Pjesa e
parë
Intervistën
e zhvilloi Mustafë Krasniqi
INTERVISTË
ME ISH TË
BURGOSURIN
E NDËRGJEGJES
RAMADAN
PLLANA
Duke shfletuar faqet e historisë shqiptar dhe, njëkohësisht, përpos
krenarisë, ndeshem edhe me periudhat e dhimbshme, e të përgjakura, që pa
dashjen dhe pa të drejtë ju bënë popullit liridashës, shqiptarë nga pushtuesit.
Megjithatë,
populli shqiptar dhe pishtarët e saj të lirisë, krahas qëllimeve të errëta të
pushtuesve kanë ruajtur me fanatizëm tiparet dhe vlerat kombëtare që vinin si
rrjedhojë e domosdoshmërisë për të qenë të lirë, si popujt tjerë. E megjithatë,
fatkeqësisht, Shqipëria u copëtua nga fqinjët e saj, të ndihmuar nga fuqitë e
mëdha të Evropës, mbase edhe kishin pretendime, që me filozofin e zhbërjes, ta
vënin Shqipërinë në rendin e popujve të asimiluar dhe në anën tjetër ta
popullonin në mënyrë të heshtur me ardhacakët e Karpato-sllave.
Kësaj filozofie
të zhbërjes, me përkushtim, ju kundërvuan njerëzit e kombit, e të sakrificës;
Me që u dashtë një rrugë e gjatë, një sakrificë e madhe, apo një lumë me gjak
të vërshoi mbi trojet Pellazgo-Ilire, që për mes përpjekjeve të përgjakshme dhe
ato diplomatike e politike të bëhej një zgjedhje e drejtë e çështjes kombëtare.
Për fat
të keq Shqipëria as më shpalljen e Pavarësisë së 1912, e as me pavarësinë e
Kosovën 2008, nuk e zgjodhi problemin si duhej, jo për fajin e saj, po për
fajin e Evropës dhe shteteve pushtues që ende padrejtësisht mbajnë të pushtuara
trojet shqiptare, me një dhunë të egër e të sistemuar.
Këtyre
përpjekjeve, për Shqipërinë Etnike dhe, të frymëzuar me idealin e legjendës së
gjallë, Adem Demaçit, dhe heroit Metush Krasniqit, Fazli Grajqevcit e i shumë
të tjerëve dhe, të inspiruar nga rilindësit, e nga i madhi hero i kombit, Hasan
Prishtina; Padyshim se kësaj rruge atdhetare i përkiste edhe Ramadan
Pllana.
Ramadan Pllana, si shumë atdhetar tjerë veprimtarin e filloi qysh si i ri
, e që atëherë kishte bindje se liria vije vetëm me një përkushtim serioz, duke
mos përjashtuar dhe çdo formë të mundshme deri te forcat e armatosura, gjë që
kjo jo vetëm si ide qëndroi, por krahas veprimtarisë ilegale u realizua
dhe në praktikë, u krijua UÇK-ja dhe falë fuqisë së saj u mundë pushtuesi
shumëvjeçar.
Ramadan
Pllana, vjen nga një familje atdhedashëse, familje që kishte në shpirt atdheun
dhe çlirimin e saj. I ati i tij kishte hyrë në Brigadën e Shaban Polluzhës, me
të vetmen shpresë se pas luftës do të vije liria, e me atë liri do të bashkohet
Shqipëria.
Këtyre
gjurmëve liridashëse vazhduan me një përkushtim të madhe edhe Ramadani me të
vëllanë, Xhemajl Pllanën, të cilët përpos atdhedashurisë kishin edhe trimërinë,
dijen dhe vendosmërinë. Me këtë përkushtim, Ramadan Pllana, me rrugëtimin e tij
të pandalshëm u bë njëri ndër udhërrëfyesit denjë të çështjes së
bashkimit kombëtar, si edhe dëshmoi se si duhej të luftohej me
ngulëm për atdheun dhe, se si duhet të mbrohet çdo cep i Shqipërisë Etnike. Ky
veprimtar i palodhur inkuadrohen në organizatën e Lëvizjen Nacional Çlirimtare
të Kosovës me Vise tjera Shqiptare në Jugosllavi, LNÇKVSHJ, ku si ideolog
kishin Metush Krasniqin dhe Jusuf Gërvallën, e siç thotë: “Ne duhet të
ecim, e të mos ndalem kurrë deri atëherë sa t’ia kthejmë
Shqipërisë nderin, t’i ribashkojmë trojet e copëtuara në një Shqipëri Natyrale”.
E bashkë me vëllain, Xhemail Pllanën dhe ca shokë kishin formuar grupin e
quajtur “Shkëndijat e kuqe”.
Kohërat
lindin trima, e atdhetar, ndërsa trimat marrin rrugën e nderit edhe pse
përjetojnë dhimbjen, torturën, ata nuk i shkel koha dot, as erërat e furtunave
nuk i rrëzojnë, po si lisa qëndrojnë, edhe nuk kanë se si të mos
qëndrojnë. Rrënjët e tyre janë të thella, aq sa është edhe lisi i madh, i
tillë është edhe veprimtari i shquar dhe i palodhur Ramadan Pllana.
Z.Ramadan
fillimisht na thoni diçka për jetën tuaj?
Dëgjo, pak ka rëndësi individi për lexuesin se kush ka qenë dhe është Ramadani
apo ai tjetri, lexuesi do njohuri dhe sqarim, jo mjegullina, e për fat të
keq historinë pa dashje na e kanë diktuar të tjerët me ca element shqipfolës, e
në pamundësinë për të qenë të zotët e saj sot jemi ku jemi. Por e them edhe
këtë se po u vije koha e atyre që bëjnë përpjekje për pushtet, apo për ta
pastruar emrin e tyre duke u zbehur dhe në anën tjetër t’u u vetëdijesuar
populli për të ardhmen e moralshme.
Z. Ramadan Pllana:
Për lexuesit na thoni dy fjalë, për jetën tuaj, nga që e din edhe lexuesi që ju
nuk keni dëshirë të flisni për vetën?
Ramadan Pllana: Po, pasi po insistoni dua të flas shkurtimisht. I lindur në
fshatin Shtitaricë, tash Shtruerë, të Komunës së Vushtrri, pas
mbarimit të shkollën fillore dhe asaj të mesmen mbarova punova në
Francë katër vite, pastaj u ktheva dhe vazhdova studimet Universitare në
Prishtinë, në gjuhën dhe letërsinë frënge. Jam arrestuar për aktivitetet e mia
ilegale, kur isha absolvent, në nëntor të vitit 1979. Pas lirimit të burgut kam
diplomuar. Në arsim nuk më kanë lejuar që të punoja nga se nuk isha i
përshtatshëm për sistemin titist-jugosllav. Vetëm , gjatë viteve të 90-ta kam
punuar në arsim, në Gjimnazin e Vushtrrisë, si profesor i gjuhëve frënge e
latine.
Si shumë
veprimtar po ashtu edhe unë kisha një interes për kombin tim, u radhita përkrah
shumë veprimtarëve tjerë në vijën për ta mbrojtur dhe çliruar kombin nga
kthetrat shekullore të armikut, Me vëllaun tim, Xhemajlin, dhe me disa shokë
patëm formuar grupin ilegal “Shkëndijat e Kuqe” më 1975. Grupi ynë i është
bashkuar LNÇKVSHJ -së në vitin 1977. Në këtë Lëvizje isha themelues i Komitetit
të Rinisë së LKÇKVSH-ës, që është themeluar më 12 mars të vitit 1979 në Tauk
Bahqe prej pesë anëtarësh, e këta ishin:
Ramadan
Pllana, absolvent i Frëngjishtes- kryetar,
Abdullah
Hoxha, student në degën Gjuhë shqipe, nënkryetar,
Kimete
Krasniqi, studente në degën e Letërsisë dhe Gjuhës Shqipe-anëtare,
Musa Neziri,
student në Fakultetin- anëtar,
Latif
Pllana,student në Fakultetin Juridik-anëtar.
Në
saje të kësaj veprimtarie arrestohem nga UDB-ja me për herën më
14.11.1979 ku dënohet me 7 vite burgim nga Gjykata e Qarkut të
Prishtinës, ndërsa shkalla e dytë më uli dënimin në 6 vite dhe lirohet më
14.11.1985. Bashkë me mua burgosën edhe:
Shefqet Jashari
i dënuar me tetë vite burg;
Avdi Kelmendi
me pesë vjet burg;
Abdyl Lahu me
katër vite burg;
Skënder Jashari, me
tri vite burg;
Isa Demaj me
katër vite burg;
Sylejman Qyqalla, me
katër vite burg dhe
Hysen Gërvallën me
tri vite burg.
Kam
kaluar nëpër këto burgje famëkeqe, duke filluar që nga burgu i Prishtinës më 14
nëntori 1979 deri 26 mars 1981, po ashtu më 26 mars deri më 1 prill në Burgun
Pejë dhe në burgun famëkeq të Mitrovicës së Sremit me 1 prilli 1981 deri në
gusht 1981; në Burgun e Zajeçarit në Serbinë lindore nga gushti 1981 deri në
prill 1982; në burgun famëkeq të Nishit, prilli 1982 deri më 14 nëntor
1985.
Pas lirimit nga
burgu, prapë fillova aktivitetin dhe u lidha me shokë të vazhdoja
veprimtarin aty ku e kisha lën dhe filluan kontaktet me Ilmi Muzaqin, nga
Bruzniku, Shefqet A. Dibranin nga Dumnica, Ali Jonuzin, Islam Mulakun, Abdullah
Zhegrovën etj dhe para rënies në burg më 1993, ka pasur lidhje me Xhavit
Hazirin, Shaqir Zenelin, Azem Sylën, Xheladin Gashin, etj. Po veprimtarët më të
angazhuar në LPK- u arrestuan nga policia e dhunshme e Serbisë në gusht të
vitit 1993, në mesin e të cilëve isha edhe unë, duke filluar nga 2 gushti 1993
ka filluar një fushatë e egër e arrestimeve të veprimtarëve të LPK-së.
Ato ditë janë arrestuar: Xhavit Haziri, Ahmet Haxhiu, Nehat Selimi,
Rexhep Avdiu e Shemsi Veseli në Prishtinë, Ismet Mahmuti, Hajredin Hyseni, Faik
Ajeti në Besianë, Bejadin Allaqi e Binak Berisha në Prizren, Hysen Gegaj,
Shefki Muqaj e Ilaz Kadolli në Therandë, Ramadan Pllana, Islam Mulaku e Ajet
Berisha në Vushtrri, Bajrush Xhemajli në Ferizaj, etj. Janë kërkuar që të
arrestohen dhe iu kanë shmangur arrestimit, përveç Ramadan Avdiut, edhe Azem
Syla, Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Ramiz Lladrovci, Ekrem Jashari, Halil Selimi,
Mustafë Krasniqi, Ibish Neziri, Hidajete Krasniqi, Adrian Krasniqi etj.
Pra, herën e dytë
burgosem më 07.08. 1993, ku dhe jam dënuar me 4 vite burg nga Gjykata e dhunshme
e Qarkut të Prishtinës, kurse shkallën e dytë i mban tri vite ku kalon nëpër
këtë burgje: në Mitrovicës, afër 6 muaj dhe në Burgun e Dubravës deri më 7
gusht të vitit 1996 ku edhe lirohet.
Pas daljes nga burgu për t’i ikur torturave psikologjike dhe ato fizike që më
bëheshin mua dhe bashkëkombëseve të mijë dhe nga rreziku për t’u burgosur
prapë mora rrugën e kurbetit me qëllim për t’iu shmangur arrestimit të mundshëm
Fillimisht vendosem
në Zvicër më 1997, vazhdova aktivitetin në LPK dhe veçanërisht në Fondin
"Vendlindja Thërret", kam qenë kryetar i Këshillit të LPK-së për
Lozanë, anëtar i Kryesisë së LPK-së për Zvicër si dhe anëtar i Këshillit të
LPK-së- Dega jashtë vendit.
Mustafë Krasniqi: Z.
Ramadan Pllana këtë intervistë më shtyri më tepër ta bëj me ju një situatë
tepër e mjegullt, ku vlera po mundet nga antivlerën. E, për hir të një
realitet që sot po shtrembërohej nga ca politikan që duan ta pastrojnë emrin e
tyre nga e kaluar dhe, me këtë insistim, ata... po shkelin mbi vlerat e gjakut
të dëshmorëve dhe po krijojnë huti dhe paqartësi në popull. Ju për këtë
çka mendoni?
Z. Ramadan Pllana: Dëgjo, një pyetje më
vend dhe vërtetë është kohë e mjegullt, siç thoni edhe ju, kjo dukuri e
shëmtuar duket që nga lartë, por të thënë të drejtën historikisht dihet se çdo
herë pas përfundimit të luftës kudo në botë, e veçmas në Ballkan është kjo
dukuri më e theksuar, ku ai që ka qenë bashkëpunëtor i armikut, apo ai që ka
pas frikë ta vej një gur në mur, për ta ndërtuar kullën shfaqen si “heronj” të
ndenjur, sepse me këtë ca mundohen për mes kësaj euforie ta pastrojnë emrin e
tyre, ndërsa ata frikacakët, mundohen të krijojnë karrierë, kurse ata që ishin
të përkushtuar nuk i mundon as njëra nga këto dy elemente që i përmendëm, por
ai siç ka qenë do të mbetet i përkushtuar për qëllimin e çlirimit të kombit dhe
rikthimin e trojeve të copëtuara, në gjirinë e mëmës Shqipëri, Shqipërisë
Etnike.
E sa i përket
pjesës së dytë të pyetjes e them me plot bindje se të tillët do t’i verbojë një
ditë gjaku i dëshmorëve dhe ky gjak do ta zgjon nga hutia popullin e
përvuajtur e të lodhur kohëve të fundit nga të tillët politikan.
Mustafë Krasniqi:
Z.Ramadan Pllana me që jeni një figurë e njohur për opinionin, dhe analizoni
drejt, pa lakime çështjen kombëtare. Atëherë çka mund të na thoni për
zhvillimin e politikës shqiptare pas viteve 90-ta në Shqipëri dhe Kosovë?
Z. Ramadan Pllana: Të them të
drejtën për hir të lexuesit do të mundohem që jem korrekt dhe nuk do ta
arsyetoj as një të keqe të qëllimtë që është bërë kundër kombit tonë. Siç dihej
Shqipëria pas kalimit nga sistemi socilalist i Enver Hoxhës në atë “demokratik”
të Sali Berishës ka pësuar rëndë në të gjitha segmentet. Së pari e zhveshi
Ushtrinë dhe policinë e shtetit, madje në vend të kulturës solli antikulturën, që
dikur Shqipëria është mburrë me të, hapi rrugën e vëllavrasjes, hakmarrjes, që
kurrë më shumë sa në kohën e Salihut nuk ka pasur këso vrasje e hakmarrje;
Mbase edhe e bëri Shqipërinë vend të kontrabandizmit, madje edhe përmes
Piramidave, thua se e futi në një luftë civile popullin. Politika e Salihut
ishte më tepër një nënshtrim ndaj politikës së dështuar dhe asaj karrieriste,
kishte edhe shumë gabime të pafalshme që do ta bënin si politikanin më të
dështuar të të gjitha kohërave, e sidomos politikëbërja me Milloshoviqin, e ka
vë Salihun në taborin e njerëzve të padashur për kombin, sepse përmes kësaj
politike të dyshuar i kishte lejuar të qëndronte në Shqipëri UDB-në, si dhe
kryekriminelin Arkanin dhe të tjerët, që të qëndronin të rehatshëm, e që nga këtu
t’i ndjekin çlirimtarët...
Mustafë Krasniqi:
Z.Ramadan Pllana. Pse Shqipëria në kohën trazicionit, që e bëri Ramiz Alija,
nuk zgjodhi një njeri më të besueshëm për kombin, po la në duar të Salihut?
Ramadan Pllana Do të them
shkurtimisht për lexuesin tuaj se kalimi nga një indologji në një ideologji
tjetër ka qenë shumë demokratike dhe njerëzore, ku Ramiz Aliu pas kërkesave të
studentëve hapi rrugë dhe u tha studentëve që të bëhej në mënyrën më të mirë,
për këtë kemi më vonë edhe pohimin e Sali Berishës, kur erdhi në krye të
partisë së tij- në PD.
Të them të vërtetën
Tranzicioni në Shqipëri ishte model për të gjitha vendet që kaluan këtë
trazicion, e aq më tepër i ca vendeve që kaluan nëpër revolucione, e luftëra.
Po për fat të
keq, më vonë Shqipëria u shndërruar në një vend trazirash; Për këtë, përpos
kohës ishim edhe ne dëshmitare se që ndodhi në pushtetin e Salihut, qoftë nga
uria për pushtet, qoftë nga pavetëdija e tij, sido qoftë ky veprim i ka sjellë
dëm vendit, Shqipërisë, më vonë Salën e shohim edhe përtej asaj kombëtares.
Mustafë Krasniqi:
Z.Ramadan Pllana Kur jemi te Ramiz Aliu dhe Slihu, sa kanë bërë këta për
UÇK-në?
Ramadan Pllana Po, Ramiz Alia
ish-president, në atë kohë, kohën kur lëvizjet përparimtare kombëtare
filluan një proces të ri, përgatitjen për luftë, për një ushtri të Kosovë, siç
lindi UÇK-ja, Ramiz Alija i ka lejuar që Shqipërinë ta kenë si çerdhe
stërvitore dhe ajo më e rëndësishmja që është se, Ramiz Alija ka premtuar që sipas mundësive do
ta ndihmojë çështjen e Kosovës dhe bijtë e saj në UÇK-në, dhe mu në kohën e tij kanë filluar të shkojnë në
ushtrime ushtarak grupe të shumta nga Kosova, ndër këto grupe ishte edhe Adem
Jashari, Zahir Pajaziti e të tjerë. Rrugën e Ramiz Alisë më vonë e
ndoqën ish-kryeministrat e Shqipërisë, Fatos Nano, Pandeli Majko, ku edhe
i dhanë një rëndësi të madhe UÇK-së.
Për fat të keq me
ardhjen e Sali Berishës në krye të shtetit u bë një trysni ndaj atdhetarëve,
sidomos çka ishte edhe më e keqja i ndaloi këto ushtrime, pastaj i ndoqi
dhe i burgosi ushtarët e UÇK-së, si legjenda e gjallë Adem
Jasharin, Zahir Pajazitin, ku dhe shumë gjëra të dyshimta ende janë mbetur
enigmë. Po ashtu UÇK -në e shpalli si grup mafioz, mbase të njëjtën mendim e
kishte edhe lideri i pacifizmit, Ibrahim Rugova, kur Ushtrinë e quajti me
lloj-lloj epitet, si njerëz të frustruar, të shtirë na Serbia, apo çka jo
tjetër.
Kjo ishte ajo
politikë që e udhëhiqte politika para fillimit të UÇK-së, vlen të theksoj se
kjo politikë ka qenë edhe përtej vetës, ta marrim rastin e Ukshin Hotit, apo
kushdo që ka tentuar ta bëjë një ndryshim në vijën e tyre politike, janë
vë në thumb, si p.sh. Ukshin Hoti i cili ka kërkuar ndryshime nga
rruga pacifiste, e nënshtrimit, ka pësuar, po ashtu edhe bashkëpunëtorët më
të ngushtë të kësaj politike, që nuk kanë pranuar nënshtrimet e tij, e kanë
pësuar gjithashtu. Po edhe Fehmi Agani, i cili në momentet e fundit e ka
kuptuar rolin dhe rendësin luftës së armatosur, me një fjalë nuk ka qenë kundër
UÇK-së, e ka pësuar.
Mustafë Krasniqi: Kur
jemi te kjo pyetje që mendon se kush i ka vëra anëtar të LDK?
Ramadan Pllana Me të drejtë
konstatoi se ata që filluan ta kundërshtonin politikën pacifiste, vriteshin,
siç ishte rasti me Latif Berisha, një shkrimtar i njohur, Agim
Hajrizi, një veprimtar i njohur aktiv i LDK-së, pastaj, ka qenë Idriz
Rreci etj.
Mendoni se vet
LDK-ja?
Unë i përmenda këta
emra që kishin kundërshtuar politikën Rugovjane, kjo i mbetet historisë,
gjykatave ta vërtetojnë.
Mustafë Krasniqi:
Ramadan Pllana për hir të lexuesit a mundni të na flisni për periudhën e
politikës shqiptare, para luftës së UÇK-së, dhe që pozicion kishin lëvizjet
legale dhe ilegale?
Ramadan Pllana: Këtë ta kemi të
qartë, se pak a shumë e ceka në pyetjen e mëparshme, por ajo që duhet ta dijë
lexuesi është se organizatat çlirimtare që kishin për synim ta çlironin
dhe ta bashkonin Shqipërinë me trojet e copëtuara, në atë kohë u sulmuan nga
politika pacifiste, pse edhe jo nga ajo e Shqipërisë, politika e Salihut.
Me një fjalë LPK-ja që ishte promotor i çështjes kombëtare dhe ajo që e krijoj
UÇK-në u ndoq politikisht, pa lënë anësh edhe atë fizike, që ka qenë prapa
skenës, nga kjo politikë.
Ne nuk shohim
vetëm zi, duke përjashtuar prijësit e politikës pacifiste shumë nga anëtarët e
saj kanë qenë korrekt dhe të përkushtuar për atdhe, që një pjesë e tyre më vonë
duke kuptuar se kjo politik ishte vetëm nënshtruese, një pjesë e tyre u larguan
dhe nga ta iu bashkëngjitën UÇK-së, ndonëse kemi pasur edhe të tillë që kanë
synuar ta përmbysnin qëllimin e UÇK-së.
Mustafë Krasniqi: Kur
jemi te kjo pyetje a mundni të na sqaroni diçka për Mbledhjen konsultative që
është mbajtur në Kollar të Kërçovës, në prill të vitit 1993?
Ramadan Pllana: Po, kjo
mbledhje dhe Mbledhjen konsultative që është mbajtur në Kollar afër Kërçovës,
si edhe mbledhja e përgjithshme që është mbajtur në Prishtinë ka pasur një
rëndësi të veçantë, si në ato politike po ashtu dhe në atë ushtarake. Përpos
tjerave që është diskutuar është vendosur që të përforcojmë aktet luftarake,
duke i përkrahur edhe grupet e armatosura kryengritëse, dhe që të bashkoheshim
në një bërthamë të armatosur për të vazhduar luftën çlirimtare.
Nuk më vjen keq
që ta them të vërtetën, prapë Rugova me udhëheqësit tjera politike shqiptare,
qoftë në Shkup, Tetovë, Preshevë e gjetiu, e zgjodhën rrugën e nënshtrimit,
pacifizmit. Kjo rrugë e tyre politike ishte e gabuar dhe e dështuar, gjë që në
fakt, kjo politikë, i ka sjellë dëme lëvizjes shqiptare, sidomos atyre vashave
e djemve që ishin të përcaktuar për çlirim nga pushtuesi me të gjitha format e
mundshme, duke mos u mbështetur në atë që dikush na e sjell lirinë në
pjatë.
Mustafë Krasniqi:
Z.Ramadan Pllana Sa po shihet periudha e 81-ës sipas disa politikanëve,
për interesat e tyre naive, po mundohen ta minimizojnë rëndësinë e saj, kur
dihet se kjo periudhë ka qenë realisht, sipas mendimit tim, një bombë për
shkatërrimin e ish-Jugosllavinë. Çka mendoni ju?
Ramadan
Pllana:
Është e vërtetë se kjo periudha, dhe periudha menjëherë pas luftës Nacional
Çlirimtare e këtej kurrë nuk janë ndalur përpjekjet për ta bashkuar Shqipërinë
dhe çliruar vendin, por 81-ës ka qenë periudha më ndezur, më e hapur për botën,
që përmes kësaj demonstrate të madhe e të lavdishme bota demokratike filloi ta
kuptonte gjendjen e mjeruar të shqiptarëve, po ashtu edhe fillet e shkatërrimit
të ish-Jugosllavisë. Demonstrata dhe kërkesat e studentëve vërtetë, siç thoni
ju, ka qenë bombë për ish-Jugosllavinë.
Kemi të
tillë njerëz që e kanë akuzuar dhe end ende e akuzojnë lëvizjen studentore,
demonstratat e 81-ën, gjoja si të inspiruar nga Beogradi, ku ende ca shqipfolës
dhe politikan nuk heqin dorë nga kjo tezë e ndyrë e tyre. Për këtë demonstrata
e 81-ës, hapur kanë dalë shumë shqipfolës, nderta është edhe i famshmi Azem
Vllasi, që sot kërkon ta ketë statusin e të burgosurit të ndërgjegjes, librezën
e veteranit, e si ky kemi shumë të tjerë që i dënuan demonstratat si armiqësore
e kundrarevolucionare.
Për fat
të keq të tillët sorollatën poshtë e lartë dhe si gangsterë shitën, siç
thotë populli: “ më papë se papa”.
Mustafë Krasniqi:
z.Ramadan Pllana Si e shihni rolin e ca politikanëve të cilët po mundohen
të përfitojnë nga gjaku i dëshmorëve, e aq më keq kur luftën e Koshares, për
qëllime e tyre të errëta, e personalizojnë me dy personazhe, Agim Ramadanin dhe
Salih Çekaj?
Ramadan Pllana: Po, është
shumë e vërtetë se nga kjo katrahurë politike, ish titistët me të gjitha
metodat e mundshme dhe të pamundshme mundohet që identitetin e vet, të krimbur,
ta pastrojnë dhe mu për këtë krijojnë mite për figura që ende janë të
mjegullta, që nesër për të thënë se me këta kemi punuar së bashku, jemi
fotografuar, apo kemi qenë nëpër restorante dhe kafeteri të botës; Fjala është
për figurat politike. Sa i përket pyetjes tuaj se luftën e Koshares po e personalizojnë
si të vetën, LDK-ja, përmes dy personaliteteve, keni të drejtë se edhe po
shihet. Por ajo që është e vërteta UÇK-ja ishte prijëse e të gjitha aksioneve,
ndërsa Agim Ramadani është dhe do të mbetet njëra ndër figurat e UÇK-së si
figurë emblematike dhe është turp nga forcat politike t’i ndajnë heronjtë, apo
me emrin e tyre të përfitojmë, në këtë betejë ishte edhe heroi i paepur, e i
vendosur, Xhemail Fetahu, Nasim Haradinaj dhe shumë të tjerë. Këtë e bëjnë
vetëm njerëzit e regjur të kohës së e ish-Jugosllavisë, ata që në emër të
bashkim-vëllazërimit dhe “idolit” të tyre që kishin satrapin e Ballkanit,
Titon, veprojnë kështu.
Mustafë Krasniqi:
Z.Ramadan Pllana kur jemi të kjo pyetje, si për çudi shohim se si
krahas dëshmorëve të kombit dekorohen edhe njerëzit ish-partiak që pas lufte
dhe janë ekzekutuar që deri më sot ende drejtësia nuk ka dhënë ndonjë përgjigje
rreth këtyre vrasjeve enigmatike, çka mendoni ju?
Ramadan Pllana: Po, siç
u thash pak më parë qëllimi i tyre është që përmes një emri apo një grusht
emrash ta identifikojnë vetën si luftëtar të denjë të kombit, mbase edhe po
shihet edhe ajo më e turpshmja në votimi, nëse e voton këtë..., duhet ta
votojmë edhe atë ..., e në emër të votimit vlerësohen njëjtë si dëshmori dhe ai
që është ekzekutuar pas lufte, që ende qëndron enigmë vrasjet e tyre. Unë nuk
ngrehi as një dyshim, por duhet të vlerësohet, sepse nuk mund të jetë i njëjtë
si ai që ka rënë në fushë të betejës dhe, si ai që ka rënë në prit shumë vite
pas luftës.
E për këtë
fenomen e shoh si të rrugës që edhe mediet ta luajnë një rol të rëndësishëm dhe
ju si hulumtues dhe analist t’i vërtetoni me saktësi këto procese
të dëmshme, para opinionit, lexuesve tuaj.
Mustafë Krasniqi: Po,
si mendoni zotëri Ramadan?
Ramadan Pllana Shumë lehtë,
vetëm mblidhni gazetat, artikujt e ndryshëm nëpër gazeta, apo edhe intervistat
e mendime të dhëna nëpër Radio dhe TVP. Këto janë dokumentet më të sakta dhe të
bindshme për lexuesin. Atëherë lexuesi dhe populli i mashtruar, pa fajin e tij,
do ta gjykoi drejtë, sepse popullit dhe lexuesit i kemi ofruar pasaktësi,
gënjeshtra, pretendime dhe shumë pak atë realisten, që në të shpeshtën e
rasteve realja sikur përballet pranë gënjeshtrës dhe hera-hera për një kohë
mundet nga jorealja.
Mustafë Krasniqi:
Z.Ramadan Pllana kur jemi te kjo pyetje, çka mendoni për Adem Demaçin, ku
kohëve të fundit si shumë e kanë sulmuar, sidomos LDK-ja dhe vajza e heroit të
kombit Jusufë Gërvalla?
Ramadan Pllana Të them të
drejtën kjo edhe është pritur, nuk është çudi pse reagojnë kështu LDK-ja,
ndërsa Vajza e Jusufit kaherë ka marrë një rrugë të gabuar, se po të ishte
gjallë Jusufi, nuk e kishte lejuar të gabonte aq rëndë, kur dihet se mësuesi
ynë dhe i Jusufit dhe i tërë popullit ka qen baca Adem, e kjo është një figurë
e paprekshme, ku më të drejtë e keni konstatuar edhe ju përmes një shkrim që
keni bërë për bacën Adem, Adem Demaçin. Baca Adem ka qenë, është dhe do të
mbetet simboli e frymëzuesi i gjithë veprimtarëve të angazhuar për çlirim e
bashkim kombëtar.
Mustafë
Krasniqi: Z.Ramadan Pllana si i vlerësoni Konferencat e Rambujes,
Parisit, Vjenës dhe, që dallim kanë këto konferenca nga ato konferencat
famëkeqe të viteve 1878-1912-13-20 apo edhe më tutje?
Ramadan Pllana: Është një pyetje e
gjatë historike, që donë një koncentrim dhe përgatitje historike. Ne si
popull pa i lexuar fare historinë e dimë me mbamendje rëndësinë e saj, sepse
ishte kënga popullore që na frymëzonte, bashkë me veprat e ndritshme të
rilindësve, si i Abdyl, Sami e Naim Frashrit, Pasko Vasha, Jani Vreto dhe i
shumë të tjerëve, për të mos i përmendi me radhë... Pra, të gjitha këto
konferenca ndërkombëtare, duke filluar që nga konferenca famëkeqe e Shën
Sfanit, mbajtur afër Stambollit me 3 mars 1878, i copëtuan tokat
shqiptare pa vullnetin e tyre. Traktati i Shën Stefanit i dhuroi toka të
shumta shteteve fqinjë, si Bullgarisë Serbisëe Malit të Zi. Pra fuqitë e
mëdha Evropiane që në atë kohë kanë qenë Gjermania, Anglia, Franca, Rusia,
Austro-Hungaria duke përfshirë edhe Italinë, nuk e miratojnë paqen e Shën
Stefanit, në mes të Rusisë e Turqisë sepse Rusia dëshironte të
depërtonte në detin Adriatik dhe veçmas në Ballkan. Kongresi i Berlinit, i
mbajtur nga 13 qershori i atij viti, na ka dëmtuar gjithashtu edhe pse i
bëhet një përmirësim ndarjes së Ballkanit sipas traktati të Shën Stefanit. Pra
dëmtohemi si popull dhe bëhet copëtimi i ri, ku Serbia merr pjesët
veri-lindore që është rrethi i Nishit, Pirotit, Vranjës, Toplicës etj; pastaj
fuqitë e mëdha i japin pjesë tjera Malit të Zi, si Ulqin, Plavën, Krajën
deri edhe Rugovën, por Rugovën nuk kanë mundu ta pushtojnë sepse kundërvënia e
forcave shqiptare në kohën e Lidhjes së Prizrenit ka qenë e fuqishme. Por,
mjerisht fuqitë e mëdha ia dorëzojnë Malit të zi këto troje, e siç është edhe
kënga “Shtat Krajli e pushuan Ulqinin”. Është në interes të përmendet edhe një
fakt edhe pse fuqitë e mëdha ia dorëzojnë Malit të Zi këto troje, bëjnë
marrëveshje që pas njëqind vitesh prapë t’i rikthehen Shqipërisë troje e
pushtuara. Po në të vërtetë kjo marrëveshje sot e kësaj dite nuk përmendet më,
as nga historianët dhe as nga qeveritë tona.
Vijon...