e mërkurë, 17 tetor 2012

A po vjen koha e artë e Shqipërisë etnike?

Agim Vuniqi

Ardhja e një delegacioni nga Kosova kishte nxitur veteranët e lëvizjes 100 të të dy grupimeve të organizimit të festimeve për nder të 100 vjetorit të shpalljes së pavarësisë të shtetit shqiptarë (që asociacion me lëvizjen masovike brenda dhe jasht atdheut për të nderuar lëvizjen rilindase ne krye me Ismail Qemailin, i cili me një grup atdhetarësh nga të gjitha trojet shqiptare shpallën pavarësinë e Shqipërisë) që të shtrojnë një darkë pune për mysafirët nga Kosova. Ky grup aktivistësh të komunitetit të Michiganit organizuan një darkë pune me delegacionin nga Kosova të udhëhequr nga Ferat Imeri dhe Cen Pushkolli, në shoqërim të këtij delegacioni ishte edhe përfaqësuesi i Ballit Kombëtarë për Amerikë dhe Kanada, z. Ali Maxhuni. Takimi u mbajtë në lokalet e "Imperial House", e cila nga pronari i saj është proklamuar si qendër kulturore shqiptare. Takimi ishte aranzhuar nga Gjergj Dedvukaj nga New Yorku, një humanist i nderuar i çështjes shqiptare, i cili përmes Rrok Dedvukajt, një personalitet shumë i shquar në komunitet, jo vetëm për rrezistencën titanike në burgjet malaziase për çështjen shqiptare, por edhe për vetitë e veçanta burrërore, të cilat kanë dalur në pah me kujdesin dhe ndihmën që ai ka manifestuar për komunitetin lokal ku ai jeton, duke shtruar drekë-darkë falas për ditën e pavarësisë së Kosovës, për banorët përreth "Royal Grills", restoran të cilin e menaxhon me familjen e tij (të dhënat janë nxjerrë nga "Google"). Ai pra kishte senzibilizuar disa nga personalitetet e shquara në komunitet me organizimet shumë të qëlluara mikëpritëse. Këtë takim-darkë pune e drejtoi Luigj Gjokaj, gjatë së cilës kontribuan me diskutimet e tyre Kujtim Qafa, Marash Nucullaj, Ndue Ftoni, Rrok Dedvukaj, Agron Martini, Fran..., më lanë përshtypje sidomos fjalët e kontribuesit të demokracisë dhe veteranit Kujtim Qafës i cili thotë se feja ka qenë e domosdoshme për shqiptarët për t'i pastruar ata shpirtërisht, dhe kështu para çdo thënie-veprimi duhet të pastrohet gjitësecili...; ndërsa mysafirët lehtësuan takimin me komentet e tyre për realitetin në Kosovë dhe Shqipëri, duke rithitheksuar se nisma e tyre ka të bëjë me festimin e pavarësisë në Morinë, njëjtë siç kishte deklaruar për media kryetari i Aleancës "kuq e zi" z. Kushtrim Spahia, me të cilët FBKSH-ja ka të nënshkruar marrëveshjen e bashkëpunimit. ________________________________________________________________________________ Më dt. 10.10.2012. në Qytetin e Kukësit krerët e Frontit Bashkimit Kombëtar Shqiptar dhe të Aleancës Kuq e Zi mbajtën takimin e radhës. Zotëri Ibush Hetemi nga FBKSH-ja dhe Kreshnik Spahiu nga AAK-ja . Ata në takimin vëllazëror pos tjerash u dakorduan, respektivisht u pajtuan që manifestimin e tyre tashmë të përbashkët ditën e flamurit 28 Nëntorin do ta mbajnë në Morinë më moton NJË SHQIPËRI PA KUFI- dhe me atë rast do të lexohet një DEKLARATË politike drejtuar OKB-së, BE-së dhe të gjitha organizmave diplomatiko-politike. Në këtë dekleratë pos tjerash do të thuhet se copëtimi i trojeve shqiptare që është bërë me 1913, shqiptarët nuk e pranojnë dhe si të tillë kërkojnë që të organizohet një konferencë e tipit LONDRA 2 ku ato vendime do të shpallen inekzistente, etj. Lidhur me këtë u bejmë thirrje gjithë shqiptarëve kudo që janë pa dallim ideje dhe feje që të bashkangjitën në ketë manifestim i cili do të fillon në ora 10,00. __________________________________________________________________________________ Emri i kontribuesëve dhe humanistëve, malësorëve të Michiganit, është i njohur në komunitetin e Michiganit, ata kanë qenë nikoqirë, disa herë, i delegacioneve të shumëta, vizitorë, para luftës dhe pas saj. Ata kanë dhënë një kontribut të gjërë në shumë lëmi, përfshirë edhe në fushën e lobimit, duke sponzoruar kongresmenët amerikanë, e më së shumti përmes Ligës Shqiptaro-Amerikane Joseph Dioguardi, duke përquar frymën demokratike dhe atdhetare të çiftit bashëshortor Diouguardi. Ky takim me delagacionin nga Kosova, ishte vazhdim i një vizite shumë frytdhënëse, të cilën e bashkëshoqëroi që nga fillimi, pas darkës së punës të shtruar nga veteranët e komunitetit, Marash Nucullaj, duke takuar edhe përfaqësuesit e tri qendrave fetare. Mbrëmja festive"Zoja e trieshit" në familjen e Luigj Gjokës Pas një eskurzioni të suksesshëm pune të delegacionit nga Kosova të shoqëruar edhe nga Azem dhe Ekrem Sejdiajt të Prekazit, me vendëqëbdrim në New York, dhe të përfaqësuesit të Ballit Kombëtarë, z. Ali Maxhuni, nga shteti Maryland, të cilin e përcolli edhe autori, ndërsa të nesërmen në mbrëmje iu bashkangjitë mysafirëve të shumtë të cilët kishin "okupuar" shtëpinë e bukur dy-katëshe të z. Luigj Gjokaj, një veprimtar i shquar, i njohur si kryetari i Fondit "Vendlindja Thërret", shpeshherë i përfolur për këmbëngulësinë e tij atdhetare, duke dhënë një kontribut të pamohueshëm të koekzistencës fetare në mes të shqiptarëve, në komunitetin e Michiganit. Para se të shpalosi kujtimet e veçanta nga ky gazmend fisnor-fetar, personalisht mësova shumë gjëra nga historia e përbashkët shqiptare, që nga Ilirët e lashtë. - Malësorët fisnor "Shtatë të madhërishmit" Rajoni është i përbërë nga një bashkësi që përfshinë pesë Fiset e lashta ilire, Hoti, Gruda, Kelmendi, Kastrati, Shkreli; është dokumentuar që kanë jetuar së bashku qysh nga, të paktën, nga mesjeta .... Vonë është shtuar Trieshi dhe Koja e Kuçit. Në vitin 1913 kur fuqitë europiane vendosën kufijtë e Ballkanit, ata u ndanë në dy pjesë Malcia. Gruda, Trieshi, Koja, Rugova, Vuthaj, Martinaj, pjesë e Hotit dhe të shumë fshatrave rreth Liqenit të Shkodrës dhe detit Adriatik që ishin pasardhës të Malcisë, iu dhanë Malit të Zi, ndërsa pjesa tjetër e mbetur e Malcisë mbet brenda kufirit shqiptar. - Zoja e Trieshit Trieshi është një fis brenda Malcisë që njihet të jetë vëllai i vogël i Hotit. Trieshi kishte një numër të konsiderueshëm të udhëheqësve të famshëm, të përmendur, duke përfshirë këta emëra si: Mal Vata, Mal Vuksani, Gjon Ujkici, Gjon Ujka, Malotë Gjeka, & Gjon Gjeka. Këta udhëheqës si dhe burra tjerë fisnor ishin të suksesshëm në mposhtjen e turqëve duke i mbajtur ata larg nga Trieshi. E Trieshjanët nuk u shtypën nga osmanët, dhe si rezultat i kësaj kurrë nuk paguan ndonjë taksë turkut (si pothuajse e gjithë Malësia). Populli i Trieshit janë krejtësisht katolik, por disa, u larguan prej fisit ngase ata u konvertuan. Festimi i kësaj mbrëmjeje festive e karakterit kombëtarë dhe religjioz ishte shumë domethënëse, ngase ky takim ishte i larmishëm, kishte të ftuar mysafirë të të gjitha trojeve shqiptare, aq sa lejon hapësira familiare. Mbrëmjes i dha hijeshi edhe prifti Don Fran Kolaj, i cili fliste bukur dhe rrjedhshëm, kisha përshtypjen se ishte një diplomat i rangut të lartë, fjalët e tij nuk ishin religjioze, ai fliste për demokracinë, Shqipërinë, Kosovën, NATO-n, EULEX-in, ai pra fliste për të sotmen, për realitetin nganjëherë të hidhur të shqiptarëve, që për mua ishte shumë "befasues" për të mirë, e dëgjoja me kurreshtje, ashtu siç dëgjoja debatin Obama-Romney. Do të mendoni se ky interpretim imi është qëllimisht-përkdhelës, jo, është ky një observim imi i momentit, që po e përjetoja, fundja unë jam i hapur, asnjëherë i njëanshëm. Për mua dhe shoqen time ishte një rast i rrallë që të kuvendojmë me aq shumë njerëz familiarë, disa nga të cilët edhe më parë i njihja. Përveq bisedave shumë të përzemërta, shumë familiare, aty mbretëronte një frymë relaksuese, shumë njerëzore dhe shumë kombëtare, aty takova edhe intelektualë dhe shkrimtarë të shquar të komunitetit, tashmë të njohur, brenda dhe jashtë vendit të origjinës. Duket se në këtë solemnitet kontribuan edhe disa nga rapsodët e njohur në komunitet, të cilët dridhën telin e lahutës për të dëshmuar për kohën e artë të Shqipërisë etnike.

Nuk ka komente:

Posto një koment

Shënim. Vetëm anëtari i blogut mund të postojë komente.