e premte, 30 shtator 2011

Shteti multietnik dhe multikulturaliteti si ideologji apo si fikcion

Agim Vuniqi


Po që së të kuptuarit e demokracisë vlen vetëm për të bërë obstruksion institucional nga njëra pale e cila kërkon më shumë të drejta qytetare (grupi minoritar) dhe në anën tjetër mohon të drejtën kolektive të tjetrit për të vetëqëverisur (shumica), është jo vetëm egoizëm nacional, dhe shkelje e rregullave të demokracisë, por kjo është pengesë për prospëritët për veten dhe vetë kombin të cilit i takon, është shkelje e multietnicitëtit.

Vendosjet gjeografike të njerezve (më vonë kombeve) kanë bartur në vete përveç ndryshimëve klimatike edhe dallimët racore. Konkretisht janë karakterizuar edhe me ndryshime shoqërore që kanë krijuar paradispozita të reja për zhvillime shkëncore, dhe shpesh arritjet shkëncore u kanë paraprire proçeseve të reja zhvillimore në planin ekonomik dhe në mireqënie, por kanë qenë edhe sfidë e luftërave për territore të reja dhe shfrytëzim të popujve, duke bërë kështu edhe zhbërjen e shumë popujve të vjetër dhe kulturave të tyre. Dallimet e mëdha gjuhësore, por edhe doket dhe zakonet, janë përshtatur, kanë përcaktuar normat morale dukë u bërë standardizime të caktuara etike, që përveç të kuptuarit thelbësor të jetës (të ndjenjave) kanë përcaktuar identitetin, kulturën dhe gjuhën gjatë përiudhave të ndryshmë historike duke shënuar rritje dhe zbritje të zhvillimit të tyre.

Kërcimet e mëdha shoqërore por edhe ato të zhvillimit janë të shenuara nga përandoritë (duke bërë shpesh integrimë të dhunshmë të shoqërive dhe kulturave) që përveç shkatërrimit dhe zhberjes së shumë popujve autoktonë ka shenuar edhe përparime tëknikë por edhe ngecje të transformimeve normale të shoqërive dhe zvarritje të proçeseve shoqërore.


Kapërcimet historike

Pasojat e këtyre zhvillimeve shprehen edhe sot, dhe atë që nga periudha e kapërcimit historik nga politeizmi në monoteizëm, e cila ka krijuar edhe mospajtimë të mëdha, por që për atë kohë ka pasur efekt të pakrahasueshem meqë feja ka përcaktuar normat e sjelljes së individit në shoqëri, ku vlerat humanë janë çmuar jashtëzakonisht, dhe që nga ajo kohë ka filluar të ndërtohen raporte të reja në përshtatje të ligjit që për momëntin kanë qenë shumë domethenësë. Që nga atëhere janë shprehur edhe tendencat për dominim global jo vetëm ekonomik. Shtrirja e influencës është bë në mënyrë të dhunshme që nga romakët, nga Aleksandri i Madh, nga Napoleoni, nga Hitleri dhe nga Stalini duke pretenduar vazhdimisht dominimin në përmasa globale.

Ajo që dikur pretendohej të arrihej më forcë ka arritur gati të sëndertohet në mënyrë të butë përmes varshmërisë ekonomike por edhe përmes tëknologjisë së lartë shumë të sofistikuar të rrjetit global të tëlekomunikimeve "Internetit" ku miliona njerëzve për menjehere u sërvohen informacione të llojllojshme dukë krijuar varshmëri globale. Dalë nga dale kulturat e vogla po shuhen, meqë nuk kanë mjete të mjaftueshmë financiare për tu mbajtur gjallë. Ky trend i zhvillimit ka filluar të përcillet me të madhe në botë, që nga organizimet ekonomike, ato humanitare ato fetare, por edhe kulturore. çdo arritje ka vetëm një njesi matëse atë të profitit me përmasa shumë të mëdha.

Procesët e mëdha integruese do të përpijnë domosdo popujt e vegjel dukë tjetërsuar etnikumin e tyre dhe vlerat kulturore. Sovranitëti klasik shtëtëror nuk do të ketë përparesitë nacionale të zhvillimit meqë korporatat multinacionale do të diktojnë zhvillimët e reja. Globalizmi si proces por edhe si trend ekonomik nuk do të ketë ndonje përparesi për popujt e vegjel, mëqë globalizmi synon përveç intëgrimëve ekonomike edhe shtrirjen hapësinore dmth. planifikimin global hapësinor, pastaj globalizimin e të drejtave dhe lirive të njeriut, globalizimin investiv dhe zhvillimor, globalizimin pronësor, ku e drejta e shtetit mbi pronën do të reduktohet tejmase ndersa e drejta private pronësore do të konceptohet më tëpër në përmbajtje globale legjislative.

Prerjet dhe eks-komunikimet në mes kulturave më tëpër janë shkaktuar në mënyre të dhimbshme, dhe të dhunshmë, kanë shkaktuar përçarje në mes të njerëzve dhe popujve krejt për shkaqe të një ligësie që ekziston te njeriu-lakmia për të grabitur territore të reja, apo edhe për të rivendosur në mënyrë të dhunshme kritere dhe standarde që as përafersisht nuk janë në pajtueshmëri.

Integrimet e mëdha nuk janë asgje e re, ato bartin në vete tëndencat për shfrytëzim, por që dallohen në përmbajtje. Si gjithnje ato janë pjesë e proçeseve që iniciohen jo vetëm nga zhvillimi tekniko-teknologjik por edhe përpjekja për tregje të reja ekonomikë që më heret ekzagjeroheshin dhe shtriheshin përmes kolonializimit të vendeve dhe popujve, por që gjithnje si kunderakcion kishtë luftën për çlirim dhe pavarësim, dhe qëllim paresor kishtë qeverisjen vetë me të mirat matëriale, që do të thotë së këto proçesë nuk ishin të lidhura me urrejtje patologjike në mes të popujve por më shpesh ishin të ndërlidhura me interesa ekonomike të grupeve të interesit, prandaj edhe vendet të cilat ishin të pasura më resurse natyrore u ekspozoheshin goditjeve të mëdha, por edhe influencës kulturore dhe gjuhësore, pa mëdyshje. Pjesë e intëgrimëve ishin dhe janë edhe krijimi i aleancave ushtarakë, që ka si qëllim shtrirjen më të gjërë të influences, por edhe mbrojtjen e interesave ekonomikë dhe ato të sigurisë më gjërë dmth. mbrojtjen e interesave globale gjeostrategjike.

Mendimi kritik i marredhenieve shoqërore në botë vazhdon të matet më të drejtën themelore të njeriut dhe lirinë e fjalës, edhe pse ajo vazhdon të shkelet, ngase fjala publike tregon fuqinë e mendimit të vetë individit, që përqafohet nga grupe njerëzish dhe vetvetiu pasqyron interesat e tyre, dhe tejkalon kufijtë administrativ, që nuk pasqyrojnë vetëm ndarjet fizike por edhe ato intelektuale dhe kulturore.

Ideja e bashkimit...


Shqiptaret të cilet janë të kufizuar me barriera të ndryshmë të ndarjeve fizike - kufitare, kanë mundesi të pakta për të reformuar qëndrimet e tyre për realitëtin global, jo vetëm politik, por edhe atë ekonomik, dhe atë religjioz, ata do të përballen edhe me kriteret e rrepta të grupeve të caktuara të interesit-kompanive multinacionale, por edhe të qeverive, si dhe të BE-së dukë iu nënshtruar në vazhdimësi standardeve të reja, dukë u joshur me karotë dhe premtime jo qartë të definuara.

Përparesitë e integrimit eko-etnik janë të dukshmë nëse popullata stimulohet ekonomikisht dhe të gjithe ata që participojnë në programët e përbashkëta do të kënë beneficionë ekonomikë, duke saktësuar se mbi politikanët e vijës së fortë të minoritetit sërbe duhet të bëhet presion dhe se çdo përkrahje e vijës së tyre të ashpër duhet të pasoje më reperkusione ekonomike.

Prandaj janë të domosdoshmë evaluimet si në nivel rajonal ashtu edhe në atë global, duke praktikuar instrumentet e njejta matëse. Për çdo natë më shumë së 850 milionë njerez përreth rruzullit shkojnë në shtrat të uritur. Mungesat në ushqim për shkak të fatkëqësive natyrore, konflikteve dhe kolapsit ekonomik shkaktojnë sëmundje të ndryshmë dhe vdekje, që aspak nuk mund të lokalizohen, ngase njerezit dhe mallrat qarkullojnë. Synimët e zhvillimit të KB në këtë milenium është zbutja e urisë ekstreme dhe e mjerimit si çeshtje prioritare. Më 16 tetor Dita Botërore e Ushqimit (World Food Day) do të observohet përgjatë globit, si rast i mire (oportunitet), për t'u fokusuar në progresin e arritur për t'u realizuar qëllimi i parashtruar.

Ideja e bashkimit global që ka filluar si aksion i suksesshëm ka arritur të realizoj objektivat edhe si sfidë e të ardhmës. Duke soditur proçeset në këtë nivel është për çdo kritikë indolenca e faktorit politik shqiptar dhe pozicionimi i tyre provincial, që për ta ndertimi i rruges Durres-Kukës-Morinë është nje ngjarje triviale në agjendën e tyre, edhe pse edhe korridori i tetë dhe korridori i dhjetë e anashkalojnë Kosoven, dhe vetë rruga Durres-Kukës-Prishtinë është ajo që e lidh Kosovën më të dyja këto korridore. ("Në Durres fillon korridori përendim lindje, i cili përshkon Shkupin e Sofjen dhe përfundon në Burgas, duke u lidhur me Turqinë. Ndersa më korridorin e dhjetë, që përshkon Salsburgun-Lubjanën-Zagrebin- Beogradin-Sofjen- dhe përfundon duke u degezuar për në Igumënice dhe Selanik, Kosova lidhet afer Nishit" /M.Krasniqi/). është ky nje sinjal i qartë se pa nje angazhim konkret të palës shqiptare në proceset para-integruesë dhe ato integruesë sidomos në vendosjen lidhjeve të transportit detar, hekurudhor dhe tokësor, që në mungesë, do të spostontë interesimin e investitoreve të mundshem, meqë mospërfshirja e Kosoves në këto projektë do të zbehte rendesinë e saj gjeostrategjikë në planin global.

Dilemat kulturore dhe multikulturalizmi

Dallimet e shprehura për reforma sidomos në vendet totalitare ku mungon të shprehurit e mendimit të lire, dhe ku radikalizmi dhe nacionalizmi janë instrumente populliste për të favorizuar pushtetarët, rrezikon interesat e popullatës, ndalë reformat dhe pengon grupet e reformistëve. Edhe pse për çdo ndryshim gjendet justifikimi tëorik, është i pashmangshëm justifikimi që bazohet në argumente. Prandaj edhe të kërkosh në këtë fazë demokraci globale është vështire të arrihet, meqë për këtë duhet reformuar logjikën e njerezve, që ata të jenë të gatshem t'i kuptojnë konceptet e reja, dhe që ata të jenë në gjendje të bejnë ndryshime, e këtë e benë të mundshmë vetëm liria e brendshmë e njeriut, që manifestohet përmes guximit qytëtar, dhe që finalizohet më votën e lirë. Por edhe kjo shkakton divergjenca ngase kjo shkakton çrregullimë në mes të palëve.

Multikulturalizmi është, vlerësim i pranimit reciprok ose promovim i kulturave të shumta, të zbatuara në përbërjen demografike për një vend të veçantë, zakonisht në nivel organizativ, p.sh. në shkolla, biznese, lagje, qytete apo në relacion në mes të kombeve.

Në këtë kontekst politik termi është përdorur për një varg kuptimesh, duke filluar nga mbrojtja e respektimit të barabartë të kulturave të ndryshme në një shoqëri të hapur, për një politikë të promovuar të ruajtjes së diversitetit kulturor; për politikat në të cilat njerëzit e etnive të ndryshme dhe grupet fetare duhet të trajtohen nga autoritetet ashtu siç janë përcaktuar nga grupi që ata i përkasin. Një aspekt i përbashkët i politikave të tilla është kujdesi- jo shmangia e paraqitjes së çdo vlere të veçantë etnike, fetare, ose kulturore si vlerë e përbashkët. Multikulturalizmi në Kosovë shpesh është shprehur edhe si kontrast i koncepteve konstitucionale, në njërën anë konsiderohet “hibride’ kërkesa e një subjekti politik dhe vet BIK-u që ngriti çështjen e edukimit fetar në shkollat publike,athua do të trajtohej kështu nga Kuvendi i Kosovës nëse një kërkesë të tillë do ta bënte minoriteti boshjak, apo do të vepronte njejtë si në rastin e Kuvendit Komunal të Prizrenit i cili ka miratuar ndryshimet në Statutin e Komunës edhe me votat e opozitës. Sipas vendimit të miratuar, në statut nuk do të figurojë përmbajtja e emblemës “Shtëpia e Lidhjes së Prizrenit 1878 - Prizren”, që nga Gjykata Kushtetuese është cilësuar antikushtetuese, pas ankesës që kanë bërë minoritarët. Si do të veprojë Gjykata Kushtetuese dhe Kuvendi i Kosovës, kur të kuptojë situatën se në Mitrovicën e Veriut veç aplikohet programi shkollor i Serbisë dhe aty është aplikuar mësimi fetar, apo si do të votohej nëse ata të dalin me një kërkesë të tillë në nivel qendror, në t’ardhmen.

Multikulturalizmi pra nuk është kontrast i koncepteve, i asimilacionismit, dhe i integrimit social, duke qenë se herë përshkruhet si një "tas sallate" herë si një "mozaik kulturor", më tepër se si një "tenxhere e shkrirjes”.Në shoqërinë bashkëkohore, të kuptuarit e ndryshëm të multikulturalizmit ka rezultuar në dy strategji të ndryshme dhe në dukje të papajtueshme:

E para fokusohet në ndërveprimin dhe në komunikimin në mes të kulturave të ndryshme. Ndërveprimet e kulturave sigurojnë mundësi të komunikimit për dallimet kulturore dhe ndërveprojnë për të krijuar multikulturalizmin. Qendrat e dyta në diversitetin dhe unicitetin kulturor. Izolimi kulturor mund të mbrojë unicitetin e kulturës lokale të një kombi ose të një zone dhe gjithashtu të kontribuojë në diversitetin global kulturor. Koncepti i "qortimit kulturor" të propozuar nga Franca në Marrëveshjen e Përgjithshme mbi Tarifat dhe Tregtinë (GATT) në negociatat në vitin 1993 ishte një shembull i një masë që synon mbrojtjen e kulturave lokale.

Këto kuptime të ndryshme të multikulturalizmit nuk janë absolutisht të dallueshme njëra prej tjetrës. Për më tepër, të kundërshtosh kuptimin dhe strategjitë nganjëherë do të thotë të plotësosh njëra- tjetrën për të gjeneruar fenomene të reja kulturore që mishërojnë ideologjitë e kulturave individuale dhe marrëdhëniet në mes tyre. Termi "Transkulturë", e shpikur nga kubanezi Ortiz Fernando, antropolog, në vitin 1940, tregon një transaksion të një kulture me një tjetër. Mary Louise Pratt shpiku shprehjen "zonë kontakti" për të përshkruar përplasjet kulturore dhe veprimet. Në mjedisin kulturor ata ilustruan, se kulturat nuk janë vetëm interaktive ose vetëm të izoluara. Këto dy strategji të punës në të njëjtën kohë adresohen për aspekte të ndryshme të kulturave për të krijuar forma të reja të kulturave. Multikulturalizmi mund të përkufizohet në atë mënyrë që përshkohet përtej aktiviteteve të njeriut për të dhënë një kuptim të gjallë shumë-dimensional të aktivitetit të brendshëm kulturor, izolimit kulturor dhe fenomenet në mes të këtyre dy ekstremeve.

Dilema të tilla dhe shumë dilema të tjera etike, u ekspozohen çrregullimeve logjike. Janë jo logjike te shumë kombe të vjetra dhe të reja barrierat gjuhësore, pastaj arsimimi, edukimi etj. Janë të rrezikshme sidomos kur ato shprehen përmës urrejtjes ndaj tjetrit, vetëm së dëshiron të kultivojë gjuhën e vet duke thelluar ndarjet dhe bëhet pengesë e zhvillimit dhe progresit jo vetëm lokal por edhe atij rajonal. Po që se të kuptuarit e demokracisë vlen vetëm për të bërë obstruksion institucional nga njëra palë e cila kërkon më shumë të drejta qytetare (grupi minoritar) dhe në anën tjetër mohon të drejtën kolektive të tjetrit për të vetëqëverisur (shumica), është jo vetëm egoizëm nacional, dhe shkelje e rregullave të demokracisë, por kjo është pengesë për prosperitet për vetën dhe vetë kombin të cilit i takon, është shkelje e multietnicitetit dhe multikulturalizmit të proklamuar të SHBA-së në nivel global.

Nuk ka komente:

Posto një koment

Shënim. Vetëm anëtari i blogut mund të postojë komente.