17 Maj 10
Të pabesueshme fjalët e një djali helen, i cili në vend që të shprehej i shqetësuar për të ardhmen e atdheut të tij, deklaroi qartë: “Do të përfundojmë më keq sesa Shqipëria”
Burimi: Te Tjera
Një spektakël aspak i këndshëm. Me këto fjalë, duke kërkuar të zbus paksa inatin dhe pakënaqësinë time, mund ta përkufizoj pjesën finale të emisionit të fundit “Ballaro” në ekranin e një Raitre, tashmë jo vetëm shërbëtor i së majtës dhe "anti-berluskonizmit", por edhe i aftë për të mbështetur sjellje racizmi që fusin rrënjet e tyre në brendësi të historisë, pa mundur t'i dënojë ato. “Ballarò” preku fundin e bashkë me të edhe informacioni i shtetit italian: në specialen që i dedikohej "crak"-ut ekonomik të Greqisë, pjesa finale e emisionit u përqendrua te disa intervista të të rinjve grekë. Të pabesueshme fjalët e një djali helen, i cili në vend që të shprehej i shqetësuar për të ardhmen e vendit të tij, deklaroi qartë: “Do të përfundojmë më keq sesa Shqipëria”. Epo, ka ardhur momenti për të thënë "mjaft". Në cilësinë e koordinatorit të Shqipërisë dhe Kosovës, të supervizorit të PDL për Zonën Ballkanike, por sidomos si sipërmarrës italian që prej vitesh punon në Tiranë në kontakt me shqiptarët dhe si drejtor edotorial i revistes “Vëzhgimi Ballkanik" që prej muajsh lufton për të mbrojtur rolin e Shqipërisë së vogël në Evropë dhe për të mbështetur hyrjen në BE, mund të them se ky sulm, ky dizinformim duhet të përfundojë. Nuk mrekullohem aspak që mentaliteti i grekëve nuk ka ndryshuar. Më dhemb më shumë teksa shoh që brezat e rinj kanë injektuar në ADN-në e tyre urrejtjen e baballarëve të tyre dhe të gjyshërve.. Edhe në shtratin e vdekjes, populli grek vazhdon ende të vjellë vrer racizmi. Në vend që të mendojë si të dalë nga kriza më e zezë e historisë, cfarë bëjnë grekët? Sulmojnë Shqipërinë, një shtet ku qeveria dhe populli i të cilës meritojnë respekt të plotë. Një shtet shumë afër Italisë, jo vetëm gjeografikisht. Një komb, hyrja e të cilit në BE brenda 2014 duhet të jetë një nga objektivat e politikës tonë. Por nëse sjellja raciste e grekëve nuk është ndonjë risi e madhe, mbetem i shokuar përpara qëndrimit të redaksisë së gazetarëve të Raitre, që në përfundim të emisionit nuk ishte e aftë për të thënë një fjalë në mbrojtje të Shqipërisë. Nuk jam një admirues i “Ballarò” dhe as i informacionit të Raitre. Por Shqipëria është një vend mik i Italisë dhe nuk meriton një trajtim të tillë. Eshtë e turpshme që sërish, për të panumërtën herë, gjendemi përballë një televizioni shtetëror, jo vetëm i paaftë për të informuar në sensin e vërtetë të fjalës, por edhe aspak në gjendje për të dalluar kur disa qëndrime disedukative duhen dënuar. Apo ndoshta prapa kësaj heshtjeje fshihet një marrje e qartë pozicioni kundër Shqipërisë? Nuk guxoj ta mendoj...
*Eshte koordinator për Shqipërinë e Kosovën, si dhe supervizor i PDL për zonën e Ballkanit.
Nuk ka komente:
Posto një koment
Shënim. Vetëm anëtari i blogut mund të postojë komente.