NJË LUFTE!?
Arben LlALlA
Marrëveshja e kufirit detar midis Shqipërisë dhe Greqisë ende vazhdon të jetë një problem delikat i pa zgjidhur në favor të Greqisë. Tashmë, kjo marrëveshje i ka kaluar kufijtë e saj të diskutimeve midis Greqisë dhe Shqipërisë. Mediat e ndryshme greke po i kushtojnë vëmendje të rëndësishme marrëveshjes në fjalë. Ndërsa në Shqipëri kjo çështje quhet e mbyllur pasi Gjykata Kushtetuese e rrëzojë si të pavleshme marrëveshjen e ujërave kufitare të në shkruar midis dy qeverive në maj të 2009. Por edhe pse kanë kaluar rreth dy vite qeveria greke ende vazhdon që kjo Marrëveshje të funksionojë duke parë se politikanët shqiptarë janë dorëlëshuar për falje territoresh fqinjëve të tyre kur bëhet fjalë për përfitime të interesave të ngushta personale.(Këtu, kemi parasysh që shumë qeveritar që nga koha e Skënderbeut kanë bërë pazarllëqe me pushtuesit e ndryshëm në dëm të tokave shqiptare, prandaj Shqipëria është tkurrur sa një sanduiç). Në takimin e ministrit të jashtëm Edmiond Haxhinasto, që u zhvillua në Nju-Jork me kolegun e tij grek Stavros Lambrinidhis, ky i fundit e trajtojë si çështje delikate dhe të rëndësishme marrëveshjen e ujërave midis dy vendeve. Pra, për herë të parë Greqia nuk kishte më në këtë takim si prioritet të drejtat e minoritetit grek, por biznesin e marrëveshjes së ujërave. Por përse kaq shqetësim dhe këmbëngulje e grekëve për kufirin detar në Detin Jon? Çfarë fshihet pas firmës së kësaj marrëveshje? Këto janë pyetje që vërtetë duhet të shqetësohet mbarë opinioni shqiptar me qëllim mos të na përsëritet historia e ngjashme e shitjes së Shën Naumit.
Mediat greke shkruajnë për luftë në detin Jon!!!
Revista greke e Shtatori 2011, “Bilanci Ushtarak dhe Gjeopolitika”, shkruan me shkronja të mëdha: “Luftë në Jon, Operacioni”, “Skenderbeis”. Autor i këtij shkrimi është Joani S. Theodhoratu i cili shkruan për interesat strategjike në detit Jon dhe Adriatik ku ka rezerva të mëdha gazi, nafte dhe kalimi i tubacioneve që do të furnizojë Europën për shumë vite. (Revista marrëveshjes së kufirit ujor midis Shqipërisë dhe Greqisë i kushton 10 faqe). Ai gjithashtu thotë se interesat e Greqisë për këtë zonë po pengohen nga ana e turqve që tashmë kanë një aleancë ushtarake afatgjatë me Shqipërinë.
Si pasojë e mos funksionimit në detin Jon e marrëveshjes së Greqisë me EEZ për nxjerrjen e gazit dhe naftës mund të kalohet në një konflikt ushtarak midis Greqisë dhe Shqipërisë. Greqia edhe pse ka potencial ushtarak të fuqishëm ndaj Shqipërisë, grekët janë të bindur se Turqia do ta sulmonte Greqinë për interesat e saja në këtë rast. Autori ndër të tjera shkruan për stërvitjet e përbashkëta ushtarake midis Shqipërisë dhe Turqisë duke shfaqur shqetësimet e Athinës e cila prej 20 vitesh strehon mijëra shqiptar emigrantë ekonomik dhe është një nga investitorët kryesor në Shqipëri.
Siç duket grekët me çdo çmim duan të përvetësojnë pjesë nga deti Jon që i përket Shqipërisë. Sot klasa jonë politike është në huti, në përçarje të thellë dhe nuk është çudi që në heshtje ti dhurohet Greqisë pjesë detare shqiptare ashtu siç ka ndodhur dikur me tokat shqiptare që ia dhuruar Greqisë, Serbisë, Maqedonisë dhe Malit të Zi nga politikanë dhe qeveritarët e kaluar.
Zoti e ruajt Shqipërinë sepse shqiptarët e kanë harruar që moti!
Çfarë fshihet pas vizitës të Franko Fratinit dhe Stavro Lambridhis që zhvilluan në Tiranë me politikanët shqiptar!?
Më 12 shtator bënë një vizitë në Shqipëri ministri i jashtëm i Italisë dhe i Greqisë Fratini dhe Lambridhis, të cilët deklaruan se kishin ardhur me mision për bashkimin kombëtar të shqiptarëve për anëtarësimin në BE. Sa i ironike është kur dy ministrat të huaj bëjnë deklarata për bashkimin kombëtar të politikës shqiptare dhe qëllimi i vërtetë i ministrave të Greqisë dhe Italisë ishte ardhja në përfundim të marrëveshjes së kufirit detar me Greqinë në dëm të Shqipërisë duke i vjedhur shqiptarëve pasurinë natyrore. (Ironike është fakti historik se Italia që i shpalli luftë Greqisë më 28 tetor 1940 është mike e mirë e saj, ndërsa me Shqipërinë, Greqia ende mban në fuqi ligjin famkeq të luftës së pa shpallur asnjëherë nga Shqipëria e pushtuar nga Italia fashiste).
Në të vërtetë përfaqësuesit e qeverive të Athinës dhe Romës erdhën për tu bërë të qartë politikanëve dhe qeverisë së Tiranës se çfarë pozicioni do mbajnë në lidhje me tubacionin e gazit dhe të sektorit energjetik si dhe për të paralizuar zhvillimin e Shqipërisë në këtë fushë të rëndësishme të biznesit ndërkombëtar.
Të dy këto shtete të BE ndodhen në krizë të thellë ekonomike dhe shpëtimin e tyre e shohin nga përfitimet në miliarda euro nga rezervat e naftës dhe të gazit të cilat ndodhen në detet që lagin Shqipërinë, Qipron, Egjiptin dhe Libinë(pas disa vitesh do mësohet e vërteta e luftës në Egjipt dhe Libi). Prandaj, dy ministrat Fratini dhe Lambridhis ishin të qartë me pushtetarët shqiptar duke ju thënë se janë dy vende miq të Shqipërisë. Por një fjalë e urtë greke thotë: miq të mirë llogari të mira. Si shkëmbim Shqipëria do të fitojë dy vota për tu anëtarësuar në BE, në qoftë se i dhuron territor ujor Greqisë në detin Jon. Ndërsa Italia do ketë përfitime në Libi dhe tubacionet e gazit që do të kalojnë në detin Jon dhe Adriatik.
Dy ministrat Franko Fratinit i Italisë dhe Stavro Lambridhis i Greqisë të cilët erdhën me mision të fshehtë për Marrëveshjen e ujërave midis Shqipërisë dhe Greqisë
Rezerva nafte dhe gazi në detet që lagin Shqipërinë, Qipron dhe Libinë në fitim kolosal rreth 700 miliard euro
Në studimin e tij gjeologu dhe ekonomistë i energjetikës greke dr. Kostandinos A. Nikolas ka shkruar se në detin Jon, Qipro dhe Kretë gjenden rezerva nafte dhe gazi natyror (gazeta Avriani shkruajti diku rreth 700 miliard euro mund të përfitojë Greqia që nënshkrimin e marrëveshjes me EEZ). Ai kërkon të bëhen hetime në këto zona detare për burimet e hidrokarbureve.
Shkencëtari në fjalë bënë një pasqyrë historike të probleme të Greqisë me kufirin detar që ka ndër vite të pazgjidhur me Shqipërinë, Turqinë, Libinë, Egjiptin, ndërsa me Italinë e ka zgjidhur në vitin 1978. Sipas z.Nikolas më 1994 Shqipëria dhe Greqia ishin shumë afër për ta zgjidhur çështjen e kufirit detar, por autoritetet shqiptare nuk lëshuan pe, ishin më të ashpërta dhe Greqia nënshktrojë që blloku i zonës 5 Hamilton në detin Jon ti takoj Shqipërisë. Pas 15 vitesh Greqia mundi të nënshkruante një marrëveshje të re me qeverinë shqiptare për zonën 5 afër ishullit të Korfuzit, por Gjykata e Lartë e Shqipërisë e rrëzojë këtë marrëveshje e mbyll studimin e tij dr.Kostandinos pjesën që i përket kufirit detar me Shqipërinë.
Harta e studiuesit grek dr. Kostandinos A. Nikolas për çështjen e kufirit detar i cili kërkon të zbatohet sa më shpejtë
Nuk ka komente:
Posto një koment
Shënim. Vetëm anëtari i blogut mund të postojë komente.