POLITIKA E JASHTME E SHQIPËRISË NË VITET 92-97, MARRË NGA LIBRI "SHQIPËRIA NË TRAZICION" I ELEZ BIBERAJ
Për Tiranën Maqedonia, ku jeton një bashkësi e madhe shqiptarësh është burim ankthi i vazhdueshëm i një parandjenje se destabilizimi i këtij shteti të porsalindur mund të bëhet shkak për ndërhyrjen e Serbisë dhe si rezultat për rrethimin serbo-grek të Shqipërisë. Berisha ka mbështetur me forcë Maqedoninë duke ngulmuar se një shtet i pavarur që ndan Serbinë armike nga Greqia është në interesat kombëtare jetësore të Shqipërisë. Duke theksuar pajtimin e interesave politike dhe ekonomike të dy vendeve për të kundër balancuar aleancën e ngushtë midis Serbisë dhe Greqisë, Berisha përpiqej të vendoste lidhje të ngushta me Maqedoninë, duke pësuar kritika të forta brenda vendit dhe duke marrë një përgjigje të ashpër nga Athina. Vendimi ishte në përputhje me politikën e Berishës që synonte të mos inkurajonte prirjet separatiste të Shqiptarëve të Maqedonisë me shpresën se në këtë mënyrë do të forconte qëndrueshmërinë e Maqedonisë pa vënë asnjë kusht duke humbur në këtë mënyrë çdo mundësi ndikimi mbi Shkupin lidhur me problemet e shqiptarëve. Përgjigja e Berishës ishte e thjeshte : “ Një Maqedoni e pavarur është më mire sesa një Maqedoni nën Milloshevicin.”
Berisha ushtroi ndikim qetësues mbi shqiptarët e Maqedonisë duke u bërë thirrje që të merrnin pjesë në jetën politike në Maqedoni dhe të punonin për qëndrueshmërinë e shtetit të ri. Në të njëjtën kohë Shqipëria bëri çmos për të ndihmuar Maqedoninë në kohen e izolimit si rezultat i embargos greke. Duke u shprehur me shume kujdes lidhur mbi konfliktin mes Maqedonisë dhe Greqisë dhe duke ruajtur se mos kritikonte ashpër embargon greke, Shqipëria i ofroi Maqedonisë shfrytëzimin e porteve dhe rrugëve të veta. PS dhe Aleanca Demokratike në opozite mbanin një qëndrim që ishte më afër pikëpamjeve Greke mbi Maqedoninë. Në shkurt të 1994 z/kryetari i PS Servet Pellumbi në fjalën që mbajti në konferencën e dytë kombëtare të partisë tha : “ Në këtë drejtim PS, ka kritikuar qëndrimet toleruese e shpesh herë të papërgjegjshme të qeverisë shqiptare që edhe ka nxituar (për të forcuar lidhjet me Maqedoninë) kur nuk duhej, edhe ka heshtur kur nuk duhej.”
Mosmarrëveshjet lidhur me statusin e trajtimit të shqiptarëve në Maqedoni pengonin vazhdimisht përpjekjet e udhëheqësve shqiptarë dhe maqedonas për të krijuar marrëdhënie të shëndosha midis dy vendeve. Në 1993 një varg incidentesh, vrasja e një oficeri shqiptar nga rojet maqedonase të kufirit, arrestimi i një grupi shqiptarësh të shquar me akuzën se kishin thurur plane për të krijuar njësi klandestine paraushtarake dhe se kishin sjellë kontrabande armësh nga Shqipëria si edhe mbështetja e Tiranës për një fraksion radikal të Partisë me të madhe shqiptare në Maqedoni i tendosi shumë marrëdhëniet dypalëshe.
Si rezultat zyrtarët shqiptarë filluan të fajësonin përherë e më ashpër presidentin Kliro Gligorov se nuk kishte mbajtur premtimet lidhur me përmisimin e statusit të shqiptarëve. Duke bërë një hap të pashembullt që vinte shumë në dyshim qëndrimin e Tiranës ndaj Shkupit. Shqipëria bëri thirrje botërisht për zëvendësimin e udhëheqsve të partisë së Prosperitetit Demokratik duke thelluar në këtë mënyrë luftën për pushtet brenda kësaj partie. Udhëheqja e PPD e kryesuar nga Nevzat Halili ishte bere objekt kritikash përherë e më të forta për pjesëmarrje në qeveri dhe për plogështi në mbrojtjen e interesave të shqiptarëve. Mbështetja nga Tirana e fraksionit të udhëhequr nga Arber Xhaferi dhe Menduh Thaci që ishte për një politike më të vendosur dhe i bënte thirrje PPD që të dilte nga qeveria sikur ishte në kundërshtim me politikën e mëparshme të Shqipërisë që shqiptarët të ndiqnin interesat e veta me anën e dialogut politik me Shkupin dhe brenda kuadrit institucional të Maqedonisë.
Shkupi u hodh kundër ashpërsimit të qëndrimit të Shqipërisë duke akuzuar Tiranën se po ndërhynte në punët e brendshme të Maqedonisë. Keqësimi i marrëdhënieve midis Tiranës dhe Shkupit ,i cili koincidente me keqësimin e përgjithshëm të marrëdhënieve midis vendeve të Ballkanit të Jugut, krijoi shqetësimin e Uashingtonit. Shtet e Bashkuara i bënin thirrje Shqipërisë t’i rregullonte punët me Maqedoninë. Berisha u përgjigj duke i tërhequr vëmendjen fraksionit me radikal të PPD dhe duke marrë masa për të shuar mosmarrëveshjet dhe për të përmirësuar marrëdhëniet me Maqedoninë. Në takimin që pati në mars 1994 me Xhaferin dhe Thacin, Berisha u tha të mbështeteshin në dialog dhe mjete demokratike për të siguruar interesat e shqiptarëve duke ngulmuar se një Maqedoni e pavarur e qëndrueshme ishte në interes të paqes dhe të qëndrueshmërisë në Ballkan. Në maj 1994 gjatë një takimi me Gligorovin në Pogradec, Berisha i ofroi Maqedonisë mundësinë të shfrytëzonte rrugët e portet e Shqipërisë dhe lavdëroi planet e Shkupit për të hapur shkollën pedagogjike Shqiptare dhe për të bërë regjistrimin e ri të popullsisë. Duke u përpjekur të hidhte poshtë kritikat lidhur me takimin që kishte pasur me Gligorovin dhe më gjerë lidhur me marrëveshjen shqiptaro-maqedonase, Berisha u shpreh me vendosmëri për pavarësinë e Maqedonisë duke ngulmuar se kjo ishte jetësore për Shqipërinë. Mediat zyrtare me retorikën që i karakterizonte ngritën në qiell takimin si dëshmi të rolit konstruktiv të Shqipërisë në çështjet rajonale.
Mirëpo ndërsa takimi i nivelit të lartë me Gligorovin dhe vazhdimi i mbështetjes së qëndrueshmërisë së Maqedonisë u priten mirë nga bashkësia ndërkombëtare, ato nuk i sollën Berishës ndonjë përfitim të madh politik brenda vendit. Vlerësimet optimiste të zyrtarëve ishin në kundërshtim me komentet e Opozitës dhe të medieve anti-qeveritare që thoshin se takimi nuk kishte nxjerrë gjë në dritë dhe akuzonin Berishën se kishte flijuar interesat e shqiptarëve matanë kufirit. Udhëheqësit e Opozitës vinin në dyshim mundësinë e marrëdhënieve të ngushta me Maqedoninë dhe ngrinin problemin e reciprocitetit duke shprehur shqetësimin se Shkupi po siguronte përfitime të njëanshme.
Nga ana e tyre udhëheqësit maqedonas mbetën shumë të kënaqur nga takimi dhe dukeshin të vendosur të punonin për përmisimin e marrëdhënieve dypalëshe. Mirëpo deklarata të zyrtarëve të lartë maqedonas tregonin se Shkupi nuk donte të bënte ndonjë ndryshim të madh në lidhje me qëndrimin ndaj shqiptarëve për hir të përmirësimit të marrëdhënieve me Tiranën. Siç duket zyrtarët maqedonas besonin se mundësitë e Tiranës ishin të kufizuara për shkak të krizave në marrëdhëniet e Shqipërisë me Serbinë dhe Greqinë. Më tutje me forcimin e Pozitës se saj ndërkombëtare pas pranimit në Këshillin e Europës dhe në OSBE dhe uljes së tensionit me Greqinë, Maqedonia nuk ishte më aq e interesuar të përpiqej për marrëdhënie të ngushta me Tiranën.
Qeveria shqiptare u ndodh nen presion te madh nga te gjitha partitë politike qe te merrte masa emergjente në shkurt të 1995, kur autoritet maqedonase përdorën policinë për të parandaluar hapjen e universitetit të gjuhës shqipe të Tetovës. Tirana dënoi dhunën dhe paralajmëroi se incidenti mund ta detyronte Shqipërinë të “rishikonte” politikën e saj ndaj Maqedonisë. Incidenti i Tetovës e bëri më të fortë dilemën me të cilën përballej qeveria shqiptare në formulimin e politikës ndaj Maqedonisë. Ndonëse, Tirana e priti me shqetësim mosmarrëveshjen lidhur me universitetin e Tetovës, reagimi i saj qe i matur. Po ndryshe nga qëndrimi i matur i qeverisë dhe dëshira e saj për të mos rënduar më shumë marrëdhëniet edhe ashtu të vështira me Shkupin, duke krijuar përshtypjen e ndërhyrjes në punët e brendshme të gjitha partitë politike të Shqipërisë, dënuan veprimet e Maqedonisë dhe kritikuan Berishën se ishte tepër i durueshëm me Shkupin që nuk merrte parasysh interesat e popullsisë shqiptare të Maqedonisë.
Në fund të vitit 1996 mirëdashja që dukej midis Shqipërisë dhe Maqedonisë gjatë viteve të para të qeverisjes së Berishës pothuaj se nuk ekzistonte më. Situata e brendshme politike nuk i lejonin të dy palët të merrnin masa të guximshme për të bërë një kthesë në marrëdhëniet midis dy vendeve.

Nuk ka komente:
Posto një koment
Shënim. Vetëm anëtari i blogut mund të postojë komente.