e shtunë, 3 nëntor 2012

Kuq e Zinjtë bënë një hap të rëndësishëm drejt lidershipit


Pas një trajnimi intensiv mbi lidershipi, ku nuk munguan edhe ligjërues të rëndësishëm si Sh. T. z. Marco Leidekker- Kreu i Zyrës së Këshillit të Europës në Tiranë, Sh. T. z. Martin de la Beij- Ambasadori i Mbretërisë së Holandës, Prof. Lisen Bashkurti President i ADDSH, Dr. Iliri Kulla-Drejtor Ekzekutiv i ADDSH, Dr. Alban Daci- Sekretar i Arsimit i Aleancës Kuq e Zi, aktivistët e Aleancës Kuq e Zi në një ceremoni sublime u pajisen me certifikatë.
Në këtë ceremoni të ftuar nderi ishin z. Kreshnik Spahiu- Kryetari i Aleancës Kuq e Zi dhe Loris Castriota Scanderbegh, trashëgimtari i familjes të heroit tonë kombëtare Gjergj Kastrioti Skënderbeu.
Duhet të nënvizohet fakti se ky trajnimi u bë i mundur falë një bashkëpunimi të suksesshëm mes Aleancës Kuq e Zi dhe Akademisë Diplomatike Shqiptare. Ky është vetëm fillimi i një seri trajnimesh që do të vazhdojnë edhe në të ardhmen që do të kenë për efekt studimi politikat sociale, politike, ekonomike dhe të qeverisjes, jo vetëm në nivelin kombëtar, por edhe në nivelin ndërkombëtar.
Dr. Loris Kastriota Scanderbegh gjatë fjalës së tij të falënderimit ndër të tjera nënvizoi: “Këtu shikoj shumë të rinj, të cilët janë një garanci për një të ardhme më të mirë për Shqipërinë dhe shqiptarët. Uroj që të gjithë ju të bëheni lider të vendit ashtu siç ishte Skënderbeu në kohën e tij. Të jesh lider nuk mjafton vetëm inteligjenca, por duhet edhe një formim i mirë profesional”. Aleanca Kuq e Zi, beson se ka ardhur momenti që shqiptarët të largohen nga politika amatoriale, por të kthehen në politikanë profesionistë të mirë formuar mbi proceset politike, sociale dhe ekonomike.
Të sapo diplomuarit pas këtij trajnimi të rëndësishëm dhe interesant në të njëjtën kohë sapo kanë hedhur një hap të rëndësishëm drejt karrierës së vështirë dhe shumë të rëndësishme të liderishipit. 

Nuk ka komente:

Posto një koment

Shënim. Vetëm anëtari i blogut mund të postojë komente.