Acari dhe bora që kaploi Kosovën këtë
dimër na bëri që të shohim më qartë se sa keq ka kapluar varfëria një shtresë të
qytetarëve tanë. Bashkë me këtë ai shpërfaqi edhe realitetn tonë politik, paaftësinë
për menaxhim krizash të kësaj nayre. Këta janë indikator të mjaftueshëm se përse
ky vend duhet t`i nënshtrohet ndryshimeve të thella morale, shoqërore,
ekonomike e politike.
Sadri RAMABAJA
Për plot tri
javë kontinentin e vjetër, ku më shumë e ku më pak, e ka kapluar acari siberian.
Kosova, për shkak edhe të pozitës së saj gjeografike - si rrafshlartë, përveq acarit
po përjeton edhe përballjen me borën e madhe. Por, nëse në një pjesë të Evropës,
si në Zvicër, Gjermani, shtetet skandinave etj. shumë qytetarë borës edhe i gëzohen,
meqë jus jell natyrshëm gëzimin që ju
ofrojnë sported dimërore, të tjerë për shkak
se industria e turizmit dimëror gëlon, në Evropën Lindore shumë nga të pastrehët
vdiqën e janë buzë vdekjes. Në Ukrainë vetëm deri të martën u regjustruan 135 të
vdekur nga acari. Në Poloni 68 veta, kështu pësuan shumë qytetarë edhe në
Rumani, po edhe në gjithë hapësirën e Ballkanit, pa përjashtuar edhe Shqipërinë.
Në Kosovë, për fat të mirë, deri tashti nuk është regjistruar ndonjë i vdekur,
por nëse moti vazhdon me ngrica dhe politika mbetet largë përgegjesisë morale e
sociale, nuk përjashtohen gjasat që të kemi të vdekurit e parë shumë shpejt. Poqëse
ky dimër vazhdon t` I marr hua ditë nga arbaini, legjenda e gurëzimit të plakës
me çka ka, mund të riinkarnohet dhe t`
na e shpërfaq vdekjen e kristaltë.
Shkaqet reale të kësaj përballjeje
me vdekjen për një pjesë të qytetarëve nuk duhet kërkuar thjeshtë tek kushtet
klimatike dhe ftohti i madh, tek temperaturat tejet të ulta deri në minus 30
gradë celsius. Acari dhe bora që kaploi
Kosovën këtë dimër na bëri që të shohim më qartë se sa keq ka kapluar varfëria
një shtresë të qytetarëve tanë, e bashjë me këtë e shpërfaqi mjerimin ekonomik
në të cilin jeton një kategori e shtetasve tanë, bashkë me këtë edhe mjerimin
tonë politik, paaftësinë për menaxhim krizash qfardoqofshin ato. Këta janë
indikator të mjaftueshëm se përse ky vend duhet t`i nënshtrohet ndryshimeve të
thella morale, shoqërore, ekonomike e politike.
Shembull ekzemplar i këtij realiteti të hidhur u bë
Prishtina. Kryeqendra u dëshmua gjatë këtij acari se gjindet në duar të mafias
ekonomike që bashkëjeton në harmoni me mafian politike dhe tok kanë krijuar të ashtuquajturën klasë oligarkësh, që
koketojnë mirë me atë të nivelit qendror. Kjo oligarki që prej viteve `70-të, në
kolaborim fillimisht me pushtetin serb dhe pas luftës me strukturat e UNMIK-ut
dhe të nëntokës ekonomike e politike të të gjitha ngjyrave, kanë etabluar
oligrakin e ripertrirë që po e ngulfatë kryeqendrën. Kjo oligarki tashti nuk çanë
kokën që lenë në kulm të acarit spitalin pa ngrohje, rrugë e trotuare në akull,
qytetarët të mbyllur, të uritur e të mërdhirë.
Defekti moral dhe ai politik
Vala e të ftohtit dëshmoi se kryeqendra jonë, pavarësisht
se në krye ka dy të professor ekonomie (shih kontrastin surrealist!), ka
kolapsuar keq. Dhe kjo ngjet meqë kryetsri i komunës, i ngritur me kohë në kuadër
akademik nga politika, kaherë është shndrruar në robë të neoliberaizmit dhe dorëzimin
e të mirave publike oligarkisë e ka arsyetuar dhe e arsyeton me teoritë kuazi
konceptuale mbi tregun e lirë. Shih për këtë, mundësia e përsëritjes së
tragjedisë polake, ku një dyzinë qytetarësh vdiqën nga dioksidi i karbonit që lëshoi
sistemi i stërvjetëruar dhe me shumë defekte i ngrohjes, mbetet e hapur edhe në
Prishtinë, sidomos në Dardani dhe Ulpianë. Ndërkaq fshehja prapa slloganeve
banale të fetishizimit me petk religjioz se “ne nuk e kemi porositur borën” ,
nuk mbulon dot defektin moral dhe atë politik. Përkundrazi, pikërisht kjo
gjendje shpërfaq më qartë defektin moral dhe politik të këtij segmenti të
oligarkisë sonë.
Në Kosovë numri i të papunëve tashmë ka kaluar 50%. Vetëm
në kryëqytet në krahasim më vitin paraprak janë 11% më shumë se san ë vitin
2010. Në mesin e të papunëve tashmë janë
diku mbi 4000 me diploma të arsimit të lartë. Ekspertët nuk shohin farë rrugëdalje
nga kjo gjendje përderisa politika vazhdon të mbetet peng e oligsrkisë
neoliberale. Kjo gjendje po godet rënd sidomos brezin e ri, meqë edhe nëse
punon ai i nënshtrohet trysnisë së
kontrsatave pa mbulesë sociale e pensionale. Ndërkaq për të papunët përspektiva
mbetet tejet e zymtë.
Sinjalet për Brukselin
Për thellimin e kësaj gjendje përgjegjësia morale dhe
politike nuk është vetëm e oligarkisë sonë, këtij produkti bastard vendor.
Ndryshimi i këtij trendi negativ është i ndërlidhur fort me fuqitë ekonomike të
Evropës, para së gjithash Gjermaninë dhe Francën. Por, në Bruksel, Berlin e
Paris kjo oligarki çuditrisht vazhdon të gëzoj mbështetje. Disi ngjashëm siç pati
ngjarë me oligarkitë e Ukrainës, Hungarisë, Polonisë etj.
Thellimi i këtij kursi politik do të ishte tmerrësisht i
rrezikshëm për përspektivën tonë evropiane. Ndërkaq përmasat e greminës ku mund
t` na shpjerë oligarkia jonë, po vazhdoi të gëzoj përkrahje nga Berlini e
Parisi, janë të paparashikueshme. Po ngjau kjo, e për aq sap o shihet gjasat
janë, atëherë simbolet e poshtrimit do t` na shtohen, tej atij që pamë të
shkruar në asfaltin e Prishtinës nga nje ushtarë i devotshëm i lirisë tek po
gdhinte agsholi i ditësnë kryeqytetin tonë të lirë, i zhgënjyer tej mase me rezultatin e pas zgjedhjeve të para, demokratike e të lira
të pasluftës. Ndërkaq zhgënjimi i të indinjuarve sot, në prag të përvjetorit të
katërt të pavarësisë së Republikës, mund të jetë disi I ngjashëm me atë simbolin
e poshtrimit që përjetuan qytetarët e Mumbait, (qytet i simbolit dhe shpresës në Indi). Zhgënjimi i luftëtarit të
lirisë me reflektimin e dobët politik të qytetarëve të Prishtinës atëbotë, dhe
ky aktuali i të indinjuarve gjithnjë në
rritje me oligarkinë, na reflekton se janë produkt i shpërputhjes së pritshmërinë
që kanë qytetarët nga liria me realitetin që ofron oligarkia dhe avokatët e saj
korporativist. Shih për këtë Berlinit dhe Parisit jo rrallë i duken qëndrimet e
ndonjë force politike që shpërfaq autenticitet dhe dinjitet politik, përpjekje
për të dalur disi nga ky rreth vicioz jo vetëm nga simbolika poshtruese, produkt
i “kopështit politik të fëmijëve”.
Në Ukrainë prsidenti Viktor Janukoviq pat provuar që t`i
vë përballë njëri tjetrit deri në në lajthitje Rusinë dhe Perendimin, duke bërë
përlogaritjet për mbetje në pushtet. Por, ai tashmë ka mbetur tutje i mënjanuar.
Prandaj bllokimi i procesit përafrues të Ukrainës me UE-në nuk duket se është
vetëm për shkak të arrestimit të udhëheqëses së opozitës, Julia Timoshenko. Përpjekjet
për ta rikthyer në pushtet ndonjë pinjoll të shkollës titiste, ose tek e fundit
insistimi për një bashkëqeverisje nga përfaqësuesit e kësaj shkolle me oligarkët
e të gjitha ngjyrave, dëshmon se leksioni politik i Hungarisë, Ukrainës,
Polonisë etj. duhet ripërsëritur.
Në Poloni tashti së fundi qytetarët, që dikur na ishin
entuziastët më të mëdhenjë pro Unionit Evropian, kanë filluar të shtrojnë
gjithnjë e më zëshëm pyetjen se çfarë të mirash konkrete po ju sjell atyre të
qenunit pjesë e UE-së. Ndërkaq aderimin në zonën e euros e kanë refuzuar
pothuajse dy të tretat e pjesëmarrësve në anketa.
Në Hungari po ndodhë një fenomen tjetër: krijesa politike
ekstreme, produkt i gërshetimit të politikave nacionaliste dhe ekgocentriste me
populizmin tipik të së djathtës evropiane, Viktor Orban, po kërkon ta flakë tej
UE-në! Në sy të një pjese të mirë të popullit ai shihet si hero, meqë për
hungarëzët pikqrisht Brukseli po rezulton përgjegjës për mjerimin e tyre
ekonomik, pasi pat mbështetur reformat ekonomike që sollën vendin në kolaps e
mjerim. Shih për këtë tashti nuk shihet si farë sakrilegji politik, por as edhe
si diçka e pamundur, çfardo strategjie politike që do të kërkontë largimin e
Hungarisë nga UE.
Mbrojtja e Republikës (në dialogun e imponueshëm me
Serbinë agresore) dhe insistimi për
mbrojtjen e demokracisë dhe shtetit të së drejtës (nga oligarkia vendore), nuk paraqesin asgje që asocion me simulimin
e “kopështit politik të fëmijëve”. Përkundrazi,
si objektiva politike të shndërruara në strategji afatgjatë, ato e përafrojnë
Kosovën me BE, duke e bërë partner real të Brukselit.
Këto sinjale që po përcjell acari nga Lindja dhe Juglindja e Evropës,
përfshirë edhe Kosovën, drejt Brukselit,
nuk janë shpërfaqje e simulimit të “kopështit politik të fëmijëve”, por e
formimit politik dhe ndërgjegjes së zgjuar.
Nuk ka komente:
Posto një koment
Shënim. Vetëm anëtari i blogut mund të postojë komente.