Shumica e shteteve evropiane, kur është fjala për popullin shqiptar dhe për drejtat e tij, jo vetëm janë bërë të shurdhër, por për më tepër janë pjesë e shkakut të vuajtjeve, fatkeqësive, tmerreve, barbarive e pushtimeve që ia kanë bërë pushtuesit sllavo – grekë Shqipërisë. Këto shtete jo vetëm kanë marrë vendime e kanë lejuar, që këta armiq shekullor të Shqipërisë t`i copëtojnë tokat e saj, por janë bërë shpesh herë edhe të verbër e të shurdhër, kur mbi popullin shqiptar janë bërë krimet më çnjerëzore, barbare, pikërisht nga këta pushtues sllavo – grekë.
Ndonëse, tani edhe në rrethana të reja, politikanët e diplomatët e evropianë lëre që nuk ndjehen aspak keq, pse të parët e tyre kanë marrë vendime e kanë bërë shkelje të hapura të të drejtave njerëzore e kombëtare mbi Shqipërinë dhe shqiptarët, por për më tepër edhe në rrethanat sotme po bëhen shkelje dhe njëpasnjëshme të vazhdueshme të të drejtave shqiptare, duke bërë edhe një trysni të madhe në politikën, institucionet dhe popullin shqiptar përgjithësisht.
Po merren vendime në dëm të tokave shqiptare duke favorizuar Serbinë, madje duke përkëdhelur e duke krijuar rrethana të përshtatshme për ta tërhequr më pranë Bashkimit Evropian.
Në qoftë se vetëm pak do të analizonim situatën në veriun e Mitrovicës, apo enklavat serbe në Kosovë dhe po qe se drejtësia njerëzore duhet ta thotë fjalën e saj, atëherë fare pa ngurrim duhet edhe ne të shprehemi, se është papranueshme, jo njerëzore, të favorizohet shteti dhe politika serbe për ta afruar atë në rrjedhat e strukturat e BE –së.
Përveç ndodhive të shëmtuara që po bëhen në pjesën veriore të Kosovës, ku janë të përqendruar një numër i madh serbësh kriminelë, prej nga është krijuar një gjendje kaotike, ku edhe realizohen plane djallëzore kundër shqiptarëve, kundër pavarësisë së Kosovës, edhe pse në fakt, kushtimisht mund të themi se kjo është njëfarë pavarësie sakate.
Të gjitha ato krime serbe, që kanë ndodhur e po ndodhin në veriun e Kosovës, prej nga kanë demonstruar serbët një dhunë të çmendur kundër strukturave policore e doganore të Kosovës dhe kundër ushtarëve të KFOR-it jo vetëm kanë një qëllim të caktuar për ta shkëputur atë pjesë, por kanë edhe qëllime të ndërlidhura qendra të tjera antishqiptare për ta zhvlerësuar pavarësinë e Kosovës dhe njëkohësisht për t`ia dhënë një grusht të fortë e dërrmues idesë për ribashkimin e tokave shqiptare.
Dihet fare qartë fakti këto struktura kriminale serbe në Kosovë, janë të organizuara e të mbështetura fuqimisht nga shteti serb, i cili nga shumë shtete evropiane po përkëdhelet dhe po mbahet me hatër.
Shtetet, diplomatët dhe politikanët e Evropës, i njohin mirë rrethanat dhe fare mirë e dinë, se plagët shqiptare kullojnë gjak që i kanë shkaktuar armiqtë pushtues, dhunues e barbarë serbo – malazezë, maqedonë e grekë e megjithëkëtë, duan që në njëfarë mënyre të mbyllen plagët pa u shëruar dhe kështu duan që shqiptarët të pajtohen me sëmundjen për gjithnjë dhe pa u përpjekur për ta kuruar.
Kjo është e palejuar dhe papranuar për mendjen e shëndoshë njerëzore dhe jam i bindur se të gjithë shqiptarët patriotë e liridashës nuk do të pajtohen kurrë. Mospajtimi do të thotë, se kurdo që do të ketë mundësi, do të shfaqen kundërshti, do të ketë probleme, do të ketë protesta dhe aktivitete e veprimtari për ta vënë të drejtën në vend.
Që nga 12 qershori i vitit 1999 kur Kosova filloi të frymojë e lirë, nga një pjesë e misioneve ndërkombëtare të UNMIKU – t dhe tani nga një segment antishqiptar i EULEX –it, janë bërë shkelje, padrejtësi, trysni mbi shqiptarët në Kosovë. Kjo pjesë e misioneve ndërkombëtare ka prirje të veçanta në mbrojtje të interesave serbe, duke anashkaluar problemet e shqiptarëve në Kosovë e madje edhe duke i thelluar ato, duke arrestuar luftëtarët e lirisë, trimat e UÇK-ës, në bazë të akuzave serbe, të shtetit serb, të atij shteti që i ka bërë krimet më çnjerëzore mbi boshnjakët e shqiptarët, të cilat janë të dëshmuara për lëndën e historisë më te re njerëzore. Ndërsa kriminelët serbë jo vetëm gjatë luftës kanë bërë krime, por edhe tani, qoftë në Mitrovicën e veriut dhe zonave për rreth dhe lihen të lirë nuk i arreston as policia e EULEX - it e as KFOR – i-
Le të imagjinojmë për një çast, po të bënin shqiptarët siç kanë bërë serbët duke i djegur e doganat, duke bërë barrikada në rrugë, duke vrarë policë, duke sulmuar e dëmtuar e plagosur ushtarë ndërkombëtarë, etj, ç`do të ndodhte?!!!
Kur dihen këto fakte, kur dihen edhe shumë fakte të tjera për krimet e barbaritë serbe mbi shqiptarët edhe gjatë luftës edhe para saj dhe kur analizohen deklaratat politike e diplomatike të shumë shteteve evropiane në raport me Serbinë, favorizimin e saj, kuptohet qartazi se në këto shtete, në politikën e diplomacinë e tyre nuk e ka zënë vend arsyeja, drejtësia shoqërore e njerëzore dhe as që kanë dashur ta ndihmojnë Kosovën, por domosdoshmëria e një fuqie të madhe të pakundërshtueshme e Amerikës dhe Anglisë i ka bërë të përkrahin sulmin e forcave ajrore ushtarake të NATOS, kur e sulmuan Serbinë nga ajri, madje edhe këtë pavarësi të cunguar a invalide të Kosovës e njohën, sepse nuk mund të bënin ndryshe. Prandaj si një pasojë e këtyre qëndrimeve të këtyre shteteve evropiane është edhe qëndrimi, sjellja dhe angazhimi i misioneve ndërkombëtare të UNMIK – ut dhe EULEX – it.
Kriminelët dihet se kush janë dhe dihet se ku janë: janë ata serbë që kanë bërë krime mbi shqiptarët e që janë në Serbi, në veriun e Mitrovicës, në enklavat serbe e kudo ku ata mund të strehohen e thurin plane antishqiptare e antinjerëzore.
Edhe pse egërsinë dhe krimet çnjerëzore serbe i kanë përjetuar e i përjetojnë edhe sot e kësaj dite shqiptarët, edhe pse pasojat e tyre janë rënda, edhe pse plagët tona kullojnë dhe që i bëjnë thirrje drejtësisë njerëzore e sidomos politikës e diplomacisë së Evropës për ta ndëshkuar Serbinë, për ta vënë drejtësinë në vend, për t`i shëruar ato plagë të popullit shqiptar, përkundrazi përveç disa zërave të fuqishëm si anglezë e gjermanë apo austriakë që thërrasin për ta ndëshkuar Serbinë, zëra të tjerë nuk dëgjohen, ose ca dëgjohen aq dobët sa nuk përbëjnë asnjë lloj problemi për Serbinë. Në këtë kuptim shihet tanimë qartë se po bëhen përpjekje të mëdha që Serbinë herët a vonë ta pranojnë në BE, por pa e çarë kokën për t`i zgjidhur problemet, pra duke lënë, kështu, tërbimin sllavo - grek mbi shqiptarët, duke i lënë një pjesë shumë të madhe të trojeve shqiptare në pushtimin e tyre dhe kërcënimet e vazhdueshme të këtyre shteteve për trojet të tjera shqiptare.
Kjo mund të ndodhë madje edhe më shpejtë se sa mund të mendojmë ne, në qoftë se nuk ngremë zërin tonë për të drejtat tona kombëtare, njerëzore për të jetësuar idealet për të cilat ranë dëshmorët e heronjtë tanë, për të cilat u bënë përpjekjet dhe sakrificat dhe kështu u bënë edhe tri luftëra me serbo – maqedonët, për lirinë e pavarësinë e njëmendtë dhe ribashkimin e trojeve të gjuhës shqipe.
Të kujtojmë se shtetet të BE- ës, nuk e kushtëzojnë Serbinë për ta njohur pavarësinë e Kosovës, me qëllim që ajo të marrë statusin e kandidimit në BE Këtë e sqaron edhe lajmi në internet nga “vizonplus.tv” më 20.12.2011 ku ndër të tjera thuhet:
” Komisarii BE për Zgjerimin, Stefan Fyle, ka qenë i qartë në deklaratat e tij gjatë një intervistë për të përditshmen serbe “Vecernje Novosti”. Sipas tij, Serbia është në rrugë të mbarë për statusin, por marrëdhënia me Kosovën është kushti i vetëm. Fyle mohoi që njohja e pavarësisë së Kosovës nga ana e Serbisë, është kusht për Beogradin zyrtar për marrjen e statusit.”
Këtë Evropa e quan të drejtë, prandaj edhe vepron kështu.
Një shprehje thotë: “E drejta e më të fortit është padrejtësia më e madhe”
Kjo mund të shpjegohet edhe në kuptimin, kur i forti duke e paraqitur padrejtësinë si të drejtë, vetëm pse mund ta bëjë këtë, për hir të interesave të tij dhe të të tjerëve që kanë interesa të përbashkëta, duke shpërfillur vuajtjet, sakrificat, luftërat, të drejtat e një populli a të popujve për liri e pavarësi, është padrejtësia më e madhe.
Në këtë kuptim mund të themi se Shqipërisë dhe shqiptarëve i janë bërë padrejtësitë më të mëdha në Evropë.
Për të mos u futur thellë në problemet e së kaluarës së, por duke analizuar disa nga padrejtësitë e mëdha që iu kanë bërë e po bëhen popullit shqiptar në trojet e tij etnike që nga viti 1999 e deri më tani, shtrohet një pyetje logjike.
Po athua të huajt do të mund të vepronin kështu po t`i gjenin shtigjet e mbyllura në trojet shqiptare?!
Një shprehje popullore shqiptare thotë: “E hëngri turpin me djathë”
Një pjesë e politikanëve shqiptarë në të gjitha viset shqiptare me kohë e kanë gëlltitur turpin me djathë dhe tanimë kur ju ka ikur edhe turpi, fare hapur bëjnë mashtrime, tradhti dhe e kanë fare të lehtë të sjellin shëmti dhe zezona të panumërta në hapësirën shqiptare. Këta lloj politikanësh janë në gjendje jo vetëm të bëjnë marrëveshje të fshehta dhe të hapura në dëm të Atdheut dhe popullit shqiptar, me armiq shekullorë, me ndërkombëtarët dinakë dhe me shërbëtorë të tyre vendës të djeshëm e të sotëm, por edhe ju duket se këto mynxyra janë fare të lehta, duke mos çarë kokën, madje i bëjnë ato ashtu fare lehtë, siç mund ta hajë njeriu bukën me mjaltë, duke menduar se nesër nuk i japin llogari popullit të tyre. Por meqë jemi te mençuritë popullore është mirë të sjellim në vëmendje edhe një tjetër thënie: “Kungulli nuk rri gjithmonë mbi ujë”
Fytyrën e tyre të mjerë po shfaqin gjithnjë e më shumë dhe nuk janë duke shkuar drejt një rrugëtimi sigurie, por drejt një rrugëtimi theqafjeje në humnerat e shkretëtirës antikombëtare.
Meqë për shqipfolësit titistë, rankoviçistë, për ata shërbëtorë shqiptarë, që kanë qenë shtrati e nënkresa e shëmtisë së jugosllavizmit e titizmit në trojet e Shqipërisë, rruga e theqafjes është e pashmangshme në humnerat antinjerëzore e antishqiptare, është gjithashtu e pashmangshme edhe theqafja e shumë politikanëve të tanishëm shqiptarë e zyrtarëve në institucionet e Kosovës, sidomos e atyre titistëve e pro jugosllavëve a bijve e bijave të tyre, cilët janë strehuar në gjirin e partive politike e sidomos në LDK, apo në zyra e institucione të shtetit.
E dhembshme do të jetë gjendja për ata politikanë e diplomatë a parlamentarë që deri dje janë mbajtur në shtylla kombëtare, patriotike e njerëzore dhe sot kanë përfunduar si mos më keq, në llumin pasurisë materiale, në kundërvlerat njerëzore e në batakun antishqiptar.
Do të doja me këtë rast të theksoja një mençuri të Sami Frashërit:
“Përpiqu ta shkruash mirë biografinë çdo ditë, sepse një faqe e keqe e biografisë mund të ta ndyjë të gjithë biografinë tënde.”
Ndërsa nga ana tjetër kambanat për bashkimin e popullit shqiptar dhe të Shqipërisë së natyrshme kanë rënë e po bien vazhdimisht, por shqisat e të dëgjuarit të shumicës së politikanëve shqiptarë, të shumicës së pjesëtarëve të partive politike në trojet shqiptare, të shumicës së pjesëtarëve të administratës, të institucioneve shtetërore, të organizatave të ndryshme politike, nuk e përçojnë fare porosinë e madhe të këtyre kambanave, idealin për jetësimin e ribashkimit të Shqipërisë. Ata i dëgjojnë fare qartë këto kambana, por disa bëhen sikur nuk i dëgjojnë fare, apo ca aq më keq kur edhe tallen e ironizojnë apo edhe shajnë.
Dihet madje shumë mirë se përqendrimi i tyre në poste të ndryshme politike, shtetërore, partiake e të tjera i ka verbuar fare, madje do të thoshim se disa janë duke jetuar tërësisht në ajër nga ngazëllimi i tyre i madh, nga kënaqësia e të qenit në pushtet, në funksione e me rehatllëqet, dëfrimet e me përfitimet e shumta, sa lirisht mund të thuhet se një dehje e tillë nuk i lejon t`i shohin fare interesat e popullit të tyre dhe të Atdheut të përbashkët në tërësinë e tij të natyrshme.
Ka një kohë të gjatë në Republikën e Shqipërisë, gati po bëhen njëzet vite që shumica e partive politike e shumë e njerëz në zyrat a institucionet e shtetit kanë filluar një rrugë të shëmtuar, në të cilën shpërfillen e shkelen me të dyja këmbët vlerat shpirtërore materiale e njerëzore shqiptare.
Ka njëzet vite që Shqipërinë tonë e djegin e shajnë e vjedhin dhe përpiqen ta bëjnë tokë të rrënuar, ata të cilët mbi çdo gjë e kanë kolltukun, që mbi çdo gjë i kanë vënë vetëm interesat e tyre.
Ka njëzet vite që vendet e heroizmit, krenarisë e mençurisë shqiptare kanë ngelur në gjendje të mjeruar. Na vjen shumë keq e ndjehemi të trishtuar.
Ka njëzet vite që shpirti i shqiptarit thyhet, ia zënë frymën dhe synojnë t`ia shuajnë dëshirën për të jetuar në vendin e tij. Ka njëzet vite që kurvëria, hipokrizia, mashtrimi, tradhtia, korrupsioni, vrasjet, zënkat, rrahjet, djegiet rrënimi dhe shëmtia e Atdheut, degjenerimi, lakuriqësia, mjerimi, papunësia, skamja e shumë të tjera të këqija janë gati të përditshme, janë vazhdimësi edhe i një skenari antishqiptar serbo - grek për ta thyer në kurriz shqiptarin, skenar ky që ka gjetur vend në politikën shqiptare.
Jo vetëm në Republikën e Shqipërisë, por edhe në Shqipërinë e tërësishme si në Kosovë, dhe në trojet të tjera që janë nën Maqedoninë, Malin e Zi e nën Serbinë, një rrugë e shpërfilljes dhe shëmtisë kombëtare është qartësisht e dukshme dhe nuk mund njeriu të bëhet i pandjeshëm e të heshtë.
Edhe në këto troje të tjera shqiptare diku njësoj, diku më pak e diku gati njësoj si në Republikën e Shqipërisë është gjendja për sa i takon shumicës së problemeve, shumicës së të këqijave, por disa kanë specifika të veçanta.
Ka dymbëdhjetë vite që në Kosovë, po bëhen eksperimentet më të çuditshme nga faktori ndërkombëtar dhe që në vorbullën e tyre janë padyshim ata shqiptarë që nuk kanë kurriz, që janë lehtë të përkulshëm e shumë të përshtatshëm për huajt, që vijnë në Kosovë dhe në viset të tjera shqiptare gjoja për stabilitet e për zgjidhjen problemeve e kinse për na ndihmuar, por ama janë fare të pandjeshëm ndaj dhimbjeve tona, ndaj gjakut që u derdh e ndaj vuajtjeve tona për lirinë dhe idealet shqiptare.
Kur i kemi parasysh këta shqiptarë të lakueshëm, pa kurriz, lakmitarë, që ju dhimbset më shumë posti i tyre se Atdheu, padyshim që të huajt i gjejnë shtigjet hapur dhe kështu nga këto pari politike, siç thotë fjala popullore: ” Nuk ju takon sharra në gozhdë.”
Por kjo s`do të thotë aspak se shqiptarët patriotë, liridashës që mezi e sigurojnë një kafshatë bukë, pajtohen me paritë politike në trojet shqiptare.
Kjo s`do të thotë aspak se këta shqiptarë, që përbëjnë shumicën në të tëra viset shqiptare, nuk do t`i bëjnë që të mos ju “hasë sharra në gozhdë”, qoftë parive të e tyre politike, qoftë të huajve, që tallen dhe veprojnë në kundërshtim me lirinë dhe idealet shqiptare, Meqë edhe dihet mirëfilli se këtyre shqiptarëve atdhetarë, liridashës ju dhimbset njësoj çdo pëllëmbë e trojeve të Shqipërisë Natyrale. Prandaj, dhimbjet e përbashkëta të shqiptarëve, dashuria për çdo pëllëmbë të Atdheut, janë disa nga arsyet që shqiptarët atdhetarë të përbëjnë forca të përbashkëta nga të gjitha trojet etnike shqiptare për ta çuar zërin e tyre sa më lartë e për të vepruar pareshtur për të drejtat e tyre si popull e si një Shqipëri e përbashkët. Kjo dritë po përhapet e do të përhapet edhe më shumë, qoftë nëpërmjet shkrimeve, qoftë duke bërë aktivitete e veprimtari atdhetare derisa të jetësohet ribashkimi i Shqipërisë së natyrshme.
Mbase zëri ynë sot nuk dëgjohet shumë, por nesër zëri i Shqipërisë Natyrale të ribashkuar do të buçasë e nuk do të shuhet. Në këtë polifoni zërash është edhe zëri ynë, ndërsa të mjerë janë zërat që na kundërvihen, me turp e faqe të zezë do të jenë ata janë kundër idealeve të lirisë së njëmendtë, kundër bashkimit të popullit dhe Atdheut tonë të përbashkët, Shqipërisë sonë për të cilën flijuan jetën dhe bënë mburoja të tij dëshmorët dhe heronjtë shqiptarë siç janë edhe Heroi e Komandanti legjendar i UÇK – ës Adem Jashari, Hamzë Jashari, Zahir Pajaziti, Tahir Sinani, Indrit Cara, Komandant Kumanova, Astrit Suli e shumë e shumë të tjerë. Vepra e këtyre bijve dhe bijave të denja të Shqipërisë na thërret që rrugën e tyre ta vazhdojmë dhe të mos ndahemi në parti e organizata politike përçarëse, të mos shkojmë pranë varreve të dëshmorëve e heronjve për t`u dukur sa për sy e faqe, për të përfituar elektorat e vota, për t`u kapardisur, por për t`u betuar njëzëri e për t`u përpjekur, për të punuar e për të vepruar për ribashkimin e Atdheut dhe popullit shqiptar.
Nuk ka komente:
Posto një koment
Shënim. Vetëm anëtari i blogut mund të postojë komente.