Si gjithmonë edhe kësaj herë politika jonë në lidhje me vizitat e zyrtarëve të shtetit serb në Kosovë ishte totalisht e paorganizuar duke treguar amatorizmin e vet me dhembët e saj ekstremist të shikimit politik pa sjellur asnjë rezultat konkret. Përderisa opozita, sidomos ajo më radikalja që quhet ‘’Vetvëndosje” akuzojnë qeverinë për lejen dhe “lojalitetin e saj” në përgjithësi me armiqët tanë, e në veqanti për lejen që i dha presidentit serb, duke organizuar reagime të ndryshme deri ato të protestave në rrugë e në anën tjetër, institucionet tona nuk shfrytëzuan këtë rast si një argument për ta përplasur para botës e sidomos para shteteve që akoma janë me dy mendje për të njohur shtetin e ri të Kosovës, politikën joracionale e tepër joserioze të Serbisë.
Mosdhënja e lejes nuk mendoj se Kosovës do ti jepte ndonjë imazh më të mirë apo do të forconte sovranitetin tonë perveç se do të tregonte emocione nacionaliste të cilat mund të jenë të dobishme nëse pozita e Kosovës do të jepte këtë “komoditet”, ose në qoftë se fuqia e shtetit tonë do të ishte tjetër nga kjo që është aktualisht. Por, mosreagimi apo me sakt mosshfrytezimi efikas i gabimeve të politikës së kundershtarit në interes të vendit tënd tregon edhe njëherë se politikat diplomatike të Qeverisë vazhdojne të jenë pasive, joenergjike e gjithesesi oportuniste për shkak të një koncepti tradicionalisht të gabueshëm politik.
Oportunitetet nominuese të titullarëve
Se politika jonë e jashtme vuan shumë nga sëmundja e “foshnjërisë politike” është edhe nominimi i titullarëve në politikën tonë të jashtme e konkretisht në ambasadat që përfaqësojnë vendin tonë në shtete tjera. Askush akoma nuk e din se cfarë kriteresh u përdorën në përzgjedhjen e ambasadorëve e titullarëve tjerë nëpër përfaqesitë tona jashtë vendit e as tash të rinj që pritet të zëvendësojnë ata. Sigurisht që nuk dihet as pse ndërrohen ata: për perfomansë të dobët, keqmenaxhim, jopërfaqësim i denjë para vendit rezident, korrupsion, element diskreditues biografie të mësuar më vonë etj etj. Për një numër të konsiderueshëm të ambasadorëve, konsujve e titullareve tjere edhe nga qielli mund të kuptosh se gjithcka mund te beheshin perveç ambasador, zevendësambasador, konsuj, vicekonsuj... Gjithashtu për disa të tjerë krijohet pershtypja se në përfaqesitë tona diplomatike jashtë vendit, duhet të jenë jo njerezit me talent politiko-diplomatik, me pervojë politike e intelektualisht të kompletuar,siq është rasti me Sefedin Gashin që jeton e punon në Itali, për të cilin, vet ministri aktual i punëve të jashtme Enver Hoxhaj, më pati thënë para disa vitesh, se ka qenë student më i përgatitur sesa unë, por emërohen njerëzit teknokrat apo të “shkolluar”, njerëzit që garanatojnë servilitet apo dëgjueshmëri të plotë ndaj eprorëve pavarësisht nivelit te tyre. Jo rastësisht, ndodhë që për shembull në Konsullatën e Gjenevës duhet ta presësh zyrtarin e ngarkuar për rregullim dokumentesh të perfudojë bisedat e tij private me orë për të të sherbyer.
Janë shembuj të shumtë të cilët mund t’i marrim për të argumentuar mendimin tonë në lidhje me konceptin joparimor të veprimit të Qeverisë në lidhje me këtë segment të organizimit të shtetit, që është një nga segmentet më të rëdësishëm të tij për shkak të nevojës së madhe të njohjes së shtetit tonë dhe të pranimit të tij ndërkombëtar. Por njëri nga shembujt më ilustrues i cili tregon qartë papërgjegjshmërinë skandaloze, është shëmbulli i emërimit të gabuar, të njeriut të kompromituar si hajn, dhe përndjekës i atdhetarëve në burgun e përbashkët por me kauza moralisht diametrale, e ky është zëvendëskonsulli ynë në Berlin, Milazim Vllasaliu, njeriu që ka qenë i dënuar për vepër të hajnisë ordinere me pesë (5) vite në Kosovë (këtë person e njeh më mirë Isa Mustafa), kurse tash banesën e vet që e ka në pronësi e jep me qëra për të paguar kistet e kredisë dhe banon në një banesë tjetër të paguar nga Qeveria e Kosovës së shkretë. Megjithatë kjo nuk më çuditë sepse jemi ne shtetin që njeriu brenda një viti bëhet milioner, dmth sikur në përrallë…
Pa folur për aspektet tjera politike që i takojnë fushëveprimtarisë së politikës sonë të jashtme, mjaftojnë këta shembuj për të parë se në cfarë përmasa dominon oportuniteti, për të pare se në politikën tonë kanë funksionuar aktivisht instiktet dhe arrivizmi, kanë sunduar interesat personale e partiake, që zakonisht janë të kundërshtueshme me interesat e përgjithshme, dmth me interesin e shtetit dhe kombit tonë...
Ata që dëmtojne interesat tona kombëtare e në radhë të parë ata që i thonë vetës shqiptar e punojnë kundër interesit kombëtar sigurisht qe midis “Sokratit të vuajtur” apo “derrit të kënaqur” kane zgjedhur jetën e të dytit.
Kauza kombëtare apo e ndërtimit të shtetit është e kundërta e këtij fenomeni të politikës sonë të jashtme, e fenomenit te oportunitetit…
E bukura, profesionalja e modernja në politikën tonë janë botëra te ndryshme me atë cfarë veprohet. Është më e lehtë ta permirësosh një pjesë të vogel të tërësisë sesa ta ndërtosh tërësinë por siç duket këtu duhet ndërtuar gjithçka nga fillimi ose nga gërmadhat e së vjetrës të ndërtohet e reja, që mund të realizohet nga brezat që po rriten…
Ne duhet bërë hapa pak më të mëdhenj se disa, shumë më të mëdhenj sesa ata që kanë ikur shumë përpara. Kemi nje favor, sepse kemi ku të mësojmë, për të arritur drejt qëllimit tone, me shpejtësi hapash të mëdhenj.
Nuk ka komente:
Posto një koment
Shënim. Vetëm anëtari i blogut mund të postojë komente.