Nga Sadri RAMABAJA
Prishtinë, 19 janar – Sipas sistemit politik
izraelit i gjithë territori shtetëror paraqet një zonë zgjedhore. Për shkak të
rrethanave politike dhe gjendjes së luftës zgjedhjet në Izrael mbesin sekret
shtetëror . Në zgjedhje çdo qytetar edhë në kutin e votimit nga dy lista:
përmes njërës ai jep votën për partinë e preferuar, ndërkaq me tjetrën për
kandidaturën e kryeministrit.
Në
çdo legjislaturë në Kneset janë përfaqësuar 10-15 parti politike, duke
prezantuar vlera politike të grupimeve dhe shtresave të ndryshme të qytetarëve
të Izraelit.
Dy
partitë më të mëdha – ajo që prezanton vlerat e socialdemokracisë – Partia e
Punës, në njërën anë, dhe ajo që prezanton vlerat nacional-liberale,
Likud-Bllok, në anën tjetër, në vetvete prezantojnë historinë dhe vlerat
politike izraelite, që zënë fill që me lindjen e shtetit izraelit.
Asnjëra
prej partive pjesëmarrëse në Kneset nuk fiton dot më shumë se 50 vende, nga 120
sa ka gjithsejtë parlamenti. Pjesën
tjetër të Knesetit e përmbushin përfaqësuesit e partive më të vogla të një
spektri të gjerë politik: spektri i partive konservatore ultra fetare, partitë
e majta liberale, partitë e djathta nacionaliste, partitë arabe dhe partitë
komuniste.
Zgjedhjet aktuale të një
rëndësie jetike
Nuk
është e rastësishme përse zgjedhjet aktuale që pritet të mbahen në Izrael gjatë
shkurtit si për Knesetin ashtu edhe për kryeministrin, nga vëzhguesit e jashtëm
shihen si të një rëndësie jetike. E kundërta, brenda vet Izraelit, një masë e
madhe e qytetarëve, zgjedhjet i sheh me një indiferencë të jashtëzakonshme! Ky
fakt nuk do të thotë në asnjë mënyrë që shumica e qytetarëve hebre janë të
kënaqur me qeverisjen aktuale. Protestat me karakter social që herë me
intensitet më ët lartë (siç ishin para dy vjetëve), e herë më ët ultë, siç janë
tashti, dëshmojnë se të pakënaqurit mbeten tutje aktiv.
Megjithëkëtë,
anketat e zhvilluara së fundmi dëshmojnë se një shumicë të lehtë aktualisht e
gëzon krahu i djathtë. Madje në këto anketa rezultati shkon në favor të qartë
pro Natanjahut, duke dhënë mundësi të ndjeshme atij për krijimin e një koalicioni
qeverisës që angazhohet për një Izrael të fortë, me një armatë të fuqishme që garanton jo
vetëm sigurinë e Izraelit, por edhe shtrirjen e tij tutje në zona arabe përmes
politikave koloniale. Ndërkaq, tutje një pjesë e mirë e qytetarëve izraelitë,
ka më shumë se 20 vite, gjithnjë e më zëshëm po shprehet për dhënien fund të
kësaj politike koloniale dhe krijimin e parakushteve për paqe afatgjatë dhe të
qëndrueshme. Natyrisht se, kjo paqe nënkupton njohjen e shtetit palestinez. Por
një rrymë tjetër e qytetarëve izraelitë, pavarësisht se e vogël në numër dhe pa
farë peshe politike, nuk ngurron të
shprehet edhe publikisht për një formë bashkëjetese. Ky grupim politik kishte
gjasa të forcohej para dy vitesh, kur në qendrat e fuqishme hebreje pati protesta
të fuqishme sociale. Gjasat ishin që nga kjo lëvizje sociale të lindte një
parti politike e fuqishme, por kjo dështoi.
“Etërit izraelitë përherë e kishin përsëritur
se, Izraeli do ët duhej të ishte një dritë –fanarë i kombeve, një krijesë model
në rrafshin moral dhe social për gjithë botën”, shprehet Eliaz Cohen, poet,
lektor, bashkëpunëtor social dhe aktivist që angazhohet kundër një zgjidhjeje
që nënkupton krijimin e dy shteteve. Zgjidhja e vetme, sipas tij është
konfederata. Diçka e ngjashme me Unionin Evropian: me ekonomi të integruar, një
monedhë, me të njëjtat rregulla dhe të drejta për të gjithë qytetarët”.
Por
si grupimi që angazhohet për dy shtete, si ky për një konfederatë, që
nënkuptojnë një zgjidhje paqësore, por që nuk po gjejnë partner serioz nga pala
palestineze. Shih për këtë një shumicë e lehtë voton për të djathtën që në
aparencë duket se ofron një lloj sigurie, madje edhe duke qenë në gjendje që
lirinë dhe sigurinë ta bëjë nëse është e nevojshme edhe me luftë. Ndërkaq fakti
se pothuajse të gjitha luftrat që janë zhvilluar deri sot, që prej vitit 1948,
janë udhëhequr pothuajse nga qeveritë e majta.
Partia
kryesore opozitare në Izrael, Partia e Punës, tashmë është e vetëdijshme se
koalicioni i ekstremit të djathtë ka përzgjedhur si tema qendrore të fushatës
pikërisht ato që kanë të bëjnë me sigurinë e shtetit dhe mbrojtjen. Shih për
këtë Partia e Punës, q[ mbetet opozita kryesore, duket se po shmang temat në
fjalë, duke u përqendruar tek shpërfaqja e temave që kanë të bëjnë me ekonominë
dhe ato shoqërore. Prandaj ajo mbetet duket tutje në opozitë, meqë nuk është në
gjendje tutje të bëjë një kombinim të duhur të këtyre çështjeve që ligjërisht i
preokupojnë qytetarët.
E ardhmja e SHBA-ve drejt
Azisë
Dilemat
hebreje duken të turbullojnë perspektivën e rajonit. Në këtë plan rol të
ndjeshëm do të luaj politika e jashtme e administratës amerikane, por edhe
qasja e re e disa qarqeve politike evropiane.
Pas
rizgjedhjes së dytë të Obamës në pozitën e presidentit, udhëtimin e parë jashtë
vendit ai e bëri drejt Azisë, pikërisht në Birma. Ky udhëtim nuk ishte krejt i
rastësishëm. Madje mund të thuhet se më shumë sinjalizon orientimin e SHBA-ve
në këtë legjislaturë të re. E ardhmja e SHBA-ve dhe interesat më jetike janë në
Azi.
Pavarësisht
kësaj, partneriteti gjeostrategjik më i rëndësishëm për SHBA mbetet Evropa,
Gjermania para së gjithash, por edhe Izraeli...
Nënpresidenti
amerikan, Xho Bajden (Joe Biden), gjatë shkurtit do të takohet me kancelarin
gjermane Angella Merkell. Ky takim do të shërbej edhe më shumë, jo thjeshtë
misionit pajtues, por për të dëshmuar peshën e Gjermanisë brenda Unionit
Europian.
Në
këtë kuadër, qeveria e re izraelite, Netanjahu III, jo rastësisht i ka dhënë
përparësi lidhjes më të ngushtë të aleancës së tij qeverisëse me forca të
ekstremit të djathtë. Sipas ekspertëve të sigurisë, pikërisht ky fakt, do të
prodhojë pashmangshëm kundërefekte në bllokun radikal palestinez, që do të
identifikohet si Intifada e tretë.
Emërimi
i Xhon Kerrit (John Kerry) në postin e Sekretarit të Jashtëm dhe Kuk Hagellit
(Chuck Hagel) në postin e Ministrit të Mbrojtjes është sinjal i mirë për
Izraelin dhe Evropën. Duke qenë se që të dy politikanët në fjalë kanë kaluar
tashmë në të ashtuquajturën moshë të tretë, (mbi 65 vjet jetë), ata i takojnë
asaj klase politike dhe mendimi politik që ka kultivuar dhe dominuar
marrëdhëniet e mira në rrafshin transatlantik që prej mbarimit të Luftës ës
Dytë Botërore e deri më 11 shtator 2001, pa përjashtuar edhe aktualitetin e
mbarsur me ndeshtrasha ekonomike e politike. Ndërkaq ky i dyti, Hageli, duke
qenë edhe njëri prej përfaqësuesve eminent të ekspertëve amerikan dhe
koautorëve të politikave të sigurisë, në opinionin e analistëve si në Izrael
ashtu edhe në Evropë, paraqet figurën e duhur që i përafrohet konceptit
evropian edhe në lëmin e mbrojtjes, që nënkupton kooperimin në raste të
pashmangshme të marrjes së vendimeve historike. Ky koncept i vete në ndihmë
dilemave hebreje, meqë mesazhi amerikan duket të artikulohet edhe më qartë se
sa ishte në vitin 2005, kur presidenti Barak Obama shkruante se bazuar në
interesat amerikane paqja në Lindjen e Mesme do të duhej të imponohej.
Nuk ka komente:
Posto një koment
Shënim. Vetëm anëtari i blogut mund të postojë komente.