POLITIKA E JASHTME E SHQIPËRISË NË VITET 92-97, MARRË NGA LIBRI "SHQIPËRIA NË TRAZICION" I ELEZ BIBERAJ
Tradicionalisht një nga objektivat më të rëndësishme të politikës se jashtme të Shqipërisë ka qenë të parandalonte krijimin e një aleance Athinë-Beograd drejtuar kundër Tiranës, dhe po te mos arrinte të bënte këtë të gjente një fuqi të madhe aleate për të mbajtur në fre synimet e mundshme greko-jugosllave. Shpërbërja e Jugosllavisë u bë shkak për një riradhitje të vendeve ballkanike duke shfaqur përsëri rrezikun e ringjalljes të konflikteve të vjetra territoriale. Dilema e politikës ballkanike të Shqipërisë ishte sesi të balanconte interesat e kundërta të fqinjëve të saj. Ndërsa politika e jashtme e Berishës kishte qenë e suksesshme dhe kishte bërë që Shqipëria të kthehej në hartën politike botërore përpjekjet e Shqipërisë për të hapur një kapitull të ri me marrëdhëniet me fqinjët patën rezultate të paqarta. Marrëdhëniet me Jugosllavinë, Maqedoninë, dhe Greqinë vazhdonin të karakterizoheshin me konflikte interesash që kishin zanafillën kryesisht në problemet e pakicave kombëtare. Ndërkaq duke pasur parasysh moszgjidhjen e problemit të statusit të shqiptarëve në ish Jugosllavi , fqinjët e Tiranët dyshonin se mos kjo kishte synime territoriale me afat të gjatë.
Jugosllavi
Marrëdhëniet midis Shqipërisë dhe Jugosllavisë mbeteshin të ngrira përderisa Tirana shikonte me shqetësim shtypjen përherë e me të rëndë të shqiptarëve të Kosovës nga Serbia.
Tirana kritikonte ashpër Serbinë dhe ishte ndër ata që bënin thirrje të hapur për ndërhyrje ushtarake perëndimore kundër Beogradit. Siç e kemi thënë me lart Shqipëria kërkonte bashkëpunim të gjerë me Perëndimin për të përballur rrezikun ushtarak që shihte se i vinte nga Serbia dhe për këtë qëllim kishte vënë aeroportet dhe portet e Shqipërisë në dispozicion të forcave paqeruajtëse në ish-Jugosllavi.
Nga ana e tij Beogradi i përgjigjej atij që e quante qëndrim armiqësor i Tiranës duke mbajtur një numër te madh ushtarësh në kufirin e përbashkët. Midis viteve 1992 dhe 1996 mijëra shtetas shqiptarë mbeten të vrarë në incidente kufitare.
Qeveria shqiptare mbështeti me forcë vënien e sanksioneve të Kombeve të Bashkuara ndaj Jugosllavisë. Ajo dha ndihme të rëndësishme për zbatimin e sanksioneve duke lejuar një forcë detare të Natos të vepronte në ujërat territoriale të Shqipërisë dhe duke mbajtur në kufirin me Jugosllavinë një mision që mbikëqyrte respektimin e sanksioneve. Mirëpo sanksionet ndaj Jugosllavisë patën pasoja të rënda për ekonominë e Shqipërisë. Pjesa veriore e saj, e cila edhe ashtu, ishte në gjendje të vështirë ekonomike e pësoi keq. Gjatë periudhës 1994-1995 pati shkelje të embargos në shkallë të gjerë sidomos në zonën e Shkodrës. Prandaj, ndërsa zyrtarisht Tirana ishte kundër pezullimit të embargos së tregtisë ndërkombëtare ndaj Serbisë dhe bënte thirrje që bashkësia ndërkombëtare të lidhte çështjen me përparimin drejt zgjidhjes së problemit të Kosovës privatisht zyrtarët shqiptarë e mirëpriten heqjen e sanksioneve në fund të vitit 1995.
Duke mbajtur qëndrim armiqësor ndaj Beogradit, Tirana përpiqej dhe të përfitonte nga tensionet ndërmjet dy partnerëve të saj që kishin mbetur nga Jugosllavia. Duke shfaqur në mënyrë dramatike një qëndrim të ri në politikën e jashtme të Shqipërisë, Berisha i ofroi degën e ullirit Malit të Zi. Ndërsa shtoheshin fërkimet mes Podgoricës dhe Beogradi,t malazezët kishin shprehur një qëndrim disi më të matur lidhur me çështjen e Kosovës. Duke shfrytëzuar ngjyresat e politikës midis dy Republikave jugosllave, Berisha dëshironte që Mali i Zi të trajtohej ndryshe nga Serbia. Në shtator 1993 vizitoi Tiranën presidenti i Malit të Zi Momir Bullatovic. Sido që kursi i ri nuk ishte popullor as brenda vendit as ne Kosove, Berisha siç dukej shpresonte të ngulte pykë midis Serbisë dhe Malit të Zi. Me pezullimin e sanksioneve të OKB ndaj asaj që kishte mbetur nga Jugosllavia u shtua tregtia midis Shqipërisë dhe Malit të Zi. Në dhjetor 1995 ministri i tregtisë dhe i Burimeve Minerare Abdyl Xhaja bëri një vizitë në Podgoricë. Aty nënshkroi një serë marrëveshjesh bashkëpunimi ekonomik në fushën e energjetikës, të industrisë së naftës të tregtisë dhe kërkimeve gjeologjike, U shtuan kontaktet midis shqiptarëve në të dy anët e kufirit, pasi Mali i Zi hoqi një pjesë të kufizimeve në dhënien e vizave shtetasve shqiptarë. Mirëpo me gjithë përmisimin e marrëdhënieve midis Tiranës dhe Podgoricës, çështja e Kosovës vazhdonte të ishte çelësi për një ulje afatgjate të tensioneve me Jugosllavinë.

Nuk ka komente:
Posto një koment
Shënim. Vetëm anëtari i blogut mund të postojë komente.