
Nëse ne trajtojmë dhe duam të trajtojmë çështjen shqiptare, nuk mund ta bëjmë atë si të ndarë dhe të izoluar me ngjarjet e tjera që ndodhin në vendet e tjera. Aktualisht, realiteti shqiptar është shumë i varfër përsa u përket revistave të ndryshme shkencore dhe kjo çon që edhe mendimi dhe studimi akademik shqiptar të jetë i varfër. Për këtë arsye, e pamë si domosdoshmëri ta krijojmë këtë revistë të formatit online, ku shumë studiues të afirmuar, ose të tjerë që janë në fazën e studimeve universitare, të kenë mundësinë ku mund të shkruajnë dhe të shprehin vizionin e tyre për çështje të së kaluarës, të tashmes dhe të përpiqen të bëjnë një përshkrim sa më të saktë për të ardhmen.
Studiuesit mund të na i dërgojnë shkrimet në adresën e e-amailit gjeopolitikal@gmail.com. Shkrimet, artikujt apo studimet, rreth kësaj fushe do të vlerësohen para se të publikohen nga stafi i revistës.
Nuk ka komente:
Posto një koment
Shënim. Vetëm anëtari i blogut mund të postojë komente.