JO KOSOVA - POR SERBIA DUHET TË NDAHET
Refik Hasani *
Për ndarjen e Kosovës në etnitetin shqiptarë dhe ate serbë , kjo kërkesa tashmë e bër publike dhe gati zyrtare e Beogradit e përsëritur nga zëvendëskryeministri i tanishëm dhe ministri i punëve të mbrendshme z.Ivica Daqiç , por edhe nga akademiku serb Dobrica Qosiq , por kjo deklaratë është bërë edhe nga presidenti i tanishëm Serb z.Boris Tadiq . Politika Serbe duke e penguar me çdo kushtë dhe çmim njohjen ndërkombëtare , integritetin dhe dhe sovranitetin e shtetit të pavarur të Kosovës,dëshiron që edhe më tej mundohet ti mbulon edhe katër probleme jo të vogla që herë dokurë ,duhet të ballafaqohet për t’ua gjetur një zgjidhje të qëndrueshme.Faktori politik dhe ushtarak ndërkombëtare Beogradin mundë të disciplinoj vetëm nëse paraqet dhe kërkon që mos të diskriminohen të drejtat kolektive të katër rajoneve në Serbi . Kjo kartë nëse dihet të përdoret ,, do ta mban bashkë më shumë se pashallëkun e Beogradit ! . Është momenti i fundit dhe shumë lehtë do bindet dhe të kooperoj Beogradi me të gjithë.Në bisedimet e filuara në mesë të Prishtinës dhe Beogradit përveqë temave tekniko-praktike,në këtë agjend do të jetë e pashmangshme kërkesa e Beogradi për një autonomi për veriun e Kosovës.Atëher këtë të drejtë duhet ta shfrytëzoj edhe Kosova dhe të kërkon autonomi për shqiptarët që jetojn në Serbinë Jugore.Beogradi është ,, transformuar ” dukshëm,njëher pranonte për Kosovën vetëm një autonomi.Tash kërkon një autonomi apo status special për veriun e Kosovës.Beogradi harron se nuk mundë të kërkon autonomi për bashkëvendasit e vetë në Kosovë kurse ua mohon të drejtat Hungarezëve,Shqiptarëve,Boshnjakëve dhe Bullgarëve.
Logjikë e stërvjetëruar
Nëse veprojm sipas një logjike,se decentralizimi dhe krijimi i Komunave serbe në Kosovë është çmimi i shpalljes së deklaratës së pavarësisë.Tash njohja e realitetit në veri të Kosovës dhe dhënja e një autonomie territoriale është kosto që Beogradi ta njohë Prishtinën.Rezultati është se : Pakoja e presidenit Ahtisarit ,, do të bjen në tokë dhe do të bëhet copë-copë ” , nëse serbëve në veri ju pranohet një status special apo një autonomi , Atëherë : Edhe Serbia duhet t’ua njoh shqiptarëve të drejtat nga rezultati i referendumit të mbajtur më 1 e 2 mars të viitit 1992 . Boshnjakëve të Sanxhakut t’ju njihen të drejta kolektive si një Kanton,rajon apo Krahin e veqantë.Kurse Beogradi së bashku me Vojvodinën ndoshta të shqyrtohet të hynë në një federatë të përbashkët .
Që për serbët në Kosovë duhet t’ju jepet një Autonomi territoriale apo një status special është e padrejtë sepse serbët nuk e kontrollojn një territor të caktuar dhe jan ardhacakë .Serbët në veriun e Kosovës para qershori të vitit 1999 nuk përbënin asnjë Komunë përveqë disa lokaliteteve.Faktori ndërkombëtarë duhet ta ndihmoj shtetin e Serbis që mos përqendrohet exluzivisht në Kosovë se nuk kemi kohë të kthehemi mbrapa.Duke ia tërhequr vrejtjen seriozisht edhe në katër krahina të tjera me popullatë shumicë,homogjene dhe territore të veqantë.Politika dhe diplomacia Serbe për ti mshef,mbuluar e zhagitur këto gjëra të mdha që i cekëm më lartë dëshiron që luftën diplomatike ta bartë prej vetë Serbis në Kosovë.Duke e tërhequr vëmendjen e opinionit të mbrendshëm dhe të huaj se gjoja Serbia nuk ka tjetër problem serioz përveq në Kosovë.Me gjithë arsenalin e mundshëm politik e diplomatik rreth Kosovës me konsekuencat të dukshme kundër pavarësisë së Kosovës,duke u kërcnuar edhe me luftë,por kjo nuk do ti shkrep sikurse shumë herë që ka dështuar në shpalljen nga serbët të Krahinës së Kninit në Kroaci !.
Nëse me njohjen e shtetit të Kosovës nga Beogradi supozojm se mbyllet kaptina rregullimi çështjes së ,, mbrendshme ” të Serbisë.Me këtë nëkuptohet të fillohet një periudh e ridefinimit,rregullimit të mbrendshëm të këtij shteti.Vojvodina si ish-njësi e barabart në këtë federatë duhet ti përcaktoj lidhjet me Serbinë dhe çfarë statusi kërkojnë të kenë në këtë Hungarëzët.Çfarë është interesi i Serbisë me republikën Serbe të Bosnjës dhe Hercegovinës,si kundërvler hynë Sanxhaku i banuar me popullatë Boshnjake.Krijimi i raporti Serbi dhe krahina shqiptare e mbetur a posi që quhet shqiptarët e Serbisë Jugore . Më 1 e 2 mars u mbajtë referendumi për bashkangjitje me Kosovën.Vetëm pasi të gjinden zgjidhje për këto rajone,krahina,më leht do të jetë në krahasim me këto rajone të cekura më lartë është me komunitetin jo të vogël Rumunë dhe Romë të shpërndarë gjithë andej Serbisë.Bullgarët në Serbi për asnjë moment mos të harrojmë janë shumicë në një territor të caktuar me numër të madhë të banorëve në Rajonin që kufizohet më Bullgarinë.Ky komunitet është shumicë dërmuese në Komunën e Pirotit dhe Komunave më të vogla.I përkujtojm opinionit të gjërë se Bullgaria edhe zyrtarisht i ka kërkuar Serbisë çë ti rikthehen qytetet e banuara me shumicë Bullgare si qytetin e: Pirotit,Dimitrovgradit dhe Bosilevgradit.Ndoshta është mirë Vojvodina të hynë në federatë apo konfederatë me Serbin në mes veti por mos të hargjon kohë dhe energji,me ndarjen e Kosovës në asnjë variant apo kombinim vetëm si dy shtete fqinje,së bashku të integruara në NATO,BE.Me përgjegjësi e obligime të barabarta në Këshillin e Sigurimit të OKB-së.
Beogradi duke i mshef problemet e mbrendshm të saja,shtirret se gjoja,,nuk ka çështje tjetër përveq serbët e Kosovës ”
Duke i dsikriminuar popullatën e këtyre rajoneve apo krahinave me shumëicë dhe territor kompakt,Beogradi dëshiron që vëmendjen ta tërheq vetëm në dhe rrethë Kosovës.Duke e vonuar pafundësisht statusin e Kosovës dëshiron që edhe më tej të mundohet ti mbulon edhe problemet jo të vogla që kurdoherë ,duhet të ballafaqohet për ta gjetur një zgjidhje.Serbia atë që kërkon për serbët e Bosnjë Hercegovinës nuk mundë të ua mohon edhe Hungarezëve,kurse Republika Sërpska vetëm në bazë të rezultateve të luftës,më mirë të themi pastrimit etnik është pranuar si e tillë.Atëher edhe faktori ndërkombëtarë duhet të ketë përgjegjësi në këtë.Nëse Beogradi alarmon opinionin duke bartur kartën e vetë nëpër zyret europiane e botërore ku bëhet politika dhe diplomacia që Kosova duhet të ndahet,apo komunitetin serbë t’ju jepet një autonomi atëher pse kan nevoj të mbeten shqiptarët e Maqedonisë në një shtet unik me maqedonasit.Kjo do të hapte kaptina shumë të rënda dhe tepër delikate në ish republikat,Krahinat dhe Rajonet e ngrehinës artificiale së quajtur Jugosllavi.Beogradit vetëm duke ia treguar qartë problemet që e presin edhe pas njohjesë së Kosovës shtetë.Së pari do të ndihmohete vetë ky shtetë ku do të kupton realitetin si që thotë populli do të eci për tokë.Serbia ende nuk është as në tokë të bukës,duke e hargjuar energjin vetëm për dhe rrethë Kosovës.Duke i diskriminuar të drejtat e të gjithë pakicave dhe bashkësive dëshiron të mban leksione në kuptimin e mbrojtjes së të drejtave të pakicës serbe në Kosovë.Pasi të zgjidh problemet e këtyre rajone atëher mundë të flasim për komunitete të tjera si për të drejtat e njeriut,shkollim,ruajtje të kulturës dhe identitetit nacional,se bëhet fjala për pakica të vogla kombëtare kurse këto rajone të cekura që nuk janë drejta të pakicave.
Nëse bashkësia ndërkombëtare dëshiron ti josh, shpërblen serbët lokal të Kosovës me një autonomi,nuk do të mundë ti ndal kërkesat e Krahinës së :
- Vojvodinës ,
- Medvegjë,Bujanoc,Preshevë
- Sangjakut dhe
- Rajonit i banuar me Bullgarë .
Nëse faktori politik dhe ushtarak ndërkombëtarë mbështet propozimin e Serbisë për një autonomi apo status specil për veriun e Kosovës,automatkisht do të hapte rrugën edhe për krijimin e rajoneve apo krahinave dhe kantonave tjera territoriale. Serbia të bën riorganzimin e saj të mbrendshëm si një federatë me tri republika si njësi autonome e Vojvodinës,Sanxhakut dhe e Medvegjë,Bujanoc,Preshevë dhe një Kanton të veqanta të banuar me Bullgarë.Pra në këto njësi Serbia duhet të federalizohet edhe me Republika të tjera ose të lejoj të bashkangjiten me shtete e tyre amë.Kjo të arrihet në mënyrë paqësore me një marrëveshje paraprake që do të ishte më mirë për të gjitha palët dhe do të pranohet edhe nga faktori i huaj.Përveqë këtyre tri problemeve të mdha janë edhe një segment që nuk duhet nënçmuar dhe lënë në heshtje e këto janë çështja e komunitetit Rumunë apo të njohur si vllehët dhe Romë Edhe vetë Serbia e sotshme ka një territor më një popullatë multietnike.Sa më shumë që Beogradi e vanon njohjen e Prishtinës aq më shumë zgjaten edhe problemet mbrenda vetë ksaj Serbie.Skena politike dhe intelektuale e Beogradit të pregaditet, nuk duhet të ketë tema tabu të mirren shumë seriozisht për Rajonalizimin,decentalizimin apo Kantonizimin pse jo edhe federalizmin e Serbisë.Të pregaditet opinioni dhe akademia e Serbisë që nuk mundë ti diskrimion të drejtat kolektive të :
-Hungarezëve,-Shqiptarëve,
-Boshnjakëve dhe
-Bullgarëve
Këtyre ju takon një Autonomi,Krahinë më tëpër se kulturore.Kurse Romëv edhe Rumunve jo në numër të vogël në Serbinë e sotshme si drejta të minoriteteve që ju takojn me konventa evropiane dhe ndërkombëtare.
Në mesë të shteteve kërkohet recipriociteti në të gjitha raportet bilaterale
Nuk është e arsyeshme që zhagitja për mbylljen çështjes së Kosovës ,, do ti pengoj ” apo do ti mbaj peng për një kohë të gjatë edhe hapjen e çështjeve që përballet Serbia.Këto krahinat apo rajonet jan të privuara nga të gjitha të drejat si drejtat e njeriut indvidualë dhe kolektivë,zhvilimit ekonomikë, përdormimit të gjuhës simoboleve,shkollimit të lartë etj . Gjatë bisedimeve në mesë të Prishtinës dhe Beogradit nuk mundë tu shmangen bisedat për pozitën dhe çështjen e pazgjidhur të shqiptarëve në Komunat Medvegjë,Bujanoc,Preshevë.Shumë herë e kemi potencuar në shkrimet tona autoriale,se Beogradi çfarë kërkon për serbët në Bosnjë,Kosovë e Kroaci.Këtë të drejta do ti kërkojn edh Hungaria,Kosova,Federata Bosnjako-Kroate dhe Bullgaria për Komunitet e tyre në Serbi.Në mesë të shteteve kërkohet respekti i ndërsjelltë dhe recipriociteti në të gjitha raportet bilaterale në mesë të dy shteteve.Nuk ndërtohet kurrfarë raporte ndërshtetërore unë kërkoj për pakicat në shtetin tjetër kurse nuk i plotësoj kushte për komunitetin e shtetit tjetër.Beogradi me këtë autonomi që kërkon për veriun e Kosovës do të bën shumë lojra ku më këtë rast do ti mbyllë në një oazë boshnjakët e Sanxhakut dhe do t’ua amortizon kërkesa e tyre në rritje për një autonomi territoriale.Sanxhaku do të humbë shumë pasi do të shkëputet bashkëpunimi me Kosovën,do të vështirsohet komunikimi me pjesën e Malit të Zi .
Beogradi përmesë kërkesës dhe zhurmës së krijura në opnion të gjërë për ndarje të Kosovës me një guri godet dhe mbron çështje fundamentale :- Pengon funkionimin e Kosovës si shtet ,
- Pengon Boshnjakët e Sanxhakut për realizimin e të drejtave të tyre kolektive ,
- Favorizohen serbë e Bosnjës dhe
- Pengohet funksionimi i Fedaratës së Bosnjë Hercegovinës.
Bosnja e Hercegovonia është tepër e pafiqishme dhe është në mesë të dy zjarreve.
- Të dahet në tri pjesë në pjesën Boshnjake,Kroate dhe gati është ndarë dhe po kërkon Referendum Republika serbska , apo
- Të bashkohet federata Boshnjako-Kroate edhe me Republikën serbe,gati e pamundur .
Prandaj Beogradi e ka llogaritur mirë që kërkesa për ndarjen veriut të Kosovës është pengesë e madhe për Sanxhakun dhe funksionimin e tri etniteteve të Bosnjës,në anënë tjetër kështu shkohet dhe direkt dhe favorizohen serbët e Bosnjës !.
Nëse fillojn të vizatohen kufijtë,atëher këto duhet të jen në baza nacionale
Kërkesa e Beogradit për një autonomi për veriun e Kosovës është e favorshme indirekt edhe për Malin e Zi , pasi Sanxhaku shtrihet në këto dy shtete.Për Podgoricën në njërën anë është mirë pasi i amortizon kërkesat në rritje të bosnjakëve,por në anën tjetër, JO mirë pasi shqiptarët nga Podgorica nuk janë të kënaqur me realizimin e të drejtave të tyre kolektive . Absurdi është për një dekad debatohet në nivele të ndryshme dhe shqiptarëve nuk ju pranohet Komuna e Tuzit,me të drejta të plota si çdo Komunë tjetër.Kjo nënëkupton se dorën e rrudhur e ka qeveria në Podgoricë.Nuk është kushtëzuar ashtu si Prishtina,ku ka mjaftuar një propozim dhe Komuna serbe është themeluar!.Nëse Beogradi këmbëngul,faktori ndërkombëtarë e pranon një autonomia për veriun e Kosovës është fundi i Maqedonisë.Shkupi zyrtar ,, duhet trembet shumë ” nga propozimi që veriu i Kosovës të fitoj një autonomi.Maqedonasit e mirë së mirës do të jetë që vetë të kërkojn dhe të shpallin që Maqedonia duhet të ridefinohet dhe të jetë një federatë e përbër nga dy popuj të dy Republikave.Marrëveshja e Ohrit gati se është paralizuar dhe nuk është duke funksionuar.Një nënëshkrim nga kjo dokument i ksaj marrëveshje është tërhequr,në shenjë revolte,pasi nuk është duke u realizuar sipas pikave të parapara!.Kështu si është nisur me një farë mënyre gati çdo shtet duhet t’ju jepë autonomi pakicave që jan me numër më të madh.Kjo reflekton edhe në ngjalljen e apetiteve serbe që ,,autonomia e humbur e Kninit e vitit 1995 ” , pra të serbëve të Kroacisë të rikthehet për diskutim.
Në këto zhvillime edhe shqiptarët do të kërkojn të drejtata e tyre Nëse Serbia i propozon,kurse faktori politikë dhe ushtarak ndërkombëtyarë pranon që veriu i Kosovës të jetë një autonomi.Ne shqiptarët si një tërësi nuk duhet të hezitojm fare do të humbim një rajon ndoshta por mos të lëshojm rastin që të rimarrim territoret tona si :
- Për shpalljen e Krahinës shqiptare nënë administrimin e serbisë të jetë një territor autonom dhe të bashkangjitet me Kosovën,
- Shqiptarët në Maqedoni të jenë Republikë federale apo konfederale me Maqedonasit ,
- Kurse Shqiptarët në Mal të zi të jen një Kanton i veqantë sikur si shteti Helvetian pra Zvicra që përbëhet prej disa kantonesh ,
- Shqiptarët në Greqi që është e banuar me shumicë banorë vendas autokton,të njohur si krahina Çamëria,kjo po ashtu duhet të jetë një krahinë autonome në kudër të Greqisë.
Nëse Beogradi e mban pengë faktorin ndërkombëtarë që ose duhet t’ju njihet serbëve lokal në verit të Kosovës autonomia se përndryshe Republika serpska do të shpallë referendum.Është gabim,Serbia ka bërë llogarin pa hangjiun .
Nësë veriut i Kosovës fiton statusin e një autonomi apo statuti specila Nëse pakoja e Presidentit Ahtisari që është një program dhe projekt ndërkombëtarë nuk realizohet në tërësi në Kosovë
* Autori është Prof . i Ekonomisë , publicist i pavarur nga fsh. Zarbicë Komuna e Bujanocit , ka dhënë propozimin për themelimin e Universitetit publik në gjuhën shqipe për këtë krahinë shqiptare që ka mbet nënë admnistrimin e Serbisë , po ashtu ka kërkuar edhe me shkrim vendosjen e shtatores së heroit ton kombëtar Skënderbe në qendër të Bujanocit .
Nuk ka komente:
Posto një koment
Shënim. Vetëm anëtari i blogut mund të postojë komente.