e diel, 9 tetor 2011

Tash e ka radhën zhvillimi i ekonomisë së vendit

Cenë Pushkolli

Shumë e shumë burrështetas gjithandej botës demokratike, fatmirësisht qëndrojnë të paluhatshëm në qëndrimet e tyre lidhur me sovranitetin e Kosovës. Ata kush më pak e kush më shumë angazhohen për zhvillimin ekonomik të Kosovës, përkundër krizës financiare, botërore.
Këta burrështetas sigurisht përcaktimin e tyre nuk e kanë pasur të rastit, ata dhe shumë personalitete tjerë të botës diplomatike me vite të tëra kanë parë madje edhe për së afërmi përpjekjet e e popullit të Kosovës për liri, paq dhe lumturi njerëzore. Bota demokratike e pa kompromis për ndërtimin e paqes, sundimit të ligjit, lumturisë njerëzore dhe zhvillimit ekonomik të Kosovës. Shtetet mike dhe jo vetëm ato krahas vështirësive financiare botërore e ata e kanë parasysh edhe zhvillimin ekonomik të Kosovës. Angazhimet e tyre është premtuese për popullin e Kosovës.


Shtetet më të fuqishme të Botës dhe të Evropës, janë pajtuar se Kosovën ende duhet mbështetur qoftë në fushën demokratike, sundimit të ligjit si edhe të zhvillimit ekonomik të vendit. Bota demokratike në ballë me Presidentët: Klinton, Bush tani Obama të pa kompromis për paqe, demokraci dhe lumturi njerëzore në gjithë botën, për hir të vërtetës ka vende ku nuk po arrihet shpejt deri te jeta pluraliste, demokratike, mirëpo përpjekjet janë të vazhdueshme që edhe në ato vende ku demokracia nuk “lulëzon” sa duhet, të krijohen kushtet për një demokraci të mirëfilltë. Në këtë fushë interesi padyshim është edhe Kosova. Pra kështu ngjashëm ata janë duke investuar në lumturin njerëzore të popullit të Kosovës. ta në emër të asaj demokracie e ndihmuan popullin e Kosovës për t’u liruar prej një sistemi sllavo komunist që aspak nuk dinte dhe nuk çmonte paqen, lumturinë njerëzore dhe mbi të gjitha demokracinë.

Amerika, Shteti më me përvojë të madhe të jetës demokratike dhe shumë e shumë shtete gjithandej botës demokratike, përndryshe aleatë të fuqishëm të Shteteve të Bashkuara të Amerikës janë angazhuar seriozisht për të siguruar një demokraci të mirëfilltë për popullin e Kosovës. Këtë demokraci me krah të hapur populli i Kosovës është duke e pritur, veçanërisht kombi shqiptarë ka arsye të madhe të jetë mirënjohës. Madje këtë paqe, liri, lumturi njerëzore dhe demokraci shqiptarët janë duke e pritur ndoshta më shumë se një shekull. Paqen, lirinë dhe lumturinë njerëzore që do ta gëzojnë si dhuratë prej botës demokratike, shqiptarët dhe jo vetëm shqiptarët për jetë e për mot nuk do t’ua harrojnë Shteteve të Bashkuara të Amerikës aleatëve të saj të ngushtë: Gjermaninë, Italinë, Anglinë, Francën Kanadan, Japonin, Turqinë dhe jo vetëm këto shtete, por, e gjithë botën demokratike shqiptarët nuk do ta harrojnë. Për çdo festë Kombëtare shqiptare, festa tjera nacionale( lexo: përveç festave të serbëve) vendosen flamujt e Shteteve të bashkuara të Amerikës, të francës, të anglisë, të Italisë, të Gjermanisë, të turqisë, të japonisë, të Kanadas e shumë e shumë shteteve tjera demokratike të botës demokratike. Sidomos kemi arsye t’i valojmë flamujt e shteteve që e njohën Kosovën, kemi arsye që popujt e këtyre shteteve t’i mbajmë në zemër tona, kemi arsye si shenjë mirënjohjeje të mbjellim fidanë, parqet ti pagëzojmë me emra burrështetesh të tyre, sheshe e rrugë. Kemi arsye sepse po këto shtete zotimet e tyre të dikurshme, për ta ndihmuar ekonominë e shtetit sot, bëhen realitet.

Këtë demokraci, liri, paqe e lumturi njerëzore popullit të Kosovës tashmë ia ka dëshiruar edhe BE-ja, madje 22 shtete të BE e kanë njohur shtetin e Kosovës, kanë mbetur edhe 4-5 shtete që akoma nuk e kanë njohur shtetin e Kosovës. Mirëpo ato shtete në forma të ndryshme janë duke e ndihmuar shtetin e Kosovës. Ne jemi të sigurt se herët a vonë të gjitha shtetet Evropiane dhe jo vetëm Evropiane do ta njohin Kosovën si shtet të Pavarur dhe Sovrane, sepse populli i Kosovës me shekuj e ka dëshmuar përcaktimin e saj për demokraci, paqe dhe lumturi njerëzore. Po. Po, me shekuj shqiptarët e Kosovës këtë demokraci e kanë dashur, por rrethanat historike kanë ndikuar që Kosova të jetë nën sundimin sllavo komunist. Shqiptarët e Kosovës qysh në të kaluarën kanë dërguar mesazhe të forta fuqive të mëdha për kërkesat e tyre pro demokracisë. Për këtë demokraci të sotme shumë e shumë gjenerata kanë derdhur gjakun e tyre. Kështu ndodhi edhe në luftën e viteve 1999-ta, por dhashë Zoti që kjo të mos përsëritet më as në Kosovë e askund tjetër.

Parlamenti Evropian dhe të gjitha strukturat e saj do të jenë të befasuar për të mirë me punën dhe me angazhimin e lidershipit të Kosovës për të mirën njerëzore, për atë të mirë për të cilën vet Bashkësia Ndërkombëtare angazhohet. Angazhohet e gjithë Evropa për zhvillimin e demokracisë dhe jo vetëm Evropa. Nuk do të ishte korrekte sikur të mos thoshim në këtë shkrim se pakoja e ambasadorit, respektivisht plani i z. Ahttisarit, nuk i kënaq në tërësi kërkesat e shqiptarëve të Kosovës, mirëpo pasi që e gjithë bota demokratike në krye me SHBA-të e përkrahu një planë të tillë, sigurisht që edhe populli i Kosovës në krye me lidershipin e saj e përqafuan këtë plan, por me bindje se një ditë jo fortë të largët do të hapet procesi i Ribashkimit të Kombit Shqiptar. Populli i Kosovës nuk ka pasur arsye të dyshojë në përkrahjet e burrështetasve të botës demokratike, nuk kanë pasur arsye të mos i thonë faleminderit sekretar gjeneral i KS i OKB-së z. Ban Ki Mun, faleminderit “baba” Klinton, Bush, faleminderit president Obama, faleminderit diplomat e ambasador, znj. Ollbrajt, z. Kristofer Hill, z. Toni Bler, faleminderit W. Voker, ..., faleminderit të gjithë juve që u rreshtuat pro Pavarësisë së Kosovës, faleminderit që po e mbështetni tërësinë territoriale të Kosovës, faleminderit grupit të ambasadorëve të KS të OKB që nuk i përfilli “argumentet” Ruse e Serbe, kundra përpjekjeve të Kosovës për përpjekjet e saja që të vendos” dorën” e ligjit në gjithë hapësirën e vendit. Faleminderit që u rreshtuat në anën e të drejtit, në përkrahje të DEMOKRACISË, çfarë kanë Amerika dhe shumë e shumë shtete të Evropës dhe jo vetëm të Evropës.
E gjithë kjo shqiptarëve të Kosovës u jep shpresë se me pavarësimin e Kosovës do të zhvillohet ekonomia, me këtë Pavarësi do të hapen rrugët për investime nga popujt mike si edhe do të organizohet në Konferencë Ndërkombëtare për ta rishqyrtuar padrejtësitë që ju kanë bërë shqiptarëve në të kaluarën, respektivisht viteve 1913. Zaten tashmë shumë asociacione joqeveritare, subjekte të ndryshme, Fronti Bashkimit Kombëtar Shqiptar, Vetëvendosja si edhe lëvizje, siç është Lëvizja e Prof. të Hazir Shalës.
Të gjithë këta këto subjekte në programet e tyre e kanë Ribashkimin Kombëtar. Shumë herë hasim nëpër shkrime nga më të ndryshmet duke thënë se procesi i bashkimit kombëtar tashmë ka filluar. Lexuesi i vëmendshëm në këtë shkrim e sheh një thënie Ribashkim dhe tjetra thënie Bashkim Kombëtar, dhe sigurisht pyetet pse ndodhë kështu? Artikullshkruesit përdorin si njërën ashtu edhe thënien tjetër, por më e drejt është të thuhet Ribashkim Kombëtar, ashtu siç e përdorin vazhdimisht zyrtarët e FBKSH-së. Zaten para vitit 1913 Kosova ka qenë pjesë e Shqipërisë Etnike, gjë që me të drejt sot del në shesh kërkesa e organizimit të një Konference të tipit “Londra 2”, ku do të arsyetohej kërkesa e Ribashkimit Kombëtar Shqiptar.


Nuk ka komente:

Posto një koment

Shënim. Vetëm anëtari i blogut mund të postojë komente.