e enjte, 1 nëntor 2012

Fjalimi i studentit Ardit Sina në Tryezën e Rrumbullakët për Arsimin të organizuar nga Sekretariati i Arsimi i Aleancës Kuq e Zi


 Nga Ardit Sina (Student)

Përshëndetje i nderuar kryetar, të nderuar sekretarë, pedagogë, studentë dhe aktivistë të Aleancës Kuq e Zi,  Është një nder për mua të jem në këtë tryeze, në të cilën diskutohet rreth arsimit të lartë. Falënderoj kryetarin Kreshnik Spahiu, Sekretarin e Arsimit të AK,  dr. Alban Daci dhe profesorët.
Falënderoj të gjithë studentët shqiptare kudo që ato studiojnë, në universitetet shtetërore apo private. I falënderoj për mbështetjen që më kanë dhënë dhe në emër të tyre jam këtu për të parashtruar një nga problemat që ne studentet kemi, siç është “Karta e Studenti”.
Kartën është thjesht një mashtrim që vazhdon ende të sorollatet në dyert e universiteteve dhe në mendjet e studenteve.
Ka pothuajse një vit që kjo kartë nuk ka hyrë në prodhim, pale në përdorim.
Kjo karte na do na lehtësonte mbarëvajtjen gjatë viteve të shkollës së lartë, duke na ofruar shumë shërbime falas dhe të reduktuara.
Karta e studentit në  shumë vendeve europiane është një nga kriteret e arsimit të lartë, sepse në fillim identifikon studentët nga grupet e tjera shoqërore, por edhe redukton ndjeshëm shpenzimet e studentit gjatë vitit akademik shkollor.
Kjo gjë në Shqipëri as që është e mundur edhe pavarësisht që projekti është në letra. Bashkia e Tiranës mban peng realizimin e këtij projekti.
Ne studentët do e ngremë zërin tonë kundrejt padrejtësive që na bëhen. Boll u mashtruam gjatë fushatës elektorale, kur kandidati për bashkin e Tiranës dhe kryetari i sotëm na premtoi kartën e studentit, sipas të cilit që në fillim të vitit akademik ajo do ishte gati. Ndodhi ajo që për fat të keq ishte parashkruar që në fillim. Ishte thjesht një  mashtrim elektoral i radhës për të na vjedhur votat tona, votat e studentëve.
Ne studentet jemi të lodhur nga premtimet false në këto 22 vite tranzicion. Prandaj, ne jemi shume të gëzuar dhe në të njëjtën kohë optimistë me faktin, se në Shqipëri lindi Aleanca Kuq e Zi, si një aleancë mes shqiptarëve për të ndërtuar të ardhmen e përbashkët e të merituar.
Ne studentet, besojmë tek energjia rinore që ka Aleanca Kuq e Zi dhe besojmë në misionin që ajo ka për të bërë një Shqipëri me të mirë, më të begatë dhe me një arsim të ndenjtë për të sfiduar të ardhmen.
Ne ndjehemi krenar që jemi shqiptarë dhe këtë krenari më së miri e gjejmë të shprehur tek politikat e programet e Aleancës Kuq e Zi.

Rroftë Aleanca Kuq e Zi dhe dituria shqiptare me shqiptarë të bashkuar.

Nuk ka komente:

Posto një koment

Shënim. Vetëm anëtari i blogut mund të postojë komente.