Dy kryeministrat e dy republikave shqiptare deri dje e
shihnin bashkimin e shqiptarëve si të mundshëm vetëm përmes procesit integrues
në BE. Ndërkaq që nga 15 marsi “skifteri nga Prishtina” si më i shkathtë që
pretendon se është, paralajmëron Brukselin se nëse ia lyp nevoja dinë të luaj
edhe në terrenin e Vetëvendosjes.
Sadri RAMABAJA
Opinionit publik të
enjtën që lam pas, nga salla e “tempullit të demokracisë”, siç cilësohet
Kuvendi në botën demokratike, iu servua në mënyrë krejt pompoze skenari përmes të cilit Thaçi pretendon ta
stopoj rrokullisjen e tatëpjetës së tij politike. Kësaj i parapriu një takim me
një lagje politikanësh tashmë të njohur për opinionin si pjesë e kuartirit të
“luginës së ujqëve”. Darkat paraprake,
që kadareja do t` i quante “të gabuara” po pregadisnin terrenin për një
ofensivë të re politike të kryeministrit tonë, si pjesë e një skenari më të
gjerë politik.
Bashkëautor të
këtij skenari, e qartë, janë edhe qarqe të veçanta ndërkombëtare, pjesë apo përfaqësues
të korporatave multinacionale, se sa përfaqësues të farë strategjie politike.
Emrues i përbashkët i interesit reciprok duket se është mbetja në pushtet,
qoftë edhe për një periudhë afatshkurtër (3-4 vjetët e ardhshme), e kësaj
nomenklature politikanësh që tashmë janë dëshmuar si inferior e të dëgjueshëm
deri në servilosje.
Skenari parakupton
rishfaqjen e Thaçit si përfaqësues më tipik i radikalizmit të karikuar
shqiptar, që do të bëhej i besueshëm tek një pjesë e rinisë shqiptare, vetëm
nëse Brukseli ushtron presion të mjaftueshëm ndaj Beogradit për çështjen e
zgjedhjeve serbe edhe brenda territorit të Republikës sonë. Por ky skenar nuk mjaftohet vetëm me kaq, meqë
Brukseli tashmë ka “koketuar” me “antievropianët”, duke i rehabilituar në masën
sa t` i shqetësoj ujqit se mund të mbesin pa luginën e tyre të preferuar.
Pse mos t` i
lejohet një gjuhë prej radikali të karikuar Thaçit në këtë pranverë fushatash,
kur i lejohet ta zëmë Sarkozysë të huazoj fjalorin e Lë Penit, vetëm e vetëm që
të zhvas vota nga terreni i nacionalizmit institucional dhe radikal frëng, duke
paralajmëruar edhe daljen e Francës nga zona e Shengenit. E çfarë i mbetet
Thaçit të huazoj nga e djathta e munguar shqiptare përveç bombolave të
nacionalpatriotizmit pa mbulesë të pleqve të Ballit a atyre të vetëquajturve
NDSH-ista që koketonin me shërbimet serbe deri dje, ndërkaq sot janë
eksportuesit më të mëdhenjë të produkteve serbe, duke ngulfatur dhe bërë
inegzistent tregun nacional shqiptar? ! Ai duke bërë një salltomortale prej 180
shkallësh, kapërcen ylberin dhe për një qast ia kalon, pse
jo, edhe Lë Penit!
Politikanët e
paparashikueshëm të Ballkanit jo rrallë kanë kapërcyer kur ua ka lypur interesi
i ngushtë edhe ylberin dhe na janë shndërruar
nga politikan modern, në promotor luftrash, duke u prezantuar para dreke
si luftënxitës e pas dreke si farktor për ruajtje e paqes dhe sigurisë në
rajon.
Dy kryeministrat e
dy republikave shqiptare deri dje e shihnin bashkimin e shqiptarëve si të
mundshëm vetëm nëse ai do të vinte përmes procesit integrues në BE, por
gjithsesi duke mbetur tutje si dy republika. Ndërkaq që nga 15 marsi, Thaçi, si
më i shkathtë që pretendon se është, paralajmëron Brukselin se, nëse ia lyp
nevoja, dinë të luaj edhe në terrenin e Vetëvendosjes.
Kriza financiare e
shoqëruar me krizën ekonomike, ka shërbyer për një lagje ujqërissh, si acari i
këtij dimri të stërzgjatur, duke i bërë ata “më trima”, pasi janë paisur me sasinë e duhur të adrenalinës që u mundëson “aderimin” deri në paralarjet e
qyteteve. Ndërkaq lugina e mjegulluar, alias Fusha e Mëllenjave, siç quhet ajo
nga një lagje ujqërish të emancipuar, mbetet pre e përbashkët me ujqit vendor
të tipit të Thaçit me kompani në njërën anë dhe Isa Mustafës e Blerim Shalës me
minikompanitë e tyre, duke e trajtuar
tutje si terrenin më i përshtatshëm dhe më të sigurt për veprim.
Nuk përjashtohet as
mundësia e përsëritjes në një varianti të 25 korrikut, duke i mundësuar kësaj
radhe qeverisë sonë stacionimin e një togu forcash të njësisë speciale në veri,
si hap i parë për të imponuar një realitet të ri politik. Pas këtij realiteti të ri, duket se i hapet
rruga variantit të “butë” të këtij skenari, që nënkupton fillimin e bisedimeve
me serbët e veriut për një status special, që në fakt parashihet edhe në vet
planin e Ahtisarit.
Siç paralajmërohet edhe nga ana e ndërmjetësuesit Kuper,
bisedimet mbesin si pjesë e skenarit, por duke ngritur nivelin e tyre, meqë
fjala do të jetë për “vendime historike” mes dy popujve. Dhe meqë këto bisedime duhet të jenë në përputhje të plotë me këtë skenar, që tashti janë pregaditur fjalimet për zonjën
eshton dhe përfaqësues tjerë të lartëe tëe Brukselit, Berlinit, Parisit etj.
Përmes të cilëve sërish tadiqi dhe Thaçi do të vlerësohen si lidership i fortë, që janë në gjendje të marrin vendime
historike.
Ky skenar në një
masë do ta rehabilitonte Thaçin në sy të
opinionit shqiptar, ndërkaq do ta bënte edhe më të përdorshëm nga ana e
përfaqësuesve të neoliberalizmit në terrenin e ekonomisë ende të pazhvatur, të
përfaqësuar këtu nga “ambasadorët” e Shkollës së Çikagos dhe asaj të Vjenës.
Nuk ka komente:
Posto një koment
Shënim. Vetëm anëtari i blogut mund të postojë komente.