me komunitetin, popullin e tij. Ademi ynë edhe vet ka
qenë dhe është i vetëdijshëm për këtë, ndaj me të drejtë, në romanin tjetër të
tij, ka shkruar:
“Jeta ime dhe ajo e
familjes sime, në thelb, i ngjasojnë jetës së shumicës dërrmuese të popullit
tonë. Sikur jeta ime dhe jeta e familjes sime të mos ishte për shumëçka tipike
me jetën e shumicës dërrmuese të popullit tonë, që ende po palafitet për ta
fituar lirinë e plotë, unë nuk do ta bëja këtë rrëfim. Prandaj të rrëfej jetën
time e të familjes sime që të shohësh fenomenologjinë e zhvillimit tim dhe të
shumicës së shqiptarëve të robëruar.[55] ”
Kjo
fenomenologji ka embrionin edhe në romanin e parë të Adem Demaçit, që po
shqyrtojmë. Dukuritë, proceset, krijesat e shpirtit dhe shpirti në tërësi si
shprehje e domethënie psikologjik e
filozofik janë në funksion të ruajtjes, rritjes, cilësimit të shpirtit
çlirimtar pa të cilin do të mbetej robëri, tjetërsim, joqenie (zbrazëti) në
vend të qenies shpirtërore e gjeografike shqiptare. Lufta e forcave të kundërta
atyre robëruese dhe atyre çlirimtare vazhdonte të kërkonte shpirt të madh të
kësaj të elementeve çlirimtare, gjë që e parashikon romani, ngase një ditë do
të ndesheshin ballë për ballë dy kundërshtitë, dy botët, dy palë njerëzit, ata
që ishin mbajtës (Shtyllat e gjakosura) të robërisë dhe ata që ishin bartësit e lirisë Adem
Demaçi me shokë e shoqe (Yjët/yjet e lirisë), Prandaj qysh në romanin që po
shqyrtojmë Demaçi kishte paraqitur domosdonë e rritjes së shpirtit te populli i
vet, praktikisht në kohë e hapësirë të atëhershme, sepse kishte dhe do të kishte
edhe më shumë luftë psikologjike mes bartësve të lirisë dhe
udbashëve-çetniko-fashist.
Dhe, vërtetë kështu kishte ndodhur. Vet krijuesi i veprës
artistike, romanit që po shqyrtojmë, u ndesh me bishat çetnike duarthatë në
burg, dhe mbeti i pamposhtur fizikisht e
shpirtërisht, pra e jetoi filozofinë e vet dhe psikologjinë çlirimtare
duke ia rritur kështu edhe vlerën romanit, sepse burgu i tij më 1959-tën dhe
mbrojtja në burg ishte vazhdim praktik i romanit dhe katarzë specifike
shqiptare, rritje e shpirtit shqiptar, njerëzor dhe luftarak për arritjen e
qëllimit të lartë FITIMIT TË LIRISË PËR qenien shqiptare e njerëzore.
2.2.
Filozofia e kohës dhe jetës
Adem
Demaçi, ky Sokrat shqiptar, gjer më tani, kurrë nuk u pendua për filozofinë dhe
praktikën e tij çlirimtare, por me vetë shembullin e tij na mëson se edhe sot
duhet të jemi si ai, deri në fitimi e plotë të lirisë, sepse liria gati kurrë
nuk është e mjaftueshme, ngase në këtë shkallët tashme të njerëzimit, një pjesë
e madhe e njerëzimit nuk mund ta tejkalojnë fazën shtazore të ekzistencës, nuk
mund të çlirohen shpirtërisht, prandaj të paçliruarit shpirtërisht, e rëndojnë,
e han edhe një pjesë të njerëzimit të
çliruar shpirtërisht, e hanë edhe vetveten, sikurse që thotë Demaçi për kohën,
se ajo e hante vetveten edhe në kohën e Rankoviqit. Ende ka mbetur si ligj
fakti se ai që e robëron dikë nuk është as vet i lirë, edhe pse i duket,
njëherë, se është psikologjikisht i lirë kur kënaqet kur iu merr një pjesë të
vlerave, kohës, hapësirës, meritave, parave të tjerëve e që krejt bëjnë një
pjesë e mirë e një gjysmë jete apo e një jete të një apo shumë njerëzve. Sepse
edhe sot vlen ajo që e ka menduar e shkruar Demaçi, në romanin “Gjarpijtë e
gjakut”, se:
“Koha
është ajo që kapërdinë vetveten, që si kastraveci i detit vjell vetveten, që
lind vetveten...Koha është ajo që fle në prehrin e vetvetes, e cila mbush
vetveten, zbraz vetveten, është ajo që kurrë nuk ngutet, po as nuk ndalet
kurrë...Koha është ajo që jeton vetëm për vete, në vetvete mendonte
tash Mustafa…”[56]
Këtu,
si rrallëkund tjetër, në shkrimet e Demaçit, kemi nocionin e përgjithshëm
demaçian të kohës, që është një lloj simbioze letrare-filozofike e
figurë-nocionit kohë. Pra, pos anës letrare-artistike kemi këtu edhe nocionin
abstrakt të kohës ku janë futur shumë nënnocione të nocionit kohë si janë:
mohimi i kohës nga koha ose nga vetvetja (koha që kapërdinë vetveten), e keqja e kohës (koha han e vjell vetveten), përmasa e madhe e kohës
(koha është ajo
që fle në prehrin e vetvetes), e koha ka edhe zbrazëti, joqenie
por ka edhe qenie, plotëni, sepse koha “mbush
vetveten, zbarz vetveten, kurrë nuk ngutet”. Ana më
abstrakte, më e përgjithshme dhe më logjike e nocionit demaçian të kohës është
e shënjuar me këto shprehje:
koha që lind vetveten, koha nuk ndalet kurrë, “koha është ajo që jeton
vetëm për vete, në vetvete.” Pra këtu nocioni i kohës nuk
përfshinë vetëm një kohë (p.sh. të tashmen), sepse koha lind vetveten, është
dialektikë e përhershme nëpër të tri kohët kryesore; sepse koha lëviz
dialektikisht dhe në, fund, përfundimi brilant, i përgjithshëm thelbor abstrakt
logjik se, “koha
është ajo që jeton vetëm për vete, në vetvete.” Është
shumë e çuditshme dhe tejet e suksesshme se Demaçi, qysh në moshën 21 vjeçare
ka dhënë një nocion aq interesant dhe abstrakt, të kohës, brenda të cilit ka
edhe terma, shenja të filozofisë perëndimore, siç janë termat dhe kuptimet në vete dhe për vete, të cilët na shpijnë deri te filozofia e filozofit më të
madh, jo vetëm të perëndimit, por edhe
të botës Georg Wlihelm Fridrich Hegel
Nocion
demaçian i kohës ka dalë nga jeta shqiptare, edhe pse ka ngjashmëri më frymën
dhe terminologjinë e filozofisë evropiane për të njejtën temë.
2.3. Vlerat aktuale të
filozofisë jetësore të Demaçit
Me rëndësi është se te Demaçi kemi edhe
filozofi të pastër qoftë për kohën (filozofi e përgjithshme e kohës e jetës)
qoftë edhe për shpirtin (fenomenologji konkrete e jetës shqiptare) që
ballafaqohet me mohimin e antijetës dhe antiqenies që kishte instaluar
robëruesi i shpirtit dhe fizikut të një komuniteti të tërë liridashës në
Kosovë.
Duke parë se Demaçi edhe në romanin e parë të tij, bile edhe atë në
kohën më të vështirë të qenies shqiptare, është
marrë me temat dhe format që kanë qenë të trajtueshme (dhe janë ende) në
filozofinë botërore, duke parë trajtimin e temave të tilla edhe me
figura letrare (metafora) e me nocion (logjikë), bie teza se shqiptarët nuk
kanë të zhvilluar filozofinë, abstraksionin, logjikën historisë, filozofisë e
jetës, estetikën etj. Fakti se këto i kemi specifike, me identitet tonin, nuk
duhet t’i mashtrojë, ata që shikojnë përciptazi dhe të thonë se ne nuk kemi
filozofi. Po mos të kishim nocion, logjikë, filozofi të thellë jetësore nuk do
të kishim as aksion çlirimtar, që shpesh e ka trand e mahnitë edhe tërë botën.
E njëherë edhe e tërë bota u muarr me Kosovën e vogël, si ne tani që po merremi
me Ademin e “vogël” i cili e mundi një shtet okupator. Filozofia në përgjithësi
po edhe filozofia çlirimtare në veçanti, në romanin e trajtuar këtu është më
shumë në formë figurash letrare. Për tu kuptuar më mirë kjo filozofi është e
domosdoshme edhe leximi e kuptimi i romanit autobiografik “Dashuria kuantike e
filanit” (2007), ku filozofia demaçiane është e dominuar nga nocion, por jo
edhe se është lënë anash figura letrare, metafora shprehja e gjuha e
përgjithshme e pasur shqipe, e cila më shumë na shpreh se sa që e shprehim ne
atë. Pra njeriu i përgjithshëm, Demaçi, me filozofinë e tij për të
përgjithshmen dhe personalen në këto dy
romane, duke e përfshirë (dhe duke u përfshirë) edhe nga thellësitë e gjuhës së
gjallë të popullit e përvojës shekullore ka realizuar një filozofi të veçantë
të jetës. Sipas Aristotelit, “ajo (gjuha) ka për detyrë të bëjë përgjithësime lidhur me
krijimtarinë artistike dhe si e tillë është pjesë përbërëse e filozofisë ”[57] Por Adem Demaçi nuk a ka
shprehur estetikisht dhe sociologjikisht vetëm qenien shqiptare por edhe qenia
shqiptare e ka shprehur dhe krijuar atë, sepse thotë, po tregoj “...si më gatuan
shqiptarët për hajrin e vet, e si më farkuan
dhe kalitën çetnikët serbë, për sherrin e vet?...[58]
Domethënë, procesi i jetës dhe kontradiktat e saj, e kanë shtyrë Demaçin të
bëjë vepra dhe ai është ky që është përmes veprave te tij, siç kanë thënë edh
të tjerët, po jo kështu origjinal, si Demaçi, jo vetëm në këto dy vepra që po i
cekim këtu. Se ky njeri është qenie shoqërore e përgjithshme e ka shpreh edhe
kur përdor krahasimin e kavallin:
”Unë nuk jam vetëm unë...nganjëherë
më duket vetja se i kam shtatëqind vjet. Nganjëherë më duket vetja se jam kavall,
se nuk kam jetua fare dhe se vetëm ndër birat e kavallit fishkullojnë
trishtueshëm zërat e shekujve....[59] “.
Pra ai, Demaçi edhe me
romanin e tij të parë dhe me romanet e veprat e tij të përditshme të vogla e të
mëdha çlirimtare ka treguar dhe tregon se është personalitet i përgjithshëm[60]
(shqiptar e njerëzor)
sepse uni i tij përfshinë një pjesë të konsiderueshme të
qenies shqiptare në kohë e hapësirë, përfshinë zërat e shekujve, reumën e
dhimbët e goditjeve të shpatave të pushtuesve ndaj stërgjyshërve dhe të
gjyshërve tani ndër shekuj, gjëma të rënda të shekujve të robërisë, vajin e
para qindra mijëra vjetëve të fëmijëve në ikje nga pushtuesit e zullumqarët.
Embrionin e kësaj filozofie të vajit që shpie domosdoshmërish në motiv të pathyeshëm për çlirim, Adem Demaçi
e ka paraqitur qysh në romanin e tij të parë, si edhe me mbrojtjen e romanit
dhe të filozofisë së tij jetësore edhe në burg, të cilin a ka shndërruar në
administratë çlirimtare, ndërsa gardianët e zullumqarët tjerë të burgut si
nëpunës të tij, që lere se nuk mund ta zhbëjnë Demaçin, por ai i vë në shërbim
të tij (në njëfarë mënyre). Si romani i tij i parë, ashtu edhe vetë jeta
prometheike e filozofike e Demaçit, na nxisin t’ia bëjmë edhe ne sot vetes
pyetjen: Pse i mohojmë ne vetë vlerat tona, qofshin ato, filozofi, logjikë,
sociologji, psikologji, praktikë çlirimtare etj.?
Përgjigjen e kemi në librin
elektronik ”FILOZOFIA E JETËS” ku
Adem Demaçi na tregon se ne i mohojmë vlerat tona dhe e
nënçmojmë veten sepse kemi dije të vogël,
na mungojnë, si vetëdijet e veçanta ashtu edhe vetëdija e përgjithshme
ndaj vijnë edhe pasoja të shumta negative që shkakton këto mungesa. Lidhur me
këtë, në nëntitullin 2 (Thelbi i filozofisë çlirimtare) kemi
sjellë përmbajtje konkrete, origjinale nga filozofia e shkruar Demaçit, ku kemi shumë
mendime madhështore, që janë edhe vlera për vlerat aktuale të filozofisë
jetësore të Demaçit.
“Liria jonë gjendet në atë
shkallë që kemi mundur ta biem dhe ta
fitojmë gjer më tani.”[61]
Te Demaçi gjejmë edhe disa shkaqe, pse liria jonë sot nuk është në shkallë më
të lartë? Diçka nga këto shkaqe jemi përpjekur të sjellim edhe në citimet që
përmendëm në në nëntitullin 2)
Edhe mendimet dhe veprimet jetësore të njerëzve të mëdhenj (siç është
Adem Demaçi) në realizim të filozofisë kombëtare e njerëzore janë madhështore
(estetikë).
E
si mund të mos jetë edhe filozofi veprimi, aksioni i madh çlirimtar?
2.4. Praktika është edhe teori (filozofi)
Pasi
shqiptarët në të kaluarën, për shkak të rrethanave historike kanë pasur (më
shumë) veprime madhështore, veprime e aksione çlirimtare, kanë pasur PRAKTIKA
si kjo e ADEM DEMAÇIT dhe e ADEM JASHARIT. Kjo domethënë se praktikat e tialla
kanë pasur dhe kanë edhe FILOZOFINË E VET TË VEÇANTË, specifike. Nuk është
vetëm Adem Demaçi që na ka lënë filozofi
të thellë të shkruar. Janë edhe shumë shqiptarë tjerë që kanë krijuar dhe
krijojnë filozofi. Siç cekëm edhe më lartë, Demaçi (me shkrim) tregon ”…SI MË
GATUAN SHQIPATRËT PËR HAJRIN E VET,”. Kjo, mendoj unë, duhet kuptuar, gjithsesi,
në kuptimin filozofik, se edhe filozofia e mëparshme e shqiptarëve apo më gjerë,
qenia e përgjithshme shqiptare ka krijuar Demaçin. Dhe si qenia e përgjithshme shqiptare
ashtu edhe personalitetet e mëdha shqiptare që shprehin dhe aktualizojnë,
shpesh, esencën e qenies shqiptare, gjer më tani, më shumë janë manifestuar e
konkretizuar përmes praktikës çlirimtare (e praktikave tjera) që është (që
janë) njëra anë themelore e filozofisë, se sa që janë
shprehur e konkretizuar përmes teorisë. Por filozofit e mëdha dhe filozofët e mëdhenj
të botës, nuk e kanë shikuar PRAKTIKËN të ndarë nga TEORIA, pasi që edhe vet e
kanë praktikuar në jetë filozofinë e tyre, ngase e kanë parë e kuptuar se në
brendi të çdo veprimtarie të madhe, praktike që bënë kthesa, qëndron një
filozofi e madhe. Lidhur me këtë, këtu po biem vetë një mendim të Demaçit, që e
cituam shumë qëllimisht edhe në pjesën 2 të këtij punimi dhe i cili thotë: “Vetëm dija, të cilën njeriu
e përdorë, vetëm dija të cilën njeriu e
vë në jetë, vetëm dija, të cilën njeriu e zbaton në jetë, bëhet dije e tij,
bëhet dije e gjallë”. Pra, filozofi ynë e dallon, dijen,
njohjen, teorinë e gjallë nga dija formale, që është si e vdekur.
TEORI
e madhe duke bërë ndryshime (kur e praktikojnë njerëzit) dhe duke e shpënë
përpara jetën, VËRTETOHET edhe vet. E si mos të jenë filozofi ato gjëra a vlera
që jeta, praktika i ka vërtetuar dhe i vërteton përditë? Si mos të jenë, pra,
edhe filozofë ata/ato shqiptare/e që, sikurse Adem Demaçi, kanë përdorë në
praktikë, në jetë, dijen, teorinë e
gjallë me të cilën janë bërë e bëhen edhe sot prijatarë/e të ndryshimit
përparimtar të jetës individuale shpirtërore, shoqërore e kombëtare?
Filozofia e thjeshtë dhe e vërtetë çlirimtare dhe
veprimtaria e thjeshtë dhe e vërtetë çlirimtare e kanë bërë, e bëjnë dhe do ta
bëjnë Demaçin, si dje, si sot, ashtu edhe nesër, personalitet të pazëvendësueshëm dhe të paanashkalueshëm (të pa
mohueshëmnë) në të gjitha kohët tona. Ai, tashmë është shqiptari dhe
njeriu universal, me personalitet origjinal. Vlenë edhe sot ajo që ka shkruar (jo vetëm në
romanin "Gjarpijntë e gjakut ") dhe shkruan Adem Demaçi.
Si
në romanin e tij të parë ashtu edhe me veprat tjera të shumta Demaçi ka bërë, dialogë gjithherë
përmbajtjesor mes UNIT dhe TI-së për çka Antropologjia e Fojerbahut thotë:
“Dialektika e njëmendtë nuk është monolog i mendimtarit të
vetmuar me vetveten, por dialog në mes të Unit dhe të Ti-së”[62]
Këtë dialog mes unit dhe ti-së e kemi në veprat dhe
praktikat jetësore të Demaçit, krejt të
qartë, shumë shprehës, me
thellësi jetësore e filozofi që tejkalon momentin dhe situatën. Prandaj romani
"Gjarpijntë e gjakut" i Adem
Demaçit është vetëm një shembull krejt i qartë dhe i kuptueshëm, në
mesin e shumë trashëgimive vlerore të Demaçit,
ku me figura dhe
nocione, me tërë energjinë personale,
familjare e kombëtare (aç sa mundet një personalitet të absorbojë përmbajtje,
substancë a energji kombëtare) është i angazhuar për ta tejkaluar negativen e
kohës (anën robëruese të saj), për të dalë nga gërzholja e kohës ekzistuese, nga hiçi i saj dhe për ta krijuar një kohë tjetër me liri
(mundësisht) të plotë, me qenie njerëzore të lira, ku ka edhe Mohjeta dhe
Tungjatë (Tu zgjatët) Jeta. Aq shumë autori ka depërtuar në jetën konkrete të kohës dhe të hapësirës (të
ngushtuar) sa që e ka parë e filluar po me këtë roman domosdoshmërinë e
ndryshimit të tyre, qoftë edhe me revolucion kombëtar. Prandaj të kemi kujdes,
se kur ka folur e shkruar Demaçi, si në veprën “Gjarpinjtë e gjakut”, ashtu edhe në veprat tjera, para e pas
romanit tij të parë, ka folur e flet
vet qenia shqiptare e njerëzore. Ai ka arritur e aso lartësie, lirie e
krijimtarie sa që i mundëson qeneis të flas edhe përmes tij.
2.5. Vetëdija çlirimtare,
ngritja e saj
Vet struktura, stili, qartësia, idetë e mëdha,
besimi në fitore, janë pjesë e vënies së një strukture të vetëdijes çlirimtare në brendësi të një shpirti të
pandalshëm çlirimtar, që është si koha që lëviz dhe nuk ndalet. Është
dialektika e historisë, e shprehur çuditërisht edhe me shenja të filozofisë
botërore (siç është Hegeli) po edhe me figura të ngjashme, forma artistike
hijet (që të përkujtojnë Platonin e
Shekspirin), që Demaçi i ka mbushur me
përmbajtje origjinale shqiptare, pa pasur kund pikë plagjiati dhe
artificialiteti, sepse autori ka shkruar sinqerisht, ka besuar sinqerisht në
shkrimi e tij, e ka jetuar këtë filozofi dhe e ka pasurua edhe me tej, në terrenin më të vështirë, në terrenin e luftës
praktike për IDEALE, në organizim të
LNÇKVSHJ-së, që çoi autorin edhe
në burgje e më tej, në realizime të projektit të tij madhor kombëtar e
njerëzor. Kuptohet, jo vetëm burgjet e tij e bënjë romanin edhe më të kërkuar, më
të besuar e të dashur, prandaj, ndoshta, më shumë njerëz e lexuan (ilegalisht)
kur ishte i ndaluar se që e lexojnë sot legalisht, edhe pse edhe sot, si me
shkrimet, si me praktikën jetësore Demaçi, shton, ngritë vetëdijen, çel udhë te
re (të reja) dhe është kujdestar i lirisë, jokonformist, por ca gjarpinj të gjakut qe kanë mbetur
ende të fshehur, ende nuk po e lenë të del aty ku po e kërkon vendi, në
Programet e Republikës së Kosovës e në Akademinë e shkencave dhe arteve, sepse
ende ka kontaminime, jo vetëm në koka dhe ne karrika. Ky anashkalim i kësaj vepre, i romanit aq të rëndësishëm
për letërsinë shqiptare, na bënë t’i besojmë edhe më shumë Demaçit
kur na porositë: »Por mos harroni se këta gjarprinjë edhe
pas 55 vjetësh ende janë aktiv dhe të rrezikshëm...”[63]
Si
me romanin e parë të tij, ashtu edhe me veprat e tij të shumta shkrimore e
jetësore pishtari ynë (Adem Demaçi) ka ngritur dhe ngritë disa lloje të
rëndësishme të vetëdijes së shqiptarëve, ka forcuar dhe forcon aktivitetin më
të dobishëm të njeriut dhe njerëzimit, mendimin e sinqertë qe nuk të le pa lot
për njerëz e botë, siç thotë një filozofomë e kombit shqiptar.
Demaçi e ka pasuruar dhe e pasuron, e ka ngrutur dhe ngritë vetëdijen e
shqiptarëve (pra një pjese të njerëzimit) sepse është NJERI-NJERËZOR dhe ka
dëshiruar që në “zemrat e njerëzve të flakëronte si
nuri flaka e dashurisë për njëri-tjetrin, që ndër dejtë e tyre të hynte një
vakësi, e cila do t’ua shkrinte gjithë prangat angështuese që tu rritet
shpirti!...Do të dëshiroja që të qohej një tufan i madh dhe me valët e veta të
vajtonte e të këndonte për këto anë të humbura!... Do të dëshiroja që të qohej
një erë e madhe, shumë e madhe, e t’ i
thyente gjithë dyert e dritaret e këtyre kështjellave të ndyra dhe të
pastronte një herë e përgjithmonë këtë ajër të qelbur helmesh të trashëguara
shekullore!...[64]“
Dhe
dëshira, projekti çlirimtar (LNÇKVSHJ-ja, së bashku me të tjera Organizata
Çlirimtare deri te UÇK-ja fitimtare) ngriti disa lloje të vetëdijes të
shqiptarët e robëruar dhe populli u organizua, u bë erë e tufan (demostratë
1968, kryengritje më 1981, luftë çlirimtare më 1997-1999) dhe theu dyer e dritare
të kështjellave të ndyra të robërisë, fitoi Republikën e Kosovë (në funksion të
Ribashkimit Kombëtar) dhe po vazhdon të pastrojë edhe një pjesë të këtij “ajri
të qelbur helmesh të trashëguara shekullore”.
Vetëdia
e ngritë, e rrit shpirtin, ndërsa shpirti i rritur nuk rri në robëri. këtu te
fenomeni i rritjes së shpirtit, cilësisë së shpirtit, që e ka vënë në spikamë Demaçi
(qysh më 1958-tën, në roman që po shqyrtojmë) kemi idealizmin real të
filozofisë çlirimtar të Adem Demaçit. Sipas Demaçit, nëse populli, KOMBI është
i vetëdijshëm për fuqinë e vet edhe çlirohet (nga kufizimet e ndryshme),
realizohet, ndërsa tragjedia qëndron në padituri (injorancë), nëse populli,
KOMBI nuk është i vetëdijshëm për fuqinë e vet.
3. Estetikja në
këtë në këtë roman
Pasi
ky roman cilësor, (vetëm me 112 faqe), flet natyrshëm (e është shkruar) nga
brendia e qenies (shqiptare e njerëzore), ka qenë e pamundshme që në substancën
e tij, aq të rëndësishme mos të përfshijë edhe një tërësi shumë funksionale
kategorish estetike (artistike-filozofike) siç janë:
3.1 E Madhërishmja,
Madhështorja
Qëllimi
i romanit[65],
mendimet çlirimtare se nuk duhet të derdhim gjak
përbrenda, por duhet t’a kthejmë pushkën robëruesit, pushtuesit, se duhet të
çrrënjosim paragjykimet dhe ujqëritë a
egërsitë tona të imponuara dhe të pa imponuara, hyrja e gruas ndërmjet dhe
ndalja e vrasjeve në oborrin e Sejdi Goxhufit (Gruaja nërmjet, zoti u bekoftë,
gruaja nërmjet![66]), besimi
i babëgjyshëve tanë se “Nuk farohen Shqyptarët aq kollaj, jo; se guri e bricën
e llomit, e grimcon, po pluhun s’mun e ban me marue lloç pej tij,”[67] punët dhe rendet shtëpisë (atë të mbarat dhe
të vërtetat), Mujo Bylykbashi janë elemente, përmasa të kategorisë estetike të së madhërishmes. Po
ashtu është pjesë e së madhërishmes të këtij romani ndikimi i Mustafës për
shtjetërsimin e Emin Malokut dhe rezultati që shihet në fund të romanit kur
Emini dhe Sejdi Goxhufi dalin nga gëzhoja subjektive dhe e tejkalojnë veten
pozitivisht. Një pjesë e
madhështores së këtij romani
shprehte edhe në faqen 110 me këto fjalë shenja apo me metaforën domethënëse: “
Çfarë faji ka
Maçekllava qi mi maje të saj bora çkrihet më vonë se mi majet tjera? ... A veç
pse asht ma e nalta a? Këtu e madhërishmja, del te
karakteri i lartë, që nënkupton metaforikisht karakterin apo veçorinë e lartë,
suksesin kulmor si të popullit (kombit) ashtu edhe individit, të cilët, mu pse
janë kulmor, shpesh edhe të paarritshëm nga të tjerët, kanë vështirësi a
tragjedi në jetë, pasi që mohohen dhe luftohen, pa të drejtë nga shumica
mediokre. Këtu vetë përmbajtja e së madhërishmes, në rrethana konkrete dhe në
mesin e njerëzve jo të çliruar shpirtërisht, “shkakton” tragjiken. Domethënë se
si dje ashtu edhe sot, kur shumica e njerëzve nuk ishin dhe nuk janë të çliruar
shpirtërisht, fatkeqësisht, e madhërishmja, e larta ka elemente të tragjikes,
por edhe, shpesh shndërrohet në tragjiken. E madhërishmja, e larta bëhet edhe
më madhështore, në rastet kur e
tejkalon, me mençurinë (inteligjencën e vet), fatin dhe qëndrueshmërinë e vet
dhe kur bëhet model udhërrëfyes edhe në jetë, siç është rasti i vet këtij
romani që, përkundër rreziqeve të lexuesve të tij, u lexua, u ndoq, u imituar
dhe edhe sot ka vlera të heshtura në vete, po ashtu si edhe autori i romanit,
Adem Demaçi i Madhërishëm dhe Madhështor (gjer më tani), sepse ka qenë dhe
është (gjer më tani) gjithherë i lartë, maje, i pamposhtur nga tragjiket e
kohëve.
E madhërishmja në tragjiken,
drama pranë kufomave, ngadhënjim i idesë çlirimtare të Mustafës që ka brenda
edhe elementin e tejkalimit të saj, sepse empirikja tragjike dhe puna e
Mustafës me të tjerët që mund të bëheshim kundërshtarë të ortekut, fillon të
jep fryte. Edhe Emin Maloku, më në fund del nga gërzholja e vet. Psikologjia e
së vjetrës së shëmtuar vetëvrasëse
(vëllavrasëse) e një populli fillon të zhdavaritet. Puna me shpirt (e Mustafës)
jep shpirt. Embrioni i madhështores çlirimtare që ishte mbjellë jep fryte. E
keqja mposhtet në fund të tragjedisë. Mustafa porositë djemtë e rijnë që t’u
bien në krye gjarpnojëve....që planifikimin ta zhbënin, odën, rendin, këngën,
trimëritë e traditat e mirëfillta shqiptare. Krejt këto janë elemente të
madhërishmes dhe madhështores në këtë roman: vetëdijesimi për vështirësitë në
rrugën e çlirimit, dekontaminimi i ajrit të helmatisur të robërisë shekullore,
forcim i lexuesit në rrugë përparimtare,
zbulim edhe i ca detajeve të rendit e procesit të
çlirimtar, lufta me vetveten, dalja nga gëzhoja, ribërja personale dhe e grupore, arsimimi-dituria, ndalja e
gjakmarrjes dhe në fund kthimi i pushkës, pushtuesit, hasmit. Kjo ishte organizimi,
rendimi i rrugës çlirimtare dhe aktivizimi i vetëdijes e diellit të vullnetit
për liri, që romani inicio e skicoi, realisht. VETËDIJA për lirinë dhe
gatishmëria që të vdes për liri janë në këtë roman struktura e madhështores.
Në romanin “Dashuria kuantike
e filanit”, na del edhe një segment
tjetër i Madhështores: se mohuesi i lirisë (pushtuesi i vendit dhe i njerëzve)
e kishte ndaluar madhështoren dhe të
madhërishmen, sepse ai “nuk durojnë
madhësi që rrezikojnë madhësinë e tyre...”[68]
Si në romanin e tij të parë ashtu edhe në romanet e veprat tjera të Adem
Demaçit i madhërishëm është edhe shpirti i madh dhe kultivimi i tij i
përhershëm.
3.2. Tragjikja
Në
shqyrtimet e mësipërme të kësaj sprove,
pamë se si tragjikja zë vend më të madh në këtë roman të shënuar dhe të veçantë
të letërsisë shqiptare. E nuk mund të ndodhte ndryshe me një shkrimtar serioz.
Ai u nis nga gjendja tragjike dhe tragjedia kombëtare që pësonin shqiptarët e
Kosovës në ish-Jugosllavi. Dhe jo vetëm që përshkroi tragjedinë e robërisë së
asaj kohe, por e projektoi, e estetizoi dhe e shpirtëzoi madhështoren, siç e
pamë më lartë, që ta mohojë e kapërcej tragjiken e robërisë. Prandaj në romanin
"Gjarpijtë e gjakut " të Adem
Demaçit, e Madhërishmja del, apo edhe “shkaktohet” nga Tragjikja, si
mohim i saj dhe si pushtim i lirisë, së pari të brendshme pastaj edhe të
jashtme. Ndodhë kështu sepse çdo gjë në roman, ndjenjat, tragjedia,
mendimet, koha çojë kah domosdoshmëria e çlirimit. Tragjikja me shfaqjet e saj,
psikologjinë e vrasjeve, ortiqet e gjakut, shpërnguljet nga vendlindja e vendi,
mendimet që lënë në status-quo (robëri) siç janë këto: ne s’na duhet dija, kjo
tokë është e babës mbret, ne s’mund të bëjmë asgjë, etj, bëhet aq e padurueshme
sa që është e domosdoshme të mohohet artistikisht në këtë roman. Mishërimi dhe theksimi i vajit me vëllim të
madh në këtë roman është përmasë
shprehëse e tragjikes që aq shumë e ka ndjekur dhe po e ndjek jetën kombëtare
dhe njerëzore.
3.3. E drejta
Manifestohet në
normë tjetër nga e rëndomta dhe në fakt
është një tjetër normë, tjetër kod që e praktikon Mustafa i cili do njerëzit e
tij pa gërzhole, do drejtësi, jo egërsi, do vakësi dhe revolucion që i vendos
këto raporte të menduara artistikisht në roman, prandaj idealen, më të lartën,
shpëtimtare (pështuesen) e bënë të pranishme me vetë sjelljet, mendimet dhe
jetën e vet prej luftëtarit të së resë dhe lirisë, për çka ai ka mbajtur
pushkë, ndërsa në marrëdhënie edhe pse shumë të rënda dhe të vështira me rreth
social të vetin, e mban këtë të drejtë ideale që si pjesë e madhështores
është e shumë e bukur, sepse rendi i shtëpisë së shqiptarit
dhe rendi i odës nuk prishet lehtë. Në fund të fundit, burri i vërtetë shqiptar,
siç është në roman Abaz Gjyka, autoritet në mesin social ky jeton, edhe pse ka
dobësi që nuk mund të del shpejtë nga gërzhola, nuk lejon të shkelet kënga
atdhetare e rendi i odës, as nderi i familjes, prandaj qet pushkë për këtë dhe
shtrinë përdhe dhunuesin, kidnapuesin e odës. Pra, realiteti metaforik i
romanit ka edhe këtë dimension. Kjo, nga aspekti social nuk ka qenë vetëm e
metë e Abazit dhe e personazheve tjera, por edhe mungesë e ligjeve të natyrshme
të një shteti juridik i cili duhet t’i bëjë ligjet jo në kundërshtim me karakterin,
zakonet shekullore të së drejtës natyrore të një populli, që në roman mund të
nënkuptohet se këtë punë nuk dijë ta bëjnë shkelësit dhe gjarpinjtë e gjakut që
e kanë ndyrë edhe tokën, si del një ide në këtë roman. Prandaj edhe nga kjo anë
e analizës del si domosdoshmëri, një erë, në stuhi (revolucion) që spastron dhe
të cilin e shpreh Mustafa personazhi tipizues i një gjenerate çlirimtarësh që
po përgatiteshin për t’i kthyer pushkën turpit, vdekjes, për t’ua shtyp kokën
gjarpërinjve që u marrin njerëzve edhe të drejtën e jetës. Ndaj e drejta del
edhe si madhështore për ta mbrojtur
jetën nga këta gjarpinj të gjakut. E drejta shqiptare si motiv dhe si një pjesë
e ADN-së shpirtërore të Kombit shpreh në roman domosdoshmërinë e të ndryshuarës
dhe të çlirueses si e vetmja rrugë. Pos vetëdijes për rendin (“-Ti i din renet
e punët tua, o Sedi!”[69])
në roman mbrohet edhe ideja e barazisë dhe drejtësisë sociale, sepse romani
mbron Elezin e varfër dhe të drejtë (djalin e Abaz Gjukës) nga ata që e
atakojnë, pa të drejtë dhe ndaj të cilëve djali me barrë të varfërisë, del
fitimtar, me çka shprehet edhe filozofia social-psikologjike e romanit.
Në
romani "Gjarpijntë e gjakut" të Adem
Demaçit, E drejta, qoftë si kategori estetike apo si si një ndër (elementet) motivet e
Madhështores që edhe përmes Çlirimtares apo kalimit të së Madhërishmes në
Çlirimtaren ka për synim (Qëllim) arritjen e të Ndryshuarës së dëshiruar, duke
mohuar (luftuar) të shëmtuarën dhe tragjiken, si në art ashtu edhe në jetë.
Adem
Demaçi donte rend kombëtar e jo “rend të parendit”[70],
siç ishte ai në ish-jugosllavi për shqiptarët.
3.4. E shëmtuara
Robëria
nuk ishte vetëm tragjike por edhe e shëmtuar.
Edhe opinionet e zakonshme, cektësinë shpirtërore dominues për vëllavrasjen,
gjakmarrjen, ortiqet e gjakut, gjarpinjtë e gjakut, hijet e negatives të
baballarëve që e mundojnë Mustafën, xhuxhmaxhuxhi (shikuar nga aspekti i së ultës shpirtërore). Në roman është shtruar
çështja: “ ..a nuk asht ma faqe e zezë me i ra pushkë vëllait tan?!...”[71],
si dhe shpifja, si veprim i shëmtuar, ashtu siç vepron personazhi i Beci që
rren e shpif mes ngjarjesh të “belave e bim belave”[72]
e romanit e dukuri tjera të ngjashme janë disa nga segmente e së shëmtuarës së këtij e romanit. Mbetja
brenda stadi emocional, apo papjekuria emocionale, drejtimi vetëm nga
hakmarrja, inati, zemërimi, mëshira, që Hegeli do t’i quante vetëm instinkte
johumane që e shëmtojnë shpirtin e njeriut dhe jetën[73].
Në këtë drejtim kemi edhe tjetërsimin e jetës në Atdhe dhe ai që shpërngulej
nga Atdheut i përgjigjet një porosie atdhetare të Mustafës: “Nuk muj e marr, bre Mustafë, se ky dhe â i egër! Ma i egër se ujku i malit!”[74] Këtu dalin në shesh edhe një anë tjera të së shëmtuarës: e shëmtuara sociale me gjaqet, me rrjete belash e
bim belash, me vrasjet e paguara etj.
3.5. E ndryshuara
Del
edhe ne fund të romanit, kur edhe karakteri i tillë si Emin Maloku,
transformohet, pasi del nga gërzholja e tij, dhe ndal dorën Sejdiut ta vret të
birin, Mustafën, i cili kërkonte ose ndryshim (të shpirtit dhe realitetit) ose
vdekje. Siç kemi cekur edhe më lartë, tërë romanin ka për qëllim, dhe është
projekt artistik për të ndryshuarën, që bëhet përmes Çlirimtares. E shohim se
kjo arrihet në romanin tjetër “Dashuria kuantike e filanit”, i cili shkruhet
nga autori në kohën kur shteti pushtues, me shumicën e gjarpinjve të gjakut,
largohet nga Kosova jonë e dashur. Sipas filozofisë jetësore të Demaçit e
ndryshuara duhet të përmirësohet, të ndryshohet vazhdimisht, të bëhet gjithnjë
më cilësore. Ajo përsëri ka rendin e vet të ndryshimit, së pari duhet ndryshuar
individi, duhet ndryshuar njeriu veten duke luftuar me vetveten, pastaj të
kërkoj këtë edhe tek të tjerët, e më gjërë. Ja si na e thotë këtë dhe na jep
shembullin, drejtpërdrejtë Ademi ynë, në faqen e fundit të romanit me temë dashurie filozofike:
“Unë,
megjithatë, përfundimisht e munda vetveten. E ndjej veten shumë të lehtësuar
dhe fort krenar për këtë që arrita të
mbroja veten nga vetvetja ime!...Kjo është një lehtësi e madhe shpirtërore për
ata që nuk u përtojnë furtunave.“[75]
Pra,
sipas Demaçit ende në furtunat e jetës së sotme është e domosdoshme të
ndryshojmë dhe ta sjellim ende një të ndryshuar më cilësore se këtë që e kemi tani.
Dhe këtë duhet ta bëjmë përmes një “përparimi të programuar “. Filozofi, esteti
dhe organizatori konkret i ndryshimeve, ja si shprehet për stadin e përparmit,
të ndryshuarës së sotme dhe nevojës e metodës për të ndryshuarën më cilësore,
të dëshiruarën e mundshme:
“Fatkeqësisht, ne edhe sot,
si popull jemi të përfshirë nga stihia sesa nga një përparim i programuar si
duhet e sa duhet. Dhe, prandaj, sa i takon dijes, vetëdijes dhe organizimit, si
popull, ende jemi në bisht të Evropës. Kjo është një e vërtetë fort e hidhur,
mirëpo po qe se nuk e tejkalojmë, edhe më tutje do të mbetemi të vonuar. “ [76]
Dhe
s’ ka ku të shkoj më qartë, nevoja estetike e jetësore apo jetësore dhe
estetike për ndryshimin dialektik, përparimtar, të së ndryshuarës.
Autori
me këtë roman ndryshon edhe mënyrën e komunikimit me popullin e robëruar, me
qëllimin madhor për ta arritur të ndryshuarën e dëshiruar.
3.6. Enigmatikja (E fshehta)
Kjo
sidomos, paraqitet te romani "Gjarpijntë e gjakut", ku autori më
shumë është shprehur përmes alegorisë dhe intertekstit (tri pikave etj.) pa e
humbura qëllimin kryesore, porosinë kryesore artistike të romanit. Gjithashtu
edhe në burg, përkundër qartësisë, polemikave, debateve, kundërshtive të forta,
të pafrikshme dhe parashikimeve të sakta për Kosovën dhe ish-Jugosllavinë, ai
ka mbajtur edhe enigmatikën të fshehtën e vet: organizimin klandestin dhe emrat
e shokëve të vet, të organizuar derisa organizata nuk është zbuluar. Çdo
krijues i madh ka edhe të fshehtën, enigmatikën e tij. Ende është enigmatike se
si Adem Demaçi, edhe në moshën e pleqërisë mbetet po ai që lufton me vetveten, e
mund vetveten, iu qëndron furtunave të jetës edhe në pleqëri, ku nuk e lë pa e
jetësuar, çdo ditë edhe filozofinë e tij (dialektike) të së ndryshuarës
jetësore, teorinë dhe praktikën. MOHJETA! Kjo shprehje aq e shprehur në roman
është një lokalizëm që autori e ka vjelur me shkathtësi nga jeta e popullit
ngase ka përkuar me prirjen e autorit të romanit për filozofi jetësore. Në
njëfarë mënyre edhe kjo fjalë, shprehje jetësore, është enigmë (fjalë e
pashpjeguar dhe krejt pak e kuptuar në roman) e vetëm mund të supozojmë se ka
kuptimin Tungjatjeta!, që ka domethënie filozofike dhe uruese: Tu zgjatët
jeta! Shprehja MOHJETA! Është vetëm
njëra nga fjalët e shumta, shprehjet e vjelura nga jeta e popullit në Llap, që
në roman edhe për lexuesin shqiptar janë ca enigmatike. Ndaj, enigmatikja për
të mos e kaluar masën e vet kritike dhe estetike do të ishte mirë që në të
ardhmen për lexuesit e rijnë të kësaj vepre, shumica e shprehjeve vendore ku
është shkruar romani të shoqërohen, në një shtojcë me një fjalor shpjegues.
3.7. E pamundshmja e mundshme
Paraqitet në robëri.
Mustafa thotë, se mund të ndalen ortiqet e gjakut. Edhe ti bablok mund ta
ndalësh ortekun e gjakut, i thotë Mustafa babait të vet, Sejdiut. Mund të
thuret gardhi edhe me një hu. Këtë e vërteton, shkrimi i romanit të parë
filozofik e çlirimtar, pas luftës së dytë botërore në trojet e pushtuara
shqiptare në ish-Jugosllavi. Këtë vërtetim e forcon edhe burgu dhe pasburgu,
jeta me furtuna e Demaçit, ku shumë të pamundura, në dukje, u bënë të munduara
edhe me nisjativën e tij. A nuk ngjan në të pamundshmen psikologjike, që një
i ri 21 vjeçar, kur e paralajmërojnë se mund te burgosej për romanin q e kishte
shkruar ai shprehet: “-Vallë, a e kam atë fat! “[77]
Besimi në fitore është, gjithsesi sepse
Mustafa ju thotë personazheve, me inteligjencë e bindje, se mund ta ndalin
ortekun e gjakut vëllazëror, mund të thuret gardhi edhe me një hu. Këtu e
Madhërishmja lidhet edhe me të pamundshmen e mundshme
3.8. Heroikja
Është në të bëmat dhe shpirtin e popullit tonë që e ka krijuar edhe një
Adem Demaç. Vetë autori e tregon këtë. Tregon fenomenin e qëndresës heroike të burgosurve
edhe para tij për Çështjen Kombëtare. Karakteri heroik, dhe mendimi e mendimtaria
e hollë e ka bërë autorin që të bëhet vet mishërim jetësor i personazhit të vet
heroik, Mustafës në romanin “Gjarpijntë e gjakut", si dhe inkarnimit të
shpirtit heroik të të vëllait, Maliqit
në Adem Demaçin e burgjeve dhe të jo burgjeve.
3.9.
Komikja
Komikja
në këtë roman ka funksion edhe të vënies në pah e të mohimit të psikologjisë së
asgjës si antivlerë, si psikologji e atëhershme që shkaktonte konflikte dhe
tragjedi te kombi ynë. Në mes të tragjikes del edhe komikja: “ ...a është me
udhë me e djegë çergën për ni plesht, a jo!...”[78],
“të qitësh pushkë për fytyrën e një plaku, a? “[79]
Komikja është qesharake para madhështores, që në roman del xhuxhmaxhuxhi kundër
Mujo Bylykbashit! Hoxhë Dhia për të
vjetrit, është hoxhë në zë (me autoritet) mbjell te ata dhe mban në jetë mitin
e gjakmarrjes, sipas të cilit ”... zoti ja ka çkrue Shqyptarit: Ti kie me e vra
vëllaun tan e vëllau yt ka me t’ vra ty e s’kanë me tu da gjaqet sa t’jen
jeta!”[80]
Aq
shumë Hoxhë Dhia kishte ndikuar që të forcohej miti i vëllavrasjes, opinioni
antishqiptar (planifikuar) i UDB-së shtetmadhe-serbojugosllave, sa që një pjesë
e madhe e popullit të thjeshtë mendonte se: “ edhe qellën me guhë me e prekë,
edhe-shtatë kodra me i kërcye, edhe pej lëkure me dalë, gja nuk mujmë me
nrrue!....Nuk mujmë, se tjetërkush i ka n’dorë këto punë!...”, dialogon dhe debaton
kështu në roman Sejdi Goxhufi me të birin e tij, revolucionar, Mustafën, i cili
ia kthen fjalën babait dhe e zhvesh mitin e ngulitur të gjakmarrjes në
psikologjinë e atëhershme të një pjese të popullit, duke u shprehur kështu:
“-Qasaj prralle t’gjarpnojve nuk po muj me i besue!... “[81] Pra, bartësi kryesor psikologjik i
tragjikomedisë së shqiptarëve në robëri, Hoxhë Dhia që në roman shënjon
ironikisht komiken, kishte bindur përmes fesë (popullin e prapambetur) se
tjetërkush i ka në dorë punët e tyre, ndërsa Mustafa jep idenë shtjetërsuese,
mbjellë farën e së madhërishmes, embrionin e çlirimtares(që do të shpie,
sigurt, deri te e ndryshuara) se populli dhe individi, kryefamiljari, i ka në
dorë punët e veta, duke e bindur babain e tij: “ Mue ma merr menja qi ti me
dashtë e ndal ortekun e gjakut! Ti e kie n’dorë, bablok!”[82]
Pra,
vetë emërtimi komik i personazhit të Hoxhë Dhisë, i jep shenjë lexuesit ta shoh
edhe anën komike të tragjikes së robërisë dhe të mbajtësve të saj, të cilët në
krahasim me bartësit e së madhërishmes çlirimtare janë si xhuxhmaxhuxhë. Një
kontrast të tillë artistik lexuesi mund ta shoh edhe te personazhi i Mustafës
dhe ai Hoxhë Dhisë.
Ka
situata në roman kur komikja ka funksion argëtues dhe mahnitës, si puhi në
ndonjë oazë të jetës, siç janë, lojërat e brinjëve, ku komikja shprehet edhe me
vargje e teknikë të lojërave popullore.
Filozofia dhe estetika çlirimtare (kombëtare e
njerëzore) në këtë roman janë esenca e tij dhe kanë dalë nga nevojat e
natyrshme dhe strukturat themelore të qenies shqiptare, sepse ata njerëz që
shkreptijnë fjafueshëm me shikime dhe që janë aq të vendosur ( e të ashpër) për
ti mbrojtur fytyrën vetvetes ata kanë pasur dhe kanë energji të pashtershme për
ta ndryshuar jetën, për ta përvetësuar atë në harmoni me natyrën e vet humane
dhe të lirë, në brendësinë e tyre, në shpirtin e tyre.
Kalimi
në njëra tjetrën, plotësimi i njëra tjetrës, me një fjalë ndërthurja e
kategorive estetike (që i përmendëm këtu, po edhe ato që nuk i përmendëm) në
një tërësi harmonike, funksionale artistike përbënë estetikën e veçantë të
romanit ”Gjarpinjtë e gjakut” të Adem Demaçit. Dhe estetika e tillë e veçantë,
shumë e vlershme dhe shumë e rëndësishme i prin e reales kah çlirimi e
përvetësimi i jetës së dinjitetshme kombëtare e njerëzore.
Si filozofia ashtu edhe estetika e Demaçit (jo
vetëm në romanin që analizuam) ka elemente dhe vlera jo vetëm moderne e post
moderne, por edhe post-post-moderne.
Këtë e vërteton edhe gjuha e tij e veçantë, që
del nga shpirti i qenies, që është aq e
gjallë, e enigmatike, polisemike sa që nuk e lë lexuesin indiferent dhe ai
veprën (artin demaçian) e bënë pjesë të jetës, të filozofisë e aksionit të tij,
sepse përmbajtja filozofike dhe estetike e romaneve të Demaçit vendos një
raport e komunikim të vërtetë estetik me thelbësoren dhe të heshturën e
lexuesit. Demaçi në veprën “Gjarpinjtë e gjakut” (po edhe në veprat tjera) ka folur edhe më shumëtripikshet e veta, me fjalët e
metaforat e tij estetike, të cilat me mjetet tjera gjuhësore dhe jogjuhësore
përbëjnë një komunikim të veçantë estetik me lexuesit dhe kohët. Prandaj
filozofia dhe estetika kuantike e Demaçit nuk janë të rastësishme dhe të
krijuara gand. Prandaj as filozofia e ambivalencës (funksionon kundërthënia në
mes të mirës dhe të keqes) si dhe “ Utopia estetike, utopia artistike, utopia
njerëzore[83]”
e utopia kuantike e Demaçit tonë ( e jo vetëm tonit) duhet të vlerësohen dhe
çmohen ashtu siç janë, në thelbin e tyre, dhe ashtu siç kanë ndikuar e ndikojnë
në jetën, filozofinë, estetikën tonë dhe jo vetëm tonën.
06.04. 2012
Mitrovicë-Trepçë
[1] Adem Demaçi: Gjarpinjtë e gjakut, KREK§ BUZUKU, 2012,f.5
[2] Adem Demaçi: Gjarpinjtë e gjakut, KREK§ BUZUKU, 2012,f.7-8
[3] Po aty, f. 8.
[6] Po aty, f.31,
[7] Po aty f. 34,
[8] Po aty, 34,
[12] Po aty, f. 106
[13] Po aty f. 106
[14] Po aty f.107
[15]Po aty, F.107
[17] Po aty, f. 110
[18] Po aty, f. 111
[21] Adem Demaçi: Gjarpinjtë e gjakut, KREK§ BUZUKU, 2012,f.74
[22] Adem Demaçi: Gjarpinjtë e gjakut, KREK§ BUZUKU, 2012,f.77
[23] Pa aty, f. 89.
[24] Adem Demaçi: Dashuria kuantike
e filanit, Buzuku, Interpres, Prishtinë, 2007,f.72.
[25] Po aty, f.79-80
[26] Po aty, f. 83
[28] Po aty, f,103
[29] Po aty f. 113
[30] Po aty,149
[31] Po aty, f. 225
[32] Po aty, f.228
[33] Po aty, f. 14,
[34] Po aty, f.14,
[35] Po aty, f. 18.
[36] Adem Demaçi: “Filozofa e
jetës “, http://pastriku.beepworld.de/files/libra/adem_demaci_filozofia
e jetës_21,10.08.htm,f.1
[37] Po aty, Adem Demaçi: “Filozofa
e jetës “, http://pastriku.beepworld.de/files/libra/adem_demaci_filozofia
e jetës_21,10.08.htm,f.1
[38] Po aty, f. 5
[39] Po aty,f, 6
[40] Po aty, f, 8
[41] Po aty, f. 9.
[42] Po aty, f. 10
[43] Po aty f. 10
[44] Po aty f. 11
[45] Po aty, f. 11-12
[46] F.12
[47] Po aty, f. 14
[48] Po aty,f. 15
[49] Po aty f. 16
[50] Po aty f.17
[51] Po aty, f. 20
[52] Po aty f. 22
[53] Po aty, f. 32
[54] Mr.sc. Rexhep Ahmeti: E
drejta abstrakte në filozofinë juridike të Hegelit, botuar në revistën
shkencore dhe akademike “Gjepolitika
shqiptare “ më 06 shkurt 2012, f.8.
www.gjeopolitikal.blogspot.com,
vizituar më 26.03.2012.
[57] http://www.zeriyt.com/hyrje-ne-filozofi-t59490.0.html
[58] Adem Demaçi: Dashuria kuantike
e filanit, Buzuku, Interpres, Prishtinë, 2007,f.18
[59] Adem Demaçi: Dashuria kuantike e filanit, Buzuku, Interpres,
Prishtinë, 2007,f.226
[60] Për nocionin e
personalitetit të përgjithshëm shih Rexhep Ahmeti: E drejta abstrakte në
filozofinë
juridike të Hegelit, botuar në revistën shkencore “Gjeopolitika
shqiptare “,
www.gjeopolitikal.blogspot.com,
vizituar më 26.03.2012
[61] Rexhep Ahmeti: E drejta abstrakte në filozofinë juridike të Hegelit,
botuar në revistën shkencore
[62] http://www.zeriyt.com/hyrje-ne-filozofi-t59490.0.html
[64]Adem Demaçi: Gjarpinjtë e gjakut, KREK§ BUZUKU, 2012,f. 89
[65] Sipas vet autorit (Adem Demaçit) ”
romani kishte si qëllim përcjelljen e mesazhit që të lihen anash
vëllavrasjet dhe se pushkët t’i drejtoheshin armikut”. Shih këtë në http://www.preshevajone.com/demaci-
lugina...shikuar më 26/02/2012
[66] Adem Demaçi: Gjarpinjtë e gjakut, KREK§ BUZUKU, 2012, f.106
[68] Adem Demaçi: Dashuria kuantike e filanit, Buzuku, Interpres,
Prishtinë, 2007, f. 88
[70]Adem Demaçi: Dashuria kuantike e filanit, Buzuku, Interpres, Prishtinë,
2007, f. 95
[72] Shprehje popullor që tregon situatën, gjendjen ku një ‘rënie në gjak’,
bela, apo fatkeqësi pasohet
nga një tjetër edhe më e madhe, më e rëndë.
[73] Rexhep Ahmeti: E drejta
abstrakte në filozofinë juridike të Hegelit, botuar në revistën shkencore
[75] Adem Demaçi: Dashuria kuantike e filanit, Buzuku, Interpres,
Prishtinë, 2007, f. 228.
[76] Po aty, f. 17-18.
[79] Adem Demaçi: Gjarpinjtë e gjakut, KREK§ BUZUKU, 2012,f. 62
[80] P o aty, f.83-84
[81] Po aty, f.84-85
[83] Abdulla Tafa: la plase de la
concorde,botues shtëpia e librit ombra GVG, Tiranë, 2002, f. 302.
Nuk ka komente:
Posto një koment
Shënim. Vetëm anëtari i blogut mund të postojë komente.