e enjte, 12 korrik 2012

Në kujtim të ngjarjeve në Gostivar për Flamurin Shqiptar


Telegram nga Amerika

Të nderuar vëllazër dhe motra të Gostivarit,
Një popull që ruan kujtesën kombëtare nuk duhet të ketë frigë për të ardhmën e vetë!Me rastin e 15-vjetorit të ngjarjeve të rrugëve të përgjakura të Gostivarit më 1997 për të drejtën e përdorimit të simbilit të shenjtë kombëtar të Flamurit Shqiptar,asociacionet politiko-kombëtare Shoqata Shqipatro-Amerikane(SHSHA),Komuniteti Shqiptaro-Amerikan në Çikago dhe LQSHA-së Joe DioGuardi(Nju Jork),ju dërgojnë Telegram duke iu bashkuar orëve kombëtare të kujtesës për ngjarjet e kombit tonë që tash e një shekull ishte në luftë për liri dhe mëvetësi të Atdheut.
Pesëmbëdhjetë vjet më parë,Gostivari me rrethinë protestonte në mënyrën më demokratike dhe kombëtare duke kërkuar nga pushteti sllavo-maqedonas të drejtën për përdorimin e simbolit dhe të shenjës dalluese të kombit shqiptar-Flamurit Kuq e Zi.Kombi shqiptar i ndarë padrejtësisht nga rrënja etnike dhe në disa shtete të rajonit të Ballkanit të trazuar,nëpër vitet dhe stuhitë e kohës pati para vetës dorën që ndalonte të drejtën e tij për liri,gjuhë dhe flamur që,si thuhet në analet historike pushtuesit pansllavistë dëshironin që më lehtë ti asimilonin në të gjitha rrafshet e jetës shqiptare.
Gostivari dhe trojet tona etnike patën dhe do të kenë burrat e dheut që dijtën të qendrojnë në këmbët e veta dhe të trasojnë udhën e kombit për trajtat e reja demokratike dhe kombëtare me të drejtën universale të lirisë,të pavarësisë dhe të shtetndërtimit duke participuar vlerat e qytetërimit me popujt tjerë europianë dhe në botë.Gositavri në vitin 1997 kishte dasëm të madhe për Flamurin Shqiptar,prandaj udhët u përgjakën dhe u vranë martirët e kombit për të jetuar në përjetësinë e jetës për kombin tonë!
Kjo ditë kujtimi,Gostivari dhe Diaspora Shqiptare në Amerikë,u bënë thirrje tërë klasës politike shqiptare në Maqedoni që ti lanë me një anë ndasitë dhe përqarjet e skajshme deri në hamëri për të krijuar rrafshe të reja politike me taban të fortë kombëtar për të sotmën dhe të nesërmen e kombit shqiptar në këto hapësira entike që Amerika dhe NATO e thanë para do kohe se përberja kombëtare shqiptare në Maqedoni është 40%!Kjo tregon qartë se ka ardhur koha që me tërë kahet e reja të demokracisë,të lirisë dhe të vlerave të participimit me popujt tjerë dhe atë maqedonas,të krijohen urat e reja të bashkëpunimit në rend të parë të avansimit të barazisë kombëtare shqiptare me kodet e reja kushtetuese.Është thënë se poqese unë nuk jam i barabartë dhe i lirë,as ti nuk do të jeshë i lirië dhe bashkarisht do të ndajmë të keqën që e krijojmë njeri tjetrit!Populli Amerikan ka respekt për flamurin e vetë,për lirinë,për demokracinë dhe tashmë ka bërë traditën më të mirë në botë që dinë të nderojë dhe respektojë vlerat qytetëruese të popujve që jetojnë bashkë në tokën fidanishte të demokracisë!
Vetëm të bashkuar mund të nderojmë Gjuhën,Flamurin dhe mund të marrim udhën e ardhmërisë në hapësirat tona etnike!Koha po troket në ndërgjegjën tonë kombëtare shqiptare,Gostivari e mori Flamurin Kuq e Zi,e sotmja dhe e nesermja kërkon që të fillojë epoka demokratike e avansimit të kombit shqiptar në Maqedoni i barabartë me popullin maqedonas dhe me kahe të reja,që është mesazhi i kohës për Kombin dhe Flamurin Shqiptar!Diaspora Shqiptare në Amerikë nuk ka tjetër Atdhe pos tokës shqiptare!Do të jemi krah i fortë sikundër qëndruam tash e njëshekull matanë detit në Amerikën e largët për të shpetuar Kombin dhe Atdheun Shqiptar!
Rroftë Kombi Shqiptar!
Rroftë Flamuri Kuq e Zi!
Të fala Atdheut!
-Shoqata Shqiptaro Amerikane(SHSHA),
-Komuniteti Shqiptaro-Amerikan(KSHA)
Çikago
-Liga Qytetare Shqiptaro-Amerikane 
Joe DioGuardi-Nju Jork

Nuk ka komente:

Posto një koment

Shënim. Vetëm anëtari i blogut mund të postojë komente.